Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-08-07, 21:37   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kopshti Botanik!

Kopėshti Botanik njė nga pikat mė tėrheqėse turistike tė kryeqytetit amerikan
12-07-2007

Kopėshti botanik i Shteteve tė Bashkuara qė ndodhet pėrballė ndėrtesės sė kongresit ėshtė njė nga vendet mė tė tėrheqės pėr turistėt nė kryeqytetin Uashington. Vizitorėt kėtu mund tė shohin mijėra pemė e lule tė bukura qė mbushin kopėshtin plot gjelbėrim kėtė stinė vere. Pėr tė vėnė nė dukje rėndėsinė e kopėshteve botanike, rreth 20 institucione nga mbarė vendi organizuan kėto ditė njė ekspozitė tė veēantė.
“Festa e Kopėshteve publike tė Amerikės”, ėshtė titulli i ekspozitės sė posaēme te hapur nė mjediset e kopėshtit botanik nė Uashington. Vizitorėt kėtu jo vetėm mund tė shohin lulet dhe bimėt e bukura dhe ekzotike qė mbushin kėtė kopėsht gjatė gjithė vitit, por ata gjithashtu mund tė vizitojnė edhe kopėshte tė tjera nga mbarė vendi.
"Andrew Bell, nėndrejtor i Kopėshtit Botanik tė Karolinės sė veriut tregon kėto lule qė ka sjellė nga shteti i tij, tė cilat rriten vetėm nė brigjet juglindore dhe ai dėshiron qė ato tė zene vend edhe kėtu nė Uashington".
Kjo ekspozitė qė do tė qėndrojė e hapur gjatė gjithė verės, pėrqėndrohet nė punėn, shumėllojshmėrinė dhe rėndėsinė e kopshteve botanike. Nė ekspozitė pėrfaqėsohen me pavjonet e tyre rreth 20 kopėshte botanike nga mbarė Shtetet e Bashkuara.
"Holli Shimizu, drejtoreshė e kopėshtit botanik amerikan thotė se kopshtet publike luajnė njė rol gjithnjė e me te medh nė jetėn e njerėzve, sepse zonat natyrale tė paprekura nga dora e njeriut po vijnė duke u ngushtuar dhe njerėzit i shikojnė kopėshte tė tilla botanike si njė lidhje qė i afrojnė ata me natyrėn. Kjo ėshtė njė ēėshtje me tė cilėn njerėzit ballafaqohen kudo qė ndodhen, Afrikė, Asi, Amerikė, Evropė, prandja edhe nevojiten kopshtet botanike".
Nė kėtė pjesė tė ekspozitės, lihet tė kuptohet se lulet mund tė luajnė edhe rol diplomatik. Drejtori Stephen Bloom thotė se kopshti i tij botanik me lule japoneze nė shtetin Oregon u krijua pas luftės sė dytė botėrore si njė mėnyrė pėr afrimin e dy vendeve.
"Kjo pėrēapje doli me sukses, thotė ai. Tani nė japoni ekzistojnė mbi 100 kompani qė kanė zyrat qėndrore nė shtetin Oregon dhe kjo lidhje e mrekullueshme me Japoninė nėpėrmjet kopshteve botanike vazhdon".
Punonjesit e kopėshtit botanik amerikan thonė se ekspozita tė tilla tėrheqin rreth 1 milionė vizitorė nė vit. Njė prej tyre ėshtė Carly Rippel dhe familja e saj nga Nju Jorku. Kjo ėshtė vizita e tyre e dytė nė kėtė kopėsht botanik. Edhe Jared Beard nga Virxhinia, thotė se ėshtė mahnitur jo vetėm nga bukuria e luleve dhe bimėve tė tjera kėtu, por edhe nga puna e madhe dhe e kujdesshme qė kanė bėrė organizatorėt e ekspozitės. Beng Ulep, vizitor nga Filipinet thotė se nė kėtė kopėsht ka parė shumė lloje bimėsh qė nė Filipine nuk ekzistojnė dhe ėshtė mahnitur nga bukuria e tyre, por edhe e gjallėsuar shpirtėrisht.
Ndjenjat e saj sikur pasqyrojnė qėllimin e kopshtarėve; pėr tė mbajtur gjallė shpirtin njerėzor. Ata thonė se ka ardhur koha pėr tė kuptuar rėndėsinė e vendeve tė tilla dhe rolin e rėndėsishėm qė gjelbėrimi dhe lulet luajnė nė jetėn tonė.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-08-07, 21:39   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Lus moderatoret nese ekziston mundesia te ma permiresojne gabimin ,flm per mirekuptim .
Linka_Pz


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:03.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.