Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Ekonomi & Biznes
Emri
Fjalėkalimi
Ekonomi & Biznes Diskutime, informacione, studime e probleme ekonomike tė ndryshme nga ekonomia shqiptare e boterore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-08-07, 11:27   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqiptarėt 2 miliardė euro nė bankat greke

Shqiptarėt 2 miliardė euro nė bankat greke

Tiranė, 8 gusht 2007 - Emigrantėt shqiptarė qė punojnė dhe jetojnė nė Greqi, llogaritet tė kenė depozituar nė bankat e shtetit helen rreth 2 miliardė euro. Shuma prej dy miliardė eurosh ėshtė e barabartė me rreth 30 pėr qind tė Produktit tė Brendshėm Bruto tė Shqipėrisė. Nė fakt, pėr vite me radhė, dėrgesat e emigrantėve kanė financuar deficitin e lartė tregtar tė vendit, duke mbajtur tė pacenuar aftėsinė paguese tė ekonomisė sė Shqipėrisė. Nė rast se vetėm kursimet e emigrantėve shqiptarė nė Greqi do tė injektoheshin nė ekonominė tonė, atėherė Produkti i Brendshėm Bruto i vendit do tė rritej me 30 pėr qind. Po kėshtu, kjo shifėr ėshtė 10 herė mė e lartė se investimet e huaja tė drejtpėrdrejta nė Shqipėri. Por vitet e fundit, institucionet ndėrkombėtare qė monitorojnė ekonominė shqiptare, si Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Botėrore kanė lėshuar alarmin se paratė qė emigrantėt dėrgojnė pranė familjeve tė tyre, do tė vijnė nė ulje nga viti nė vit.

Sipas studimeve tė bėra nga Banka Botėrore, njė emigrant dėrgon para nė vendin e tij tė lindjes mesatarisht pėr rreth 14 vjet. Mė pas, ky individ fillon tė kursejė nė vendin ku ka emigruar. Gjatė vitit qė kaloi, dėrgesat e emigrantėve u llogaritėn nė rreth 1 miliard euro, duke pėrbėrė afro 1/7 e Produktit tė Brendshėm Bruto. Ne Itali dhe Greqi jetojnė mbi 800 mijė shqiptarė. Megjithatė, nė Greqi figurojnė tė siguruar dhe qė derdhin kontribute vetėm 400 mijė tė tillė, ndėrsa mendohet se 1/3 e emigrantėve shqiptarė nė tokėn helene vazhdojnė tė punojnė nė tė zezė. Po kaq mendohet tė jetė edhe nė Itali.

ECIKS / Gazeta Express


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-08-07, 16:43   #2
Undertaker
 
Anėtarėsuar: 10-06-07
Postime: 92
Undertaker i dashurUndertaker i dashurUndertaker i dashur
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Dilaver


Nė rast se vetėm kursimet e emigrantėve shqiptarė nė Greqi do tė injektoheshin nė ekonominė tonė,

Dem qe edhe Shqiptaret e kane kuptuar se aty ku qeverisin Shqiptaret nuk ka sistem, nuk ka institucione apo pushtet qe mund te ju ofroj siguri apo garance per kursimet e tyre dhe duke lene menjeane cdo gje tjeter, u besojne Grekve per kursimet e tyre me shume se sa ndonje Shqiptari tjeter. Kur vjen puna te paret, nuk ka me 'bese' nder Shqiptar.

Kjo eshte normale sepse asnje njeri racional nuk deshiron te rrezikoj kursimet e tij 10 vjeqare te fituara me mund. Cka nuk eshte normale, qe shteti Shqiptar ende nuk ka arritur te krijoj nje mekanizem finaciar te garantuar dhe zbatuar nga shteti per te thithur dhe perfituar nga parate e gatshme. Atehere pse te investojne parate e tyre ne boten Shqiptare duke marre parasysh rrezikun permanent te mbesin me gishta ne goje??? Heren e fundit shteti Shqiptar i la shtetasit e vet me gishta ne prapanice.

Nese shteti Shqiptar nuk mund te bind vete Shqiptaret te investojne ne vendin e tyre, atehere si mund te bind te huajt???

Nese marrim e studiojme me objektivitet cdo fenomen apo cdo gje qe u ka ndodhur Shqiptarve ne 100 vitet e fundit, do te kuptojme se armiku me i madh i Shqiptarve eshte pikerisht Shqiptari.
Undertaker Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-08-07, 11:09   #3
rovena
 
Anėtarėsuar: 17-03-07
Postime: 23
rovena i vlerėsuar jo keq
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Undertaker
Dem qe edhe Shqiptaret e kane kuptuar se aty ku qeverisin Shqiptaret nuk ka sistem, nuk ka institucione apo pushtet qe mund te ju ofroj siguri apo garance per kursimet e tyre dhe duke lene menjeane cdo gje tjeter, u besojne Grekve per kursimet e tyre me shume se sa ndonje Shqiptari tjeter. Kur vjen puna te paret, nuk ka me 'bese' nder Shqiptar.

Kjo eshte normale sepse asnje njeri racional nuk deshiron te rrezikoj kursimet e tij 10 vjeqare te fituara me mund. Cka nuk eshte normale, qe shteti Shqiptar ende nuk ka arritur te krijoj nje mekanizem finaciar te garantuar dhe zbatuar nga shteti per te thithur dhe perfituar nga parate e gatshme. Atehere pse te investojne parate e tyre ne boten Shqiptare duke marre parasysh rrezikun permanent te mbesin me gishta ne goje??? Heren e fundit shteti Shqiptar i la shtetasit e vet me gishta ne prapanice.

Nese shteti Shqiptar nuk mund te bind vete Shqiptaret te investojne ne vendin e tyre, atehere si mund te bind te huajt???

Nese marrim e studiojme me objektivitet cdo fenomen apo cdo gje qe u ka ndodhur Shqiptarve ne 100 vitet e fundit, do te kuptojme se armiku me i madh i Shqiptarve eshte pikerisht Shqiptari.
Pjtohem me ju.
Shume nga keta njerez qe investojne kursimet e tyre ne bankat e Greqise ishin te njejtit qe kishin treguar besim te sheti i tyre.
JU kujtohet cfare ndodhi??????


rovena Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.