Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 31-08-07, 10:29   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Saimir Strati pėr herė tė dytė drejt librit Guinnes



“Kur fillon ta njohėsh mirė Saimir Stratin, ta njohėsh si artist dhe si njeri, pyet veten: nga vjen ai, vjen nga njė e shkuar e largėt apo vjen nga e ardhmja”, shkruan pėr tė shkrimtari i njohur Zija Ēela. Shkrimtari vėren se Saimiri ka njė simbiozė nė punė dhe nė jetė, ka njė binjakėsi shpirti i tij artistik. “Ka dukje, buzėqeshje tė vetvetishme, vlime e pėrvėlime tė avullta, ka diēka tė gėzueshme e diēka tė trishtueshme, me njė fjalė, ka ngjyra. E kjo, s’di pėrse, tė sjell ndėr mend ylberin”, thotė Ēela. Nė tė vėrtetė Saimir Strati duhet prezantuar me bujė, jo se nuk ka ekzistuar si artist i madh, si njeri i madh e mik i madh i artit dhe i shkrimtarėve. Madje edhe pse ėshtė njė tip i kėndshėm, ai s’u bė dot njė nga emrat mė tė njohur nė median shqiptare. Dhe kjo, jo pėr faj tė tij, por ngaqė vetia e tij krijuese nuk mundet tė mishėrohet, nuk mund tė mvishet, tė kukullazohet, pasi ėshtė tepėr frymore. Ēfarėdo gjėje tė mirė e tė bukur tė bėjė Saimir Strati, nė faqet kulturore tė gazetave do t’i thonė “hej, stop” kukullat barbi, ose velinat me emrat Ēiljeta, Zajmina e Pamela pėr tė cilat shkruhet ēdo ditė. Me pėrjashtim tė shkrimtarit Zija Ēela qė ka folur pėr Stratin dhe veprėn e tij, pasi ka njohur nga afėr krijimtarinė, vetėm njė herė ndodhi qė Saimir Strati tė shfaqej nė tė gjitha gazetat ditore. Dhe kjo jo pėr merita tė gazetarėve tė kulturės. Nuk ndodhi as kur ai bėri kryeveprėn e tij me gozhdė, as kur e mbaroi nė mes tė Qendrės Kulturore tė Tiranės (Piramida), por disa kohė mė vonė kur me portretin e Da Vinēit tė punuar me gozhdė Saimir Strati do tė vendoste definitivisht njė rekord botėror nė librin Guinnes. Nė tė vėrtetė kjo ndodhi pėr meritė tė Scott Christie, anėtar i jurisė sė ēmimit Guiness qė erdhi posaēėrisht nga Londra nė Tiranė dhe u shpreh pėr median vendase se “vepra e Saimir Stratit ėshtė diēka krejt unikale dhe spektakolare nė botė”.

Njė vit mė parė

Njė vit mė parė piktori Strati kishte konceptuar vetė njė ide me destinacion qė tė kishte emrin e tij nė librin e rekordeve Guinnes. As vetė nuk e dinte nga i erdhi kjo ide, por e dinte mirė qė do t’ia arrinte qėllimit. Strati vjen nga atdheu i mozaikėve, por njė mozaik i punuar me lėndė tė papėrdorura mė parė mund tė perceptohej vetėm nė imazhet frymore tė Saimir Stratit. Si mik nė kėtė atė skenė tė pėrvuajtshme krijimtarie, rekordi Strati zgjedh autoportretin e Leonardo da Vinēit, sepse veē ai mundi t’i jepte vėrtetė kurajė. Pėr piktorin Strati Da Vinēi ka qenė njeriu qė e arrinte atė qė pėr tė tjerėt ishte e paarritshme. Shkrimtari Zija Ēela e kujton me emocion rekordin e tij njė vit me parė duke e pėrshkruar nė kėtė mėnyrė: “Do t’i qėndronte fjalės qė mė kishte thėnė apo, i pushtuar nga trysni tė paparashikuara, do tė ndryshonte mendje? Ēka do tė thoshte se, nė atė telajo druri me pėrmasa tė atilla qė meritojnė tė quhen tė formatit fasadė, ku do tė niste jeta e veprės, cila zonė do tė prekej nė fillim? Kur ra ēekiēi i parė (ishte si tė thuash, kur ra martina e parė), edhe ra pėrmbi gozhdė, desh fola me zė, mos o Zot, ia nxori kokėrdhokun. Por pikėrisht me gozhdė ai nisi tė konturonte syrin e djathtė, sepse kishte hyrė drejt e nė anatominė mė delikate tė portretit, atė qė pėrcakton karakterin”. Ndėrsa me tej duke profetizuar fatin e artistit Zija Ēela shkruan: “Mė pas, ndėrsa kumbimi i ēekanit vazhdoi ditė me radhė, pėr autorin dhe veprėn e tij pėr fat tė mirė u dėgjuan shumė lodra, u fol nė gazeta e televizione, brenda e jashtė vendit, madje lajmėruan dhe angjencitė mė prestigjioze tė medias botėrore. Kurse tash ka rėnė heshtja, ėshtė krijuar distanca, koha e qetėsisė, e nevojshme pėr pėrsiatje”.

Lajmi i pashkruar...



Por ndėrsa barbiushkat lodrojnė e kėndojnė me “ēupa- ēupa” plazheve tė Shqipėrisė e publiku pėr to nga gazetarėt ka mėsuar shumė; se me kė shoqėrohen, me kė flenė, ēfarė picash hanė, ēfarė parfumi kanė e deri tek ēfarė u thotė mami pėr ngjyrėn e flokėve, numurin e bikinive, firmėn e shampove, heshtja qė qarkon veprimtarinė artistike tė Saimir Stratit nuk duket sikur vjen nga koha e qetėsisė, ose nga koha e nevojshme pėr pėrsiatje, sepse profesionalisht do tė ishte vėrtetė lajm qė piktori ka ēelur njė ekspozitė personale me 20 punime dhe ndryshe nga sa veprojnė piktorėt nė kėto raste ai ėshtė ulur paq nė ambjentet e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės nė kryeqytet duke punuar mbi 14 orė punė intensive nė ditė njė vepėr madhėshtore. Me sa duket pėr tė mos humbur kohė ai mban pranė mbi 1 milion kunja dhėmbėsh. Ka vendosur pėr tė bėrė mozaikun mė tė madh nė botė. Shkopinjtė e hollė tė drurit kėtė herė do tė jenė lėnda e parė pėr njė vepėr arti. Ai po vrapon drejt rekordit Guinnes dhe ende nuk po e konsiderojnė lajm gazetarėt, kur ai jo shumė larg por njė vit mė parė rrėmbeu ekskluzivisht rekordin Guinnes. Saimir Strati po vrapoka sėrish drejt njė rekordi tė ri. Ka caktuar datėn 4 shtator si ditė tė pėrfundimit tė veprės sė tij. Nuk heziton ashtu si ka bėrė njė vit mė parė tė pohojė se ky ėshtė njė hap i sigurt pėr tė hyrė sėrish nė librin Guinnes. Ai e di se deri mė sot nuk ekziston njė mozaik i tillė. Ndėrsa gjyqtarėt e Guinnes, njė vit mė parė autoportretin e Leonardo Da Vinēit e vlerėsuan si “ēudia e gozhdėve”, tashmė ēudia e dyte ėshtė ajo e njė milion kunjave tė drurit. Kėsaj vepre Saimir Strati ka menduar t’i kushtojė 40 ditė punė, e cila ka nisur disa ditė mė parė nė sy tė gjithėve me vendosjen e kunjės sė parė. Kunja e parė ngjante veēse si njė vrimė e vogėl gjilpere. Kjo ėshtė e rrallė..! Tema qė ka zgjedhur kėtė herė tė afron njė simbisje nė zemėr, sa herė qė ai prek telajon gjigante me kunjat drusorė majėmprehtė. Vepra i referohet Jezu Krishtit dhe ringjalljes sė tij. Gjatė kėtyre ditėve Saimir Strati nuk bezdiset aspak nga vizitorėt qė po e ndjekin ndėrsa ai ėshtė duke punuar. Ata e shohin me habi, jo tė gjithė e dinė qė ai ėshtė artisti shqiptar qė hapi rrugėn e rekordeve Guines nė art. Puna e tij po filmohet nė ēdo simbisje tė kunjit, nė ēdo detaj dhe pas tij qėndron njė komision i pėrbėrė nga njerėz tė fushave tė ndryshme, mes tė cilėve edhe njė jurist. Ndėrsa tė gjithė kėta s’kanė gjasa tė shohin ndonjė hile nė kėtė garė, sė paku mundet ta ndihmojnė qė tė mos ta zėrė gjumi nė vetmi. Saimir Strati ėshtė piktor dhe aplikon nė teknikat skulpturale prej 16 vitesh. Ai krijon mozaikė dydimensional dhe tredimensional. Strati e merr mozaikun nga qytetėrimet e lashta dhe e sjell nė kohėn tonė duke i dhėnė stilin e tij, frymėn, ritmin, vulėn e modernitetit. Ai ėshtė kėrkues i lėndės, sė mozaikut qė nis nga lėvozhgat e vezės, gozhdat, qelqi, e deri tek disqet. Dy vjet mė parė realizoi me 400 disqe nė pėrmasat pak mė shumė se natyralja portretin-mozaik tė Adriano Ēelentanos. Nė fakt libri i rekordeve Guinnes, qė botohet ēdo fillimviti, ėshtė botuar pėr herė tė parė mė 1951 nga anglezi Hufh Beaver. Kanė kaluar 56 vjet qė libri botohet nė 100 vende tė botės, nė mė shumė se 20 gjuhė tė planetit. Kur Strati njė vit mė parė hyri nė librin e rekordeve, shkrimtari Zija Ēela tha: “Natyrisht, Guinnes-i nuk ėshtė shtėpia e mirėfilltė e artistėve, por ėshtė shtėpia e rekordmenėve tė tjerė tė botės, ndėrsa rezultati i Stratit, bashkė me rekordin, pikėrisht sepse vjen nga arti mbetet unik dhe pėr Guinnes-in”, ndėrsa madhėshtinė e veprės sė tij e ka komentuar nė kėtė mėnyrė: “Mirėpo qė nga ajo gjetje inteligjente dhe deri tek shndėrrimi i mprehtėsisė nė art, nuk ka qenė e lehtė. Se shihni, nė mos paēa lajthitur, ēfarė mė sugjeron rezultati. Siē pohon shkenca, ēdo njeri nė organizmin e tij ka ca hekur. Por ka shumė njerėz, e pra dhe mjaft artistė, qė kėtė hekur e lėnė tė ndryshket... Jo, Saimir Strati ėshtė xhins tjetėr, ai hekuri i tij ėshtė nė gjendje inkandeshente, nė njė formė llave, atė hekur ai e kthen nė gozhdė, nė 500 mijė gozhdė, tė cilat i nxjerr nga vetja dhe ia jep Da Vinēit nė njė vepėr tė pasprovuar pėr nga lloji, tė denjė pėr galeri e muzeume. Natyrisht, gozhdėt qė u pėrdorėn vėrtet janė industriale, por industria nuk prodhon art, kurse gozhda, ndryshe nga balta dhe ndryshe nga gipsi, qė ėshtė gjithashtu njė lloj balte, nuk ėshtė njohur ndonjėherė pėr lėndė arti. Pikėrisht mjetin qė dikur i mori jetėn njė vigani tė qiellit, Jezu Krishtit, artisti e rinovon pėr t’i dhėnė jetė njė vigani tė historisė, Leonardo Da Vinēit”.

I pari

Strati ėshtė i pari shqiptari qė ka hyrė nė Librin Guinnes nė fushėn e artit tė mozaikėve. Ai ėshtė diplomuar nė pikturė nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė 1989 dhe po kėtė vit fitoi Ēmimin e Parė nė Konkursin Kombėtar tė Arteve tė Aplikuara. Ka punuar si restaurator i mozaikėve nė sitet antike tė Butrintit, Apolonisė dhe Bylisit. Nė 1996 hapi ekspozitėn e parė personale. Tre vjet mė pas ēeli njė ekspozitė, ku prezantoi bashkė me pikturėn edhe punėt e para nė mozaik.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.