Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-09-07, 12:22   #1
Era1
Moderatore
 
Anėtarėsuar: 09-06-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 363
Era1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėmEra1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Osam, Tete, Dheka!!

Fillimisht vetem per kujtese: Sipas statistikave, ne Ballkan afer 10 milion greke, qe te gjithe jetojne ne nje shtet qe quhet Greqi. Perseri sipas statistikave, ne Ballkan afer 8 milion serbe, jetojne ne nje shtet ne Serbi dhe te tjeret ne Bosnje e ne Kosove. Dhe duke vazhduar me statistikat, rreth 8 milion shqiptare qe jetojne ne Ballkan kane kete shperndarje: 3.5 milion jetojne ne nje shtet qe quhet Shqiperi, 2 milion jetojne ne nje Protektorat qe quhet Kosove, 100 mije jetojne ne nje shtet tjeter ne Serbi, 700 mije jetojne ne nje shtet tjeter ne Maqedoni, 60 mije jetojne ne nje shtet tjeter ne Mal te Zi, afer nje milion jetojne ne Greqi dhe afer 500 mije ne Itali.


Jo vetem per kujtese, por edhe analize

Dhe per tu bere me konkret, duhet thene se qytetaret greke punojne per begatine e zhvillimin e Greqise dhe te vehtes se tyre. Qytetaret serbe ne shumice derrmuese punojne per zhvillimin e Serbise dhe te vehtes se tyre. Ndersa shqiptaret jane me ndryshe; gjysma e tyre punon per Shqiperine dhe per vehten e tyre, 2 milion qe jetojne ne Kosove punojne per protektoratin e OKB, ata qe jane brenda shtetit maqedon punojne per zhvillimin e nje shteti tjeter sic eshte Maqedonia. Shqiptaret e Lugines se Presheves punojne per zhvillimin e nje shteti tjeter sic eshte Serbia. (Trojet e mija, shteti i tjetrit). Pra kemi nje thyerje, kemi te bejme me nje paradoks unikal. Duke lene jashte analizes ate qe quhet emigracion ekonomik apo diaspore, kemi te drejte te themi : Perse kjo padrejtesi ? Perse nga 8 milion shqiptare, vetem 3.5 punojne per Shqiperine, ndersa te tjeret punojne per OKB, per Serbine, per Malin e Zi, per Maqedonine ? Pyetja eshte e drejte, pergjigja ka qene dhe mbetet e padrejte.

Fuēi-baruti apo oaz mirqenie

Eshte i njohur nga ata qe merren me ballkanistiken nocioni politik Ballkani-fuci baruti. Dhe neqoftese bejme nje analize te pjesshme te shekullit qe sapo shkoi dhe ngjarjeve te tij, arrijme ne konkluzionin se nocioni «Ballkani-fuēi baruti» ka lindur nga artificialiteti I shteteve qe jane fqinje me Shqiperine. Ai ka lindur nga paradoksi I shekullit te 20-te sipas te cilit vetem kombi shqiptar ka fqinj vehten e tij. (Kosova eshte precedente thone shume syresh. Por harrojne se precedenti me i madh i kesaj bote eshte kombi shqiptar. Eshte I vetmi kombi qe ka fqinj vehten e tij. Gjejeni nje tjeter te tille). Kufijtė e Shqiperisė me shtete tė tjera tė Ballkanit nuk janė natyralė, janė artificialė. Ashtu si edhe teritoret e disa shteteve fqinjė nuk janė plotėsisht natyralė, por kanė edhe artificialitet brenda tyre. Dhe ky artificialitet shfaqet hapur kur disa nga kėto shtete kanė territore dhe popull shqiptar brenda tyre. Shikoni se cfare ndodh: Maqedonia zhvillohet me kontributin e maqedoneve, por edhe me mendjen dhe trojet e shqiptareve, sic eshte fusha e Pollogut. Greqia zhvillohet me kontributin e grekeve, por edhe me pronat e shqiptareve te Camerise. Serbia zhvillohet me kontributin e serbeve, por edhe me mendjen dhe trojet e shqiptareve. Ky eshte nje realitet, pse ta fshehim. Fshehja eshte mashtrim. Ky mashtrim zgjati afėr njė shekull. Nuk mund tė zgjasė mė, sepse edhe atė e kanė kuptuar tė gjithė.



Qarjet nuk zgjidhin asgje

Shqiptarėt kanė 95 vjet qė shkruajnė dhe flasin se shpallja e pavarsisė sė Shqipėrisė Aktuale, ishte edhe tragjike, pasi la jashtė shtetit, gati gjysmėn e hapsirave dhe popullit shqiptar. Qytetarė, shtetarė, gazetarė,historianė, politikanė pėrgjatė kėtyre 95 vjetėve kanė pohuar pohimin e sipėrthėnė. Por edhe politikanė, qeveritarė apo gazetarė tė huaj kanė qenė dakord me anėn tragjike tė krijimit tė shtetit shqiptar. Pra kanė pranuar se veē «haxhiqamilėve» shqiptarė qė ishin injorantė, kanė pasur edhe ata haxhiqamilėt e tyre qė nuk ishin injorantė. Haxhiqamilizimi nuk barazohet vetėm me injorancėn. (Nuk ėshtė haxhiqamilizėm tė kėrkosh vetėm «babėn», por ėshtė haxhiqamilizėm edhe kur tė ndajnė nga Nėna dhe tė japin me zor Vojvodėn pėr «Burrė»). Dhe duket se bashkesia nderkombetare eshte duke rregulluar gabimet e saj. Kemi te bejme me nje Drejtesi te Vonuar. Por duhet te pohojme se ajo lypset te mos jete Drejtesi e Cunguar. Dhe per te mos qene e tille, politika shqiptare duhet te ndryshoje.Bashkesia nderkombetare, vecanerisht SHBA kerkon partnere. Politika shqiptare nuk duhet te jete pengesa krysore e kombit nga i cili ka dale. («Jo me Serbine, por me Shqiperine» do te shprehej europeisti i madh shqiptar nga Gjilani, Ramiz Cernica ne Kuvendin e Prizrenit ne vitin 1945, Kuvend qe gjoja vendosi «bashkimin» e Kosoves me Jugosllavine. «Te hapur ndaj Serbise dhe Shqiperise» shprehen disa politikane shqiptare gjoja globaliste dhe integriste ne Prishtine. Domethene qe Shqiperia na qenka e barabarte me Serbine!! Po ata vete ēfare jane??! Dhe e thone kete kur SHBA pret qe te thone me shume, te pakten te thone ate qe thoshte Ramiz Cernica, ose ate qe kishte te shkruar ne betim luftetari i UCK-se.) Artificializmi nė ndėrtimin e shteteve ėshtė destabilizuesi mė i madh jo vetėm i atij shteti, por edhe i gjithė rajonit. Ballkani eshte destabilizues sepse eshte rajon artificial. Dhe synohet akoma nga disa shtete europiane te mbahet i tille, per ta pasur Destabilizimin te Kontrolluar. Jane vetem SHBA qe fare hapur kerkojne natyralitetin e tij. Dhe natyralitet do te thote qe shqiptaret te mos jene gjysmake. Sa kohe qe shqiptaret do te vazhdojne te jene ne 5 shtete, aq kohe, Ballkani do te jete fuēi-baruti. Sepse per aq kohe, shtylla kurrizore e rajonit do te jete «e krisur» ne qendren e saj.(Osam, Dheka, 3.5 eshte nje shtylle kurrizore e krisur)


Vendi yt eshte Shqiperia

Nje pjese politikanesh shqiptare, perpiqen ta fshehin ruajtjen e artificialitetit rajonal me gjoja ekzistencen e traditave, te integrimit, statukuose etj. Sipas tyre, Maqedonia eshte edhe vendi I shqiptareve pasi atje ata kane varret e te pareve te tyre. Nuk eshte as logjike etnike dhe as historike, eshte thjesht propagandistike. Eshte per tu shtirur. Eshte fshehja e pafuqise per te bere me shume. Pse? Sepse varret nuk jane tregues se I kujt eshte vendi. Turqia nuk eshte vendi i shqiptareve megjithse ne Turqi me mijra shqiptare kane varret e te pareve te tyre. As Greqia nuk eshte vendi i shqiptareve meqe edhe ne Greqi me mijra shqiptare kane varret e te pareve te tyre. Republika e Maqedonise ka brenda teritorit te saj nje pjese te konsiderueshme teritoresh qe nuk jane maqedonase por jane shqiptare. Ato jane pjese te Shqiperise Natyrale, qe per njemije e nje arsye i jane shkeputur asaj.(Atdheu i Mehmet Pashe Derralles nga Tetova ishte Shqiperia, ai ishte minister i qeverise se pare te Ismail Bej Vlores. A ka sens qe gjoja ne emer te globalizmit ti thuash kujtimit te atij apo sterniperve te tij se atdheu i Deralles eshte Maqedonia ?) Lypset te mesohet nga kryeministri grek Karamanlis qe ne mes te Keshillit te Europes, deklaroi perpara Mitreves se : «Une Konstantin Karamanlis jam maqedonas dhe bashke me mua jane te tille edhe 2.5 milion greke te Maqedonise se Egjeut». Pra ai synoi tu mohoje maqedoneve jo vetem emrin, por edhe kombesine dhe askush nuk i tha asgje.
Ndersa interacionalistet tane kane frike te kerkojne edhe emrin e tyre !!



Integrimi europian kalon nga bashkimi i shqiptareve

Sa kohe qe shqiptaret ne rajon do te jene ne gjendjen e sotme, aq kohe rajoni do te jete i pastabilizuar. Por per kete pergjegjesia nuk do te jete e tyre. Ndersa Shqiperia do te jete e pazhvilluar dhe per kete pazhvillim te saj, lypset qe pergjegjesia te kerkohet tek vehtja. Zhvillim do te thote bashkim. Gjendja sotme me raportin 8 milion serbe ne nje shtet, 10 milion greke ne nje shtet dhe vetem 3.5 milion shqiptare ne nje shtet, ka dhe do te kete destabilizim, ka dhe do te kete moszhvillim te shqiptareve. Integrimi europian kalon nga bashkimi. Askush nuk mund tu thote shqiptareve pse kerkojne te drejten e tyre, pse kerkojne zhvillimin e tyre.

Nga Koco Danaj


Era1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 05-09-07, 16:21   #2
Luani_fr
 
Anėtarėsuar: 27-03-06
Postime: 60
Luani_fr i vlerėsuar jo keq
Gabim

Kam rrespekt per analistin e njohur, dhe kaber nje analiz,dhe statistik mjaft te mire, por une ithem zotriut Koco Danajt se, sikur te naj ruajn keto kufi qe ikemi mir dote jemi.
Thash sikur tenaj ruajn kufijt ekzistue, trojet tona jan coptue sepse nuk ka pasun kush meju dal zot or zoteri, sa her jan debue pushtuesit Serbo-Malaziase apo Greket nga trojet shqiptare, nga te huajt ama jo nga Shqiptaret sepse shqiptaret kishin detyra tjera( sesi te pasurohen me qfardo kushti qoft, vllavrasjen, shkaterrimit te pasuris kombetare, precarje Kobetare etj etj).
Malazezet tash jan rreth 650mije banore, ka afro 30% te tokave shqiptare, pra aty kapasun kush ju del zot tokave te tyre.
Anuk esht treguesi me imir ky rasti ifundit me tekstet shkollore, ku Greku kufizohzt ne Lumin Shumbin, dhe Qeveria shqiptare jau miraton, po sepse shqiptaret nuk kan nevoj as toka e as per Kombe, pranaj them, sikur te naj ruajn kufijt ekzistues nuk esht ehe keq jo.


KUALITETI DHE KUANTITETI KAN DALLIM???!!!
Luani_fr Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-09-07, 17:02   #3
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim

osam ..
tete....
dheka...

u mendova disa here ne baze te titullit te sypozoj qka perbene tema ne shtjellim ... nje here mendova , qe jane fjale nga civilizimet apo gjuhet e hersheme dhe priten te deshifrohen , dhe mendova , ah , qe nuk e studiova albanollogjine te pakten me lingua nuk do kisha probleme ...
e po i thash vetit , tash ndaju e knaqur me ate shkolle qe e kereve se te gjitha nuk mundesh de ti dish keshtu lexo temen dhe mjaft e ke ...
pasi e lexova temen , per qka postuesen e admiroj per punen qe beri mu kujtua prap ... osam , tete , dheka ... pash qe ishin vetem numrat ne shqip , serbisht ( e neve ma pelqen te themi boshnjakisht, e zbusim arsyeshmerine me kete rast) dhe per cudi mu kujtua mama jeme , e dini pse ..
sepse qdo here kur mbet pa perkthyesin ne afersi ne kontakte me te huajt , fillone te ju pergjigjet serbisht ( boshnjakisht) ato fjale qe i kane mbetur ne kujtese nga shkollimi i saj ,me bindjen flet nje gjuhe te huaj dhe bota e huaj e kuptojne , dhe pse ti i thua me mijra here , serbishtja eshte gjuhe e panjohure per te huaj , pa u kuptuar qe pa u kuptuar ne komunikim me ata , fol shqip te pakten .. ja hjek merakun vetevetes dhe ke ndjesin qe the origjinal ate qe mendove..nuk ka efekt , prap instiktivishte flet nje gjuhe te huaj ,dhe mendon qe me kete rast eshte me afer te huajve ne komunikim...!!! te huaj me te huaj .. deri kur do llogjikojme ne kete menyre, nuk e di ...!!!
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-07, 17:41   #4
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jador
osam ..
tete....
dheka...

u mendova disa here ne baze te titullit te sypozoj qka perbene tema ne shtjellim ... nje here mendova , qe jane fjale nga civilizimet apo gjuhet e hersheme dhe priten te deshifrohen , dhe mendova , ah , qe nuk e studiova albanollogjine te pakten me lingua nuk do kisha probleme ...
e po i thash vetit , tash ndaju e knaqur me ate shkolle qe e kereve se te gjitha nuk mundesh ti dish keshtu lexo temen dhe mjaft e ke ...
pasi e lexova temen , per qka postuesen e admiroj per punen qe beri mu kujtua prap ... osam , tete , dheka ... pash qe ishin vetem numrat ne shqip , serbisht ( e neve ma pelqen te themi boshnjakisht, e zbusim arsyeshmerine me kete rast) dhe per cudi mu kujtua mama jeme , e dini pse ..

Njerez dijshem dhe te padijshem nuk ka ... Kemi njerez te informuar dhe te painforumar.

Informata eshte qelesi i te gjitha pergjegjeve.

Pershendetje
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-07, 11:40   #5
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shqiperia po e zgjedh rrugen e gjate per ne BE dhe NATO!!

Rruga per te arritur qellimet e politikes shqiptare, pra "ftesa" per ne Bashkimin Europian dhe NATO, kalon neper flakjen e imazhit te Botes per ne si nje popull i perfshire ne konfliktet ballkaneze. Ky imazh buron nga konfliktet tanime shekullore si pasoje e keqtrajtimit e shqiptareve ne Ballkan, konkretisht mohimit te drejtes se tyre si popull autokton per te jetuar i bashkuar ne nje shtet. Me vetedijesimin te shqiptareve, kjo deshire vetem do te rritet, dhe mjetet per arritjen e saj vetem do te sofistikohen. Kjo perseri rezulton me konflikte, te cilat e detyrojne Shqiperine ose te jete injorante ndaj problemeve te shqiptareve jashte saj, ose te nderhyje.

Prandaj eshte shkurtepamesi nese politikanet shqiptare sot e fshehin deshiren e popullit te tyre jashte Shqiperise per bashkim te nje kombi ne nje shtet. Kjo eshte shtyerje per ftesen per BE dhe NATO, jo nje shpejtim i saj.

Me kete politiken e heshtjes se ceshtjes se shqiptareve ne Ballkan, ndoshta po pret Shqiperia se shqiptaret jashte saj nje dite do t“i nenshtrohen "fatit" te tyre qe (per dallim nga krejt popujt e Ballkanit) te jetojne te ndare dhe te gjitha humbjeve te nderlidhura me nje ndarje te tille? Te shpresojme qe, se paku tash - pas rileximit te historise - politikanet shqiptare te mesojne te kunderten nga historia.


arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.