Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-09-07, 13:33   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Letėrsia e Vjetėr

Hyrje
Letėrsia e vjetėr shqiptare lindi dhe u zhvillua nė mesjetė, kur vendi ynė nėn zgjedhėn osmane, nė kushtet e shoqėrisė feudale, ku ideologjia sunduese ishte ideologjia fetare. Prandaj edhe pėrmbajtja e saj ėshtė kryesisht fetare. Tė nisur nisur nga qėllime atdhetare, shkrimtarėt e kėsaj periudhe shkruan edhe vepra mėsimore e didaktike, si:
"Fjalori latinisht-shqip„ i F.Bardhit , "Gramatika„ e Andrea Bogdanit, madje edhe krijime tėrėsisht laike si ndonjė poezi e Budit, shume vjersha tė bejtexhinjve etj.
Atė qė s'mund ta bėnte letėrsia e shkruar, e bėri vetė populli me letėrsinė gojore, me krijimet e bukura folklorike, qė pėrbėjnė njė monument kulture tė pandėrprerė gjatė gjithė qenies sė tij, qė nga kohėt mė tė lashta.
Shkrimi mė i vjetėr shqip qė njohim deri mė sot, i pėrket vitit 1462 dhe libri i shkruar nė gjuhėn shqipe, me sa dimė deri tani, ėshtė "Meshari„ i Gjon Buzukut, botuar mė 1555. Ky ėshtė libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, por jo libri i parė i letėrsisė shqiptare. Letėrsi shqiptare tė shkruar nė gjuhė tė tjera ka pasur edhe mė parė. Vepra mė e rėndėsishme e kėtij lloji ėshtė "Historia e Skėnderbeut„ e Marin Barletit botuar rreth viteve 1508-1510 .
Me letėrsi tė vjetėr shqiptare kuptojmė letėrsinė e tre shekujve. Nė qoftė se nė shekullin XVI u shkrua vetėm "Meshari", nė shekullin XVII ai ndiqet nga librat nė gjuhėn shqipe tė Pjetėr Budit, Frang Bardhit, Pjetėr Bogdanit etj., nė Veri.
Njė grup tjetėr pėrbėn prodhimi letrar qė u zhvillua nė qendra tė ndryshme tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Shqipėrisė sė Mesme si: nė Voskopojė, Elbasan, Gjirokastėr dhe Janinė. Sidomos nė shekullin e XVIII dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX, ky prodhim pėrfaqėson kryesisht shtresat e zanatēinjve, tė tregėtarėve dhe tė fshatarėsisė sė lirė dhe lidhet me zhvillimin ekonomik e kulturor tė qyteteve tė kėtyre anėve. Kėshtu p.sh., Voskopoja gjatė viteve 1720-1770
Ishte njė qytet i begatshėm me rreth 20.000 banorė, njė nga qendrat kryesore ekonomike dhe kulturore tė vendit. Kėtu lulėzoi njė veprimtari e gjerė arsimore, me kisha e shkolla tė shumta; ndėr to edhe njė shkolle e nivelit tė mesėm, e quajtur Akademia e Re, e ngritur nga Bushatllinjtė e Shkodrės. Kishte, gjithashtu, njė biblotekė dhe njė shtypshkronjė, tė njohura pėr kohėn. Rėndėsi tė veēantė jo vetėm politike, por edhe kulturore mori Janina sidomos nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės.
Shkrimtarėt kryesorė te kėtij prodhimi janė Theodor Kavaljoti nga Voskopoja (sh.XVIII). Kostė Beratasi (nga fundi i shk.XVIII), Anonimi i Elbasanit (gjysma e parė e shekullit XVIII), trimi suliot Marco Boēari, peshkopi Grigor Gjirokastriti etj. Veprat e tyre kanė kryesisht karakter fetar ose mėsimor, janė fjalore disagjuhėsh ose pėrkthime. Ata vetė kanė njė formim greko-bizantin , ndaj dhe nė shkrimet e tyre pėrdorin kryesisht alfabetin grek, por pati edhe nga ata, si Anonimi i Elbasanit, Kostė Beratasi, Theodhor Haxhifilipi e ndonjė tjetėr, qė krijuan edhe alfabete tė veēanta tė shqipes, duke dashur tė vėnė nė dukje individualitetin e gjuhės shqipe dhe dallimin e saj nga gjuhėt e tjera.
Fakt i rėndėsishėm i jetės letrare tė shekullit tė XVIII dhe fillimit tė shekullit tė XIX ėshtė krijimtaria e bejtexhinjve (letėrsi shqiptare me alfabet arab) me pėrfaqėsues kryesore: Hasan Zyko Kamberi nga Kolonja; Nezim Frakulla, nga Berati: Zenel Bastari nga Tirana; Muhamet Cami, nga Konispoli; Dalip e Shahin Frashėri, nga Frashėri; Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, nga Shkodra etj.
Njė degėzim tė veēantė tė letėrsisė sė vjetėr shqiptare pėrbėnte letėrsia arbėreshe, prodhim i shqipėtarėve tė emigruar nė Itali para dhe pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Kjo letėrsi njohu njė rrugė tė gjatė zhvillimi , qė nga shekulli XVI deri nėr ditėt tona. Ndėr autorėt e saj mė tė dėgjuar, mund tė pėrmendim Lekė Matrėnga (1560-1619); Niko Katalano (1637-1694); Nikolla Brankati (1675-1741); Nikollė Filja (1682-1769). Njė etapė tė re nė letėrsinė e vjetėr arbėreshe shėnuan veprat e Jul Varibobės (shek XVIII), ku bie nė sy jo vetėm origjinaliteti i trajtimit tė materialit, por edhe cilėsia e lartė artistike, traditė e qė u ēua pastaj me pėrpara nga shkrimtarėt arbėreshė tė Rilindjes Kombėtare (De Rada , Dara (i riu), Santori, Serembe, Stratiko etj.).
Ndonėse e kufizuar nė tematikė dhe e pėrfaqėsuar me njė numėr tė vogėl veprash, rėndėsia e letėrsisė sė vjetėr qėndron, nė rradhė tė parė, nė faktin se ajo ėshtė shprehje e vitalitetit tė popullit shqiptar, e qėndresės sė tij kundėr pushtuesit e kulturės sė huaj. Nėpėrmjet veprave tė kėsaj letėrsie u ruajt e gjallė dashuria pėr gjuhėn shqipe dhe tradita pėr shkrimin e saj.


www.letersia.fajtori.com


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-09-07, 19:01   #2
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Shume nga letersite evropjane bazat e veta i kane ne kulturen e latinitetit,do te thote fillimet e tyre jane ne latinisht,
qe vinte se pari nga nga ndikimi i perandoris romake,e pastaj edhe nga dominimi i kishes dhe kultures mesjetare.Prandaj eshte i drejt konstatimi se nga keta njezet shekuj te epokes se re,dhjete te fundit shquhen me formimin e kombeve te ndryshme evropiane,te civilizimeve te ndryshme evropiane.

Civilizimi boteror i se ardhshmes nuk mund t'i injoroje me keto civilizime nacionale,pos formes se perbashket qe i lidh dhe idese se universalitetit nga e cila ushqehen.
Individualizmit nacional ekstrem te shekullit XIX,tendenca e barazis e shekullit XX,ia kunderve formulen e diversitetit ne unitet,qe thellsisht eshte rrenjosur ne kontinentin tone. Faktori me rendesi ne formimin e letersive nacionale evropiane perendimore,ku hyn edhe letersia jone,fillon me ndikimin e humanizmit,ne c'kohe zene te shkeputen nga latinishtja letersia frenge ne shekullin XII,ajo italjane ne shekullin XIII,pastaj ajo angleze e gjermane e te tjera.
Dhe kjo shkeputje intensifikohet ne shekujt XVI e XVII, Ne kete kehe,sic dihet letersia jone i ka edhe veprat e para.
Se pari ne latinisht veprat e Barletit Rrethimi i Shkodres dhe Skenderbeu,qe qendrojne plotesisht ne traditen dhe ne filozofin e humanizmit.
Po ashtu ne kete kohe kemi edhe vepren e pare te perkthyer ne shqip nga Buzuku, Meshari(1555),pastaj vijon e forcohet tradita e perkthimit me Budin, me te cilin njeheresh fillon edhe elementi origjinal letrar,sa pjese te prozes dhe sa poezi.
Pataj Bardhi shkruan latinisht Apologjine per Skenderbeun dhe fjalorin latinisht-shqip,si veper e pare origjinale,e rendesishme per leksikografine dhe ghuhen.

Tradira e perkthimeve,e perkthimit te veprave,nderpritet me Pjeter Bogdanin, i cili shkruan te paren veper ne shqip,qe pastaj e perktheu ne italisht,per arsye te njohura te kontekstit te kohes.

I.Rugova,
VEPRA E BOGDANIT (1675-1686)


__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 14:26.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.