Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-10-07, 14:35   #1
Fokus
 
Avatari i Fokus
 
Anėtarėsuar: 18-10-07
Postime: 181
Fokus i dashurFokus i dashurFokus i dashur
Gabim Shqipėria, sėrish mė e korruptuara nė gjithė Ballkanin

Shqipėria, sėrish mė e korruptuara nė gjithė Ballkanin
Sipas "Transparency International", vendi ynė renditet i 100-ti mes 180 shteteve tė botės
Pavarėsisht nga pėrmirėsimet nė krahasim me njė vit mė parė, Shqipėria vazhdon tė ngelet vendi mė problematik nė tė gjithė rajonin pėr korrupsionin. Transparencė International ka publikuar klasifikimin mė tė fundit botėror pėr korrupsionin, duke monitoruar 180 vende tė botės. Nė renditjen botėrore, Shqipėria ėshtė klasifikuar nė vendin e 100-tė, duke u vlerėsuar me notėn 2.9. Shumė larg notės 10, e cila tregon shkallėn mė tė pastėr tė njė vendi i cili ėshtė larg ryshfeteve dhe shumė pranė notės zero, e cila tregon se korrupsioni ėshtė mė i lartė, Shqipėria nuk arrin tė kalojė as Maqedoninė dhe Malin e zi, tė cilat renditen nė pozicione mė tė mira se vendi ynė lidhur me zbatimin e strategjisė antikorrupsion. Megjithėse ndodhet 11 vende mė sipėr nė krahasim me vitin e kaluar, pėrfaqėsuesit e "Transparency International" nė Shqipėri kanė pohuar se nuk ėshtė pozicioni ai qė tregon shkallėn e korrupsionit, por koeficienti. Sipas raportit tė TIA-s, Shqipėria edhe kėtė vit ka ngelur nė klasė. Pėr vitin 2007, Shqipėria ka njė pėrmirėsim nė renditje, si dhe nė koeficientet e vlerėsimit.

Klasifikimi

Shqipėria vazhdon tė cilėsohet nga raportet ndėrkombėtare si njė vend me rrezik tė lartė korrupsioni. Vendi ynė renditet nė kuotat nga vendi i 100-tė deri nė tė 105-in dhe vlerėsohet me koeficientin 2.9. Pesė vendet qė ndodhen nė vendin e 100-tė janė Shqipėria, Argjentina, Bolivia, Burkina Faso, Djibouti dhe Egjipti, tė cilat kanė tė njėjtin koeficient vlerėsimi. Pėr vlerėsimin e kuotave tė Shqipėrisė janė pėrdorur gjithsej 6 burime dhe pėr kėtė, niveli i besueshmėrisė sė kėtij indeksi ėshtė shumė i lartė. Sipas pėrfaqėsuesve tė TIA-s nė Shqipėri, ky raport ėshtė 99% i besueshėm. Drejtori i CAO-s, Kreshnik Spahiu, ka bėrė me dije se "pjesa mė negative e kėtij vlerėsimi ėshtė se Shqipėria ende figuron si vendi mė i korruptuar nė rajon, madje as Maqedonia, e cila ėshtė e parafundit nė klasifikimin pėr vendet e rajonit paraqitet afro 20 shkallė mė lart se Shqipėria nė renditje".

Renditja nė vite

Tė dhėnat e kėtij raporti tregojnė se qeveria, politika dhe administrata shqiptare nuk kanė bėrė mjaftueshėm nė lidhje me luftėn antikorrupsion. Njė vit mė parė, Shqipėria renditej nė vendin e 111-tė dhe ėshtė vlerėsuar me notėn 2.6 pėr nivelin e korrupsionit. Nė vitin 2005, i cili ėshtė edhe viti mė negativ pėr vendin tonė nė luftėn antikorrupsion, Shqipėria ėshtė vlerėsuar me notėn 2.4 dhe ėshtė renditur e 126-ta nė klasifikimin botėror. Tre vjet mė parė, midis 145 vendeve tė monitoruara nga TIA, vendi ynė ėshtė pozicionuar nė vendin e 108-tė. Nė vitin 2003, vendi ynė ėshtė klasifikuar nėn qindėshen e atyre vendeve mė pak tė korruptuara, duke kapur vendin e 92-tė nė klasifikim.

Fillimi dhe fundi

Mė pak tė korruptuar, janė vende si Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, koeficienti i tė cilėve ėshtė 9.4. Gjermania renditet nė vendin e 16-tė me koeficientin 7.8, Franca pozicionohet e nėntėmbėdhjeta, ndėrsa USA nė vendin e njėzetė. Nė fund tė renditjes botėrore pėr korrupsionin, janė vende si Somalia, Myanmar, Irak dhe Haiti, me koeficiente 1.4 dhe 1.6. Duke bėrė njė krahasim me raportin e TIA-s vitin e kaluar, Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda vazhdojnė tė kryesojnė renditjen e vendeve mė pak tė korruptuara, por kėtė vit, ato janė 0.2 nota mė pak se vitin e kaluar, ēka tregon se gjatė 2006-ės ka pasur mė pak korrupsion sesa gjatė kėtij viti. E njėjta gjė ndodh edhe me vendet e tjera. Partizane tė vendeve tė fundit nė renditje vazhdojnė tė jenė tė njėjtat vende ashtu si njė vit mė parė.

Kreshnik Spahiu: 10 kėrkesat e ndėrkombėtarėve pėr Shqipėrinė


Drejtuesi i CAO-s, Kreshnik Spahiu, ka treguar shkaqet qė vazhdojnė ta rendisin Shqipėrinė nė njė ndėr vendet me rrezik mė tė lartė korrupsioni. "Reforma nė drejtėsi mbetet njė reformė nė letėr, nėse ajo nuk shoqėrohet me reformė njerėzore", tha Spahiu, i cili kėrkoi me ngulm mbėshtetjen dhe realizimin e menjėhershėm tė reformave tė propozuara nga Presidenti i Republikės nė lidhje me reformėn nė drejtėsi. Fajtor pėr shkallėn e lartė tė abuzimit tė shtetit nga zyrtarėt e lartė, Spahiu ka dėnuar edhe ndryshimin e politikave penale nga prokuroritė, duke kėrkuar rritjen e cilėsisė sė gjykimit nga ana e gjyqėsorit. Bazuar mbi tė dhėnat e raportit tė TIA-s pėr vitin 2007, Spahiu u shpreh se kjo organizatė rekomandon "pastrimin e prokurorisė dhe gjykatave nga gjyqtarėt dhe prokurorėt e korruptuar dhe rritja e zbatueshmėrisė sė ndėshkimeve penale ndaj korrupsionit". Po kėshtu, Spahiu ka denoncuar publikisht edhe mostransparencėn e partive politike gjatė fushatės elektorale tė zgjedhjeve tė 18 shkurtit 2007, ku asnjė nga forcat politike nuk u tregua e hapur dhe e qartė nė lidhje me financat e tyre. "Kėrkohet themelimi dhe vendosja nė axhendė e transparencės nė financimin e partive politike, veēanėrisht gjatė fushatave elektorale", tha ai. Megjithėse Shqipėria ngjit shkallėt e klasifikimit botėror pėr luftėn ndaj korrupsionit, vendi ynė vazhdon tė jetė shtet i korruptuar. Ndonėse vitin e kaluar, drejtori i CAO-s i pėrcolli katėr sugjerime shtetit shqiptarė nė luftėn kundėr korrupsionit, kėtė vit rekomandimet pėr Shqipėrinė nga TIA kanė qenė mė tė mėdha nė numėr. Ndėr 10 sugjerimet qė TIA i adreson vendit tonė pėr kėtė vit veēohet pėrfundimi, shpallja dhe vėnia menjėherė nė zbatim tė strategjisė antikorrupsion, nga ana e qeverisė, thellimin e transparencės, nė funksionimin dhe organizimin e administratės publike, pėrmirėsimin e punės nė sektorėt e shėrbimit publik, ku ryshfeti mbetet nė nivele shqetėsuese. Nė renditjen e vendeve tė Ballkanit, Shqipėria ndodhet e fundit. Para saj janė vende si: Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja. Turqia, Kroacia, Greqia dhe Italia. E vetmja qė ka marrė notė kaluese nė rajon ėshtė Italia, e cila ka koeficientin mė tė lartė tė vendeve tė rajonit, tė cilat renditen ndėr mė tė korruptuarat. Italia kalon klasėn pėr shkallėn e korrupsionit me notėn 5.2, ndėrsa Greqia, Kroacia dhe Turqia ndodhen nėn notėn 5, tė pasuara nga Serbia, e cila renditet nė vendin e 790-tė me indeksin 3.4. Mėnyra e nxjerrjes sė kėtyre tė dhėnave dhe renditja e vendeve nė lidhje me shkallėn nė tė cilėn korrupsioni perceptohet se ekziston nė radhėt e politikanėve dhe zyrtarėve publikė ėshtė marrė nga sondazhet me ekspertė dhe biznese tė zhvilluara nga institucione tė pavarura dhe tė njohura. E.A




tetori


TIA monitoron qeverinė dhe administratėn


Nėn monitorimin e "Transparency International" ndodhet edhe administrata shqiptare dhe ministritė, ku niveli i korrupsionit ėshtė i lartė. Drejtuesi i CAO-s ka bėrė me dije se gjatė muajit tetor, TIA, do tė bėjė publik raportin pėrfundimtar pėr vitin 2007 pėr klasifikimin e korrupsionit nė administratėn shqiptare.

Megjithėse Shqipėria ngjit shkallėt e klasifikimit botėror pėr luftėn ndaj korrupsionit, vendi ynė vazhdon tė jetė shtet i korruptuar dhe pėrbėn njė rrezik tė lartė. Kėtė e tregon edhe fakti qė Shqipėria ėshtė shteti mė i korruptuar nė tė gjithė Ballkanin. Njė muaj pas publikimit tė klasifikimit botėror pėr abuzimet nga zyrtarėt e lartė, "Transparency International" nė Shqipėri do tė sjell edhe monitorimin e 14 ministrive dhe administratės publike.


Fokus Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:15.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.