Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 06-12-07, 20:40   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Psikoanalzia e Dashurise /Erich Fromm

Erich Fromm (1900 – 1980)

Frommi studijoi sociologjine dhe psikologjine ne Hajdelberg dhe Mynih. Doktorroj ne ne Universtitetin e Hajdelbergut (1922) … Me vone, me ftesen e shkolles se Ēikagos shkoi ne Amerike, ku ligjeroj ne disa univestitete amerikane ... Frommi eshte njeri nder perfaqesuesit e rrymes te filozofise kritike te Shkolles se Frankfurit .
Ai shkroj shume vepra, nder to :

"Njeriu i nje dimensioni"
"Anatomia e destruktivitetit njerezore"
"Arratisje nga Liria"
"Erosi dhe Civilizimi"
"Psikoanalize e Dashurise"
"Arti i te dashuruarit"
"Te kesh apo te Jesh"
"Kunderrevolucioni dhe Revolta"
"Kultura dhe shoqeria"
"Mendja dhe Revolucioni"
"Fund i Utopise"
etj ..





Psikoanaliza e Dashurise
(Permbledhje e shkurter e vepres )



Autori ne kete veper problematizon dhe analizon, duke vene ne theks rrethanat dhe faktoret qe ndikojne tek njerezit , ne ndermarrjen ne menyre te (pa) vullnetshme te veprimeve te tyre .

Frommi fillon vepren me pyetjen "Njeriu ujk apo Dele ?" Ku ne vazhden e me tejme te trajtimit te librit ai i jep pergegje kesaj pyetje; duke problematizuar natyren e qenies njerezore …. Se cka e bene njeriun te jete i dhunshem , te jete i degjueshem ....??

Duket se nje pjese e madhe e njerezve ndikohet lehte, duke lene ne dore vullnetin e tyre ndonjerit qe di te flas me ze te embel ose kercenues - (sa per ti nenshtruare) …Pikerisht mbi kete teze qe njerezit jane "dele" – diktatoret e medhenje kane ngritur sistemet e tyre . Dhe eshte pikerisht thenia qe - "njerezit jane dele dhe kane nevoje per lider qe vendosin per ta", qe asocon ne kete teze .

Mirepo, nese e kthejme koken mbrapa historia flete ndryshe ; jane pikerisht keto "dele" te cilat zhvilluan nje histori te pergjakshme te njerezimit… Diktatoret si Hitleri , Stalini kane zhdukur miliona njerez , dhe pikerisht kjo mizori e njeriut ndaj njeriut kane quar mendimtar si Hobsi ne konkluzionin se njeriu ndaj njeriut eshte ujk (homo homini lupus) .

Keto fakte kane bere qe shume nga ne sot te mendojm qe njeriu eshte ne thelb me vese dhe shkatrrues , eshte nje vrases qe mund te hek dore nga loja e vet , vetem nga frika e ndonje vrasesi me te fuqishem .
Atehere , nese ujqit duan te vrasin , delja kerkon te ndjek pas dike… Per kete arsye ujqit dergojn delen te vrase , te pres e te mbys dhe delja bindet jo sepse knaqet po duhet t’i shkoj pas dikujt …

Madje ne keto raste Frommi thote : vrasesit duhet te trillojne nje histori per fisnikerine, per mbrojtjen e lirise se kercenuar, per femijet , grate, e masakruara, nderin e prekur ..
Me kete ilustrim ,Frommi perpiqet te shjegoj , se si lider , dictator te ndryshem gjate historise arriten te manipulojne me masen nepermjet formave, metodave te ndryshme te planifikuara…

Dhjata e Vjeter – e Adamit dhe Eves , mosbindja e tyre ndaj Zotit nuk quhet mekat dhe nuk permendet kurr fakti , qe kjo mosbindje ka prishur natyren e njeriut … Ne te kunderten, mosbindja eshte kusht per ndergjegjen e njeriut , per aftesin e tij te zgjedhjes dhe se fundi , ky akt i "pare" i mosbindjes eshte hap i pare i njeriut ndaj lirise ..

Pikepamja e vjeter tregon tregon se njeriu ka dy aftesi ; ate per te kryer te miren dhe ate per te kryer te keqen…dhe ne zgjedhjen e tij nuk nderhyen as Zoti … Ne rrjedhjen e historise se Kishes Kristiane , mosbindja e Adamit u konceptua si mekat .Madje si nje mekat i rende sa per te qthurrur natyren e njeriut dhe bashke me te – ate te gjithe pasardhesve te tij !!
Ne kete veper Frommi percakton dhe pershkruan tri dukur , te cilat sipas tij perbejne rrezkik ne orjentimin njerezore :

Dashuria per vdekjen ( Nekrofilia )
Narcisizmi
Fiksimi inqestioz simbolik

Tri orjentimet e lartepermendura ne kombinim lindin "sindromen e degradimit" .

FORMAT E NDRYSHME TE DHUNES

Dhuna Ludike ( dhuna lojes – playful) – eshte forme e zakonshme dhe jo-patologjike e dhunes, qe e gjejme ne ato forma , net e cilat dhuna ushtrohet per te zhvilluar shkathtesit e jo per te shkatrruar . Dhe nuk eshte e motivuar as nga urrejtja as nga egersia (lojra luftarake).

Dhuna Reaktive- eshte dhune e perdorur ne mbrojtje te jetes, lirise , dinjitetit, prones.. Ajo merr origjinen te frika dhe pikerisht ndoshta eshte forma me e zakonshme e dhunes ; frika mund te jete reale dhe e imagjinuar, e vetedishme ose e pa vetedishme… Kjo dhune eshte ne sherbim te jetes e jo te vdekjes , qellimi i kesaj eshte te ruaj e jot e shkatrroj.

Dhuna Hakmarrese – perderisa ne dhunen reactive qellimi eshte t’i shmanget fyerjes dhe kjo i sherbene funksionit biologjike te mbijeteses.. . Kurse ne dhunen hakemarrese, fyerja eshte kryer dhe dhuna nuk luan nje funksion mbrojtes. Ajo ka funksion irracional per te fshire si me magji ate qe eshte kryer net e vertete ..

Dhuna Kompensuese- e kuptojme dhunen si zevendsuese te aktiviteteve prodhuese, e cila verehet tek njeriu impotent… Njeriu kerkon te lere gjurme te veta ne bote per ta ndryshuar , dhe aftesia e tij per te perdorur cilesit e tij – eshte potence… Dhe pershkaqe paftesie kemi impotencen nga e cila njeriu vuan . Pikerisht si pasoj e impotences kemi shfaqjen e dhunes ne forme te sadizmit.

Sadizmi –eshte deshire per t’ju sjellur njerzve dhembje , e cila per baze ka qellimin e zotrimit te plote mbi mbi nje person tjeter…Qellimi sadizmit eshteta shendrroj njeriun ne nje send ; nga dicka me shpirte ne dicka te pa shpirte, meqe nen zotrim te plote dhe absolute qenia gjalle humb cilesin thelbesore te jetes – LIRINE .

Pikerisht sadizmi si pasoj e revoltes kunder paaftesise paraqitet ne forme te dhunshme, per ta shkatrruar jeten , meqenese nuk mund te arri ta krijoj. Njerezit impotent arrijne knaqesine e tyre madhe , kur shikojn njerz te shqyer nga kafshet e egra ose njerz qe vriten me njeri tjetrin – "eshte monumenti me i mad hi sadizmit" .

Dashuria per Vdekjen ( Nekrofilia) dhe Dashuria per Jeten (Biofilia)

Person ii prirur drejt nekrofilise terhiqet dhe magjepset pas gjithēkaje qe nuk eshte e gjalle , e nga cdo gje qe eshte e vdekur : kufoma, ndyresi, feqe etj .. Nekrofil jane ata qe adhurojn te flasin per semundje, funerale , vdekje… Nekrofili zhytet net e kaluaren , e kurr ne te ardhmen. Jane te ftofte, te larget, lekura e tij duket si e te vdekurit dhe shpesh ne f ytyr duket sikur eshte duke nuhatur ndonje ere te keqe .
I kundert me orjentimin nekrofil eshte ai biofil, thelbi it e cilit eshte dashuria per jeten.

Koncepti i Narcizmit- eshte concept i zbuluar nga Frojdi i cili perdori kete term per kuptimin e dukurive te veqanta si psikoza, dashuria , frika, xhelozia , sadizmi, dhe per kuptimin e masave popullore , si psh: prirjen e klasave per besnikerin ndaj lidereve te tyre.

Psikoza- eshte nje gjendje narcizmi, ne te cilen personi ka shkputur cdo lidhje me realitetin e jashtem dhe ka zevendsuar me realitetin – me personin e vet … Per ate qe nuk e njohum psikozen eshte e nevojshme te ilustrojm nje shembull :ashtu si e gjejm te personat neurotic ose tek ata normal ; qendrimi personit ndaj trupit te vet – pjeses me te madhe te tyre ju pelqene trupi i vet , fytyra dhe pot e pyesesh nese do ta ndrrojne me nje person tjeter ndoshta me te bukur thojne menjehere jo … Narcisti nuk eshte ne gjendje te shoh dhe kuptoj gjendjen dhe situaten e tjetrit.

Narcisti qe dashuron- nje grua e cila si pergjegjet dashurise se tij . Ai nuk do te jet i gatshem te mos besoj qe ajo grua nuk e do . Ai do arsyetoj: "eshte e pamundur qe ajo te mos me doj , kur une e dua ka shume".

Thelbi eshte qe personi narcist nuk arrineta konceptoj , kuptoj realitetin e nje personi tjeter si te shkputur nga vetja . Njeriu narcizist ashtu siq e ka bere "imazhin" e vetevetes, bene te njejten gje qe eshte e lidhur me te….Lidhja narciziste e prindit me femijet ; shume prind besojn se femijet e tire ne raport me te tjeret jane me te bukur e me intelegjent ..

Rezultati me i rrezikshem i narcizmit eshte shtrembrimi i gjykimit
Objekti i narcizizimit mendohet te jet i vlefshem ( i/e mire, i/e bukur, i/e mencur) j one baze te nje gjykimi objektiv vlerash , por sepse behet fjale per MUA .


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 06-12-07 nė 21:15
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:11.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.