Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-12-07, 16:00   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Koncept pikepamjesh mbi - Identitetin kombėtar

Eshte e pa mundur kur te flasim per IDENTITETIN (cofte personal, cofte kolektiv ) , te tejkalohet Identitin Kombetar . E sidomos kur kihet parasysh periudha aktuale politike neper te cilen po kalojne shqiptaret (si nacion) ne pergjithesi …
Kur flasim per identitetet - zakonisht kjo fjale na nderlidhet, asocon ne disa sinonime , epitete e imazhe, dukje , simbole… eshte mire qe kur flitet per identitetin – kete dukuri mos ta perceptojm si nje here e pergjithemon te krijuar dhe te pa ndryshuar… Kjo me se miri mund te argumentohet , nese i bejme nje shikim te shkurter subjektivitetit personal qe nga lindja e deri ne ditet e sotme – te konstruktimit te identitetit personal …Si ka evoluar , dhe marur format gjate jetes …. Fjala identitet- nenkupton bashkesine e njerzve qe kane te njejten prejardhje ne baza etnike, gjuhsore, territoriale, kujtesat enjejta historike ..etj.

N’pergjithesi te gjitha identitetet ndahen ne dy grupe kryesore :


Identitete Kolektive : (identiteti kombetar- nacional, fetar, kulturor, social , racore)


Identitete individuale: (politik, personal, institucional).

Per t'ju pergjegj temes ne fjale , s'pari duhet te kemi nje imazh (perftyrim) lidhur me ate se ēfare kuptojm me nocionin komb, si linden ato , si u krijuan, cilat ishin rrethanat e krijimit dhe evoluimit (modifikimit , ndryshimit) gjate historise... me ēfare identifikohet nje komb ., ne ēfare identitetesh mbeshteten dhe krijohen kombet .... Apo te perdoren metodat krahasuese lidhur me krijimin e kombeve ne mardhenjet nderkombetare ... Si eshte e mundur qe qe nje popull me etni te njejet (per nga gjaku, kultura -gjuha ) te krijojne dy kombe te ndryshme … ) rast me konkret qe ekziston mund te merret si objekt studimi rasti i GJERMANISE dhe AUSTRISE )

Per Kombin ekzistojne shume shkrime te mendimtareve ,te filozofeve , te sociologeve, politikologeve , juristeve , historianeve e burrshtetaseve te cilat per nga permbajta, casja ndaj dukurise se kombit ndryshojne :

Sipas Ernes Gellner -kombet jane ne teresi konstrukte moderne te lindura nga nacionalizmi . Pra eshte nacionalizmi qe lind kombin dhe jo e kunderta . Sipas tij, kombet ne fillim as qe ekzistojne ... Nacionalizmi , sipas Gellnerit eshte : s’pari princip politik i cili permban idene se bashkesia politike dhe nacionale duhet te jene te njejta


Ndersa Benedict Anderson - Nacionalizmin e definon si nje komunitet politik imagjinar, qe eshte i imagjinuar - njesoj i limituar si per nga trashegimia ashtu edhe per nga sovranitetit. ...Eshte imagjinare ngase antaret e komunitetit kurr nuk do t’i njihnin shumicen e paraardhesve te tyre, por megjithate ne mendjet e tyre ekziston imazhi per komunitetin e tyre ...eshte e limituar sepse ka perfundimin e saj permes kufijeve pertej te cileve shtrihen kombet tjera ... Eshte legjitim sepse ka ardhur ne kohen e historise njerezore kur liria ka qene ideal i cmuar… dhe eshte imagjinare si komunitet sepse eshte i pranuar .



Sipas Anthony Smith - ne teorine e tij te <<Etno-Simbolizmit>> thote se kombet moderne jane bazuar ne grupe shume me te vjetra kulturore te cilat ai i quajti ETNI .. sipas Smith-it entia definon kufinjte brenda te cileve kombet moderne mund te formohen. Smithi pohone se etnite jane konstrukte qe rrjedhin nga atributet permanente kulturore sic jane :kujtesa, vlerat , mitet dhe simbolet ...Nacionalizmi sipas Smithi-ite nuk kerkon qe anetaret e kombit te jene te gjithe te ngjashem , por ata mjafton qe te ndiejne nje lloj solidariteti ndaj kombit dhe anetareve te tjere te kombit t tyre .


Sipas Eric Hobsbawm – nacionalizmi definohet si princip primar i cili nenkupton se bashkesia politike dhe nacionale duhet te jene unifikuese .. Ai argumenton se kombet jane konstrukte moderne dhe qe ato nuk jane etnitete te pandryshueshme , pra jane etnitete qe mund te pesojne ndryshime . Hobsbawm e sheh zvhillimin e Kombeve si proces i vendosur ne piken e gershetimit te politikave , teknologjise dbe ndryshimeve sociale, dhe ai mendon se ato duhet te vazhdojne te shihen si te tilla .
Siq dihet nacionalizmi si nje shkolle sociale, politike dhe ideologjike lindi ne Perndim si pasoj e Revolucionit Freng . Nder perkrahesi e kesaj shkolle ishte Zhan Zhak Ruso – duke insistuar qe njeriu si synim me te larte te tij te kete shtepine dhe vendin ku eshte rritur.Ai besonte se atdheu eshte zemra dhe qendra e dashurise dhe e besnikerise se njeriut dhe grupit .


Sipas Moulof-it Identieti Kombetar – kuptohet si nje bashkesi e te gjitha perkatesive (identiteteve) tona, ku ne qender te gjitheve do t’ishte perkatesia ndaj komunitetit njerzor si me e rendesishmja ., dersia ajo te behej nje dite perkatsia kryesore.

Pra siq shifet nga larte Identiteti kombetar eshte trajte e organizmit (unifikimit) te identitetit popullor …Edhe pse kur flitet per kombin dhe popullin si dy bashkesi etnike – eshte veshtire te behet dallimi njeres nga tjetra….

Pasi qe karakterisitike e popullit eshte ekzistimi i gjuhes se perbashket , ndonse kjo gjuhe ekziston ne dialekte te ndryshme , pershkak te lidhjeve te dobeta te zonave , regjioneve te ndryshme... dhe pikerisht ky parcializim , regjionalizim i jetes se ndare e te izoluar ne regjione - perbene karakteristiken themelore te popullit qe bene te dalloj nga kombi .


Faktori kryesor qe ndikoj ne formimin e kombit konsiderohet qe ishte zhvillimi i focave prodhuese , e bashke me to zhvillimi i ndarjeve te punes qe shaktoj instesifikimin e shkembimit , komunikimit ne mes zonave te ndryshme …
Kombi ne gjeneralitet mund te kuptohet si nje grup etnik i lidhur ne baze te ndarjes shoqerore te punes pergjat epokes se kapitalizmit … E qe ekziston ne kuader te nje territori unik , me jete te perbashket politike , juridike, ekonomike, sociale dhe kulturore. .

Kryesisht konstruksionet kombetare u ndertuan ne dy parime : Kulturore dhe Politike .


Kur flitet per Identitetin e Kombit te Kultures –zakonisht per referim, per shembull merret Gjermana dhe Italia… . Te kombi kultures ndenja e perkatesise se perbashket mbeshtet mbi gjuhen dhe kulturen...Ne Europen Perendimore , kryesisht pas Revolucionit Francez 1789, shtetet moderne kombetare u krijuan nga bashhkesit politike qe ekzistonin me pare, e sidomos pas miratimit te konventes te Lirve dhe te Drejtave te njeriut dhe te shtetasit ne France te cilat pas revolucionit u paraqiten si bashkesi qytetaresh … Kombi shtetit –thekson se kombi duhet te perbehet nga te gjithe ata pavarsisht nga raca ,ngjyra , besimi , gjuha …


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 10-12-07 nė 16:01 Arsyeja: gabim drejteshkrimore
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:08.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.