Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 26-12-07, 14:31   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

nga Tomė Mrijaj & Klajd Kapinova

Shtetet, kombet, qytetet, komunat, familjet, kanė historitė e tyre. Ata zėnė fill qė herėt nė shekujt e kaluar, pėr tė ardhur nė ditėt, kur studiuesit, historianėt, analistėt dhe gazetarėt gėrmojnė nė arkivat e tyre, duke ndriēuar atė pjesė tė historisė tė lėnė nė heshtje gjatė shekujve. E tillė ėshtė familja e njohur nė Kosovė e Ismet Ukė Sadikut, tė cilėn ne bashkėautorėt e librit, do tė pėrpiqemi t’a zbardhim me fakte, dokumente dhe dėshmi tė lėnė nė dorėshkrim nga bashkėkohėsit, arkivat e pasura tė "Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit", pėr tė ardhur tek arkivat private, qė ruan me kujdes e dashuri pinjolli i tyre Ismet Ukė Sadiku.
Historia e kėsaj familje tė madhe ėshtė e lidhur me historinė legjendare tė " Lidhjes sė Prizrenit", qė vetėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ka njė vijimėsi aktiviteti patriotik 40 vjeēarė (1962-2002).


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 26-12-07, 14:32   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Familja e Sadik Ramės nėpėr shekuj Nė historinė e popullit shqiptar familjet e mėdha brez pas brezi kanė transmetuar, bujarinė, trimėrinė, urtinė, mirėsinė, atdhedashurinė, duke luftuar gjithnjė me pushkė nė dorė dhe mendje tė shėndoshė nė mbrojtje tė interesave tė shenjta tė atdheut. Herė pas here, nė historinė e ēdo kombi, fati e sjell qė tė provohet forca morale dhe vendosmėria e mbijetesės sė tij. Kėto raste tė jashtėzakonshme janė "monomente tė privilegjuara", ose shpesh herė tragjike, por revalojnė fisnikėrinė e masave popullore dhe nė mėnyrė tė veēantė guximin e jashtėzakonshėm, dhe si tė thuash, fati i fton tė tregojnė burrėrinė e tyre nė formėn e saj mė tė lartė. Ata hyjnė nė larminė e heroizmit, pėr njė moment tė vetėm, qė ėshtė momenti suprem i jetės sė tyre. Dhe kėsisoj, ata bėhen heronj tė pavdekshėm me jetėn dhe veprėn nė dobi tė interesave tė larta tė kombit shqiptar, flamurit tė Skėnderbeut, qė e lanė me gjakun e vet tė pastėr. Kėtė fat dhe privilegj tė mirė e kemi ndeshur gjatė hulumtimeve tona nė tre brezni tė kėsaj familje tė njohur nė shekuj. Familjet mė tė njohura tė Kosovės ishin miq dhe bashkėpunėtorė tė ngushtė tė Sadik Ramės, gjatė luftrave qė zhvilloheshin nė Kosovė, duke filluar nga patrioti i njohur Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Azem Bejta i cili u vra nė kullėn e Sadik Ramės dhe u varros nė shpellėn e Gllarevės, Rexhep Vojvoda i Llaushes Bajraktari i Llaushes Fazli Berani, Kamber Loshi, Tahir Berisha, Ram Blaca, Banush Sadllari, Shaban Mrasori, tė cilit i masakruan 9 anėtarė tė familjes (motrėn e nanės 7-vjeēare me bajonetė) Maloket e Ploqices Lutant e Turiqevcit, Bashotet dhe Dakajt e Cerovikut nė Siēevė Bek Syla, Demush Ahmeti, Alush Cenin e Bardh Isufi, Zeqir Rexha, Qazim Bajraktari Rrust Kabashi, Ndue Perlleshi, Zef Sokoli Ali Kurtet e Cerovikut, Deli Martinet, Sali Gjoket, Zef Gjidoda, Gjon Bardhi i Dollcit, Haxhi Zeka, Gjemajl Beg Prishtina, Ferat Draga, Ramazan Jela, Karajt e Kavajės, Cen Elezi, Idriz Seferi, Murat Kaloshi, Dina Hoxha, Ibrahim Lutfija, Muharrem Bajraktari, Musa Juka, Shaq Curri, Kolė Bib Mirakaj, Duqaxhiu Rexh Alija, Dem Alija, familja Mulukaj nė Lumbardhė, Aga i Rashkovcit, Mehmet Agė Berisha, Isuf Musa Jasharit dhe i tėrė Lugu i Drinit, e sa e sa familje tė njohura tė Kosovės, ishin miq pėrsonal tė Sadik Ramės, pėr mbrojtjen e Kosovės. Edhe Azem Bejta nga plagėt e rėnda vdiq nė kullėn e Sadik Ramės nw Gjurgjevik tė madh. Mė vonė tė njėjtat familje ishin pėrkrahės tė Ukė Sadikut nė mbrojtje tė interesave tė larta tė Atdheut. Tė gjithė kėto familje tė njohura, kanė pėsuar shumė rėndė gjatė periudhės sė errėt tė komunizmit, duke kaluar nėpėr kalvarin e pėrsekutimit, masakrimeve, djegie shtėpish dhe e njėjta gjė ėshtė pėrsėrit nė fund tė shekullit XX dhe mė saktė nė vitin 1999. Ndėrsa nė ditėt tona, tė rinjtė dhe tė rejat pasatdhės pinjoll tė kėtyre dyerve tė njohura nė Kosovė, nė emigracion dhe vendlindje ndihmojnė pa kursim kėtė familje gjatė aktivitetit patriotik tė pėrhershėm tė Lidhjes sė Prizrenit nė SHBA. Familja e madhe e Gjopepė e Arapit tė Pukės, ishte e njohur qysh nė periudhėn e lavdishme tė "Heroit Kombėtar" Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. Njė pjesė e kėsaj familje u shpėrngul nė Kosovė rreth vitit 1700. Nė fillim ata zunė vend nė fshatin Nopole, Lugu i Baranit, e mė vonė nė Gjurgjevik tė Madh, ku kjo familje jeton edhe sot.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:32   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Nė vitin 1872, nga gjiri i kėsaj familje u lind "luani i Kosovės", siē u quajt nga populli Sadiku. Sadik Rama nga Gjurgjeviku, bėnte pjesė nė rajonin e Rahovecit. Ai ishte njė burrė i urtė, i menēur, largpamės dhe bujarė me zė. Ky burrė rrjedh nga fisi Berishė dhe gjithnjė gėzonte simpatinė e fisit, nė mbarė krahinėn e Dukagjinit e rrafshit (Metohi) e deri nė Berishėn e brigjeve nė Alshiēe, pėrtej katundit Iballė, rajoni i Pukės nė Shqipėrinė e Veriut. Familja me emėr tė mirė e Arapit tė Pukės, (nė Rrafshin e Kosovės), do tė njihet si familja e Sadik Ramės, njė dinasti e re, ku, aktiviteti pėr ēėshtjen kombėtare u pėrcoll ndėr brezni nga i ati, tek i biri e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė karakteristikė e Derave tė mėdha dhe princėrve, qė kanė dhėnė aq shumė pėr popujt e tyre, duke mbetur kėsisoj nė histori tė pavdekshėm.
Nacionalisti i njohur Sadik Rama, veprimtarinė e tij patriotike e filloi qysh nė rininė e tij tė hershme, duke i rezistuar me pushkė nė dorė ēdo armiku qė kishte sulmuar vendin. Nė moshėn 21 vjeēare, u dallua pėr trimėrinė e shkathtėsi nė luftėn e Drenicės 1893, kundėr pushtuesve osmanė, duke marrė famė nė tėrė Kosovėn. Drenica, ishte djepi i trimėrisė legjendare, ndonėse njė pjesė e udhėheqėsve tė saj patėn pėr fat tė keq njė fund tragjik. Drenica, gjatė shekujve ka qenė kryeqendra e zjarrit tė pashuar tė nacionalizmit, njė vullkan, ku, kishin zanafillėn e tyre shumė lėvizje tė fuqishme ēlirmtare, njė votėr e kryengritėsve tė njohur, qė luftonin pa iu trembur syri kundėr pushtuesve tė njėpasnjėshme, qė u dyndėn nė tokėn arbėrore. Kėtu patėn strehėn e tyre fatosat e denjė liridashės, si: Ali Pashė Gusia e Jakup Feri, Bajram Curri e Hasan Prishtina, Isa Boletini e Idriz Seferi, Aqif Bluta e Mulla Idriz Gjilani, Sadik Ramė Gjurgjeviku e Azem e Shote Galica, do tė lėshonte shkėndijat e veta nė vitin 1945, mbas pushtimit tė Kosovės nga Jugosllavia komuniste, duke pėrsėritė epopetė e luftrave kreshnike, nėn flamurin e kreshnikut tė Drenicės Shaban Polluzha, qė me zjarr e gjak luftarėsh vulosi shqiptarizmin e kulluar tė Dardanisė martire. Mė 14 janar 1945, u zhvillua ndeshja e parė me brigadat komuniste, e cila filloi nė majė tė Ēiēavicės ku, u zhvilluan pėrpjekje e luftime tė pėrgjakshme, pėr tė vazhduar deri nė fund tė marsit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:33   #4
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Nė fillim Beogradi nuk i dha rėndėsi kryengritjes sė Drenicės dhe sikurse kujton Sekretari i Pėrgjithshėm i Lidhjes II tė Prizrenit (1943) Tahir Zajmi: "... ky zjarm i rezistencės shqiptare mund tė shtypej e mund tė shuhej shpejt e shpejt, por tue pa se Brigadat sulmuese tė operacionit po i shgatrroheshin njena mbas tjetrės zu m’u tranditė mjaft, aqė sa po kėrcnohej edhe kryeqendra e Kosovės, Prishtina, dhe organizoj fuqina tė reja nė nji masė serjoze tue dėrgue Brigada mbas Brigadash qė humbshin efektivet e tyne nė nji mėnyrė tė tmerrėshme, sa me habitė e shqetėsue Shtabin Madhnuer, i cilli vu nė veprim edhe aviona ajrorė bombardimi dhe kishte urdhnue komanden e operacjoneve pėr masakrime nė masė dhe djegie e rrėnime katundesh e shtėpijash shqiptare. Thuhet se nė kėt rasė u dogjen e u banė hi e pluhun 44 katunde tė Drenicės dhe krejtė gjaja e gjallė e pasunija e tundėshme e banorvet u plaēkit dhe u bajt nga fuqi qeverritare.
Numri i tė ramvet ndėr ndeshjet e kėsaj lufte dhe aj i tė pushkatuemvet kalon 5000 vetėt, ndėrsa edhe aj i partizanvet komunist flitėt me siguri se nuk ka qenė ma i pakėt. Kah mbarimi i marsit nė nji ndeshje e sipėr vritėt edhe udhėhjeksi i pafat i kryengritjes, Shaban Polluzha, dhe krahu i djathėt i tij Kapiten Mehmet Gradica me shokė tė tjerė trima dhe kėshtu merr fund qindresa e Drenicės, pėr tė vazhdue tragjedija nė vende e kohna tė tjera. Edhe Salih Bajraktari i Drenicės bashkė me 7 shokė tė tjerė prej rrahjeve e torturavet kanė vdekė ndėr burgje, kurse 160 luftarė tė tjerė, djelmosha dhe burra tė plagosun e tė merdhimbė kambėsh nė luften e Drenicės, kanė vdekė ndėr male, pa pasun mundėsi, as mjetėt ma elementare me i mjekue plagėt e tru pave tė tyne. N’atė kohė asht vra edhe Shaban Sadik Gjurgjeviku bashkė me disa shokė tė tij nė nji pėrpjekje me partizanet komunist."
Sadik Rama nė vitin 1899, sė bashku me shumė krerė tė Kosovės, mori pjesė nė Kuvendin e Besėlidhjes Shqiptare tė Pejės, nė kullėn e Haxhi Zekės. Nė kryengrijen e vitit 1906-1908 kundėr turqve, mori plagė tė rėnda. Ka qenė pjesėmarrės i Lidhjes sė Junikut dhe njė ndėr udhėheqėsit e kryengrijes shqiptare tė vitit 1912, nė Rrafshin e Dukagjinit. Ashtu sikurse Mucius Scevola i Romės antike, qė vuri dorėn nė zjarr, pėr t’i treguar armikut se sa tė vendosur ishin romakėt nė mbrotjen e Atdheut tė tyre, ashtu edhe Sadik Rama dhe mė pas Ukė Sadiku dhanė shembullin e trimėrisė shqiptare qė pushtuesit serbomalazezė, italianė ta njihte kudo qė kaloi, nėpėr ēdo fushė e male, ku jehoi pushka e rezistencės antifashiste e antisllave.
Sadik Rama ka luajtur rol tė rėndėsishėm, si prijės i kryengritjes sė vitit 1919, sė bashku me Hasan Prishtinėn, Bajram Currin, Zef Gjododėn, Azem e Shote Galicėn e shumė krerė tė tjerė. Betejat zgjatėn disa javė dhe ishin shumė tė pėrgjakshme. Kėto kryengritje asgjesuan poskomandat dhe pikat kyēe tė xhandarmarisė serbe nė shumė krahina tė Kosovės. Nė njė nga artikujt e gazetės "Republika", shkruar nga Tahir C.Kėrrnaja, pėrshkruhet heroizmi i luftėtarit tė njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut. Ndėr tė tjera lexojmė: "Njė nga kėta burra tė vjetėr qė na fliste nė mėnyrė tė zjarrtė, ka qenė edhe Sadik Rama i Gjurgjevikut, patriot nga mė tė njohurit nė Kosovė, i njohur pėr trimėri e rezistencė kundėr xhandarmarisė sė Krajlit serb. Ai na tregonte pėr luftrat e bėra sė bashku me Bajram Currin, Beqir Rexhėn, kryetrimin Azem Galica dhe gruan e tij legjendare, Shote Galica, Hasan Prishtinėn, Idriz Seferin, Hoxhė Kadriun e tė tjera figura heroike tė Kosovės sė martirizuar.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:34   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Ajo kafene e vogėl nė Tiranė ishte kthyer nė njė ēerdhe tė madhe e tė ngrohtė atdhetare, ku flitej pėr Kosovėn, ku kėndohej pėr heronjtėe e punohej pėr ēlirimin e saj... Aty flitej pėr "Lidhjen e Prizrenit" dhe Kuvendin e Pejės dhe tė tjera ngjarje. Dhe ēdo bisedė pėrfundonte me njė thirrje pėr tė rinjtė: "Edhe ju, na thoshte Sadik Rama, o djemtė e mi, pasi tė kryeni shkollėn duhet tė jeni tė gatshėm e tė pėrvisheni pėr mbrojtjen e vėllezėrve e motrave tuaja qė po shtypen nė Jugosllavi".
Kryeministri i Serbisė, Nikolla Pashiqi, pėr t’ia ndalė turrin kryengrijes, qė kishte marrė pėrmasa tė mėdha, pėrdori dredhitė e tij, duke dėrguar tek Sadik Rama kolonelin Katiniq dhe Aleks Zhujeviqin, me premtime shumė tė mėdha. Ata ishin gati t’i ofronin shuma tė mėdha nė para, nėse ai pranonte tė bindej ndaj urdhėrave tė tij. Ai nuk ishte njė burrė qė shitej pėr para. Programi i kryengritjes sė vitit 1919, ishte ēlirimi i tė gjithė tokave shqiptare tė pushtuara. Meqenėse qeveria e Beogradit kishte ushtri tė pėrforcuar, solli shumė divizione tė ushtrisė dhe regjimente tė xhandarmarisė, tė cilat u vendosėn pėrreth zonave tė kryengritėsve nė tėrė Kosovėn.
Shovinistėt serbomėdhenj vranė e masakruan njerėz, rrėnuan me altileri shumė fshatra dhe plaēkitėn ēdo gjė qė gjenin pėrpara. Kryengritja e vitit 1919 u shtyp mė gjak, por lufta pėr liri nuk pushoi, Shpirti liridashės i popullit tė Kosovės nuk u shua asnjėherė.
Shefi i UDB-sė, Gojko Medenica, nė fejtonet e luftės nė Kosovė, tė botuar nė gazetėn "Veēernje Novosti" tė Beogradit, tė titulluara "Poraz pod Pashtrikom" ("Humbjet nė Pashtrik"), tė datės 22 shkurt deri mė 19 mars 1965 dhe nė gazetėsn "Rilindja" tė Prishtinės me titull: "Nata e frorit 24-26 shkurt 1965 " ndėr tė tjera thotė:
"Historia u pėrsėrit: Bijtė e atyre, tė cilėt para 20 vjetėsh lanė pushkėt dhe morėn pasaportat pėr udhėtim zėvendėsuan baballarėt e tyre rrokėn pushkėt. Kur Italia hapi kufirin ndėr tė parėt nė Prizren arriti Sadik Rama prej Gjurgjevikut. Ai qė u zemėrua me ministrin e Beogradit dhe nė oborrin mbretėror tė Serbisė, ishte nė vitet e pleqėrisė e nuk pranoi asnjė pozitė nė pushtetin e ri. Erdhii nė krahinėn e vet si "ēlirimtar" Uka, djali i Sadik Ramės, kishte mbaruar shkollėn dhe kishte mundėsi tė gėzonte detyra tė mėdha, por i la tė gjitha. E kishte marrė malli pėr ato male, nė tė cilat, si fėmijė, shihte tė atin, kaēakun, shihte pushkėn e tij dhe mendonte se kur do tė arrinte tė bėhej si i ati. U bė kryetar i komunės nė Dollc mė 1941, afėr fshatit tė tij, ndėrmejet tė vetėve".
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:34   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Por, serbėt e malazezėt e kėtij fshati e pritėn me hidhėrim ardhjen e Ukė Sadikut si kryetar, sepse e kishin njohur mirė babain e tij, Sadik Ramėn, kundėrshtarin e madh tė serbo-sllavėve. Dhe qysh nė ditėt e para tė detyrės filluan ankesat e tyre pranė xhandarmarisė italiane, tė stacionuar nė Zllakuqan pėr "keqtrajtimet" gjoja Uka atyre.
Njė ditė, kur Uka kishte thirrur nė njė mbledhje nė komunėn e Dollcit, anėtarėt e Kėshillit dhe kryepleqtė e fshatrave qė i takonin kėsaj komune, pa pritur, nė dhomėn e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierė. Si pėrkthyes, marshalli italian kishte sjellė Gjokė Marlekun, ngaqė Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhėroi Ukėn tė mbyllte mbledhjen dhe tė shkonte nė stacionin e karabinierisė nė Zllakuqan pėr njė bisedė zyrtare. Uka i thotė se mund tė bisedonin aty. Marshalli zemėrohet dhe ēon dorėn tek revolja, por Gjok Marleku ia kap dorėn marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kėrcen nga dritarja. Sipas tregimeve tė dėshmitarėve, Gjoka, i zėnė ngushtė, nė atė ēast kacafytet me marshallin. Por marshalli si ushtarak ishte shumė mė i pėrgatitur e hedh Gjokėn nė gjunjė. Palush Marleku, njė i ri i fuqishėm ia rrėmben revolen nga dora marshallit dhe Gjokės, qė ishin nė kacafytje dhe me atė armė vret marshallin dhe plagos karabinierin qė ishte shoqėrues i marshallit, i cili tė nesėrmen edhe ky vdes nga plagėt e rėnda. Por karabinieri tjetėr, qė kishte dalė nė ndjekje tė Ukės me tė dėgjuar krismat e pushkėve kthehet dhe e vret Palushin pas shpine dhe kėshtu ai mbetet i vdekur nė vedin e ngjarjes. Roja pėrsonale e Ukė Sadikut, Smajl Hajdari bėri tė pamunduren pėr tė ēarė rrethimin dhe iku.
Populli pėr kėtė episod historik, qė kishte dhe njė fund tragjik, pėrmes kėngės popullore do tė pėrjetojė gojė mė gojė brez pas brezi edhe kėto vargje:
"Kur kėrciti pushka sė pari,
prite, prite i thanė Smajl Hajdari,
Kur kėrciti pushka sė dyti,
shpejt ia ngjiti Ukė Sadiku,
Kur kėrciti pushka sė treti,
vrau marshallin me kapter Palush Marleku..."
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:35   #7
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Fatime (Tima) Ukė Sadiku, sė bashku me tė gjithė fėmijtė ishte mbėshtetur tek miqtė e familjes dhe shokėt e Sadik Ramės, si nė Kralanė, Kpuzė, Llaush, Korish, etj., vende, sepse lypeshin pėr internim nga forcat fashiste. Thuhej se edhe Uka kishte marrė njė plagė nė shpatullėn e djathtė dhe nga ai moment ishte strehuar nė Mitrovicė, qė ishte nėn okupimin e gjermanėve. Karabinierėt italianė, nė shenjė hakmarrje, tė nesėrmen pushkatuan Gjokė Marlekun nė derėn e shtėpisė sė tij. Uka qėndron nė Mitrovicė, gjer nė kapitullimin e Italisė fashiste, mė 9 shtator 1943.
Kur u kthye nga Mitrovica, e emėrojnė nėnprefekt nė Rahovec, detyrė e cila i dha mundėsi Ukė Sadikut tė organizojė forcat kryengritėse nė mbrojtje tė tokave shqiptare nga serbėt e malazezėt. Rahoveci ishte qyteti i fundit qė ra nė duart e komunistėve.
Me largimin e gjermanėve nga Kosova, vedin e goditi mortaja sllavo-komuniste e shqiptare, qė ishin betuar nė parrullėn mashtruese komuniste " vllazėrin-bashkim". Nacionalistėt kishin bėrė pėrgatitjet e duhuara pėr t’i pėrballuar hordhitė komuniste. Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari me shumė kryengritės kishin zėnė zonat rreth Rahovcit e Pėrdrinit, Mulla Kadriu vepronte nė krahinėn e Gjilanit, Adem Voca nė Mitrovicė e Shalė Bajgorės, Ndue Pėrlleshi nė Lugun e Drinit dhe Anėn e Dushkajės, Sali Rama i Rugovės vepronte gjer nė Pejė. Jehonė rezistėncės, i jep dezertimi i Shaban Polluzhės nga radhėt partizane, ku, me 10.000 kryengritės, kishin filluar luftėn nė Tėrstenik tė Drenicės. Nė kėtė rrethim ishte edhe Ukė Sadiku me forcat e tij. Aty atė e emėrojnė nėnkomandant, i cili ndihmoi Shtabin e Pėrgjithshėm tė luftės.
Mė 14 shkurt tė 1945 u zhvillua ndeshja e parė midis brigadave komuniste dhe ēetės sė nacionalistėve nė majė tė Ēiēavicės, ku u zhvilluan perpjekje e luftime tė pėrgjakshme e cila vijoi deri nė fund tė muajit mars. Lufta e Drenicės zgjati rreth dy muaj dhe i dha grusht tė rėndė armikut, duke lėnė shumė tė vrarė nė fushėn e betejės, derisa u shpartalluan mė 20-21 shkurt 1945. Nė fillim qeveria zyrtare komuniste e Beogradit nuk i dha rėndėsi kėsaj kryengritje tė Drenicės dhe "mendoj", se ky zjarr i rezistencės shqiptare mund tė shuhet shumė shpejt, mbasi ishte njė rebelizėm sporadik. Por nė tė vėrtetė, jugosllavėt kishin gabuar, sepse tė gjithė forcat e armatosura tė tyre me armatime tė mėdha, filluan tė shkatėrrohen njėra pas tjetrės.
Pas dėshtimit tė luftės sė Drenicės, Kuvendi i Dobėrdolit pati rėndėsi, pėr organizimin e forcave nacionaliste. Kuvendi, u mbajt mė 4-5 gusht 1945 nė Llugėn e Dan Pjetrit. Aty u mblodhėn 2000 luftarė e prijės ēetash tė rajoneve tė ndryshme nga Kosova, Shqipėria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Kuvendin e hapi Ukė Sadiku, i cili i dha fjalėn Prof. Ymer Berishės. Procesverbalin e mbajti Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njėzėri Ukė Sadiku, ndėrsa udhėheqės politik u zgjodh unanimisht prof.Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhėn komisarėt e ēetave kryengritėse, sipas territoreve dhe e tėrė Kosova u nda nė 12 sektorė luftarakė. Ata u quajtėn "dymbėdhjetė kėshillat". Pas Kuvendit tė Dobėrdolit, u bėnė shumė takime me popullatėn e vendit pėr organizimin dhe mobilizimin rreth organizatės "Besa Kombėtare".
Ukė Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Pėrlleshi e Prof.Ymer Berisha, u nisėn pėr njė mbledhje tė pėrbashkėt me krerėt e Shqipėrisė sė Veriut, diku nė Malin e Pashtrikut.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:36   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Ēeta e Ukė Sadikut, mbeti nėn udhėheqjen e vėllait tė Ukės, Shaban Sadikut. Data e 10 shtatorit 1945 ėshtė njė datė e paharruar pėr banorėt e Prekorupės dhe Drenicės. Nė Fushėgropė (Ēelia e Jallocit), mes maleve tė Ēelisė sė Jellovcit, brigada famkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Ēelinė ditėn e tretė tė Bajramit. Aty mbetėn tė vrarė 23 luftarė dhe 9 tė plagosur rėndė. Nga radhėt e armikut mbetėn 40 partizanė tė vrarė e dhjetra tė plagosur. Treni pa pasur vendin e stacionit tė vet, u ndal pėr tė marrė tė vdekurit dhe tė plagosurit nė radhėt e ushtrisė partizane komuniste. E kobshme ishte dita 17 shkurtit 1947, ku, nga OZN-a dhe ushtria serbo-sllave plagosej rėndė komandanti i NDSH-sė, Ukė Sadiku. Nė Sverkėn e Gashit mbeti i vrarė Qazim Bajraktari dhe Halit Sadria i Gjurgjevikut.
Pas shumė dekade tė kėsaj historie tė kobshme, nė njė bisedė me kryetarin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Ismet Berishėn, nė lidhje me arrestimin e babait tė tij, Ukė Sadikut, nga UDB-ja jugosllave, ai ndėr tė tjera thotė: "Ishim nė burg nė Rahovec, tė gjithė si familje. Mė tepėr se 300 familje miqsh, shokė, nipa dhe tė tjerė ishin arrestuar dhe dėrguar nė Bjeshkėn e Drenocit. U befasuam familjarisht, kur dėgjuam, se babai ynė ishte kapur nga UDB-ja dhe se gjendej nė burg tė Prishtinės. Unė dhe nėna shkuam pėr tė parė babain nė burg. E sollėn tė lidhur me pranga nė duar e kėmbė dhe tė gjakosur. Unė e pėrjetova shumė rėndė, kur e pashė babain nė atė gjendje. Sa herė qė e vizituam mė vonė, kam pritur deri sa babai tė afrohet tek muri, pėr tė mos ia parė plagėt. Tė them tė vėrtetėn, unė nuk e kam pyetur atė asnjėherė, se si ėshtė kapur nga UDB-ja. Por, pasi e kanė pushkatuar, nėna mė ka treguar, sipas fjalėve qė i kishte thėnė babai: "Nė shtėpinė e Din Arifit, nė Sverk tė Gashit, kemi kaluar shumė net, kurse ditėn jemi strehuar nė vend tjetėr. Para se tė afroheshim jepnim shenjė, duke pėrplasur dy gurė me njėri-tjetrin. Nė atė mėnyrė na janė pėrgjigjur edhe familjarėt. Kėtė mbrėmje gjendja ndryshoi. Kur ne pėrplasėm gurėt, u dėgjuan shumė pėrplasja (krisma gurėsh).
I them Qazimit:
- Diēka s’ėshtė nė rregull. S’ėshtė e mundur tė ketė dalė gjithė familja e Din Arifit pėr tė na pritur sonte.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:37   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

- Qazimi ma ktheu:"75 ushtarė e oficerė tė OZN-ės kanė dalė pėr tė na pritė nė befasi, duke u pėrpjekur pėr tė na futur sa mė shpejt ne grackėn e tyre. Ishte me tė vėrtetė njė gjendje shpirtėrore e tensionuar. Tash sė voni e ke humbur besimin nė ēdo kėnd."
Pa i mbaruar fjalėt Qazimi, nga ēdo anė kanė filluar tė shtėnat. Jam hedhė e s’e di as vetė se si kam shpėtuar. Por pas pak kohe, kam parė gjakun qė mė rridhte nga kėmba. E kam shtrėnguar disi me shaminė qė kisha me vete dhe nga aty jam futur nė ca rrasa, gjer sa kam parė njė njeri me qerre. Ky mė ka pėrcjellė dhe jam nisur pėr te nipat nė Cerovik. Aty m’i kanė mjekuar plagėt dhe mė kanė thėnė qė vendi ėshtė i rrethuar nga partizanėt. U thashė qė t’mė pėrcjellin gjer tek Hajdin Murga, nė Murgė. Aty bija e jonė Sela e Tahir Fazlisė, m’i ka ndėrruar plagėt dhe rrobet. Ashtu, me plagė tė lidhura, jam shtrirė nė krevat. Pas pak kohe kam dėgjuar qė dikush fliste nga jashtė. Mė njoftuan qė kishte qenė i fejuari i mbesės, Manushes, Hazir Tufa, qė punonte nė "Rilindje" tė Prishtinės, por ishte kthyer, sepse ishte shumė i zėnė me punė. Dhe sipas gjasave, Hazir Tufa kishte lajmėruar UDB-n. UDB-ja dhe partizanėt kishin pritur kur treni tė kalonte pranė Murgės, pra kur kishte zhrumė e nuk ndihej lėvizja e njerėzve dhe ishin futur brenda nė shtėpi dhe mė kapėn nė shtratin e vdekjes, pa mė dhėnė mundėsi tė kap armėn, tamam si luanin e plagosur nė strofkullėn e tij.
Mė 10 prill 1947, nė procesin gjyqėsor tė gjykatės ushtarake nė Prishtinė, tė kryesuar nga Ali Shukriu, u dėnuan me vdekje, me pushkatim:
Ukė Sadiku,
Gjon Serreqi,
Ajet Gėrguri,
Osman Bunjaku.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:38   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Me pushkatimin e babait jam betuar, se sa tė jem gjallė do tė luftoj pushtuesit jugosllav dhe veglat e tij. Nga ajo ditė, me shokėt e mi kemi organizuar minimin e hekurudhės Klinė-Prizren, kemi vėnė eksploziv pėr shkatėrrimin e ekonomisė sė shtetit jugosllav, kemi prishur telefonat, tunelet, urat, stacionet e milicisė dhe kemi ngritur flamurin shqiptar nėpėr pika tė ndryshme", thotė Ismet Berisha dhe shton: "Nė Kosovė filluan edhe burgjet e mia dhe tė familjes sime. Burgjet filluan nga Rahoveci nė Prizren, Gjakovė, Ujmir, Hereq, Gjurakoc, Pejė, nga Peja nė Novi Sad e prej andej kam ikur nga burgu, me ndihmėn e disa miqve e shokėve tė mi, duke dalė nė Austri nė vitin 1958.
Mė 7 dhjetor tė vitit 1960, arrita nė Amerikė, kur fillova jetėn time familjare dhe nė vitin 1962 kemi themeluar "Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit" nė mėrgim dhe jam nė kėtė organizatė pėr 4o vjet. Jemi pėrpjekur se si t’i vijmė nė ndihmė popullit tonė tė shumėvuajtur, nga armiqtė serbosllavė. Qysh nė demostratat e marsit e prillit tė vitit 1981, si kryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit vura ēdo gjė nė dispozicion, pėr t’i dalė nė ndihmė popullit tim. Duke fillaur me demostrata tė njėpasnjėshme, protesta, peticione, takime me senatorė, kongresistė etj.
Me daljen e UĒK-sė nė skenė, dyert e Lidhjes u hapėn me bujari dhe zyrja u kthye nė njė kazermė tė UĒK-sė dhe kėtu filloi puna pėr grumbullimin e mjeteve tė nevojshme pėr luftė. Ndėr trimat bashkėpunėtorė mund tė pėrmendi Muharrem Dovolani, Xhabir Zharku (Qorri), Florin Krasniqi, Ajshe Gjonbalaj, Xheme Hoti, Selim Berisha, Gjekė Gjon Lekaj, Veton Binakaj, Fatmir Hamza, Nazar Mehmeti, etj. Gjatė kėsaj periudhe kisha takime me Akademinė Ushtarake tė Shqipėrisė dhe UĒK-nė. Pėr disa ditė iu drejtova popullit tė Kosovės nga Radio Hajati i Sarajevės nė gjuhėn shqipe qė tė luftojnė deri nė pikėn e fundit pėr tė arritur fitoren. Kur filloi lufta nė Preshevė po ashtu ndihmova qė shqiptarėt tė arrinin lirinė. Zyra e Lidhjes sė Prizrenit nė Bronx ishte e hapur pėr ndihma. Kėshtu ndodhi edhe nė luftėn nė Maqedoni. Lidhja e Prizrenit nuk e konsideron programin e saj tė realizuar pėrderisa nuk arrihet qė edhe shqiptarėt nė Ēamėri, Preshevė me rethinė, nė Mal tė Zi e Pazarin e Ri tė realizojnė aspiratat e tyre pėr t’u bashkuar", thotė kryetari i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Pas 43 vjetėsh nė mėrgim u ktheva nė Kosovė shumė i pėrmalluar. U ula dhe e putha tokėn e Kosovės, tregon Ismet Berisha:"Gjatė kėtyre viteve pashė shumė vende dhe qytete tė bukura tė botės, por Gjurgjeviku im m’u duk mė i miri." Edhe babai i tij, Ukė Sadiku kur ishte kthyer nė atdhe pas 20 vjetėsh, kishte puthur tokėn e vendlindjes. Kėshtu bėri edhe i biri i Ukės, Ismeti, pas 43 vjetėsh, duke puthur me mall tokėn e mėmėdheut tė dashur.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 26-12-07, 14:39   #11
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

"Kosova mė dha njė jetė tė re, pėr tė jetuar dhe pėr tė ndihmuar deri nė arritjen e pavarėsisė dhe plotėsimin e aspiratave tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr bashkimin e tė gjithė trojeve shqiptare", thotė Ismet Berisha. Me kullėn legjendė tė Sadik Ramės lidhen shumė kujtime. Kullės, ia vunė flakėn nė periudhėn e Pashiqit, gjithashtu serbo-sllavėt e dogjėn pėrsėri nė kohėn e Ukė Sadikut. Tani sė fundi kulla u rrėnua krejtėsisht nė vitin 1998. Por me Kosovėn e re, mė e fortė se kurrė, do tė ngrihet kulla kala e Sadik Ramės.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 20:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.