Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 27-12-07, 00:32   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Kush ishte Mehė Uka

I burgosur politik si anėtar i LPRK-sė.
Nė vitin 1996 ėshtė vra.
Shtabi i UĒK-sė e ka shpall hero i popullit tė Republikės sė Ksovės, i ka ndarė gradėn e Gjeneral Major, e njė brigadė e UĒK-sė mbante emrin e tij, (Ukė Meha).

Ka disa spekulime se pas hyrjės sė forcave tė NATOS i janė marrė tė gjitha dekorimet/nderimet.
A ėshtė e vėrtetė kjo?


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-12-07, 00:24   #2
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kush ishte Ukė Meha?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga deshira
Edhe ti temen qe e paske hap tani, une nuk e di cka ka ndodh pas hyrjes se NATO-se me te por e di qe.

Ka qen njeri i UDBES e edhe gjat qendrimit ne burg edhe kur ka dal prej burgut ka qen i ngarkuar pėr percjelljen e Adem jasharit, besoj se te mjafton kaq.

a ka mundsi ma shum informata ku ishte i lindur qka ka punue ma heret se une per her tė par po ndegjoj per ket emer
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 08:11   #3
luan_i
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Postime: 1,846
luan_i e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kush ishte Ukė Meha?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga deshira
Edhe ti temen qe e paske hap tani, une nuk e di cka ka ndodh pas hyrjes se NATO-se me te por e di qe.

Ka qen njeri i UDBES e edhe gjat qendrimit ne burg edhe kur ka dal prej burgut ka qen i ngarkuar pėr percjelljen e Adem jasharit, besoj se te mjafton kaq.
dėshira. Nga i ke ti kėto informacione? Tė lutem zgjerohu pak mė shumė. Respekt
luan_i Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 15:32   #4
gjini
 
Avatari i gjini
 
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
gjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėmgjini i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush ishte Ukė Meha?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga deshira
Edhe ti temen qe e paske hap tani, une nuk e di cka ka ndodh pas hyrjes se NATO-se me te por e di qe.

Ka qen njeri i UDBES e edhe gjat qendrimit ne burg edhe kur ka dal prej burgut ka qen i ngarkuar pėr percjelljen e Adem jasharit, besoj se te mjafton kaq.
Nese e keni fjalen per MEHė Uken ju tregoj se kjo qka shkruan ti ketu eshte rrene e kulluar e nese shkruani per ukė mehen ate nuk e njof.
gjini Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 18:36   #5
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Une e di se nje Brigad e UCK-s e mban emrin e Mehė Ukes e sdi se mundet me kon njeri i UDB-s kur brigada e UCK e mban me krenari emrin e tij!!!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 18:47   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
Une e di se nje Brigad e UCK-s e mban emrin e Mehė Ukes e sdi se mundet me kon njeri i UDB-s kur brigada e UCK e mban me krenari emrin e tij!!!

me sa mė kujtohet kjo brigad ka qen nė zonen e SHALES
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 20:01   #7
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Pėr Dilaverin,
Nėse kėrko informata pėr Mehė Ukėn, mund tė gjesh nė njė libėr tė shkruar nga Reshat Badallaj, ku pėrshkruhet e tėrė jeta e tij!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga deshira
Edhe ti temen qe e paske hap tani, une nuk e di cka ka ndodh pas hyrjes se NATO-se me te por e di qe.
Ka qen njeri i UDBES e edhe gjat qendrimit ne burg edhe kur ka dal prej burgut ka qen i ngarkuar pėr percjelljen e Adem jasharit, besoj se te mjafton kaq.
Unė nuk e di se ku qenke informuar qė paska qenė njeri i UDB-ės, i ndjeri Mehė Uka?
Mehė Uka ka qenė njė atdhetar dhe veprimtar i madh i ēėshtjes kombėtare. Ai ka qenė njė urė-lidhėse para lufte nė mes faktorėve ushtarak dhe atyre politik (jo LDK-sė, se ata nuk kanė pranuar oferta tė tilla!). Ai ėshtė vrarė nė pritė nga policia serbe duke shkuar nė Shalė tė Bajgores nė njė takim me disa ushtarakė tė UĒK-sė.
Andaj, nuk do ishte mirė tė ia futėsh kot, kur nuk di gjė pėr tė!
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 21:01   #8
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga sunshine
Pėr Dilaverin,
Nėse kėrko informata pėr Mehė Ukėn, mund tė gjesh nė njė libėr tė shkruar nga Reshat Badallaj, ku pėrshkruhet e tėrė jeta e tij!

Kam pas rastin te lexoj monografinė e Reshat Badallaj kushtuar Mehė Ukės.

Kėtė monografi e bajnė tė plotė Kujtimet e shoqes sė Mehės, Resmije Badallaj.
Ajo qė kam kuptuar nga kjo monografi ėshtė se nė te Meha paraqitet si veprimtar i madh i ēėshtjes kombėtare, por qė mjerisht lihet tė nėnkuptohet; Meha u vra nga policia serbe por ishte ose ishin shoku/ėt e tij qė e hodhėn nė pritė tė tyre. Mjerisht as vet Resmija nuk i din cilėt ishin apo me kė ishte Meha ditėn e vrasjes sė tij.
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 23:41   #9
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Ne kete intervist te Rexhep Selimit dhene Gazetes Qlirimi si organ i LKQK-s,shihen disa perqarje dhe jon disa elemente te atentateve qe kan ndodh nga ky klan qe e mori ne dor UCK-n,dmth eliminoi udheheqesit kryesor te UCK-s,per t'u futur ne Kosove Hashim Thaqi pas marsi te vitit 98,ose pas Vrasjes(atentatit te pergatitut nga po kta njerz) se Adem Jasharit.

Lexoni eshte shum interesante,ka gjasa se edhe Mehe Ukes i eshte pergatitur atentat!!

DOSSIER
Intervisė me Rexhep Selimin
Idealistėt (unė) krijojnė njerėz tė mėdhenj (Hashim Thaēin) dhe shpeshherė janė viktima tė tyre
Intervistuar nga Shkėlzen Gashi
Kur kanė filluar saktėsisht negociatat pėr arritjen e marrėveshjes mes UĒK-sė dhe LKĒK-sė?
Ndonėse kanė shkuar dhjetė vite kjo nuk do tė thotė se janė harruar ngjarjet. Unė nuk dua t’i quaj negociata sepse natyra e punės qė kemi bėrė nuk mė lejon t’i quaj negociata, por do t’i quaj pėrpjekje pėr t’u bashkuar njerėzit nė luftėn qė e kishte nisur UĒK-ja. Kjo ka ndodhur fillimisht nė fundin e vitit 1996. Kanė qenė disa rrethana tė caktuara qė kanė bėrė qė unė tė jem protagonist i kėsaj ngjarjeje. Nė tetor tė vitit 1996, pas shumė aktiviteteve si pjesėtar i UĒK-sė, mė ėshtė dashur tė kaloj nė arrati sepse pėr mua ėshtė lėshuar fletarrest nga Serbia. Prej asaj kohe kam qenė nė zona tė ndryshme, kryesisht nė Prekaz dhe kam pasur kontakte tė pėrhershme me Adem e Hamėz Jasharin, por edhe me Sahit Jasharin dhe shokėt tjerė. Sahit Jashari mė ka njoftuar se ka ardhur njė njeri nga LKĒK-ja nė njė fshat nė afėrsi tė Skenderajt, nė fshatin Klinė. Me kėtė njeri Sahit Jashari kishte lidhje familjare. Ky njeri ishte Mehė Uka. Mehė Uka kishte ardhur qė tė bie nė kontakt me dikė nga UĒK-ja pėr tė biseduar me ne pėr njė ēėshtje tė madhe. Ne jemi dakorduar qė tė kontaktojmė dhe unė mezi s’kam pritur qė tė takohemi me LKĒK-nė dhe atė pėr dy arsye: e para, sepse kemi dashur qė tė bashkohemi nė mėnyrė qė lufta jonė tė ketė pėrmasa mė tė mėdha dhe tė jetė mė e organizuar dhe, e dyta, tė sqarohemi rreth qėndrimit tė LKĒK-sė pėr luftėn dhe organizimin e UĒK-sė, tė cilin qėndrim ata e patėn shprehur nė njė numėr tė jashtėzakonshėm tė gazetės “Ēlirimi”, i cili shkrim nuk mė ėshtė dukur me vend...
Ky shkrim pėr tė cilin po flisni ju nuk ėshtė botuar nė kėtė kohė sepse “Ēlirimi” i jashtėzakonshėm ėshtė botuar mė vonė...
Nė atė kohė ėshtė botuar sepse unė po flas pėr fundin e vitit 1996...
Po pra! E “Ēlirimi” i jashtėzakonshėm ėshtė botuar nė janar tė vitit 1997, kurse ju keni bėrė pėrpjekje qė tė bashkoheni nė fund tė vitit 1996...
Ndoshta nuk ka qenė ashtu. Mund tė gabohem. Sidoqoftė, shkrime tė vazhdueshme nė Ēlirim ka pasur. Nė kontaktin e parė me Mehėn jemi dakorduar qė tė dy qė tė bisedojmė se ēfarė mund tė bėjmė nė tė ardhmen. Meha ėshtė prezantuar si i dėrguari i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LKĒK-sė pėr tė bėrė njė takim tė nivelit tė lartė mes UĒK-sė dhe LKĒK-s dhe ky takim tė ketė karakter tė njė bashkėveprimi nė terren kundėr forcave tė okupatorit serb. Jemi dakorduar pa asnjė rezervė dhe menjėherė kemi filluar tė diskutojmė se ku dhe kur duhet tė takohemi. Takimi mė i lehtė do tė ishte nė njė zonė tė lirė, pra nė Prekaz sepse Prekazi qė nga viti 1992 ka qenė zonė e lirė ngase ne kemi vepruar dhe qėndruar hapur nė Prekaz dhe ka mundur qė shumė lehtė ta zhvillojmė kėtė takim nė Prekaz. Po-ja ime nė kėtė rast, kuptohet me mandatin e shokėve tė mi, ka qenė ‘po’ pa rezervė. Kemi pasur nevojė pėr njerėz dhe lufta jonė ka pasur nevojė qė tė zhvillohet edhe mė tutje. Pra, ky ka qenė takimi i parė me Mehė Ukėn, do tė thotė nė nėntor tė vitit 1996. I kam thėnė Mehė Ukės se ne jemi tė gatshėm qė t’ju presim nė Prekaz. Pas njė jave ai ėshtė kthyer me shumė entuziazėm prapė tek ne dhe na ka thėnė qė shokėt e LKĒK-sė kanė kėrkuar qė takimi tė mbahet diku tjetėr, por jo nė Prekaz. Ne jemi ēuditur pse diku tjetėr, e pse jo nė Prekaz. Dhe pas disa takimeve duke u pėrpjekur qė ta ndėrrojnė vendin e takimit, Meha vjen sėrish nė Prekaz dhe thotė: a mund tė takohemi nė Mitrovicė. Unė jam habitur dhe kam thėnė pse duhet tė takohemi nė Mitrovicė dhe tė kemi shqetėsim sigurinė tonė gjatė takimit, kur njė takim tė tillė mund ta mbajmė nė Prekaz. Por, pėr shkak tė rėndėsisė sė takimit, pas konsultimit me shokė jemi dakorduar, pra kemi thėnė po, ndonėse nuk kemi menduar se ka qenė forma mė e mirė qė takimi tė zhvillohet nė Mitrovicė pėrkatėsisht nė Shipol. LKĒK-ja nuk na tha vendin saktė se ku duhet tė takohemi, me siguri pėr shkak tė konspiracionit, por, ata e morrėn pėrsipėr sigurinė tonė. Ka qenė shumė rrezik sepse atė kohė unė kam qenė njėri ndėr njerėzit mė tė kėrkuar nga Serbia. Ne e planifikuam sigurinė tonė gjatė rrugės. Mė 29 dhjetor 1996, nė ora 18:00, Mehė Uka vjen te shkolla nė Prekaz tė Epėrm. Ka qenė e paraparė qė unė dhe Sahit Jashari tė jemi nė veturėn e Mehė Ukės, kurse njė veturė tjetėr me shokėt tonė tė jetė para ose pas nesh, ku ka qenė paraparė tė jetė Sylejman Selimi, Mujė Krasniqi dhe Musa Jashari. Ka qenė dimėr dhe ka pasur shumė borė. Diku rreth orės 15:00 Sahit Jashari pėrafėrsisht 2-3 kilometra larg shtėpisė sė tij plagoset aksidentalisht shumė rėndė nga njė shok i tij, i cili tash nuk jeton mė. Pra, plagoset nė kėmbė dhe nga ajo plagė qė ka marrė atėherė vuan edhe sot. Unė kam qenė nė shtėpinė e Sahit Jasharit. Mė thėrrasin pėrmes radio lidhjes qė tė shkojė te Sahit Jashari (diku 2-3 km larg shtėpisė sė tij). Kemi shkuar dhe e kemi parė Sahit Jasharin tė plagosur shumė rėndė nga qiftja do tė thotė arma e gjuetisė. Ka qenė i plagosur nė kėmbė dhe njėrin asht tė kėmbės e ka tė kėputur. Ėshtė dashur qė ta dėrgojmė menjėherė nė shtėpi, t’ia japim ndihmėn e parė dhe ta kėrkojmė mjekun. Jemi angazhuar qė tė gjithė – Ademi, Hamza, unė dhe tė tjerėt – rreth Sahit Jasharit duke ia lidhur kėmbėn ngase ka pasur gjakderdhje jashtėzakonisht tė madhe. Nė ndėrkohė kemi marrė masat pėr ta gjetur njė mjek. Sylejman Selimi dhe Asllan Selimi e kanė gjetur mjekun nė Mitrovicė, dr. Bajram Rexhepin. Derisa kėta e kanė kėrkuar mjekun, unė kam kėrkuar prej Mujė Krasniqit dhe Bashkim Jasharit qė tė dalin nė Prekaz nė ora 18:00 te shkolla dhe tė takohem me njė njeri me syza dhe t’i thuhet se pėr rrethana tė caktuara nuk mund tė takohemi sonte ngase Xhema (ky ka qenė pseudonimi im para Mehė Ukės) ka njė problem, pra nuk kam dashur t’i them se Sahiti ka problem pėr shkak tė afėrsisė familjare qė Mehė Uka ka pasur me Sahit Jasharin.
Pse nuk ke shkuar nė takim?! Ju mjek nuk keni qenė?!
Mjek nuk kam qenė, por meqenėqė ėshtė shtyrė tri-katėr herė takimi nuk prishė punė qė tė shtyhet edhe njė herė. Kjo ishte hera e parė qė ne kėrkonim tė shtyhej takimi. Dhe, nė fund tė fundit, roli im ka qenė vendimtar sepse po tė mos isha unė ndoshta nuk do tė gjendej mjeku. Sidoqoftė, Mujė Krasniqi dhe Bashkim Jashari janė takuar me tė dhe i kanė pėrcjellė porosinė. Meha ka thėnė se nuk prishė punė. Takohemi ndonjėherė tjetėr. Pastaj ka ardhur Bajram Rexhepi dhe ėshtė bėrė sanimi i plagės dhe ka sugjeruar qė tė operohet. Cfarė ka ndodhur tash?! Atė natė ne nuk kemi marrė vesh asgjė. Tė nesėrmen kemi marrė vesh se Mehė Uka duke u kthyer pėr nė Mitrovicė ėshtė vrarė. Lajmi i parė te ne ka ardhur se ėshtė vrarė, kurse te familja ka shkuar lajmi se ka pasur aksident dhe ėshtė vrarė. Pas vrasjes sė Mehė Ukės, njė kontakt indirekt, e mė vonė edhe direkt, e ka mbajtur motra e Mehė Ukės, nė shtėpinė e sė cilės, siē e kam marrė vesh mė vonė, ka qenė e paraparė tė mbahet takimi. Pas disa ditėve, prej familjes sė Mehė Ukės kemi marrė vesh se ėshtė vrarė Mehė Uka. Shokėt qė i kemi pasur nė Prekaz tė Epėrm na tregojnė se diēka e madhe ka ndodhur ngase nė rrugėn Broboniq-Shipol ka pasur lėvizje tė mėdha tė forcave serbe dhe ka pasur fishekzjarrė. Bile-bile, thonė ata, kemi shkuar nė vend tė ngjarjes dhe kemi gjetur kėto mjete ushtarake: bomba, gryka tė trombllonit, lloj gazi helmues (prodhim i ushtrisė jugosllave apo ruse) dhe pastaj edhe vetė banorėt e fshatit Lushtė dhe Shipol kanė dėshmuar se ka pasur forca tė mėdha. Makina me tė cilėn ėshtė kthyer Mehė Uka nuk ka qenė e dėmtuar sikur tė ketė pasur aksident trafiku sepse vetėm nė derė e ka pasur njė vijė nga njė makinė pėr pastrimin e borės. Sido qė tė jetė, unė kam pritur javėn e parė, por edhe javėn e dytė qė tė vijė dikush nė Prekaz dhe tė pyes se ēka nuk ėshtė nė rregull, dhe tė pyesin se si ėshtė vrarė shoku i tyre, nė ēfarė rrethana ka ngjarė njė gjė e tillė dhe deri ku kanė shkuar punėt rreth takimit e kėshtu me radhė. Kjo jo qė nuk ka ndodhur atėherė, por, ēuditėrisht, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur asnjėherė. Kėtė ngjarje jam pėrpjekur ta lė tė shkruar edhe gjatė luftės qė sė paku tė dihet se ēfarė ka ndodhur me vrasjen e Mehė Ukės, ndonėse atė kohė ėshtė konsideruar si vrasje enigmatike. Kėtu nuk ka asnjė pikė enigme. Ne jemi takuar me motrėn e Mehė Ukės mė pas, e cila e kishte ditur se ne do tė shkojmė nė shtėpinė e saj dhe qė kemi pasur tė takohemi me krerėt e LKĒK-sė. Prapėseprapė kam bėrė pėrpjekje qoftė edhe pėrmes saj tė takohem me dikė tė LKĒK-sė dhe t’ia shpjegoj se ēfarė ka ndodhur dhe si ka ndodhur dhe tė vazhdojmė kontaktet pėr bashkimin tonė. Deri nė prill tė vitit 1998 nuk ka pasur ndonjė shenjė pėr tė vazhduar pėrpjekjet pėr bashkimin tonė. Gjatė kėsaj periudhe UĒK-ja ėshtė rritur shumė.
Nė kėtė kohė, pra nė mes tė vitit 1998, UĒK nuk ka qenė mė e madhe se LKĒK-ja...
Nuk e di! E di se ne nė vitin 1998 jemi rritur shumė. Nė maj kemi rėnė nė kontakt – me iniciativėn e tyre - me krerėt e LKĒK-sė. Jemi takuar nė maj tė vitit 1998 nė fshatin Aēarevė. Qėndrimi i LKĒK-sė ka qenė qėndrim parimor. Shumė korrekt. Ju pata thėnė se ata ėshtė dashtė ta mbėshtesin UĒK-nė tė parėt. LPK-ja veē e kishte mbėshtetur UĒK-nė...

Vazhdon....
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 23:44   #10
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Pse nuk ka pasur pėrpjekje mė herėt pėr t’u bėrė bashkė, pra pas 30 dhjetorit tė vitit 1996 dhe para 11 majit tė vitit 1998...?!
Nuk dua t’i shmangem pyetjes, por mbase kėtė pyetje ėshtė mė mirė t’ia shtroni atyre ngase ata e kanė ditur se ku ėshtė adresa e UĒK-sė, ndėrsa unė nuk e kam ditur se ku ėshtė adresa e LKĒK-sė...
A mos ka ndikuar “Ēlirimi” i jashtėzakonshėm qė ju tė mos afroheni?!
Tek unė dhe te bashkėluftėtarėt e mi “Ēlirimi” i jashtėzakonshėm nuk ka pasur as ndikimin mė tė vogėl. Kemi bėrė punė tė madhe qė numri i “Ēlirimi”-t tė jashtėzakonshėm tė mos ketė ndikim. Mua nuk mė ka pėlqyer ajo qė ėshtė shkruar nė “Ēlirimi”-n e jashtėzakonshėm.
Pse s’t’ka pėlqyer?
Nuk mund tė them se ėshtė dėnuar lufta e UĒK-sė, por nuk ėshtė pranuar forma e veprimit tė UĒK-sė dhe ėshtė quajtur formė terroriste...
Ju mendoni se nuk ka qenė terroriste forma e veprimit tė UĒK-sė nė fillim?!
Pse ju mendoni qė ka qenė terroriste?
Unė po ju pyes juve: mendoni se nuk ka qenė terroriste forma e veprimit tė UĒK-sė nė fillim?!
Tė them tė drejtėn unė nuk kam nevojė ta arsyetoj se a ka qenė terroriste a jo. Objektivi i UĒK-sė dhe forma e veprimit nuk ka pasur tė bėjė asgjė me terrorizėm. Ti ndoshta nuk e kupton se ēka do tė thotė terrorizėm. Objektivi i UĒK-sė kanė qenė forcat policore dhe ushtarake tė Serbisė.
Objektivi ka qenė nė rregull, por, s’mund tė thuhet se edhe forma ka qenė nė rregull...
Edhe forma ka qenė nė rregull. Ma thuaj ti njė veprim qė s’ka qenė nė rregull!
Ka pasur raste kur ju keni sulmuar objekte qė e keni ditur se janė me civilė...
A ėshtė varrė ndonjė civil?!
Kjo nuk ėshtė me rėndėsi! Me rėndėsi ėshtė qė ju keni sulmuar dhe ka mundur tė vritet ndonjė civil...
Raste tė tilla ka pasur! Nė fakt, nuk ka pasur!
Pėr shembull, aksioni nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė “Dr. Ali Sokoli” nė Prishtinė, tė cilin aksion UĒK-ja e ka marrė pėrsipėr dhe dihet fare mirė se aty ka pasur vetėm civilė tė nacionalitetit serb...
Ne e kemi marrė pėrsipėr atė aksion dhe ne e kemi bėrė atė aksion. Nė oborr tė shkollės nuk ka pasur asnjė njeri, pra bomba ėshtė hedhur nė oborrin e shkollės dhe nėse iu kujtohet komunikata qė ka nxjerrė UĒK-ja ka qenė njė mesazh pėr kolonėt serbė qė janė kthyer nga njė luftė nė njė luftė tjetėr. Ky nuk ka qenė akt terrorist, por njė manifestim politik. Kėto gjėra ndodhin...
A e keni ditur ju qė nė atė objekt ka pasur vetėm civilė dhe a e keni ditur se nė bazė tė Konventės sė Gjenevės tė vitit 1949 nuk keni tė drejtė tė sulmoni nė njė objekt ku ka civilė...
Mua mė ka interesuar liria ime. Dhe mė ka interesuar qė tė pėrdor mjetet dhe format mė tė mira dhe prapėseprapė mendoj se e kemi bėrė punėn mė tė duhur. A ėshtė terrorizėm pse ata e kanė dėgjuar njė krismė?
Ju e keni ditur se aty ka civilė dhe keni hedhur bombė! I keni shqetėsuar! I keni terrorizuar!
Punė e madhe nėse janė shqetėsuar! Ata njerėz kanė ardhur nga njė luftė, pra nga Kroacia dhe Bosnjė Hercegovina dhe njė krismė mė shumė pėr ta nuk ėshtė asgjė.
Mė e rėndėsishme ėshtė liria jonė! S’ka rėndėsi se a e terrorizojmė dikė pėr ta arritur lirinė?!
Po pra!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 23:45   #11
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Ok, kthehemi te 11 maji i vitit 1998! Ēfarė ėshtė bėrė mė 11 maj?! Ēfarė keni nėnshkruar?!
Nė takimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm qė ėshtė mbajtur nė Likoc disa ditė para se tė arrihet marrėveshja UĒK-LKĒK, e kam njoftuar SHP pėr idenė e LKĒK-sė qė tė bashkohemi. E kam marrė mandatin e tyre qė tė takohem me LKĒK-nė – nė atė kohė unė kam qenė shef i drejtorisė operative – dhe nė pėrputhje me detyrėn time e kemi bėrė marrėveshjen, e cila, nė fakt, ka qenė marrėveshje teknike. Kjo marrėveshje mė vonė do tė implementohet nė aspektin operativ, pra nė aspektin ushtarak. LKĒK-ja ka insistuar qė tė bėjė njė marrėveshje nė dy segmente: nė aspektin ushtarak dhe nė aspektin politik. Jemi dakorduar dhe kemi bėrė njė marrėveshje, tė cilėn unė nuk e kam sepse nė atė kohė e kam dorėzuar nė SHP, pra nė G1, do tė thotė nė arkivat e UĒK-sė. Pra kemi bėrė marrėveshje vetėm nė aspektin ushtarak dhe i jemi pėrmbajtur plotėsisht tė dyja palėt. Kurse nė aspektin politik unė s’kam pranuar tė bisedoj ngase nuk ka qenė lėmi imja. Kemi lėnė rrugėt e hapura qė ata t’i vazhdojnė bisedimet me Drejtorinė Politike pėr arritjen e marrėveshjes nė aspektin politik. Nė aspektin ushtarak marrėveshja ėshtė realizuar plotėsisht. Aty shkruan fare qartė se tė gjitha efektivat qė ka LKĒK-ja i bashkėngjiten njėsiteve mė tė afėrta tė UĒK-sė dhe futen nėn komandėn e UĒK-sė.
Ēka ka pėrmbajtur pika e dytė, pra aspekti politik?
Afėrsisht ka qenė ndėrtimi i njė pėrfaqėsimi politik mes UĒK dhe LKĒK-sė. Nė atė kohė kjo s’m’pat pėlqyer, por si formė ka mundur qė tė bėhemi bashkė...
Ju keni nėnshkruar se do ta bėni pra Frontin Politik Ēlirimtar?!
Nuk ėshtė e nėnshkruar. Ne kemi nėnshkruar pėr aspektin operativ dhe kėtė e kemi realizuar. Nė marrėveshje thuhet se do tė hapet rrugė pėr realizimin e pėrfaqėsimit politik. Pjesėn time tė marrėveshjes e kam realizuar.
Vetėm pak: marrėveshja ka dy pika: aspektin ushtarak dhe aspektin politik. Ėshtė nėnshkruar nga tė dyja palėt, pra nga Rexhep Selimi nė emėr tė UĒK-sė dhe nga Sabit Gashi nė emėr tė LKĒK-sė. Pika e dytė e marrėveshjes po thotė se duhet krijuar Frontin Politik tė Luftės, i cili do tė angazhohet nė mėnyrė intensive pėr bėrjen e politikės sė luftės dhe se rreth ēėshtjes sė Frontit Politik tė Luftės u vendos qė tė punohet intensivisht nga tė dy palėt pėr tė realizuar sa mė parė kėtė objektiv prioritar tė luftės sonė tė pėrbashkėt. Pse nuk ėshtė realizuar pika e dytė?! Ju keni nėnshkruar se duhet bėrė Frontin Politik!
Aty po thuhet u vendos qė tė punohet intensivisht nga tė dy palėt pėr tė realizuar sa mė parė kėtė objektiv prioritar tė luftės sonė tė pėrbashkėt. E tash a ėshtė punuar intensivisht apo jo nuk dua tė paragjykoj. Kjo nuk i pėrket lėmisė sime. Tė sugjeroj qė nė intervistat tjera t’u drejtohesh atyre qė kanė qenė pėrgjegjės pėr politikė nė UĒK.
Ti nuk mban pėrgjegjėsi pėr pikėn e dytė tė marrėveshjes?!
Absolutisht jo!
Dhe po pajtohesh qė kjo pikė nuk ėshtė realizuar fare?!

Pika e dytė nuk ėshtė plotėsuar!
Pse nuk ėshtė plotėsuar?!
Nuk e di, por e di se prej kur ėshtė nėnshkruar marrėveshja mes UĒK-sė dhe LKĒK e deri nė Konferencėn e Rambujesė ka pasur kontakte mes kėtyre dy subjekteve pėr realizimin e pikės sė dytė tė marrėveshjes...
Prej kur ėshtė nėnshkruar marrėveshja mes UĒK-sė dhe LKĒK e deri nė Konferencėn e Rambujesė, Drejtoria Politike nuk ėshtė takuar asnjėherė me pėrfaqėsuesit e LKĒK-sė edhe pėrkundėr pėrpjekjeve tė kėtyre tė fundit...
Kjo nuk ėshtė e vėrtetė!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-12-07, 23:46   #12
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Kush ishte Mehė Uka

Kėshtu po thonė tė gjithė anėtarėt e LKĒK-sė qė kam intervistuar pėr kėtė problem: Fatmir Humolli, Sabit Gashi, Agim Kuleta...
Kėshtu po thotė Fatmir Humolli?!

Kėshtu po thonė tė gjithė! Kanė shkuar pėr t’u takuar me SHP dhe ata s’kanė dalė nė takim...
Kujtojau njė takim para Konferencės sė Rambujesė, pra pasi qė ėshtė marrė vendimi qė tė merret pjesė nė Konferencėn e Rambujesė...
Po, por nė kėtė takim nuk ėshtė biseduar rreth krijimit tė Frontit Politik Ēlirimtar...
Mirė de, mė lejo ta pėrfundoj tash unė. Kujtojau atyre qė nė Lladroc kanė pasur njė takim ku ėshtė biseduar edhe pėr Rambujenė edhe pėr pėrfaqėsimin politik tė UĒK-sė dhe ėshtė biseduar edhe pėr mosangazhimin rreth krijimit tė Frontit Politik tė UĒK-sė. Nuk qėndron fakti se LKĒK nuk ėshtė takuar kurrė prej majit 1998 me Drejtorinė Politike tė UĒK-sė.
Prej majit tė vitit 1998 e deri nė shkurt tė viti 1999 nuk ėshtė takuar asnjėherė! Dhe nė takimin qė ėshtė mbajtur nė shkurt tė vitit 1998 nuk ėshtė vendosur gjė rreth krijimi tė Frontit Politik Ēlirimtar... Pėr mė shumė, UĒK-ja e ka shkelur kėtė marrėveshje tė cilėn ti e ke nėnshkruar nė emėr tė UĒK-sė. Shkelja e parė ėshtė emėrimi i zėdhėnėsit tė UĒK-sė...
Ne jemi marrė vesh qė tė angazhohemi rreth krijimit tė frontit politik...
Por ju s’jeni angazhuar...
Ku e di ti qė s’jemi angazhuar?!
S’jeni angazhuar sepse prej 11 majit tė vitit 1998 deri nė shkurt tė vitit 1999 nuk jeni takuar asnjėherė...
O vėlla, UĒK-ja ka qenė faktor. UĒK-ja ka pasur strukturė. Nė kėtė kohė ka pasur mijėra njerėz duke i strukturuar nė radhėt e saj. Nė kėtė kohė, ju e dini, UĒK-ja ka pasur njė ballafaqim tė tmerrshėm me forcat serbe. UĒK-ja edhe pse ka qenė faktor, nuk i ka nėnēmuar faktorėt tjerė. UĒK-ja nuk ka pasur mundėsi qė nga Drenica tė thotė: kujdes mos ta bėjmė drejtorinė politike sepse nuk e kemi pyetur LKĒK-nė...
Po pse atėherė keni nėnshkruar marrėveshje pėr krijim tė frontit politik tė pėrbashkėt...
Formimi i Drejtorisė Politike ka qenė qėndrim nė pėrputhje me rrethanat shumė rapide qė janė zhvilluar nė atė kohė. Ne jemi angazhuar qė tė bashkėpunojmė me tė gjithė, pėrfshirė LPK-nė, LKĒK-nė dhe me partitė politike nė Prishtinė...
Nuk ėshtė fer qė tė nėnshkruash marrėveshje pėr krijimin e frontit politik bashkė me dikė dhe mė pas tė krijosh vet frontin politik! Shumė mė korrekte do tė ishte sikur ju t’i kishit thėnė LKĒK-sė se ne kemi nėnshkruar marrėveshje me ju pėr krijimin e frontit politik, por po e prishim kėtė marrėveshje sepse po duam ta krijojmė vetė frontin...
Nė kėtė marrėveshje shkruhet shumė mirė, nėse ju dini tė lexoni, qė merret vendimi pėr shkrirjen ose bashkėngjitjen e tė gjitha trupave tė LKĒK-sė nė UĒK dhe kjo ėshtė zbatuar, kurse hapi tjetėr s’ka mundur tė arrihet...
Pse s’ka mundur tė arrihet?
S’ka mundur tė arrihet! Tė dy palėt nuk janė angazhuar nė mėnyrė tė mjaftueshme!
Pse po thua nuk janė angazhuar dy palėt nė mėnyrė tė mjaftueshme?
Kjo marrėveshje nuk ka qenė obligative pėr UĒK-nė sepse nuk ėshtė e specifikuar se ēfarė duhet tė bėjė UĒK-ja...
Askund nuk shkruan qė kjo marrėveshje nuk ėshtė obligative pėr UĒK-nė!
Aty shkruan qė duhet tė angazhohemi pėr frontin politik.
Dhe s’jeni angazhuar pėr krijimin e kėtij fronit sepse nuk keni pranuar tė takoheni me LKĒK-nė dhe ta krijoni kėtė front...
Ajo pjesė qė mė ėshtė dashur mua nė terren ėshtė kryer dhe pėr kėtė pjesėn tjetėr as qė mė ka interesuar...
Nuk tė vjen keq qė e keni mashtruar LKĒK-nė?! Ata ndihen tė mashtruar dhe thonė se ėshtė dėmtuar interesi nacional me kėto veprime tė SHP tė UĒK-sė...
Ndoshta ndihen tė mashtruar, por unė nuk mendoj kėshtu...
Mendon se ėshtė mė mirė qė nuk jeni bėrė bashkė me LKĒK-nė...
Mos mė thuaj mua kėshtu sepse unė kam qenė i vetmi qė jam angazhuar dhe kam arritur diēka. Nė rastin e parė kemi dėshtuar, dhe ky dėshtim na ka kushtuar me jetė njeriu, pra, me jetėn e Mehė Ukės. Ne kemi arritur tė bashkohemi nė aspektin ushtarak...
Sabit Gashi thotė se nuk ke pasur ndikim pėr realizimin e pikės sė dytė se sikur tė kishe pasur ndikim atėherė do tė bėhej edhe Fronti Politik... Bile-bile, Sabit Gashi thotė se njė anėtar i SHP tė UĒK-sė (Azem Syla) mė ka thėnė se po tė ishim ne nė Kosovė nuk do ta kishim lėnė Rexhep Selimin ta nėnshkruante kurrė njė marrėveshje tė tillė...
Nuk dua ta komentoj kėtė! Pėr pikėn politike duhet t’i referoheni Drejtorisė Politike!
Ti e ke nėnshkruar kėtė marrėveshje nė emėr tė UĒK-sė. Pika e dytė e kėsaj marrėveshjeje nuk ėshtė respektuar. A ndihesh keq para kėtyre njerėzve qė kjo marrėveshje qė e ke nėnshkruar ti ėshtė shkelur?!
Tė them tė drejtėn po! Tė them tė drejtėn po! Pėr shkak se unė mendoj qė ėshtė dashtė qė ne tė jemi shumė mė tė zotė dhe qė asnjė forcė politike mos ta kontestojmė. LKĒK-ja ka qenė shumė konstruktive. Edhe pas kėtij mosrealizimi, prapėseprapė, LKĒK-ja nuk ka qenė destruktive sepse e ka marrė shumė seriozisht luftėn e popullit shqiptar pėr liri. Unė nuk jam ndier mirė qė nuk ka vazhduar angazhimi pėr krijimin e frontit politik dhe qė sot tė mos jetė temė kjo...
A mendon se sikur tė mos bėhej kjo marrėveshje do tė kishte luftė vėllavrasėse?
Nė asnjė mėnyrė! Asnjė ushtar i UĒK-sė nuk ka pasur armė pėr LKĒK-nė dhe anasjelltas. Krejt ēfarė do tė bėhej sikur tė mos bashkoheshim ėshtė se anėtarėt e LKĒK-sė do tė ballafaqoheshin me pushtuesin serb nė mėnyrė mė tė pavarur. Unė i kam takuar anėtarėt e LKĒK-sė nė shumė zona dhe ata kanė qenė djem dukat dhe kurrė ata nuk do tė bėnin luftė vėllavrasėse...
Shumė anėtarė tė LKĒK-sė mė kanė thėnė se ka pasur shumė probleme nė terren. Shumė anėtarė tė UĒK-sė kanė tentuar t’i ēarmatosin anėtarėt e LKĒK-sė...
Unė nuk kam njohuri pėr gjėra tė tilla. Luftė ka qenė. Megjithatė unė nuk besoj se do tė kishte luftė vėllavrasėse. Pa marrėveshje do tė ishte mė keq, por luftė vėllavrasėse...
Shumė herė anėtarėt e UĒK-sė kanė tentuar t’i ēarmatosin anėtarėt e LKĒK-sė... Madje-madje, gazeta “Ēlirimi” nuk ėshtė lejuar qė tė shpėrndahet nga anėtarėt e UĒK-sė... Paramendo gazetat qė janė nxjerrė nė Prishtinė janė lejuar tė shpėrndahen, por jo edhe njė gazetė qė ėshtė nxjerrė nė mal – “Ēlirimi”...
Kjo nuk ėshtė e vėrtetė! Nė terren ėshtė zhvilluar gjithēka! Puna jonė ka qenė qė t’i strukturojmė kėta njerėz nė radhėt e UĒK-sė... Unė jam shumė i vetėdijshėm qė kjo marrėveshje ka sjellė shumė tė mira nė terren. Ka mundur qė kėta njerėz tė ndalohen dhe tė pyeten se kush janė dhe ēka janė e nga po shkojnė. Nė ushtritė mė tė rregullta ndodhin kėto gjėra. Ka mundur tė ketė incidente. UĒK-ja ka qenė faktor. UĒK-ja ka qenė e fortė nė terren. Urdhėr qė tė ēarmatosen ushtarėt e LKĒK-sė nė terren nuk ka pasur.
Ėshtė shqetėsuese qė gazeta “Ēlirimi” ėshtė ndaluar nė shumė zona tė luftės, kurse gazetat nga Prishtina janė shpėrndarė pa asnjė problem...
Nėse ėshtė ndaluar “Ēlirimi”, unė po them se ėshtė gabim! Unė nuk kam informacion se ėshtė ndaluar. Ne kemi pasur nevojė pėr mė shumė informata...
Drejtorinė Politike e kanė themeluar njerėz qė kanė ardhur nga perėndimi, pra jo njerėz qė kanė qenė brenda, dhe jo njerėz qė kanė kontribuar nė terren...
Hashim Thaēi nuk ka qenė jashtė! Hashim Thaēi ėshtė futur nė Kosovė diku nė mars tė vitit 1998, pra pas vrasjes sė Adem Jasharit, ndonėse edhe mė herėt ka qenė nė Kosovė, pra ka lėvizur, kurse nė mars tė vitit 1998 ka ardhur pėrfundimisht nė Kosovė. Drejtoria Politike ėshtė formuar nė qershor...
Po pra, ka ardhur nė Kosovė pėr ta futur nėn kontroll UĒK-nė...
E ke gabim! Hashim Thaēi ka ardhur si tė gjithė luftėtarėt...
Pse s’ka ardhur para 5 marsit?! Pse s’e ka pasur para 5 marsit mandatin pėr themelimin e Drejtorisė Politike tė UĒK-sė...?!
Deri nė qershor tė vitit 1998 nuk ka qenė pėrgjegjės pėr Drejtorinė Politike, por vetėm shef i njė departamenti pėr informim publik...
Kush ka qenė pėrgjegjės pėr politikė nė UĒK para Hashim Thaēit?! Ke qenė ti?!
Jo! S’ka qenė askush! Struktura e SHP nuk ka paraparė drejtori politike. Strukturė politike nuk ka asnjė shtab ushtrie nė botė... Drejtorinė Politike e ka themeluar SHP. Ne kishim dy drejtori: drejtorinė politike dhe tė policisė ushtarake. E kemi vėrejtur se na ka munguar pėrfaqėsimi politik prandaj dhe e kemi themeluar drejtorinė politike...
Mua po mė intereson pse Hashim Thaēi nuk ka tentuar tė krijojė Drejtori Politike para datės 5 mars tė vitit 1998?!
Mos thuaj e ka krijuar! Thuaj e keni krijuar!
Ju e keni caktuar Hashim Thaēin pėrgjegjės pėr politikė?
Ndoshta e kam pasur ndikimin tim pėr ta caktuar, pra, ndoshta i kam kontribuar faktit qė Hashim Thaēi tė jetė drejtor i Drejtorisė Politike tė UĒK-sė...
Pse jeni pajtuar qė Hashim Thaēi tė jetė shef pėr politikė?
Na ėshtė dukur njeriu mė i pėrshtatshėm nė atė kohė...
N’ē’kuptim i pėrshtatshėm?! Dukej bukur?!
Jo, por, kemi qenė dakord qė tė jetė shef pėr politikė dhe qė ta udhėheq delegacionin shqiptar nė Rambuje dhe qė ai tė jetė Kryeministėr i Kosovės, dhe nė tri kėto drejtime kam investuar...
Edhe s’mendon qė ke bėrė gabim...?
Luftėn e UĒK-sė e kanė bėrė njerėzit idealistė. Nė mesin e tyre kam qenė edhe unė. Do tė thotė idealistėt bėjnė punė tė mėdha...
Dhe bėjnė gabime sikur puna jote qė ke ndikuar qė Hashim Thaēi tė jetė shef pėr politikė i UĒK-sė...
Ky ėshtė qėndrimi yt! Idealistėt bėjnė punė tė mėdha. Nė kėtė rast, idealistėt edhe krijojnė njerėz tė mėdhenj...
Doni tė thoni se ju e keni bėrė Hashim Thaēin njeri tė madh?!
Ushtarėt e UĒK-sė bashkė me mua e kanė bėrė. Idealistėt krijojnė njerėz tė mėdhenj dhe shpeshherė idealistėt janė viktima tė frytit tė tyre. Mos mė pyet mė pėr Hashim Thaēin!
Ke pėr tė shtuar edhe diēka pėr nė fund?
Unė e kam kuptuar qysh herėt dhe e pranoj formėn e intervistimit tėnd sepse kjo ėshtė produktive. Ėshtė produktive mė shumė pėr ty se sa pėr atė qė e interviston, por mendoj se e rėndėsishme ėshtė qė tė dal nė shesh e vėrteta qė ti po pretendon dhe s’ėshtė e rėndėsishme forma qė e pėrdorė edhe pse forma qė pėrdorė ti ėshtė unikate. Mendoj se kemi kaluar mirė nė kėtė intervistė.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 18-03-08, 11:34   #13
qifti_mf
 
Anėtarėsuar: 23-08-07
Postime: 12
qifti_mf i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Kush ishte Ukė Meha?

Deshira Me intereson te di ku e ke marre ti kete informacion , dhe me intereson ta di a je ne gjendje edhe para mediave ta proklamosh nje gje te tille , se kojo qka thua ti nuk eshte loje, Mehe Uka ka lene 4 Femije mbrapa duke flijuar jeten ,dhe eshte gjaku i tije qe te muneson sot te jetosh e lire.
Mendoi se u a ke borxhe ter jeten femijeve te Mehe Ukes nje sqarim apo nese ke genjy duhet qe pa tjeter te ju kerkojsh falje.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga qifti_mf : 18-03-08 nė 11:35
qifti_mf Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 19-03-08, 16:16   #14
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Kush ishte Ukė Meha?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga qifti_mf
Deshira Me intereson te di ku e ke marre ti kete informacion , dhe me intereson ta di a je ne gjendje edhe para mediave ta proklamosh nje gje te tille , se kojo qka thua ti nuk eshte loje, Mehe Uka ka lene 4 Femije mbrapa duke flijuar jeten ,dhe eshte gjaku i tije qe te muneson sot te jetosh e lire.
Mendoi se u a ke borxhe ter jeten femijeve te Mehe Ukes nje sqarim apo nese ke genjy duhet qe pa tjeter te ju kerkojsh falje.

Shko pyete Rexhep Selimin per keto fjale qe i ka thene ne interviste! Nuk eshte informacion,por interviste dhene gazetes Qlirimi!
Kerkoje mund ta gjesh Intervisten!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 21-03-08, 08:18   #15
qifti_mf
 
Anėtarėsuar: 23-08-07
Postime: 12
qifti_mf i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Kush ishte Ukė Meha?

Nuk e kame une fjalen per intervisten e Rexhep Selimit por per fjalet qe i ka shkru Deshira, Rexhep Selimi nuk e quan Mehe Uken tradhetar , Une kam vetem pytje per njerzit qe Mehe Uken padrejt e degradojne duke i dhane epitete qe vetem shkiet jane ne gjendje te prodhojne prandaj une jame i sigurte se "DESHIRA" jeton dhe enderron serbisht.
Mem-pis-x lexo textin ma mire, apo e ke perkthyesin e dobet.


qifti_mf Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:02.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.