Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kinematografia dhe Televizioni
Emri
Fjalėkalimi
Kinematografia dhe Televizioni Pėrshtypje mbi filmat e fundit vendor apo tė huaj. Dokumentarėt, komeditė, tragjeditė, festivalet e filmit. VIP-at, artistėt, yjet e filmave.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-01-08, 16:35   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tė rejat nga kinematografia

“Pamje nga ura” - realizim artistik dinjitoz nė Teatrin Kombėtar



1.Njė analizė kritike profesionale, nė promovimin e ēdo spektakli, madje edhe te “Pamje nga ura” fokusohet nė shqyrtimin artistik, estetik dhe mesazhor tė regjisurės, skenografisė, aktrimit dhe muzikės: si dhe sa e kanė realizuar vepėn e dramaturgut. Njė vėshrim kritik i tillė sfidon gykimin amatoresk qė shikon e pėrcepton shfaqjen dhe flet pėr dramėn, apo pėr njė detal a dukuri tė saj dhe bėhen filozofime tė kota, diletante, absurde e tė pėrgjithshme, duke lėnė nė plan tė fundit spektaklin, pėr shkak tė paaftėsisė dhe inkompetencės profesionale, siē ka ndodhur nė median e shkruar dhe elektronike edhe pėr spektaklin e kėsaj drame tė fuqishme tė Artur Milerit.
Refuzimi i kėsaj praktike rutinore dhe demode, mė orienton ta analizoj me pėrparėsi spekaklin “Pamje nga ura”, duke evidentuar vlerat dhe jovlerat sipas shestimit, individualitetit, vizionit dhe trajtimit artistik tė regjisorit Alberit Minga, siē theksova mė sipėr: si dhe sa e ka realizuar skenikisht veprėn e dramaturgut tė shquar amerikan.

2.
Sipas kėsaj kuptimėsie, theksoj qė nė krye tė herės, se nė spektaklin “Pamje nga ura” tė Mingės, shfaqet ajo qė quhet personale artistike e tij, ēka mė krijoi kėnaqėsi estetike, ashtu siē mė kanė dhėnė disa nga spektaklet mė tė mirė nė dekadėn e fundit si: “Fernando Krrafi ...”, “Kapitulli i dytė”, “Pėr njė fjalė goje” etj. tė cilėt janė mė pėrfaqsues tė zhvillimit tė artit dramatik tė teatrit tonė nė kėtė kohė ku liria krijuese ka hapsira tė pakufizuara.

* * *
Vizioni regjisorial klasiko-modern i Albert Mingės, i gėrshetimit tė reales me groteskun, dramatikes me tragjiken; temporitmi i lartė i shfaqjes nė tėrėsi; depėrtimi nė dramėn psikologjike, sociale e frojdiste dhe, nė shprehjen e tyre artistikisht me realizėm, duke theksuar momentet mė tė rėndėsishme e kulmore me sensin e masės, madje edhe shkallėzime emocionale me ngritje, zbritje e zikzake, tė veprimeve e bėmave tė personazheve, po edhe tė situatave dhe ngjarjeve, ideve e mesazheve, duke patur nė fokus evidentimin e asaj qė ėshtė substanciale e thelbėsore; tė gjitha kėto e tė tjera, pėrbėjnė gjuhėn regjisoriale tė spektaklit tė Mingės, ēka janė tregues tė njė regjisure profesionale.

3.
Kjo gjuhė regjisoriale e Mingės, nuk ėshtė qėllim nė vetvete, por mjet i fuqishėm pėr tė shprehur artistikisht dramėn “Pamje nga ura” tė Artur Milerit sipas vizionit tė tij skenik.
Shestimi regjisorial sipas konceptit se, spektakli duhet t’i flas tė sotmes dhe tė ardhmes, qė idetė dhe mesazhet e dramės t’i sjellė nė kohėn tonė dhe tė ngacmojė vetėdijėn e publikut qė tė pėrjetojė tė dyja krizat, si atė tė dramės frojdiste ashtu edhe krizėn e dramės sė emigrimit, ėshtė nė kahjen e duhur. Madje mostheksimi posaēėrisht i ideve, sidomos i mesazheve tė veprės nė spektaklėl duke mos e dhunuar vetėdijen e publikut, por duke e lėnė tė lirė atė t’i nxjerrė vetė pėrfundimet sipas pėrceptimit dhe pėrjetimit vetjak tė ngjarjeve, konfliktit, dramave e bėmave tė personazheve, ėshtė njė vlerė artistike e konsiderueshme nė tėrėsinė e vlerave tė regjisurės sė kėtij spektakli.
Ky angazhim artitik, sfidon alternativėn e atyre regjisorėve qė priren tė jenė tendenciozė nė theksimin e mesazheve tė veprės dramatike, si nė kohėn e socrealizmit, apo tė regjisorėve tė tjerė qė kėrkojnė tė sajojnė, kompilojnė, mistifikojnė dhe alibiuojnė ide e mesazhe nga xhepi i tyre mediokėr, duke i futur si mish i huaj, i keq, nė krijimin e spektakleve, sa gatuajnė njė ēorbė tė thartuar qė nuk e hanė as qentė as derrat.

* * *
Nuk mohoj vėshtrimet dhe trajtimet e ndryshme dhe origjinale regjisoriale moderne, realiste, klasike, apo postmoderne, por theksoj se dhunimet e veprave tė mėdha nga regjisorė xhuxhmaxhuxh, i vulgarizojnė dhe banalizojnė ato nė emėr tė pseudomodernes, aq mė keq, madje, kur kėto konsiderohen vlera edhe nga kritikė amatorė apo prof.dok., “qejfli teatri” tė cilėt flasin si “kompetentė” duke qenė amatorė nė kėtė rrafsh. Kjo ėshtė njė sėmundje e pėrgjithėshme sa e mediokėrisė sė kohės, aq dhe e deliromanisė tė tė vetėquajturve “specialistė pėr gjithėēka”, jo vetėm tė atyre qė janė jashtė teatrit, por edhe e regjisorėve mediokėr e delirantė, tė pseudokritikės teatrore, apo pseudospecialistėve.

* * *
Veprat e mėdha mund tė inskenohen vetėm nga regjisorė tė mėdhenj dhe tė interpretohen nga kritikė profesionistė, tė cilėt nuk dhunojnė autorin, pėrkundrazi interpretojnė veprėn e tij me mjeshtėri tė lartė artistike, ndriēojnė tė padukshmen, apo anė tė veēanta tė veprės sė tij, duke i parė dhe interpretuar dukuritė artistike nga kėndveshtrime tė reja moderne artistike skenike.

4.
Profesionalizmi i regjisurės sė Mingės, shfaqet qė nė pėrzgjedhjen e njė vepre tė tillė me vlera tė larta siē ėshtė “Pamje nga ura”, i cili duke njohur vetveten guxon tė fitojė apo tė rriskojė. Madje ėshtė pėrzgjedhur varianti mė i mirė skenik i Milerit, i redaktuar me kujdes dhe cilėsi prej regjisorit, i vetėorientuar nė zbulimin e dramės psikologjike dhe frojdiste tė Edi Karbones, duke trajtuar me pėrparėsi nė spektakėl raportin me dramėn e emigrimit, por tė shkrira nė njera-tjetrėn duke i qėndruar besnik veprės. Trajtimi regjisorial nė unitet, i krizės morale tė individit, me krizėn e dramės ekzistenciale tė emigrimit, jepen sa me realizėm aq dhe me natyrshmėri, sa me dramatizėm aq dhe me tragjizėm, nėpėrmjet mjeteve shrehėse regjisoriale.

5.
Nėse autori i dramės realitetin e jetės e ngre nė realitet artistik qė ėshtė mė i pėrsosur se i pari; regjisori realitetin artistik tė veprės e dimensionon nė realitet skenik, i cili ėshtė mė dinamik dhe shprehės; aktori i jep jetė, shpirt e mendje gjithė spektaklit, e shumėdimensionon, duke krijuar njė realitet tė gjallė artistik skenik, qė ėshtė akoma mė i pėrsosur se dy tė parėt siē do tė thoshte Didėroi. Kėtė privilegj qė ka aktori, e kanė realizuar edhe disa nga aktorėt e spektaklit “Pamje nga ura”.
Para se tė hyjmė nė analizėn e mjeshtėrisė artistike tė aktrimit tė tyre, do tė evidentoj, marrėdhėnien e regjisorit me skenografin. Mendoj se ėshtė njė marrėdhėnie e shkelqyer midis Agim Zajmit si skenograf dhe Albert Mingės si regjisor nė kėtė spektakėl. Skenagrafia aq sa ėshtė funksionale aq ėshtė edhe shprehėse, gjuha e saj ėshtė e integruar harmonishėm me gjuhėn regjisoriale; aq sa ėshtė skenografi realiste aq ėshtė edhe moderne, madje edhe estetike. Kjo ėshtė vlerė qė radhitet krahas vlerave mė tė mira tė spektaklit..

6.
Dhe tani le tė ndalemi te aktrimi. Nė gjykimim tim pesha specifike e vlerave tė aktrimit nė krahasim me ato tė regjisurės dhe skenografisė nė kėtė spektakėl, ėshtė mė e madhe, nė kahje tė shndėrrimit tė realitetit letrar nė realitet skenik, emocional, mbasi figurat artistike pa jetė nė tekst, mishėrohen nė skenė, gjallėrohen, marrin jetė dhe veprojnė si qenie tė gjalla nėpėrmjet fizikut, frymės, shpirtit, gjakut dhe ndjenjave tė aktorit tė tjetėrsuar nė figurė, qė bėhen njė.
Aktrimi nė shfaqjen “Pamje nga ura” priret nė kahje tė interpretimit realist, psikologjik, emocional dhe racional, sipas situatave, ngjarjeve, dramatizmit dhe tragjizmit tė tyre dhe, individualitetit tė personazheve e tė talentit tė aktorėve. Kjo e shpie aktorin nė hullin e profesionaliozmit gjatė procesit tė formėsimit tė figurės artistike. Pa dyshim kjo ėshtė njė nga vlerat mė tė rėndėsishme tė spektaklit, qė e sjellin vėēanėrisht aktorėt Timo Floko, Bujar Asqeriu, Olta Gixhari etj.




__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-01-08, 16:38   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

7.
Timo Floko mirėnjihet si aktor elitar i filmit. Guximi pėr tė marrė pjesė nė programet e artit skenik nė teatėr, mendoj se ėshtė njė zgjedhje e njė artisti ambicioz, nė kėrkim tė dimensionimit tė vetvetes artistike, tė personales artistike tė tij, ndaj kėrkon, provon, konkuron duke synuar suksesin i cili ka me vete edhe rriskun.
Nė spektaklin “Mėrzitje nė Olimp” qė u shfaq para dy tre vitesh, Floko rriskoi me personalitetin e tij artistik qė kish krijuar nė film, nė interpretimin e figurės sė Promoteut. Mirėpo besimi nė vetvete, nxiti guximin qė kanė artistėt e vėrtetė, i cili i shoqėruar me vullnet tė fortė, sfidoi opinionin dhe njė pjesė tė vetvetes se, Floko nuk e ka forcėn e duhur pėr tė arritur nė teatėr suksesin e filmit, dhe u hodh nė rrafshin e konkurimit. Nė spektaklin “Pėr njė fjalė goje” guxoi tė luaj si partner i aktorit tė klasit tė lartė tė teatrit dhe filmit Ndriēim Xhepa, ku arriti sukses tė merituar. Kjo i dha kurajo tė re, tė marrė pėrsipėr tė interpretojė Edi Karbonen, njė rol i vėshtirė, kompleks, dramatik dhe tragjik, i dėshiruar pėr ēdo aktor elitar, ku suksesi apo mossuksesi janė nė pikėn kritike. Fal Zotit, talentit dhe guximit krijues tė Flokos gjithėēka shkoi sipas dėshirės sė aktorit.

* * *
Edi Karbone i krijuar prej Timo Flokos, ėshtė origjinal. I veēantė. Me njė personale artistike tė spikatur. Vizioni i tij pėr krijimin e kėsaj figure ėshtė i mbėshtetur nė substancėn e karakterit tė saj qė e pėrmban vepra, por i trajtuar nė pėrshtatje me veēoritė e talentit tė tij si nė rrafshin e lėvizjeve plastike, po edhe tė shpėrthimieve dramatike, tė intonacioneve, gjuhės dhe zėrit tė tij, duke formėsuar njė figurė tė njė hamalli qė nuk i vjen era e rėndė e baltės, pluhurit, zhargonit, e megjithate ėshtė njė tip hamalli, me gjithė pozat dhe lėvizjet psikofizike qė janė mė shumė dukuri tė njė qytetari me intelekt mesatar. Mirėpo, profesionalizmi nė krijimin e kėsaj figure, duke aplikuar njė teknikė tė lartė interpretimi ku artistikja dhe estetikja janė dominuese, i kanė dhėnė figurės sė hamallit tė krijuar prej Flokos, atė vlerė sa publiku ta pranojė dhe ta duartrokasė nxehtėsisht.

* * *
Edi Karbone i Flokos komunikon natyrshėm me publikun. Me shpėqrthime dramatike tė fuqishme nė momentet mė kulmore tė dramės, me veprime psikofizike me ndjeshmėri tė lartė, qė i jep kėnaqėsi publikut. Nė skenat realiste interpretimi i tij ėshtė mė jetėsor, mė i natyrshėm, flet me zėrim bazė, zė gjoksi me tone tė ulta, siē thuhet. Ndėsa nė momentet e krizės sė personazhit, nė kulmet dramatike dhe shpėrthimet e papėrmbajtura, zėri i Flokos-Edi Karbone ngjitet nė nota tė larta, interpretimi realist dimensionohet me interpretimin grotesk, i domosdoshėm jo vetėm pėr vokalin e Flokos, i cili ėshtė i kufizuar pėr shpėrthimet e forta, por edhe si element modern, qė i krijon hapsira dhe mundėsira aktorit tė nxjerr edhe tinguj ējerrės, uluritės, britma e veprime fizike tė jashtzakonshme, por tė realizuara me teknikė artistike, duke ravijėzuar mė mirė figurėn nė stigmatizimin e dukurive tė shėmtuara morale tė tij, tė dashurisė qė ndjen, e fsheh, e shfaq, e pėrpiqet tė mistirfikojė e tė alibiuojė, pėr mbesėn e gruas qė e ka rritur si bijėn e vet, tė cilėn e do ēmendurisht dhe xhelozohet marrėzisht.

8.
Shtrohet pyetja: A ėshtė Timo Floko Edi Karbone? Pa hezitim, ėshtė. Ėshtė ashtu siē e ka shestuar kėtė figurė aktori dhe regjisori. Ėshtė ashtu si e interpreton Floko, me individualitetin e tij artistik dhe me profesionalizėm.
Njė aktor tjetėr, mund dhe duhet tė japė njė Edi Karbon tjetėr, qė tė ketė vulėn e interpretimit tė tij, ndoshta tė jetė Edi Karbone qė pėrceptohet nga leximi i tekstit: njė hamall mė pranė tė vėrtetės jetėsore, mė toksor, mė hamall, qė i ndjehet era e punės dhe djersės, madje do tė thosha njė hamall edhe me zė tė trashė e me muskuj tė fuqishėm, qė bėn punė tė rėnda, qė bart njė dramė tė madhe brenda vetes dhe e shpreh atė nė mėnyrėn e tij, edhe vulgare, duke shprehur nivelin e shtresės sė ulėt qė i pėrket.
Nga i njejti tekst mund tė krijohen variacione tė ndryshme duke dhėnė tė njejtėn figurė, sipas kėndvėshtrimit tė aktorit, aftėsive interpretuese dhe talentit. E rėndėsishme ėshtė qė gjithėsecili tė arrijė mjeshtėrisht, tė japė thelbin e kėsaj figurėn: dramėn tragjike tė tij, me tėrė pėrpėlitjet, cfilitjet, dhimbjet, frojdizmin, xhelozinė, marrėzinė, ēmendurinė, nė tėrėsi tragjizmin e krizės morale tė Edi Karbones qė e ēon tė denononcojė kushurinjtė e gruas, tė cilėt po i strehonte nė shtėpinė e tij; njė krizė edhe e tradhėtisė edhe e xhelozisė edhe e amoralitetit dhe perversitėtit edhe universale edhe e gjithkohėshme, e cila po bėhet mė agresive edhe nė kohėn tonė, maje edhe nė realitetin shqiptar.

9.
Po, ndėrsa dramėn e krizės morale tė individit e bart dhe shpreh nė mėnyrė origjinale Edi Karbone i Timo Flokos, dramėn sociale tė emigrimit e bart Marko qė interpretohet nga Bujar Asqeriu. Nė vėshtrimin tim, kjo ėshtė figura mė e realizuar e Asqeriut nė karrierėn e tij artstike tė deri tanishme. Asqeriu-Marko, interpreton figurėn e krijuar prej autorit, duke depėrtuar nė dramėn ekzistenciale tė saj dhe duke i qėndruar besnik tekstit. Madje, ai pėrjeton maksimalisht dhe shpreh me art, disa drama qė bart Markoja: dramėn e varfėrisė qė shkakton emigrimin. Dramėn e vetė emigrimit. Damėn e zhgėnjimit dhe tė tradhėtisė sė Edi Karbones, burrit tė kushėrirės.
Mjetet artistike qė aplikon Asqeriu si: tė vetėndjerit potent dhe pėrjetimi i thellė i dramave tė Markos; shpėrthime dramatike tė forta, shumėdimensionale; plastika e njė burri tė rėndė, tė vuajtur e tė matur, me karakter tė fortė, lėvizjet e kursyera me hapa tė mėdhenj, qė realizohen me mjeshtėri, natyrshmėri, sinqeritet artistik dhe realizėm, japin me vėrtetėsi jetėsore dhe artistike figurėn e emigrantit Marko.

* * *
Realizimi mjeshtėror i figurės sė Markos nga Asqeriu, ėshtė i lidhur edhe me marrėdhėniet me partnerin e tij Floko. Njihet nė praktikėn krijuese tė procesit tė formimit tė figurės artistike se partnerėt e denjė pėr njeri-tjetrin: japin e marrin, ēka do tė thotė se dimensionojnė ndjeshmėrinė e tyre, rritin mjeshtėrinė, profesionalizmin. Veēanėrisht kjo ėshtė e theksuar nė skenat e fundit. Thirrjet agresive tė Flokos-Karbone: “Markoo!” Dhe zėri si bubullimė i Asqeriut-Marko: “Edi Karbone!”, -nė njė atmosferė qė tė duket se nuk je nė teatėr po nė njė realitet tė vėrtetė tragjik jetėsor, kėndellin dhe kėrleshin emocionet e njeri-tjetrit, tė cilat jepen me art magjik tė klasit tė parė.

* * *
Kėtu, ēdo element pėrbėrės i spektaklit flet me gjuhėn e vet: skenografia me hapsirat, mjediset e thyera e tė larmishme dhe rekujzitėn e saj; muzika me tingujt rrėnqethės dramatik e tragjik dhe me atmosferė inkandeshente; regjizura me mizanskenat dinamike, ekspresive dhe tempo-ritmin e lartė; veprimet dhe bėmat psikofizike tė aktorėve, me potencė artistike, ēka krijojnė emocione tė mėdha nė publik.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-08, 16:39   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

10.
Dy aktorėt e rinj tė kėtij spektakli, Olta Gixhari (Katrina) dhe Indrit Ēobani (Rodolfo) formėsojnė dy figura skenike tė freskėta, qė i japi gjallėri e freski tėrė shfaqjes, me interpretimin realist, tė sinqertė dhe tė natyrshėm, nė tėrė marrėdhėniet e tyre dashurore edhe lirike edhe intime, po edhe nė marrėdhėniet me tė tjerėt, sidomos nė momente dramatike.

* * *
Interpetimi i Oltės-Katrinė pėrshkohet nga njė realizėm i prekshėm. I thellė. Nga njė lojė konkrete. Nuk dallohet ku ėshtė jetė e ku ėshtė art nga pikpamja e bukurisė estetike, qė buron nga talenti i saj, i cili i jep energji inkandeshente sa tė tjetėrsohet nė Katrinė, duke pėrjetuar bėmat e saj dhe duke u dhėnė shpirt e gjak nga tėrė qėnia e vet. Njeriu i jetės, i autorit tė veprės dhe i aktores shkrihen nė njė, nė figurėn e Katrinės qė krijoi e formėsoi Gixhari.
Olta-Katrinė, aq sa ėshtė e mrekullueshme nė marrėdhėniet e saj me Rodofon, aq ėshtė e vėrtetė nė marrėdhėniet me Karbonen, ku jepet me natyrshmėri dhe besueshmėri dashuria pėr tė, si baba, dhe nė tė njejtėn kohė edhe drama e zhgėnjimit kur shfaqet haptas me agresivitet perveristeti i Karbones. Aktorja e re e talentuar vepron si Katrinė, nuk teatralizon, nuk sforcohet, nuk bėrtet, nuk shtiret, nuk deklamon, por vepron sipas shkallės sė pėrjetimit nė tė gjitha veprimet psikofizike tė saj si figurė. Mendoj se Teatri Kombėtar e ka tė domosdoshme njė talent tė ri tė tillė, tė freskėt, tė kėndėsndshme, dinamike dhe me perspektivė si Olta Gixhari.
Me nivel artistik u paraqit edhe aktori i ri Indrit Ēobani, nė rolin e Rodolfos, i cili nuk stonon me aktorėt mė tė mirė qė bartin vlerat mė cillėsorė tė kėtij spektakli.

* * *
Nė tėrėsi edhe interpretimi i aktorėve tė tjerė ishte pjesė e vlerave tė kėtij ansambli artistik, ēka do tė thotė se niveli artistik i tyre ishte i kėnaqshėm, por pa tejkaluar nivelin e zakonshėm mesatar tė tyre. Edhe aktorja e mirėnjohur Yllka Mujo, e shquar pėr botėn e pasur emocionale pėr tė interpruar role dramatikė tė klasit tė parė, ndonėse qe partnere e denjė me Timo Flokon dhe nuk stonote me aktorėt mė tė mirė tė spektaklit, nuk arriti atė kulm qė kish arritur mė parė nė disa role.

11.

Nė pėrcaktimin e vlerave tė njė spektakli, pėrveē kriterit artistik dhe estetik, peshė tė rėndėsishme, parėsore, ka edhe kriteri mesazhor, sipas optikės sime. E theksoj kėtė sepse mendoj qė, nuk ka veper artistike apo spektakėl pa mesazhe. (Edhe ajo vepėr qė autori pretendon se e ka shkruar pa ndonjė mesazh, kjo shpreh mesazhin se autori shkruan pa mesazh, paēka se diēka vetiake shpreh nga bota e tij, njė ndjenė, mendim, ēast kaotik, gjendje tė pėrcaktuar apo e tė turbull) Nė tėrėsi letėrsia dhe arti shprehin mesazhe, komunikojnė me mesazhe: pėr njė botė mė tė mirė, mė tė drejtė, mė tė lumtur dhe janė nė i opozitė mė tė keqen, tė shėmtuarėn, nė emėr tė sė mirės, sė bukurės dhe progresistes.

* * *
Sipas kėsaj optike do tė formuloj dy mesazhe qė i vlerėsoj si thelbėsore, si nė qasjen e realitetit tė dramės me realitetin shqiptar ashtu edhe nė rrafshin universal: i pari, kriza morale e perversitetit tė individit qė del kundėr natyrės njerėzore, ėshtė vėtėshkatėrrim, siē e stigmatizon dhe jep spektakli me art tė fuqishėm. Mesazhi i dytė, i drejtohet shoqėrisė, ligjit, shteti tė sė drejtės. Formuloj: bota e pasur nėse nuk do tė jetė tolerante ndaj botės sė varfėr do tė shkojė drej thellimit tė krizave, konflikteve dhe luftės pėr ekzistencė tė pjėsės qė jeton nėn kufijtė e minimumit jetik, ku luftrat shkatėrruese do bėhen tė pashmangshme. Bota e pasur do tė dalė e humbur.

12.
Si konkluzė: Spektali “Pamje nga ura” ėshtė njė realizim artistik dinjitoz, i cili radhitet nė spektaklet mė profesional tė dekadės sė fundit, tė shfaqur nė skenėn Kadri Roshi tė Teatrit Kombėtar. Me kėtė rast formuloj kumtin se vetėm spektakle tė tilla me nivel tė lartė profesional, mund dhe duhet tė flasin artistikisht nga kjo tribunė teatrore kombėtare. Ky kumt ėshtė i vlertė edhe pėr veprat e dramaturgjisė kombėtare.

Nga Mexhit Prenēi : Gazeta 55
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-01-08, 16:41   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

Fillon procesi pėr tė shkuar tek Oskarėt

Ceremonia e ndarjes sė ēmimeve Oskar po afrohet, tani qė 5829 letėrvotime janė dėrguar nė adresė tė Akademisė qė ndan ēmimet (Academy Awards). Raundi i parė i votimit do tė zhvillohet mė 12 janar, proces ky qė do tė vendosė se cilat filma dhe aktorė do tė propozohen pėr ēmime.
Njė tjetėr raund votimesh do tė zhvillohet mė pas pėr tė vendosur se kush do tė marrė statujat e arta nė Los Anxhelos mė 24 shkurt.
Nė mesin e filmave qė mund tė jenė kandidatėt e mundshėm janė Atonement (Shlyerja e fajit) dhe Into the Wild (Nė shkretėtirė).
Filmi i regjisorėve Joel dhe Ethan Coen me titull "No Country for Old Men" (Asnjė vend pėr tė vjetrit) ėshtė ndėr tė preferuarit.
Nuk dihet se si mund tė zhvillohet ceremonia nėse skenaristėt e Hollivudit do tė vazhdojnė tė jenė nė grevė.




Marrė nga : BBC.co.uk
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 22-01-08, 19:38   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

Kinemaja ABC nė Prishtinė organizon mbrėmjen e sė martės njė manifestim me rastin e shėnimit tė pesė-vjetorit tė punės sė vet.
Kinemaja ABC ėshtė rindėrtuar me 24 maj, para pesė vjetėve, me ndėrhyrjen e DIFID-it, Zyrės zvicerane.”Europa Kinemas”, kompanisė Mabeteks dhe ish drejtoreshės pėr kulturė nė Prishtinė, pėrfaqėsueses sė UNMIK-ut, Paskal Delpesh.
Nė kėtė kinema, gjatė pesė vjetėve ta kaluara janė shfaqur mbi 300 filma tė cilėt i kanė shikuar afro 400 mijė shikues.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-01-08, 13:34   #6
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

Filmi “Atonement” udhėheq listėn e tė nominuarve me Bafta

Pas suksesit nė shpėrblimet “Globi i Artė”, duke u shpallur filmi mė i mirė, filmi britanik ‘Atonement’ kryeson listėn e tė nominuarve pėr shpėrblimet BAFTA, me 14 nominime, pėrfshirė edhe nė kategorinė “Filmi mė i mirė”. Me aktorė Keira Knightley dhe James McAvoy, tė cilėt janė nominuar nė kategoritė “aktorja mė e mirė”, pėrkatėsisht “aktori mė i mirė”, Filmi “Atonement” ėshtė i dyti i regjisorit Joe Wright, i cili gjithashtu ėshtė nominuar nė kategorinė “Regjisori mė i mirė i vitit”.
Epika e Luftės sė Dytė Botėrore flet pėr dy tė dashuruar tė cilėt ndahen pėr shkak tė njė tradhtie familjare.
Filmat tė cilėt konsiderohen favoritė pėr tė fituar Oskar, “There Will Be Blood” dhe “No Country For Old Men” kanė nga 9 nominime secili ndėrsa “La Vie En Rose” ėshtė nominuar nė shtatė kategori tė shpėrblimeve Bafta.
Nė kategorinė “filmi mė i mirė i vitit” garojnė filmat: “Atonement”, “There Will Be Blood”, “No Country For Old Men”, "American Gangster", dhe "The Lives Of Others."
Njėjtė sikur pėr “Globin e Artė”, dy aktoret britanike, Keira Knightley dhe Julie Christie, garojnė nė kategorinė “aktorja mė e mirė”. Pėr kėtė shpėrblim tė nominuara janė edhe aktoret Cate Blanchett, Marion Cotillard dhe Ellen Page.
Gjithashtu dy britanikė janė nominuar pėr shpėrblimin Bafta si “Aktori mė i mirė”. Ėshtė fjala pėr James McAvoy dhe fituesin e sivjetmė tė ēmimit “Globi i Artė”, Daniel Day Lewis, tė cilėt garojnė krahas aktorėve, George Clooney, Viggo Mortensen dhe Ulrich Muehe.
Nuk kishte ndonjė befasi tė madhe me t’u bėrė tė ditur tė nominuarit pėr shpėrblimet e sivjetme “Bafta” pėrveē se filmi Sweeney Todd nuk u nominua nė ndonjė kategori tė rėndėsishme pavarėsisht suksesit tė tij nė “Globin e Artė” ku fitoi shpėrblimin “Mjuzikėlli mė i mirė” dhe aktori Johnny Depp u shpėrblye si “Aktori mė i mirė nė mjuzikėll”.
Gjithashtu ndėr tė nominuarit nuk ishte filmi i Sean Penn-it “Into the Wild” i cili ka marrė lėvdata tė mėdha si dhe kryeson listėn e tė nominuarve pėr shpėrblimet qė ndan Shoqata Amerikane e Aktorėve.
Nėn frikėn se greva e skenaristėve mund tė rrezikoj mbarėvajtjen e ceremonisė sė sivjetme Oskar, ndarja e shpėrblimeve Bafta, e cila do tė mbahet nė Londėr mė 10 shkurt, mund tė tėrheq njė numėr tė madhe yjesh tė Hollywood-it.
Greva e skenaristėve nė Hollivud ka shpirė nė anulimin e ceremonisė sė ndarjes sė shpėrblimeve “Globi i Artė” nė Amerikė e cila mė pas u zėvendėsua me njė konferencė shtypi ku u bėnė tė ditur fituesit.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-08, 17:32   #7
Amina
Miss Buzeqeshja
 
Avatari i Amina
 
Anėtarėsuar: 16-10-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 4,846
Amina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

Gjendet i vdekur aktori Heath Ledger
Wednesday, 23 January 2008
Aktori 28-vjeēar Heath Ledger ėshtė gjetur i vdekur nė vendbanimin e tij nė Manhattan (New York), ka konfirmuar njė zėdhėnės i policisė pėr agjencinė e lajmeve Associated Press.
Zėdhėnėsi i policisė sė New Yorkut ka thėnė se Ledger kishte njė takim masazhi nė apartamentin e tij, ndėrsa kur shėrbėtorja kishte dashur ta njoftojė aktorin se masazhistja ishte aty, ajo kishte parė atė tė shtrirė lakuriq. Policia ka bėrė tė ditur se vdekja ka mundur tė shkaktohet si pasojė e efektit tė drogės, pasi qė nė afėrsi tė trupit ishin gjetur disa tableta.

Ledger pėr tė fundit herė ėshtė parė nė publik gjatė tė shtunės nė Londėr, gjatė xhirimeve tė filmit “The Imaginarium of Doctor Parnassus”.

nga albafake.com

Me erdhi shume keq per kete artist; me ka pelqyr shume, mbi te gjitha"10 things a hate about you"
__________________
"Someone like You....."
Amina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-08, 18:26   #8
BE LK
Kalimtar
 
Avatari i BE LK
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Vendndodhja: Tirane
Postime: 4,372
BE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėmBE LK i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Amina
Gjendet i vdekur aktori Heath Ledger
Wednesday, 23 January 2008
Aktori 28-vjeēar Heath Ledger ėshtė gjetur i vdekur nė vendbanimin e tij nė Manhattan (New York), ka konfirmuar njė zėdhėnės i policisė pėr agjencinė e lajmeve Associated Press.
Zėdhėnėsi i policisė sė New Yorkut ka thėnė se Ledger kishte njė takim masazhi nė apartamentin e tij, ndėrsa kur shėrbėtorja kishte dashur ta njoftojė aktorin se masazhistja ishte aty, ajo kishte parė atė tė shtrirė lakuriq. Policia ka bėrė tė ditur se vdekja ka mundur tė shkaktohet si pasojė e efektit tė drogės, pasi qė nė afėrsi tė trupit ishin gjetur disa tableta.

Ledger pėr tė fundit herė ėshtė parė nė publik gjatė tė shtunės nė Londėr, gjatė xhirimeve tė filmit “The Imaginarium of Doctor Parnassus”.

nga albafake.com

Me erdhi shume keq per kete artist; me ka pelqyr shume, mbi te gjitha"10 things a hate about you"
Sa keq, paska shku dhe ky me te shumtit.....!
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri
BE LK Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-01-08, 19:59   #9
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

me ka trondit ky lajmi i fundt per Heath Ledger....
__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 25-05-08, 12:37   #10
luckyman
 
Anėtarėsuar: 18-03-07
Postime: 3,373
luckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėmluckyman i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

Antonio Banderas luan rolin e njė Shqiptari!

http://www.alltrailers.net/my-moms-new-boyfriend.htkl
luckyman Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-08, 18:17   #11
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tė rejat nga kinematografia

Ekspozita "Besa – Myslimanėt qė shpėtuan hebrenjtė" nė Uashington
Astrit Lulushi
Zėri i Amerikės
06-09-2008

Nė qendrėn hebraike nė Uashington u hap kėto ditė njė ekspozitė fotografike e shoqėruar me njė film dokumentar kushtuar ndihmės qė shqiptarėt u dhanė hebrenjėve gjatė luftės sė dytė botėrore, duke i fshehur e strehuar, pėr t’i shpėtuar nga shfarosja naziste. Kolegu ynė Astrit Lulushi e vizitoi kėtė ekspozitė ku bisedoi me organizatorėt e saj si dhe me disa tė pranishėm.
Gjatė Luftės sė dytė Botėrore, ndėrsa shumė vende tė botės kishin mbyllur kufijtė pėr refugjatėt hebrenj, shumė shqiptarė vunė veten dhe familjet e tyre nė rrezik duke strehuar qindra hebrenj tė ardhur nga rajonet e pushtuara nga nazizmi. Fundi i Luftės sė Dytė e gjeti Shqipėrinė me njė numėr mė tė madh hebrenjsh sesa kishte para luftės. Pėr shembull, nė vitin 1940 Johana Nojman, dhe prindėrit e saj u strehuan nė Shqipėri, pasi kishin ikur nga Gjermania, pėr t’i shpėtuar pėrndjekjes naziste.
Ajo tregon se pėr 6 vjet e gjysėm, familja e saj pėrfitoi nga bujaria e familjes Pilika nė Durrės, falė zakonit tė lashtė tė Besės qė i kėrkon shqiptarit tė kujdeset pėr jetėn e njerėzve nė nevojė. Arjan Myrto,me banim nė Nju Jork, thotė se ndjehet krenar pėr ndihmėn qė i ati i tij, Shyqyri Myrto, u dha hebrenjėve gjatė periudhės sė Luftės sė dytė Botėrore. Emri i familjes Myrto tani ndodhet i gdhendur nė qendrėn pėrkujtimore tė holokaustit nė Jad Vashem nė Jeruzalem, ndėrsa fotografia e Shqyqyri Myrtos rendidet nė librin pėrkujtimor menjėherė pas fotografisė sė Shindlerit, i njohur pėr listėn e tij.
Me kėtė ekzpozitė, fotografi amerikan Norman Gershman synon tė tėrheqė vėmendjen e publikut pėr t’a njohur atė me humanizmin qė njė popull i vogėl nė numėr e i lashtė si ai shqiptar, tregoi pėr njė popull tjetėr tė vogėl e tė lashtė si ai hebraik nė ditėt e tij mė tė vėshtira. Pėr hebrenjtė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, thotė fotografi Gershman, Shqipėria u bė Shtėpia e Zotit, sepse asnjė prej hebrenjėve qė u strehuan atje nuk ra nė duart e nazistėve, ku me siguri qė i priste vdekja.
Norman Gershman mendon se sikur mes shqiptarėve tė mos kishte ekzistuar institucioni i Besės, hebrenjtė nė Shqipėri do tė kishin pėsuar tė njėjtin fat vdekjeprurės si nė vendet e tjera tė Ballkanit. Pėr shqiptarėt, Besa ėshtė ligj, i cili megjithėse i pashkruar, pėrbėn pėr ta standartin mė tė lartė tė vlerave morale. Kėtė nuk ka shqiptar qė nuk e di, thotė autori Gershman, ndėrsa bota duhet t'a mėsojė.
Norman Gershman tregon se para pesė vjetėsh, kur filloi kėtė projekt, ai kishte dėgjuar nga tė mbijetuarit e holokaustit shumė tregime rreth Besės shqiptare dhe zemra i ishte mbushur me admirim pėr kėtė popull. Pėr sa i pėrket shpėtimit tė hebrenjėve nga holokausti, thotė Gershman, shqiptarėt mund tė krahasohen me danezėt, sepse Danimarka dhe Shqipėria, janė tė vetmet vende, qeveritė e te cilave gjatė periudhės sė Luftės sė dytė Botėrore, nuk pranuan t’u dorėzonin nazistėve asnjė hebre, madje i pajisėn ata edhe me dokumente fallso.
Ambasadori i Shqipėrisė nė Uashington, Aleksandėr Sallabanda thotė se kjo ekspozitė fotografike ka edhe vlera historike e politike, sepse hedh dritė mbi njė ngjarje rreth sė cilės regjimi i kaluar heshti, si dhe i njeh tė huajt me njė nga virtytet mė tė lashta shqiptare, siē ėshtė Besa.
Ekspozita e fotografit Norman Gershman titullohet “Besa - Muslims who saved Jews” (Besa – Myslimanėt qė shpėtuan hebrenjtė). Tė njėjtin titull mban edhe libri i tij, qė pritet tė dalė nė libraritė amerikane nė muajin tetor. Por ka shqiptarė qė mendojnė se ky titull nuk i pėrfaqėson drejtė, pasi i njėjtėson ata me fenė dhe jo me kombin.
Veprimari i njohur shqiptaro-amerikan Ilir Zherka thotė se fotografi Gershman e trajton ēėshtjen nga kėndvėshtrimi hebraik dhe nė kėtė botė konfliktesh fetare, ai ka dashur tė theksojė se miqėsia midis hebrenjėve dhe myslimanėve ėshtė e mundshme.
Ndėrsa Avni Mustafa, drejtor i Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan e sheh ekspozitėn si njė mundėsi tė mirė pėr afrimin e lobit shqiptar me atė hebraik, i njohur si njė nga lobet mė tė fuqishme nė Shtetet e Bashkuara. Zoti Mustafa mendon se nga ky afrim ēėshtja shqiptare do tė pėrfitonte shumė, dhe ndoshta do tė ndikonte qė Izraeli t’i shtohet sė shpejti numrit tė vendeve qė e kanė njohur deri tani shtetin e ri tė Kosovės. //bsa//


__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 06-09-08 nė 18:17
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.