Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 29-01-08, 12:18   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ngjarje

750.000 euro pėr dashnorin virtual



Njė kontabiliste ka vjedhur dhjetėra milionė jenė nga kompania e saj pėr pėrkujdesje dhe shėrim tė nėnės, pėr tė "fejuarin" e saj nga interneti, tė cilin nuk e ka parė kurrė, dhe i cili tė gjitha paratė i ka shpenzuar nėpėr ndeja dhe duke pirė.
Kjo grua, tani 30-vjeēare, “tė dashurin” e saj e ka takuar nė vitin 2001 nė internet, por nuk e ka parė asnjėherė... derisa nė muajin tetor tė vitit tė kaluar i ka bashkuar gjyqi.

I pėrzgjedhuri i saj, tani 32-vjeēar, i ka dėrguar asaj fotografinė e dikujt tjetėr, tė njė mashkulli shumė tėrheqės dhe tė bukur.

Duke mbajtur lidhjen vetėm pėrmes e-mailit dhe telefonit, mashkulli nė njė moment i ka kėrkuar t’i ndihmojė me para, sepse gjoja po mbante gjallė nėnėn e sėmurė.

Viktima fillimisht i ka dėrguar paratė e saj, ndėrsa mė vonė kishte filluar tė vidhte edhe kompaninė e saj.

"Kam menduar se nuk do tė mė donte mė nėse nuk do t’ia jepja paratė", i ka thėnė japonezja policisė.

Kontabilistja dhe dashnori i saj virtual janė arrestuar, derisa policia i ka ngarkuar pėr vjedhje tė 120 milionė jenė (750.000 euro).


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 29-01-08, 12:19   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Aeroplani Boeing bėn ndeshje me njė viē



Pėrplasja e njė aeroplani tė udhėtarėve me njė viē tė pakujdesshėm, ka rezultuar me dėmtimin e motorit tė majtė tė aeroplanit. Fatmirėsisht, viktima nė njerėz nuk ka pasur, derisa pėr fatin e kafshės, e cila po "kulloste" nė pistė, nuk dihet gjė.
Boeing 737 me 141 udhėtarė ėshtė ndeshur me njė viē gjatė aterrimit nė njė aeroport, nė perėndim tė arkipelagut indonezian.

Nė fatkeqėsi nuk ka pasur viktima nė njerėz, derisa ėshtė dėmtuar motori i majtė i aeroplanit tė kompanisė ajrore Merpati Nusantara, ka thėnė drejtori i aeroportit.

Agjencia Antara nuk ka dhėnė detaje pėr fatin e viēit.

Incidentet qė kanė tė bėjnė me sigurinė e aeroporteve, janė tė shpeshta nė Indonezi. Shtetet e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian nuk u rekomandojnė qytetarėve tė tyre tė udhėtojnė me kompanitė ajrore indoneziane.

Gjysma e aeroporteve tė Indonezi nuk i pėrmbushin normat ndėrkombėtare, ka pohuar nė muajin prill tė vitit tė kaluar, njė drejtor i trafikut ajror tė kėtij vendi.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:20   #3
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Puplat mbulojnė patrullėn kufitare nė Bjellorusi



Rojet kufitare nė Bjellorusi janė vėnė nė kėrkim tė njė personi, i cili ka tentuar tė kontrabandonte hiē mė pak se treqind papagaj nė kėtė shtet, duke i vendosur ata nė pjesėn e prapme tė biēikletės.
Rojet kanė parė personin derisa ishin duke kryer njė patrullė rutinore, pėrgjatė kufirit me Ukrainėn.

Por kur ata i kishin bėrė thirrje pėr t'u ndalur, ai kishte kėrcyer nga biēikleta dhe ishte fshehur nė pyllin e afėrm.

Rojet i gjeten shpezėt e futura nė gjashtė kuti tė lidhura nė pjesėn e prapme tė biēikletės.

Dy nga zogjtė kishin ngordhur, por tė tjerėt ishin kontrolluar nga veterinarėt, tė cilėn kishin thėnė se janė tė shėndoshė, dhe i kanė vendosur ata nė njė strehimore kafshėsh.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:21   #4
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Fsheh kėshtjellėn prapa dengjeve tė sanės



Njė fermer anglez ka ndėrtuar njė kėshtjellė prapa dengjeve tė sanės, brenda se cilės kishte jetuar pėr katėr vjet me radhė – duke iu shmangur kėshtu rregullave tė planifikimit hapėsinor.
Robert Fiedler shpreson tė pėrfitojė nga Ligji pėr planifikim hapėsinor, sipas tė cilit, ēdo ndėrtim pa leje mund tė legalizohet, nėse pėr katėr vjet pas ndėrtimit tė tij nuk ėshtė bėrė asnjė vėrejtje tek organet kompetente.
“Ky ligj nuk vlen pėr kėtė ndėrtim, pasi qė objekti ishte i fshehur prapa dengjeve tė sanės, dhe askush nuk e dinte pėr ekzistencėn e tij”, ka thėnė njė zėdhėnėse e Redhillit, njė qyteze qė ndodhet 30 km nė jug tė Londrės.
Kėshilli i qytezės planifikon ta rrėzojė kėtė objekt, bashkė me objektet pėrcjellėse tė tij, tė cilat i ka ndėrtuar Fiedleri.
“Pamje ballore e objektit duket si njė imitim shtėpie, ndėrsa nga prapa ka dy kulla”, ka sqaruar zėdhėnėsja - duke shtuar se ka dėgjuar qė ky objekt ka edhe njė kambanė.
Pronari nuk ka kėrkuar leje ndėrtimi, meqenėse ferma e tij ndodhet nė “rripin e gjelbėr”, vend ku ndėrtimi ėshtė i ndaluar.
Gruaja e Fidlerit, Linda ka shtuar se fėmijėt janė rritur duke shikuar sanėn jashtė dritareve tė shtėpisė, dhe ka sqaruar se, e kishin mbajtur djalin e tyre larg shkolle, nė ditėn kur ai ėshtė dashur tė vizatonte shtėpinė.
“Nuk mund ta lejonim tė vizatonte njė mullar tė madh bari, njerėzit mund tė interesoheshin”, tha ajo.
Inspektorėt e planifikimit ishin thirrur nga fqinjėt e shqetėsuar nė verė tė vitit 2006, mirėpo ata nuk e kishin parė shtėpinė. “Kur shkuan inspektorėt, krejt ēka panė ishin dengjet e sanės nė tokėn agrare - gjė qė ėshtė e zakonshme”, tha zėdhėnėsja.
“Mendoj se fqinjėt e dinin se diēka po ndodhte, mirėpo ishte e vėshtirė tė thuhej”, pėrfundoi ajo.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:22   #5
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Tash dihet edhe zyrtarisht – posta ėshtė mė e ngadalshme se kėrmilli



Tashmė dihet edhe zyrtarisht. Dėrgesa postare ėshtė e ngadalshme si kėrmilli – kėshtu sė paku ėshtė gjendja nė Poloni.
Njė punėtor i teknologjisė informative, pasi ka bėrė llogaritjen e rrugės qė ka kaluar letra deri nė shtėpinė e tij – prej datės 20 dhjetor, kur ishte dėrguar, deri mė 3 janar, kur ai e kishte pranuar atė - ka konstatuar se atė rrugė mė shpejt do ta kishte pėrshkuar kėrmilli se shėrbimi postar.

Personi i quajtur Michal Szybalski ka llogaritur se arritja e letrės nė adresėn e tij ka zgjatur 294 orė – ndėrkaq distanca nė mes tė dėrguesit dhe pranuesit ka qenė vetėm 11.1 km, ka bėrė tė ditur e pėditshmja polake, Gazeta Wyborcza.

Sipas pėrllogaritjes sė Szybalskit, shpejtėsia e udhėtimit tė letrės ishte 0.03775 kilometra nė orė – ndėrkaq kėrmilli, sipas tij, do tė kishte arritur shpejtėsinė prej 0.048 kilometra nė orė.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:23   #6
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Hmm...A nuk e pata shtėpinė kėtu?!



Tė ktheheni nė shtėpi dhe tė vėreni se ju mungojnė gjėsendet, mund tė jetė njė pėrjetim jo shumė i kėndshėm – por tė ktheheni nė shtėpi dhe tė mos e gjeni shtėpinė, ėshtė njė pėrjetim vėrtetė i tmerrshėm.
Kjo gjė i ka ndodhur njė gruaje ruse, e cila pasi ėshtė kthyer nė pronėn e saj, ka kuptuar se shtėpia e saj nuk ėshtė mė – madje ajo nuk ka gjetur as edhe njė gjurmė tė vetme nga shtėpia, ka njoftuar televizioni NTV.

"Aty nuk kishte asgjė, madje as edhe njė gjurmė e vetme”, ka thėnė Lyudmila Martemyanova, nga qyteti Nizhny Novgorod, e cila pėr disa ditė kishte munguar nga shtėpia e saj.

Mė vonė ajo ka kuptuar se shtėpia i ėshtė rrėnuar gabimisht nga punėtorėt e njė firme tė ndėrtimtarisė, e cila kishte marrė pėrsipėr tė bėnte rrėnimin e njė shtėpie tjetėr.

Prokurori lokal, Nikolai Govorkov, ka thėnė se punėtorėt e kompanisė sė ndėrtimeve kishin shkatėrruar shtėpinė e gabuar dhe jo atė qė duhej dhe qė ishte fare pranė saj.

Martemyanova ka refuzuar njė dėmshpėrblim modest qė i ka ofruar kompania, e cila ia kishte shkatėrruar shtėpinė, andaj ka vendosur ta padisė atė nė gjyq.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:24   #7
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Hajnat mė tė kėqij nė botė



Njė ēift kishte vendosur tė bėnte njė plaēkitje me armė - por krejt mundi iu shkoi mbrapsht. Pikėsėpari nė vend tė parave, ata kanė vjedhur bukė, ndėrsa kanė tentuar tė iknin me automjet tė gabuar. Pos kėtyre iu ndodhi edhe tė plagosen, me njė plumb tė shkrepur rastėsisht...
Pos qė i ka dėnuar me 15 vjet burg, gjykatėsi Roland Williams, ēiftin e plaēkitėsve tė pasuksesshėm australian e ka fyer, dhe mė tė drejtė i ka quajtur "budallenj".

Donna Hayes e Benjamin Jorgensen, tė cilėt kanė pranuar fajin pėr plaēkitjen e armatosur, kishin tentuar tė vidhnin restorantin Cuckoo nė Melburn, nė muajin prill tė vitit tė kaluar. Fillimisht kishin vjedhur njė qese pėrplot me bukė tė thekur duke menduar se brenda gjendet fitimi ditor i restorantit.

Mė pas Jorgensen kishte harruar se si dukej automjeti i tyre pėr ikje, prandaj kot kishte tentuar tė hapte njė automjet tė gabuar. Megjithatė, kulminacioni i tė gjithave ishte kur revolja qė po mbante nė dorė, shkrepi rastėsisht, dhe plumbi goditi partneren e tij nė prapanicė.

Jorgensen (38-vjeēar) do tė kalojė tetė vjetėt e ardhshme nė burg, derisa Hayes (36-vjeēare) shtatė sosh.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:25   #8
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Nėna gjithmonė e di ēka ėshtė mirė!



Njė i ri amerikan ka mbetur pa automjetin e ri pasi qė nėna e tij kureshtare, i ka gjetur nėn ulėse njė shishe me pije alkoolike. Nuk ka ngurruar aspak, dhe menjėherė e ka vendosur shpalljen pėr shitjen e veturės.
Amerikania Jane Hambleton e ka quajtur veten "nėnė mė e keqe nė botė", nė nėnshkrimin e shpalljeve nė gazetėn lokale The Des Moines Register, ku e ka shpallur shitjen e automjetit tė tė birit.

"Prindėrit, tėrėsisht ‘jo cool’, qartazi nuk e duan djalin e vet, shesin automjetin e tij. I vozitur vetėm tri javė para se nėna, qė i fut hundėt gjithkund, dhe e cila nuk ka jetėn e vet, nėn ulėsen e automjetit ka gjetur njė shishe alkooli. Tė interesuarit mund tė thėrrasin “nėnėn mė tė keqe nė botė'", shkruan nė shpallje.

Qė prej atėherė 48-vjeēarja Hambleton ka pranuar mbi 70 thirrje me urimet e llojit “ėshtė kėnaqėsi tė shohėsh qė ka prindėr tė pėrgjegjshėm".

Kritiku i vetėm i zonjės Hambleton ėshtė djali i saj, i cili pohon se shishja e alkoolit nuk ka qenė e tij, por se ajo ishte lėnė nga njė bashkudhėtar i tij.

Automjeti sot ėshtė i shitur mirėpo “nėna mė e keqe” pranon qė shpallja ka qenė shumė e shtrenjtė, por edhe se njėkohėsisht do tė vazhdojė shpalljen pėr edhe njė javė, thjesht sa pėr tė marrė reagime pozitive nga njerėzit qė mendojnė njėjtė si ajo.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:26   #9
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Akuzojnė metronė pėr shkak tė puthjeve tė xhiruara





Njė i ri bashkė me tė dashurėn e tij kanė vendosur tė padisin metronė e Shangait sepse zyrtarėt e saj i kishin xhiruar ata derisa putheshin para pajisjeve pėr shlyerjen e biletave, ndėrsa incizimin e kanė publikuar nė internet.
Nė video-incizimin - i cili zgjat pothuajse tre minuta dhe qė ėshtė incizuar gjatė muajit shtator, ndėrsa ėshtė publikuar javėn e kaluar nė ueb faqet Ku6.com dhe YouTube - shihen i riu dhe e dashura e tij, rreth tė njėzetave, tė cilėt puthen me pasion, ndėrsa xhirimi shoqėrohet me komente tė pahijshme tė xhiruesit, i cili flet nė gjuhėn e rrugėve tė Shangait.

Siē shkruan China Daily, i riu dhe e reja, tė cilėt kanė angazhuar njė avokat qė t’i pėrfaqėsojė ata nė gjyq, kanė ngritur padi ndaj tė punėsuarve tė metrosė, qė kanė shkelur tė drejtat e tyre, duke i xhiruar ata pa dijeninė e tyre dhe pėr shkak tė publikimit tė xhirimit nė internet.

Drejtori i metrosė ka thėnė pėr China Daily se po kryhet njė hetim rreth kėtij rasti.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:27   #10
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Vidhet automjeti i policisė "i mbrojtur nga vjedhjet"



Njė automjet i policisė, i pajisur me teknologjinė e fundit kundėr vjedhjes, me vlerė prej rreth 100 eurosh, ėshtė vjedhur nė Berlin – pasi qė policėt e kishin lėnė tė hapur dhe me ēelės nė pajisjen ndezėse.
BMW-ja speciale, e cila pėrmban pajisje tė teknologjisė sė lartė pėr vėzhgim, brava elektronike te sofistikuara si dhe, bllokues pėr tė bėrė atė tė mbrojtur nga vjedhja, ishte krenaria e forcės policore tė Berlinit.

Por ajo ėshtė vjedhur nė njė lagje tė qytetit kur dy policėt kishin dalė pėr tė ndjekur njė vjedhės makinash nė kėmbė, pasi qė ai e kishte braktisur automjetin qė e kishte vjedhur paraprakisht.

Krimineli iu kishte ikur dhe kur policėt u kthyen prapa panė se BMW-ja e shtrenjtė kishte “avulluar”.

Tė dy policėt janė duke u pėrballur me masa disiplinore. Shefat e policisė kanė deklaruar se nuk e kanė as idenė mė tė vogėl se kush ka mundur tė vidhte automjetin dhe se ende janė nė kėrkim tė tij.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:28   #11
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Vozit 120 kilometra nė drejtim tė kundėrt


Njė vozitės 71-vjeēar ka nxitur panik natėn nė mes tė shtunės dhe tė dielės nė njė autostradė italiane, pasi qė ka vozitur 120 kilometra nė mes tė Bolonjės dhe Modenas, nė drejtimin e kundėrt, ka njoftuar agjencia Ansa.
Italianin e ēorientuar, pas njė ndjekje tė gjatė dhe disa incidenteve tė cilat rezultuan me dy tė lėnduar lehtė e ka ndaluar policia nė autostradėn kryesore nė veri tė vendit.

Mashkulli, me prejardhje nga Modena, ėshtė futur gabimisht nė drejtim tė kundėrt, dhe sipas tij, as qė e ka pasur idenė se nuk ishte nė rrugė tė mbarė.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:29   #12
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Ku s’ka tym, s’ka as para



Restoranti i parė i Pekinit nė tė cilin ėshtė ndaluar pirja e duhanit, lirshėm mund t’i mbyllė edhe dyert, sepse ka mbetur pa mysafirė, e mė kėtė edhe pa punė, ka thėnė pronari i zhgėnjyer.
Nė Kinė mė shumė se 350 milionė njerėz pinė duhan dhe pėr kėtė fushata e autoriteteve kineze me qėllim tė ndaljes sė pirjes sė duhanit ka hasur nė rezistencė tė fortė.

Puna nė restorantin Meizhou Dongpo ka rėnė pėr 80 pėr qind pas vendimit pėr ndaljen e pirjes sė duhanit, ka thėnė pronari i restorantit.

"Nėse vdesim, sė paku do tė vdesim si duhet", ka vlerėsuar ai.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:30   #13
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Hajni lajmėron nė polici personin e vdekur



Njė hajn i cili ishte futur nė njė banesė pėr tė vjedhur para dhe gjėsende me vlerė, nė atė banesė ka gjetur edhe trupin e pajetė tė pronarit. Ai menjėherė ka lajmėruar policinė, pėr tė evituar kėshtu edhe padinė pėr vrasje.
Policia ka arritur nė banesė dhe ka gjetur trupin e pajetė tė mashkullit 64-vjeēar, pa shenja tė vdekjes sė dhunshme. Sipas tė dhėnave tė para, bėhet fjalė pėr njė pronar banese, i cili ka qenė i vdekur pėr dy javė para se hajni ta gjente atė.

Policia ende nuk e ka gjetur hajnin.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:31   #14
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Policia lituaneze pyet tė dyshuarėn: A nuk je e vdekur a?



Policia e Lituanisė nė qytetin Klaipeda ėshtė hutuar kur ka zbuluar se njė grua, e cila ishte arrestuar njė javė mė parė pėr vjedhje dyqanesh, ishte regjistruar si e vdekur njė muaj mė herėt.
Prindėrit e gruas e kishin identifikuar gabimisht trupin e njė gruaje tė vdekur tė gjetur nė njė pyll, si bija e tyre 27-vjeēare, Natalya Pavlova, e cila ėshtė zhdukur nga shtėpia qė prej muajit nėntor tė vitit tė kaluar, ka thėnė policia tė mėrkurėn.

Ka dalė nė shesh qė Pavlova ishte gjallė dhe me shėndet tė mirė, si dhe po jetonte me tė dashurin e saj nė po tė njėjtin qytet.

"Prindėrit e saj e kishin identifikuar trupin e vdekur si bijėn e tyre. Ēfarė mund tė bėnim?" ka thėnė pėr Reuters zėvendėskomandanti i policisė lokale, Petras Mikalauskis.

"Ka qenė rasti im i parė i kėtij lloji nė tėrė pėrvojėn time", ka shtuar ai.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 29-01-08, 12:32   #15
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ngjarje

Dashuria me gjemba e vėllezėrve bullgarė!



Dy vėllezėr bullgarė kanė ndarė shtėpinė e tyre me tel gjembor, pasi qė kanė hedhur njėri-tjetrin nė gjyq, mė shumė se dyqind herė.
Taso Hadjiev, 74-vjeēar, dhe vėllai i tij Asen, 75-vjeēar, nga Malka Arda nė Bullgari, herėn e parė kishin paditur njėri-tjetrin nė vitin 1968, pėr shkak tė njė kontesti pronėsor, respektivisht tokės, qė ua kishin lėnė trashėgimi prindėrit e tyre tė ndjerė.

Qė prej atėherė, ata kanė pasur telashe tė vazhdueshme, dhe asnjėri prej tyre nuk ka arritur tė tubonte para tė mjaftueshme pėr t’u larguar nga shtėpia ku janė rritur, sepse krejt tė ardhurat i kishin shpenzuar pėr t’i paguar avokatėt.

Fqinja e tyre Sabka Shehova ka thėnė: "Janė kapur pas kėsaj gjėje me vite tė tėra. Ata shkojnė nė gjykatė pėr ēfarėdo arsye tė vjetėr qė ju shkon ndėrmend, dhe shumica prej padive nuk ka tė bėj me realitetin, por ata thjesht dėshirojnė tė padisin njėri-tjetrin”.

"Ata janė kapur pas kėsaj gjėje aq gjatė saqė, vėshtirė iu kujtohet pse kanė shkuar herėn e parė nė gjyq. Ėshtė si tė shikosh njė telenovelė", ka thėnė Shehova.


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 02:36.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.