Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Sporti
Emri
Fjalėkalimi
Sporti Futbolli, Formula1, Basketboll, Tenis ....



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 02-02-08, 18:21   #1
Dardania^Hero
 
Anėtarėsuar: 02-02-08
Vendndodhja: a
Postime: 2
Dardania^Hero i vlerėsuar jo keq
Gabim Lajme nga sporti

Kokėkuqja" mbyll sezonin e pushimeve nė Kampilio me njė sfidė nė dėborė mes pilotėve tė Formulės 1 dhe Moto GP.

Ferrari "show" me patinazh nė akull.


Nė liqenin e akullt tė Kampilios, dėfrimet e fundit tė pushimeve pėr skuadrėn e Maranelos qė ka zbritur nė pistė edhe 248F1 tė drejtuar nga Badoer. Nė dy garat e zhvilluara pėr kėnaqėsinė e tifozėve, ka qenė Kapirosi ai qė trimfoi me njė Panda 4x4, ndėrsa Raikonen i pėrgjigjet thirrjes sė instinktit finlandez, duke triumfuar nė garėn me ski.
Emocione Formula 1 nė akull, nė kuotė tė lartė. Ndodhi mbrėmė nė Madona di Kampilio qė mbyll takimi e pėrvitshėm midis skuderisė dhe shtypit. Makina 248F1 e drejtuar nga kolaudatori Luka Badoer, ka veshur mantelin e njė "safety car" pėr tė zbritur nė pistė nė garėn qė shihte nė duel mes tyre gjashtė Panda 4x4 Nasqar, tė cilat i janė vėnė pas Ferrarit para se tė nisen seriozisht. E pajisur me goma "Bridgestone" speciale pėr akull, Ferrari pėr herė tė parė kafshoi sipėrfaqen e akullt tė liqenit nė Trento, para pesė mijė tifozėsh entuziastė. Gara mbi akull ka ftuar nė pistė Panda-t e drejtuara nga Kimi Raikonen, Felipe Masa, Mark Zhene, Loris Kapirosi dhe centauri australian i Ducati-t, Kejsi Stoner.
Gara ėshtė fituar nga Kapirosi, pėrpara Raikonenit, Masės, Zhenesė dhe Stonerit. Legjendari Kapirosi i MotoGP vendosi diktatin qė nė fillim tė garės, duke u lėnė targėn rivalėve. Por rezultati nuk ėshtė i rėndėsishėm. Ndėrsa nė garėn e skive tė rezervuar pėr pilotėt, ka triumfuar Raikonen. tė paktėn mbi ski, finlandezi ėshtė shumė mė specialist se Shumakeri.
Gjithsesi, qė nesėr, me prezantimin e makinės sė re pėr 2007-ėn, fillon gjithēka serozisht. Mark Zhene, kolaudator i Ferrarit, ka folur pėr njėvendėshen e re: "Ferrari i ri ėshtė mė e evoluar sesa njėvendėshi i 2006-ės. 248F1 ishte njė makinė shumė e mirė, prandaj nuk ishin tė detyruar tė ndryshonim gjithēka. Testet e zhvilluara nė galerinė e erės, dhanė sinjale shumė inkurajuese". Modeli i ri do tė zbresė pėr herė tė parė nė pistė tė hėnėn nė Fiorano, me Felipe Masėn nė timon. Shoku i skuadrės, Kimi Raikonen, do tė pilotokė me makinėn e vjetshme. "E ka njė kuptim fakti qė Masa do tė jetė i pari qė provon makinėn e re - ka shtuar Zhene. -Felipe e njeh shumė mirė modelin 248F1 dhe mund tė bėjė krahasime. Nga ana tjetėr, Kimi do tė bėjė prova me makinėn e vjetėr pėr t'u ambientuar dhe pėr tė njohur gomat "Bridgestone". Sidoqoftė, ai ka ende shumė kohė nė dispozicion deri nė fillimin e sezonit". Ndėrsa Zhan Tod shprehet me optimizėm tė pėrmbajtur pėr sezonin e ri. "Kemi zhvilluar njė makinė tė re me aerodinamikė tė pėrmirėsuar. Ferrari kėtė vit synon tė fitojė, por tė mos harrojmė se tė gjitha ekipet kanė bėrė pėrgatitjet e tyre dhe vetėm pas dy-tri garave tė para, do tė kuptohet se cilat janė skuderitė mė nė formė. Ne padyshim do tė jemi mes pretendentėve, por kjo nuk na mjafton, duam tė fitojmė. S'ka rėndėsi me cilin nga pilotėt. Pėr momentin nuk mund tė flitet pėr favoritė, sepse duhen edhe dy muaj kohė. Ferrari do tė bėjė mė tė "miren".


Dardania^Hero Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 02-02-08, 18:21   #2
Dardania^Hero
 
Anėtarėsuar: 02-02-08
Vendndodhja: a
Postime: 2
Dardania^Hero i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Lajme nga sporti

Simonds: Nuk jam pasardhėsi i Briatores
"Jam inxhinier nė shpirt". Pat Simonds, shef i inxhinierėve te Renault, pėrgėnjeshtron kėshtu zėrat qė e cilėosnin si trashėgimtar tė Briatores. Simonds qė nė skuderinė franceze ėshtė edhe drejtor i strategjive pėr garat, i vė kapak spekulimeve qė qarkullonin ditėt e fundit qė e shihnin si pasuesin e Briatores ditėn kur Flavio tė vendosė tė kalojė stafetėn. "Duke qenė se jam inxhinier me mish e me shpirt, shkoj aty ku mė ēojnė interesat e mia", thotė Simonds. "Ndryshimi i roleve brenda skuderisė Renault, ėshtė e drejtė qė t'i lihet tė rinjve. Kemi shumė tė rinj premtues dhe unė pėrfaqėsoj pėrvojėn. Dėshira ime nuk ėshtė tė jem shef, por tė shoh stafin qė e ēon makinėn nė njė drejtim tė ri. Me ndėrrimin e gomave na u desh tė ndėrronim disa gjėra nė makinė dhe harmonia nė skuadėr ėshtė fantastike. Tė rinjtė janė shumė tė aftė dhe punoj me kėnaqėsi me ta. I kemi rritur deri kėtu dhe tani presim qė tė marrim mbi supe pėrgjegjėsitė".
Dardania^Hero Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-08, 12:17   #3
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme nga sporti

UEFA pėrjashtoi Porton nga Liga e Kampionėve

Skuadra portugeze, Porto, nuk do tė mund tė luajė nė edicionin e ardhshėm nė Ligėn e Kampionėve, pasi UEFA e ka pėrjashtuar nga garat evropiane pėr njė vit.
Portos i janė marrė gjashtė pikė ga Federata portugeze e futbollit pasi ishte pėrpjekur t'i manipulojė gjyqtarėt nė dy ndeshje tė kampionatit vendor, rast pas tė cilit UEFA kishte kėrkuar mė tepėr informacione nga Federata e Futbollit tė Portugalisė. Zyrtarėt e UEFA-s kanė konstatuar se Porto nuk i ka pėrmbushur kriteret pėr pjesėmarrje nė Ligėn e Kampionėve, sidomos sipas nenin 1.04 (d), nė tė cilin thuhet qartė se skuadra nuk guxon tė jetė e implikuar nė asnjė mėnyrė nė kurdisjen e rezultateve, qoftė nė garat kombėtare apo ndėrkombėtare. Pėr kėtė arsye, Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka vendosur qė pėr njė vit Portos t’i ndalohet pjesėmarrja nė Ligėn e Kampionėve. Portugezėt kanė tė drejtė qė nė afat prej tri ditėsh tė bėjnė ankesė nė vendimin e UEFA-s.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-08-08, 16:38   #4
Shpat
Prishtinas.
 
Anėtarėsuar: 27-05-08
Vendndodhja: Shteti mė i ri.
Postime: 573
Shpat e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lajme nga sporti

--------------------------------------------------------------------------------

Arsenali shėnjestron Canėn

Mesfushori i Olympique Marseille, Lorik Cana, ėshtė bėrė shėnjestėr e trajnerit tė Arsenalit, Arsene Wenger, i cili shpreson ta pėrforcojė mesfushėn me njė lojtar me pėrvojė.
Pas blerjes sė mesfushorit tė krahut, Samir Nasri, nga Marseille, skuadra angleze dėshiron tė kthehet te skuadra e Ligės sė Parė franceze pėr tė kėrkuar shėrbimet e 25-vjeēarit shqiptar.
Trajneri i Arsenalit, Wenger, ėshtė shumė i interesuar pėr kosovarin, i cili ėshtė edhe kapiten i Marseille, mirėpo edhe nėse francezėt pajtohen qė ta lėshojnė, Topēinjtė do tė pėrballen me njė konkurrencė tė madhe nga klubet rivale.
Pėr ish-lojtarin e Paris Saint Germain, i cili vlen rreth gjashtė milionė funte, ėshtė e interesuar edhe skuadra tjetėr e Premier League, Eveerton.
Cana ka qenė lider nė skuadron e Marseilles duke bėrė 95 paraqitje pėr tri vite, ndėrsa Wengerit mund t’ia ofrojė eksperiencėn e cila sipas shumė analistėve i nevojitet skuadrės sė Arsenalit.

Me Gjakoven pėrpara.
__________________
Luftėn e fitova , fenė e ruajta.
Shpat Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-10-11, 14:38   #5
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga sporti

Vdiq ne gare....
Piloti britanik, Dan Wheldon vdiq nė njė aksident tė tmerrshėm qė ndodhi nė garėn e kampionatit me makina Indycar, ku ishin pėrfshirė 15 makina.Gjatė garės nė Las Vegas, makina e britanikut u godit nga ana e makinės sė Welden, me qė rast 33-vjeēari britanik u pėrfshi nga njė flak e madhe e zjarrit. Ai u dėrgua menjėherė nė spital, por ndėrroi jetė nga plagėt e mara.
Gara u ndalua menjėherė por, pas njė pushimi pilotėt u kthyen nė shteg duke vazhduar garėn nė kujtim tė Wheldonit.Indycar ėshtė shumė e pikėlluar tė njoftoj se piloti Dan Wheldon ndėrroi jetė nga plagėt e mara. Mendimet dhe lutjet tona janė me familjen e tij,” tha drejtori i Indycar, Randy Bernard pas tragjedisė.Wheldon ishte 33 vjeēar dhe titullin e parė e fitoi nė vitin 2005. Ndėrsa titullin e dytė nė karrierė e fitoi nė kategorinė Indy500 nė maj tė kėtij viti.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 17-10-11 nė 14:39
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 27-12-11, 18:16   #6
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Lajme nga sporti

....vdekja e Besim Kabashit ishte e natyrshme,

http://www.youtube.com/watch?v=ydniR...eature=related


  Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:25.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.