Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-02-08, 22:28   #1
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės


Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: MPJ slloven, Dimitrij Rupel, majtas, MPJ rus Sergei Lavrov, nė mes, dhe Komisarja e BE-sė pėr punėt e jashtme, Benita Ferrero-Waldner


Bashkimi Evropian e pret deklaratėn pėr shpalljen e pavarėsisė me ndjenja tė pėrziera. Vendimi pėr planin e vepritmi tė misionit tė rindėrtimit tė Kosovės merret kėtė fundjavė

Shtetet e BE-sė nuk pritet qė ta njohin bashkarisht pavarėsinė e Kosovės, qė sipas tė gjitha gjasave do tė shpallet mė 17 shkurt. Qipro thotė jo, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanė rezerva. Shtetet e BE-sė do tė "marin lajmin e shpalljes sė pavarėsisė".
Mė pas do tė pasojnė njohjet e secilit shtet, mė vete. Mė tė bashkuar janė evropianėt nė lidhje me misionin e BE-sė. Ky mision nė njėrėn anė do tė pėrmbajė EULEX-in, i cili do tė ndėrtojė dhe kontrollojė gyjqėsinė, administratėn policinė dhe doganėn e ku do tė pėrfshihen 2000 policė dhe juristė. Bashkimi Evropian pėrveē tė tjerash do tė hapė Zyrėn Ndėrkombėtare Civile (ICO), e cila do ta kėshillojė dhe mbikqyrė qeverinė e Kosovės. Deputetja gjermane e parlamentit evropian Doris Pack thotė se do tė jenė ndėrkombėtarėt ata qė do ta thonė fjalėn e fundit: "Pavarėsia e mbikqyrur do tė pėrfshijė edhe mundėsinė e korrigjimit, ndėrrimit tė personelit dhe qė do tė jetė Bashkimi Evropian ai qė do tė thotė fjalėn e fundit. Pavarėsia do tė mbikqyret pėr njė kohė tė gjatė, pėr tė na dhėnė neve sigurinė, qė e tėra ecėn nė rregull."
Zyra Ndėrkombėtare do tė zėvendėsojė njė pas njė administratėn e OKB-sė, e cila nuk ka qenė shumė eficiente gjatė gjashtė vjetėve paraardhės: "Deri tani pjesa mė e madhe e punės udhėhiqej nga OKB-ja, ndėrsa shqiptarėt ishin vetėm sa pėr dekor. Tani do tė jetė anasjelltas. Shqiptarėt do tė janė ata qė do tė marrin pėrgjegjėsinė nė dorė ndėrsa ne do tė jemi dekor," thotė Pack. Ajo shton se ky dekor ėshtė shumė i rėndėsishėm qė gjithēka tė bėhet si duhet."
Bashkimi Evropian do tė harxhojė gjithsej rreth dy miliardė Euro pėr rindėrtimin e administratės dhe infrastrukturės nė Kosovė. I ndodhur nėn presionin e Rusisė, Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) nuk e mbėshteti haptazi dėrgimin e misionit tė BE-sė nė Kosovė. Rusia e konsideron kėtė mision tė pamoralshėm dhe tė paligjshėm, pasi ai nuk mbėshtetet mbi rezolutėn 1244. Bashkimi Evropian shpreson, qė Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė ta tolerojė nė heshtje kalimin e administratės nga OKB-ja nė dorė tė evropianėve.

Bernd Riegert


DW


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-02-08, 22:33   #2
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Kosova protektorat


Daniel Serwer dhe James Lion nė Radion Evropa e Lirė



15.02.2008
Brian Whitmore


Misioni i BE-sė do zgjasė disa dekada. Na duhet tė pyesim sa gjatė qėndruan nė Evropė dhe nė Gjermaninė e pas LDB-sė forcat aleate. Kėtė lloj angazhimi duhet ta shohim edhe nė Ballkan", tha Lion.

Me flamur tė ri, me himn tė ri dhe mbėshtetjen e pjesės mė tė madhe tė Perėndimit duket se do jetė fillimi i Kosovės si shtet. Por, kur Kosova tė bėhet shteti mė i ri i Evropės , statusi i shumėpritur do shoqėrohet me njė numėr kushtesh.
Analistėt, qė janė njohės tė mirė tė situatės, thonė se vazhdimi i paqartėsisė pėr statusin e Kosovės nuk ndikon pozitivisht nė qėndrueshmėrinė e pjesės tjetėr tė rajonit.
Daniel Serwer, zėvendėspresident i Qendrės pėr Paqe nė rajonet e pas konflikteve, nė Institutin e Paqes nė SHBA, shpjegon:
"Kosova nuk do jetė anėtare e Asamblesė sė Pėrgjithshme, ēfarė do tė thotė se nuk do ketė anėtarėsi nė klubin e vendeve sovrane. Mendoj se kjo ėshtė pėr tė ardhur keq. Pėr sa kohė tė ketė paqartėsi mbi ēėshtjen e sovranitetit tė Kosovės, atėherė ekziston mundėsia e paqėndrueshmėrisė rajonale."
Kontrolli qė ka Beogradi mbi vendbanimet me shumicė serbe nė veri tė Kosovės, ēfarė pritet tė vazhdojė dhe pas pavarėsisė, do tė thotė se udhėheqėsit shqiptarė tė Kosovės nuk do kenė kontroll real mbi gjithė territorin.
Ish-diplomati amerikan i karrierės, Daniel Serwer, thekson se armiqėsitė me tė cilat Kosova e pavarur do tė pėrballet pas shpalljes sė pavarėsisė, do ta bėjnė atė tė varur nga ndihma e huaj.
"Ėshtė diēka shumė negative ta fillosh historinė tėnde si shtet pa njohjen nga fqinji mė i madh, qė ėshtė njėherėsh dhe kėrcėnimi mė i madh pėr sigurinė. Elementi mė i rėndėsishėm ėshtė se nė sytė e Serbisė, ēėshtja e Kosovės ėshtė ende e hapur. Kjo do vazhdojė tė forcojė forcat nacionaliste nė Serbi. Nė Kosovė, kjo do tė thotė se do kenė nevojė pėr perėndimin mė shumė, sesa duam ne dhe mė shumė se ē'ėshtė e shėndetshme pėr vetė ata. Nė kėtė kuptim, ne po e fusim veten nė njė angazhim afatgjatė", tha Serwer.
Nė thelb, Kosova do kthehet nga protektorati i KB-ve nė protektorat tė BE-sė.
Tim Judah, korrespondent i javores "Economist", thotė se suksesi i misionit evropian nė Kosovė do jetė jetik pėr vetė Brukselin.
"Shikoni hartėn dhe vendndodhjen e Kosovės. Nuk ėshtė nė skaj tė Evropės, por nė brendėsi tė territorit tė NATO-s dhe BE-sė. Ka gjasa pėr tė pasur sukses. Natyrisht, jeta do jetė e vėshtirė dhe ka mundėsi pėr trazira. Por, bėhet fjalė pėr njė territor qė rrethohet nga 27 vendet anėtare tė BE-sė, me 500 milionė qytetarė evropianė, ndaj nuk duhet lejuar dėshtimi", tha Judah.
Ato qė nuk janė ende tė qarta, janė kohėzgjatja dhe fuqia e misionit tė BE-sė.
James Lion, ekspert pėr Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave, mendon se misioni i BE-sė do tė zgjasė pėr njė kohė tė gjatė.
"Ajo qė duhet pasur parasysh ėshtė fakti se misioni do zgjasė disa dekada. Nėse bashkėsia ndėrkombėtare mendon se do jetė mision mė afatshkurtėr, nė fakt ata po tallen me veten. Na duhet tė pyesim sa gjatė qėndruan nė Evropė dhe nė Gjermaninė e pas LDB-sė forcat aleate. Kėtė lloj angazhimi duhet ta shohim edhe nė Ballkan", theksoi Lion.
Analisti britanik, Tim Judah, thekson se decentralizimi mbetet element kyē nė Kosovėn e pavarur.
"Thelbi i gjėrave ėshtė decentralizimi. Procesi i decentralizimit parasheh qė zonat e populluara me serbė do kenė njė shkallė autonomie, qė u krijon lidhje tė posaēme me njėra-tjetrėn, por edhe me Beogradin", tha Judah.
Ekspertėt bien nė njė mendje se mundėsia pėr jostabilitet ekziston, pėr aq kohė sa statusi i Kosovės tė jetė njė ēėshtje e hapur pėr Serbinė.
Por ashtu, siē thotė dhe Lion, Serbia herėt a vonė do pėrballet me realitetin.
"Statusi i Kosovės do jetė njė ēėshtje e hapur pėr Serbinė, por do tė vijė njė moment i katarsisit. Pavarėsisht se sa traumatike ėshtė kjo ēėshtje, besoj se thellė serbėt e kuptojnė se Kosova ėshtė humbur nė vitin 1999 nga Millosheviqi."


Radio Europa e Lire
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-08, 22:38   #3
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Kosova pergatitet te festoje shpallen e pavaresise

__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-08, 22:52   #4
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalt
Kosova pergatitet te festoje shpallen e pavaresise

Shqiptaret ne Kosove jane bere gati per feste. Sonte ata dolen neper rruge duke brohoritur per pavaresine.

Instrumentet tradicionale

Ata kane nisur te vallezojne nen ritmin e instrumentave te ndryshme tradicionale. "Ne jemi shume, shume te lumtur, per ate qe po ndodh ne te vertete"-thote Ahmet Jashari, i cili ne Lipjan ka ngritur nje flamur amerikan. "Ne po presim qe nje shekull per kete dite".

Grupe kosovaresh shpalosin flamujt

Grupe-grupe qytetaret e Kosoves shpalosin flamuj kombetare, ndersa aty prane kalojne trupat e NATO-s, qe mbajne cdo gje nen mbikqyrje. Trupat e NATO-s jane sonte ne numer dukshem me te shtuar neper rruge.
Shitoret dhe shtepite kane ngritur kudo flamurin kombetar, ndersa nuk mungojne dhe flamujt e SHBA dhe BE, te cilet jane perkrahesit me te medhenj te pavaresise se Kosoves.


Festimet

Pergatitjet per festen tashme jane kryer.
Fishekzjarret jane gati dhe pas shpalljes se pavaresise, nje orkester do te nise t'ju prije festimeve. Policia lajmeron se rruget do te mbahen te bllokuara, qe festimet te kalojne pa incidente.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-08, 22:56   #5
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Kosova do te shpalle pavaresine, ne daten 17-02-2008, ne ora 15.00.
Kjo u be publike, pas marrjes se miratimit nga bashkesia nderkombetare.
Deklarata do te lexohet nga kryetari i Kuvendi te Kosoves, Jakup Krasniqi.
Festimet do te mbyllen ne mesnate.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-08, 23:08   #6
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Lajmėrohet konferencė donatorėsh pėr Kosovėn

RTK

Bashkimi Evropian dhe Banka Botėrore planifikojnė tė mbajnė konferencė ndėrkombėtare tė donatorėve pėr Kosovėn, njoftoi Komisioni Evropian. "Mund tė konfirmojė se Komisioni Evropian sė bashku me Bankėn Botėrore po pėrgatisin konferencėn e donatorėve, mė sė largu nė qershor", tha zėdhėnėsja e Komisionit Evropian, Kristina Nagy.
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-08, 23:12   #7
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-08, 23:14   #8
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Trupat amerikane mbikqyrin kufirin Kosove-Serbi.

__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-02-08, 23:22   #9
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

...z.Kalt,

kam lexuar diku se eshte parapare edhe nje MARSHALL - PLAN ( ne kuader te BE )
per Evropen jugore dhe perendimore,ku perfshihet edhe Kosova,
kishte me qene ne interes te te gjitheve qe te sillnim iformata ne lidhje me kete plan-i cili ka per qellim zhvillimin ekonomik,demokracine,dhe integrimin me te suksesshem ne BE,( Nje model i tille eshte zbatuar edhe ne Gjermani ,pas Luftes se dyte boterore.)
cituar nga parlamentarja e BE, GISELA KALLENBACH.
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-08, 00:11   #10
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga legenda
...z.Kalt,

kam lexuar diku se eshte parapare edhe nje MARSHALL - PLAN ( ne kuader te BE )
per Evropen jugore dhe perendimore,ku perfshihet edhe Kosova,
kishte me qene ne interes te te gjitheve qe te sillnim iformata ne lidhje me kete plan-i cili ka per qellim zhvillimin ekonomik,demokracine,dhe integrimin me te suksesshem ne BE,( Nje model i tille eshte zbatuar edhe ne Gjermani ,pas Luftes se dyte boterore.)
cituar nga parlamentarja e BE, GISELA KALLENBACH.
Me sa dij unė, ideja pėr njė "Plan Marshall 2 (vetėm pėr Kosovėn)" ka qenė menjėherė pas luftės nė Kosovė, por nuk ka gjetur pėrkrahje tė gjerė, pėr pasojė (fatkeqėsisht) kjo ide atėbotė ishte "reduktuar" nė PAKT TĖ STABILITETIT PĖR EVROPĖN JUGLINDORE i cili ėshtė ende aktiv dhe mė tepėr kryen koordinimin (ndarjen) e donacioneve pėr rindėrtim nė kėto pjesė tė Evropės (kam pėrshtypjen se nga ky PAKT mė tepėr kanė pėrfituar shkaktarėt e shkatėrrimit serbia e mali i zi sesa Kosova)...
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-08, 23:00   #11
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Tani vjen Kosova

14.02.2008


Roger Cohen, NYT

Evropa do tė ketė njė shtet tė ri tė dielėn, Kosovėn. Kjo i jep fund 17 viteve tė pėrgjakshme tė luftėrave nė ish- Jugosllavi. Ky ėshtė njė rast pėr tė festuar.
Them se duhet festuar, me gjithė faktin se Serbia do kundėrshtojė vendimin, tė cilin kryeministri Koshtunica e cilėsoi si krijimin e "kėtij shteti sajesė nė territorin serb". Edhe arusha ruse do tė hungėrojė, ēfarė do bėjė qė tensionet tė ngrihen pėr pak kohė mbi Ballkan. Juristėt do fillojnė tė pėrplasen pėr precedentin.
E vėrteta ėshtė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e justifikuar, unike nė llojin e vet dhe e pashmangshme. Nuk ka rrugė tjetėr. Serbia e humbi lojėn e nacionalizmit nė Kosovė shumė kohė mė parė. Dallimet janė tė paafrueshme dhe vonesat vetė sa do tė dėmtonin rajonin.
Kėtė tė dielė, burime tė besueshme mė kanė thėnė se Kosova do ta shpallė pavarėsinė, kurse nė fillim tė javės tjetėr, fuqitė e mėdha, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara, Francėn, Britaninė dhe Gjermaninė do ta njohin shtetin e ri.
Ministrat e jashtėm nė takimin e sė hėnės mund tė bien dakord nė njė paltformė tė pėrbashkėt, e cila do tė thotė se kushtet pėr pranimin e shtetit tė ri janė pėrmbushur. Njė shumicė e qartė e 27 vendeve anėtare tė BE-sė pritet ta njohin shpejt Kosovėn e pavarur.
Qiproja, me pjesėn e vet tė pushtuar nė veri, do kryesojė vendet qė nuk do ta njohin Kosovėn. Disa nga vendet e tjera tė BE-sė qė janė dyshuese pėr shtetin e ri janė Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Bullgaria.
Nėse BE-ja do fliste me njė zė, do tė ishte diēka e kėndshme, por mbėshtetja nė shkallė tė gjerė ėshtė e mjaftueshme pėr Kosovėn e pavarur. Kjo mbėshtetje nė rradhė tė parė i dedikohet punės sė ambasadorit gjerman nė Britani, Wolfgang Ischinger. Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja, ėshtė se BE-ja dhe SHBA-tė do ecin me njė hap, ēfarė nuk ka ndodhur shpesh kohėve tė fundit.
"Kjo ka qenė njė detyrė e pėrbashkėt qė tregon se ne dhe Evropa duhet tė punojmė sė bashku", tha Frank Wisner, ish-ambasadori amerikan nė Indi, i cili punoi ngushtė me Ischingerin gjatė vitit tė fundit pėr tė sjellė Kosovėn dhe Serbinė mė afėr. "Nuk ka pasur asnjėherė ndonjė pėrpjekje nga ndokush nė Beograd, t'i zgjaste dorėn shqiptarėve tė Kosovės", thotė Wisner.
Zgjatja e dorės pėr shqiptarėt e Kosovės nuk ka qenė diēka tipike serbe gjatė dekadave tė fundit. Sllobodan Millosheviqi, diktatori serb, e hapi rrugėn e pėrgjakshme tė nacionalizmit serb mė 24 prill 1987, kur gjatė qėndrimit nė Kosovė deklaroi se tė parėt e serbėve do tė fyheshin, nėse shqiptarėt bėnin ē'donin. Heqja e autonomisė sė Kosovės nga Millosheviqi ishte element thelbėsor nė politikėn e tij pėr kthimin e Jugosllavisė nė Serbosllavi.
Revolta kundėr tij i solli pavarėsinė ish-republikave jugosllave nga Kroacia tek Maqedonia. Serbėt mund tė hidhen pėrpjetė dhe tė bėrtasin, por Kosova ėshtė pjesa e fundit e njė shteti tė vdekur qė pashmangshėm duhet tė shkėputet.
Shqiptarėt qė pėrbėjnė 95% tė popullsisė 2.1 milionėshe tė Kosovės nuk mund tė pajtohen me njė Serbi qė i shtypi, i rrahu, i dėboi dhe i vrau deri sa ndėrhyri NATO-ja nė vitin 1999. Beogradi nuk ėshtė Bern dhe njė Prishtinė brenda Serbisė do tė ishte qyteti i sherrit.
Serbėt protestojnė duke iu mabjtur verbėrisht asaj se Ushtria Ēlirmitare e Kosovės nuk ishte ėngjėll. Kur ende nuk kishte pėrfunduar gjenocidi serb kundėr myslimanėve boshnjakė nė vitin 1992 pamė daljen nė skenė tė ushtrisė boshnjake. Kėshtu ndodh, persekutoje njė popull me mundime tė pafundme dhe ata do tė bashkohen, ngrihen, do tė luftojnė dhe do shkojnė nė rrugėn e tyre.
Ēfarė do bėjė Serbia tani? Vojisllav Koshtunica, kryeministri nacionalist, tha se nuk do lejojė qė njė shtet i tillė tė ekzistojė pėr asnjė minutė.
Kjo ka qenė trumbeta serbe qė nga miratimi i Rezolutės 1244 nė Kėshillin e Sigurimit tė KB-ve, e cila e bėn tė qartė se OKB-ja do tė mbikėqyrė dhe NATO-ja do tė mbrojė Kosovėn deri nė zgjidhjen pėrfundimtare. Beogradi asnjėherė nuk ishte i interesuar pėr zgjidhjen.
Pres qė Serbia tė shkaktojė trazira modeste, por nuk do tė shkojė deri tek dhuna dhe ndalimi i energjisė elektrike. Ndoshta njė pjesė e 120 mijė serbėve nė Kosovė mund tė dalin nė rrugė. Serbėt nė veri tė Kosovės mund tė nxiten pėr ndarje. Por, zgjedhja sė fundi e presidentit pro perėndimor, Boris Tadiq, do jetė njė faktor vetpėrmbajtjeje. Po kėshtu, SHBA-tė dhe evropianėt do tė ushtrojnė presion mbi shqiptarėt. Kryeminsitri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka bėrė gjeste bashkėpunimi dhe kjo ėshtė pozitive.
Rusia do kėrkojė takim tė Kėshillit tė Sigurimit, ku do mund tė bėrtasė e kėrcėnojė. Por, problemi ėshtė se Rusia ka mbėshtetur kalin e gabuar. Evropa ka tė drejtė tė tregojė se nuk do pėrkulet pėrballė presioneve ruse. Pa diskutim se Serbia dėshiron tė lėvizė drejt anėtarėsimit nė BE.
Kosova nuk ėshtė as Transnjestria, as Abkazia apo Osetia Jugore. Kosova ėshtė pjesa e mbetur e njė shteti qė nuk ekziston, Jugosllavisė. Kosova ka qenė pėr tetė vjet nėn administrimin ndėrkombėtar me njė status pezull, e pamundur pėr tė mbetur brenda Serbisė. Millosheviqi luajti me topin e nacionalizmit dhe humbi.
Nė afat tė gjatė, besoj se kjo zgjidhje do jetė pozitive pėr Serbinė. Nė vend qė tė humbasė kohė me betejat mesjetare dhe simbolizmin humbje-fitore dhe me kulturėn helmuese tė viktimizimit, Serbia do tė fillojė tė shohė pėrpara, drejt Perėndimit nė vend tė Lindjes.

Radio Europa e Lire
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-08, 23:08   #12
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Moore: Pavarėsi pa eufori

enlarge
Patrick Moore, analist i Radios Evropa e Lirė

16.02.2008
Melazim Koci
"Lini anash euforinė dhe ruani dinjitetin nė kuadėr tė limiteve pėr hir tė atyre qė vdiqen dhe qė nuk do ta shohin kėtė ditė", ka porositur Patrick Moore, analist i Radios Evropa e Lirė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kėtė javė, sipas tė gjitha gjasave, nė Evropė do tė lindė njė shtet i ri – Kosova. "Nju Jork Times", tė enjten, vuri nė pah se "pavarėsia e Kosovės ėshtė e justifikuar, unike dhe e pashmangshme"...!

PATRICK MOORE
Gjithsesi qė ėshtė e justifikuar. Serbia e humbi atė me luftė dhe ky territor do tė bėhet i pavarur mbi bazėn e sė drejtės pėr vetėvendosje dhe pushtetit tė shumicės. Ky ka qenė parimi kryesor i procesit tė dekolonizimit tė mbikėqyrur nga Kombet e Bashkuara nga Lufta e Dytė Botėrore. Por, nuk mund tė them se ėshtė rast unik, sepse nė botė ka shumė raste kontestuese territoriale. Ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė fakti se pavarėsia e Kosovės ėshtė kaptina e fundit nė procesin e dezintegrimit tė Jugosllavisė dhe gjithsesi e pashmangshme.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Kryeministri i Serbisė, Vojisllav Koshtunica, thotė se ai "nuk do ta lejojė kėtė krijesė tė ekzistojė as pėr disa minuta"...!

PATRICK MOORE
Kjo ėshtė njė talljeje dhe ai e di kėtė. Ēfarė mund tė bėjė ai? Mund tė flasė ēfarė tė dojė, mund tė bėjė zhurmė, por asgjė praktike. Ai mund tė bėjė probleme me furnizimin me ujė dhe energji, por nėse kėtė e bėn, ata do tė lėnė pa ujė dhe energji edhe serbėt nė veri dhe gjetiu. Kjo nuk duket inteligjente. Mundėsia tjetėr ėshtė bllokimi i rrugėve dhe tregtisė. Por, nga historia e tyre, serbėt e dinė se nėse bėjnė njė gjė tė tillė, do tė dėmtojnė vetveten, sepse do tė aftėsojnė Kosovėn tė bėjė tregti me Maqedoninė dhe Shqipėrinė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Rusia nuk mund ta ndalė pavarėsinė e Kosovės, por Moska mund tė bllokojė pranimin nė Kombet e Bashkuara...!

PATRICK MOORE
Ani ēka! E rėndėsishme ėshtė qė Kosova tė njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe tė anėtarėsohet nė institucionet financiare ndėrkombėtare. Bashkimi Evropian gjithashtu, pėr tė kompensuar kėto probleme qė do tė shkaktohen nga qėndrimi i Rusisė, mund tė bėjė disa aranzhmane shtesė me Kosovėn, ta zėmė nė planin agrar e tė ngjashme.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė Bashkimin Evropian ende ka zėra qė thonė se ēėshtjen, pėrkatėsisht njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, duhet shtyrė pėr disa javė. A mendoni se periudha e zgjatur transitore ndėrmjet deklarimit tė pavarėsisė dhe njohjes mund tė sjellė rreziqe?

PATRICK MOORE
Kjo mund tė jetė shumė e rrezikshme, por nuk besoj se do tė ndodhė. Brenda Bashkimit Evropian ka elemente qė kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės pėr shkaqe tė ndryshme, por nuk besoj se ata janė tė fortė dhe dominues.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Tė themi se Kosova ka shpallur pavarėsinė dhe ka pasuar njohje nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve me ndikim tė Bashkimit Evropian. Por, nė fuqi ende do tė mbetet Rezoluta 1244 qė thotė se Kosova ėshtė pjesė e Jugosllavisė. A nuk ju duket kjo kontradiktore?

PATRICK MOORE
Vojisllav Koshtunica shpesh tregon se si mund tė manipulohen aspektet juridike tė ēėshtjes dhe kjo nuk impresionon askėnd. Ban Ki Moon ka thėnė se Kosova ėshtė ēėshtje e Bashkimit Evropian dhe besoj se ai do ta mbajė fjalėn dhe do t'i japė fund kėtij lloj diskutimi me sofizma.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Moore, edhe njė pyetje – a keni ndonjė mesazh pėr kosovarėt nė kėtė ēast?

PATRICK MOORE
Kosovarėt shumė shpejt do tė kenė festė tė madhe dhe mė vjen keq qė nuk do tė jem atje. Por, nuk duhet harruar se nė ēdo kremtė, nėse nuk jemi tė matur tė nesėrmen ose mė gjatė, mund tė ballafaqohemi me probleme. Pra, lini anash euforinė dhe ruani dinjitetin nė kuadėr tė limiteve, pėr hir tė atyre qė vdiqen dhe qė nuk do ta shohin kėtė ditė. Shumė kujt do t'i duhet kokė e ftohtė dhe gjakftohtėsi pėr t'u ballafaquar me problemet qė do tė vijnė. I pari ka tė bėjė me ndarjen efektive tė Kosovės pėr shkak tė veriut, se pjesa veriore ėshtė e shkėputur, ėshtė realitet dhe kėtė duhet ta kuptojnė tė gjithė, ashtu siē serbėt duhet ta kuptojnė se Kosova ka shkuar. Kur flasim pėr veriun, unė do tė pyesja shqiptarėt e Kosovės – a duan vėrtet tė kenė aq shumė serbė tė palumtur si pjesė tė shtetit tė tyre? Pavarėsisht ēfarė do tė vendosin, ata nuk bėn tė lejojnė qė veriu t'u bėhet obsesion, siē ishte Kosova pėr Serbinė. Kosova e lirė ka aq shumė pėr tė bėrė, sa qė nuk do tė duhej tė humbaste kohė nė ēėshtjet territoriale. Ēėshtja tjetėr qė mė brengos ėshtė Bashkimi Evropian. Nė njėrėn anė BE-ja duhet tė sjellė ndihmė dhe shpresė, por njėkohėsisht sjell edhe logjikėn e sekrecionit dhe byrokracinė koloniale. BE-ja nuk ėshtė institucion i zgjedhur nė rrugė demokratike. Druaj se BE-ja mund tė detyrojė kosovarėt qė tė kufizojnė ose tė heqin praninė e Shteteve tė Bashkuara atje. Nuk besoj se kosovarėt ndonjėherė vullnetarisht do tė pajtohen me tėrheqjen e forcave amerikane. Por, nuk duhet harruar se ka elemente tė fuqishme brenda Bashkimit Evropian, qė dėshirojnė largimin e Shteteve tė Bashkuara nga Evropa, pos kur atyre u duhet ndihma amerikane pėr t'i mbrojtur. Disa, veēanėrisht nė vendet anėtare mė tė vjetra tė Bashkimit Evropian, e shohin BE-nė nė anėn e kundėrt tė Shteteve tė Bashkuara. Ata ekzistojnė dhe janė nė pozicione tė fuqishme politike, ekonomike, ushtarke dhe mediale. Druaj se disa nga kėta evroperėndimorė me disponim anti-amerikan do tė dėrgohen nė Kosovė.




Radio Europa e Lire
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-02-08, 23:44   #13
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: BE-ja nė prag tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės

Ndryshoni harten e Evropes!


“Duhet te ndryshoni harten e Evropes, pasi ne te ben pjese dhe Kosova tashme”, - keshtu u ka thene femijeve te nje shkolle ne jugperendim te Frances presidenti Nikola Sarkozi, i cili ka bere dhe nje here te qarte mbeshtetjen e vendit te tij ndaj pavaresise se Kosoves. Sipas tij, femijet neper shkolla duhet te mesohen me nje kendveshtrim te ri te hartes se Evropes, tashme qe edhe Kosova do te beje pjese ne te si nje shtet i pavarur. “Duhet ta ndryshoni harten me Kosoven”, - u tha presidenti francez femijeve, duke vendosur gishtin ne harten e Evropes, qe varej ne murin e klases se tyre, ku Kosova tregohet si pjese e Serbise. Franca ka deklaruar se, ashtu si Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te jete nje prej vendeve te para qe do te njohe pavaresine e Kosoves, diten e hene. Nderkohe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane theksuar edhe nje here qendrimin e tyre pro pavaresise se Kosoves. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i Departamentit amerikan te Shtetit, Shon MekKormak, tha se SHBA-te duan te shohin Kosoven te zgjidhe perfundimisht statusin e saj. Ai u shpreh se diskutimet ne arenen diplomatike ende vazhdojne, porse Uashingtoni vazhdon te perkrahe pavaresine e mbikeqyrur te Kosoves. “Ne vazhdojme diplomacine dhe Uashingtoni eshte ne dijeni te pikepamjeve te Serbise. Ne e kuptojme se eshte nje ceshtje delikate dhe e ndjeshme. Por ashtu, sic kemi theksuar edhe ne te kaluaren, eshte shume e rendesishme qe te zgjidhim perfundimisht statusin e Kosoves”, - tha MekKormak. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara besojne se pavaresia e mbikeqyrur e Kosoves do te coje ne nje rajon me paqesor dhe me te stabilizuar. Pjesa me e madhe e 27 vendeve anetare te BE-se, ashtu si dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do te njohin pavaresine e Kosoves pikerisht te henen, pasi lideret shqiptare atje te shpallin pavaresine. Rusia, aleatja e vetme e Serbise ne kete kauze te saj te humbur, deklaroi dje, se do t’i pergjigjet pavaresise se Kosoves, duke njohur levizjet separatiste ne rajonet e Gjeorgjise, Akbazise dhe Osetise se Jugut. Por MekKormak u shpreh se situatat nuk jane aspak te krahasueshme me njera-tjetren. “Situata ne Kosove nuk ka asnje precedent per ndonje situate tjeter ne asnje vend te botes”, -perfundoi ai.

Gaeta Korrieri


__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:20.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.