Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-03-08, 21:04   #1
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dokumenti i EULEX per Kosoven

Misionit tė BE-sė pėr sundimin e Ligjit nė Kosovė – EULEX Kosovė
Kėshilli i Bashkimit Evropian,
Duke e pasur parasysh Traktatin e BE-sė dhe nė veēanti nenin 14, si dhe paragrafin tre tė nenit 25, po ashtu me synim tė promovimit tė mėtutjeshėm tė demokracisė, pėrparimit ekonomik, stabilitetit:
(1) Mė 10 qershor 1999, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė e ka miratuar Rezolutėn 1244 (nė tekstin e mėtutjeshėm Rezoluta 1244) dhe nė kėtė kuadėr, KS i OKB-sė:
- Vendos themelimin e njė pranie ndėrkombėtare dhe tė sigurisė pėr njė periudhė iniciale 12-muajshe, me mundėsi vazhdimi, pėrveē nėse Kėshilli i Sigurimit nuk merr njė vendim tjetėr (paragrafi 19)
- Autorizon sekretarin e pėrgjithshėm me ndihmėn e organizatave ndėrkombėtare relevante qė tė themelojė njė prani ndėrkombėtare civile nė Kosovė dhe “vendos se pėrgjegjėsitė themelore tė kėsaj pranie do tė pėrfshijnė… (f) nė fazėn pėrfundimtare mbikėqyrjen e transferit tė autorizimeve nga institucionet e pėrkohshme tė Kosovės nė institucionet e themeluara sipas njė marrėveshjeje politike … (i) mbajtjen e qeverisjes sė ligjit dhe tė rendit, pėrfshirė themelimin e forcave policore lokale dhe ndėrkohė vendosjen e njė personeli ndėrkombėtar policor pėr tė shėrbyer nė Kosovė (paragrafėt 10 dhe 11).
- Pėrshėndet punėn e BE-sė dhe tė organizatave tė tjera pėr tė zhvilluar njė qasje gjithėpėrfshirėse tė zhvillimit ekonomik dhe tė stabilizimit tė rajonit tė kapluar nga kriza e Kosovės, pėrfshirė zbatimin e Paktit tė Stabilizimit pėr Evropėn Juglindore me pjesėmarrje tė gjerė tė bashkėpunimit rajonal. (Paragrafi 17).

(2) Organizmat e Kosovės, institucionet dhe autoritetet, pėr tė cilat flitet nė kėtė Veprim tė pėrbashkėt, janė institucionet (nė tekstin e mėtutjeshėm “institucionet e Kosovės) e krijuara nė bazė tė Rezolutės 1244. Mes tjerash pėrfshijnė Shėrbimin Policor tė Kosovės, gjyqėsinė dhe Ministrinė e Brendshme, si dhe atė tė Drejtėsisė.
(3) Ekziston nevoja pėr tė parandaluar, nė aspektin humanitar, shpėrthimet e mundshme ėt dhunės, aktet e pėrndjekjes dhe tė frikėsimit nė Kosovės, duke marrė parasysh, si tė pėrshtatshme, pėrgjegjėsinė karshi popullsisė, mbėshtetur nė Rezolutėn 1674 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė tė 28 prillit 2006.
(4) Mė 10 prill 2006, Kėshilli ka miratuar Veprimin e pėrbashkėt 2006/304/CFSP pėr themelimin e Misionit Planifikues tė BE-sė (EUPT) lidhur me njė operacion tė mundshėm pėr menaxhimin e krizės nga BE-ja nė Kosovė nė sferėn e sundimit tė ligjit dhe fusha tė tjera nė Kosovė.
(5) Mė 11 dhjetor 2006, Kėshilli ka miratuar Konceptin e menaxhimit tė krizės pėr njė operacion tė menaxhimit tė mundshėm tė krizės nga BE-ja nė terren dhe fusha tė tjera tė mundshme ėn Kosovė.
(6) Veprimi i pėrbashkėt 2006/304/CFSP parashtron se kreu i EUPT-sė, nė veēanti, do tė veprojė nėn udhėheqjen e drejtpėrdrejtė tė operacionit tė menaxhimit tė krizės sė BE-sė nė Kosovė, posa tė emėrohet ky i fundit.
(7) Kėshill i Evropės nė Bruksel, i 14 dhjetorit 2007, ka nėnvizuar gatishmėrinė e BE-sė pėr tė marrė rolin kryesor nė pėrforcimin e stabilitetit nė rajon, nė vijė me perspektivėn evropiane dhe zbatimin e njė marrėveshjeje qė pėrcakton statusin e ardhshėm tė Kosovės. Ai ka shprehur gatishmėrinė e BE-sė pėr ta ndihmuar Kosovėn nė rrugėn e saj drejt njė stabiliteti tė qėndrueshėm, pėrfshirė misionin e ESDP-sė (Siguria dhe Politika e Mbrojtjes e Evropės) dhe kontributin e njė zyre civile ndėrkombėtare si pjesė e pranive ndėrkombėtare. Kėshilli i Ēėshtjeve tė Pėrgjithshme dhe i Marrėdhėnieve tė Jashtme ėshtė ftuar tė pėrcaktojė modalitetet e misionit dhe kohėn e fillimit tė punės. Pėrfaqėsuesi i lartė/sekretari i pėrgjithshėm ėshtė kėrkuar ta pėrgatiste misionin nė diskutim me autoritetet pėrgjegjėse nė Kosovė dhe me OKB-nė. Nė kėtė kuadėr, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė ka deklaruar se Kombet e Bashkuara me ndihmėn e organizatave relevante ndėrkombėtare ėshtė e zotuar ta ndihmojė Kosovėn nė rrugėn e saj drejt njė stabiliteti afatgjatė. Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, po ashtu, ka pėrmendur gatishmėrinė e BE-sė pėr tė marrė njė rol mė tė madh nė Kosovė, gjė qė pasqyron pėrfundimet e Kėshillit Evropian nė Bruksel mė 14 dhjetor.
(8) Krahas kėtij Veprimi tė pėrbashkėt, Kėshilli ėshtė duke e miratuar emėrimin e njė pėrfaqėsuesi special tė BE-sė pėr Kosovėn.
(9) Nė pėrputhje me udhėzimet e Kėshillit tė Evropės nė Nicė mė 7-9 dhjetor 2000, ky Veprim i pėrbashkėt duhet ta pėrcaktojė rolin e sekretarit tė pėrgjithshėm/pėrfaqėsuesit tė lartė (SP/PL) nė pėrputhje me nenet 18 dhe 26 tė Traktatit.
(10) Neni 14 (1) i Traktatit bėn thirrje pėr indikimin e financimit pėr njė periudhė tė tėrė tė implementimit tė Veprimit tė pėrbashkėt. Indikimi i shumės qė do tė financohet nga buxheti i pėrgjithshėm i Bashkimit Evropian ilustron vullnetin e autoritetit politik dhe i nėnshtrohet tė qenit nė dispozicion tė zotimit pėr shumėn e caktuar gjatė vitit tė caktuar buxhetor.
(11) Duke e marrė parasysh shkallėn dhe natyrėn e misionit tė themeluar nga ky Veprim i pėrbashkėt, kėrkohen provizione specifike qė kanė tė bėjnė me rekrutimin e kuadrit dhe me prokurimin.
(12) Struktura e komandės dhe e kontrollit e misionit duhet tė jetė pa paragjykime pėr pėrgjegjėsitė kontraktuale tė kreut tė misionit karshi Komisionit pėr zbatimin e buxhetit tė misionit.
(13) Kapacitetet vėzhguese tė themeluara pėrbrenda sekretariatit tė Kėshillit duhet tė aktivizohen pėr kėtė mision.
(14) Misioni i sundimit tė Ligjit i BE-sė do tė realizohet nė njė situatė qė mund tė pėrkeqėsohet dhe qė mund t’i dėmtojė synimet e Politikės sė Jashtme tė Pėrbashkėt dhe asaj tė Sigurisė, siē ėshtė pėrcaktuar nė nenin 11 tė Traktatit.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-03-08, 21:11   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dokumenti i EULEX per Kosoven

Miratohet ky Veprim i pėrbashkėt

Neni 1

Misioni
1. BE-ja me kėtė rast e themelon misionin e BE-sė pėr sundimin e Ligjit nė Kosovė (EULEX) (nė tekstin e mėtutjeshėm EULEX Kosovė)
2. EULEX Kosovė do tė veprojė nė pėrputhje me Deklaratėn e misionit tė shprehur nė nenin 2 dhe do tė kryejė detyra sipas nenit 3.

Neni 2

Deklarata e misionit
EULEX Kosovės do t’iu ndihmojė institucioneve tė Kosovės, autoriteteve gjyqėsore dhe agjencive pėr zbatimin e ligjit nė pėrparimin e tyre drejt stabilitetit dhe besueshmėrisė nė zhvillimet e mėtutjeshme dhe forcimin e sistemit multietnik tė drejtėsisė, tė policisė, tė doganės, duke siguruar se kėto institucione nuk do tė ndikohen politikisht dhe do t’u nėnshtrohen standardeve tė pranuara ndėrkombėtarisht dhe praktikave mė tė mira evropiane.
EULEX Kosovė, nė bashkėpunim tė plotė me programet e asistencės tė Komisionit Evropian, do ta pėrmbushė mandatin e tij nėpėrmjet monitorimit, kėshillimit dhe udhėzimit, duke realizuar edhe disa pėrgjegjėsi tė caktuara ekzekutive.

Neni 3

Detyrat
Me qėllim tė pėrmbushjes sė Deklaratės sė misionit tė pėrcaktuar nė nenin 2, EULEX Kosovė do tė:
(a) monitorojė, kėshillojė e udhėzojė institucionet kompetente kosovare nė tė gjitha sferat qė kanė tė bėjnė me sundimin e ligjit (pėrfshirė shėrbimin doganor), ndėrsa merr edhe disa pėrgjegjėsi tė caktuara ekzekutive;
(b) tė sigurojė zbatimin dhe promovimin e sundimit tė ligjit, tė rendit publik dhe tė sigurisė, sipas nevojės, nė konsultim me autoritetet relevante civile ndėrkombėtare nė Kosovės, nėpėrmjet kthimit ose anulimit tė vendimeve operacionale tė marra nga autoritetet kompetente tė Kosovės;
(c) tė ndihmojė pėr tė siguruar se tė gjitha shėrbimet e sundimit tė ligjit tė Kosovės, pėrfshirė shėrbimet doganore, mbahen larg ndikimeve politike;
(ē) ndihmojė qė rastet e krimeve tė luftės, tė terrorizmit, tė krimit tė organizuar, tė korrupsionit, tė krimeve ndėretnike, tė krimeve financiare/ekonomike dhe tė krimeve tė tjera serioze tė hetohen si duhet, pėrfshirė, aty ku ėshtė e nevojshme, tė ketė ndjekje nė bazė tė ligjeve nė fuqi, pėrfshirė, edhe nga hetues ndėrkombėtarė, prokurorė dhe gjykatės ndėrkombėtarė qė punojnė bashkė me hetues, prokurorė e gjykatės kosovarė dhe tė merren masa, pėrfshirė, kur ėshtė e nevojshme, edhe krijimin e bashkėpunimit dhe koordinimit tė strukturave ndėrmjet autoriteteve policore dhe atyre persekutuese;
(d) kontribuojė pėr forcimin e bashkėpunimit dhe koordinimin nėpėr mbarė procesin juridik, sidomos nė sferėn e krimit tė organizuar.
(dh) kontribuojė luftės kundėr korrupsionit, mashtrimit dhe krimit financiar;
(e) kontribuojė zbatimit tė Strategjisė antikorrupsion tė Kosovės dhe Planit tė veprimit antikorrupsion.
(ė) parashohė pėrgjegjėsi tė tjera, qoftė ndarazi, qoftė nė bashkėpunim me autoritetet kompetente tė Kosovės, pėr tė siguruar mbajtjen dhe promovimin e sundimit tė ligjit, tė rendit publik dhe sigurisė, nė konsultim me agjencitė relevante tė Kėshillit; dhe
(f) tė bėjė tė mundur tė gjitha aktivitetet e tij tė respektojnė standardet ndėrkombėtare lidhur me tė drejtat e njeriut dhe barazinė gjinore.

Neni 4

Faza e planifikimit dhe e pėrgatitjes

1. Gjatė fazės sė planifikimit dhe tė pėrgatitjes sė misionit, EUPT Kosovė do tė veprojė si element kryesor i planifikimit dhe pėrgatitjes sė EULEX Kosovės. Shefi i EUPT Kosovė do tė veprojė nėn autoritet tė kreut tė EULEX Kosovės (nė tekstin e mėtutjeshėm ‘shefi i misionit’).
2. Vlerėsimi i rrezikut i realizuar nė kuadėr tė procesit tė planifikimit, do tė rishikohet rregullisht.
3. EUPT Kosovė do tė jetė pėrgjegjės pėr rekrutimin dhe zbarkimin e kuadrimit dhe tė pajisjeve tė prokurimit, tė shėrbimeve dhe premisave tė synuara pėr EULEX Kosovė, financuar nga buxheti i EUPT Kosovė.
4. EUPT Kosovė do tė jetė pėrgjegjės pėr pėrpilimin e Planit tė veprimit (OPLAN) dhe tė zhvillimit tė instrumenteve teknike tė domosdoshme pėr zbatimin e mandatit tė EULEX Kosovė. OPLANI do tė marrė parasysh rrezikun e vlerėsimit dhe do tė pėrfshijė njė plan sigurie. Kėshilli do ta miratojė OPLAN-in.

Neni 5

Periudha e fillimit dhe e transicionit

1. Vendimi pėr ta nisur EULEX Kosovėn do tė merret nga Kėshilli, posa tė aprovohet OPLAN-i. Faza operative e EULEX Kosovės do tė nisė me bartjen e autoritetit nga UNMIK-u.
2. Gjatė periudhės transitore, shefi i misionit mund ta prijė EUPT Kosovėn pėr tė ndėrmarrė aktivitetet e domosdoshme qė EULEX Kosova tė jetė plotėsisht operacionale nė ditėn e bartjes sė autoritetit.

Neni 6

Struktura e EULEX Kosovės

1. EULEX Kosova do tė jetė njė mision i njėsuar i ESDP-sė pėrgjatė gjithė Kosovės.
2. EULEX Kosovė do tė themelojė:
(a) shtabin kryesor nė Prishtinė
(b) zyrat rajonale dhe lokale nėpėr Kosovė
(c) elementet mbėshtetėse nė Bruksel
(ē) zyrat e ndėrlidhjes, sipas nevojės
3. Duke qenė subjekt i aranzhimeve tė detajuara nė OPLAN, EULEX Kosovė do tė jetė i strukturuar kėsisoj:
(a) Shefi i Misionit dhe kuadri, sipas OPLAN-it,
(b) komponenta policore, e vendosur nė bashkėveprim me SHPK-nė, pėrfshirė pikat e kalimeve kufitare
(c) komponentėt gjyqėsore, tė vendosur nė bashkėveprim me ministritė pėrkatėse, gjyqėsinė e Kosovės, Agjencinė Kosovare tė Pronės dhe Shėrbimin Korrektues tė Kosovės; dhe
(ē) komponentėt doganore, tė vendosur nė bashkėveprim me Shėrbimin Doganor tė Kosovės.

Neni 7

Drejtuesi i Operacionit Civil

1. Drejtori i Kapaciteteve tė Administrimit dhe tė Planifikimit Civil (CPCC) do tė jetė drejtues i operacionit civil pėr EULEX Kosovė.
2. Drejtues i Operacionit Civil, nėn kontroll politik dhe drejtim strategjik tė Komitetit tė Sigurisė dhe Politikės (PSC) si dhe nėn autoritetin e pėrgjithshėm tė SP/PL do tė zbatojė komandėn dhe kontrollin e EULEX Kosovė nė nivelin strategjik.
3. Drejtuesi i Operacionit Civil do tė mundėsojė zbatimin e duhur dhe tė efektshėm tė vendimeve tė Kėshillit, si dhe tė vendimeve tė PSC-sė, pėrfshirė instruksionet nė nivelin strategjik me kėrkesė tė shefit tė Misionit dhe sigurimin e kėshillave dhe mbėshtetjes teknike.
4. I tėrė kuadri dytėsor mbetet nėn komandėn e plotė tė autoriteteve nacionale tė shtetit mbėshtetės ose tė institucionit tė BE-sė tė pėrfshirė. Autoritetet nacionale do t’ia transferojnė kontrollin operacional (OPCON) personelit tė vet, ekipeve dhe njėsive tė Drejtuesit tė Operacionit Civil.
5. Drejtuesi i Operacionit Civil do tė ketė pėrgjegjėsi gjithėpėrfshirėse pėr tė siguruar se BE-sė do t’i shkarkohet barra e kujdesit.
6. Drejtuesi i Operacionit Civil dhe pėrfaqėsuesi i posaēėm i BE-sė do tė konsultohen mes vete.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-08, 21:14   #3
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dokumenti i EULEX per Kosoven

Shefi i Misionit
1. Shefi i Misionit do ta marrė pėrgjegjėsinė dhe do ta ushtrojė komandėn dhe kontrollin e EULEX Kosovė nė terren.
2. Shefi i Misionit do tė ketė komandėn dhe kontrollin mbi personelin, ekipet dhe njėsitė nga shtetet kontribuuese tė emėruar nga Drejtuesi i Operacionit Civil tok me pėrgjegjėsitė administrative dhe logjike, pėrfshirė, asetet, burimet dhe informacionet qė janė nė dispozicion tė EULEX Kosovė. Ushtrimi i njė komande dhe kontrolli tė tillė do tė bėhet pa paragjykime, mbėshtetur nė parimet e pavarėsisė sė gjyqėsisė dhe nė autonominė e prokurorisė, kur merren parasysh shkarkimet e barrės sė gjyqėsisė sė gjykatėsve dhe tė prokurorėve tė EULEX Kosovė.
3. |Shefi i Misionit do ta instruktojė gjithė kuadrin e EULEX Kosovės, pėrfshirė edhe elementet mbėshtetėse nė Bruksel, pėr zbatim tė efektshėm tė EULEX Kosovė nė terren, duke pasur parasysh bashkėrendimin e saj dhe menaxhimin nė baza ditore, si dhe pėrcjelljen e instruksioneve nė rrafshin strategjik tė drejtuesit tė operacionit civil.
4. Deri nė skadimin e Veprimit tė pėrbashkėt 2006/304/CFSP, shefi i Misionit, do ta ketė mbėshtetjen e EUPT Kosovės, tė themeluar pėr kėtė qėllim.
5. Shefi i Misionit do tė jetė pėrgjegjės pėr zbatimin e buxhetit tė EULEX Kosovės. Pėr kėtė synim, shefi i Misionit do ta nėnshkruajė njė kontratė me Komisionin.
6. Shefi i Misionit do tė jetė pėrgjegjės pėr kontrollin disiplinar lidhur me kuadrin. Pėr kuadrin mbėshtetės, veprimet disiplinare do ta zbatohen nė bazė tė autoriteteve shtetėrore pėrkatėse ose tė BE-sė.
7. Shefi i Misionit do ta pėrfaqėsojė EULEX Kosovė nė operacionet nė rajon dhe do tė mundėsojė vizibilitet adekuat tė EULEX Kosovės.
8. Shefi i Misionit do tė bashkėrendohet, sipas nevojės, me akterėt e tjerė tė BE-sė nė terren. Shefi i Misionit, pa paragjykime pėr zinxhirin komandues, do tė marrė udhėzime lokale politike nga pėrfaqėsuesi i posaēėm i BE-sė, pėrfshirė edhe ato lidhur me aspektet politike tė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me pėrgjegjėsitė ekzekutive.
9. Shefi i Misionit do tė sigurojė qė EULEX Kosovė tė punojė pėr sė afėrmi dhe tė bashkėrendohet me autoritetet kompetente tė Kosovės, si dhe me akterėt relevantė ndėrkombėtarė, sipas nevojės, pėrfshirė NATO/KFOR-in, UNMIK-un, OSBE-nė, shtetet e treta tė pėrfshira nė sundimin e ligjit nė Kosovė dhe nė Zyrėn Civile Ndėrkombėtare.
10. Nėn pėrgjegjėsinė e drejtpėrdrejtė tė shefit tė Misionit, funksionimi i kontrollit tė brendshėm ligjor dhe financiar do tė realizohet nga personeli, pavarėsisht nga kuadri pėrgjegjės pėr administrimin e EULEX Kosovė.

Neni 9

Kuadri
1. Numrat dhe kompetencat e kuadrit tė EULEX Kosovė do tė jetė konsistentė me Deklaratėn e Misionit tė pėrmendur nė nenin 2 dhe detyrat nga neni 3, si dhe struktura e pėrcaktuar nė nenin 6.
2. EULEX Kosovė do tė pėrbėhet nga njė kuadėr i siguruar nga shtetet anėtare ose nga institucionet e BE-sė. Secili shtet anėtar ose institucion i BE-sė do t’i bartė shpenzimet qė lidhen me kuadrin e pėrzgjedhur prej tij, pėrfshirė shpenzimet e udhėtimit deri nė vend, pagat, sigurimet shėndetėsore dhe honorarėt pos pėr dėmeve dhe pagesės sė rrezikut.
3. EULEX Kosovė do tė rekrutojė, sipas nevojės, kuadėr ndėrkombėtar dhe kuadėr lokal me kontratė.
4. Shtetet e treta, po ashtu, sipas nevojės, do tė sigurojė kuadėr pėr EULEX Kosovė. Secili shtet qė siguron kuadėr do t’i bartė shpenzimet e udhėtimit deri nė vend, tė pagave, sigurimet shėndetėsore dhe honorarėt. Si pėrjashtim, nė rastet e arsyeshme, kur nuk ka aplikacione tė kualifikuara nga shtetet anėtare, shtetas tė shteteve tė treta mund tė rekrutohen me kontratė, nė bazė tė nevojės.
5. I tėrė kuadri do tė jetė i pajtuar nga standardet e misionit dhe nga plani i sigurisė i misionit qė mbėshtet politikėn e sigurisė sė BE-sė nė terren. Lidhur me mbrojtjen e sekreteve tė BE-sė qė paraqiten nė kuadėr tė detyrave, kuadri do tė duhet t’i respektojė parimet e sigurisė dhe standardet minimale tė pėrcaktuara nga Vendimi 2001/264/EC.
Neni 10
Statusi i EULEX-it dhe stafit tė tij
1. Marrėveshja pėr statusin e EULEX Kosovė dhe stafin e tij, pėrfshirė privilegjet, imunitetet dhe garancitė e mėtejme tė domosdoshme pėr kompletim dhe funksionim tė lehtė tė EULEX-Kosovė, do tė arrihet ashtu siē ėshtė pėrcaktuar.
2. Shteti ose institucionet e BE-sė qė kanė rekrutuar kuadėr do tė jenė pėrgjegjės pėr t’iu pėrgjigjur ēfarėdo pohimi, qė ka tė bėjė me punėsimin, qė vjen apo ka tė bėjė me anėtarin e personelit. Shteti apo institucioni i BE-sė do tė jetė pėrgjegjės pėr tė ndėrmarrė ēfarėdo veprimi kundėr personit tė punėsuar.
3. Kushtet e punėsimit, tė drejtat dhe obligimet e personelit civil ndėrkombėtar apo lokal do tė parashtrohen nė kontratėn ndėrmjet shefit tė Misionit dhe anėtarėve tė personelit.
Neni 11

Zinxhiri komandues
1. EULEX KOSOVĖ do tė ketė zinxhir tė pėrbashkėt komandimi, si operacion i menaxhimit tė krizės.
2. Nė pėrgjegjėsi tė Kėshillit, PSC-ja do tė ushtrojė kontroll politik dhe drejtim strategjik tė EULEX Kosovė
3. Ashtu siē ėshtė parashtruar nė nenin 7 Drejtuesi i Operacionit Civil, nėn kontroll politik dhe drejtim strategjik tė PSC-sė dhe autoritetit tė pėrgjithshėm tė SP/PL do tė jetė komandanti i EULEX Kosovė nė nivel strategjik dhe si i tillė, do ta njoftojė shefin e Misionit me instruksione, kėshilla dhe pėrkrahje teknike.

4. Drejtuesi i Operacionit Civil do t’i raportojė Kėshillit nėpėrmjet SP/PL.
5. Shefi i Misionit do tė ushtrojė komandim dhe kontroll tė EULEX Kosovė nė nivel terreni dhe drejtpėrsėdrejti do t’i japė pėrgjegjėsi Drejtuesit tė Operacionit Civil.
Neni 12
Kontrolli politik dhe drejtimi strategjik
1. Nė pėrgjegjėsi tė Kėshillit PSC do tė ushtrojė kontroll politik dhe drejtim strategjik tė EULEX- Kosovė.
2. Nga kjo Kėshilli e autorizon PSC-nė qė tė ndėrmarrė vendime relevante pėr kėtė qėllim, nė pajtim me paragrafin e tretė tė nenit 25 tė Traktatit. Ky autorizim do tė pėrfshijė fuqitė e ndryshimit tė OPLAN-it dhe zinxhirit komandues. Po ashtu do tė pėrfshijė fuqitė e marrjes sė vendimeve pasuese qė kanė tė bėjnė me emėrimin e shefit tė Misionit. Me rekomandimin e SP/PL, Kėshilli do tė vendosė pėr objektivat dhe pėrfundimin e EULEX Kosovė
3. PSC-ja do t’i raportojė Kėshillit nė intervale tė rregullta.
4. PSC-ja do tė marrė raporte tė rregullta dhe sipas nevojės nga Drejtuesi Civil i Operimit dhe shefi i Misionit pėr ēėshtjet brenda fushės sė pėrgjegjėsisė. Planifikimi pėr fushat e posaēme mund tė rishikohet rregullisht nga PSC-ja.
Neni 13

Pjesėmarrja e Shteteve tė treta
1. Pa paragjykim rreth vendimit – nė bėrjen e autonomisė sė BE-sė dhe kornizės sė saj tė vetme institucionale, Shtetet e treta mund tė ftohen qė t’i kontribuojnė EULEX Kosovė po qe se i bartin vetė shpenzimet e personelit tė angazhuar nga ata, duke pėrfshirė pagat, reprezentacionin dhe shpenzimet e udhėtimit nga dhe prej arenės sė veprimit, dhe tė kontribuojnė nė shpenzimet e vazhdueshme tė EULEX Kosovė, siē ėshtė pėrcaktuar.
2. Duke kontribuar pėr EULEX Kosovė, Shtetet e treta do t’i kenė tė drejtat dhe obligimet e njėjta tė menaxhimit prej ditės nė ditė tė EULEX Kosovė, sikurse shtetet anėtare qė marrin pjesė nė tė.
3. . Nga kjo Kėshilli autorizon PSC-nė qė tė marrė vendime relevante nė pranimin ose nė rastin e kundėrt tė kontributeve tė propozuara si edhe nė themelimin e Komitetit tė Kontribuuesve.
4. Marrėveshjet e detajuara qė kanė tė bėjnė mė pjesėmarrjen e Shteteve tė treta do tė parashtrohen nė njė marrėveshje qė do tė vendoset nė pajtim me nenin 24 tė Traktatit. Duke i ndihmuar Presidencės SP/PL mund ta negociojė marrėveshjet nė emėr tė saj. Kur BE-ja dhe Shteti i tretė vendosin marrėveshjen qė pėrcakton kornizėn e pjesėmarrjes sė njė Shteti tė tretė nė operacionet e BE-sė tė menaxhimit tė krizės, dispozitat e marrėveshjes sė tillė duhet tė aplikohen nė kontekst tė EULEX Kosovė.
5.
Neni 14

Siguria
1. Komandanti Civil i Veprimit do tė udhėheqė planet e shefit tė Misionit pėr masat e sigurisė dhe tė sigurojė implementimin e tyre adekuat dhe efektiv pėr EULEX Kosovė nė pajtim me nenet 7 dhe 11 dhe nė koordinim me Zyrėn e sigurisė sė sekretariatit tė pėrgjithshėm tė Kėshillit.
2. Shefi i Misionit do tė jetė pėrgjegjės pėr sigurinė e veprimit dhe pėr tė siguruar bashkėpunim me kėrkesa minimale tė sigurisė tė aplikueshme nė operacion, nė vijė me politikėn e BE-sė nė sigurinė e personelit tė vendosur jashtė BE-sė nė kapacitetet veprimi nėn kapitullin V tė Traktatit dhe instrumenteve tė tij pėrkrahėse.
3. Shefi i Misionit do tė ndihmohet nga Zyrtari i Lartė pėr Siguri tė Misionit (ZLSM) i cili do tė raportojė tek shefi i Misionit dhe po ashtu do tė mbajė marrėdhėnie tė afėrta dhe funksionale me Zyrėn e sigurisė tė pėrmendur nė paragrafin 1.
4. Shefi i Misionit do tė emėrojė Zyrtarėt rajonalė tė sigurimit nė lokacionet rajonale dhe lokale tė EULEX Kosovė, tė cilėt nėn autoritetin e ZLSM-sė do tė jetė pėrgjegjės pėr menaxhimin ditė pėr ditė tė tė gjitha aspekteve tė sigurisė tė elementeve pėrkatėse tė EULEX Kosovė.
5. Stafi i EULEX-it Kosovė do tė bėjė trajnimet pėrkatėse tė sigurisė para apo pas marrjes sė detyrave nė pajtim me OPLAN. Ata po ashtu rregullisht do tė bėjnė trajnime me honorar nė terren qė organizohen nga ZLSM dhe Zyrtarėt rajonalė tė sigurisė.
6. Shefi i Misionit duhet tė sigurojė se numrat e stafit prezent tė EULEX Kosovė dhe tė vizitorėve tė autorizuar kurrė nuk tejkalojnė mundėsitė e EULEX Kosovė pėr t’u ofruar sigurinė apo tė menaxhimit tė evakuimit tė tyre nė situatė emergjente.
7. Shefi i Misionit do tė sigurojė mbrojtjen e informatave tė klasifikuara tė BE-sė nė pajtim me Vendimin 2001/264/EC.

__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-03-08, 21:15   #4
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dokumenti i EULEX per Kosoven

Neni 15

Vėzhgimi
Mundėsia e vėzhgimit duhet tė aktivizohet pėr EULEX Kosovė.


Neni 16
Marrėveshjet financiare
1. Shuma referente financiare qė do tė mbulojė shpenzimet e periudhės prej gjashtėmbėdhjetė muajsh qė nga dita e miratimit tė OPLAN-it do tė jetė 205.000.000 euro.
2. Tė gjitha shpenzimet do tė menaxhohen nė pajtim me rregullat e Komunitetit dhe procedurat e aplikueshme tė buxhetit tė pėrgjithshėm tė BE-sė me pėrjashtimin se ēfarėdo para-financim nuk do tė mbetet pronė e Komunitetit.
3. Duke iu nėnshtruar miratimit tė Komisionit, shefi i Misionit mund tė vendosė marrėveshje teknike me Shtetet anėtare tė BE-sė, Shtetet e treta pjesėmarrėse dhe aktorėt e tjerė ndėrkombėtarė tė vendosur nė Kosovė sa i pėrket furnizimit me pajisje, shėrbime dhe objekte tė EULEX Kosovė. Banorė tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor apo tė Shteteve tė treta kontribuuese do tė lejohen qė tė marrin pjesė nė tenderėt pėr kontratė. Pozicioni i bartėsve tė kontratave apo tė marrėveshjeve tė vendosura nga EUPT Kosovė pėr EULEX Kosovė gjatė fazės sė planifikimit dhe pėrgatitjes do t’i transferohen EULEX Kosovė, ashtu siē ėshtė pėrcaktuar. Pronat e EUPT Kosovė do t’i transferohen EULEX Kosovė.
4. Shefi i Misionit do tė raportojė plotėsisht dhe do tė mbikėqyret nga Komisioni pėr aktivitetet e ndėrmarra nė kornizėn e kontratės sė tij.
5. Marrėveshjet financiare do tė respektojnė kėrkesat operacionale tė EULEX Kosovė, pėrfshirė edhe pajtueshmėrinė e pajisjeve dhe ndėrveprimin e ekipit tė tij dhe duhet tė marrė nė konsideratė vendosjen e stafit nė zyrat rajonale.
6. Shpenzimet do tė jenė tė pranueshme qė nga data e miratimit tė OPLAN-it.
7.
Neni 17

Koordinimi me veprimet e Komunitetit
1. Kėshilli dhe Komisioni, secili nė pajtim me fuqitė pėrkatėse, sigurojnė vazhdimėsi ndėrmjet implementimit tė Veprimit tė pėrbashkėt dhe aktiviteteve tė jashtme tė Komunitetit nė pajtim me nenin 3 tė Traktatit. Kėshilli dhe Komisioni do tė bashkėpunojnė qė kjo tė pėrfundojė.
2. Marrėveshjet e domosdoshme tė koordinimit duhet tė realizohen nė fushėveprimin e EULEX Kosovė, siē ėshtė pėrcaktuar, e po ashtu edhe nė Bruksel.
3.
Neni 18

Publikimi i informatės sė klasifikuar
1. SP/PL do tė autorizohet qė t’i lejojė Kombeve tė Bashkuara, NATO/KFOR dhe palėve tė treta qė lidhen me Veprimin e pėrbashkėt, informacione tė klasifikuara tė BE-sė dhe dokumente qė dalin nga synimet e EULEX Kosovė varėsisht nga niveli i klasifikimit sipas rėndėsisė pėrkatėse pėr secilin prej tyre dhe nė pajtim me Vendimin 2001/264/EC. Pėr ta realizuar kėtė do tė skicohen marrėveshje teknike lokale.
2. Nė rast nevojė sė posaēme apo tė menjėhershme tė veprimit SP/PL do tė jetė i autorizuar qė t’i lejojė autoriteteve kompetente lokale informatėn e klasifikuar tė BE-sė dhe dokumente deri nė nivelin “RESTREIN UE” tė pėrpiluar pėr synimet e EULEX Kosovė, nė pajtim me Vendimin 2001/264/EC. Nė tė gjitha rastet e tjera informacioni dhe dokumentet e tilla do t’u lejohen autoriteteve kompetente lokale nė pajtim me procedurat e pėrcaktuara pėr atė nivel tė bashkėpunimit tė autoriteteve me BE-nė.
3.SP/PL do tė autorizohet qė t’u lejojė Kombeve tė Bashkuara, NATO/KFOR, apo palėve tė treta tė lidhura me Veprimin e pėrbashkėt dhe autoriteteve relevante lokale, dokumente jo tė klasifikuara tė BE-sė qė kanė tė bėjnė me diskutimet e Kėshillit lidhur me EULEX Kosovė tė mbėshtetur nga obligimi i sekretit profesional nė vijim tė Nenit 6 (1) tė Rregullave Procedurale tė Kėshillit
Neni 19

Rishikim
3. Jo mė vonė se 6 muaj pas fillimit tė fazės operacionale, Kėshilli do tė vlerėsojė se a duhet tė vazhdohet EULEX Kosovė.
Neni 20

Hyrja nė fuqi dhe kohėzgjatja
Ky Veprim i pėrbashkėt do tė hyjė nė fuqi nė datėn e aprovimit. Do tė pėrfundojė njėzet e tetė muaj nga data e miratimit tė OPLAN-it. Buxheti pėr dymbėdhjetė muajt e fundit para skadimit do tė vendoset me njė vendim tė veēantė tė Kėshillit

Neni 21

Publikimi
1. Ky aksion i pėrbashkėt do tė publikohet nė gazetėn zyrtare tė Bashkimit Evropian.
2. Vendimi i PSC sipas nenit 12 (1) qė ka tė bėjė me emėrimin e shefit tė Misionit do tė publikohet po ashtu nė gazetėn zyrtare tė Bashkimit Evropian.

I realizuar nė Bruksel,
Pėr Kėshillin
Presidenti.


__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.