Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-03-08, 13:16   #1
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Vrasjet me pagesė, shqiptarėt tė parėt

30/03/2008
Nga Greqia, Aleksandėr Marku

ATHINE -Policia greke ka identifikuar shqiptarėt, si vrasėsit me pagesė mė tė kėrkuar nė Greqi dhe qė mendohet se kanė kryer edhe numrin mė tė madh tė ekzekutimeve tė parapaguara. Kėto tė dhėna janė botuar nė gazetėn greke "TA NEA", e cila i referohet burimeve policore. Sipas kėtyre burimeve, ēmimet e vrasėsve nga Shqipėria variojnė nga 20 mijė deri nė 40 mijė euro, nė varėsi tė personit qė duhet ekzekutuar. Por ka edhe nga ata, qė marrin pėrsipėr tė kryejnė vrasje edhe pėr ēmime prej 3 mijė eurosh apo edhe mė pak, qė janė kryesisht persona qė i futen rrugės sė krimit pėr shkak tė kushteve tė vėshtira eko-nomike. Ndėrsa ekzekutorėt qė vrasjen tashmė e kanė kthyer nė biznes, i vendosin ēmimet nė varėsi se ēfarė pėrfaqėson personi qė duhet eliminuar. Kėshtu, pėr personat qė janė tė interesuar tė eliminojnė bashkėshortet ose bashkėshortėt, ose ndonjė tė afėrm tė familjes, ēmimi shkon nė mbi 40 mijė euro. Ndėrsa, sa mė i ngatėrruar tė jetė personi qė duhet eliminuar me botėn e krimit, aq mė shumė rritet edhe ēmimi i kontratės sė vdekjes sė tij. Njė prej vrasėsve shqiptarė mė tė shquar me pagesė sipas gazetės, ėshtė edhe shqiptari Alket Rizai, i cili zbatonte kontratat e vdekjes tė njė prej mė tė shumėkėrkuarve nė Greqi, Vasilis Stafanakos.
Profesionistėt
Ndonėse vrasėsit me pagesė me kombėsi shqiptare janė mė tė kėrkuarit nė Greqi, policia e kėtij vendi ka arritur nė konkluzionin se ekzekutorėt mė profesionistė pėr krime tė parapaguara janė ēeēenėt dhe kosovarėt. Kėta tė fundit marrin pėrsipėr vrasje tė njerėzve tė natės dhe kryesisht ata qė janė tė lidhur me botėn e krimit. Kėto quhen ndryshe edhe vrasjet e vėshtira. Pėr sa u pėrket kosovarėve, ata cilėsohen nga policia greke si vrasėsit mė tė paguar qė vijnė nė Greqi me porosi dhe qė vendosin ēmime, tė cilat fillojnė nga 100 mijė euro e lart. Ndėrsa ēeēenėt, policia greke i ka konsideruar si "ajka e vrasėsve me pagesė" dhe janė me tė kėrkuarit jo vetėm nė Greqi, por edhe nė botė, ndėrkohė qė ēmimet e tyre pėr tė kryer njė vrasje, vlerėsohen mė tė larta nga ēmimi qė marrin vrasėsit kosovarė.
Fenomeni
Vrasjet me pagesė, tė paktėn qė nga viti 2000 e nė vazhdim, janė bėrė njė fenomen mjaft shqetėsues pėr policinė greke. Kjo e fundit ka deklaruar se vetėm gjatė vitit 2007, nė Greqi janė regjistruar plot 70 vrasje me pagesė, ku dy viktimat e fundit tė kėtij biznesi kriminal janė njė shqiptar 19-vjeēar dhe njė shtetas libanez 45-vjeēar. Ky lloj krimi thuajse ka dalė jashtė kontrollit nė Greqi, ku pėrveē vrasėsve profesionistė, kohėt e fundit janė shfaqur edhe disa shtetas grekė me kombėsi sovjetike, tė cilėt marrin pėrsipėr tė ekzekutojnė persona edhe me ēmime deri nė 500 euro, me qėllimin e vetėm pėr t'u futur nė rangun e vrasėsve me pagesė.

__________________________________________________ ______

Ēka mendoni ju per kete fenomen?
E di qe kesi njrezish ka edhe ne Kosvove, por ne krejt Ballkanin ka, bile shume.
Ne Evropen perendimore jane serbet ata qe kryejne keso vrasjesh, bile edhe argat te shtetit dhe politikes serbe. Si ka mundesi qe edhe ne ta fitojme kete reputacion te zi?


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.