Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 08-04-08, 21:25   #1
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Lufta pėr Ēlirim, Kosharja legjendare

Gjithmonė kur vjen prilli tė kujtohėt diēka qė nuk tė le tė bėsh gjumė tė rehat. sikur ndjen nė vete ato ditė tė ftohta edhe sikur ta keshė ngroht si nė gusht. Ndjen ato ditė qė mėrdhin dhe tė rrėnqethėt trupi.
Ēfar ishte ajo maxhi tėrheqėse qė tė bėnte aq tė fortė e aq tė palėkundshėm ato ditė, Ēfar i shtynte ata djelmosha qė sapo kishin nisur ti bien brisk fytyrės, e qė nė brendi u ndizej zjarrė vullkani, pėr ta parė kosovėn e lir. Pa qoft edhe pėr njė ditė!
E gjatė do tė bėhej lista pėr ti numruar tė gjithė ata trima qė i dhuruan mė tė shtrenjėtėn Atdheut. E gjatė shumė e gjatė, dhe e dhimbėshme mbi tė gjitha.
Sa vinin e vinin nga tė gjithė bota Shqipet nė prillin e '99-shit, dukeshin shumė tė thjesht, e gjitha ēfar kishin me vete ishin ca rroba tė mbrendshme, sepse ditė mė parė ishin pėrshėndetur me tė afėrmit, e askush se besonte qė do tė kthehej i gjallė.

Gėzo Lirin Kosovė, pėrveq qė ishte obligim, ėshtė edhe kultur Kombėtare tė jesh aty kur e kėrkon Atdheu!



__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Pupi : 08-04-08 nė 21:31
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 08-04-08, 21:34   #2
Pupi
 
Anėtarėsuar: 11-02-07
Postime: 2,518
Pupi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lufta pėr Ēlirim, Kosharja legjendare

Nė Kosharen legjendare, nė 9 vjetorin e rėnies heroike u nderuan dėshmorėt e lirisė
“Uroj qė kėtė liri ta ruani dhe ta mbroni me ēdo ēmim, sepse pėr te janė bėrė sakrifica tė mėdha dhe ashtė derdhė shumė gjak”, ka porositur plaku, Imer Gjinovci, i cili sė bashku me familjen e gjerė kishte ardhur pėr tė nderuar dėshmorėt e kombit nė Koshare, tek qėndronte ulur pranė varrit tė djalit tė tij - dėshmor dhe dy nipėrve, nė 9 vjetorin e rėnies sė tyre. Nė mesin e panumėrt tė qytetarėve qė sot kishin ardhur nga tė gjitha anėt e Kosovės, pėr tė nderuar lavdinė e kėtyre dėshmorėve dhe betejėn e Koshares, kishin ardhur edhe Trupat Mbrojtėse tė Kosovės, bashkėluftėtarė dhe pėrfaqėsues tė institucioneve tė vendit. Nė mesin e tyre i pranishėm nė kėtė pėrvjetor ishte edhe ish komandanti i Brigadės 138 “Agim Ramadani”, kolonel Rrustem Berisha.

“Ne asnjėherė nuk ta kryejmė borxhin ndaj bashkėluftėtarėve dhe dėshmorėve tonė tė rėnė pėr lirinė e Kosovės, prandaj institucionet vendore duhet tė bėjnė edhe mė shumė qė kėtu nė Koshare tė kemi njė qendėr memoriale ėshtė shprehur ndėr tė tjera”, Hysen Berisha, ish komandant nė betejėn e lavdishme tė Koshares.

Beteja e Koshares shėnon njėrėn ndėr betejat heroike tė luftės sė Lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe si e tillė njėrėn ndėr ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė mė tė re tė Kosovės. Aty mbi tė gjitha tash nėntė vite mė parė u bė thyerja e kufirit shqiptaro shqiptar.

| s.b & RTK staff |
__________________
Miqėsi por edhe Armiqėsi tė pėrhershme nuk ka !
Pupi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-04-08, 02:00   #3
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Lufta pėr Ēlirim, Kosharja legjendare

...Gjithmon ne perkujtim per trimat e ren per liri ....LAVDIIIIII

Kushtoi....


Legjendarit
Agim Ramadanit
~~~~~~~~~~~~~~~~
Gjemoin malet e Koshares
q'po luftojn djemT e Kosoves

Bini trima heu t'shqipetarise
n'fyt ti prejm qent, e serbise

Kercet pushka ushtoin malet
pushka e trimit JO nuk ndalet

Jo nuk ndalet pushka e trimit
Heu,ishte pushka e Agimit

Hapi rrugen per kufi
me i bashkuar Kosove&Shqiperi

Aty jeten e flijoi
me shoke t'vet pa ndare luftoi

Sa shum shkie, per tok paloi
i qarmatosi i likuidoi

Shokve t'vet ju tregoi
qe me sot lufta mbaroi,

E dhashte zoti lirin ta gezoim
por e shkurt i qe jeta,

S'ju dhims trimit,per troje t'veta
me ni mendje luftoi qebesa

Ne flamur ishte betuar
Atedheut jeten per t'ia kushtuar

Dhe nese un,bi deshmore
mbi gjakun tim betou Kosove....LAVDI

Autorja
Hajla Rugovase

Natyra
``````

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 10-04-08 nė 02:09
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-04-08, 12:50   #4
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Lufta pėr Ēlirim, Kosharja legjendare

Keshtu u nderuan trimat e Koshares!

Lufta e Koshares nė tė vėrtetė ėshtė lufta e pa ndalur e popullit tonė pėr lirie enjte, 10 prill 2008 10:21Manifestimi kushtuar 9 vjetorit tė thyerjes sė kufirit shqiptaro-shqiptar u mbajt nė qytetin e Pejės, ku morėn pjesė qytetar tė shumtė nga Rrafshi i Dukagjinit dhe familjar tė dėshmorėve.




Nė kėtė manifestim u pėrkujtuan veprat e komandantėve tė UĒK-sė Agim Ramadani dhe Sali Ēekaj, vepra e tė cilėve u vlerėsua lartė nga ana e tė pranishmėve. Nė kėtė manifestim mori pjesė edhe kryesia e LDD-sė me kryetarin e saj akademik Nexhat Daci. Kryetari Daci me kėtė rast edhe i’u drejtua qytetarėve tė cilėt ishin tė pranishėm nė kėtė manifestim me kėto fjalė:



__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-04-08, 12:52   #5
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Lufta pėr Ēlirim, Kosharja legjendare

Nje Respekt i veqant per Luften dhe Heronjet e Koshares edhe nga Akademik Nexhat Dacit!

“Tė nderuara familje tė dėshmorėve

Luftėtarė dhe eprorė ushtarak tė betejės sė Koshares

Tė nderuar tė pranishėm

Zonja dhe zotėrinj


Se heronjtė dhe dėshmorėt nuk vdesin kurrė, se gjaku i njerėzve tė mėdhenj ėshtė dėshmi e dhimbjes tonė krenare, ėshtė kėnga mė madhėshtore e shpirtit njerėzor, ėshtė universalja e madhėshtisė kėtė mė sė miri e tregon jeta dhe vepra e dėshmorėve tė Koshares.

Lufta e Koshares nė tė vėrtetė ėshtė lufta e pandalur e popullit tonė pėr liri, ėshtė vazhdimėsi e sakrificave tė brezave tė tėrė tė tė gjitha periudhave.

Nė kėtė drejtim angazhimet dhe pėrpjekjet ushtarake tė personazheve tė luftės sė Koshares dhe heronjve tė saj janė tė kahershme dhe kishin filluar qysh nė vitin 1991, ku komandanti i Koshares Salih Ēeku sė bashku me komandantin Adem Jashari si dhe shumė luftėtarė tė tjerė themeluan njėsitet e para ushtarake tė luftės pėr ēlirimin e Kosovės.

Andaj 9 prilli 1999 shėnon njė ndėr datat mė tė rėndėsishme tė historisė mė tė re tė Kosovės, sepse nėntė vite mė parė luftėtarėt e Koshares tė udhėhequr nga komandantėt Salih Ēeku, Agim Ramadani dhe Rrustem Berisha me luftė thyen kufirin shqiptaro – shqiptar nė Koshare.

Pra, kjo datė shėnon fillimin e luftės nė Koshare, tė betejės ushtarake mė tė lavdishme dhe mė tė suksesshme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.

Luftėn e Koshares e bėnė edhe mė tė lavdishėm fakti se pjesėmarrės nė kėtė betejė ishin luftėtarė nga tė gjitha trevat shqiptare, si dhe luftėtarė nga vende tė ndryshme tė botės.

Andaj falė politikės sė menēur tė udhėhequr nga presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova, luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės si dhe ndėrhyrjes ushtarake tė forcave tė NATO-s, liria dhe pavarėsia e Kosovės u bėnė realitet.

Edhe nė kėtė manifestim kushtuar nėntė-vjetorit tė betejės sė Koshares, mė lejoni tė shpreh falėnderimin dhe mirėnjohjen time tė thellė ndaj miqve tonė ndėrkombėtar nė krye me SHBA-tė, pėr njohjen dhe pėrkrahjen e vazhdueshme nė ndėrtimin e shtetit mė tė ri nė Evropė dhe botė, Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur.



Dhe, nė fund, ky manifestim i sotėm si dhe manifestimet e shumta qė do tė organizohen nė tė ardhmen pėr dėshmorėt e Koshares, nė gjeneratat e ardhshme duhet tė barten si vlera nacionale dhe si vlera tė kulturės sonė kombėtare”.

Mė pas u shfaq njė program kulturo artistik, ku pėrformuan artistė tė ndryshėm tė estrades kosovare.




__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:55.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.