Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 22-06-08, 01:38   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Jo Shqipėri e Madhe, por Natyrale (Kadare)

Kadare: Jo Shqipėri e Madhe, por Natyrale

Shkrimtari i madh flet pėr Kosovėn e pavarur, identitetin dhe vlerat shqiptare, Evropėn, politikėn, letėrsinė

Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, thotė se e ashtuquajtura Shqipėri e Madhe ka qenė prej kohėsh njė motiv i preferuar pėr tė justifikuar njė prapambetje tė ēėshtjes shqiptare, njė ngecje nė vend. "Shqiptarėt nuk thonė Shqipėri e Madhe. Asnjėherė. Thonė Shqipėria Natyrale ose Shqipėria Etnike. Pra, as e madhe as e vogėl, por ajo qė ėshtė dhe qė duhet tė jetė. Nė fund tė fundit Shqipėri e Madhe, apo siē kanė thėnė Rusia e Madhe, Gjermania e Madhe, Kroacia e Madhe, kėto terma ndryjnė nė vetvete njė koncept negativ, pra nėnkupton njė shtet i bėrė i madh me dhunė, pa tė drejtė, dmth duke uzurpuar tė drejtėn e tė tjerėve", shprehet Kadare, gjatė njė interviste ku flet pėr Kosovėn e pavarur, identitetin dhe vlerat shqiptare, Evropėn, politikėn, letėrsinė.

Zoti Kadare, bisedėn po e zhvillojmė nė njė kohė kur shqiptarėt nė Kosovė, nė Kushtetutėn e re tė sapohyrė nė fuqi, vendosėn themelet e njė shteti tė ri. Pra shqiptarėt arritėn ta realizojnė ėndrrėn e tyre pėr njė Kosovė shtet tė pavarur. Sa i rėndėsishėm ėshtė ky fakt pėr kombin shqiptar?

Sigurisht qė pėrgjigjja ime, si e ēdo shqiptari, do tė jetė pozitive. Shqiptarėt, kombi shqiptar, sigurisht qė nuk ka marrė njė favor, por ėshtė rregulluar diēka qė ishte ērregulluar nė vite, nė shekuj. Tashmė shqiptarėt kanė hapėsirėn e tyre nė Ballkan, shumė tė rėndėsishme me atė shtet qė ata e meritojnė prej kohėsh. Prandaj ėshtė gjetur njė drejtpeshim, njė ekuilibėr pėr njė drejtpeshim tė prishur, pra ėshtė zėvendėsuar ky i fundit qė ka qenė. Dhe kjo ėshtė nė radhė tė parė pėr tė mirėn e kombit shqiptar dhe pėr tė gjithė Ballkanin.

Pra, kjo rigjetje e ekuilibrit natyrisht qė kjo do tė luajė rol tė madh ndaj tė gjitha pikėpamjeve, si nga pikėpamja politike, ekonomike, psikike e kombit shqiptar, do tė ndryshojė gradualisht, dalėngadalė vetėndjesia e tij. Dhe kur ndjesia e njė kombi ndryshon pėr tė mirė, siē ėshtė nė kėtė rast, atėherė pesha e tij e brendshme do tė reflektojė nė peshėn e tij tė jashtme. Sigurisht qė kėshtu ndodh nė gjithė popujt. Pra, psikologjia shqiptare do tė ndryshojė nga kahu i mirė i saj, nė tė gjitha pikėpamjet.

JO SHQIPERI E MADHE, POR NATYRALE

Tani kemi dy shtete shqiptare. Por pse disa i i tremben njė Shqipėrie tė Madhe dhe nuk u tremben dy shteteve shqiptare? Si e shpjegoni ju kėtė?

Mendoj se ėshtė thjesht njė frikė. Nė botė, zakonisht ka frika qė kanė njė bazė tė vėrtetė, por shpesh ato kanė njė bazė virtuale. Njė bazė tė shpikur, siē janė edhe irikėt e fėmijėrisė qė krijohen nga fantazmat, nga gogoli, dhe me sa duket kėto mbeten edhe nė jetėn politike ndėrkombėtare disa herė. E ashtuquajtura Shqipėri e Madhe ka qenė prej kohėsh njė motiv i preferuar, pėr tė qenė njė lloj alibie, pėr tė justifikuar njė prapambetje tė ēėshtjes shqiptare, njė ngecje nė vend. Nė fakt, prej shumė e shumė vitesh shqiptarėt e kanė bėrė tė njohur vetė nė gjuhėn shqipe, nė formėn e tė menduarit shqiptar, qė kjo shprehje takohet shumė rrallė.

Shqiptarėt nuk thonė Shqipėri e Madhe. Asnjėherė. Thonė Shqipėria Natyrale ose Shqipėria Etnike. Pra, as e madhe as e vogėl, por ajo qė ėshtė dhe qė duhet tė jetė. Nė fund tė fundit Shqipėri e Madhe, apo siē kanė thėnė Rusia e Madhe, Gjermania e Madhe, Kroacia e Madhe, kėto terma ndryjnė nė vetvete njė koncept negativ, pra nėnkupton njė shtet i bėrė i madh me dhunė, pa tė drejtė, dmth duke uzurpuar tė drejtėn e tė tjerėve. Prandaj, tė pėrdorėsh kėtė shprehje nė kėtė rast pėr atė qė quhet Shqipėri e natyrshme, cenohet e vėrteta. Kjo shprehje ka qenė njė tingėllimė negative dhe ėshtė e pėrjashtuar pėr ne brenda vendit.

Zoti Kadare, kohė mė parė ju keni zhvilluar njė debat tė gjatė lidhur me identitetin e shqiptarėve. A ka ndryshuar nė parim identiteti i shqiptarėve pas krijimit tė shtetit tė ri tė Kosovės, pra tė shqiptarėve si komb me dy shtete?

Besoj, shumica e shqiptarėve janė dakord qė identiteti shqiptar ėshtė homogjen, ėshtė i njėjtė, ėshtė pjesė e identitetit evropian. Nuk mund tė ketė identitet shqiptar tė pėrgjysmuar, as identitet shqiptar tė gjymtuar ose tė modifikuar, pėr shkak tė njė robėrie tė gjatė. Ne kemi njohur si tė thuash njė robėri klasike tė jashtme qė ka qenė robėria otomane dhe njė robėri tė brendshme qė ka qenė me dy fytyra: robėria komuniste shqiptare nė Shqipėri dhe robėria komuniste serbe, bashkė me robėrinė e mbretėrisė jugosllave nė Kosovė. Ekziston njė teori e keqe, do tė thosha unė, qė pretendon nga kėto aksidente tė rėnda historike (njėra 5 shekuj e tjera mė shumė se gjysmė shekulli) se identiteti shqiptar ėshtė modifikuar, ėshtė ndryshuar.

Tė thuash kėtė gjė pėr njė popull ėshtė t‘i bėsh fyerjen mė tė madhe. Njė popull qė i ndryshohet identiteti prej robėrisė ėshtė mjeran, ėshtė thellėsisht fatkeq dhe ka mungesa nė dinjitetin e tij. Pėrse popujt e tjerė tė Ballkanit nuk e ndryshuan identitetin dhe pėrse i paska rėnė popullit shqiptar kjo fatkeqėsi dhe ky cenim i rėndė? Pra, nuk ėshtė e vėrtetė. Identiteti shqiptar, pavarėsisht nga tė gjitha ndikimet qė kanė pasur tė gjitha vendet e Ballkanit nga robėria e gjatė otomane kanė mbetur ata qė janė, tė pamodifikuar. Pra, tė gjitha ato pėrrallat pėr identitetin e modifikuar mbeten vetėm pėrralla, dhe jo vetėm kaq, por ato janė edhe tė dėmshme. Njė popull mund tė jetojė nė dy shtete. Por tani flitet pėr njė problem tjetėr qė ka dalė.

A ka Kosova identitet tjetėr apo ka identitetin klasik shqiptar?

Bėhen shumė pėrpjekje pėr kėtė gjė, ka shumė doktrina dhe lloj-lloj teoricienėsh qė tentojnė pėr tė vėrtetuar se Kosova ka identitet tjetėr. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr veēse, versioni qė thashė mė parė, versioni se njė populli, robėria mund t‘ia ndryshojė identitetin. Nė qoftė se ne pranojmė qė Kosova, pėr shkak tė njė qėndrimi 70-vjeēar nėn sundimin jugosllav paska krijuar identitet tjetėr, ky ėshtė pėrsėri, siē thashė mė sipėr, njė mjerim i madh pėr popullin tėnd. Pėrse e paska ndėrruar? Kosova ka qenė e bashkuar me Shqipėrinė pėrpara. Ka qenė vazhdimi i hapėsirės shqiptare. Nuk ka pasur kufij gjatė pesė shekujve qė fola unė. Gjatė perandorisė otomane ka qenė e njėjta zonė, zonė qė administrata turke e quante me emra tė ndryshėm, por ka qenė kjo zonė qe ėshtė sot.

Pra, pėrse ndryshoi ky identitet pėr kėto 70 vjet? Pėrse? Ku janė arsyet, ku ėshtė ndryshimi? E folmja? E folmja nė Kosovė ėshtė absolutisht mė e afėrt disa herė me gjuhėn qė flitet nė pėrgjithėsi nė Shqipėri, sesa nė shumė pjesė, zona tė Shqipėrisė qė kanė dialekte shumė tė larguara nga pjesa e pėrgjithshme shqiptare. Unė, kur flas me kosovarėt apo kur lexoj shtypin kosovar, gjuha ėshtė shumė mė e afėrt sesa disa gazeta nė Shqipėri, si nė Gjirokastėr, nė Shkodėr, nė Kukės nė Elbasan. Pra, ėshtė tepėr natyrale kjo, e megjithatė do tė shtoja se nuk ėshtė vetėm gjuha qė pėrcakton identitetin, edhe pse ėshtė njė nga faktorėt themelorė. Identiteti ėshtė edhe historia e pėrbashkėt, ėshtė tė ndjerit e pėrbashkėt, janė emocionet e pėrbashkėta si komb, tė cilat janė tė krijuara gjatė shekujve, tė mijėvjeēarėve. Prandaj, nuk e kuptoj kėtė kėmbėngulje pėr ta deformuar identitetin e shqiptarėve. Njė popull mund tė jetojė nė dy shtete, kjo nuk do tė thotė asgjė. Nė radhė tė parė ėshtė e rėndėsishme si ndjehet vetė kombi, ēfarė kombėsie ndjen ai nė ndėrgjegjen e vet historike, nė moralitetin e vet historik. Kjo kėmbėngulje me duket pėrsėritje e tezave qė nuk tė ēojnė askund.

Po cilat janė vlera shqiptare dhe a janė ruajtur ato edhe sot? Ju kėmbėngulni pėr ruajtjen e tyre. Ka tė bėjė kjo edhe me identitetin e shqiptarėve?

Sigurisht, identiteti i njė kombi ka tė bėjė me vlerat qė bart kombi, por njėkohėsisht edhe me gjenet e tij. Por nuk duhet tė kemi frikė t‘i themi, siē flasim pėr vlerat me shumė tė drejtė, me kurajo duhet tė flasim edhe pėr gjenet e tyre, pėr t‘i korrigjuar ato, ashtu sikurse njerėzit e fortė janė mė tė aftė t‘i gjejnė mungesat e tyre sesa njerėzit e dobėt, tė cilėt nuk flasin kurrė pėr mungesat e tyre.



__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 22-06-08, 01:40   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Jo Shqipėri e Madhe, por Natyrale (Kadare)

EVROPA PO BEN MJAFT PER SHQIPTARET

Ju shpesh keni bėrė vėrejtje ndaj Evropės, e cila i ka qėndruar larg shqiptarėve,nuk i ka afruar sa duhet, bile nė rastin e dramės sė Kosovės shpesh ka qenė e shurdhėrose dhe e verbėr, sipas jush. Sot, ajo duket se ėshtė mė afėr se kurrė pranė shqiptarėve, nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni. A mjafton kjo apo fati pėr tė hyrė nė familjen e Bashkimit Evropian e kanė vetė shqiptarėt?
Kjo ėshtė njė pyetje interesante dhe shumė e rėndėsishme. Unė jam vetė njė evropianist i vendosur, ashtu si dhe shumica e shqiptarėve. Por kjo nuk do tė thotė se, unė ēdo gjė qė kam bėrė ose bėn Evropa e shoh nė mėnyrė tė pakushtėzuar, nė mėnyrė pozitive gjithmonė. Dhe gjithmonė njeriu i bėn vėrejtje nė radhė tė parė vendit tė vet, zonės sė vet ku ėshtė shteti i tij dhe kontinentit tė vet. Prandaj, ne kur i bėjmė vėrejtje Evropės, tė gjitha kėto janė vėrejtje qė ia bėjmė kontinentit tonė, kontinentit mėmė, ku bėn pjesė edhe populli shqiptar nė familjen e popujve evropiane. Pra, kėtu nuk kemi ndonjė ndjesi tė keqe, as ndonjė kompleks. Kjo ėshtė e natyrshme.

Evropa dihet qė pėr njė kohė tė gjatė ka pasur njė qėndrim, qė ėshtė gjykuar pėrfillės ose shpėrfillės, zakonisht pėr gjithė Ballkanin, sidomos pėr Shqipėrinė. Pėr fat tė mirė, prej vitesh ajo ėshtė bėrė e ndėrgjegjshme, ka korrigjuar mjaft gjėra nė kėtė qėndrim, ka korrigjuar gjėrat themelore. Evropa, Aleanca Atlantike, SHBA-ja e ndihmuan kombin shqiptar nė mėnyrė jashtėzakonisht tė vendosur nė njė luftė tė armatosur pėr t‘i mbrojtur tė drejtat e tij. Pra, mė duket se epoka qė ne duhet tė ankoheshim nė pėrgjithėsi pėr Evropėn ka mbaruar. Sigurisht qė tani populli shqiptar ndjehet gjithmonė e mė tepėr evropian, sepse nė njėfarė mėnyre kemi qenė tė pėrjashtuar nga ky kontinent, disa herė jemi pėrjashtuar nga fati dhe disa herė kemi pėrjashtuar veten, Shqipėria komuniste nė programin e saj kishte pėrjashtimin absolut tė Evropės dmth tė quheshe evropian nė atė kohė do tė thotė tė ishe mik me botėn perėndimore, dmth me botėn armiqėsore.

Prandaj pėr gjysmė shekulli ka qenė faji i Shqipėrisė. Sot epoka ka ndryshuar tėrėsisht pėr tė mirėn tone dhe tani marrėdhėniet me Evropėn janė themelore pėr mbarėvajtjen e vendit. A mund tė bėjė Evropa akoma?
Evropa po bėn mjaft kuptohet, aksione tė tilla, si rivendosja e ekuilibrave nė Ballkan ėshtė njė aksion kolosal, qė kushtėzohet nga shumė faktorė dhe Evropa i ndjek hapa pas hapi. Nuk ėshtė e lehtė, por dhe nuk ėshtė kaq e vėshtirė, mjafton tė respektohen disa parime bazė tė sė drejtės universale, tė lirisė universale.

Evropa e ka kėtė detyrė. P.sh. nė Shqipėri vazhdon agonia politike, zvarriten reformat, mungesė pėrgjegjėsie nė plotėsimin e kritereve qė kėrkojnė standardet e BE-sė e tjerė? Cila ėshtė detyra e politikės shqiptare nė kėtė drejtim?
Kjo tregon qė nė Shqipėri ka mbeturina qė e trajtojnė Evropėn si njė hapėsirė jomiqėsore, ose si njė hapėsirė tė huaj, ose si njė hapėsirė qė na ka borxh gjithmonė dhe duhet tė na rregullojė punėt tona. Nė qoftė se pretendojmė qė tė jemi njė vend evropian, nė radhė tė parė e ndėrtojmė ne vetė Evropėn, brenda nesh dhe pastaj nė mėnyrė tė natyrshme tė integrohemi nė Evropė.

Zoti Kadare, veprat tuaja madhore janė krijuar nė kohėn e njė regjimi diktatorial. A ndikojnė te krijuesi regjimi, sistemi politik? Pra, cilėt janė raportet e shkrimtarit me sistemin politik tė vendit?
Mendoj se teprohet gjithmonė ndikimi i njė regjimi politik i njė shteti, i njė diktature apo i njė demokracie mbi krijimtarinė letrare. Studiuesit, kritikėt e kanė shumė komode tė thonė qė ndikon. E vėrteta ėshtė ndryshe. E kam thėnė shumė here se letėrsia ka ligjet e saj tė cilat nuk pėrputhen me ligjet shoqėrore. Letėrsia ėshtė shpėrfillėse pėr sistemet shoqėrore, politike. Letėrsia lind dhe zhvillohet nė ēdo kohė, nė ēdo regjim sado i ashpėr tė jetė, sado i butė tė jetė, nuk luan ndonjė rol tė madh nė zhvillimin e saj.

Shumė njerėz e teprojnė me kėtė gjė dhe kanė shumė qejf edhe tė kapen pas kėsaj, pas sistemit shoqėror pėr tė shpjeguar njė letėrsi. Letėrsia mund tė jetė e fortė ose e dobėt nė ēdo sistem shoqėror. Mund tė jetė e fortė nė njė regjim tė keq dhe mund tė jetė e dobėt nė njė regjim demokratik. Shumica e librave qė botohen sot, si kėtu nė Gjermani ku jemi, ku kemi njė sistem demokratik dhe ka letėrsi tė mirė dhe tė keqe apo edhe mė tė keqe, mediokre fare edhe pse ėshtė njė sistem nga mė tė pėrparuarit nė botė. Dhe po tė ishte ashtu, qė letėrsia varet nga sistemi, ateherė gjithė sistemet e pėrparuara duhet tė kishin letėrsi tė mrekullueshme dhe art tė mrekullueshėm dhe sistemet e prapambetura duhet tė kishin tė kundėrtėn. Por nuk ėshtė kėshtu, shpesh ndodh e kundėrta.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:58.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.