Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Hapėsirė filozofike-psikologjike
Emri
Fjalėkalimi
Hapėsirė filozofike-psikologjike Praktika e jetės njerėzore, sjelljet e individėve e tė shoqerisė. Proēeset mendore etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-08-08, 21:05   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zgjedhjet si instrumente qė prodhojnė demokraci

Zgjedhjet si instrumente qė prodhojnė demokraci

Zgjedhja, nė kuptimin e saj tė pėrgjithshėm ėshtė njė nga drejtat themelore tė njeriut. Ideja – mundėsisė, pėrzgjedhjes, alternatives, diversitetit, pluralizmit, janė ndėr idealet bazė qė karakterizojnė filozofinė e liberalizmit dhe demokracinė liberale, mbi vlerat e tė cilės sot funksionon qytetrimi bashkėkohorė demokratik … Ēdo individ ka tė drejtė dhe i duhet krijuar kushtet qė tė zgjedh nė mes dy a mė shumė alternativave .
Nė fund tė fundit, i gjithė veprimi njerėzor nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė zinxhir i pandarė zgjedhjesh dhe pėrzgjedhjesh , rrjedhojat a pasojat e tė cilave konsiderohen si pėrgjegjėsi tė vetė pėrzgjedhėsit. Po ashtu, edhe zgjedhja si njė akt politik, nuk ndryshon nė thelbin e saj nga zgjedhjet e tjera qė bėn njeriu nė jetėn e pėrditshme .
Ajo cfarė e bėnė mė tė veēantė dhe mė tė rėndėsishėm kėtė akt, nė krahasim me zgjedhjet e tjera tė pėrditshme njerėzore, ėshtė institucionalizimi dhe roli i saj si njė nga instrumentet kryesorė qė ndikon nė cilėsinė e demokracisė.
Ėshtė kaq i rėndėsishėm ky mekanizėm sa shpesh herė pėr tė matur shkallėn e demokracisė qė ekziston nė njė vend tė caktuar, midis shumė treguesve tė tjerė , merret nė konsideratė mėnyra se si realizohet proēesi zgjedhor.
Treguesi qė zbulon dallimin midis njė sistemi liberal demokratik dhe njė sistemi dictatorial, monist, totalitar ėshtė, pikėrisht hapėsira e lirisė dhe mundėsisė pėr tė zgjedhur.
Vetėm sistemi politik nė tė cilin opozita lejohet tė luaj rolin e saj si forcė rivalizuese, konkuruese, si shprehje e ekzistencės sė njė alternative tjetėr, mund tė konsiderohet si njė sistem demokratik. Njė demokraci , qė ofron njė sistem zgjedhorė qė mundėson zgjedhje tė lira e tė ndershme pėr qytetarėt .
Ēfarė e bėnė njė sistem demokratik tė mos mundet funksionojė pa proēesin zgjedhorė ? Nėse do tė niseshim nga shpjegimi etimologjik i demokracisė atėherė do tė kishim kuptimin e njė pushteti tė tė gjithė popullit i cili nuk krijonte hapėsirė as pėr tė papushtetshėm dhe as pėr mbi tė pushtetshėm.
Njė demokraci e till e shtrirė nė planin horizontal ka funksionuar nė Greqinė antike dhe pėr shumė arsye nuk mundi tė vepronte mė gjatė. Si nevojė e funksionimit tė demokracisė edhe nė planin vertical (hierarkik) u pėrforcua, sofistikua dhe institucionalizua proēesi i zgjedhjes.
Nėse do tė pyesmim se pėrse ėshtė e domosdoshme tė organizojmė zgjedhje , apo se ēfarė ėshtė ajo qė presim tė dimė pas mbajtjes sė zgjedhjeve, pėr pjesėn dėrrmuese tė tė pyeturve pėrgjigja do tė ishte: “zgjedhim shumicėn drejtuese”. Kėtė koncept mbi qėllimin e zgjedhjeve e ndeshim edhe nėpėr fjalimet e politikanėve tė cilėt shpesh herė i referohen shumicės, tė drejtės dhe legjitimitetit qė ajo u jep nė marrjen e vendimeve tė tyre.
“Pėr ironi tė kėsaj sistuate duhet pranuar se koncepti i shumicės qė pėrfiton atribut, nuk nis me demokracinė greke, bile as me romakėt. Qė nga ajo kohė e deri nė shek: XVII funksionoj parimi i unanimitetit dhe jo e drejta e shumicės pėr tė sunduar pakicėn, dmth: funksionimi mazhoritar por pa tė drejta tė shumicės.
Ishte Xhon Loku ai qė , pėrherė tė parė, pėrfshiu tė drejtėn e shumicės nė njė sistem kushtetues i cili e kontrollonte dhe e disiplinonte atė”.[1]
“Pyetja qe ngrihet me tė drejtė ėshtė kjo: Pėrse sasia i jep tė drejtė? Dhe akoma mė tej, pėrse te njė sasi numerike duhet domosdoshmėrisht qė tė jetė edhe cilėsia ?
Argumentet qė tė bindin pėr tė kundėrtėn e kėtyre gjasave janė tė shumta. Me ē’rast vlenė tė pėrmendet mesazhi i presidentit Xheferson, ku nė vitin 1801 ai deklaronte se : edhe pse vullneti i shumicės duhet tė mbizotrojė kurdoherė, ky vullnet, qė tė jetė i drejtė duhet tė jetė i arsyeshėm[2]
Nėse do tė analizonim deklaratėn e presidentit Xheferson , do tė vinim nė pėrfundime se: nevoja, pėr tė zgjedhur cilėsinė duhet tė dalė mbi nevojėn e tė siguruarit tė shumicė. Natyrisht qė njė qėndrim i tillė idealist, i qytetarit pėrpara kutisė sė votimit, nuk pėrputhet me qėndrimin pragmatist tė partisė
Nė kahun e lėvizjes sė njėrės ndaj tjetrės do tė duhej qė oferta, tė cilėn ofron partia, duhet tė tentojė t’i afrohet kėrkesės sė qytetarit pėr mė tepėr cilėsi. Kjartėsinė e kėsaj ideje Sartori e shpreh: “Nėse zgjedhjet duhet tė ishin njė instrument cilėsor i pėrshtatur pėr tė arritur njė pėrzgjedhje cilėsore, kėrkesa pėr tė siguruar numra ka nėnshtruar kėrkesėn e vlerėsimit. Mekanzimin e ka kapur pėr dore makinisti dhe nėse qėllimi ishte numėrimi pėr tė zgjedhur, demokracitė e sotme funksionojnė duke numėruar shume e duke zgjedhur pak . Tirania e numrave <rivlerson sasinė> dhe, kėshtu zhvlerėson cilėsinė. Ligji i Gremshit:paraja kallpe dėbon tė mirėn, zbatohet edhe pėr zgjedhjen edhe pėr tė zgjedhurit e kohės sonė.”[3]

[1] Sartori Gjovani , Ē’ėshtė Demokracia,,Dituria,Tiranė 1998 , fq.75

[2] Ibid , fq.76

[3] Ibid , fq. 77


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 24-08-08 nė 21:07
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 04:56.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.