Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-12-08, 12:11   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Katėr reliket e ralla tė Skėnderbeut

Katėr reliket e ralla tė Skėnderbeut

Nga Kristo Frashėri

Teza e hedhur nga Faik Konica Njoftimet pėr armėt e Skėnderbeut i kemi nga dy rrugė-nga burime tė shkruara dhe nga vetė armėt qė kanė arritur nė ditėt tona. Nė burimet e shkruara flitet vetėm pėr shpatat. Dh. Frėngu thotė se shpata e Skėnderbeut ishte njė pallė e harkuar (una scimitarza storta) me tehe shumė tė hollė dhe me damaskinė me shumė hijeshi, e cila pėr cilindo dukej e rėndė, kurse pėr tė ishte e lehtė. Dikur mbante dy shpata, tė cilat i vendoste nė njė mill. Pastaj ai shton se njėherė pruri nga Italia njė mjeshtėr tė shkėlqyer, i cili i bėri tri palla shumė tė mira. Njėrėn prej tyre, e cila mund tė priste hekurin ia dėrgoi dhuratė sulltanit. Dimė mė nė fund se nė pritjen zyrtare qė Papa Pali II i bėri Skėnderbeut nė natėn e Krishtlindjes sė vitit 1466, ai i dhuroi Heroi (siē do ta shohim nė Kreun XXVI) njė shpatė dhe njė kėsulė (una spada ed un capello). Pėrkundrazi nga pajimet personale qė kanė arritur nė ditėt tona, ne kemi katėr objekte- dy shpata, njė pėrkrenare dhe njė libėr uratash. Pėrkrenarja dhe dy shpatat tani ndodhen nė Muzeun e Historisė sė Artit nė Vjenė, kurse Libri i Uratave, i cili, sikurse u tha, ia dhuroi Heroit familja Di Capua e Napolit ndodhet nė fondet e Shtėpisė Botuese “Shelley House” nė Ēelsi (Chelsea), Londėr. Pėr Librin e Uratave nuk kemi ē tė themi mė tepėr nga sa u trajtua nė Kreun XII kushtuar flamurit tė Skėnderbeut. Histori e errėt Pėrkrenarja dhe shpatat kanė fillimisht njė histori tė errėt. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, ato i morėn me vete, e shoqja Donika dhe i biri Gjoni, kur mėrguan nė Itali. Se kush i pati pas vdekjes sė tyre nuk dihet. Ato shfaqen nė burimet dokumentare nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVI. Nė vitin 1590, pėrkrenarja dhe dy shpatat nuk ndodheshin nė njė dorė tė vetme. Pėrkrenaren dhe njėrėn shpatė e kishte nė zotėrim konti Wolfang i Stunbenbengut. Shpata tjetėr ndodhej nė Muzeun e Armėve (siē del nga inventari i hartuar mė 30 tetor 1590) tė arkidukės Karl i Stirisė, biri i perandorit tė Gjermanisė nė Gratz (Austri). Ai qė i bashkoi ato ishte biri tjetėr i perandorit gjerman (vėllai i Karlit) arkiduka Ferdinand i Tirolit, me porosinė e tė cilit, kancelari i tij, J. Shrenke (Jacob Schrenk von Gotzing), i shtiu ato nė dorė (me blerje). Me to ai pasuroi Muzeun qė Ferdinandi ngriti nė Ambras pranė Tirolit nė Austri, tė cilin e mbushi me veshje luftarake, mjete lufte, sende artistike dhe piktura tė ndryshme tė perandorėve, mbretėrve, princėve, kontėve dhe figurave tė shquara tė shekullit XV-XVI. Nė inventarin e hartuar nė vitin 1595 pėrkrenarja dhe dy shpatat e Heroit renditen ndėr objektet e Muzeut tė Ambrasit njė shekull e ca mė vonė, nė vitin 1806, ato u transferuan nė Muzeun Perandorak tė Vjenės, por pėrsėri tė veēuara. Pėrkrenarja dhe shpata me trup tė drejtė u vendosėn nė sallėn e quajtur tė Maksimilianit (salla XXV, nr.71 dhe 92), kurse shpata tjetėr me trup tė harkuar (palla), nė sallėn e quajtur tė Karlit V (salla XXVII, nr.345). Ato u veēuan ngase drejtuesit e Muzeut tė Vjenės, nuk ishin plotėsisht tė bindur se palla, e shkėputur nga pėrkrenarja, i takonte me tė vėrtetė Skėnderbeut. Por, pas Luftės sė Dytė Botėrore, dyshimet u davaritėn. Si rrjedhim, nė pragun e 500 vjetorit tė vdekjes sė Heroit, ato u bashkuan nė tė njėjtėn sallė, madje nė tė njėjtėn vitrinė, tė po atij institucioni qė tani quhet “Muzeu i Historisė sė Artit” (Kunsthistorisches Museum, Wien). Pėrshkrimi i pėrkrenares Pėrkrenarja e Skėnderbeut ėshtė punuar nė metal tė bardhė, pajisur me njė rrip (ruban) tė larė nė ar. Nė majė tė saj ėshtė vendosur njė kokė dhije me brirė, punuan nė bronx tė larė gjithashtu nė ar. Nė pjesėn e poshtme tė saj, ka rreth e rrotull njė rrip bakri me njė mbishkrim prej gjashtė rrokjesh, tė ndarė midis tyre me rozeta: IM*PE*RA*TO*RE*BT, qė do tė thotė: Jhezus Nazarenus*Principi Emathiae “Regi Albaniae* Terrori Osmanorum *Benedictat Te (Jezuj i Nazaretit tė beton ty Skėnderbej, princ i Matit, Mbret i Shqipėrisė, Tmerri i osmanllinjve, Mbret i Epirit). Por rripi prej bakri me kėto gjashtė monograme duket se ėshtė vėnė mė vonė nė pėrkrenare nga pasardhėsit e Heroit, tė cilėt kanė menduar se me shtimin e titujve do t ia rritnin atij vlerėn, kurse, siē u tha, ai nuk ka mbajtur asnjė nga kėto tituj, por vetėm “zot i Shqipėrisė” (Dominus Albaniae). Elementi kryesor qė tė bie nė sy nė pėrkrenare ėshtė koka e dhisė qė qėndron nė majė tė saj. Se ēfarė ajo simbolizon mbi pėrkrenaren e Skėnderbeut, ėshtė vėshtirė tė shpjegohet me saktėsi. Mund tė shpjegohet me kultin e dhisė sė egėr, simbolin e zanave shqiptare, tė cilat jetojnė, sipas legjendės, edhe sot nė bjeshkėt e larta, pėrfshirė edhe nė atė tė Gjelagjoshit, mali qė qėndron mbi krye tė Qidhnės sė Dibrės. Ka shenja qė tregojnė se kulti i dhisė sė egėr ėshtė shumė i lashtė. Shkrimtari romak i shek I-II tė erės sonė C. Suetom Tanquilli (De vita Caesarum, L.II, 12, 94) shkruan se perandori romak Augusti, gjatė luftės kundėr Batos sė ilirėve, kur arriti nė Apoloni, preu pėr nder tė fitores sė tij, njė monedhė argjendi me kokėn e dhisė sė egėr. Por ka dhe njė shpjegim tjetėr me ndikim historik. Shefqet Pllana sjell njė njoftim tė dhėnė nga Sami Frashėri nė “Kamus-al-alam” nė zėrin Dhu l Karnejn se togfjalėshi Dhu l Karnejn (pronar i dy brirėve) ishte apelativ qė nė kohėt e lashta madje edhe nė Kuran, i Aleksandrit tė Maqedonisė. Nga ana tjetėr L. Malltezi shton pohimin e Plutarkut:”Nė fillim (pjesa mė e madhe e ushtarėve- K.F.) nuk e dallonin dot (Pirron) mbasi nuk kishte pėrkrenare, pastaj kur ai e kuptoi kėtė gjė dhe vuri pėrkrenaren, u njoh nga pupza e lartė dhe nga briri i cjapit”. Pra, nuk pėrjashtohet mundėsia qė motivin e brirėve tė dhisė, Skėnderbeu ta ketė huazuar, sipas dy historianėve tė pėrmendur, ose drejtpėrdrejt nga legjenda e Aleksandrit tė Maqedonisė, ose, siē duket mė bindėse, nga pohimi i Plutarkut, meqėnėse nė Mesjetė shqiptarėt e mbanin veten si pasardhėsit e Aleksandrit tė Maqedonisė, sidomos tė Pirros sė Epirit, aq mė tepėr se pėr Pirron e Epirit Skėnderbeu ka pohuar skoqur se shqiptarėt janė pasardhėsit e tij. Duket se ky shpjegim i dytė ka mė tepėr tė ngjarė tė anohet nga e vėrteta, mbasi teoria e vazhdimėsisė maqedone-shqiptare dhe epirote-shqiptare ishte tepėr e rrėnjosur jo vetėm nė opinionin shqiptar, por edhe nė atė evropian. Ky opinion pėrshkon fund e krye sidomos veprėn e M. Barletit. Mjafton tė riprodhojmė njė fragment tė historisė sė tij monumentale ku ai shkruan:”Njerzit kur vėshtronin atė rini luftarake dhe kur shikonin ata lule burrash rreth Skėnderbeut, nuk u dukej aq ēudi qė fuqitė e Muratit ishin thyer prej shqiptarėve. Me tė vėrtetė ishin kthyer atėhere pėrsėri shkėlqimi i lashtė i Maqedonisė dhe dukej se kishin ardhur prapė tamam, siē ishin dikur, kohėt tanimė tė harruara tė Aleksandrit dhe tė Pirros”. Njė kopje nė Shqipėri Me porosi tė qeverisė shqiptare tė Paraluftės, njė kopje identike e pėrkrenares sė Skėnderbeut, punuar mė 1937 nga njė mjeshtėr i talentuar austriak, ndodhet nė Muzeun Historik tė Tiranės. Shpata me trup tė drejtė, e cila ndodhej sė bashku me pėrkrenaren nė Muzeun e Ambrasit ėshtė me dy tehe. Trupin e ka tė larė me ar. Eshtė e gjatė 85.5 cm, e gjerė 5.7 cm dhe peshon 1,3 kg. Ka mėhill lėkure. Sipas Faik Konicės, i cili e vėzhgoi nė fillim tė shekullit XX, nė trupin e saj shiheshin ende njolla gjaku. Pėrkundrazi, shpata tjetėr (palla), e cila para se tė hynte nė Muzeun e Ferdinandit (Ambras) e kishte nė zotėrim vėllai i tij, Karli (Gratz), ka trup tė harkuar. Sė bashku me dorėzėn ėshtė 121 cm e gjatė dhe peshon 3,2 kg. Palla ėshtė e stilit turk tė shekullit XV. Trupi i saj ėshtė i dekoruar me ornamente (damaskine ashtu siē shkruan Dhimitėr Frėngu). Ka njė mbishkrim turqisht, i cili, sipas F. Konicės, nuk ėshtė korrekt. Mbishkrimi mban emrin e Skėnderbeut: (Libehadur Allah Iskander beg- Kampion i Perėndisė, Skėnderbeu). Tezat e Konicės Sipas Faik Konicės, vetėm trupi i shpatės ėshtė i viteve tė Skėnderbeut. Dorėza e larė nė argjend dhe mėhilli i veshur me kadife, janė tė njė kohe tė mėvonshme. Tė dyja shpatat janė riprodhuar nė Vjenė, posaēėrisht pėr Muzeun e Tiranės tė Paraluftės. Sot ndodhen nė Muzeun Historik tė kryeqytetit. Ndėr dy shpatat, ka mundėsi qė Skėnderbeu nė fushėn e betejės tė mos pėrdorte atė me trup tė drejtė, por pallėn me trup tė harkuar (siē nėnkuptohet nga Dh. Frėngu), pėr arsye: se e para (shpata) ishte e shkurtėr pėr shtatin e tij tė lartė, kurse me pallėn, tė cilėn e kishte nė pėrdorim ushtria osmane, ai ishte familjarizuar mė tepėr se me tė parėn. Kėtyre mund t u shtohet edhe njė arsye tjetėr: me tė parėn luftėtari e kishte mė tė lehtė ta godiste kundėrshtarin horizontalisht, kurse me tė dytėn kishte pėrfitim, sidomos kur ishte trupmadh, ta asgjesonte mė lehtė armikun me tė njė tė rėnė tė fuqishme vertikalisht. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr pėrkrenaren, e cila nuk duhet tė ketė qenė komode nė fushėn e betejės. Pėrfundimisht, mund tė thuhet se si pėrkrenarja ashtu edhe shpata me trup tė drejtė i kanė shėrbyer Skėnderbeut kryesisht si pajime ceremoniale. Madje ka shumė mundėsi qė kjo e dyta tė jetė shpata qė Papa Pali II i dhuroi Heroit natėn e Krishtlindjes sė vitit 1466.

G. Ballkan



__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:24.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.