Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Kultura kombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Kultura kombėtare Materiale tė reja, zbulime dhe ide personale per gjuhėsinė, artin, historinė ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 16-12-08, 12:47   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Preng Doēi ky pėrsonalitet i madh i kulturės dhe kombit shqiptar

Preng Doēi ky pėrsonalitet i madh i kulturės dhe kombit shqiptar


Nga Gjon Marku

Preng Doci lindi mė 7 shkurt tė vitit 1846 nė lagjen Parasporit nė luginėnė e Bulgėrit. Shkollėn e nivelit tė ulėt ai e kryen nė Kallmet ku ishte rezidenca Ipashkėvnore e Lezhės. Nė moshėn 14 vjecare, viti 1856 hyri nė Seminarin Papėnor tė Shkodrės, ku qėndroi deri nė vitin 1861 kur shkoj nė kolegjin Urban tė Romės. Nė vitin 1971, kthehet nė atėdhe i caktuar si famullitarė nė Karthpulė. Nė vitin 1872 ai bėhet Kapelan dhe sekretar i Abatit tė Oroshit Gaspėr Krasniqi deri nė vitit 1875.
Gjatė kryengritjeve tė vitit 1876-1877 ai braktisi gjithcka dhe u bashkua me forcat krengritėse antiturke. Ishte ky shkaku qė Ipeshkėvi i Dioēezės sė Lėzhės, Francesko Malcini, shtetas austriak, me kombėsi ukrainase e shkishėron Dom Preng Doēin nga shėrbimi kishtarė.
Nė vitin 1877, Dom Preng Doci u nis me shumė shokė pėr tė shkuar nė Cetinė, por nuk mundėn tė mbėrrinin, pasi nė Vuthaj tė Gucisė, u zunė nga ushtarėt turq dhe prej andej u dėrguan nė Pejė dhe mė pas nė Stamboll tė Turqisė. Kėtu 31 vjecari Preng Doēi fillonė njė jetė plot sprovė e cila zgjat jo pak por 11 vjet. Pas njėmbėdhjet vjetėsh ai dėnohet pėr tu kthyer nė Shqipėri dhe endet nė shumė vende tė botės.
Nė vititn 1883-1884 u dėrgua nė Athinė me detyrėn e sekretarit tė Arqipeshkėvit Katolik tė Athinės Marango. Gjatė rrugės Tivar- Pirae Preng Doēi u ndal nė Korfuz ku pati takim me anėtarėt e Komitetit Shqiptar tė atjeshėm dhe me atėdhetarė nga Ēamėria. Nė Athinė ai vijon lidhjet me shqiptarėte dhe me patriotėt shqiptarė nė Greqi. Shėrbimet nė Tivarė dhe nė Athinė i shėrben si urė lidhje me Shėipėrinė.
Mbėrrinė nė Shqipėri nė vititn 1888 me 6 nėntor dhe i shoqėruar nga djemt e Mirditės shkel katund mė katund pėr tė mbėritur nė Orosh si Abat i Abacisė Nillius tė Oroshit.
Papa Leon i XII me dekret “Supra montenum Mirditarum” dt 25 tetor 1888, e kishte pėrtėrirė Abacinė e Shėn Llezhdrit, duke e shkėputur nga juridiksioni i Ipeshkėvis sė Lezhės, dhe duke e shpallur kėtė Ipeshkėvi drejtpėrdrejt tė varur nga Selia e Shenjtė nė Romė. Kongregacioni i shenjtė i propogandės Fide me drekret S.Smus D: N: Leo” dt 27 tetor 1888, lajmėronte se Dom Preng Doēin Papa e kishte zgjedhur si Abat tė Mirditės.
Duke qėnė njė njohės i thellė i qėshtjes shqiptare nė tė katėr vilajetet dhe sidomos njohės i thellė i gjendjas fetare dhe kombėtare nė Epir, ai i drejtohet selis sė shenjtė me njė “promemorje” tė cilėn po e japim tė plotė mė poshtė (botohet pėr herė tė parė nė shqip)
Doci propozon qė; Misioni Katolik nė Epir tė ketė sukses ai propozon qė nė epir tė caktohen klerik Arbėresh, tė ardhur shekuj mė parė prej Epiri prej Votrės amtare. Njėherėsh synon qė tė caktohen dhe ato nė pėrbėrje tė misionit, pra, tė kthehen nė Shqipėri. Nuk kemi akoma tė dhėnė se jejonė pati praėn Selis sė Shenjtė kjo promemorje.
Perveqse diplomat i shquar, Abat Doēi nderohej edhe si poet dhe letrar. Poezinė dhe prozėn e shkroi me nje gjuhė tė rrjedheshme dhe tė pėrdorur mirė, duke i botuar nė Kalendarin Vepra Pijore, tė vitit1916 dhe Kalendar pėr tė gjithė, tė vitit1925.
Ai nė vitin 1898 hap tė parėn shkkollė laike nė Mirditė nė Orosh dhe njė vitė mė vonė sėbashku me Fishtėn, Gurakuqin, Dom Dod Kolecin etj. themeloj shoqėrinė “Bashkimi nė Shkodėr” e cila ka publikuar rreth 32 vepra, ndėr tė tjera edhe fjalorin e dom Dodė Kolesit tė botuar pėr nėntė vjet nga shoqeria “Bashkimi” nė vitin 1899 dhe tė ortografisė shqipe me gėrma latine, zė vend tė merituar nė literaturėn shqiptare.
Pėrveē librave tė botuar tė prej kėsaj shoqėrie, kemi edhe Alfabetin qė Kongresi i Manastirit, i mbajtur nė nėntor tė 1908-ės, qė u miratua mė pak ndryshime.Abati cilėsohet edhe si mbrojtės dhe nismėtar i hapjes sė shkollave shqipe nė Mirditė e rrethina.
Vdiē mė 22 shkurt 1917, nė orėn 14.30, ndėrsa nė 17 shkurt, duke dalė nga dhoma e nxehtė pėr tė shetitur nė mes tė murlanit, nė oborrin tė Abacisė ndjeu dobėsi dhe u rrėzua. E vizituan dy mjek austriak qė ndodheshin nė Orosh me ushtrinė dhe e diagnostikuan me bronkopolmoni e dobsim zemre.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 16-12-08, 12:49   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Preng Doēi ky pėrsonalitet i madh i kulturės dhe kombit shqiptar

Promemorje drejtuar Papės“Epirjotėt – adhurues tė se vėrtetės”
Hirėsi e nderuar,
Ndėrsa Hirėsia Juaj pėrciell mendimin e ēmuar dhe nė krahinat mė tė lashta tė hemisferit, diku pėr tė mbėshtetur e pėrforcuar misionet e vjetra, diku pėr tė krijuar tė reja nuk do tė jetė pa vend nė qoftė se unė do t’ju flas pėr njė pjesė tė madhe tė vendit tim. Pėr Epirin, ku po tė krijohet njė mision, zelli juaj do tė kurorzohet, me siguri, me njė sukses tė lumtur. E para; ėshtė mjaft afėr. Ai shtrihet gjatė bregut tė deit Jon nga Gjiri i Artės deri nė portin e Vlorės, duke pėrfshirė Manastirin nė Kufi me Maqedoninė dhe Mecovėn nė shpatet e Pindit; E dyta; sepse rrethanat e kohėve tė tashme dhe qėndrimi i mirė i kėtyre popujve tė ushqejnė besimin qė tani ka ardhur koha edhe pėr ta rikthyer nė gjirin e kėsaj kishe prej tė cilės janė gjetur larg jo se ata janė rebeluar por pėr njė rast tė vajtueshėm.
Duke vijuar ende sundimi i Portės sė Lartė nė Epir, nuk e teproj po tė them se ėshtė e lehtė qė kjo pjesė e shqiptarėve tė kthehet (nė fenė katolike) – shėrbimi ynė, P. D. e cila, pas pushtimit osman qe shtėrnguar tė ndėrroj fenė dhe tė pėrqafojė kultin e Muhamedit. Flas, pra, pėr ata qė do tė thosha, se pa e ditur, u gjendėn anėtar tė kishės greke shizmatike.
1. Si ortodoksėrt dhe myslimanėt, nė shekullin e XV, ishin tė gjithė katolik., por nė kohėn e Perendorisė Bizantine u gjendėn nėnė varėsinė e Patriarkut tė Kostandinopolit… Populli qė ju qep maleve tė Epirit pėr tė mos ndryshuar fenė, me kalimin e kohės pa tė kthehen midis tyre priftėr, murgjėr e peshkopė si nga Greqia ashtu edhe nga Kostandinopoli. Por kėto sollėn midis tyre shizmėn (fenė ortodokse) qė pėr shkak tė urrejtjes ndaj papėve dhe tė popujve tė Europės perendimore Qeveria Osmane kishte filluar ti toloroj nė perendorinė e vet.
Me kohė filluan tė vinė nė Epir edhe Grekėt, dhe vlahet. Por popullsia shqiptare epirjote ėshtė shumė mė e madhe pėrderisa gjithė ortodoksėt e Epirit arrinė nė 600 000 banorė. Katolik nuk ka nė kėto anė vec disa qindra tė shumtėn tregtarė e punėtorė tė pėrhapur nė qytetet kryesore tė cilėt kanė ardhur nga Shqipėria e Epėrme, nga Italia ose vendet e tjera dhe i pėrkasin ritit latin. Kėto kanė nė Prevezė njė misionarė italjanė, nė Vlorė njė tjetėr, pra nė dy skajet e kėtij vendi shumė tė gjėrė. Janina qyteti i parė dhe qėndrorė ėshtė vaēant prej kohėsh. Kryepeshkopi i Durrėsit ushtron juridiksionin mbi qytete. Kisha Ortodokse qė ėshtė nėnė juridiksionin e Patriarkut tė Kostandinopolit ka seli tė ndryshme peshkopėsh nė Epir, si nė Janinė ku ėshtė orakulli antik i Dodonės, nė Berat ose Belgradin Shqiptarė, nė Pėrmet, nė Delvinėnė Paramithi ose kėshtjella e shėn Donatit etje. Ka njė numėr tė madh klerikėsh dhe manastire tė ndryshme. Ato janė shpėrndarė nė qytete dhe krahina. Qytete tė njohura si Preveza, Pargu, Himara, Delvina, Argjirokastra. Tepelena ku ortodoksėt janė tė shumtė dhe kanė shkolla e klerin pėrkatės. Durrėsi i shtrirė nė shqipėrinė e mesme (me Tiranė dhe Elabasan), ka shumė ortodoks, tė cilėt nėpėrmjet shkollave dhe mjeteve tė tjera kishat ortodokse kėrkojnė t’i fusin nėnė ndikimin dhe mbėshtetjen me para tė Greqisė.
Duke vėnnė nė dukje nė mėnyrė tė veēantė se ka disa kohė qė mirėkuptimi midis vetė epirjotėve (shqiparėve-P.D.) dhe epirjotėve grek ka pushuar tė jetė e pėrzemėrt. Ky symptom vihet re edhe te kleri. Edhe antipatia ėshė shkaktuar nga vetė Patriarku i Kostandinopolit, i cili ka shtyrė Qeverinė Osmane tė mos lejojė literaturėn shqipe nė Epir. Greqia ka mbėshtetur kėtė patriark nė synimet e tij, duke ndaluar gjuhėn shqipe nė shkollat e tyre nė Epir. Pra, si njeri si tjetri janė ngritur haptazi si armiq tė kombit shqiptar. Greqia, ka dhėnė edhe prova qė do tė shkėpusė lidhjet midis Shqipėrisėsė Epėrme dhe Epirit, duke pushtuar ose duke e bėrė tė vetin kėtė tė fundit. Dhe Epirotėt duke kuptuar se qėllimi i Greqisė nuk ėshtė emancipimi i Atdheut tė tyre, por nevoja qė ka Greqia pėr tė formuar njė ushtri tė vetėn me djemtė e shqipėrisė dhe pėrtė paguar borxhet mė pasuritė e kėtij vendi shumė pjellor.
Forca lėvizės e ēdo shqiptari, qoftė mysliman qoftė i krishterė (ortodoks) ėshtė dashuri pėr ATDHEUN, ndjenja e ruajtjes sė kombėsisė dhe e gjuhės sė vet. Nė qoftė se ata do tė arrijnė tė kuptojnė se bashkimi nė njė fe ėshtė njė mjet pėr tė ruajtur tė paprekur gjuhėn dhe kombėsinė e tyre, pa ngurrim pėrqafonin atė.
Grekėt dhe sidomos shqiptarėt janė tepėr konservator tė traditave tė tyre tė lashta, sidomos nė punėne gjuhės dhe kultit. Nė Greqi janė rreth 500.000 shqiptarė, tė cilėt recitojnė ende lutjen nė gjuhėn e vet dhe nė greqisht.
Madje nė Epir, sapo tė hiēet pengesa e ritit dhe e misionarėve latin, vėshtėrsitė e kthimit nė fenė katolike do tė jenė shumė mė tė vogla. Meqė ato nuk janė shklėputur nga kasha romake pėr shkak tė ndonjė rebelimi, nė zemrn e epirjotėt janė ende katolik. Ata janė nga natyra krenarė, tė nderėshėm e fisnik dhe e duan tė vėrtetėn…Madje nė kėtė kohė kur ata dėshirojnė tė shkėputen plotėsisht nga Greqia dhe Kostandinopoli kujdesin dhe mbėshtetjen e Selis sė Shėnjtė do ta shikonin si njė shenjė paralajmėriuese tė ēlirimit tė afėrt e tė pėrparimit tė tyre …Ata e dinė se Selia e shenjtė nuk ka asnjė interes pėr tė shkatėrruar Kombin e tyre dhe pėr ta zevendėsuar me njė tjetėr gjuhėn e stėrgjyshėrve tė tyre tė lashtė, pellazgėve.
Pastaj ėshtė e sigurtė qė myslimanėt e Epirit, me njė ndėrrim tė administrratės fetare bahen tė krishterė, meqė nė zemėr janė tė tillė me kohė. Ėshtė gjithashtu e sigurtė se ato nuk do tė bėheshin ortodoks vetėm sepse urejnė Grecinė. S’ka dyshim se ato do tė pėrēafonin fenė tonė, nė qoftė se kjo, nė kėto ndryshime, do tė kishte zėnė rrėnjė nė kėtė vend se vetėm kjo duke thėnė tė vėrtetėn, ka qėnė feja e gjyshėrve tė tyre Myslimanėt e Epirit arrinė nė afro 700.000(2)
Ndėrkaq, me qė hirėsia juaj me urtėsi e quan opurtune tė krijoj misione nė Epir, shpresoj se nuk do ta ketė tė vėshtirė tė gjej misionarė shqiptar tė ritit grek e tė gjuhės sė epirit, qė ėshtė e njejtė me atė tė shqiptarėve tė Kalabrisė dhe tė Sicilisė Peshkopėt dhe kleri i kėtyre kolonive shqiptare mund tė japė edhe mjetet e nevojėshme qė ndėrmarrja e tyre bėmirėse tė dalė me sukses , duke formuar shoqata dhe duke mbledhue fonde ndėr bashkėatdhetar e tyre nė Itali tė cilėt nuk janė tė pakėt. Kėto shqiptarė, tė cilėt kanė emigruar fill nga Epiri nė shekullin e XV e duan me shpirt atėdheun e tyre tė lashtė dhe kanė besim se me njė shenjė tė Selis sė Shenjtė do ti pėrvishen punės pėr tė kthyer vėllezėrit e vet me gėzim dhe shpejtėsi Ata me siguri do tė mirėpriten nė Epir ku ende vajtohet largimi i tyre. Ata janė tė ditur dhe kanė mėsuar nė Itali pėr ti pėrdoruur mjetet e qytetėrimnit tė krishterė me oportunitet sipas vendit dhe kohės. Ndoshta edhe Qeveria Osmane do ta shohė ardhjen dhe veprėn e tyre nė Epir, me mė pak dyshim se atė tė Greqisė.
Ju lutem Hirėsi tė mė falni pėr lirinė me tė cilėn e parashtrova kėtė promemoprje lidhur me misionet nė Epir
Me ndjenjė tė nderimit tė thellė Ju puth unazėn shpirtėrore i urtė dhe i bindur i Hirėsis suaj.

Romė. 20 tetor 1886
Preng Doci
Nxjerr nga libri;
F . Gordignano. L’Albania a traversol’ operare… vol. 3f 299-301



__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 08:16.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.