Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 04-05-09, 09:40   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

Kėto vitet e tranzicionit gjuha shqipe ka pėsuar deformime tė llojllojshme. Njė “kontribut” nė kėtė drejtim kanė dhėnė dhe japin shumė politikanė, qeveritarė e gazetarė tė medias sė shkruar dhe elektronike, qė nuk kanė kulturė tė mjaftueshme gjuhėsore, pėr tė mos folur pėr pamjaftueshmėri tė kulturės sė pėrgjithshme. Nė kėtė artikull do tė mundohemi qė me anė tė ca shembujve tė thjeshtė, tė tregojmė disa nga llojet e deformimeve qė hasen mė shpesh.
Njė nga deformimet mė tė rėndomta ėshtė pėrdorimi pa nevojė e madje, disa herė edhe nė mėnyrė tė gabuar, i njė numri tė madh fjalėsh tė huaja, tė tilla si “implementim” (nė vend tė “zbatim”, “futje”, “vėnie nė jetė”), “impakt” (nė vend tė “ndikim”), “surprizohem” (nė vend tė “befasohem”), “konsideroj” (nė vend tė “marr parasysh”; p.sh.: “e konsideroj kėtė fakt”, nė vend tė “e marr parasysh kėtė fakt”), “anunēoj” nė vend tė “njoftoj” (”lajmėroj”, “kumtoj”, “shpall”, sipas rastit), “impresion” nė vend tė “pėrshtypje” (”mbresė”), “previzion” nė vend tė “parashikim”, “dipendohet” nė vend tė “varet”, “resurse” nė vend tė “burime”, “trend” nė vend tė “prirje” (p.sh.: prirjet e zhvillimit tė vendit), “tė detajshme” nė vend tė “tė hollėsishme”, “nė mėnyrė frekuente” nė vend tė “shpesh” (”shpeshherė”), “agravim” nė vend tė “rėndim” (i gjendjes, sėmundjes) etj. etj. Madje disa herė renditen njėra pas tjetrės nė tė njėjtėn fjali fjala shqipe me tė huajėn pėrgjegjėse; p.sh. thuhet “njė ndikim dhe njė influencė”, apo “njė pėrvojė dhe njė eksperiencė” etj.
Disa fjalė tė huaja qė kanė hyrė nė gjuhėn shqipe shqiptohen gabim. P.sh. thuhet “martenitet” nė vend tė “maternitet” (amėsi, lindje, shtėpi lindjeje), “infakt” apo “infrakt” nė vend tė “infarkt” (mbyllje e enėve tė gjakut), “boljer” apo edhe “buljer” nė vend tė “boiler” (zierės apo ngrohės uji), “andresė” nė vend tė “adresė”, “ventratė” nė vend tė “vetratė” (”xhamllėk”), “prespektivė” nė vend tė “perspektivė” etj.
Disa fjalė qė kanė hyrė nė gjuhėn shqipe dhe qė kanė njė g tė ndjekur nga njė e ose i, gabimisht shkruhen me xh ose me g, nė vend qė tė shkruhen me gj, sipas shqipes standarde. Kėshtu shkruhet “dixhital” nė vend tė “digjital” (shifror), “axhenda” nė vend tė “agjenda” dhe “gen” nė vend tė “gjen”, kur shkenca pėrkatėse shkruhet “gjenetika”.
Ndonjė fjalė e huaj pėrkthehet edhe gabim. Kėshtu, fjala angleze “approach” shpesh pėrkthehet “pėrqasje”, qė do tė thotė “krahasim”, nė vend tė “qasje”, qė nė kuptimin kryesor do tė thotė “mėnyra si bėhet diēka; nga kapet diēka pėr ta bėrė a pėr ta zgjidhur”. Disa herė fjala “avantazh” nė vend qė tė shqipėrohet “epėrsi”, pėrkthehet gabimisht “pėrparėsi” (qė ėshtė sinonim i “prioritet”-it).
Njė deformim tjetėr ėshtė pėrdorimi i njė fjale nė vend tė njė tjetre, me kuptim tė afėrt, por jo tė njėjtė. Kėshtu, dėgjojmė kėto kohėt e fundit tė thuhet e tė shkruhet qė “u inaugurua” (nė vend tė “u pėrurua”) busti i nėnė Terezės apo ai i Lasgush Poradecit, kur ato janė shtatore (statuja). Ndodh edhe mė keq, kur nė njė artikull gazete pėrdoren tė dy termat pėr tė njėjtin objekt skulpturor. Po t’u referohemi fjalorėve, busti ėshtė njė skulpturė qė paraqet pjesėn e sipėrme tė trupit tė njeriut qė nga mesi e lart ose kokėn dhe njė pjesė tė kraharorit dhe jo tė gjithė trupin, si shtatorja. Njė gabim i tė njėjtit lloj bėhet nė disa reklama televizive, kur flitet pėr lavaman (duarlarėse) dhe paraqitet lavapjatė (pjatalarėse).
Shumė njerėz ngatėrrojnė fjalė tė afėrta nga ana fonetike, por krejtėsisht tė ndryshme nga ana kuptimore, si: adaptoj (pėrshtat) dhe adoptoj (1. birėsoj; 2. pranoj; p.sh., njė rezolutė, njė vendim etj.); stimuloj (nxit) dhe simuloj (shtirem); mėshiroj (ndjej mėshirė pėr dikė, i fal gabimin) dhe mishėroj (shpreh diēka nė trajtė konkrete, e trupėzoj: p.sh. mishėroj nė art njė ide); mostėr (gjedhe; p.sh.: mostėr gjaku, dheu, minerali, stofi etj.) dhe monstėr (pėrbindėsh); njėsoj (bashkoj nė njė tė vetme, unifikoj) dhe njehsoj (llogarit, bėj veprime me numra); afroj (e ēoj mė afėr, mė pranė) dhe ofroj (bėj ofertė, propozoj; p.sh. ofroj njė ēmim, njė mundėsi etj. dhe jo afroj…); klimatike (qė ka tė bėjė me klimėn; p.sh.: kushtet klimatike) dhe klimaterike (qė ka klimė tė mirė pėr shėndetin; p.sh.: vend klimaterik apo qendėr klimaterike), “pėrshkoj” (kaloj nga njėra anė nė tjetrėn etj.) dhe “pėrshkruaj” ( paraqit me shkrim a me gojė tipare, dukuri a rrethana tė ndryshme) etj. etj.
Pėr shkak tė gabimeve tė tilla, disa herė bėhen pėrkthime tė gabuara tė disa fjalėve tė ndonjė gjuhe tė huaj. P.sh., nė italisht karboni si element quhet carbonio, kurse qymyri carbone. Duke i ngatėrruar kėto dy fjalė, rėndom dėgjojmė nė emisionet e lajmeve qė tė thuhet “minierė karboni”, nė vend tė “minierė qymyri”.

Vazhdon.....


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 04-05-09, 09:41   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

Njė gabim qė bėhet shpesh, sidomos nga gazetarėt, ėshtė qė disa fjalėve tė huaja, qė kanė hyrė nė shqip me njė a dy valenca gjuhėsore, u jepen edhe valenca tė tjera, si nė gjuhėt e huaja. Pėrshembull, termi “argument” nė gjuhėn shqipe ka si kuptim kryesor “njė arsyetim qė pėrdoret pėr tė vėrtetuar ose pėr tė kundėrshtuar njė mendim”, mirėpo, nėn ndikimin e disa gjuhėve tė tjera, nė shumė emisione lajmesh thuhet qė “kalojmė nė njė argument tjetėr”, kur duhet tė thuhet qė “kalojmė nė njė temė tjetėr”. Po kėshtu, fjala “develop” pėrkthehet nga anglishtja pothuajse gjithmonė “zhvillim”, kur ajo, sipas rastit e rrethanave, duhet tė pėrkthehet edhe me disa fjalė tė tjera, si “hartoj” (njė program, njė projekt etj.), “shtjelloj” (njė temė, njė mendim), “pėrsos” (diēka), “pėrhap” (njė sėmundje a epidemi), “shfrytėzoj” (njė minierė), “sqaroj”, “zbuloj” a “bėj tė qartė” (njė fakt) etj.

Disa fjalėve nganjėherė u shtohen “bishta”, si, p.sh., thuhet “Yzberisht”, nė vend tė “Yzberish” apo “garazhd”, nė vend tė “garazh” (siē duket ngatėrrohet garazhi me grazhdin). Fjalėve tė tjera u shtohet ndonjė shkronjė nė mes, si, p.sh., fjalės “zviceran” i shtohet njė “i” dhe ajo shqiptohet dhe shkruhet gabimisht “zvicerian”.

Nė fjalė tė tjera zėvendėsohet njė shkronjė me njė tjetėr (r me l, d me t, i me e, e me i, e me a, o me a, c me ē etj.). Pėrshembull: shkruhet e thuhet “albitėr” nė vend tė “arbitėr”, “dakort” (nė akord) nė vend tė “dakord”, “eleminim” nė vend tė “eliminim”, “energjitike” nė vend tė “energjetike”, “dokumenta” nė vend tė “dokumente”, “denancim” nė vend tė “denoncim”, “ēertifikatė” nė vend tė “certifikatė”, “proēes” nė vend tė “proces”, “koefiēient” nė vend tė “koeficient”, “difekt” nė vend tė “defekt” (d-efekt) etj. Te mjaft emra njerėzish i-ja zėvendėsohet me j, si, p.sh., shkruhet “Arjan” nė vend tė “Arian”, “Marjana” nė vend tė “Mariana” etj.

Gabime tė shumta bėhen nė lidhje me gjinitė e emrave. Dihet se disa klasa emrash mashkullorė e ndėrrojnė gjininė nė shumės dhe qė pėrcaktorėt (mbiemrat dhe pėremrat) qė i shoqėrojnė, nė shumės vihen nė gjininė femėrore. Emra tė tillė janė ata qė e bėjnė shumėsin me prapashtesat “e” dhe “ra”. Mirėpo shpesh dėgjojmė, p.sh., qė tė thuhet “talente tė rinj”, “shkrime tė tjerė”, “personazhe publikė”, “shira tė rrėmbyeshėm”, “kėta tre male tė lartė”, nė vend tė “talente tė reja”, “shkrime tė tjera”, “personazhe publike”, “shira tė rrėmbyeshme”, “kėto tri male tė larta”, pėrkatėsisht. Nga ana tjetėr, u ndėrrohet nė mėnyrė tė gabuar gjinia pėrcaktorėve tė disa emrave mashkullorė qė nuk pėrfshihen nė dy klasat e mė sipėrme. Kėshtu, thuhet “kėto tituj”, “ato burra”, “kėto politikanė”, “lekė tė reja”, “objektiva tė qarta” etj., kur duhet tė thuhet “kėta tituj”, “ata burra”, “kėta politikanė”, “lekė tė rinj”, “objektiva tė qartė”. Njė gabim i ngjashėm bėhet me fjalėn “element”, e cila shumėsin zakonisht e bėn me “e”, me pėrjashtim tė rasteve kur flitet pėr njerėz, nė tė cilat e bėn me “ė”. Pra, duhet tė thuhet, p.sh., qė “janė kapur disa elementė tė rrezikshėm kriminalė”, por, nga ana tjetėr, qė “karboni dhe squfuri janė elemente kimike”. Mirėpo rėndom vihen re pėrdorime tė gabuara, madje edhe tė pėrcaktorėve qė e shoqėrojnė emrin element nė shumės (p.sh., “kėto” nė vend tė “kėta” e ansasjelltas). Shmangie nė lidhje me gjininė vėrehet edhe nė pėrdorimin e pėremrin pronor “ynė”, qė shoqėron emrat e gjinisė mashkullore. Ai pothuajse ėshtė hequr nga pėrdorimi, ngaqė shumica e njerėzve thonė “populli jonė”, “vendi jonė”, nė vend tė “populli ynė”, “vendi ynė” etj.

Gabime bėhen edhe me pėrdorimin e ndajfoljes “sepse”. Rėndom pėrdoret togfjalėshi “pėr arsye sepse”, kur duhet thėnė “pėr arsye se”, togfjalėsh qė ėshtė i barabartė me “sepse”. Pra duhet thėnė, p.sh., “nuk erdha sepse…” ose, qė ėshtė njėsoj, “nuk erdha pėr arsye se…” dhe jo “nuk erdha pėr arsye sepse…”. Po kėshtu, nuk duhet pėrdorur togfjalėshi “pėr faktin sepse”, po ai “pėr faktin se”. Me ndajfoljen “sepse” rėndom bėhet edhe njė gabim tjetėr. P.sh., pėr tė lajmėruar mosardhjen thuhet: “ju njoftoj sepse nuk do tė vij”, kur duhet thėnė: “ju njoftoj se nuk do tė vij”.

Shpesh herė vihet re njė pėrdorim i gabuar i apostrofit nė trajtat e shkurtra tė pėrbėra tė pėremrave. Kėshtu, shkruhen gabimisht pa apostrof “t’i” dhe “t’u” (t’i them atij, t’u them atyre) dhe po gabimisht shkruhen me apostrof “ma” dhe “ta” (ma dhe, ta dhashė). Nė shkrimin e trajtave tė shkurtra tė pėrbėra tė vetės sė tretė bėhet njė gabim tjetėr: nė vend tė i-sė pėrdoret j-ja ose kjo shtohet. P.sh., shkruhet “ja dhashė”, nė vend tė “ia dhashė” (atij), “jua dhashė”, nė vend tė “ua dhashė” (atyre) etj.

Parregullsi vėrehet edhe nė pėrdorimin e pėremrit “kush”, i cili duhet tė pėrdoret vetėm pėr njerėz e jo pėr sende, i pa shoqėruar me emra dhe vetėm nė numrin njėjės. P.sh., duhet pyetur “kush e shkroi?”, duke kuptuar njė njeri dhe jo “kush gazetė e shkroi”, po “cila gazetė e shkroi”; duhet shkruar “cili faktor ndikoi” dhe jo “kush faktor ndikoi” etj.

Ngatėrrohen nė tė shkruar dhe numrat arabė (1,2,3..) dhe romakė (I,II,III…). Numrat arabė duhen shkruar me nyje tė pėrparme dhe me mbaresė, kurse numrat romakė pa to, (p.sh.: Kreu i 2-tė ose Kreu II), mirėpo nganjėherė ndeshim qė tė shkruhet: Kreu i II-tė ose Kreu i II etj.

Te deformimet qė i bėhen gjuhės shqipe mund tė ndalet gjatė, pasi ato janė tė shumta dhe janė vėnė nė dukje nė mjaft shkrime nga specialistėt e gjuhės. Fakti qė deformimet bėhen me shumicė edhe nga njerėzit publikė, qė supozohet tė kenė njė nivel tė lartė kulturor, tregon se kultura gjuhėsore te ne ėshtė pėrgjithėsisht e nivelit tė ulėt, gjė qė kėrkon vėmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve pėrkatėse, duke filluar nga ato arsimore. Nga ana tjetėr, edhe vetė personat publikė (dhe jo vetėm kėta), sidomos gazetarėt, duhet tė bėjnė pėrpjekje vetjake pėr rritjen e kulturės sė tyre gjuhėsore, duke e quajtur atė si pjesė pėrbėrėse tė kulturės profesionale. Nė kėtė mes nuk duhet harruar qė gjuha ėshtė njė nga tiparet themelore tė identitetit kombėtar.

Shkruar nga:

Pajtim BEJTJA
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-05-09, 11:19   #3
>>{SpOnGeBoB}<<
Banned
 
Avatari i >>{SpOnGeBoB}<<
 
Anėtarėsuar: 08-06-07
Vendndodhja: In the battle of Love...
Postime: 2,082
>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė>>{SpOnGeBoB}<< i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

Oohoohohoh ti Anushke, sha zoten qitash e pasni perzie qitu ja ti ja qaj Pajtim Beti.

E cila eshte gabim e cilla shkruhet taman qitash, se sha zoten edhe qeky beti ja kish futen kot perskaj portes qysh e pava te do llafa.
>>{SpOnGeBoB}<< Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-05-09, 16:12   #4
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga >>{SpOnGeBoB}<<
Oohoohohoh ti Anushke, sha zoten qitash e pasni perzie qitu ja ti ja qaj Pajtim Beti.

E cila eshte gabim e cilla shkruhet taman qitash, se sha zoten edhe qeky beti ja kish futen kot perskaj portes qysh e pava te do llafa.
Sponge,Pajtimi ka shume te drejte.Dikur poetet tone te medhej si:Konica,Noli e shume te tjere,dinin shume gjuhe te huaja,por mundoheshin qe Gjuhen Shqipe t'a perdorin sa me te paster.
E din ca eshte me e keqja? Se disa po ja bejne qejfin vetes,duke thene "Po kam harruar shqipen duke perdor gjuhen e huaj"..bile e quajn si krenari kete.Turp!!!
I jap plotesisht te drejte Pajtimit me kete artikull.Ka vertet njerez te tille,qe diskutojne me ore te tera per sende,qe s'ja dine fare mire kuptimin ne shqip,por duke e perkthyer nga nje gjuhe e huaj,qe e ngaterrojne me dicka tjeter,qe eshte komplet ne kundershtim me permbajtjen apo thelbin e ceshtjes...keshtuqe,duke huazuar fjalet e huaja bejme nje mish-mash,qe as Ajnshtajni nuk do mund t'a zgjidhte...

“Me strukturen e saj gramatikore dhe me thesarin e pasur leksikor, gjuha shqipe eshte deshmia me e mire e prirjes, e fuqise krijuese, e pasurise shpirterore dhe emocionale te popullit tone. Gjuha, ne te vertete, eshte pasuria jone me e madhe.” - Ka thene i madhi Rexhep Qosja..

Pra,kemi nje gjuhe aq te bukur,aq te larmishme,saqe s'kemi aspak nevoje te huazojme edhe me shume fjale te huaja...i kemi mjaft keto qe n'a lan turqit..
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga ~AnnA~ : 04-05-09 nė 16:14
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-06-09, 23:55   #5
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

E nderuara Ana

ju keni plotesisht te drejtė-
deri sa franqezt dhe gjermanėt luftonin neper shekuj mos me hy qoftė edhe shprehja ma e vogel rastesisht ne gjuhet etyre nga ana kundershtare per shembulll e gjermanve te franqezt ose e franqezve te gjermant-
nder sa te ne ndryshojnė rrtehanat krejtesisht do te ishte mirė qe ti bojkotojm te gjitha gazetat ne shenj
kundershtimi dhe mos pajtimi per shkak te ndryshimit te gjuhes shqipe nga ana e disa tradhtarve te shitur te cilet nen diktatin e armiqve tonė duan ta shuajn gjuhen e lashtė e te buzkur shqipe -
por faj kan edhe gjuhtarėt tonė qe nuk bejn as perpjekjen ma te vogel te shqiperimit te fjalve te reja qe kan hy nga bastardizmi i disa gazetagjijve pisa te ndyrė qe duan ta ndryshojn gjuhen shqipe
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-06-09, 23:56   #6
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

masakra mbi gjuhen shqipe behet nen ndikimin e disa popujve gjeloz per shkak se shqipja esht simbol i burumit te vjetersisė dhe duan te ja humbin trungun dhe gjurmet-me anė te tradhtarve te cilet per pak para e qesin edhe nenen e tyre lakuriq ne gazeta
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-06-09, 18:13   #7
GURI SYLAJ
Moderator
 
Avatari i GURI SYLAJ
 
Anėtarėsuar: 21-03-05
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 10,671
GURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėmGURI SYLAJ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Deformime te shumta ne Gjuhen Shqipe

Kjo nuk behet nga askush tjeter por nga neve vet qe as nuk e flasim e as nuk e shkruajm drejt!!


__________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret ti njohin, ata, duhet t'a njohin ,realisht,veteveten.
GURI SYLAJ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 01:00.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.