Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Biologji
Emri
Fjalėkalimi
Biologji Veēoritė fizike, sjellja e organizmave, klasifikimi i tyre, prejardhja dhe zhvillimi i llojeve e ndėrveprimi qė kanė njėra me tjetrėn nė lidhje me mjedisin.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-05-09, 19:27   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Zemra-anatomia dhe fiziologjia e saj

Funksioni i sistemit qarkullues ėshtė qė tė furnizojė me lėndė ushqyese indet, tė largojė qė andej mbeturinat, tė pėrhapė nxehtėsinė nė periferi, dhe tė shėrbejė si rrugė pėr produktet e sistemit endokrin dhe tė sistemit imun.

Zemra ėshtė pompa. Pėrbėhet nga 4 dhoma, dhe ka 4 valvula. Barkushja e majtė (ventrikuli i majtė) pompon gjak nė qarkullimin sistemik, ku presioni ėshtė rreth 80-120 mm Hg, kurse barkushja e djathtė pompon nė qarkullimin mushkėror, ku presioni ėshtė rreth 8-25 mm Hg. Barkushet janė pompa tė fuqishme me mure tė trasha muskulore, dhe prandaj presioni i gjakut venoz (0-2 mm Hg) nuk arrin t'i tendosė. Veshoret (atrium) janė dhoma me mure tė holla e tė tendosshme, qė shėrbejnė si rezervuarė pėr gjakun venoz, por qė njėkohėsisht mund tė tkurren e ta pompojnė gjakun me njėfarė presioni pėr nė drejtim tė barkusheve.

Nė mėnyrė qė pompa (zemra) tė kryejė funksionin e saj duhet qė (1) muskuli i zemrės tė jetė shėndoshė e mirė; (2) duhet qė sistemi elektrik i zemrės tė koordinojė tkurrjen e veshoreve dhe tė barkusheve; (3) dhe duhet qė muskuli tė furnizohet rregullisht me gjak. Gjatė tkurrjes (sistolės) tė barkushes tė majtė, presioni brenda barkushes natyrisht ėshtė mė i lartė sesa presioni nė aortė. Kjo e pengon qarkullimin e gjakut nė shtratin koronar. Gjithashtu, fillesa e arterieve koronare gjatė sistolės mbyllet nga kuspet e valvulės tė hapur tė aortės. Si rrjedhojė, enėt koronare nuk mund ta furnizojnė me gjak barkushen e majtė gjatė sistolės. Barkushja e majtė furnizohet me gjak vetėm gjatė diastolės . Nėse diastola shkurtohet, barkushja e majtė ka mė pak kohė pėr t'u furnizuar me gjak.

Valvulat e zemrės duhet tė jenė tė afta tė hapen plotėsisht dhe tė mbyllen plotėsisht. Stenoza ėshtė ngushtim i vrimės tė valvulės. Mbyllja jo e plotė pėrbėn pamjaftueshmėri tė valvulės. Pasojė e pamjaftueshmėrisė ėshtė regurgitimi (rikthimi i gjakut).

Enėt e gjakut duhet tė kryejnė disa funksione. Arteriet duhet tė jenė nė gjendje tė durojnė presione tė larta dhe tė pėrballojnė rrjedhje tė shpejta tė gjakut. Problemi ėshtė se (1) rrjedha e shpejtė e gjakut i merr me vete ca nga qelizat e endotelit tė arterieve, sidomos nė pikat e degėzimeve ku rrjedha bėhet turbulente; dhe (2) presioni i lartė brenda arterieve paraqet probleme pėr furnizimin me gjak tė murit arterial nga vasa vasorum.
Kapilarėt janė enėt mė tė vogla tė gjakut. Funksioni i tyre ėshtė shkėmbimi i lėndėve, lėvizja e lėndėve midis enėve tė gjakut dhe indeve. Qė tė kryejnė kėtė punė, sipėrfaqja totale e gjithė kapilarėve ėshtė shumė e madhe (sipėrfaqja e madhe lehtėson difuzionin). Si pasojė, rrjedha e gjakut nė kapilarė ėshtė e ngadaltė dhe kapilarėve u duhet tė prodhojnė lėndė antikoagulante pėr tė parandaluar trombozėn (rrjedhja e ngadaltė ėshtė njė nga tre faktorėt qė predispozojnė pėr trombozė; 2 tė tjerėt janė dėmtimi i endotelit, dhe rritja e aftėsive koaguluese tė gjakut). Muret e kapilarėve janė shumė tė holla dhe mure tė tilla tė dobėta nuk mund ta pėrballojnė presionin e lartė arterial. Presioni kapilar ėshtė shumė mė i vogėl sesa presioni arterial. Ulja e presionit bėhet e mundur nga arteriolat.
Venat rikthejnė gjakun nė zemėr. Qė tė kryejnė kėtė funksion, venat janė tė pajisura me valvula qė nuk lejojnė kthimin e gjakut mbrapsht. Tkurrja e muskujve tė gjymtyrėve i shtrydh venat dhe e shtyn gjakun drejt qendrės ('pompa muskulore'). Po ashtu, presioni negativ gjatė frymėmarrjes ndihmon kthimin e gjakut pėr nė zemėr.
Nė fund, edhe dy terma tė dobishėm: Pamjaftueshmėria kongjestive ose kronike e zemrės (Congestive Heart Failure) ėshtė njė term qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar njė sėmundje kronike nė tė cilėn puna e zemrės i duket e pamjaftueshme organeve nė periferi. Tėrėsia e pėrpjekjeve hormonale pėr tė korrigjuar pamjaftueshmėrinė shpie nė kongjestion tė enėve tė gjakut dhe nė keqėsim tė gjendjes tė pėrgjithshme tė organizmit. Pamjaftueshmėria akute e zemrės (Acute Heart Failure) ėshtė njė term qė pėrdoret pėr tė pėrshkruar situatat nė tė cilat zemra bėhet e paaftė tė pompojė gjak (p.sh. pas kėputjes tė muskulit papilar nė infarktet e murit tė poshtėm). Pamjaftueshmėria akute e ventrikulit tė majtė shpie nė grumbullim tė gjakut nė qarkullimin mushkėror me edemė tė mushkėrive. Astmė kardiake ėshtė njė term tjetėr qė pėrdoret nė kėtė situatė, sinonim me 'pamjaftueshmėri akute tė zemrės'.


__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.