Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Gjuha Shqipe
Emri
Fjalėkalimi
Gjuha Shqipe Drejtėshkrimi i gjuhės, barbarizmat, morfologjia, gramatika, sintaksa, dialektet, historia, dhe studimet mė tė fundit nė lidhje me gjuhėsinė.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-07-09, 23:09   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim NORBERT JOKL - Figurė e shquar e albanologjisė


Norbert Jokl

Norbert Jokl -
Njė ndėr studjuesit mė tė shquar tė albanologjisė

Norbert Jokl lindi mė 25 shkurt 1877 nė Bizenc (sot Bzenec) nė Ēekinė e sotme. Kreu maturėn mė 1895, sė pari studioi drejtėsi e mė pas punoi pak si praktikant juridik nė Vjenė. Mė 1901 regjistrohet si student i rregullt nė Universitin e Vjenės duke realizuar njėkohėsisht dėshirėn e tij tė kahhershme pėr tė studiuar gjuhėsi. Studioi indoeuropeistikė te P. Kretschmer, romanistikė te G. Meyer-Lübke dhe sllavistikė te V. Vagic. Nė moshėn tridhjetėvjeēare (1907) iu pėrvesh edhe studimit tė shqipės. Mėsoi shqipen duke ndjekur kursin qė asokohe udhėhiqej nga Dr. Gjergj Pekmezi, i cili ishte lektori i parė i shqipes nė Universitetin e Vjenės. Mė pas forcoi njohuritė si autodidakt mė ndihmėn e studentėve dhe shqiptarėve tė atėhershėm nė Vjenė. Jokli mėsoi shqipen aq mirė sa mė vonė arriti tė depėrtojė nė misterin mijvjeēarė tė saj. Mbas njė pune tė zellshme dhe tė pandėrprerė i shkoi pėr dore tė botojė veprėn mė titull "Studien zur albanesischen Etymologie und Wortbildung" (Studime mbi etimologjinė dhe fjalėformimin e shqipes). Nė kėto studime i kushton njė rėndėsi tė posaēme leksikut tė trashėguar tė shqipes: nė 101 faqe trajton fjalėt burimore shqipe, ndėrsa 13 faqe ua kushton huazimeve tė saj. Kėtu dėshmon pėr burimsinė e njė numri tė madh fjalėsh, qė G. Meyer i merr pėr huazime tė shqipes. Kjo vepėr merret si arritja mė e rėndėsishme nė fushė tė shqipes pas fjalorit etimologjik tė Meyerit.

Etimologjia zė vendin e parė nė gjurmimet e tij nė fushė tė leksikut tė shqipes, kjo qe lėmia ku edhe kontribuoi mė shumė, por njė rėndėsi tė tillė i kushtoi edhe morfologjisė dhe fjalėformimit, kurse nė fushė tė fonetikės pėr periudhėn parahistorike ai hapi shtigje tė rejanė punė tė apofonisė dhe nė konsonantizėm.

JOKLI DHE SHQIPTARĖT NGA VRAPĒISHTI I GOSTIVARIT

Nė pranverė tė vitit 1914 bėri njė studim nė fushėn e dialektologjisė, me njė grup puntorėsh shqiptarė nga Vrapēishti i Gostivarit nė Hungari. Gjatė qėndrimit disajavor me ta, mblodhi njė numėr tė madh tregimesh, 16 anekdota, 11 pėrralla etj. Gjithashtu, nė arkivin fonografik tė Vjenės mė 14.04.1914 bėri disa inēizime me njėrin nga pjesėtarėt e kėtij grupi, i cili qėndroi rreth njė muaj nė Vjenė. Kėto inēizime tė transkribuara dhe tė pėrkthyera nga vetė Jokli gjenden po nė kėte arkiv: dy pllaka me numėr 2351 dhe 2352.

Materialin e sipėrpėrmendur Jokli e pėrdori pėr studimet e tij tė mėtutjeshme gjuhėsore, mirėpo askund nuk e botoi. Por, pėrmes Prof. P. Kretschmerit nė Akademinė e Shkencave nė Vjenė mė 19 maj 1915 jep vetem njė raport mbi kėtė studim.

Bashkėpunėtor i Vjetarit indoeuropian (Indogermanisches Jahrbuch) Jokli bėhet mė 1916, ku bėri njė punė tė madhe bibliografike, meqė mbajti rregullisht kėtė rubrikė, ku referon mbi botimet mė tė reja tė albanistikės; nė seksionionin e VII, qė nga vėllimi IV, 1917 e deri te vėllimi XXIV, 1940.

Kulmin e veprimtarisė sė tij shkencore Jokl e arriti me botimin e kryeveprės "Kėrkime gjuhėsore - kulturohistorike nga fusha e shqipes" (Linguistisch-kulturhistorische Untersuchungen aus dem Bereich des Albanischen). Nė kėtė vepėr me njė volum prej 367 faqesh ndan lėndėn nė katėr pjesė:

1. Recht (e drejta), Sitte (doke), Glaube (Besim).
2. Haus (Shtėpia), Hausrat (pajisjet shtėpiake)
3. Landwirtschaft (Bujqėsi), Vegetation (Vegjetacion)
4. Viehzucht (Blegtori), Tiernamen (Emra kafshėsh)

Jokl mundohet tė japė njė pasqyrė objektive tė gjuhės shqipe, ndėr tė tjera sjellė kėtu dėshmi tė ndryshme qė shqipja ėshtė veēmas e pasur me terma e shprehje nė: onomastikė, sferė tė blegtorisė, e tė produkteve qumshtore, ndėrsa njė pjesė tė terminologjisė sė bletarisė e shpjegon me prejardhje latine, duke u nisur nga ajo se kjo nė viset shqiptare u pėrhap mė sė shumti nga romakėt.

Kjo vepėr pėrveē qė ka vlera gjuhėsore ka edhe rėndėsi etnografike. Matrialin etnografik Jokl e ka nxjerrė sidomos nga veprat e Ferenc Bįró Nopcsas, shumherė edhe nė bisedime private mė kėtė njohės tė shquar tė kėsaj discipline shkencore.

Mė 1923 Jokl merr titullin e Profesorit inordinar nė Universitetin e Vjenės. Mbajti leksione tė sllavistikės dhe tė gjuhėve baltike, kurse mbi gjuhėn shqipe mbajti kėto leksione:

a. Gramatika e shqipes (1915/16; 1916/17; 1923/24; 1926)
b. Gramatika komparative e shqipes (1926/27)
c. Gramatika komparative historike e shqipes (1928/29; 1930/31; 1933/34)
d. Hyrje nė gramatikėn komparative historike tė shqipes (1936/37).

JOKLI - MĖSUES I ĒABEJT DHE MIK I PERSONALITETEVE KULTURORE SHQIPTARE

Jokl qe edhe mėsues i strumbullarit tė albanologjisė E. Ēabejt. Midis tyre u zhvillua njė miqėsi e ngushtė dhe njė bashkėpunim i frytshėm, qė ndihmoi aq shumė Ēabejn e ri pėr t'u thelluar nė studimin shkencor tė gjuhės shqipe.

Kishte gjithashtu lidhje tė pandėrprerė edhe me intelektualė shqiptarė tė kohės sė tij, si pėr shembull me Gj. Fishtėn, F. Konicėn, A. Xhuvanin, E. Koliqin e shumė tė tjerė, tė cilėt tė gjithė pasuruan njohuritė e tij rreth visarit leksikor tė shqipes dhe dialekteve tė saj. Pati korrespondencė edhe mė shumė gjuhėtarė tė njohur nga vise tė ndryshme tė botės, si me H. Pedersen (albanolog danez i cili mjerisht u largua qė herėt nga studimet shqiptare), K. Sandfeld, C. Tagliavini etj.

Mė 1937 vizitoi pėr herė tė parė e tė fundit Shqipėrinė. Ku me rastin e 25-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė, Jokl u nderua me ēmimin "Urdhni i Skėnderbeut". Njė vit mė pas pėrjashtohet nga puna dhe i ndalohet e drejta e publikimit. Por jeta pa punė shkencore pėr tė ishte krejtėsisht e pamundur, kėshtu qė ndonėse nė gjendje tė vėshtirė, vazhdonte tė shkruaj. Nė vjeshtė 1941 i shkruan Prof. Tagliavinit "Muajt e fundit kam punuar diēka dhe kam mbaruar dy punime". Kėto punime i merr Prof. C. Tagliavini gjatė njė vizite tė tij nė Vjenė qė i bėnė pėr herė tė fundit Prof. Joklit dhe i boton nė revisten zvicerane "Vox romanica" nė Zürich.

DITĖT E VĖSHTIRA PĖR JOKLIN

Pasojnė ditėt e vėshtira tė luftės, ndjekja e ēifutėve nga ana e nacistėve shtohej nga dita nė ditė e mjerisht kėto lista e pėrfshinė edhe Joklin. Pėrpjekjet pėr ta shpėtuar Joklin qėnė tė shumta e tė mėdha si nga ana e miqve dhe kolgėve tė shumtė tė tij, ashtu edhe nga ana e intelektualėve shqiptarė, me tė cilėt pati kontakte mė herėt.

Nė njė letėr dėrguar mė 16 tetor 1941 nga ministri i arsimit tė Qeverisė sė atėhershme shqiptare Ernest Koliqi drejtuar konsullit shqiptar Nikollė Rrota nė Vjenė thuhet se ka angazhuar N. Joklin si organizator tė bibliotekave tė Shqipėrisė me njė rrogė mujore prej 600 frangash ari. Jokl planifikonte tė shkonte nė Shqipėri e tė merrte me vete edhe bibliotekėn e tij personale, tė cilėn pas vdekjes dėshironte t'ia dhuronte ministrisė sė arsimit tė Shqipėrisė. Thuhet qė kjo bibliotekė ishte shumė e pasuar dhe krahasohej mė atė tė M. Frashėrit dhe tė Franēeskanėve nė Shkodėr. Pėr shpėtimin e Joklit u intervenua deri nė instancat mė tė larta tė Reich-ut gjerman. Por mjerisht tė gjitha kėto orvatje dėshtuan.

Mė 4 mars 1942 nė banesėn e tij Vjenė VII, Neustiftgasse 65, u arrestua nga dy nėnpunės tė Gestapos edhe u dėrgua nė Sammellager Vjenė II, Castellezgasse 2. Mbi fatin e mėtutjeshėm tė tij janė disa supozime: sipas listave tė pėrpiluara nga nazistėt ėshtė dashur tė dėrgohet nė kampin e pėrqendrimit nė Poloni (transportimi i ēifutėve austriakė nė Minsk). Ndėrsa sipas njė verzioni tjetėr qė duket si mė i vėrtetė, thuhet se nė momentin e fundit u nda nga ky grup dhe u transportua nė Rossauer-Kaserne nė Vjenė, ku edhe vdes nga torturat.

HUMBJA E FJALORIT ETIMOLOGJIK

Me vdekjen e tij albanologjia humbi mjeshtrin e saj tė madh, dhe mjerisht mbeti vepra e tij e pambaruar, e sidomos nuk u krye dot vepra qė do tė kishte qenė kurorėzimi i punės sė tij jetėsore - fjalori etimologjik i shqipės. Nė kėtė vepėr tė madhe Jokl ka punuar vazhdimisht, ndonėse s?dihet se deri ku ka arritur sa qe gjallė. Disa dorėshkrime tė tij; pėrfshirė kėtu letra (950) dhe dorėshkrimet e punimeve tė publikuara e tė papublikuara deri atėherė gjenden nė Bibliotekėn Nacionale tė Vjenės. Ndėrsa sa i pėrket manuskriptit tė supozuar si fjalor etimologjik i shqipes ai nuk gjendet kėtu. Siē na thot Prof. Georg Solta, nxėnės i Joklit, ėshtė fjala pėr njė ekzemplar tė fjalorit etimologjik tė G. Meyerit mė shėnime dhe plotėsime tė shumta: "Ky liber qe i shenjėt pėr Joklin dhe unė mendoj, qė ai tė vetmin kėtė e merr mė vete gjatė arrestimit, dhe kėshtu bashkė mė tė u zhduk". Ndėrsa mjerisht mbi fatin e bibliotkės private tė Joklit nuk dihet asgjė.

Mė kėrkesė tė Prof. Dr. G. Soltas senati i Akademisė mė 29 prill 1982 vendosi qė tė shėnojė emrin N. Jokl nė pllakėn pėrkujtimore tė Universitit tė Vjenės. Emri "Nobert Jokl" qėndron bashkė me shkrimtarėt dhe shkenctarėt mė tė mėdhenjė austriakė si: Fr. Grillparzer, A, Stifter, V. Jagic, N. S. Trubetzkoy.


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Tomori : 25-07-09 nė 23:12
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:52.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.