Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Tė ndryshme > Moda & Estetika
Emri
Fjalėkalimi
Moda & Estetika Bukuria dhe estetika, veshjet, modelet mė tė reja shqiptare e botėrore.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-08-09, 02:12   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Make up-i veror

Ēdo vit nė verė shfaqet i ashtuquajturi ‘look’ i zhveshur. Fytyrė tė freskėt dhe tė pastėr, vetullat tė rregullta dhe buzėt tė buta dhe pa plasaritje, kjo ėshtė pamja femėrore qė shikohet nė buzė tė detit.

Tashmė stina e verės ėshtė nė kulmin e saj e mund tė thuhet pa frikė se gjithsecili preferon tė bėjė diēka ndryshe, tė ndryshojė diēka qoftė nė pamje, qoftė nė marrėdhėniet qė ka me veten. Por problemi i vėrtetė ėshtė se njė look i zhveshur nuk ėshtė aq i thjeshtė pėr t’u realizuar sepse look i zhveshur nuk do tė thotė tė mos trukoheni, por njė trukim qė ėshtė sa mė pak i dukshėm. Fytyrė tė freskėt dhe tė pastėr, vetullat tė rregullta dhe buzėt tė buta dhe pa plasaritje, kjo ėshtė pamja femėrore qė shikohet nė buzė tė detit.

Trukimi
Ngjyrat e detit blu e hapur, blu e errėt, e gjelbėr, smeralde, tonalitetet e sė kuqes etj, sundojnė kėtė verė nė plazh. Trukimi me tonalitete qė variojnė nga shumė tė hapura nė shumė tė mbyllura i jep mė shumė larmi pėr relaksim.
Truku varion qė nga njė mbulim i plotė i qepallės e deri tek njė vijėzim afėr qerpikėve nė qepallėn e sipėrme.
Tendenca e kėsaj vere? Ngjyrat duket se nuk janė vetėm ato tradicionalet qė kanė rezistuar pėr njė kohė tė gjatė, por kėtė vit shikohet njė pėrdorim i tė gjitha ngjyrave verore. I njėjti trukim shikohet dhe me buzėt. Freski dhe joshje. Butėsi dhe transparencė. Ngjyra e kuqe si korale e pėrdorur ēdo vit sundon mbi pjesėn mė sensuale dhe kėtė verė. Shkėlqyesi i buzėve ėshtė gjithmonė i preferuar pėr t’u pėrdorur.

Tendencė? Buzėkuqi i kristaltė me shumė pak ar. Gjatė mbrėmjes pėrdoret njė truk mė i fortė dhe i ngarkuar ashtu si dhe verėn e kaluar por me njė novacion qė krijon komoditet pėr femrat, ngjyrat mbeten ato qė kanė sunduar gjatė ditės veē mė tė theksuara.
Flokėt
Kush i ka flokėt me kaēurrela tė dendur, pėr tė luftuar efektin e fryrjes mund tė aplikojė mbi flokė tė lagur sė bashku me xhelin apo shkumėn dhe njė vaj flokėsh. Pėrziejini tė dy pėrbėrėsit nė dorė dhe aplikojini nė flokė. Vaji pėrveēse trajton flokėt i jep atyre njė efekt tė lagur shumė modern. Mė pas lėrini flokėt tė thahen vetė pėr njė look sa mė natyral. Kush i ka flokėt e drejtė mund tė ndryshojė krehje duke bėrė gėrsheta kur flokėt janė akoma tė lagur dhe pasi tė thahen duke i lėshuar flokėt, do tė mbeten me onde dhe tė valėzuar si sipėrfaqja e detit, ashtu si ėshtė dhe moda e fundit. Krehje tė tjera moderne sidomos pėr ata qė janė nė plazh janė gėrshetat dhe bishtat gjithmonė tė ulura poshtė si indianėt. Kush i ka flokėt e gjatė mund tė bėjė dhe njė bisht kali nė pjesėn e sipėrme tė kokės pėr njė pamje mė tė sofistikuar.

Kujdes i veēantė pėr lėkurėn
Njė nga periudhat mė problematike pėr lėkurėn ėshtė edhe shtatzėnia, pasi ajo shoqėrohet me ndryshime nė profilin hormonal tė trupit, qė mund tė shkaktojė dhe ndryshime tė lėkurės. Duke qenė se lėkura ėshtė shtresa e jashtme e trupit dhe ndryshimi mė i vogėl do tė jetė i dukshėm. Shtatzėnia ėshtė gjithashtu njė periudhė gjatė sė cilės duhet patur shumė kujdes pėr tė mbajtur njė lėkurė tė shėndetshme dhe tė shkėlqyeshme. Pėr kėtė ndiqni kėshillat e mėposhtme:

1. Flini mirė, gjumi sistematik gjatė shtatzėnisė ėshtė njė nga mėnyrat mė tė mira pėr tė mbajtur njė lėkurė tė shėndetshme. Njė njeri i ēlodhur duket mė i shėndetshėm dhe kjo vlen mė shumė kur gruaja ėshtė shtatzėnė, pasi ajo lodhet me lehtėsi.

2. Pėrdorni gjithmonė krem mbrojtės ndaj diellit.

3. Pastrojeni fytyrėn mirė dhe me kujdes. Fytyra duhet tė pastrohet nė thellėsi, sepse lėkura e saj zakonisht ėshtė mė e yndyrshme sesa nė pjesėt e tjera tė trupit. Poret e fytyrės bllokohen me lehtėsi nga papastėrtitė dhe kėshtu mund tė krijohen puērra ose akne. Larja e rregullt e fytyrės me njė sapun fytyre, ndihmon nė parandalimin e kėtyre kushteve.

4. Bėni masazhe tė fytyrės. Masazhi i fytyrės dhe i trupit me vajra aromatike, pėrveē rritjes sė qarkullimit tė gjakut nė atė zonė, mund tė ndihmojė edhe pėr t’u ēlodhur.

5. Pini shumė ujė, pasi duhet tė ruani ekuilibrin e ujit nė trup. Kjo ndikon edhe nė tonifikimin e lėkurės. Uji pastron lėkurėn dhe largon toksinat nga trupi.

6. Buzėqeshni dhe qėndroni tė gėzuar. Lumturia rrit qarkullimin e gjakut nė trup, duke u shfaqur nė formėn e njė lėkure tė shėndetshme dhe plot shkėlqim.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:40.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.