Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-09-09, 20:14   #1
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Intrigat E Canės Nė Moshėn E Thyer

Gjurmė historike

INTRIGAT E CANĖS NĖ MOSHĖN E THYER


Reagim ndaj shkrimit tė Z. Cana, „Midis gėzimit dhe dėshpėrimit“, Rilindja javore, 21. 12. 1997

Shkruan: Bislim Elshani - 08 janar 1998





Njė kujtim i hidhur


Mė pati ndodhur 9 vjet mė parė njė rast qė kurrė s“i kam dhėnė dot shpjegim. Atėherė nuk e kuptoja dot se njėra ndėr hobitė mė tė pėrhapura midis inteligjencisė sė Prishtinės ishin intrigat dhe hipokrizia. Natyrisht, fenomene tė tilla gjenden gjithkund nė botė, por ato rrallėkunnd marrin pėrmasat e njė identiteti moral tė pėrgjitshėm. Zotin Zekeria Cana e respektoja shumė. Ai kishte shkruar deri atėherė nja tri vepra qė mė patėn lėnė pėrshtypje tė rrallė, sidomos „Socialdemokracia serbe …“ por edhe „D. Tucoviqi“ dhe njė tjetėr. Kėshtuqė ardhja e tij nė Lubjanė dhe mundėsia pėr ta njohur pėr sė afėrmi mė pati gėzuar.
Duke qenė se ishte nė rrugė drejt njė konference ndėrkombėtare mbi tė drejtat e njeriut, qė mbahej, mė duket, nė Varshavė, m’u pat dhėnė rasti qė t’i gjeja makinėn bashkė me shoferin qė do ta ēonte atje e do ta kthente. U kthye pas dy ditėsh i kėnaqur dhe triumfator. Por kur hapi „gepack“-un pėr t“i marrė gjėrat e veta, pashė se ai ishte mbushur cit. Si duket, rrugėtimi i kishte shėrbyer edhe pėr sigurimin e ca pajisjeve shtėpiake pėr zonjėn Cana. „Kėshtu e kanė gjakovarėt“, pata menduar me vete. Mirėpo skandali i tij i mėvonėshėm i „bananeve“ mė pati detyruar t’i rikthehem edhe njė herė kėtij episodi.
Ndėrkaq atė qė s’arrija ta kuptoja nga pikėpamja morale ėshtė njė rast qė kishte tė bėnte direkt me mua. Pati rastisur qė disa muaj mė vonė, nė fund tė vitit 1989, tė vinte z.Cana sėrish nė Lubjanė dhe tė na linte mua dhe kryeredaktorit tė atėhershėm tė Alternativės, njė pusullė me njė listė emrash tė njė numri intelektualėsh kosovarė. Nė krye tė pusullės ishte dhėnė njė titull qė i cilėsonte emrat e mėposhtėm si shėrbėtorė tė Beogradit me tituj e ofiqe tė ndryshme pushtetore.
Botojeni, na tha z.Cana. E pashė listėn. Ē’ėshtė e vėrteta, shumica e emrave i meritonin etiketat. Pėr dy-tre emra qė kisha dyshim, i besova autoritetit tė Z. Cana, me mendimin se ky do tė ketė argumente tė mjaftueshme pėr tė mbėshtetur cilėsimet qė u bėnte. Mirėpo ishin ca gjėra qė mė vunė nė pozitė tė vėshtirė pėr ta pėrgatitur pėr botim edhe pas marrjes sė obligimit nga kryeredaktori: pusulla s’kishte pikė vlere artistike dhe s’kishte nė fund asnjė autor, qoftė edhe nė formė pseudonimi. M’u desh t’ia siguroja njė formė tė tillė qė t’i shmangej etiketimit dhe denoncimit tė thjeshtė, duke shfrytėzuar titullin, njė strofė si dhe frymėn e pėrgjithshme tė poemės satirike tė F.S. Nolit „Sulltani dhe kabineti“. Mirėpo nuk kisha menduar se pikėrisht kjo gjetje e imja do t’i tėrbonte mė shumė tė etiketuarit dhe do ta popullarizonte kėtė shkrim nė pėrmasa tė jashtėzakonshme nė Kosovė.
Pastaj menjėherė filluan telefonatat dhe kėrcėnimet nga Prishtina. Akil Koci sa nuk qante nė telefon. Po edhe N.Bashota e E. Stavileci ishin tė shqetėsuar. Pas ca ditėsh i pashė disa prej tyre tė zbarkonin nė Lubjanė. Pyetja e tyre e vetme ishte se kush ishte autor i shkrimit, njė pyetje qė mė kumbonte si ēekan mbi kokė, sepse unė hem isha dhe hem s’isha autor i tij. Isha vetėm autor i formės, por jo edhe i pėrmbajtjes. Ndėrsa autori i vėrtetė fshihej dhe vėshtronte efektet nga prapaskena. As sot nuk e di se si i ka zbutur tė atakuarit S. Kabashi, dhe nėse ua ka bėrė tė njohur “autorėt” ose jo. Vėtem e di se ata u larguan me premtimin e kryeredaktorit se do t’u botoheshin reagimet, gjė qė edhe u realizua. Mirėpo mua mė mbeti shija e hidhur e hedhjes sė gurit dhe fshehjes sė dorės, gjė qė s’e kisha pasur adet deri atėherė. Ndėrkaq nuk dija se ky adet ishte ndėr sportet mė tė pėrhapura nė Prishtinė.


Intriganti plak


Para dy javėsh mė ra tė lexoja ditarin e z. Cana nė faqet e „Rilindjes javore“. Nė numrin paraprijės kisha lexuar njė intervistė tė tij ku ndėr tė tjera shpreheshin ca paragjykime rreth personalitetit tė akad.Qosjes dhe orientimit tė tij politik, mirėpo kjo s’mė pati lėnė shumė pėrshtypje, ndonėse mė pati dėshpėruar pakėz, qoftė sepse nuk e besoja se edhe ky mund tė zbriste nė nivelin e njė Tekiu, qoftė sepse ruaja akoma njėfarė respekti pėr tė duke i mveshur njė nivel mė tė lartė nga tė tjerėt, sidomos pas prononcimeve tė tij rreth Ukshin Hotit, duke harruar se ky i fundit nuk e honepste dot.
Ndėrkaq prononcimi i Canės rreth akad.Qosjes mė zbuloi papritur se edhe qėndrimin ndaj Ukshin Hotit ky e kish hipokrit dhe vetėm sa pėr tė fituar poena politikė, sepse rreth ngjarjeve nė Shqipėri qėndrimet e Qosjes dhe tė Hotit nuk dallojnė fare. Por ajo qė mė befasoi nė ditarin e tij ishte transmetimi nga ana e tij i njė bisede private me Moikom Zeqon ku ky i fundit shprehet negativisht pėr Ismail Kadarenė duke quajtur „njė zero“. Me Moikomin njihemi qė prej 5 vitesh, dhe ruajmė njė komunikim tė rregullt bashkė. Pėr Kadarenė, edhe nė shkrime, edhe nė biseda, ai shprehet gjithmonė me superlative.
Nė librin e tij „Liriku i tokės, demoni i fjalės“ gjėndet njė kapitull i tėrė qė e dėshmon kėtė fakt. Ndėrkaq, mendoja se Cana do ta ketė keqinterpretuar ndonjė pohim tė Moikomit lidhur me faktin se Kadareja, fatkeqėsisht, nuk e gėzon sot famėn e meritueshme ndėr shqiptarėt ashtu siē e gėzon akad.Qosja. Kėtė interpretim ia pėrcolla pėrmes telefonit edhe mikut tim R. Hotit, i cili komunikon me Kadarenė. Mirėpo vetėm pasi bisedova me Moikomin, e mora vesh gjithė tė vėrtetėn: Moikomi as qė e kishte zėnė n’goje fare Kadarenė nė bisedė me Canėn. Ishte ky thjeshte njė trillim, i ndėrtuar mbase mbi dyshimin qė do tė ketė hedhur ndonjėri prej tyre pėr tjetrin mė heret, qė hidhej nė qarkullim sot me njė qėllim tė mbrapshtė: jo thjesht pėr tė armiqėsuar dy intelektualė tė mėdhenj shqiptarė ( M. Zeqo, me serinė e librave tė tij tė fundit, ka merituar konsideratėn e Qosjes si „eseisti mė i madh shqiptar“ ), por pėr tė pėrfituar edhe Kadarenė nė fushatėn e ēmėndur dhe avanturiste pėr tė trazuar e pėrgjakur edhe njėherė Shqipėrinė me banditė tė tillė si Berisha e Hajdari. Teza e tij se grekėt e kanė pushtuar Shqiperinė tashmė jo gjer nė Korēė e Gjirokastėr, po deri nė Mat, nuk ka tjetėr kuptim, veē thirrjes idiotike pėr ta shpėtuar Shqipėrinė sipas shembullit tė Ceno Begut. Prandaj pėr kėtė fushatė i duhet sidomos prononcimi dhe pėrfitimi i gjeniut mė tė madh shqiptar dhe ndėrsimi i tij kundėr socialitėve si Moikomi me shokė.
Kėtu s’ėshtė as rendi dhe as vendi pėr tė hyrė nė shkaqet qė i shtyjnė ca intelektualė reprezentativė kosovarė tė prononcohen mbrapsht karshi vullnetit politik tė shqiptarėve tė shprehur nė zgjedhjet e fundit nė Shqipėri. Mund tė jetė ajo qė thotė akad.Qosja, se ruajnė akoma mendėsinė e kohės sė luftės sė ftohtė e tė ndarjes bipolare tė botės, dhe nuk e kuptojnė psh. se si njė Klinton e njė superfuqi kapitaliste si SHBA mund tė pėrkrahė socialistėt shqiptarė. Mund tė shpjegohet edhe me nivelin gjysmak tė dijeve tė tyre shkencore e tė horizontit intelektual. Pastaj nuk kuptohet as shqetėsimi i njė lexusi tė ZIK-ut pėrtej oqeanit, pėr ata 200 ushtarė grekė qė ndodhen nė Shqipėri, sipas logjikės sė lashtė homerike, sipas tė cilės vetėm ca ushtarė grekė nė barkun e njė kali tė drunjtė arritėn tė bėnin hatanė nė Trojė. Mirėpo harrojnė kėta zotėrinj, se jo 200, por rreth 3-4 qind mijė shqiptarė ndodhen nė Greqi, dhe Greqia akoma s’quhet e pushtuar prej tyre.
Nė Shqipėri sot ka vetėm njė kalė, ai ėshtė kali i Tro(po)jės, qė me njė mijė mėnyra do tė ndezė e tė destabilizojė Shqipėrinė, qė tė mos bėjė as vetė pėrpara dhe as tė ndihmojė Kosovėn. Natyrisht ky kalė dihet se ku e merr taxhinė: nė stallat e Beogradit.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Xuki : 14-09-09 nė 21:13
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-09-09, 21:23   #2
Legend
 
Anėtarėsuar: 14-11-05
Postime: 459
Legend e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Intrigat E Canės Nė Moshėn E Thyer

Edhe ky duhet me leh pak,per me kallxue qe asht gjalle.


Legend Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 23:49.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.