Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 07-12-09, 17:44   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Njė jetė lind pėr tė krijuar jetė pas saj ...

Mė parė ju ishit njė ēift, tashmė jeni prindėr. Si do tė ndryshojė jeta juaj nga dita nė ditė? Tė bėrit prind ėshtė njė transformim i madh dhe njė ndryshim thelbėsor nė ndryshimet e mėnyrės sė jetesės nė jetėt tuaja. Tė bėrit prind ėshtė e mrekullueshme, emocionuese dhe kėnaqėsi e pazėvendėsueshme. Nga ana tjetėr, ėshtė e vėshtirė, rraskapitėse dhe stresuese gjithashtu.


Shkenca psikologjike, me tė drejtė kėtė e konsideron "Tranzicion". Ēiftet qė pėrjetojnė tė bėrit pėr herė tė parė prind, pėrballen me ndryshme thelbėsore nė jetėn e tyre tė pėrbashkėt. Gjatė kėsaj kohe marrėdhėnia forcohet akoma mė tepėr dhe merr fund situata e roleve tė ndara. Marrėdhėnia martesore, gjuha qė ato flasin, sjelljet e tyre dhe gjithēka tjetėr, pėrballet me njė ndryshim rrėnjėsor.

Sakrificė pėr tė krijuar probleme...
E, me sa duket, ligji i natyrės, "njė jetė lind pėr tė krijuar jetė pas saj", duket tė jetė kuptimplotė nė ēdo aspekt. Deri nė datėlindjen e parė tė fėmijės sė parė, gjithēka duket perfekte. Pas kėsaj, studimet tregojnė qė ēiftet kundėrshtojnė njėri-tjetrin tė paktėn 90% mė tepėr se mė parė. Jo vetėm kaq ... , konfliktet rriten, marrėdhėniet e tyre janė disa herė mė tė ulėta dhe, mbi tė gjitha, thuhet se ēiftet shohin anėn negative mė tepėr se atė pozitive tek njėri-tjetri. Pjesa mė e madhe e konflikteve nė ēift ėshtė e shkaktuar nga fėmijėt me emocionet dhe sjelljet e tyre. Duket se lidhja e prindėrve me fėmijėn ndikon psikologjikisht nė "veset" qė ai krijon. Sipas psikologėve ėshtė e rėndėsishme qė, sidomos pas 16-mujorėshit tė parė, prindėrit tė bėjnė kujdes me fėmijėn e tyre. Ėshtė kjo faza ku ēifti duhet tė rimarrė veten dhe t'i kthehen lidhjes sė mėparshme, ndoshta edhe mė me forcė. Por, realisht, njė pėrqindje fare e vogėl arrin ta bėjė kėtė duke ndikuar tek fėmija mė tepėr negativisht se sa pozitivisht.

Tė bėrit prind ėshtė mė tepėr se tė pasurit njė bebe
Ėshtė ora 3 e natės dhe bebja disaditėsh ėshtė duke u grindur pėrsėri. Mamaja ėshtė e rraskapitur. Prej javėsh bėn vetėm disa minuta gjumė. Mbi tė gjitha, ajo ndihet e izoluar, shikon se si bashkėshorti bėn njė jetė tė vėrtetė jashtė shtėpisė. Ai pret vetėm qė t'i kthehet jetės sė mėparshme. Ndoshta ajo s'do tė vijė mė kurrė. I lodhur nga pritja, ai harron tė kthehet nė shtėpi, mendimi se fėmija do tė pėrforconte lidhjen e tyre ishte thjesht... Nė kėtė situatė ndodhen jo pak ēifte nė hapat e parė tė jetės sė tyre.

Tė studiosh pėr t'u bėrė prind
Tė bėrit prind ėshtė puna mė e vėshtirė qė ka patur ndonjėherė njerėzimi. Por, vėshtirėsia qėndron tek dėshira dhe kėnaqėsia qė merr ēifti, duke pėrmbushur jo vetėm ligjin e natyrės, por edhe atė tė trashėgimisė. Nė disa universitete tė Amerikės po diskutohet aplikimi i orėve tė mėsimit nė lėndėn e tė bėrit prind. Sipas psikologėve, kjo do tė jetė pėrgatitja mė e mirė psikologjike qė do t'u bėhet kandidatėve pėr t'u bėrė prindėr. Fazat mė tė rėndėsishme janė 6 javė gjatė shtatzėnisė dhe disa orė kur fėmija ėshtė nė javėn e 6-8 dhe nė muajin e 6, pasi, sipas psikologėve, kjo njihet si periudha mė e vėshtirė edhe pėr prindėrit, edhe pėr fėmijėt. Studimet janė falas dhe do tė pranohen vetėm ato ēifte qė presin fėmijėn e tyre tė parė. Gjatė kėtyre studimeve ēiftet pėrgatiten psikologjikisht se
si tė pranojnė ndryshimet nė jetėn e tyre, si tė pranojnė kundėrshtimet e njėri-tjetrit, si tė ndihmojnė nė rritjen e foshnjės dhe, mbi tė gjitha, si tė pranojnė qė nė jetėn e tyre nuk do tė mund tė jenė mė vetėm dy.

Fenomeni i rrotės sė tretė
Kjo ndihet mė tepėr tek prindėrit e rinj, tė cilėt do tė surprizohen me ndjenjėn e pashpjegueshme tė xhelozisė. Psikologėt kėtė e quajnė fenomenin e rrotės sė tretė. Tė tillė ndihen prindėrit, pėr tri arsye madhore: sė pari, mungesa e partneres, sė dyti, kalimi i kohės mė tepėr me foshnjėn se sa me bashkėshortin dhe se fundi, ndjenjėn e pamundėsisė pėr tė kontribuar mjaftueshėm nė rritjen e fėmijės. Realisht, kėto ndjenja janė normale kur struktura e familjes ndryshon rrėnjėsisht. Mamaja ka sfidat e saj tė "mundimshme" qė nga ndryshimi i formave trupore, rrathėt e syve qė krijohen nga tė ushqyerit natėn tė fėmijės, vėshtirėsia e rikthimit nė imazhin e partneres sė mėparshme. Pėr kėtė e tė tjera arsye, femrat e kanė tė vėshtirė tė pėrshtaten psikologjikisht me ndryshimet. Tė qarat e fėmijės do tė jenė njė tingull drithėrues pėr shumė vite, duke u bėrė kėshtu tė ndjeshėm nė ēdo moment tė ditės tuaj.
Nevoja pėr tė komunikuar dhe kuptuar
Psikologėt mendojnė se tė komunikuarit i mban partnerėt tė lidhur fort pas njėri-tjetrit, edhe pse marrėdhėnia e tyre ka pėsuar ndryshime drastike. Mėnyra mė e mirė ėshtė tė uleni dhe tė bisedoni me njėri-tjetrin. Mos kritikoni! Tregohuni i ėmbėl edhe kur situata nuk ėshtė fort e kėndshme! Ruajeni sensin e humorit me veprime qė i bėni pa instruksione!
Njė pikė e rėndėsishme ėshtė bėrja e kompromiseve, gjetja e zgjidhjeve dhe pėrkujdesi i pėrbashkėt. Tė gatuarit, ushqyerit nė mėngjese, larja e fėmijės apo rrobave tė tij, etj., janė momente qė e mbushin sė tepėrmi jetėn familjare.

Kohė pėr tė qenė dy
Pėr ta mbajtur marrėdhėnien tuaj tė fortė, duhet me doemos tė kuptoni qė s'ka mė vend pėr tė qenė tre. Nė ēdo aspekt fėmija ėshtė familja e re, por mos harroni se tė qenėt pėrsėri dy ėshtė thelbėsore nė njė marrėdhėnie. Edhe pse jeta juaj ėshtė e tejmbushur, mos harroni qė duhet tė planifikoni me patjetėr. Provoni tė vendosni data, ndoshta javore. Momente tė bukura mund tė krijohen nė ēdo moment, edhe kur jeni duke bėrė darkėn, larė enėt, apo duke bėrė gati krevatin pėr gjumė. Elementėt krijues ndikojnė psikologjikisht nė rindėrtimin e marrėdhėnieve.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 07-12-09, 17:45   #2
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njė jetė lind pėr tė krijuar jetė pas saj ...

Sipas psikologėve, para vendimit madhor pėr t'u bėrė prindėr, duhet tė mbani parasysh:
1. Ndryshimet personale

Psikologėt kėshillojnė qė, me gjithė ndryshimet gjatė kėsaj ngjarjeje madhore, ēiftet duhet tė shmangin me patjetėr tė bėrit njė person ndryshe. Provoni tė pyesni veten, a jeni vėrtet i aftė pėr t'u bėrė prind:
• A jam unė i aftė pėr t'u bėrė prind?
• A mund ta pėrballoj unė shtimin e pėrgjegjėsive pėr tė mbajtur njė fėmijė?
• Ēfarė stili jetese kam unė?
• Ēfarė lloj ndryshimesh do tė mė duhet tė bėj?
• A jam unė gati t'u kushtoj mė pak kohė dėshirave personale?
• A do mundem tė ndjehem mirė me ndryshimet e tė kujdesurit pėr bebe?
• Cilėt janė qėllimet prioritare: familja, shkolla apo karriera?

2. Ndryshimet e marrėdhėnieve nė ēift
Tė qenėt prind ėshtė njė punė 24-orėshe nė 7-ditė tė javės. Energjinė e merr vendi i prindėrit, duke krijuar pak tendosje nė marrėdhėnien e ēiftit. Ndryshimet e lartpėrmendura nė jetėn e ēiftit vijnė gjithnjė duke u shtuar me kalimin e viteve, e, nga ana tjetėr, gjithnjė e mė tepėr rritet kėnaqėsia e tė bėrit prind.
Bėni vetes pyetjet e mėposhtme:
• Cilėn ndarje do tė bėni ju nė raportin midis punėve tė shtėpisė dhe mbajtjes sė bebes?
• Cilėt janė planet tuaja nė kohėn e punės apo shkollės?
• Si ndiheni secili nė kėto plane?
• Si ndiheni ju rreth vendimeve tė marra nė marrėdhėnien tuaj?
• Si ndiheni me vendimin e pėrbashkėt pėr tė pasur ose jo njė fėmijė dhe kur?
• Si ndiheni nė momentet e ndarjes sė intimitetit?
• Si e harxhoni kohėn tani si ēift?
• A do vazhdoni tė gjeni kohė pėr veten dhe nė jetėn si ēift?

Ndryshime tė tjera
Marrėdhėniet me shokėt, familjarėt e tjerė, supervizorėt apo me kolegėt, nė pėrgjithėsi mund tė japin efekte pozitive nė jetėn e ēiftit. Bisedat e gjata dhe tregimi i eksperiencave tė ndryshme, veēanėrisht atyre pozitive, mund tė jenė ndihmėse dhe sfiduese ndaj vėshtirėsive tė shumta.

Kėrkesa tė reja
Mund tė duket e habitshme, por shumė prej ēifteve u tremben ndryshimeve qė do tė ndodhin nė jetėn e tyre. Shprehje tė tilla si: "Flini tani, se kur tė vijė bebja nė jetė nuk do tė keni kohė as pėr tė mbyllė sytė, mund tė duket drithėruese pėr ēiftet e reja". Ėshtė e vėshtirė tė bėhesh prind, por mė e vėshtirė ėshtė tė sillesh si i tillė. Nė raste tė tilla ēiftet kanė vėrtet nevojė pėr njė pushim tė vogėl, madje me disa seanca psikologjike ndėrmjet tyre.
Keni vendosur tė keni njė bebe?

Bėni kujdes tė:
◘ Ndani kush ėshtė pėrgjegjės, pėr ēfarė.
◘ Llogarisni financat.
◘ Kujdesin pėr fėmijėn.
◘ Shėndetin dhe stilin e jetesės.
◘ Mjedisin nė tė cilin jetoni.
◘ Stilet e prindėrit.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.