Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 25-01-10, 15:19   #1
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Trashėgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane tė Ballkanit sot

Trashėgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane tė Ballkanit sot

Nga Ahmet Davutoglu


FJALIMI I AHMET DAVUTOGLU
Nė ceremoninė e hapjes sė konferencės “Trashėgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane tė Ballkanit sot“ nė Sarajevė (E Premte, 16 Tetor 2009)

Pozicioni gjeografik dhe lidhjet e tij historike me kėtė gjeografi janė njė karakteristikė dalluese e Ballkanit. Mund te identifikojmė tre karakteristika tė Ballkanit. E para ėshtė se rajoni i Ballkanit ėshtė njė zonė e ndėrmjetme nė kuptimin gjeopolitik. Zakonisht shihet si njė zonė e ndėrmjetme tranziti nga Europa nė Azi, nga Azia nė Europė, nga Balltiku nė Mesdhe, madje dhe nė Afrike, nga Veriu nė Jug, nga Lindja nė Perėndim ėshtė njė zonė e ndėrmjetme gjeopolitike. Do e shpjegoj ēfarė kuptimi ka, pse ėshtė kaq e rėndėsishme dhe pse kjo karakteristikė ka patur ndikim nė historinė e Ballkanit.

Karakterisitka e dytė ėshtė ajo gjeo-ekonomike. Ballkani ka qenė njė rajon transaksioni nė kuptimin gjeo-ekonomik. Qė prej kohės sė qytetėrimit Grek, kohėt e lashta e deri nė ditėt e sotme, Ballkani ka qenė rajon i transaksionit ekonomik nga deti nė tokė, nė korridoret e tokės sė Europės Lindore, nga Lindja nė Perėndim. Ka qenė dhe mbetet sot njė transaksion nė fushėn gjeo-ekonomike.

Karakteristika e tretė ėshtė se Ballkani ėshtė njė rajon i ndėrveprimit gjeo-kulturor. Nė kėtė mėnyrė, kultura tė ndryshme kanė ndėrvepruar nė Ballkan. Valėt e migrimit, shumė popullsi erdhėn dhe u pėrzien me njėri-tjetrin. Njė rajon me kėto tre karakteristika, njė zonė e ndėrmjetme gjeo-politike, me ndėrveprim gjeo-kulturor dhe transaksion gjeo-ekonomik, ka dy fate alternative nė histori.
Njėri fat ėshtė qė bėhesh qendra e politikės botėrore, ose bėhesh viktima e konkurrencės botėrore, qė do tė thotė se duhet tė bėhesh periferia e njė pushteti tjetėr. Prandaj historia e Ballkanit ėshtė ose histori suksesi ose histori dėshtimesh dhe viktimizim i konkurrencės. Sot, pėr shembull, kur ne flasim pėr Ballkanin, zakonisht mendojmė qė Ballkani ėshtė periferia e Europės, jo qendra e Europės, por periferia e Europės. Ėshtė kėshtu? Ėshtė vėrtet periferi rajoni i Ballkanit?Jo. Nė fakt, Ballkani ėshtė njė nga qendrat strategjike tė Afro-Euro-Azisė. Pse ėshtė kthyer kėshtu? Pse e kemi kėtė perceptim tė periferisė? Nėse ju pyesni pėr shembull Mehmed-pasha Sokoloviē, ai nuk do tė thoshte se Sarajeva apo Selaniku ėshtė njė periferi e shtetit Otoman ose njė periferi e Europės. Ai do tė mendonte qė kjo do tė ishte pikėrisht qendra e gjithēkaje,si historia e Nastradin Hoxhės. Por ishte e vėrtetė.

Ndaj le ti hedhim njė sy historisė. Shteti i parė i madh, shteti perandorak qė u shfaq nė Ballkan ishte Perandoria e Aleksandrisė. Lindi nga Ballkani edhe pse qendra e Perandorisė sė Aleksandrisė nuk ishte Ballkani. Nuk kishte polici tė Aleksandrisė nė Ballkan. Tė gjitha qytetet e mėdha tė Perandorisė sė Aleksandrisė ishin nė Anadoll, nė Egjipt, nė Iran, nė Afganistan. Ajo Perandori lindi nė Ballkan por qendra e asaj Perandorie nuk ishte Ballkani. Nė Perandorinė Romake, si nė atė Lindore dhe nė atė Perėndimore, Ballkani ishte periferi. Perandorėt Romakė e zinin nė gojė Ballkanin vetėm kur vendosnin tė pėrgatiteshin ushtarakisht nė drejtim tė Azisė. Kėshtu, ata nuk e shihnin Ballkanin si qendėr. i vetmi pėrjashtim pėrgjatė historisė, njė pėrjashtim pozitiv, ėshtė Shteti Otoman. Gjatė Shtetit Otoman, Ballkani u bė qendra e politikės botėrore nė shekullin e 16-tė. Kjo ėshtė koha e artė e Ballkanit. Nuk e them kėtė sepse ne mbartėm trashėgiminė otomane, por se ky ėshtė njė fakt historik. Kush e drejtoi politikėn botėrore nė shekullin e 16-tė? –Paraardhėsit tuaj. Ata nuk ishin tė gjithė Turq, disa ishin me origjinė Sllave, disa me origjinė Shqiptare, disa madje ishin dhe tė konvertuar nė origjinė Greke, por ata drejtuan politikėn botėrore. Kėshtu, Mehmed-pasha Sokolovic ėshtė njė shembull i mirė. Nėse nuk do tė kishte Shtet Otoman, Mehmed pasha do tė ishte njė serb i varfėr i cili jetonte sa pėr tė patur njė fermė tė vogėl, apo ēfarėdo kishte. Por nė sajė tė Shtetit Otoman, ai u shndėrrua nė njė lider tė politikės botėrore. Ndaj historia Otomane ėshtė njė histori e Ballkanit, njė histori e karakterit qendror tė Ballkanit nė politikėn botėrore. Asokohe, tė gjitha rrugėt kryesore tė tregtisė ishin nė Ballkan. Selaniku u bė qendra e aktivitetit ekonomik. Mė pare, Selaniku ishte veē njė qytet i vogėl. Po gjatė periudhės Otomane, Selaniku u kthye nė qendrėn kryesore tė tregtisė ekonomike. E tėrė tregtia e Mesdheut bėhej pėrmes Selanikut.

Nėse ndiqni migrimin e Hebrenjve, mund te kuptoni lėvizjen e parasė. Pėrse u bė Selaniku komuniteti mė i madh i Hebrenjve prej shekulli tė 16-tė deri nė shekullin e 19, madje dhe pėrgjatė shekullit tė 19? Njė pjesė e madhe e popullsisė sė Selanikut ishin Hebrenj. Ēfarė bėnin ata aty? Ata monitoronin dhe bėnin tė gjithė tregtinė nga Selaniku drejt Veriut, drejt Euro-Azisė. Ekonomia e Mesdheut drejt Euro-Azisė, administrohej nėpėrmjet Selanikut dhe Stambollit. Krahasimisht, Beogradi ishte njė fshat, ose njė qytezė nė shekullin e 14-tė. Gjatė shtetit Ottoman, Beogradi u bė njė qytet qendror, njė qytet kyē i Danubit dhe i Europės Qendrore, si nė pikėvėshtrimin ekonomik dhe atė kulturor. Kishte me qindra kisha e xhamia. Sarajeva ėshtė njė mrekulli, si njė miniaturė e kėsaj trashėgimie. Nėse mund tė kuptosh Sarajevėn, mund tė kuptosh gjithė historinė Otomane. Sepse ėshtė, sic thotė shprehja, nėse kupton njė njeri mund tė kuptosh atė shekull. Si Hegeli, nėse kupton Hegelin, ke kuptuar mentalitetin Gjerman tė shekullit tė 19. Ėshtė prototipi i atij mentaliteti. Ngjashmėrisht, Sarajeva ėshtė prototipi i civilizimit Otoman. Sarajeva ėshtė prototipi i shkėlqimit tė Ballkanit.

Po ashtu nė shekullin e 19-tė ishte Mehmet Ali Pasha. Ai ishte njė Shqiptar, por ai u bė jo vetėm njė figurė udhėheqėse e shtetit Otoman, por dhe themeluesi i Egjiptit modern. Po tė mos kishte pasur njė traditė Ottomane, Egjiptianėt nuk do kishin parė asnjė Shqiptar nė gjithė jetėn e tyre. Mehmet Ali Pasha, do kish qenė shumė-shumė Mehmet Ali Bej, njė njeri i zgjuar qė jetonte diku nė Ballkan. Pra, figurat udhėheqėse janė prototipet e njė qytetėrimi. Ē’mund tė mėsojmė prej kėsaj? Rajoni i Ballkanit ka njė fat si rrjedhojė e karakteristikave gjeo-politike, gjeo-kulturore dhe gjeo-ekonomike. Rajoni i Ballkanit, ose do tė jetė qendra e gjithēkaje, ose do tė jetė viktima e gjithēkaje.

Pse ka qenė Ballkani i ndarė qė prej shekullit tė 19-tė e deri nė ditėt e sotme? Sa herė qė ne flasim pėr Ballkanin, flasim pėr ndarje, pėrplasje, pėrplasje etnike, jo civilizim. Mungesa e ndėrveprimit gjeo-kulturor do tė thotė pėrplasje kulturore. Mungesa e transaksionit gjeo-ekonomik do tė thotė stanjacion ekonomik. Mungesa e autoritetit politik do tė thotė shndėrrim nė njė zonė tė ndėrmjetme e tė gjitha konflikteve. Tashmė ėshtė koha ti vėmė bashkė tė gjitha kėto. Dhe pastaj do tė zbulojmė shpirtin e Ballkanit.

Ē’lloj politike duhet zbatuar pėr tė rritur kėtė? Sė pari, nė mėnyrė qė tė parandalohet njė karakter i “tamponit gjeopolitik” pėr Ballkanin, ēka e bėn Ballkanin viktimė tė konflikteve, na duhet tė krijojmė njė kuptim tė ri uniteti nė rajon. Na duhet tė forcojmė ndjesinė e pėrkatėsisė nė rajon dhe tė nxisim njė kuptim tė pėrbashkėt. Nėse shohim historinė, ne jemi qenie njerėzore dhe nuk jetojmė nė parajsė. Qeniet njerėzore janė gri sikurse historia, apo historia ėshtė gri ashtu si qeniet njerėzore. Ne nuk jemi engjėj por nuk jemi as kafshė. Na takon ne tė vendosim tė bėjmė diēka. Nė mėnyrė tė ngjashme, historia paraqitet gri. Varet se cilėn pjesė tė historisė po pėrzgjidhni pėr ta komentuar sot. Historia e Ballkanit nuk ėshtė vetėm njė histori konfliktesh. Pėrgjatė shekujve, nga i 15-i te i 19-i, historia e Ballkani ka qenė njė histori suksesi. Ne mund ta rikrijojmė kėtė sukses. Mund ta rivendosim atė pėrmes krijimit tė njė sensi origjinal tė pėrkatėsisė, duke krijuar njė bashkekzistencė tė re shumėkulturėshe dhe duke pėrcaktuar njė zonė tė re ekonomike.

Bashkekzistenca shumėkulturėshe ėshtė shumė e rėndėsishme sepse zhvillimi i njė civilizimi mundet vetėm tė kuptohet duke analizuar strukturat e qyteteve dhe jetėn kulturore nė kėto qytete. Nėse njė qytet ėshtė uniform, do tė thotė se civilizimi nuk ėshtė i shumėllojshėm. Ėshtė njė lloj kėndvėshtrimi i pėrmbysur ndaj shoqėrisė. Fillimisht, qyteti i Romės banohej vetėm nga romakė. Por, mė pas, me krijimin e Perandorisė Romake, qyteti i Romės u bė njė qytet kozmopolitan. Nė mėnyrė tė ngjashme me Romėn, mė vonė edhe qytete si Stambolli dhe tė tjera qytete ballkanike ishin shumėkulturore. Ne jetonim bashkė dhe si rrjedhojė e kėsaj pasurie tė fortė kulturore pati njė rritje tė bashkėveprimit. Prapambetja lidhet me spastrimet, siē ndodhi gjatė viteve ’90. Ata qė organizuan masakrat nė Srebrenicė, nė Bosnjėn Lindore, janė njerėz barbarė tė cilėt nuk donin tė toleronin dallimet kulturore. Shpirti i Sarajevės ėshtė shpirti i bashkekzistencės, shpirti i tė jetuarit bashkė. Dhe si paraqitet roli i Turqisė nė Ballkan? Ne duam tė kemi njė rajon tė ri tė Ballkanit, tė bazuar mbi dialogun politik, mbi ndėrvarėsinė dhe bashkėpunimin ekonomik, mbi integrimin dhe harmoninė kulturore dhe tolerancėn.

(1/2)


__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 25-01-10, 15:23   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Trashėgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane tė Ballkanit sot

Ky ishte Ballkani Otoman. Ne do ta rindėrtojmė atė Ballkan. Njerėzit mė quajnė neo-otoman, ndaj unė nuk dua t’i referohem shtetit otoman si njė ēėshtje e politikės sė jashtme. Ēka po nėnvizoj ėshtė trashėgimia otomane. Shekujt otomanė nė Ballkan ishin histori suksesi. Tani na duhet ta rikrijojmė kėtė. Pėrse erdha nė Bosnjė nė mė pak se 24 orė? Sepse Bosnja ėshtė nė njė fazė shumė tė rėndėsishme transformimi kėto ditė. Dua tė tregoj solidaritet me Bosnjė-Hercegovinėn (BiH). Dua tė tregoj se jemi kėtu. Ne jemi me boshnjakėt dhe do tė vazhdojmė tė jemi me boshnjakėt. Pėrse ėshtė i rėndėsishėm ky tranzicion? Sepse integriteti territorial dhe uniteti politik i BiH duhet mbrojtur me qėllim qė tė ketė siguri nė rajon. Nėse BiH nuk ėshtė e sigurt dhe e qėndrueshme nuk mund tė kemi siguri dhe stabilitet nė Ballkan. Perspektiva turke nė rajon ėshtė tė ndėrtojė njė Ballkan tė ri i cili mbėshtetet nė kėtė kuptim tė dialogut politik, tė intensifikimit tė marrėdhėnieve ekonomike dhe bashkėjetesės kulturore dhe harmonisė.

Gjatė viteve ’90 u pėrballėm me vėshtirėsi tė shumta nė BiH, Kosovė dhe Maqedoni. Kur kėto vėshtirėsi ndodhėn, nga i kthyen sytė boshnjakėt, shqiptarėt, turqit, Maqedonia dhe Kosova? Nga Turqia. Ėshtė njė marrėdhėnie historike. Mė lejoni t’ju jap njė shembull pėr ta bėrė analogjinė qė nga fillimi. Kjo zonė gjeopolitike me karakter zbutėsi tė ndėrmjetėm, bashkėveprimi kulturor dhe transaksionet ekonomike, janė tė njėjtat karakteristika tė Irakut dhe Afganistanit. Pėrse kemi probleme nė Jugosllavi, BiH, nė Irak dhe Afganistan? Sepse kėto shtete janė modele nė miniaturė tė rajoneve pėrkatėse. Bosnja ėshtė njė Ballkan i vogėl. Kemi muslimanė, katolikė, ortodoksė, serbė dhe kroatė qė jetojnė bashkė si njė miniaturė e Ballkanit. Nė mėnyrė tė ngjashme, Iraku ėshtė njė Lindje e Mesme e vogėl: arabė, kurdė, turq, shiitė dhe suni. Afganistani ėshtė njė subkontinent i vogėl nė Azinė Qendrore me taxhikė, pashtunė dhe hazaras. Kėshtu qė kėto vende janė vende kritike. Nėse i menaxhon ato siē duhet, mund tė menaxhosh rajonet. Nėse nuk mundesh t’i menaxhosh kėto vende siē duhet, do tė kesh njė krizė rajonale. Ē’ėshtė Turqia? Turqia ėshtė njė Ballkan i vogėl, njė Lindje e Mesme e vogėl, njė kaukaz i vogėl. Mė shumė boshnjakė jetojnė nė Turqi sesa nė Bosnjė. Mė shumė shqiptarė jetojnė nė Turqi sesa nė Shqipėri, mė shumė ēeēenė sesa nė Ēeēeni, mė shumė abkazė se nė Abkazi. Dhe kemi kurdė, arabė dhe turq bashkė. Pse ėshtė e gjitha kjo? Pėr arsye tė trashėgimisė otomane. Pėr tė gjitha kėto kombėsi myslimane nė kėto rajone, Turqia ėshtė njė parajsė e sigurt. Dhe nė fakt, ju jeni mė se tė mirėpritur sepse Turqia ju pėrket edhe juve vėllezėr dhe motra boshnjake, ashtu si Sarajeva ėshtė e jona. Por a ėshtė mė mirė tė vini nė Turqi pėr tė qenė tė sigurt apo ta bėni Bosnjėn tė sigurt? Ndaj na duhet tė kujdesemi pėr situatėn. Ē’ndodh nė BiH ėshtė pėrgjegjėsia ynė. Nė njė takim me njė diplomat, emrin e tė cilit nuk po e them kėtu, unė theksova rėndėsinė qė ka angazhimi nė Bosnjė. Kur takova Hillari Klintonin mbi ēėshtjen armene nė Zyrih, ngrita sėrish ēėshtjen e Bosnjės dhe diskutuam mė shumė mbi Bosnjėn sesa mbi Armeninė.

Kur Presidenti Haris Silajdžić erdhi nė Ankara javėn e shkuar, ai mori pjesė nė njė sėrė aktivitetesh. Unė ndryshova axhendėn time. Vendosa tė vija nė Sarajevė dhe mė pas do tė shkoj nė Armeni.

Njė diplomat perėndimor pyeti se pėrse unė papritur po e hidhja kėtė ēėshtje si me parashutė. Pėrgjigja ime ishte: “Ne nuk shkuam nė Bosnjė me parashutė. Shkuam nė kalė dhe qėndruam atje me boshnjakėt duke ndarė tė njėjtin fat!”

Po, ēfarėdo ndodh nė Ballkan, nė Kaukaz, nė Lindje tė Mesme, ėshtė ēėshtje e jona. Njė ditė do tė jem nė Irak, njė ditė tjetėr nė Azerbajxhan, njė tjetėr nė Bosnjė si ministėr i Punėve tė Jashtme. Ēfarėdo qė ndodh ėshtė nė axhendėn tonė tė politikės sė jashtme. Sėrish me sekretaren Klinton patėm njė ndodhi nė Qershor. Vizatova njė rreth prej 1000 kilometrash rreth zyrės sime nė Ankara. Bėhet fjalė pėr 23 vende. Tė gjithė ata janė tė afėrmit tanė dhe presin diēka prej nesh. Mė pas vizatova njė rreth tjetėr prej 3000 kilometrash, ku pėrfshiheshin 72 vende dhe ēdo ditė nė ministrinė tonė vijnė lajme prej kėtyre vendeve qė na ndryshojnė axhendėn e punės. Ky ėshtė borxhi ynė historik. Ndaj kur unė flas pėr borxh strategjik, i referohem nė fakt, kėtij borxhi historik.

Po nė qershor, shkova nė Afganistan nė zonat e Mazari-Sharif, Balkh dhe Jouzjan. Vizituam gjashtė qytete dhe zakonisht diplomatėt e huaj vizitojnė Kabulin dhe marrin avionin mbrapsht pėr t’u kthyer nga kanė ardhur. Vetėm ministrat turq mund tė vizitojnė gjashtė qytete afgane pa kurrfarė vėshtirėsie. Unė nuk ndihem i huaj nė Afganistan. Kur ishim nė Mazari-Sharif, guvernatori i Balehut u ul pranė meje dhe mė tha: “Z. Ministėr, na duhet njė shkollė, njė spital dhe njė park”. Thirra koordinatorin e TIKA-s dhe i thashė tė merrte shėnim. Gazetarėt tanė u ēuditėn dhe mė thanė: “Ai po e bėnte kėrkesėn sikur ju tė ishit ministėr i Afganistanit”. Po, nė fakt ai ishte shumė i qetė. Ai mendonte se unė e kisha pėr detyrė diēka tė tillė. Pėr atė, Turqia ėshtė madhėshtore dhe njė ministėr turk ka kapacitete tė pakufizuara dhe duhet t’i pėrmbushė nevojat qė i parashtrohen. Ėshtė njė falje historike.
Dy javė mė pas shkova nė Sandzak nė Novi Pazar me njė delegacion. Atje ndodhi e njėjta histori. Njerėzit po thonin na duhen shkolla, njė spital etj. etj. Ata mendojnė qė po, turqit kanė pėrgjegjėsinė pėr t’i bėrė tė gjitha kėto. Tė shkretėt turq! Unė nuk di se ēfarė mund tė bėjmė, por na duhet ta bėjmė ama. Ata kanė tė drejtė. Nė sytė e tyre, Turqia ėshtė qendra. Pėr ta Turqia ėshtė njė vend ku mund tė shkojnė pėr tė gjetur strehim. Janė turqit ata qė duhet tė gjejnė njė zgjidhje. Sipas kėndvėshtrimit tė tyre, ne nuk mund tė kemi ndonjė dobėsi. Ndaj, politika jonė e jashtme, duhet tė jetė proaktive. Nuk mund tė injorojmė ēfarė ndodh. Njerėz nga vende tė ndryshme, janė shumė larg gjeografikisht nga njėri-tjetri, por nė Turqi ata jetojnė nė tė njėjtėn shtėpi si rrjedhojė e kėsaj lidhjeje historike.

Ndaj dhe politika jonė e jashtme synon tė vendosė rregull nė tė gjitha rajonet qė na rrethojnė, nė Ballkan, nė Kaukaz dhe nė Lindjen e Mesme. Sepse nėse nuk ka rregull, ne do tė paguajmė njė ēmim. Pėr njė perėndimor apo diplomat nga ndonjė pjesė tjetėr e botės, ēėshtja boshnjake ėshtė njė ēėshtje teknike me tė cilėn duhet tė merremi, nė nivel tė njė procesi teknik diplomatik. Pėr ne ėshtė njė ēėshtje pėr jetė a vdekje. Ėshtė tejet e rėndėsishme.

Integriteti territorial i BiH ėshtė pėr ne po aq i rėndėsishėm sa integriteti territorial i Turqisė. Siguria dhe prosperiteti i Sarajevės janė po aq tė rėndėsishme sa siguria dhe prosperiteti i Stambollit. Kjo nuk ėshtė thjesht vetėm ndjesia apo pėrgjegjėsia e njė burri shteti. Kjo ėshtė ndjenja apo emocioni qė ndan ēdo turk kudo nė Turqi. Dhe sot po u tregoja udhėheqėsve tanė kėtu se kishte pasur dy demonstrata tė mėdha spontane nė Turqi. Njėra mė kujtohet qė ishte nė 1993, kur nė radio u njoftua se serbėt kishin pėrdorur armė kimike nė Gorazhde. Pėr dy orė, jo mijėra por qindra mijė njerėz u mblodhėn nė mėnyrė spontane. Nėse do u ishte thėnė tė niseshin pėr nė Bosnjė atė natė, ata nuk do mendonin tė ktheheshin nė shtėpi. Do fillonin tė ecnin drejt Bosnjės. Kjo ėshtė se si ne jemi lidhur me njėri-tjetrin. E thėnė shkurt, historia jonė ėshtė e njėjta, fati ynė ėshtė i njėjti dhe e ardhmja jonė do tė jetė e njėjta. Ashtu si nė shekullin XVI, ku ndodhi ngritja e Ballkanit Otoman nė qendrėn e politikės botėrore, ne do ta bėjmė Ballkanin, Kaukazin dhe Lindjen e Mesme bashkė me Turqinė, qendrėn e politikės botėrore nė tė ardhmen. Ky ėshtė objektivi i politikės sė jashtme turke dhe ne do ta realizojmė kėtė. Ne do tė riintegrojmė rajonin e Ballkanit, Lindjes sė Mesme dhe Kaukazit, mbi parimin e paqes rajonale dhe botėrore nė tė ardhmen. Jo pėr ne tė gjithė, po pėr tė gjithė njerėzimin.

Shumė faleminderit qė mė ftuat dhe Allahimanet!

(2/2)

PS. Ahmet Davutoglu ėshtė, aktualisht, Ministėr i Jashtėm i Turqisė
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-01-10, 00:00   #3
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Trashėgimia Otomane dhe Komunitetet Myslimane tė Ballkanit sot

kam respekt te vecante per keshilltarin e Taip Erdoganit, z. Ahmed Davutoglu. Njeriun me mire e njehe kur lexon dicka nga ai. Ne kater librat e tij, mendimet e tij jane nxitese qe te lexosh me shume per marredheniet nderkombetare. Eshte armik i idese per fundin e historise te shpallur nga Fukuijama dhe perplasja e qyteterimeve te imagjinuara nga Samuel .H
Ate qe e thote Davutoglu na jep mesazh se ne nuk jemi askund dhe duhet te ndryshojm nga vetja, qe te forcohemi si kombe. Ai kete nuk e thote ne menyre te drejtperdrejt, mirepo fjala se po te mos ishte Mehmed ali pasha... jo vetem qe na kthen ne histori po na bene me dije se kjo SIKUR do te vazhdoje, jo per te krijuar egjiptin por per te forcuar pozicionet tona ne arenen nderkombetare


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 12:48.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.