Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-05-10, 15:19   #1
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Islami nė Evropė : Terrorizmi nuk ėshtė traditė myslimane

Islami nė Evropė : Terrorizmi nuk ėshtė traditė myslimane


Intervistė me Oliver Roy, profesor i Orientalizmit dhe njė nga ekspertėt mė tė mirė tė Islamit politik


Olivier Roy ėshtė profesor i Orientalizmit dhe njė nga ekspertėt mė tė mirė perėndimorė tė Islamit politik. Nė librin e tij tė fundit, “La sainte ignorance: Le temps de la religion sans culture” (Seuil, 275 f, 19 €), Roy analizon krijimin dhe rritjen e formave tė reja tė besimit nė botė. Analiza e detajuar, e pėrforcuar nga shifra dhe statistika, jep njė peizazh interesant qė jo rrallė bie ndesh me perceptimet tona, p.sh. qė feja me rritjen mė tė shpejtė nė botė nuk ėshtė Islami, por Protestantizmi fondamentalist. Sidomos Mormonėt dhe lėvizja Pentecostal nė SHBA dhe nė tregjet nė zhvillim (sidomos Brazil) shfaqin njė rritje spektakolare. Edhe nė botėn islame dinamikat fetare nuk karakterizohen nga njė kthim nė traditė, por nga lėvizje relativisht tė reja, nė thelb antitradicionaliste , postmoderne. Kufijtė midis besimeve, vėren Roy, po bėhen gjithmonė e mė pak tė ravijėzuar: Sociologjia e besimit karakterizohet sot, mbi tė gjitha, nga njė rritje masive e konvertimeve. Intervista me Olivier Roy ėshtė zhvilluar pėr tė pėrditshmen zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” nga Eren Güvercin me titullin: “Wie hast du's mit der Religion, Europa?" Artikulli ėshtė marrė dhe pėrkthyer nga gjermanishtja pėr “Peshkun pa ujė”, nga Selfmaderadio.

***

Shumica e zgjedhėsve zviceranė votoi para ca kohėsh pėr njė ndalim tė minareve; nė Francė dhe Belgjikė diskutohet pėr ndalimin e perēes (burkės); edhe nė Gjermani, Islami ėshtė njė temė e pėrhershme. Ēfarė i irriton kaq shumė evropianėt tek simbolet fetare apo fetė “e huaja”?

Kėto 25 vitet e fundit, debati nė Evropė ėshtė drejtuar nga tema e emigracionit tek ajo e Islamit. Kjo do tė thotė qė, madje, edhe kundėrshtarėt e emigracionit pranojnė, ndėrkohė qė edhe brezi i dytė dhe i tretė i emigrantėve ėshtė ngulur kėtu pėr tė ndenjur pėr njė kohė tė gjatė dhe, si rrjedhim, Islami po hedh rrėnjė edhe nė Evropė. Ky diskutim ka marrė njė kthesė tė pazakontė: Ndėrsa polemikat kundėr emigracionit kanė ardhur kryesisht nga e djathta konservatore, Islami atakohet si nga e djathta, ashtu edhe nga e majta, por secila me argumentime shumė tė ndryshme. Pėr tė djathtėn, Evropa ėshtė kristiane dhe Islami, edhe pse duhet toleruar, duhet trajtuar si njė fe inferiore. Pranohet – edhe pse kundėr dėshirės – se Islami pėr shkak tė lirisė sė fesė, tė garantuar nė Kushtetutė, nuk mund tė ndalohet, por po merret shumė seriozisht reduktimi i dukshmėrisė sė tij. Kėshtu p.sh., Gjykata Evropiane e tė Drejtave tė Njeriut nuk ka reaguar ndaj ndalimit tė shamisė nė Francė. E majta, nė tė kundėrtėn, argumenton pėr sekularizėm tė drejtat e gruas dhe kundėr fondamentalizmit fetar: kritikon mbulimin, jo sepse i pėrket Islamit, por sepse e konsideron nė kundėrshti me tė drejtat e gruas. Prandaj, mbas debatit pėr Islamin fshihet njė problematikė mė komplekse: Ēėshtja e tipareve tė njė identiteti evropian dhe e rolit tė fesė nė Evropė. Edhe pse e djathta dhe e majta nė kėtė diskutim pėrfaqėsojnė pozicione shumė tė ndryshme, ne shohim sot lėvizje tė reja popullore - si, p.sh. Partinė pėr Liri tė Geert Wilders nė Holandė - ku pleksen tė dyja pozicionet. Janė parti tė cilat nė thelb janė tė djathta, por qė pėrdorin argumentime tė majta.

Nė librin tuaj, shkruani se njė fondamentalizė m si ai qė pėrfaqėson Al-Kaeda, nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me traditėn islamike. Por nė Evropė, ideologjia fondamentaliste konsiderohet si esenca e njė tė menduare tradicionaliste. Si e shpjegoni kėtė kontradiktė?

Terrorizmi qė praktikon Al-Kaeda ėshtė nė historinė islamike po aq i panjohur sa edhe nė atė kristiane. Ky ėshtė njė fenomen i ri. Dhe, nėse do tė shihnim se si manifestohet - atentate me vetėvrasje, me vrasje tė pengjeve, me vrasje civilėsh - atėherė do tė vėrenim se kėto janė metoda qė nė kohėt moderne i kanė pėrdorur paraprakisht tė tjera organizata: Tigrat tamilezė, p.sh. kanė pėrdorur atentatet me vetėvrasje, tė djathtėt ekstremė italianė ishin pėrgjegjės pėr atentatet me bomba tė gushtit 1980 nė Bolonjė. Nė regjistrimet e videove tė ekzekutimit tė pengjeve tė huaja prej Al-Kaedės nė Irak “inskenimi” i ngjan deri nė detaje vrasjes sė Aldo Moros prej Brigadave tė Kuqe: nė sfond flamur dhe stema tė organizatės, pengu i lidhur dhe me sy tė mbuluar, kryerja e njė gjykimi prej “gjykatės” sė militantėve, deklarimi i “vendimit” dhe ekzekutimi. Modus operandi dhe format e organizimit tė Al-Kaedės, figura qendrore e imperializmit amerikan si armik, si dhe praktikat e rekrutimit tė drejtuara ndaj tė rinjve, myslimanė tė edukuar nė Perėndim apo tė konvertuar kėta: tė gjitha kėto tregojnė se Al-Kaeda nuk ėshtė thjesht shprehje e njė tradite, madje as e njė fondamentalizmi islamik, por ėshtė shumė mė tepėr njė variant i Islamit tė veshur me rrobat e ideologjive revolucionare perėndimore.

Si e shpjegoni suksesin e lėvizjeve apo ideologjive tė tilla radikale? A ka lidhje me varfėrinė dhe margjinalizimin?

Jo. Njė sėrė kėrkimesh tregojnė se nuk ekziston njė korrelacion midis varfėrisė dhe radikalizimit: mė aktivėt nė lėvizjet radikale islamike janė arabojugorėt dhe jo bangalėt - de facto nuk ka fare militantė nga Bangladeshi. Pėr mua, konflikti aktual ėshtė njė vazhdim i konfrontimeve tė vjetra tė nisura nga lėvizjet antiimperialiste tė Botės sė Tretė e qė drejtohen kundėr Perėndimit, nė mėnyrė tė veēantė kundėr SHBA-sė. Nė mėnyrė tė ngjashme, Bin Laden flet shumė pak pėr fenė, por flet pėr Che Guevarėn, pėr kolonializmin, pėr ndryshimet klimaterike. .. Mė tej, Al-Kaeda ėshtė qartėsisht njė lloj lėvizje tė rinjsh - ajo realizohet nga tė rinj, tė cilėt janė distancuar nga familjet apo rrethi shoqėror dhe qė nuk shfaqin interes as pėr vendet e tyre tė origjinės. Ka ēuditėrisht njė numėr shumė tė madh tė konvertuarish midis anėtarėve tė Al-Kaedės. Ky ėshtė ndėrkohė njė fakt i njohur, por tė cilit i kushtohet shumė pak vėmendje. Tė konvertuarit janė rebelė pa qėllim dhe orientim e qė, para 30 vjetėsh, ndoshta do t'u ishin bashkangjitur RAF apo Brigadave tė Kuqe: sot i bashkėngjiten thjesht lėvizjes mė tė suksesshme nė tregun antiimperialist. Ata janė megjithatė pjesė e traditės sė njė mijėvjeēari revolucionar, kryesisht perėndimor, qė ėshtė larguar shumė nga utopia e njė shoqėrie tė drejtė pėr tė gjithė. Lėvizjet e reja janė shumė skeptike pėrkundrejt mundėsisė sė realizimit tė njė shoqėrie ideale - prandaj dhe dimensioni vetėvrasės, i cili gjendej edhe tek RAF.

Disa evropianė janė tė opinionit se nė njė Perėndim me themele kristiane ēdo gjė islamike ėshtė problematike dhe e huaj. Ē’mendoni pėr kėtė opinion?

Ėshtė njė opinion qė shprehet nė njė kohė kur nga njėra anė Papa Benedikt XVI, ashtu si edhe paraardhėsi i tij, Gjon Pali II, ankohet se Evropa po humbet dhe injoron rrėnjėt e saj kristiane. Debati pėr lirinė seksuale, abortin, tė drejtat e homoseksualėve nuk ėshtė konfrontim midis evropianėve dhe myslimanėve, por midis sekularistėve – tė tillė ka edhe midis myslimanėve – dhe besimtarėve konservatorė, qofshin kėta myslimanė, katolikė apo ortodoksė - judaij. Evropa de facto paraqitet me opinione tė ndryshme pėr vetė kulturėn e saj. Sekularėt shohin tek Iluminizmi dhe idealet e lidhura mė tė - si tė drejtat e njeriut, liria dhe demokracia - momentin e lindjes sė Evropės, ndėrsa disa fraksione tė orientuara nga kristianizmi janė tė opinionit se edhe komunizmi, ateizmi dhe, madje, edhe nacional-socializmi , janė rezultate direkte tė Iluminizmit.

A ka rrezik qė armiqėsia ndaj Islamit tė shndėrrohet nė njė realitet evropian?

Edhe kjo ēon tek pyetja se si e pėrkufizojmė nocionin. Ėshtė armiqėsia, tek e fundit, njė formė tjetėr e racizmit qė drejtohet nė mėnyrė specifike kundėr njerėzve me emra myslimane, duke injoruar qėndrimin e tyre ndaj besimit? Apo ėshtė refuzim i njė feje? Ka militantė antiracistė qė janė kundėr perēes, siē i gjejmė p.sh. midis feministeve; ka racistė tė cilėve nuk u intereson fare perēja, sepse myslimanėt pėr ta janė thelbėsisht njerėz tė tjerė. Kjo do tė jetė pėr aq kohė delikate, derisa tė dy kėta faktorė - pėrkatėsia etnike dhe besimi - si rregull nuk do tė diferencohen qartė. Natyrisht, shumica e myslimanėve evropianė e kanė origjinėn nga kultura tė tjera, por lidhja midis origjinės sė vendit dhe besimit fillon tė zgjidhet: ka evropianė qė konvertohen nė myslimanė, ashtu siē ka myslimanė qė konvertohen nė kristianė, ka arabė dhe turq ateistė. Gjithnjė e mė shumė myslimanė nė Evrope duan qė tė konsiderohen pjesė e njė komuniteti tė caktuar fetar, por jo mė pjesė e njė origjine jashtevropiane. Do tė duhet tė dallojmė midis tipareve tė etnisė dhe besimit fetar, sepse ato janė fenomene tė ndryshme, me tė cilat duhet edhe tė pėrballohemi nė mėnyra tė ndryshme.

Si duhet tė sillet politika pėrkundrejt kėtyre besimeve “globale”, tė larguara nga rrethi i tyre kulturor?

Mendoj se tamam kėto besime - dhe jo institucione tė etabluara si Kisha Katolike - janė tani pėr tani mė tė suksesshmet. Kėshtu qė nuk ka kuptim tė luftosh kundėr tyre, sidomos nė vende ku liria e besimit ėshtė njė e drejtė e ligjshme. Nė tė kundėrtėn, duhet tė forcohet ndarja e shtetit nga feja, nė mėnyrė qė t'u garantohen tė gjitha besimeve tė drejta ligjore tė barabarta. Kjo, jo nė kuptimin e njė “multikulturalizmi”, por tė kushteve qė i mundėsojnė njė komuniteti fetar tė ushtrojė tė drejtat e tij - nė njė formė tė lirisė fetare tė pėrcaktuar mirė dhe neutrale brenda kufijve tė ligjshmėrisė ekzistuese.


__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lapsi : 09-05-10 nė 15:25
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 09-05-10, 15:21   #2
Lapsi
 
Avatari i Lapsi
 
Anėtarėsuar: 02-11-09
Vendndodhja: Ne ngjyren e ndergjegjes
Postime: 11,505
Lapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėmLapsi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Islami nė Evropė : Terrorizmi nuk ėshtė traditė myslimane

Nė media flitet shpesh pėr dialektikėn e Islamit “liberal” kundėr atij “radikal”. Ēfarė duhet tė mendojmė pėr kėtė terminologji dhe vlerėsimet e lidhura me to?

Unė nuk besoj qė njė besimtar, pėr tė qenė njė qytetar i mirė, duhet tė pėrqafojė njė version “liberal” tė besimit tė tij. Edhe kėrkesa pėr njė “reformim” tė Islamit nuk mė bind. Njerėzit qė thėrrasin pėr njė “Luther mysliman”, nuk e kanė lexuar kurrė Lutherin. Ai nuk ka qenė fare liberal dhe, pėr mė tepėr, ka qenė njė antisemit i deklaruar. Pėrshtatja e myslimanėve nė kontekstin perėndimor nuk ka tė bėjė me teologjinė, por shumė mė tepėr me praktikėn jetėsore dhe pėrpjekjet e ēdo individi. Ata pėrpiqen tė harmonizojnė praktikat e tyre me ambientin perėndimor dhe ky ambient u ofron edhe mundėsitė reciproke - ata, p.sh., mund tė mėsojnė tė mendojnė t'i rikonsiderojnė normat e tyre nė kontekstin e vlerave moderne. Kjo mund tė ēojė, herėt apo vonė, nė njė lloj reforme tė mendimit teologjik, por nė thelb, mė duket pa kuptim tė barazosh modernitetin me teologjinė liberale. Tė mendosh kėshtu do tė thotė, ose tė keqkuptosh historinė, ose tė zhytesh nė njė iluzion tė pastėr. __________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...
__________________
Lapsi ėshtė i shenjtė, mirėpo nuk ėshtė shenjtėri tė shkruash ēmendurira...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Lapsi : 09-05-10 nė 15:22
Lapsi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-05-10, 20:25   #3
Hajdede
I pakėnaqur
 
Anėtarėsuar: 09-05-10
Postime: 419
Hajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIPHajdede VIP
Gabim Titulli: Islami nė Evropė : Terrorizmi nuk ėshtė traditė myslimane

Lufta kunder terrorizmit esht nje shpifje.


Te gjith njerzit kan, sipas ligjit nderkombtar, te drejten per te mbrojtur veten e tyre kunder okupimit. Edhe formaliteti per te mbeshtetur vendlindjen ne menyra te ndryshme esht nje shprehje e solidaritetit mes popujve, te cilet kan nje interes te perbashkt, synimi i mbrojtjes se pavarsis dhe integritetit territorial. Kjo vlen sidomos per popujt e vegjel qe vazhdimisht jane nė rrezik te bien nen dominimin e superfuqive.


__________________
"Hajdede" ka braktisur forumin.
Hajdede Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 06:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.