Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 18-06-10, 21:31   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Boll! Kėshtu nuk shtyhet mė!



Boll! Kėshtu nuk shtyhet mė!


Dėgjo o popull eksodesh
qe ke 20 vjet me xhinse gabi
o popull zengjinėsh tė rinj
qė kapardisen si gjela fshati.
O popull emigrantesh
qė tė mbajnė shpirtin gjallė,
ec me ne, tė kėndojmė
futu dhe ti nė radhė,
mjaft u qave me kot
zėr vend nė kor aty
dhe bej tytytytytyty!

Pse te futem ne radhė, po pyet?
Pse tė kėndoj pa qenė i gėzuar?
Po kėtu qėndron mrekullia,
stop mos e hap gojėn kot
kur s’tė thonė
ky ėshtė njė kor
ku jo tė gjithė kėndojnė:
ty tė kemi marrė vetėm tė mbash ISO,
mbaje mend.
mos kujto se kori ėshtė kėtu
pėr surratin tėnd.
Hapi kokėrdhokėt e syve
bėji naaaa, pėr tė kuptuar
se janė tė tjerėt
qe kanė ardhur kėtu pėr tė kėnduar
Ja, i sheh?
Nė radhėn e parė tė korit
janė politikanėt,
deputetėt, ministrat, prokuroret
deputetėt, sharlatanėt
avokatėt e bankierėt
me ceqe nėpėr duar.
janė ata, tė radhės sė parė
qė kanė ardhur pėr tė kėnduar.
Sa pėr ju tė tjerėt
tė punė e tė papunė,
shtėpiakė e hamallė
mbani vendin qė keni,
veshėt pipėze, ju aty....
ju jeni kėtu vetėm pėr tė bėrė tytytytytyt ry

Se janė kėta tė tjerėt
qė kanė ardhur pėr tė kėnduar.
hapni vend ju lutem
politikanėt, tė parėt,
kėta janė bilbilat tonė,
kėngėtarėt!


Ne jemi tė gjithė nė njė barkė
qė po fundoset ngadalė
deputetet kėndojnė,
ju jepuni rremave pa fjalė.
hajde tani,
leri llafet
futju punės aty.....
Tytytytytytyty ry ty

Tytytytytytyty ry ty




Dario Fo ėshtė njė nga autorėt e preferuar tė skenės durrsake. Tashmė njė tjetėr nga komeditė e tij vjen nė skenėn e pallatit tė kulturės nė Durrės. Boll ! Kėshtu nuk shtyhet mė!, kėshtu quhet komedia e cila vjen premierė enjten nė skenėn e teatrit Aleksandėr Mosiu Durrės. Njė komedi e shkruar nga autori italian Dario Fo, e cila ėshtė vėnė nga mbi 600 teatro e kompani teatrale nė tė gjithė botėn. Edhe pse ėshtė shkruar 33 vjet mė parė, edhe pse ėshtė e ambientuar nė Itali ajo ėshtė tepėr aktuale dhe duket sikur ėshtė shkruar posaēėrisht pėr vendin tonė. Komedia flet pėr njė aktualitet mė tė vėrtetė se kurrė. Loja e aktorėve, mizanskenat e shumta nė sallė do ta bėjnė dhe publikun tė ndjehet i pėrfshire nė kėtė histori. Njė tjetėr element regjisorial ėshtė dhe vendosja e pllakateve tė shumta nė sallė ku tė krijohet ideja e njė mitingu, por qė kėtė herė nuk organizohet nga asnjė parti politike apo shoqatė joqeveritare, por nga njė grup i vogėl artistėsh qė me gjithė vėshtirėsitė qė hasin pėr tė qenė apo jo, marrin guximin pėr tė dhėnė njė mesazh. Ethet elektorale, kriza ekonomike, qytetare tė pakėnaqur nga sistemi politik, do tė jenė nė qendėr tė shfaqjes me tė re trupės sė teatrit Aleksandėr Mosiu tė Durrėsit. Kjo komedi ėshtė njė tekst qė trajton situatėn politike sociale, nė formėn e satirės sė groteskut. Regjisorja Dervishi po pėrpiqet qė tė ngjisė nė skenė njė komedi, e cila do tė mbetet nė kujtesėn e publikut pėr nga realizimi skenik, pėrmbajtja dhe aktrimi. Komedi kjo e cila do tė vihet nesėr nė skenė nga regjisorja Driada Dervishi. Nė tė marrin pjesė aktorėt mė tė mirė tė Durrės, si Xhelal Tafaj, Eftjola Lacka, Ervin Doko F, Erald Caushi, Marvin Tafaj, Hysen Bashhysa, Sanije Hoti e Muharrem Hoxha. Dario o ėshtė njė aktor brilant, pantomimist, regjisor, autor, aktor, skenograf qė prej 40 vjetėsh ėshtė njė nga protagonistėt mė aktivė dhe kurajozė tė teatrit italian dhe tė atij botėror. Nė gjithė Italinė Fo njihet nga tė gjithė si aktor dhe shumė pak si autor. Ndėrsa nė gjithė botėn ai njihet si njė autor. Fo ka shkruar rreth 70 pjesė, disa prej tyre me bashkėautorėsi me Franka Ramen. Viktimė e satirės sė tij ėshtė miopia e treguar nga qeveria. Nė vitin 1997 ai merr ēmimin Nobel .

>> Gazeta sot <<


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:06.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.