Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 01-07-10, 22:47   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim 2 Korriku, pjes e Historis sė Pavarsis sė Kosovės

Ku e ka mirė, e ka mirė !

AAK: Deputetėve tė 2 Korrikut 1990 t’iu njihet statusi i ish-deputetit
Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 20-vjetorit tė Shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut 1990, nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, kėrkon nga Qeveria e Kosovės, tė marrė iniciativėn pėr dhėnien e statusit tė ish-deputetit pėr kėta deputetė.... Postuar nė rtklive.com: 03:32:36 / 01.07.2010
Ai gjithashtu uroi popullin e Kosovės, bartėsit e lėvizjes sė pandalur pėr lirinė e pavarėsinė e Kosovės, veēanėrisht deputetėt e Kuvendit tė 2 Korrikut.

sipas tij, njėzet vjet mė vonė e kujtojmė me respekt kėtė ngjarje tė rėndėsishme nė rrugėn tonė drejt lirisė, pavarėsisė dhe shtetit tė Kosovės.

”E kujtojmė momentin kur deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, vepruan nė pėrputhje me mandatin qė kishin nė kuadėr tė proceseve tė atėhershme, duke dėshmuar guxim, vizion dhe pėrgjegjėsi tė lartė pėr vullnetin qė pėrfaqėsonin dhe pėr aspiratėn tonė historike pėr liri dhe pavarėsi”, tha ai.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga murrizi : 01-07-10 nė 22:48
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-07-10, 23:10   #2
teutaA
Born To Be Wild !!!
 
Anėtarėsuar: 06-01-08
Vendndodhja: Aty ku vlersohet njeriu ,,,
Postime: 11,686
teutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėmteutaA i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 2 Korriku, pjes e Historis sė Pavarsis sė Kosovės

mjer femijet sa histori te pshtillt duhet te msojn per nje 5
__________________
Santa,,,,I'have Been Good ! :P
teutaA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-10, 23:21   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 2 Korriku, pjes e Historis sė Pavarsis sė Kosovės

Ky shkrim ėshtė huazuar nga Facebook, ėshtė shkruar nė vitin 2006, botuar nė fb nga Agim Gashi.

Deklarata Kushtetuese – gurthemel i pavarėsisė sė Kosovės


Ajete Zogaj



Nesėr, mė 2 korrik (2000), mbushen 16-vjet nga dita e miratimit tė Deklaratės Kushtetuese pėr pavarėsinė e Kosovės nga delegatėt e Kuvendit tė atėhershėm tė Kosovės. Miratimi i kėsaj deklarate ishte padyshim njė akt me rėndėsi vendimtare pėr historinė mė tė re tė Kosovės e tė popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave tė popullit tė Kosovės pėr liri dhe mėvetėsi nė rrethanat e reja qė po krijoheshin asokohe ndėr shqiptarėt dhe nė gjithė rajonin e Ballkanit. Shuarja e autonomisė po shėnonte fillimin e serbizimit tė Kosovės dhe nė tė njėjtėn kohė paraqiste hyrje nė njė periudhė tepėr tė rėndė pėr shqiptarėt tė cilėt po trajtoheshin, jo vetėm si qytetarė tė rendit tė dytė, por edhe po u nėnshtroheshin torturave sistematike nga regjimi kriminal serb.


Duke qenė tė vetėdijshėm pėr momentin historik para tė cilit ndodhej Kosova, delegatėt e atėhershėm tė Kuvendit tė Kosovės, mė 2 korrik tė vitit 1990, miratuan publikisht (para Kuvendit tė Kosovės) Deklaratėn Kushtetuese, me tė cilėn Kosova u shpall njėsi e veēantė nė kuadėr tė federatės sė atėhershme jugosllave. Ky ishte njė akt historik i pritur moti dhe qė shprehte aspiratat shekullore tė popullit tė Kosovės pėr mėvetėsi shtetėrore e territoriale nga Serbia.

Moment politik me rėndėsi nė ato rrethana ishte fakti se nė Kosovė tashmė po vepronte njė lėvizje e fuqishme demokratike shtetformuese nė krye me LDK-nė. Ishte kjo koha kur nė horizont tashmė dukej shpėrbėrja e qartė e ish-RSFJ-sė, krijesė kjo artificiale dhe krejtėsisht antishqiptare e dominuar kryesisht nga ambiciet dhe politika hegjemoniste serbe.


Dy muaj pas shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese, qė nė popull njihet edhe si Deklarata e Pavarėsisė, pra mė 7 shtator tė vitit 1990, tė njėjtėt delegatė nxorėn aktin mė tė lartė juridik - Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės dhe me kėtė ata edhe formalisht Kosovėn e shpallėn Republikė.


Por, sikundėr pritej edhe nė ato momente dramatike, Serbia fill pas shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese vendosi gjendjen e jashtėzakonshme nė Kosovė, duke suprimuar me forcėn e tankeve tė gjitha institucionet e Kosovės, duke filluar nga Kuvendi e Kėshilli Ekzekutiv i tij dhe deri tek tė gjitha institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore.


Nuk ka asnjė dyshim se Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, tė vitit 1990, shėnon pikėnisjen e shtetėsisė sė Kosovės, qė do tė shpjerė deri nė ditėt e sotme, kur Kosova tashmė gjendet nė prag edhe tė pavarėsisė formale si shtet. Nė rrethanat e tashme dhe pas pėrfundimit tė luftės, tė masakrimeve, tė eksodit masiv tė popullit tė Kosovės e tė shkatėrrimeve tė tmerrshme, mund tė thuhet se ekziston njė kontinuitet i fuqishėm i pėrpjekjeve tė popullit tė Kosovės pėr liri, pėr pavarėsi e pėr shtetėsi.


Ky kontinuitet nuk mund tė mohohet nga askush dhe kjo qė po pėrjeton tash Kosova ėshtė meritė e popullit, e atyre qė pėr lirinė e Kosovės u angazhuan politikisht dhe ushtarakisht, e atyre qė u sakrifikuan dhe qė dhanė jetėn pėr lirinė, pėr demokracinė dhe pėr pavarėsinė e Kosovės.


Deklarata na bashkoi nė rrugėn e pavarėsisė


Ilaz Ramajli: Ka kaluar njė kohė e gjatė nga 2 korriku i vitit 1990. Shumė ngjarje kanė pasuar pas saj, por unė kisha dashur t’i kujtoj lexuesit se nė atė kohė kishin filluar tė shihen shenjat e para tė dekompozimit tė ish-Jugosllavisė dhe siē bėnin tė gjitha ish-republikat e ish-Jugosllavisė edhe ne aspironim pėr njėsi federale, edhe ne ishim tė detyruar tė ndėrmerrnim hapa mbrojtės kushtetues, juridikė e politikė, nė mėnyrė qė tė jetėsohet vullneti i popullit shqiptar. Qysh atėherė ishte fare e qartė qė Kosova tė jetė shtet sovran dhe i pavarur. Ishte kohė e karakterizuar edhe me njė lėvizje jashtėzakonisht tė fuqishme politike, qė rrjedhimisht ka filluar nė Kosovė me paraqitjen e partive tė reja politike, konkretisht tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe tė partive tė tjera, tė cilat e artikulonin vullnetin e popullit tė Kosovės. Natyrisht, delegatėt e Kuvendit tė Kosovės e pėrcjellin nė mėnyrė shumė tė pėrpiktė vullnetin e popullit pėr Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur. Ishte kjo faza e parė e njė veprimi tė tillė legal tė institucioneve legale, nė mėnyrė qė vullnetit tė popullit t’i jepej forma kushtetuese juridike.


Nuk duhet harruar se fillimisht ėshtė paraqitur Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės me rezolutėn pėr pozitėn kushtetuese juridike tė Kosovės dhe me pozitėn e shqiptarėve nė kushtet e reja tė krijuara. Nė rezolutėn e ASHAK-ut ishte e formuluar shumė qartė pozicioni politik dhe kushtetues e juridik, qė kėrkohej pėr Kosovėn dhe pėr popullin e saj. Mund tė themi se rėndėsia e Deklaratės Kushtetuese pėr atė kohė ka qenė se ka filluar pėrfundimisht qė Kosova ta marrė njė rrugė tė mėvetėsisė, pėr ta pėrcaktuar fatin e saj dhe tė popullit tė vet.


Tė gjitha ngjarjet, qė kanė ndodhur mė pas, kanė njė lidhshmėri dhe janė pjesė e njė procesi, e cila shpresoj se do tė pėrfundojė kėtė vit me pranimin e Kosovės shtet sovran dhe tė pavarur nga bashkėsia ndėrkombėtare.


Deklarata Kushtetuese atėherė dhe sot e ka njė rėndėsi tė veēantė, sepse e definon shumė qartė vullnetin e popullit tė Kosovės. Ky ishte mesazh shumė i qartė sa i pėrket faktorit ndėrkombėtar dhe ishte njė akt, qė i bashkoj qytetarėt e Kosovės nė rrugėn e tyre pėr pavarėsi dhe pėr krijimin e shtetit sovran dhe tė pavarur.


Deklarata, projekt i pavarėsisė


Akademik Mark Krasniqi: Po, pėr ēdo punė duhet tė bėhet projekti. Edhe Deklarata e 2 Korrikut ka qenė projekt pėr pavarėsinė e Kosovės. Projekt politik, qė e ka rėndėsinė e vet dhe qė ka shėrbyer edhe pėr hartimin e Kushtetutės sė Kaēanikut. Kjo ėshtė bazė e zhvillimit politik tė asaj kohe, e cila edhe sot mund tė shėrbejė nė shumė segmente.


Merita e kėsaj deklarate ėshtė lindja dhe fuqizimi i saj nė kushte tė rėnda okupimi serb. Zhvillimet e mėtejme janė bėrė nė kushte tė reja.



Dokument historik


Dr. Zekeria Cana: Mendoj se rėndėsia historike e kėsaj ngjarjeje tė shėnuar nė historinė e Kosovės, duhet parė nė dritėn e rrethanave nė tė cilat doli kjo deklaratė kushtetuese. Kemi parasysh qė nė marsin e vitit 1989 delegatėt e Kuvendit tė Kosovės e votuan amendamentin nė Kushtetutėn e Serbisė, miratuan suprimim e Kosovės si njėsi autonome e Federatės Jugosllave. S’do mend ishte njė qėndrim burravecllėku, njė qėndrim qyqar i pėrfaqėsuesve tė popullit, tė zgjedhur nga populli. Thėnė shkoqur, ishte akti mė i shėmtuar i njė tradhtie kombėtare. Po, megjithatė, nė Kosovė dolėn forca tė reja dhe njė vit mė vonė delegatėt e porsazgjedhur tė kėtij kuvendi u mblodhėn me njė qėndrim dhe njė vendosmėri, dhe nxorėn deklaratėn, e cila ėshtė dokumenti i parė nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, qė shpreh vullnetin e popullit pėr t’i dalė zot vetvetes.Ėshtė njė qėndrim guximtar, stoik , nė kohėn kur Kosova ėshtė e mbushur me ushtri dhe polici serbe, nė kohėn kur terrori serb pėrjashtonte njerėzit nga puna, dėbohen nga banesat, kur ushtarė shqiptarė kthehen nė arkivole nga Armata Jugosllave, njerėzit rrahėn pėr vdekje pa asnjė faj.


Kjo deklaratė ka dy dimensione: dimensioni i brendshėm i Kosovės pėr tė qenė e pavarur dhe dimensioni i jashtėm ndėrkombėtar. Kėtu merr peshė edhe mė shumė Deklarata e 2 Korrikut, sepse e sensibilizoi faktorin ndėrkombėtar nė pėrkrahje tė ēėshtjes sė drejtė tė Kosovės. Deri atėherė ishte ngritur komploti i heshtjes pėr Kosovėn. Nė botė pak kishte depėrtuar e vėrteta pėr Kosovėn. Pėrpjeka mė e madhe jona atėherė ishte qė tė depėrtonim nė botė me tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn pėr Kosovėn. Nga kjo anė, do tė theksoj nė mėnyrė tė veēantė guximin e delegatėve. Ata e thanė fjalėn e tyre duke rrezikuar vetveten dhe familjen. Pas kėsaj delegatėt u shtrėnguan ta braktisin Kosovėn, sepse i priste arrestimi nga policia serbe.


Nga perspektiva historike, rėndėsia e kėsaj deklarate mund tė ēmohet edhe mė shumė nga distanca kohore. Ata qė do tė merren me studimin e historisė mė tė re tė Kosovės duhet tė jenė shumė tė vėmendshėm, tė bėjnė analizėn e tė gjitha rrethanave dhe tė gjitha kushteve nė tė cilat doli Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990.


>>> vazhdon...

__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 01-07-10, 23:24   #4
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 2 Korriku, pjes e Historis sė Pavarsis sė Kosovės

Deklarata e pavarėsisė

Halit Muharremi: Duke medituar 16 vjet pas shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese, e cila nė historinė mė tė re tė Kosovės njihet si Deklarata e Pavarėsisė, mendoj se dy ngjarje tė mėdha e shėnuan vitin 1990 qė me pietet dhe mburrje do tė kujtohen brez pas brezi: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Shpallja e Republikės sė Kosovės, pėrkatėsisht, miratimi dhe shpallja e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, mė 7 Shtator tė tė njėjtit vit, si aktin mė tė lartė politik dhe juridik tė njė shteti. Ndėrkaq, fundshekullin e XX do ta pasojnė edhe vendimet dhe aktet e tjera jo mė pak tė rėndėsishme se dy tė parat: Rezoluta mbi shpalljen e Republikės sė Kosovės shtet sovran dhe i pavarur e 22 shtatorit, Referendumi pėr Republikėn e Kosovės shtet sovran dhe i pavarur qė u mbajt nga 26-30 shtator tė vitit 1991 dhe lufta ēlirimtare e popullit tė Kosovės.

Vlen qė tė pėrkujtohet se Kosova e viteve tetėdhjetė u gjet nė njė situatė shumė tė vėshtirė, pėr shkak tė synimeve agresive tė pushtetit serb qė tė zhbėjė gjithēka shqiptare, duke pėrdorur tė gjitha mekanizmat e presionit dhe tė dhunės nė mėnyrė qė t’i nėnshtrojė shqiptarėt dhe Kosovėn.

Pas suprimimit tė subjektivitetit politik dhe kushtetues-juridik tė Kosovės nga ana e Serbisė, pėrmes ndryshimeve kushtetuese tė dhunshme, pėr popullin e Kosovės dhe klasėn e saj politike dhe intelektuale u shtrua dilema hamletiane - tė jesh apo tė mos jesh. Nė kėto rrethana u lind Alternativa politike (LDK), si lėvizje politike mbarėpopullore, nėn udhėheqjen e presidentit legjendar, Dr. Ibrahim Rugova, e cila krijoi njė platformė politike sui generis, pėr njė status tė ri pėr Kosovėn. Duke u nisur nga e drejta universale pėr vetėvendosje dhe pėrcaktimin se vullneti i popullit ėshtė bazė e pushtetit shtetėror, Kuvendi i Kosovės, mė 2 korrik 1990, miratoi dhe shpalli Deklaratėn Kushtetuese, pėrkatėsisht, Deklaratėn e Pavarėsisė. Tani ndodhemi nė njė fazė tė re kur nga institucionet e pushtetit shtetėror tė Kosovės, me tė drejtė kėrkohet njohja e pavarėsisė, ndėrsa nga faktori ndėrkombėtar kėrkohet qė tė bisedohet pėr status.

Edhe nė qoftė se do tė ketė biseda, ato duhet tė bėhen me institucionet relevante ndėrkombėtare, mbi bazėn e platformės politike dhe juridike tė pėrcaktuar mė parė, siē ėshtė pėrcaktuar nė aktet e pėrmendura edhe rezoluta e fundit e Kuvendit aktual tė Kosovės e miratuar kohė mė parė.

Shpalljen e Deklaratės Kushtetuese tė gjithė shqiptarėt, kudo qė janė, e kanė pėrjetua si fitore tė tyren.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 02-07-10, 23:12   #5
Marco
Banned
 
Avatari i Marco
 
Anėtarėsuar: 26-06-06
Postime: 995
Marco i dashurMarco i dashurMarco i dashurMarco i dashur
Gabim Titulli: 2 Korriku, pjes e Historis sė Pavarsis sė Kosovės

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga murrizi
Ku e ka mirė, e ka mirė !

AAK: Deputetėve tė 2 Korrikut 1990 t’iu njihet statusi i ish-deputetit
Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e 20-vjetorit tė Shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese tė 2 Korrikut 1990, nga deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, kėrkon nga Qeveria e Kosovės, tė marrė iniciativėn pėr dhėnien e statusit tė ish-deputetit pėr kėta deputetė.... Postuar nė rtklive.com: 03:32:36 / 01.07.2010
Ai gjithashtu uroi popullin e Kosovės, bartėsit e lėvizjes sė pandalur pėr lirinė e pavarėsinė e Kosovės, veēanėrisht deputetėt e Kuvendit tė 2 Korrikut.

sipas tij, njėzet vjet mė vonė e kujtojmė me respekt kėtė ngjarje tė rėndėsishme nė rrugėn tonė drejt lirisė, pavarėsisė dhe shtetit tė Kosovės.

”E kujtojmė momentin kur deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, vepruan nė pėrputhje me mandatin qė kishin nė kuadėr tė proceseve tė atėhershme, duke dėshmuar guxim, vizion dhe pėrgjegjėsi tė lartė pėr vullnetin qė pėrfaqėsonin dhe pėr aspiratėn tonė historike pėr liri dhe pavarėsi”, tha ai.
Syt .... ki veq qka e ke pru edhe ti qet tem bravo tkoft.....!
Ksaj i thojne kur dy veta lujne shah, i treti qe rrin permi koke i sheh edhe do poteza mashume , keshtu qe edhe Ramushi po i kqyr kta en qeveri qka po bojne e po jav sheh gabimet se kur po hypin atje nalt po na harrojne krejt,
Ai Thaci ka luftu mashum me shqiptar me hyp en qeveri se sa me shki gjat luftes, e po ta ngon tasht qka fol Ramushi prej kornerit aiiiiiii



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Marco : 02-07-10 nė 23:14
Marco Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 09:45.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.