Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 28-07-10, 20:18   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu



Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu
Dr.sc. Ilmi Veliu,
28/07/10 08:47


Kumtesėn qė do tė lexoj, ka tė bėjė mė njė polemikė qė kemi pasur me profesorin tim tė studimeve posdiplomike, Boban Petreski tė Universitetit tė Shkupit, ku unė arrita tė mbroj temėn e magjistraturės “Skėnderbeu nė burimet Osmane dhe Bizantine”, ku do tė pėrfshihej edhe origjina e tij sipas burimeve Osmane. Edhe pse unė nga arkivat e Stambollit sigurova numėr tė madh burimesh, ku kronistėt osmanė nė mėnyrė tė drejtė pėr drejtė potencojnė se ai ishte shqiptarė dhe i biri i njė shqiptari, profesori vazhdonte me kokėfortėsi tė kontestonte origjinėn e nėnės sė Skėnderbeut. Nė fund u morėm veshtė qė unė dhe ai tė vazhdonim me hulumtimet tona dhe polemikėn, qė do tė ishte jashtė kornizave tė temės, temė kjo qė iu dedikua vetėm Skėnderbeut dhe trajtimit tė tij nga kronikat osmane, qė unė pastaj arrita ta mbroj me sukses para komisionit ku anėtar ishte edhe profesori I lartpėrmendur.

Nėna e Gjergjit, qė vazhdimisht ėshtė prezantuar si Voisava e qė nė latinishten dhe sllavishten e vjetėr mund tė deshifrohet dhe lexohet edhe si Vjosava, (ne deshifrim historianėt sllavė germėn “o” e kanė vendosur para germės “j”) temė e cila deri tani nuk ishte lėndė me interes tė madh nė hulumtimet pėr periudhėn e Skenderbeut. Si argument se emri Voisava mund tė lexohet edhe ndryshe kamė marrė pėrkthimin e Barletit nė gjuhėn frėnge tė sh.18 ku emri i nėnės se Skėnderbeut ėshtė i shėnuar si Vjeisava.

Deri me tani shtylla gjenealogjike e Skėnderbeut nga ana e nėnės mbaronte vetėm me tė dhėna personale dhe nė ca momente me disa tė dhėna tė pėrgjithshme pėr prejardhjen e saj nga njė fis aristokrat i Pollogut.

Tė dhėnat burimore pėr Vjosavėn janė tė pėrmbledhura nė dy burime kryesore:

1. Gjon Muzaka, nė Gjenealogjinė e tij , nė tri vende e pėrmend nėnėn e Skėnderbeut.

2. Burimi i dyte ėshtė Marin Barletit, i cili duke informuar pėr prindėrit e Skėnderbeut thotė se nėna e tij ishte Voisava.

Gjon Muzaka nė mėnyrė eksplicite ēon drejt mendimit se ajo rrjedh nga njė familje shumė e lartė aristokrate, kurse Marin Barleti shėnon se nėna e Skėnderbeut ka qenė bija e njėrit ndėr mė tė njohurit tė tė parėve tribaldian i cili ishte sundimtar i Pologut.

Unė duke pėrdorur metodėn e historisė komparative pėr krahasimin e historisė politike tė Pollogut dhe rajoneve fqinje, nė dekadat e fundit tė sh.14, me lajmet e dhėna burimore, pata mundėsi ta identifikoj babanė e Vjosavės, e qė ka qenė sundimtar i Pollogut.

Sipas njohurive nė shkencėn e historisė, babai i Skėnderbeut, Gjoni duke e marrė vendin e babait tė tij, i cili llogaritet tė ketė pasur pasuri tė pa tundshme edhe nė krahinat e Dibrave, nga fundi i sh.14, u vu nė krye tė familjes sė Kastriotėve. Nė atė kohė ai qe martuar me Vjosavėn. Njohuritė e kėtilla i krahasojmė me lajmet e burimeve tė dhėna, ku shėnohet se babai i Vjosavės ishte mbret i Pollogut.

Nga kėto tė dhėna del se ai udhėhiqte me Pollogun para se tė binte nėn sundimin osman dhe mund tė supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit tė Shkupit mė 1392, koha kur nė dokumente, si zotėri i Pollogut pėrmendet Gėrguri dhe kufiri i shtetit tė tij pėrputhej me atė tė Vuk Brankoviqit.

Dokumenti mė kryesorė dhe mė i vlefshėm qė e pėrmend princin shqiptar tė Pollogut me emrin Gėrguri ėshtė shkrimi i eremonahut Mihajli nga kisha “Leshka” e Pollogut, e qė do tė ketė qenė shkruar nė vitet 1366-1371. Dokumenti thotė se prifti Mihon i fshatit tė Pollogut-Debrishtė na ka lėnė disa shkrime, nga koha kur mbret i Pollogut ishte Gėrguri.

Bullgari Ivan Ivanov, nė veprėn e tij “Bllgarski starini”, mendon se pas vrasjes sė Vukashinit mė 1371 te lumi Marica, me territoret e Maqedonisė Lindore vazhdon tė sundojė djali i tij Marko i njohur mė vonė si Krali Marko. Me qė sundimtari i Pollogut, Gėrguri kishte pasur bashkėpunim me Vukashinin edhe mė herėt, vazhdon tė bashkėpunojė edhe me Krali Marko me qėllim qė tu kundėrvihen osmanlinjve.

Profesori im i nderuar dhe kundėrshtari im shumė i madh rreth origjinės sė nėnė sė Skėnderbeut, Petreski, duke hulumtuar burime tė shumta si “Stari srpski zapisi, nga L. Stojanoviq; Bėlgarski starini od Makedonija nga I.Ivanov; Q. Radojiēiq – Ko je podigao manastir Zaum ; M. Diniq, Oblast Brankoviqa,; R. Mihalqiq, Kraj srpskog carstva,; M. Shuica, O Cezaru Gerguru, qė tė jetė sa mė i fuqishėm nė tezėn e tij, mė bėni njė shėrbim shumė tė madh dhe unė nuk duhej tė lodhem edhe aqė shumė por vetėm tė analizoj burimet qė ai mi prezentoi e qė i kishte hulumtuar mė herėt.



__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 28-07-10, 20:26   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

Ai nė bazė tė burimeve ka vėrtetuara se Tribalda ėshtė mbiemėr personal i Vjosavės dhe nuk ka tė bėjė me atė se ajo i ka takuar fisit tė Tribalėve i cili fis ka qenė thrrakas dhe nuk ėshtė shtrirė nė Pollog dhe nuk ka asnjė lidhje me sllavėt.

Si kundėrpėrgjigje, unė e kamė analizuar kėtė mbiemėr dhe kamė ardhur nė pėrfundim se mund tė deshifrohet vetėm me anė tė gjuhės shqipe dhe ka pėr kuptim token e lagur, te balta, tri baltat, te rruga e baltės; toponime kėto qė edhe sot i hasim nė vendbanimet shqiptare.

Pra sipas mbiemrit qė ka pėrdorur nėna e Skėnderbeut Vjosava Tribalta del se ajo ka qenė me origjinė shqiptare sepse mbiemri i sajė mund tė shpjegohet vetėm nėpėr mes tė gjuhės shqipe.

Argumenti i dytė qė bie Petreski ėshtė ai se ajo ka qenė e bija e Gėrgurit, mbretit tė Pollogut, i cili pohim ėshtė plotėsisht i pranueshėm sepse ai ka dokumente shumė tė fuqishme se me tė vėrtetė nė kohėn pėr tė cilėn na flasim, mbret i Pologut ka qenė Gėrguri, por ajo nuk i ndihmon kurrgjė kolegut tim sepse emri Gėrgur nuk ėshtė i origjinės sllave dhe mund tė deshifrohet vetėm duke pėrdorur gjuhėn shqipe. Pra Gėrgur mund tė ketė qenė emėr qė nė thelb ka emrin e gurit dhe mund tė ketė qenė emėr dhe mbiemėr Ger- Guri ose Guraz Guri, Gurit Guri, Gjergj Guri, emra e mbiemra qė edhe sot pėrdoren tek shqiptarėt.

Pra kėto dy argumente rreth origjinės sė nėnės sė Skėnderbeut dhe babait tė sajė jėnė shumė tė fuqishme, dhe duhet ta falėnderoi kolegun tim, i cili duke dashur tė mė gjuaj, guri i kthehet dhe i bie nė kokė atij.

Kjo temė ka qenė dhe ėshtė vazhdimisht aktuale, por pas pėrkthimit tė librit tė Oliver Shmitt u bė edhe mė aktuale. Unė para disa ditėsh nėpėr mes tė Internetit dhe gazetės Lajm e revistės Albanica iu pėrgjigja Shmitit tė cilin e kam shok dhe bashkėpunėtor tė mirė, po edhe historianėve tjerė qė shumė sende nuk i kanė tė qarta nė lidhje mė Skėnderbeun. Shmitt, po edhe shumė historianė tjerė qė merren me kėtė periudhė vazhdojnė ti hulumtojnė dhe analizojnė vetėm burimet latine, dhe po ti analizojnė edhe burimet osmane qė flasin pėr Skėnderbeun do tė shohin dhe do tė binden se origjina e tij, babait tė tij, gjyshit e stėrgjyshit janė tė pastėr shqiptarė, po edhe origjina e nėnės sė ti dhe gjyshit nga nėna janė po ashtu pastėr shqiptarė.

(Kumtesė me rastin e mbajtjes sė Akademisė Shkencore kushtuar Kuvendit tė Lezhės - Dr.Sc.Ilmi Veliu ėshtė historian dhe drejtor i Muzeut tė Kėrēovės).
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 28-07-10, 20:44   #3
Artisti
 
Avatari i Artisti
 
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
Artisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

I nderuari Dilaver, duke tė falenderuar nga Zemra pėr kėtė shkrim dhe duke e falenderuar edhe Dr.Sc.Ilmi Veliu pėr hulumtimin e tij dhe analizat e forta tė hulumtimit tė kundėrshtarit tė tij, tė njohtoj se sikur ti qė ke sjellur kėtė shkrim kėtu po ashtu edhe Dr. Sc. Ilmi Veliu, keni thikuar nė Zemėr ata tė cilėt deri mė tash gėrgasnin qė Nėna e Skėnderbeut ishte sllave.


Keni thikuar nė Zemėr pa hamendje dhe me qėllimin mė tė mirin qė ka ekzistuar kėto 10 vitet e fundit.



Ju falenderon shumė


Artisti
__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Artisti : 28-07-10 nė 20:45
Artisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 05-08-10, 11:14   #4
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

Ky studim qe heq te gjitha dilemat rreth prejardhjes se paster shqiptare(me nane e me babe)te Skenderbeut, u pershendet keto dite edhe nga Shtepia e Bardhe.Mu ne metropol(New York vs qytethe, katune, mahalle)do t'i ngritet permendorja heroit tone historik, Skenderbeut.
_________________________________
Planifikohet monumenti i Skėnderbeut nė Nju Jork
Vendosja e monumentit tė Skėnderbeut nė Nju Jork ėshtė njė nismė e Institutit Shqiptaro-Amerikan “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu”.

Nga Express mė 05.08.2010 nė ora 11:24
Presidenti i Institutit, Rrape Rruci ka bėrė tė ditur se sė shpejti do tė planifikohet dhe realizohet nisma e bėrė pėr vendosjen e kėtij monumenti tė figurės historike kombėtare nė metropolin amerikan.
Idesė i janė bashkėngjitur edhe shoqatat dhe institucionet e tjera shqiptare dhe amerikane nė SHBA, ndėrsa pėr kėtė ėshtė njoftuar edhe misioni shqiptar pranė OKB-sė nė Nju Jork.
Pėr vendosjen e monumentit pritet tė kėrkohet leja nga guvernatori i bashkisė sė Nju Jorkut, Majkėll Blumberg. (INA)
________________________________
http://www.gazetaexpress.com/web/ind.../36000/C4/C15/
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-08-12, 16:33   #5
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

O sa mir me ken Shqiptar

ROZANA RADI - O SA MIRE ME KEN SHQIPETAR ( Official Video HD )
www.youtube.comMusic: Adi Hila Lyrics: Rozana Radi Video by: Mac Production - 2012 (C) All Rights Reserved (P) & (C) Rozana Radi 2012

__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 24-10-12, 17:56   #6
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribalda, ishte shqiptare nga Pollogu

Ky studim shkencor nga Autori Dr.Sc. Ilmi Veliu. Sidhe doreshkrimet e sjella ketu per neve, e bejnė edhe Autorin por edhe Dilaver Kosoven tė pavdekshem.
Mos harroni atdhetaret nuk jetojnė pėr tu pasuaruar pėr vete, ata jetojn e punjojn pėr tė pasuruar kombin.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:17.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.