Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 05-01-11, 01:06   #1
Janna
 
Anėtarėsuar: 26-12-10
Postime: 632
Janna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėmJanna i pazėvėndėsueshėm
Arrow Risitė e vitit 2010 ...

Viti 2010 pėr shumė kėngėtarė e kėngėtare ka qenė shumė i begatshėm. Njė pjesė e madhe e tyre kanė sjellė nė tregun muzikor kėngė dhe videoklipe tė reja. E gjithashtu janė shfaqur kėngėtarė tė rinj. Disa prej tyre vetėm patėn premtuar albume, e shumė prej tyre edhe publikuan albume. Ndėrsa ka pasur edhe disa nga ata qė nuk i kanė preferuar fare albumet gjatė vitit tė kaluar.Mc Kresha ndėr mė aktivėt e vitit 2010

Reperi kosovar MC Kresha vitin e kaluar bėri bujė me kėngėn e tij “Lej Fleshat”. Ai po nė vitin 2010 ka pasur shumė bashkėpunime, por edhe videoprojekt tė premtuar e tė mosrealizuar - duetin mes tij dhe grupit “Garazhat e Bardha”.
Kresha sė fundi zbuloi pėr Telegrafi.com se sė shpejti do tė publikohet kėnga e tij mė e re, kjo njė bashkėpunim me kėngėtaren qė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Eurovizion, Aurela Gaēe.
“Bashkėpunimi im me Aurela Gaēen pritet tė jetė vėrtet i suksesshėm. Videoklipi ėshtė realizuar nga produksioni ‘Pulla’, ku sė shpejti do tė transmetohet nė televizionet tona”, kishte pohuar Kresha. Ai sė shpejti do tė sjellė nė treg edhe videoklipin e tij “Not U”.
Viti qė kaloi ka qenė shumė i ngjeshur pėr Mc Kreshėn, pasi ai ka publikuar edhe albumin e tij me tė cilin ėshtė shprehur shumė i kėnaqur. Sa i takon premtimeve pėr vitin 2011, reperi kosovar ka thėnė se ėshtė duke e bėrė gati njė “mixtape” sė bashku me reperin Lyrical Son.
Tingulli i 3nt vjen me album pas tre vitesh
Gjithashtu hip-hop grupi “Tingulli 3nt”, muajin dhjetor lansoi albumin e tyre tė titulluar “Ma I Madhi N Ven”. Ky album ėshtė pritur tė realizohet tashmė tre vite, por anėtarėt e grupit kanė treguar se pėr shkak tė angazhimeve tė shumta nuk kanė mundur ta pėrfundojnė deri tash albumin.
“Ne jemi shumė tė kėnaqur me kėtė album ėshtė diēka mė ndryshe se herėve tė tjera. Ėshtė mė shumė se hip-hop, mendoj se shumė njerėz qė nuk dėgjojnė hip-hop e gjejnė veten aty’”, pati thėnė Getoar Selimi anėtari i grupit “Tingulli 3nt” pėr Telegrafi.com.
Albumi ‘i premtuar’ i Lyrical Son
Reperi Lyrical Son, emri i vėrtetė i tė cilit ėshtė Festim Arifi, pati thėnė pėr Telegrafi.com se ai ėshtė duke u pėrgatitur pėr albumin e tij tė dytė, por gjatė vitit qė kaloi nuk u publikua asnjė album i tij.
“Jam nė pėrfundim e sipėr tė albumit tim tė dytė. Albumi do tė kėtė mė shumė se 16 kėngė ku muzika do tė jetė mė shumė ‘reggae’. Kėtė album jam duke e realizuar pėr vete, sepse muzika pėr mua ėshtė gjithēka qė unė kam nė jetė”, pati pohuar reperi .
Rikthehet Bim Bimma
Pas njė pushimi tė gjatė nga muzika reperi Bim Bimma u kthye sėrish nė skenėn muzikore me kėngėn “Zani i skamjes”. Pas suksesit me kėtė kėngė, reperi pati zbuluar se mė 3 janar 2011 do ta publikojė edhe albumin e tij tė ri.
“Ky album ėshtė edicion i limituar prej 5.000 kopjeve dhe kushton tre euro. Promovimi i albumit do tė bėhet mė 3 janar tė vitit 2011, qė ėshtė ngjarja mė e madhe nė karrierėn time”, pati deklaruar Bim Bimma.
Repi dominon vitin me Fuga
Edhe pėr reperin Fuga viti 2010 mund tė quhet si i suksesshėm, pasi kėngėt e tij nė bashkėpunim me Elvana Gjatėn dhe Florin u bėnė hite. Ai pati deklaruar pėr Telegrafi.com se nuk i preferon albumet.
“Para njė viti unė kam edituar albumin tim. Nuk ėshtė qė nuk jam ndarė i kėnaqur, por tek ne nuk ka edhe shumė fitime nga albumi, prandaj unė personalisht nuk e preferoj albumin. Mė me shumė dėshirė i preferoj videoklipet”, pati deklaruar reperi.
Dafina dhe Argjentina – tė rejat e muzikės shqiptare
Pėrveē albumeve e kėngėve tė reja, nė tregun muzikor janė shfaqur edhe kėngėtarė tė rinj. Dafina Rexhepi ėshtė njėra prej kėngėtareve e cila u shfaq kėtė vit nė skenėn e muzikės shqiptare. Ajo pati thėnė pėr Telegrafi.com se muzika nuk ėshtė njė profesion i lehtė, sepse duhet shumė punė.
“Asnjė punė nuk ėshtė e lehtė. Muzika nė shikim tė parė duket profesion i lehtė dhe pa probleme por nė momentin qė je brenda, atėherė e sheh se ėshtė shumė mė e vėshtirė se sa qė e mendon”, ishte shprehur Dafina.
Njė vajzė tjetėr shumė simpatike e cila fitoi shumė lehtė famė ėshtė Argjentina Ramosaj. Ajo shumė shpejt edhe u adaptua nė botėn muzikore. Argjentina pati thėnė pėr Telegrafi.com se fama ėshtė njė gjė shumė e bukur pėr njė artist.
“Fama ėshtė njė gjė shumė e bukur pėr njė artist. Sa mė shumė famė aq mė shumė do tė ketė njerėz qė e dėgjojnė dhe e vlerėsojnė muzikėn, punėn tėnde”, kishte thėnė Argjentina.
Roku kosovar i vitit 2010 karakterizohet me grupin “Troja”
Gjatė muajit nėntor grupi”Troja” realizoi njėrin prej koncerteve mė tė suksesshme tė quajtur “The Young Gettopeans”, qė ishte njė protestė pėr mos liberalizimin e vizave pėr Kosovėn. Grupi “Troja” kėtė koncert e ka quajtur shumė tė suksesshėm dhe ka zbuluar se teleshikuesit do tė mund ta ndjekin kėtė koncert mė datėn 1 janar (sot) nė televizionin KohaVizion.
“Ky koncert ka qenė shumė i suksesshėm dhe ne kemi vendosur qė pėr festat e fundit-vitit, saktėsisht me datėn 1 janar, ta transmetojmė nė KohaVizion, pati pohuar pėr Telegrafi.com anėtari i grupit Violand Shabani.
Rok grupi kosovar nė ditėt e fundit tė vitit tė kaluar pati zbuluar edhe se kanė ndaluar shitjen e albumit “Amaneti i Clown-it”. Kjo pėr arsye tė mosmarrėveshjeve me kompaninė edituese e cila nuk i ka paguar tė hollat grupit.
“E kemi ndaluar shitjen e ‘Amaneti i Clown-it’ pėr shkak tė disa mosmarrėveshjeve me kompaninė pėrkatėse, e cila nuk i ka paguar tė hollat. Gabimi ynė ka qenė se nuk kemi nėnshkruar njė kontratė paraprakisht. Ata mund tė kenė shitur diku dy apo tre mijė CD, por ajo ēka ėshtė interesante ėshtė se si album nuk shitet mė”, pati pohuar anėtari tjetėr i grupit Bujar Berisha.
“Troja” pėr Telegrafi.com pati zbuluar se pas Vitit tė Ri do tė vijnė me kėngė tė reja, dhe se shpresojnė tė realizojnė turne nė gjithė Kosovėn.
“Jemi duke punuar nė disa kėngė. Nuk ka asgjė definitive se kur do t’u realizohen videoklipet, por besojmė qė pas vitit tė ri do tė sjellim diēka tė re. Gjithashtu shpresojmė qė vitin e ardhshėm tė realizojmė njė turne nė gjithė Kosovėn. /Telegrafi/


Janna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 17-12-11, 20:41   #2
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Risitė e vitit 2010 ...

nuk jam adhuruese e vip-ave , me rastesisi te lexoj kete interviste , dhe ajo qe me la pershtypje eshte cka do te thote te jesh vip intelektual ne boten e show bissnisit .. po ta analizoni ne veqanti cdo pergjigje do vreni se sa i hapur dhe i sinqete eshte ndaj vetes rrethit , botes , veti qe ne nuk jemi mesuar ta praktikojme..
duhet te jesh shume shume i ngritur te thuash ate kaq lehte kaq rrjedhshem ..


http://www.shqipmedia.com/portal/201...rea-me-i-miri/


__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 00:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.