Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 15-06-11, 21:34   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Misionit Ushtarak Holandez nė Shqipėri 1913-1914

Falėnderim

Oficerėve holandezė tė dėrguar nė Shqipėri nė vitet 1913-1914 pėr tė themeluar xhandarmėrinė e parė tė Shtetit tė sapokrijuar shqiptar iu dhanė jo vetėm pajisje tė zakonshme ushtarake, por – pėr fatin tonė tė mirė – edhe nga njė aparat fotografik. Ata fotografuan gjėrat qė i panė dhe i pėrjetuan nė njė kohė pėrcaktuese tė historisė shqiptare: pavarėsia e vonuar e kombit pas pesė shekujve tė sundimit osman, ardhja e njė mbreti tė ri gjerman pėr qeverisjen e vendit tė vogėl ballkanik, dhe rėnia e vendit nė kaos tė shkaktuar nga trazirat e brendshme dhe nga Luftėrat Ballkanike nė prag tė Luftės sė Parė Botėrore.


Mbreti Vid dhe zyrtarė tė tjerė nė varrim prapa arkivolit tė Kolonelit Thomson.
16 qershor 1914


Historia e Misionit Ushtarak Holandez

Shqipėria ishte pjesė pėrbėrėse e Perandorisė Osmane qė prej pushtimit turk tė pjesės jugperėndimore tė Gadishullit Ballkanik rreth viteve 1390-1400 dhe deri nė shembjen e perandorisė tė madhe nė vitin 1912. Gjatė kėtyre pesė shekujve, pjesa dėrrmuese e popullatės sė krishterė u konvertua nė Islam dhe shqiptarėt morėn zakonet dhe mėnyrėn e jetesės sė Lindjes. Shqiptarėt u shquan edhe pėr ndihmesėn e tyre tė spikatur nė Perandorinė Osmane. Shumė vezirė (kryeministra) dhe sundues tė lartė tė Perandorisė ishin me prejardhje shqiptare.
Gjatė dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shekullit nėntėmbėdhjetė, njė periudhė e rėnies sė dukshme tė Perandorisė Osmane, doli nė pah lėvizja kombėtare shqiptare. Pėr herė tė parė, vetėdija kombėtare u bė mė e rėndėsishme pėr shqiptarėt e arsimuar se sa pėrkatėsia fetare ose lavdia perandorake. Shqiptarėt filluan tė kėrkonin gjithnjė e mė shumė autonominė dhe vetėvendosjen brenda Perandorisė - ideja e pavarėsisė politike ishte ende njė ėndėrr e largėt. Kjo lėvizje, e njohur me emrin Rilindja, u kristalizua gjatė viteve 1878-1881 nė Lidhjen e Prizrenit. Mirėpo, me gjithė zgjimin e lėvizjes kombėtare, pushteti osman nė Shqipėri zgjati edhe gati tridhjetė vjet.

Nė qershor 1908, Perandoria Osmane u trondit nga revolucioni i Xhonturqve. Kjo revoltė e brendshme gėzoi fillimisht mbėshtetjen e udhėheqėsve shqiptarė nė Stamboll dhe Selanik. Mirėpo, pak kohė pas revolucionit, shumica e shqiptarėve tė arsimuar kuptuan se, pėr sa i pėrkiste kėrkesės pėr autonominė shqiptare, Turqit e Rinj nuk ishin aspak mė mirė se Turqit e Vjetėr. Duke qenė se nuk u plotėsua asnjė kėrkesė shqiptare, gjatė viteve 1909-1912 ndodhėn kryengritje tė shumta nė Shqipėrinė e Veriut dhe Kosovė.

Shqipėria vetė nuk luajti ndonjė rol tė veēantė nė Luftėrat Ballkanike gjatė viteve 1912-1913, mirėpo, si pjesė faktike e Perandorisė Osmane, ajo ishte nė mes tė zjarreve. Gjatė Luftės sė Parė Ballkanike nga tetori 1912 deri nė maj 1913, shqiptarėt ndodheshin vėrtet nė njė gjendje tepėr tė ndėrlikuar. Kundėr turqve ishin zhvilluar kryengritje tė panumėrta nė Shqipėri dhe Kosovė, por tani udhėheqėsit shqiptarė i druheshin mė shumė koalicionit kėrcėnues tė forcave tė krishtera tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Greqisė se sa pranisė ushtarake nė vendin e tyre tė forcave osmane tė dobėsuara. Ata donin tė ruanin tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė. Brenda dy muajve, forcat osmane ishin mundur pothuajse tėrėsisht, dhe vetėm nė Shkodėr dhe Janinė qėndronin ende disa njėsi turke. Vetė ekzistenca e Shqipėrisė ishte nė rrezik.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 15-06-11 nė 21:36
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 15-06-11, 21:35   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėri nė kohėn e mbretit vid

Nė atė kohė, u kthye nė Shqipėri Ismail Qemal bej Vlora (1844-1919) me mbėshtetjen e Austro-Hungarisė i cili shpalli pavarėsinė e vendit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912. Megjithėse shpallja e pavarėsisė ishte njė veprim historik pėr popullin shqiptar, ajo ishte mė shumė abstrakte sesa reale. Malazezėt kishin marrė Lezhėn dhe Shėngjinin dhe kishin rrethuar Shkodrėn; serbėt kishin pushtuar jo vetėm Kosovėn dhe Maqedoninė perėndimore, por edhe Elbasanin, Tiranėn dhe Durrėsin; dhe grekėt kishin shtėnė nė dorė Sarandėn dhe kishin vendosur forcat e tyre nė ishullin e Sazanit para gjirit tė Vlorės. Luftimet nė Shkodėr dhe rreth saj vazhduan nga marsi deri nė maj 1913, kur edhe trupat turke edhe trupat serbe filluan tė tėrhiqeshin nga vendi.

Njohja ndėrkombėtare e pavarėsisė shqiptare u arrit nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr nė vitet 1912-1913. Kjo konferencė e gjashtė Fuqive tė Mėdha (Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia) filloi punėn e saj mė 17 dhjetor 1912 nė Ministrinė e Jashtme britanike nėn udhėheqjen e ministrit britanik tė punėve tė jashtme, Sėr Eduard Grej (Sir Edward Grey, 1862-1933). Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, ambasadorėt vendosėn fillimisht qė ajo tė njihej si shtet autonom nėn sovranitetin e sulltanit. Mirėpo, pas shumė diskutimeve, mė 29 korrik 1913 u vendos formalisht qė Shqipėria tė ishte principatė apo mbretėri autonome, sovrane dhe e trashėgueshme prej lindjes, e garantuara nga gjashtė Fuqitė e Mėdha. Kėshtu, pavarėsia e Shqipėrisė u njoh zyrtarisht, megjithėse pushteti i qeverisė sė re sė pėrkohshme shqiptare, tė krijuar mė 5 korrik 1913, nė tė vėrtetė pėrfshinte vetėm Vlorėn dhe rrethinat e saj.

U ra dakord qė mbreti i ri tė caktohej nga tė gjashtė Fuqitė e Mėdha pas propozimit tė tė dy shteteve mė tė interesuara pėr Shqipėrinė: Austro-Hungaria dhe Italia. Ato zgjodhėn princin gjerman, Wilhelm cu Vid (Wilhelm zu Wied, 1876-1945). Vidi ka lindur nė njė familje protestante nė Nojvid (Neuwied) mbi lumin Rin, midis Bonit dhe Koblencit. Nėna e tij ishte Maria, princesha e Holandės. Vidi, oficer nė ushtrinė prusiake, ishte kushėriri i perandorit gjerman dhe nipi i Mbretėreshės Elizabeta tė Rumanisė. Ai u martua me Princeshėn Sofia (1885-1936) tė Shėnburg-Valdenburg (Schönburg-Waldenbug) nė Saksoni. Nė tetor 1913, Fuqitė e Mėdha i ofruan atij, kandidat kompromisi, fronin e shtetit tė sapolindur shqiptar, njė vend pėr tė cilin ai nuk dinte pothuajse asgjė. Mė 1 nėntor 1913, pasi kishte menduar thellė pėr propozimin dhe kishte vendosur disa kushte pėr vete, Vidi pranoi fronin shqiptar dhe arriti nė Durrės mė 7 mars 1914 me anijen ushtarake austro-hungareze Taurus.

Qė prej fillimit, gjendja kaotike brenda Shqipėrisė dhe marrėdhėniet e saj me vendet fqinjė bėnė tė pamundur qė princi gjerman qėllimmirė tė mbretėronte. Ai u braktis nga bashkėsia ndėrkombėtare dhe nuk mori mbėshtetjen financiare dhe ushtarake tė premtuar, nė veēanti si pasojė e shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore. Mė 3 shtator 1914, pas gjashtė muajve nė Shqipėri, Vidi u largua me anije italiane Misurata, pa dhėnė dorėheqjen zyrtare, dhe nuk u kthye mė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:37   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Nė korrik tė vitit 1913, mbretėria e re shqiptare kishte nevojė jo vetėm pėr njė mbret, por edhe pėr kufij tė njohur, njė qeveri dhe – gjė me njė rėndėsi tė dukshme – njė forcė policore pėr tė garantuar qeverisjen e mbretit dhe pėr tė siguruar rendin publik. Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr kishte vendosur qė rendi publik tė sigurohej prej njė xhandarmėrie tė udhėhequr nga oficerėt e huaj tė cilėt do tė kishin komandė dhe kontroll efektiv. Fillimisht u vendos qė oficerėt tė vinin nga ushtria suedeze, mirėpo Mbretėria e Suedisė ishte e angazhuar me njė mision tė ngjashėm nė Persi, kėshtu qė u zgjodh Holanda, duke qenė shtet politikisht asnjanės, pa interesa tė caktuara nė Shqipėri dhe, pa dyshim, sepse, me kolonitė e saj nė Inditė Lindore Holandeze (tani Indonezi), ajo kishte mjaft pėrvojė me njė popullsi me shumicė myslimane. Kėshtu, mė 1 gusht 1913, Qeveria Holandeze mori kėrkesėn zyrtare nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit pėr tė ofruar oficerė pėr rivendosjen e rendit publik nė Shqipėri.

Mė 19 shtator tė atij viti, pas diskutimeve tė brendshme, Holanda e njoftoi Komisionin se, nė plotėsimin e kėrkesės, ajo do tė vinte nė dispozicion oficerė holandezė pėr misionin shqiptar. Ministri i Luftės, Hendrikus Colijn, kontaktoi mikun e tij, majorin Lodewijk Thomson (1869-1914), njė figurė politike dhe ushtarake e njohur dhe e pyeti nėse kishte interes. Thomson-i, i lindur nė Voorschoten afėr Hagės mė 11 qershor 1869, kishte qenė deputet i Bashkimit Liberal pėr Leeuwarden-in midis viteve 1905 dhe 1912. Pėrvojėn ushtarake e kishte nga Inditė Lindore Holandeze (veēanėrisht nė veri tė ishullit Sumatra), si vėzhgues nė Luftėn e Afrikės sė Jugut dhe gjatė rrethimit tė Janinės dhe nė Shkodėr gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Mirėpo, para se tė zyrtarizohej emėrimi i tij si shefi i misionit, kabineti holandez dha dorėheqjen, dhe Ministri i ri i Luftės, Bosboom, vendosi qė duheshin marrė nė konsideratė edhe kandidatė tė tjerė. Pėr kėtė arsye, u vonua emėrimi i shefit tė misionit megjithėse ishte miratuar zyrtarisht caktimi paraprak. Me dekretin mbretėror tė 20 tetorit 1913, pėrfundimisht u zgjodh koloneli Willem De Veer, komandanti i regjimentit tė tretė tė artilerisė fushore, kurse Thomson-i, i regjimentit tė dymbėdhjetė tė kėmbėsorisė, u caktua zėvendėsi i tij. Qė prej fillimit, bashkėpunimi midis tė dyve rezultoi i vėshtirė sepse De Veer-it i mungonte aftėsia organizuese dhe pėrvoja e Thomson-it.

Misioni paraprak i tė dy oficerėve holandezė dhe ndihmėsve tė tyre, rreshterėt Van Reijen dhe Stok, arriti nė Vlorė mė 10 nėntor 1913, ku ndodheshin selia e qeverisė sė pėrkohshme si dhe selia e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Ishte humbur shumė kohė dhe oficerėt donin tė udhėtonin nė vend pėr tė kuptuar mė mirė problemet me tė cilat do tė ballafaqoheshin. Trupat turke, serbe dhe malazeze ishin larguar nga Shqipėria, por vendi nuk ishte i bashkuar. Pjesa mė e madhe e Shqipėrisė sė Mesme nė veri tė Vlorės ishte nėn pushtetin e Esad pashė Toptanit (1864-1920), i cili nė historiografinė shqiptare njihet si njė ndėr personazhet mė dredharakė, tė shitur dhe egoist. Mė 16 tetor 1913, Esad pasha kishte formuar qeverinė e vetė nė Durrės, pėr rajonin midis Matit dhe Shkumbinit.

Oficerėt holandezė u nisėn mė 20 nėntor 1913 tė shoqėruar nga Melek bej Frashėri, i cili mė vonė u bė ndihmėsi i Thomson-it, dhe nga Et’hem bej Vlora, biri i Ismail Qemalit. Ata udhėtuan pėr nė Fier, Berat, Elbasan dhe nė Tiranė ku e takuan Esadin mė 25 nėntor. Esadi i mirėpriti me respekt megjithėse tregoi haptas pakėnaqėsinė e tij ndaj pranisė sė Et’hem beut, djalit tė rivalit tė tij. Prej Durrėsit, De Veer-i dhe Thomson-i vazhduan rrugėn pėr nė Shkodėr ku arritėn mė 29 nėntor pėr tė inspektuar trupat ndėrkombėtare aty. Nė Ndėrfushas, takuan Prenk Bibė Dodėn (1858-1920), prijėsin e njohur tė Mirditės katolike. Mė 9 dhjetor pas tri javėve udhėtimi dhe tė takimeve me udhėheqėsit vendas tė Shqipėrisė sė veriut dhe tė mesme, De Veer-i dhe Thomson-i u kthyen nė Vlorė.

Kufiri jugor i Shqipėrisė nuk ishte pėrcaktuar pėrfundimisht dhe trupat greke kishin marrė shumė pjesė tė vendit, duke mos pranuar tė largoheshin derisa Shqipėria tė mos mund tė garantonte rend. Nė kėtė situatė, Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit kėrkoi qė te dy oficerė holandezė tė krijonin njė trupė ushtarake pėr tė vendosur rend nė jug. Qeverisė holandeze iu transmetua kėrkesa pėr mė shumė oficerė. Ndėrkaq, De Veer-i dhe Thomson-i mobilizuan 1,000 ushtarė nė Shqipėri, kryesisht refugjatė nė Vlorė, dhe luftėtarė nga Kosova dhe Shkodra. Nė formėn pėrfundimtare, xhandarmėria shqiptare do tė kishte 5000 trupa nė dispozicion, prej tė cilėve rreth 800 ishin stėrvitur nė mėnyrė tė duhur. Mė 24 dhjetor 1913, Mbretėresha Vilhelmina e Holandės emėroi De Veer-in shef tė xhandarmėrisė sė re shqiptare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:38   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Nė fillim tė janarit 1914, filloi kryengritja e forcave pro-osmane tė cilat kundėrshtonin ndikimin e shtuar perėndimor nė Shqipėri. Nė nėntor 1913, kėto forca, tė ndikuara nga Xhonturqėt, ia kishin ofruar fronin shqiptar gjeneralit Izzet pasha (1864-1937), ministrit turk tė luftės, i cili ishte me prejardhje shqiptare. Gjendja kaotike nė Shqipėri u shtua qėllimisht nga Izzet pasha i cili synonte tė pėrēante popullin pėr marrė pushtetin dhe fronin. Me kėtė qėllim ai dėrgoi njė oficer xhonturk me prejardhje shqiptare, tė quajtur Beqir Grebena, tė njohur turqisht edhe si Bekir aga Grebenali apo Bekir Fikri efendi, nga Maqedonia nė Shqipėri pėr tė krijuar rrėmujė dhe pėr tė pėrmbysur qeverinė e pėrkohshme me grusht shteti. Nė Shkodėr, Grebena fitoi simpatinė e bashkėsisė islame e cila shihte me dyshim Kultusprotektorat-in austro-hungarez, dhe nė Durrės ai arriti tė fitonte besimin e Esad pashės pėr njė kohė tė caktuar.

Nė fund tė vitit, nė mbėshtetje tė Grebenės, Xhonturqit dėrguan 375 ushtarė, tė veshur civil, nė Vlorė, shumė prej tyre me anijen austriake Meran. Mirėpo, Syreja bej Vlora dėgjoi pėr planin e tyre dhe e informoi pa vonesė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit. I shqetėsuar se trupat turke mund tė zbarkonin nė Vlorė, Komisioni iu dha oficerėve holandezė plotfuqishmėrinė pėr tė vepruar si donin. Mė 6 janar 1914, Thomson-i dhe De Veer-i e inkuadruan policinė vendase pa vonesė nė xhandarmėrinė e re, e cila ishte parashikuar fillimisht pėr tė pushtuar jugun e vendit, dhe morėn nėn kontroll telegrafin dhe doganėn. Kur erdhi Meran-i nė Vlorė, ata arritėn tė zinin rob dhe tė ēarmatosnin 19 oficerė dhe i kthyen 161 ushtarė nėpėrmjet Triestit nė Stamboll. Beqir Grebena u dėnua me vdekje.

Nė tė njėjtėn kohė, Esad pasha, i vetmi njeri nė Shqipėri qė dispononte ushtrinė e vetė, pėrpiqej tė merrte sa mė shumė territor. Mė 9 janar, njerėz tė tij u pėrpoqėn tė merrnin Elbasanin, por u zbrapsėn nga udhėheqėsi i qytetit, Aqif pashė Biēaku, i njohur gjithashtu si Aqif pashė Elbasani.

Nė memorandumin e tij pėr Shqipėrinė, e botuar nė gusht tė vitit 1917, Mbreti Vid tha se: “Esad pasha dhe Ismail Qemal bej i ishin hedhur nė fyt njėri-tjetrit dhe komplotonin kundėr njėri-tjetrit nė mėnyra tė ndryshme. Esadi, mė i rėndėsishmi dhe mė i fuqishmi prej tė dyve, pėrpiqej tė zgjeronte pushtetin e tij nė drejtim tė jugut, drejt Elbasanit. Me dhurata dhe premtime ai arriti tė shtonte mjeshtėrisht ndikimin e tij dhe tė njerėzve tė tij. Haptas nuk e kundėrshtoi kurrė Komisionin Ndėrkombėtar, por dredhonte si ngjalė duke pohuar vazhdimisht besnikėrinė e tij, madje pretendonte se ishte kurdoherė i gatshėm ti shėrbente Evropės dhe mbretit tė ri. Qė nė atė kohė, raportet mbi karakterin e tij shkaktuan dyshime qė ai bėnte lojė tė dyfishtė dhe synonte vetėm zgjerimin e pushtetit tė tij. Ndikimi i Ismail Qemalit nė jug po zvogėlohej vazhdimisht. Atij i mungonte mbėshtetja e duhur nga ushtria, nė kundėrshtim me Esadin i cili dispononte forcat qė i kishte tėrhequr nga Shkodra si dhe forca tė reja… Mungonte njė administrim financiar nė shėrbim tė vendit. Esad pasha kishte duart mbi doganėn e Durrėsit dhe Ismail Qemal bej kishte shtėnė nė dorė tė ardhurat e doganės sė Vlorės. Kėshtu tė dy i kishin kaluar burimet kryesore financiare tė vendit nė shėrbim tė nevojave personale tė tyre. Ismail Qemali caktoi njė pjesė tė tė ardhurve doganore pėr refugjatėt dhe krijimin e xhandarmėrisė sė re, por Esad pasha refuzoi kategorikisht tė jepte fonde publike tė mbledhura prej tij pėr kėto aspekte kaq tė nevojshme. Oficerėve holandezė tė cilėve, nė vend tė oficerėve suedezė tė parashikuar fillimisht, u ishte besuar detyra e krijimit tė njė xhandarmėrie ndėrkombėtare dhe tė cilėt i kishin kushtuar shumė energji dhe entuziazėm kėtij synimi, nuk u mbėshetėn fare nga Esad pasha nė Shqipėrinė qendrore. Ai veē u shkaktoi telashe. Qė prej fillimit dhe deri nė fund ai pengoi punėn e tyre, duke u bėrė tė qartė se dispononte tashmė njė xhandarmėri tė mirė shqiptare. Jugu i Shqipėrisė ishte njė problem i veēantė. Shumė banda tė udhėhequra nga ish-oficerėt grekė, siē duket me mbėshtetjen e qeverisė greke (megjithėse pėr kėtė nuk kishte prova), po punonin pėr nxitjen e njė kryengritjeje pėr pėrhapjen e kaosit nė rajon. Gjatė veprimtarisė sė tij, Komisioni kuptoi se eliminimi i kėtyre dy figurave tė fuqishme, Esad pasha dhe Ismail Qemal bej, ishte kusht i domosdoshėm pėr paqe dhe qetėsi nė Shqipėri dhe pėr tė mundėsuar qeverisjen e mbretit tė ri. Ata kuptuan se kishte ardhur koha qė tė largoheshin Esad pasha dhe Ismail Qemal bej sepse, sipas tyre, i pari ishte fuqizuar sė tepėrmi dhe i dyti ishte pėrgjegjės pėr qeverisje tė keqe. Ky mendim u pėrforcua nga pėrfshirja e tyre nė komplotin e dėshtuar tė Xhonturqve pėr tė instaluar gjeneralin turk, Izzet pasha, si mbret tė Shqipėrisė. Komisioni Ndėrkombėtar arriti tė bindte Ismail Qemal beun qė tė jepte dorėheqjen si kryetar i ‘qeverisė sė pėrkohshme,’ post pėr tė cilin ai ishte krejtėsisht i paaftė, por Esad pasha vazhdoi tė qeveriste i papenguar si kryetar i kryesisė sė senatit pėr Shqipėrinė e Mesme.”

Ismail Qemal bej Vlora u detyrua tė largohej nga Shqipėri pas kėrkesės sė Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, por komisioni nuk dispononte fuqinė e duhur pėr tė larguar Esadin. Prandaj Esadi ngeli nė vend dhe pranoi tė largohej nga qeveria vetėm me premtimin se ai do tė udhėhiqte dėrgatėn shqiptare e cila do tė udhėtonte nė Gjermani nė shkurt 1914 pėr ti ofruar fronin shqiptar Princit Vid.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:40   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Mė 23 shkurt 1914, pjesa tjetėr e oficerėve holandezė mbėrriti nė Vlorė, dy javė para arritjes sė princit. Ata ishin: togeri i klasit tė parė Gerard Mallinckrodt, i cili u bė ndihmės i Thomson-it; kapitenėt Wouter De Waal, Hugo Verhulst, Henri Kroon, Joan Snellen van Vollenhoven, Lucas Roelfsema dhe Johan Sluys; dhe togerėt e klasit tė parė Carel De Iongh, Jetze Doorman, Jan Fabius, Julius Sonne, Hendrik Reimers dhe Jan Sar. Para misionit nė Shqipėri, secili prej tyre u pajis jo vetėm me uniformė dhe me armė por edhe me njė aparat fotografik. Kontingjenti pėrfshinte edhe inspektorin mjekėsor Tiddo Reddingius, rreshterin sanitar J. van Vliet dhe mjekun civil F. De Groot. Para fillimit tė misionit nė Shqipėri, tė gjithė fituan njė gradė mė tė lartė.

Oficerėt holandezė u shpėrndanė shpejt anembanė vendit. Sluys, Roelfsema dhe Sar shkuan nė Durrės, Kroon dhe Fabius nė Shkodėr, Snellen van Vollenhoven dhe Doorman nė Korēė, Verhulst dhe Reimers nė Elbasan, De Waal dhe Sonne nė Gjirokastėr, kurse De Iongh mbeti me De Veer nė Vlorė.

Nė gjysmėn e parė tė vitit 1914 nė jugun e Shqipėrisė dhe nė Epir mbretėronte kaosi. Shumė grekė, tė cilėt pėrbėnin njė tė pestėn e popullsisė aty, kėrkonin bashkimin me Greqinė. Trupat greke kishin marrė Gjirokastrėn dhe Korēėn gjatė Luftės sė Dytė Ballkanike dhe, me gjithė qortimin e bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk u tėrhoqėn deri nė shkurt, kur Austro-Hungaria kėrcėnoi tė pėrdorte dhunė kundėr tyre. Nė Gjirokastėr u krijua njė qeveri (greke) e pėrkohshme pėr Epirin e Veriut e cila u mbėshtet politikisht dhe ushtarakisht nga Jorgios Hristaki Zografos, guvernatori i Epirit dhe ministri grek i punėve tė jashtme (1912-1915). Ushtria greke po pėrfshihej gjithmonė e mė shumė nė mbėshtetjen e grupeve tė komitėve dhe tė banditėve, dhe nė mes tė prillit 1914, forcat greke kishin pushtuar tokėn pėrgjatė njė vije nga Himara nė Pėrmet dhe Leskovik. Krahasuar me to, forcat e pakta tė oficerėve holandezė, ishin shumė pak.

Nė mars 1914, pak kohė pas ardhjes sė tij nė Shqipėri, Princ Vidi emėroi Thomson-in si komisioner tė pėrgjithshėm pėr jugun. Emėrimi i tij e gėzoi De Veer-in, i cili donte tė lirohej nga Thompson-i, bashkėpunėtori i tij i rrėmbyer. Mė 10 mars, Thomson-i erdhi nė Korfuz pėr tė negociuar me forcat greke, dhe tejkaloi kėshtu mandatin e tij. Pas pak kohe, mė 6 prill, Vidi lėshoi njė dekret pėr mobilizimin e tė gjithė shqiptarėve tė moshės 20 dhe 21. Ministri italian i luftės e nxiti Vidin qė tė sulmonte Gjirokastrėn, duke i premtuar mbėshtetjen italiane.

Gjendja nė jug tė vendit vazhdoi tė ishte e rėndė. Nė mes tė majit, De Waal dhe trupat e tij u pėrpoqėn tė rimerrnin Gjirokastrėn. Me mbėshtetjen e vullnetarėve shqiptarė tė drejtuar nga Ēerēiz Topulli, ata erdhėn nė brigjet e lumit Drino dhe dėgjuan aty tė shtėna nė manastirin ortodoks tė Kodrės afėr Tepelenės. Kishte ndodhur njė kėrdi e llahtarshme – kufomat e 218 pleqve, grave dhe fėmijėve tė masakruar nga forcat greke. Disa viktima, tė krishterė ortodoks shqiptarė, u kryqėzuan, disa tė tjerė u copėtuan. Gjenerali De Veer i raportoi Komisionit pėr ngjarjen tragjike mė 10 maj kėshtu: “Nė jug tė fshatit tė Kodrės (Hormovė), gjeta njė kishė tė vogėl e cila pėrdorej pa dyshim si burg. Brenda asaj, muret dhe dyshemeja ishin larė e shpėrlarė nė gjak, kudo ishin kapele dhe veshje tė gjakosura. Mjeku, anėtari i Komisionit tė Hetimit, pa pjesė trush. Nė altar gjetėm njė zemėr ende duke rrjedhur gjak. Njėqindnėntėdhjetėepesė kufoma u nxorėn pėr ti varrosur mė thellė sepse hendeku ku ishin hedhur ishte tepėr i cekėt. Tė gjitha kufomat ishin pa kokė.” Nė Parlamentin anglez nė Londėr, Aubrey Herbert (1880-1923) foli me shumė pasion pėr masakrėn, por opinioni publik perėndimor ishte lodhur me kėrdi tė shumta nė Ballkan dhe tragjedia nuk pati jehonė.

De Waal u pėrpoq tė sulmonte Gjirokastrėn mė 12 maj me ndihmėn e vullnetarėve tė Sali Butkės (1857-1938), por u bllokua nga trupat greke tė gjeneralit Papulias.

Mė 17 maj 1914 u arrit njė marrėveshje politike, Dispozita e Korfuzit, sipas tė cilės Epiri i Veriut mbeti pjesė e Shqipėrisė, por do tė ishte nėn kontrollin e Komisionit Ndėrkombėtar. Mirėpo, parlamenti (grek) i Epirit tė Veriut refuzoi tė ratifikonte marrėveshjen, dhe kėshtu luftimet vazhduan deri nė kohėn e verės kur, mė 8 korrik, Korēa ra nė duart e trupave greke tė gjeneralit Georgios Contos Vardhas.

Edhe pas ardhjes sė Vidit nė Durrės, pushteti faktik nė Shqipėrinė e mesme mbeti nė duart e Esad pashės, i cili arriti tė emėrohej nga mbreti si ministėr i luftės. Kėshtu njė ballafaqim me oficerėt holandezė, tė cilėt komandonin tė vetmet trupa zyrtare tė armatosura, ishte i pashmangshėm. Esadi kishte premtuar qė tė vinte nė dispozicion 20.000 rezervistė pėr tė luftuar kundėr grekėve nė jug, por duke qenė se ishte nė kontakt tė ngushtė me udhėheqėsit e kryengritėsve grekė, nuk e mbajti fjalėn.

Nė fillim tė majit 1914, Esad pasha u kthye fshehurazi nė ēifligun e tij nė Rreth, afėr Pazar Shijakut. Pas pak kohe aty u pėrhapėn fjalė pėr njė kryengritje tė armatosur, nė Shijak dhe nė Krujė. Pėr Vidin dhe pėr oficerėt holandezė ishte e qartė se prapa kryengritėsve ishte Esad pasha.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:41   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Nga Austria erdhėn topa dhe mitralozė pėr tė mbrojtur Durrėsin, dhe Esadi, i cili u kthye mė 18 maj, donte ti shtinte nė dorė pėr t’ia dorėzuar atasheve ushtarakė italianė, Muricchio dhe Moltedo. Johan Sluys-i, i cili i shikonte italianėt me dyshim, nguli kėmbė qė topat tė pėrdoreshin nga oficerėt Klingspor dhe Tomjenoviq tė cilėt kishin ardhur posaēėrisht pėr tė udhėzuar trupat nė pėrdorimin e tyre. Esad pasha kėrkoi njė takim me Mbretin dhe i bėri presion qė tė largonte majorin Sluys. Si pasojė, komanda e korpusit ushtarak nė Durrės i kaloi pėrkohėsisht Roelfsema-sė.

Nė atė kohė, qarkullonin fjalė qė Esad pasha strehonte 200 burra dhe municion nė shtėpinė e tij nė Durrės pėr pėrgatitjen e njė grushti tė shtetit. Nė mėngjesin e datės 19 maj 1914, Sluys-i e rrethoi shtėpinė e Esadit dhe u pėrpoq t’i ēarmatoste rojet. Kur Klingspor-i qėlloi me top, duke dėmtuar ēatinė dhe pastaj edhe dhomėn e fjetjes tė Esadit, ministri i pacipė i i luftės u dorėzua dhe u internua nė anijen austrohungareze Szigetvar e cila qėndronte nė Gjirin e Durrėsit. Tė nesėrmen erdhėn De Veer-i dhe Thomson-i nga Vlora me prova materiale - disa telegrame tė shifruara - pėr tradhtinė e Esad pashės dhe pėr bashkėpunimin e tij me italianėt. Mirėpo, ambasadori italian, Baron Carlo Alberto Aliotti, ndėrhyri dhe e bindi Vidin qė tė mos ngrinte padi. Kėshtu Esad pasha u largua pėr tė Itali, ku u prit si hero i ēėshtjes italiane.

Esad pasha nuk ishte i pranishėm mė, por kryengritja nė Shqipėrinė e mesme vazhdoi. Nė zonėn e Pazar Shijakut midis Durrėsit dhe Tiranės pas pushtimit tė Bosnjės nga Austria nė vitin 1878 ishin vendosur myslimanė tė Bosnjės. Kėta njerėz ishin tė shqetėsuar pėr rėnien e pushtetit osman dhe nuk donin mbretin e krishterė tė caktuar nga Perėndimi. Ēfarėdo qė tė ishin shkaqet e lėvizjes kryengritėse nė Pazar Shijak dhe Kavajė, e cila filloi mė 17 maj 1914 (dhe natyrisht nuk pėrjashtohet ndėrhyrja e Esad pashės nė mėrgim), ajo u bė njė kėrcėnim i drejtpėrsėdrejtė ndaj pushtetit tė Vidit nė Durrės.

Gjenerali De Veer urdhėroi Roelfsema-nė qė tė merrte Rrashbullin, pak kilometra nga Durrėsi, njė pikė mė rėndėsi pėr mbrojtjen e qytetit. Roelfsema dhe trupat e tij, kryesisht vullnetarė nga Kosova me udhėheqėsin e tyre, Isa Boletini (1864-1916), morėn kodrėn nė fjalė mė 20 maj dhe nuk hasėn qėndresė. Pas fitorjes pasuan plaēkitja dhe Roelfsema – i frikėsuar nga reagimi i popullatės sė pushtuar – u tėrhoq me trupat e tij. Xhandarmėria e vogėl holandeze nuk krahasohej me forcat tė mėdha kryengritėse tė cilat po i afroheshin Durrėsit. Mirėpo, gjendja e Vidit u pėrmirėsua kur erdhi njė anije nga veriu me 150 vullnetarė tė Mirditės dhe tė Malėsisė nėn komandėn e Simon Dodės, nipit tė Prenk Bibė Dodės. Pėr tė siguruar mbėshtetjen e kapedanit tė Mirditės, Mbreti e kishte emėrua Prenkun ministrin e ri tė punėve tė jashtme.

Mė 22 maj 1914, Jan Sar-i shtoi korpusin e 65 luftėtarėve tė tij me trupa tė reja dhe u nis nė drejtim tė Tiranės me njė forcė ndėshkuese pėr vendosjen e rendit. Mė 23 maj, kaluan Rrashbullin dhe hasėn kryengritės myslimanė. Mirėpo, vullnetarėt e veriut nuk pranuan tė sulmonin kryengritėsit pėr shkak tė njė bese tė lidhur me ardhjen e mbretit Vid. Ata braktisėn komandantin e tyre dhe u larguan. Sar-i dhe dyzet njerėz tė tij u rrethuan dhe u zunė rob. Mė vonė Edit Durham shkrojti pėr kėtė ngjarje: “Njė grup burrash tė armatosur udhėhequr nga oficerėt holandezė doli pėr tė biseduar me kryengritėsit, dhe morėn me vete njė mitraloz. Pėr fat tė keq, Kapiteni Sar nuk njihte zakonet e shqiptarėve. Kot ishte i shqetėsuar sepse kur shqiptari tė jep besė, ai e mban. Tepėr i frikėsuar, ai iu dha urdhėr njerėzve tė tij tė hapnin zjarr kundėr grupit tjetėr prej 300 burrash tė armatosur. Njėri prej tyre iku, shkoi nė Shijak dhe pėrhapi fjalėn se Mbreti kishte filluar tė masakronte myslimanė. Njė grup burrash shkuan me ngut nė ndihmė tė shijakasve dhe u bė pėrleshje.” (1)

Kur lajmet erdhėn nė Durrės pėr kapjen e Sar-it, forcat holandeze pėrgatitėn njė ekspeditė pėr ta liruar, por ndėrkohė rebelėt kishin pushtuar Rrashbullin dhe po qėllonin Durrėsin me armė tė lehta. Roelfsema doli me njėsinė e tij, po u rrethua dhe u zu rob gjithashtu. Nė Durrės kishte panik dhe familja mbretėrore kėrkoi strehim nė njė anije italiane nė gji. Ambasadori Aliotti e kishte bindur Vidin qė tė dėrgonte familjen e tij nė anije, por kur hipėn nė anije, Aliotti i dha urdhėr kapitenit qė tė largohej nga bregdeti, duke penguar kėshtu kthimin e menjėhershėm e Vidit nė tokė. Kjo “arrati” nga ana e Vidit dėmtoi rėndė imazhin e mbretit ndėr shqiptarėt.

Rebelėt e liruan Jan Sar-in atė mbrėmje dhe e ēuan nė Durrės pėr tė paraqitur kėrkesat e tyre, ndėr tė cilat ishin njė amnisti e pėrgjithshme dhe kthimi i sulltanit. Vidi emėroi kolonelin Thomson si komandant tė Durrėsit dhe – nė mungesė tė ministrit tė luftės – si “directeur de la force armée” (drejtor tė forcave tė armatosura). Kėshtu Thomson-i u bė kėshilltari mė i ngushtė ushtarak i mbretit. De Veer-i, dashur pa dashur, pranoi dhe u tėrhoq nė Vlorė mė 4 qershor, prej ku u kthye nė Holandė.

Mbretėria e sapokrijuar shqiptare ishte zvogėluar mjaft. Tani pėrfshinte vetėm Durrėsin dhe disa kilometra pėrreth. Thomson-i filloi tė ndėrtonte fortifikime pėr tė mbrojtur qytetin dhe mblodhi nėn kontrollin e tij tė rreptė tėrė luftėtarė shqiptarė dhe tė huaj. U krijua njė njėsi artilerie nėn komandėn e Kapitenit Fabius, i cili u kthye nga Shkodra e pushtuar nga trupat ndėrkombėtare. Italianėt fshehurazi po pėrkrahnin rebelėt. Vidi e pėrshkroi situatėn e asokohshme kėshtu: “Ditėt e para tė qershorit na sollėn prova tė pakundėrshtueshme tė dyshimit tė krijuar prej kohėsh se italianėt bashkėpunonin me rebelėt. Kur i fola ashpėr, ambasadori italian Aliotti pezulloi udhėtimet e tij tė pėrditshme me makinė te kryengritėsit. Mirėpo, nė vend tė kėsaj, shihnim drita flakėruese sinjalizimi tė italianėve pėr komunikim me rebelėt. Mė nė fund, Thomson-i arriti tė kapte nė flagrancė tre italianė (Kapiten Muricchio, Kapiten Moltedo dhe profesori i dyshimtė Chinigo). Gjatė kontrolit trupor u gjetėn dokumente fajėsuese. Kishim shumė probleme me italianėt sepse thuhej se ishte shkelur marrėveshja e imuniteteve dhe privilegjeve nė momentin kur kemi hyrė me forcė nė ambasadėn italiane pėr t’i arrestuar. Duke u mbėshtetur mbi kėto marrėveshje, Aliotti nguli kėmbė qė tė arrestuarit tė liroheshin, dhe ata u liruan. Por nė mėnyrė tė pėrsėritur, Thomson-i hodhi poshtė kėrkesėn tjetėr tė Aliotti-t qė ai tė kėrkonte ndjesė publikisht pėr raportet e gazetave ku pretendohej se italianėt kishin shkėmbyer sinjale me rebelėt dhe se kishin qenė vazhdimisht nė kontakt tė ngushtė me ta. Ai protestoi se kėrkesa ishte e gabuar dhe se plotėsimi e saj do tė ishte fyerje ndaj nderit tė tij si oficer: (2) “Volontiers je donnerais ma vie au Roi, mais jamais mon honneur (Lirisht do tė jepja jetėn time pėr Mbretin, por kurrė nderin tim).” Aliotti kėrkoi qė Thomson-i tė kthehej nė Holandė, duke lėnė kėshtu qytetin e Durrėsit pa mbrojtėsin e tij mė tė zellshėm dhe mė energjik. Kjo trazirė pati mori njė fund tragjik pak kohė mė pas mė 15 qershor 1914 kur Thomson-i vdiq gjatė njė sulmi tė ashpėr tė armikut.”

Atė ditė, rebelėt e sulmuan dhe morėn Rrashbullin dhe dy ditė mė vonė po bėheshin gati pėr tė sulmuar Durrėsin. Herėt nė mėngjesin e datės 17 qershor, Jan Fabius, tė cilin sekretari personal i Mbretit, Duncan Heaton-Armstrong (1886-1969) e quante oficerin holandez mė tė guximshėm dhe kokėkrisur, ishte me shėrbim si roje dhe, kur mori vesh pėr sulmin, zgjoi mbrojtėsit e qytetit me njė tė shtėnė topi. Sar-i u dėrgua pėr tė mbajtur kodrat nė veri tė qytetit, kurse Roelfsema komandoi istikamėt nė pjesėn perėndimore ku parashikohej sulmi kryesor. Thomson-i inspektoi artilerinė dhe shkoi te Roelfsema i cili ndodhej pranė depos sė naftės, mė pak se treqind metra nga vija e armikut. Aty u vra. Mė vonė qarkulluan fjalė se e kishte goditur njė snajper italian. Nuk dihet me siguri. Sido qė tė jetė, Mbreti Vid kishte humbur pėrkrahėsin e tij mė tė zellshėm. Pėr ēudi, vijat mbrojtėse tė qytetit qėndruan.

Tė nesėrmen, mė 16 qershor 1914, Thomson-i u varros nė njė ceremoni mortore tė madhe. Madje edhe disa kryengritės, sipas traditės shqiptare, hynė nė qytet pėr tė pėrcjell trupin e pajetė tė kundėrshtarit tė tyre holandez. Nė fillim tė korrikut, kufoma e Thomson-it u kthye nė Amsterdam me anijen ushtarake Noord-Brabant dhe, pas njė ceremonie madhėshtore mė 18 korrik 1914, heroi i njohur u varros pėrfundimisht nė Groningen.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-06-11, 21:42   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Gjendja politike ishte e rėndė edhe pėr oficerėt holandezė nė viset e tjera tė Shqipėrisė. Verhulst-i u pėrpoq tė vinte nė Tiranė nga Elbasani, por u kap. Edhe Reimers-i u zu rob nė Elbasan. De Iongh-u nė Fier shpresonte tė shfrytėzonte trupat e familjes Vlora dhe tė familjes Vrioni nė Berat, por Aziz pashė Vrioni preferonte ti mbante njerėzit tė vetė pėr tė mbrojtur vendin nga grekėt. De Iongh-u kaloi lumin Seman, dhe qėndroi nė Fier tri javė. Mė 17 qershor, majori Kroon, i cili kishte ardhur nga Lezha pėr tė marrė postin e tė ndjerit Thomson, sulmoi Rrashbullin edhe njė herė, por nuk pati sukses.

Gjendja ishte kaq e rėndė sa qė, mė 21 qershor 1914, Aqif pashė Biēaku kėrkoi njė armėpushim me kryengritėsit myslimanė, tė udhėhequr nga dervishi melami Haxhi Qamili, nga myftiu i Tiranės Musa Qazimi, nga shehu i Pazar Shijakut Hamdi Rubejka, nga Mustafa Ndroqi dhe nga ish-oficeri osman Qamil Haxhi Fejza i Elbasanit. Oficerėt holandezė nuk ishin dakord dhe deklaruan se tani e tutje do t’ua linin tė tjerėve ēėshtjet ushtarake pėr t’u pėrqendruar mbi misionin e tyre tė mirėfilltė – organizimin e xhandarmėrisė. Mirėpo vrasja e Kryedukės Franc Ferdinand i Austrisė (1863-1914) nė Sarajevė mė 28 qershor 1914 dhe shpallja e Luftės sė Parė Botėrore i lanė nė hije ngjarjet e rrėmujshme nė Shqipėri. Oficerėt holandezė u zėvendėsuan hap pas hapi nga njė korpus prej rreth 150 oficerėsh vullnetarė gjermanė dhe austriakė tė cilėt mbėrritėn nė Durrės mė 4 korrik, organizuar nga skulptori austriak Gustav Gurschner (1873-1970), i cili kishte krijuar uniformat dhe medaljet e Mbretit Vid, si dhe nga njė njėsi vullnetarėsh rumunė tė ardhur nė Durrės mė 7 dhe 17 korrik.

Berati ra nė duart e kryengritėsve mė 12 korrik dhe Vlora u mor pa luftė mė 21 gusht. Kėshtu, nė mes tė verės sė vitit 1914, me rėnien e pjesės mė tė madhe tė Shqipėrisė sė Mesme, opinioni publik nė Holandė e kishte tė qartė se prania e mėtejshme e misionit ushtarak holandez nė Shqipėri do tė sillte vetėm mė shumė vdekje dhe, si pasojė, Gjeneralit De Veer iu bė presion qė tė jepte dorėheqjen pėr vete dhe pėr trupat e tij. Kjo u realizua zyrtarisht mė 27 korrik 1914, njė ditė para shpalljes sė luftės kundėr Serbisė nga Austro-Hungaria. Mė 4 gusht shumica e oficerėve u largua dhe u kthye nė Holandė sa mė shpejt, disa prej tyre duke hasur pengesa gjatė rrugės. Verhulst dhe Reimers u liruan nė Pazar Shijak mė 19 shtator dhe u nisėn pėr nė Holandė tė nesėrmen. Kėshtu mori fund aventura holandeze nė Ballkan, e cila zgjati mė pak se njė vit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-09-11, 08:38   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Njė libėr pėr Princ Vidin





Njė libėr dhe njė ekspozitė kushtuar Princ Vidit, princit mė jetėshkurtėr tė Shqipėrisė. Titulluar “Princi i shqiptarėve”, libri i botuar nga “Toena” qė ka pėr autor Artan Lamen dhe Petraq Gramon, nuk pėrqendrohet thjesht te figura e Princ Vidit, por jep nė mėnyrė tė zgjeruar gjithė situatėn kaotike tė Shqipėrisė sė sapokrijuar, intrigat e brendshme dhe tė jashtme, rrymat e ndryshme qė vepronin, pėrplasjen e qytetėrimeve, protagonistėt e kohės, pamje intriguese nga Shqipėria dhe vetė qyteti i Durrėsit qė u bė kryeqytet i Shqipėrisė, pėrpjekjet e princit dhe tė patriotėve shqiptarė pėr tė shpėtuar vendin nga kolapsi etj.

Libri ka njė parathėnie nga Nikolaus Roth, kryetar i Bashkisė tė Neuwied, qytet nė Gjermani qė ka qenė kryeqyteti i Principatės mesjetare tė qeverisur nga familja e Princ Vidit qė nga shekulli XII.

Pjesė e kėtij libri ėshtė edhe materiali fotografik, njė pjesė e tė cilave tė marra nga familja e sotme e Princ Vidit, kontakt i mundėsuar nga sipėrmarrėsi shqiptar Petraq Gramo, i cili ka kontributin e tij nė libėr dhe nė ekspozitėn “Trashėgimia e njė Princi” qė do tė ēelet sot, nė orėn 18.00 nė Muzeun Historik Kombėtar, ku do tė promovohet edhe libri. Sipas Lames, janė 270 fotografi, skica, dokumente, kartolina e karikatura, midis tė cilave rreth 80 botohen pėr herė tė parė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:07.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.