Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shkenca > Astronomia
Emri
Fjalëkalimi
Astronomia Vrojtimi dhe shpjegimi i dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës.



Përgjigju
 
Funksionet e Temës Shfaq Modët
Vjetër 22-06-11, 11:30   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Aferdita(Venus)- Planeti me i nxehte!

Venus eshte planeti i 2-te me afer Diellit dhe i 5-ti per madhesine e tij,
kur themi e tij duam te tregojme, qe Venus eshte planet, i cili konsiderohet si Femer per shkak te emrit dhe disa historive te kaluara.

Distanca: 108,200,000 km (0.72 AU) Nga Dielli
Distanca: 41.842.944 km nga Toka
Diametri: 12,103.6 km
Masa: 4.869e24 kg
Rrotullimi Rreth vetes: 24 Ore
Rrotullimi Rreth Diellit: 225 Dite te Planetit Toke
Tempratura: +400 deri +480° C
Nese ne Toke peshon 68 kg, ne Venus peshon 41.2 kg

Venus Per Greket Aferdita, Per Babilonasit Ishtar eshte perendesha e dashurise dhe e bukurise. Planeti eshte quajtur keshtu per faktin se ka nje ndricim te vecante dhe disa ngjyra teper te vecanta.

Venus ka qene njohur, qe ne Kohet e hershme .Pas Diellit dhe Henes , Venus eshte objekti me i ndritshem ne hapesire nga kendveshtrimi i tokes .Planeti eshte menduar te jete si Merkuri, por ne dy pjese trupi te ndara : Eosphorus si Ylli i mengjesit dhe Hesperus si Ylli Pasdites . Shfaqja e Venus ne mengjes nganjehere quhet dhe Lucifer.

Venus eshte cilesuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga Toka. Pika e vezhgimit nga Galilelo ishte teper e rendesishme per evidencat ne favor te Nikola Kopernikut per teorine e Sistemit Diellor.

Anija-Satelit e pare qe vizitoi Venus ishte Mariner2 ne 1962. Venus u vizitua nga shume ( Anije Satelit) te tjera mbi 20 duke perfshire Pionier Venus dhe satelitin Rus Venera 7 e cila ishte Anije-Satelit, qe u ul per here te pare ne planetin tjeter , dhe Venera 9 qe arriti te sjelle fotografite e para nga siperfaqja e Venusit. Orbituesja e pare rreth Perendeshes se Bukurise ishte Sateliti Amerikan Magellan i cili prodhoi detaje dhe harten e siperfaqes se Venusit duke perdorur Radarin e saj te sofistifikuar. Venus Express ESA eshte tani ne orbite rreth Venus me disa info dhe instrumente me te gjera exploruese.



__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante
Vjetër 22-06-11, 11:31   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Aferdita(Venus)- Planeti me i nxehte!

1 vit ne Venus eshte 225 Dite ndaj 365 Diteve te Planetit Tone. Nese ne Toke do peshonit 68 kg , ne Venus do peshonit 61 kg, gjate rrotullimit dhe afrimit afer Tokes ne orbite, Venus shfaq te njejten pjese te sajen ne kendveshtrimin nga Toka.
Venus per disa arsye njihet si planeti binjak me Token , per shkak te disa gjerave te perbashketa.
Venus eshte me i vogel se planeti yne.
95% Te Diametrit Te Tokes
80% Te (Mases Pesha)
Si Toka dhe Venus kane te dyja kratere ne siperfaqe,
Densiteti i tyre dhe disa perberje kimike jane te njejta.
Per shkak te ketyre ngjashmerive u mendua se nen rete e dendura Venus mund te jete me nje atmosfere si Toka, qe te jete ne gjendje te kete jete. Por pas studimeve te fundit qe jane bere per Perendeshen e Bukurise rrezulton qe kjo e fundit eshte nje Planet Ferr-Djall ne krahasim me Token, dhe nuk eshte aspak ne gjendje te rigjeneroje jete sic ben planeti yne Toka.

Presioni ne atmosferen e Venusit eshte 90 Atmosfer presion i njejte po te futesh 1 km thelle ne Oqean ne planetin tone. Venus eshte e perbere kryesisht nga dioksidi i karbonit , dhe ka disa shtresa resh kilometra te trasha te perbera nga acidi sulfurik. Keto re perbejne nje pengese per ne per te pare siperfaqen e Venus. Ky presion atmosferik perben ndryshimin e Seres - Greenhouse e cila rrit temperaturen ne siperfaqen e Venus mbi 400 grade celcius, e cila eshte e mjaftueshme per te shkrire plumbin . Siperfaqa e Venus eshte me e nxehte se sa ajo e Merkurit, qe eshte shume me afer Diellit se Venus.

Ka nje ere te forte siper reve te Venus, te cilat arrijne shpejtesine 350 km, por era ne siperfaqen e Venusit eshte shume e ngadalte, vetem disa km ne ore ne krahasim me eren siper reve. Venus mund te kete pas nje sasi Uji teper te madhe sic ka ne planetin tone Toke, por uji eshte thare ne Venus per shkak te temperaturave te larta dhe perberjeve gjeologjike te vullkavene.
Ne mund te kishim pasur te njejtin fat ne Toke po te kishim qene pak me afer diellit sic eshte Venus . Ne mund te mesojme shume rreth Tokes duke shtruar pytjen se pse Venus ne thelb njesoj si Toka, ai doli komplet ndryshe.

Pjesa me e madhe siperfaqes se Venus perbehet nga kodra dhe fusha , gjithashtu ka dhe disa pjese te njohura dhe te emeruara nga shkencetaret: Atalanta Planitia, Guinevere Planitia, Lavinia Planitia. Venus ka dy zona te medha malore: Ishtar Terra ne hemisferën veriore me madhesine e Australise , dhe Aferdite Terra me ndodhje pergjate Ekuadorit me madhesine e Amerikes Jugore.Brendesia e Ishtar perbehet kryesisht nga nje pllaje e larte :Lakshmi Planum e cila eshte e rrethuar nga malet me te larta ne Venus duke perfshire Maxwell Montes

Te dhenat e radarit nga Sateliti Magellan tregon qe shumica e siperfaqes se Venusit eshte e perbere nga llava e ngrire, qe ka ardhur si rrjedhoje e shperthimeve vullkanike. Venus ka disa mburoja vullkanike te medha, te cilat jane njesoj si ajo e Hawait ose Olympus Mons. Studimet e fundit te bera ne Venus tregojne, qe planeti eshte akoma aktiv ne perberjet vullkanike por vetem ne disa pika te nxehta te saj. Ne pjesen me te madhe te saj, Venus ka qene e qete per rreth disa qindra miliona vjet .
Nuk ka kratere te vegjel ne Venus . Duket qe asteroidet e vegjel digjen ne atmosferen e Venusit para se te perplasen ne siperfaqe.
Mendohet qe dhe asteoidet e medha ndahen sapo hyjne ne atmosferen e Venus duke arritur ne disa pjese te vogla, te cilat digjen nga atmosfera agresive e Venusit. Terrenet e vjetra te siperfaqes se Venus jane rreth 800 milion vjet . Vullkanet e shumta te Venus kane zhdukur shume kratere te medhenj, te cilet jane te formuar qe ne kohet e hershme te formimit te vet planetit Venus.

Imazhet qe vijne nga sateliti Magellan tregojne disa pjese vullkanike te vecanta ne siperfaqen e Venus duke zbuluar, qe keto vullkane kane nje llave teper te trashe.Pjesa e Brendshme e Venusit eshte shume e ngjashme me ate te Tokes, me nje perberje rreth 3000 km te hekurit dhe shkembinjve te shkrire ne forme llave. Nga informacionet e marra nga sateliti Magelan tregojne, qe korja e Venus eshte shume here me e trashe dhe e forte, se cka qene heret ne formimin e saj si Planet.

Venus nuk ka fushe magnetike per shkak te rrotullimit te saj te ngadalte.
Venus nuk ka Hena ose objekte tjera shkembore, qe rrotullohen rreth saj.
Venus zakonisht eshte e dukshme si objekt dhe pa perdorur teleskop.
Venus nga nje here referohet si Ylli mengjesit gjithashtu dhe si ylli Pasdites.


Ne Qershor 2004 Venus kaloi ndermjet Diellit dhe Tokes duke dhene nje pamje te Venus si nje pike te zeze rreth Diellit. Kjo ngjarje quhet tranzit. Per here te fundit ndodhi ne vitin 1982 , dhe do te nodhe serish ne 2012, dhe pas 2012 duhet te presim deri ne 2117 per ta pare perseri. Kjo nuk eshte ndonje gje interesante per shkencetaret sic ishte ne te kaluaren , por ne ditet e sotme ky fenomen mesohet shume nga shkenctaret amatore, dhe ata qe sapo kane filluar mesimin rreth shkences.


Pergatiti:Elton Balla
Oxford Angli 2010
__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 22-06-11, 12:22   #3
rastesishT
Nothing to declare
 
Avatari i rastesishT
 
Anëtarësuar: 01-12-05
Vendndodhja: Ne Horizont
Postime: 2,016
rastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëmrastesishT i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Aferdita(Venus)- Planeti me i nxehte!

Qka qenka mire me shku per pushime :) ketu haha
__________________
Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr.
rastesishT Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Vjetër 22-06-11, 16:04   #4
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Aferdita(Venus)- Planeti me i nxehte!

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga rastesishT Shiko postimin
Qka qenka mire me shku per pushime :) ketu haha
Mund te prenotosh per nje jave, se te siguroj qe koha nuk prish :smiel:


__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Përgjigju


Anëtarët aktiv që janë duke parë këtë Temë: 1 (0 Anëtarët dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janë ON
Kodi [IMG] është ON
Kodi HTML është OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohët janë në GMT +1. Ora tani është 22:39.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.