Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Personalitete publike
Emri
Fjalėkalimi
Personalitete publike Personalitetet publike nga Kinematografia, Arti, Muzika, Kultura, Letėrsia, Politika, Shkenca, Sporti etj. Tė rejat, mėnyra e tė sjellurit, kontakti me publikun. (Po thojnė...)



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 24-06-11, 17:40   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Bekim Fehmiu

Cilės kinematografi i takon Bekim Fehmiu?

Jashar Etemaj, Oslo
Ka edhe njė detyrė qė kėrkon kurajo: tė mbetet - Kristian Lundberg

Pėr ēka ėshtė Bekim Fehmiu i njohur! Bekimin e bėn tė njohur aktrimi. Fehmiu me aktrimin e tij metodik kapėrceu kufijtė Ballkanik. Luajti me aktor tė mirėnjohur botėrorė, madje pati edhe njė film me regjisorin dhe aktorin me famė botėrore John Huston (1906-1987)

Bekimi shpėrtheu nė botė si aktor Jugosllav duke folur Serbokroatisht. Filmi mė i njohur i Bekimit mbetet ”Mbledhėsit e puplave” (1967) nė regji tė regjisorit disident serb Aleksander Sasha Petroviq (1929-1994). ”Mbledhėsit e Puplave” u shpėrblye me dy ēmime nė Kan, dhe u nominua pėr Oskar si filmi mė i mirė i huaj. Skena nė kafene tė ”Mbledhėsit e Puplave” ku Fehmiu (Bora) i dehur i bėrė tapė, duke qeshur dhe ēirur me pėrcjellje tė muzikės rome i ngreh duart lartė, thyen gotat e zbrazėta nė tavolinė. Kjo skenė pėrmbledhė mė sė miri pasionin dhe vuajtjet e romit. Kjo do tė jetė skena mė kulmore filmike nė ish Jugosllavi dhe Ballkan. Skena e sipėrcekur lirisht mund tė krahasohet me ”Kumbarin” ku Marlon Brando i thotė Jonny Fontane: Do t`ia jap njė ofertė qe nuk mund ta refuzojė, dhe ajo e Robert De Niro, ne ”Taxi Driver” Are you tolking to me!. (Me mua flet ti!)

Falė talentit dhe punės, e hiē mė pak regjisorit serb Aleksander Petroviq, Bekim Fehmiu shpėrtheu si aktorė i kalibrit me pėrmasa tej Ballkanike. Me 1970 Bekimi do tė pėrformojė pėr herė tė parė nė Hollywood nė Filmin ”The Adventures” nė regji tė Lewis Gilbert. Me kėtė film Fehmiu hyn nė histori si aktori i parė i Evropės Juglindore qė pėrformoi nė Hollywood. ”Aventuristi” u keqpritė nga kritika dhe shikuesit. Njė vit mė vonė (1971) Bekimi do e kėtė edhe njė rol kryesorė nė filmin western ”Deserter” nė regji tė Burt Kennedy. Edhe pse ”Dezertori” nuk u shpėrblye mė ndonjė ēmim, ishte mjaft i shikuar. Bekimi luajti pėr mrekulli krahas John Huston dhe Richard Krena.

Mė pas plasojnė filmat ”Permission to kill” 1975, ”Black Sunday” 1977. Nė ”Black Sundey” Bekimi kishte rol mesatarė pas aktorėve kryesore, Robert Shaw e Bruce Dern. Regjin e filmit ”Black Sunday” e ka bėrė regjisori me famė John Frankenheimer, i njohur pėr regji dhe filma tė mirė, si ”Birdman of Alkatraz” (1962) , ”Franch Connection II”, ( 1975 ) ”Ronin” (1998) e shumė e shumė filma tė tjerė meritor. Lista e filmave qė Bekim Femiu luajti nė Hollywood dhe vende tjera ėshtė mė e gjatė, nėse i pėrfshijmė edhe rolet episodike qė nuk kanė ndonjė vlerė tė madhe artistike, pėrveē serialit televiziv, ”Odiseo” Film i produksionit: italian, francez, gjerman dhe ish-jugoslav.

Kjo ishte odiseiada filmike e Bekimit nė Hollywood. Asnjė film nė Holywood i aktorit mė tė madh Ballkanik nuk u shpėrblye me ndonjė ēmim, madje as qė kanė hy nė histori si kult film ndonjėri prej tyre. Nė ish Jugosllavi dhe Ballkan, Bekim Fehmiu kishte bėrė emėr, mjaftonte qė ai tė luante dhe filmi shikohej.

Etiketimet e panevojshme patriotike. A ishte nė pyetje vdekja qe Bekimi u mbiēmua tė bashkėkombėsit e vet, apo vepra qė e la ishte mė e madhe sa edhe vetė vdekja e tij! Kjo mbetet tė trajtohet nė Kosovė dhe Shqipėri.

Mė rastin e vdekjes tė Bekim Fehmiut, gazetarė, aktorė, e sidomos aktorė koleg tė Bekimit tė prekur nga vdekja e kolegut, bėn qė Bekim Fehmiu tė shikohet e tė trajtohet ne media, tv, radio e nė mbrėmjet pėrkujtimore vetėm nga vėshtrimi sentimental. Emocionet nė tė shumtėn e rasteve na sjellin vetėm errėsirė . Nė tv dhe gazeta tė ndryshme kolegėt e aktorit na treguan se si Bekimi ka rrahur serbė kur e kanė fyer si shqiptarė. Nė tv na treguan se si Bekimi festonte 28 Nėntorin ditėn e pavarėsisė ēdo vit, nė banesėn e njė aktori shqiptar nė Beograd. Po tė njėjtit aktorė, kolegė tė Bekimit nė njė debat televiziv tė Kosovės thanė se: Bekimin shqiptarėt nuk e pėlqejnė, pse paska jetuar nė Beograd. Pse iu mbėshtet ky patriotizėm i pa nevojshėm Bekim Fehmiut! Nga e ka zanafillėn ky sofizėm.

Rojet e Bekim Fehmiut sikur harruan se me lindjen e kombit individėt e ndjenin veten si pjesė pėrbėrėse shpirtėrore e kulturore e atij grupi tė veēantė tė quajtur komb. Bekimi si individ dhe shqiptar qė ishte me siguri se e ka ndier veten tė fyer nėse dikush ia ka ofenduar kombin, pasi qė kombi ėshtė pjesė personale shpirtėrore e individit, Bekimi mund tė kėtė qenė i zemėruar e tė grushtojė ndonjė serbė. A ka kjo lloj ngatėrrese tė bėjė mė patriotizėm! Besojė se jo? Pse jo! Sepse nėse rrahja do tė ishte patriotizėm atėherė boksieret Xhevdet Peci e Mehmet Bugujevci duhej shpallur mė patriot se Bekimi, sepse gjatė karrierės sė tyre sportive ata kishin rrahur shumė serbė. Bekim Fehmiu e besoj se e paska festuar 29 Nėntorin nė Beograd, gėzimi dhe patriotizmi i festimit kishin jehonėn dhe gėzimin aq sa ishte banesa ku mbahej festa e Flamurit.

A nuk e pėlqenin shqiptarėt Bekimin qė jetonte ne kryeqytetin serb, Beograd? Mendoj se jo. Shumė intelektualė shqiptarė ishin shkolluar e edukuar nė Beograd, njė pjesė shumė e madhe e tyre i kontribuuan vendit tė vetė me edukatėn dhe shkollimin qe pikėrisht e kishin marrė nga ky qytet. Simbolin e rezistencės Adem Demaēi kur e kanė pyetur gazetarėt serbė me ironi: pse je aq shumė nacionalist, Demaēi iu qe pėrgjigjur: ju vetė me keni mėsuar se si duhet dashur kombi, unė kam studiuar nė Beograd. Dikush mund tė thoshte se shqiptarėt nuk e pėlqejnė Bekim Fehmiun se ai ishte martuar me serbe, nuk e besoj! Bekimi bashkėjetoi deri sa vdiq bashkė mė tė njėjtėn grua, me kėtė tregoi se martesa me Branken nuk ishte artificiale, nuk ishte martesė interesi material, ishte martesė dashurie, pėr atė edhe zgjati.

Kur bojkoti dėmton artin. Si shenjė proteste qė pushteti Serb ushtronte dhunė ndajė shqiptarėve tė Kosovės me 1987 Bekimi ishte tėrhequr nga skena Serbe. Zakonisht bojkotet kanė edhe anėn e vet negative, psh bojkotet ekonomike e rėndojnė ekonomin dhe xhepin, bojkotet politike shpeshherė sjellin trazira shtetėrore, bojkotet artistike e dėmtojnė artin.

Kolegėt e Bekim Fehmiut, Faruk Begolli dhe Enver Petrovci, aktorė tė mirėnjohur kishin studiuar nė Beograd, mė vonė edhe kanė punuar nė kėtė qytet. Madje Enver Petrovci duke qenė selektiv nė role kishte luajtur edhe pas viteve 90-ta, nė Serbi. Faruku dhe Enveri pėrveē se kishin vepruar nė ish Jugosllavi dhe Serbi, kur nuk e anashkaluan atdheun, aktruan nė shqip sa herė qė u dha rasti. As Faruku e as Enveri nuk e panė tė arsyeshme si shenjė proteste tė bojkotonin filmin apo teatrin. Pėrkundrazi, nė fillim tė viteve e 90-ta sė bashku themeluan Akademinė Dramatike nė Prishtinė. Djaloshi i dikurshėm Beogradas Faruk Begolli do hyn nė historinė e artit tė dramaturgjisė sė Kosovės. Me themelimin e Teatrit Dodona shkolloi gjenerata tė reja, me kėtė veprim ai pasuroi kulturėn dhe artin e kombit qe e lindi.

Lasgush Poradeci bojkotoi letėrsinė, si shenjė proteste ndaj sistemit totalitarė. Qė nga ardhja e komunizmit nė Shqipėri deri sa vdiq me 1989. Lasgushi vendosi me veten e vet tė jetojė gjysmė i burgosur. Bojkoti filozofik i Lasgushit zgjati gjysmėshekulli. Braktisja e gjeniut varfėroi letėrsinė shqipe. Shumė poezi u lanė pa u yllėzuar. Sa do tė ishte varfėr letėrsia shqipe, pse jo edhe kinematografia sikur Ismail Kadare ta bojkotonte letėrsinė.

Ēka shqiptarėt kėrkuan nga Bekimi. Shqiptarėt nga Bekimi kėrkuan atė ēka ai e bėri pėr kinematografin Serbe dhe Kroate, Amerikane, italiane, Franceze - Veprėn. Shqiptarėt kėrkuan nga Bekimi qe tė flasė shqip nė filmat e produksionit Kosovarė dhe atij Shqiptar. Shqiptarėt kėrkuan hiē mė pak e as mė shumė se atė ēfarė po e bėn fotografi i mirėnjohur shqiptaro/amerikani Fadil Berisha.

Fadil Berisha ėshtė fotograf zyrtar nė Miss Universe, Miss USA. Punon pėr revistat mė tė njohura botėrore si: Elle, Vogue, Mademoiselle etj. Fadil Berisha pėrveē qė e ndien veten shqiptarė, ai vepron si i tillė. Bėn punė pėr revistat Kosovare “Kosovarja” , “Teuta” dhe “Spektri”. Fadili duke vepruar me punėn e tij nė lėmin e artit fotografik lė gjurmė tė pashlyera kulturės e artit tė kombit tė cilit i takon.

I ndikuar nga valėt populiste ish ministri i Kulturės, Lutfi Haziri, vendosi qė tė bėhet ndarja e ēmimit Bekim Fehmiu, pėr aktorė mė tė suksesshėm tė vitit. Sikur ndarja e ēmimit tė fokusohej pėr aktorė shqiptarė qė veprojnė dhe japin kontribute jashtė trevave shqiptare ēmimi do tė arsyetonte veten, pėrndryshe, ndarja e ēmimit Bekim Fehmiu pėr aktorė qė veprojnė dhe punojnė nė trevat shqiptare nuk ka kuptim. Ashtu siē nuk do tė kishte kuptim qė letėrsia maqedonase ta pėrfshinte maqedonasin Sterjo Spasse (1914-1989) nė letėrsinė maqedonase. Veprimtaria letrare e Sterjo Spasse ėshtė e shkruar nė gjuhen shqipe edhe pse Spasse ishte maqedonas, ai i kontribuoi letėrsisė shqiptare dhe si i tillė i takon asaj letėrsie ku ai kontribuoi.

Bekim Fehmiu i edukuar nga njė prind i arsimuar dhe patriot vlerat dhe kulturėn qė kishte marrė nga prindi dhe populli, me mundėsinė e talentin qė e kishte ai nuk e pėrcolli. Ernest Renan (1823-1892) thekson : kombi ėshtė dėshirė pėr tė jetuar sė bashku, gatishmėri pėr tė vazhduar vlerėn e trashėgimisė qė ata kanė marrė nė njė formė tė pandarė.

E kuptoj identifikimin personal (qofshin edhe gjysmė tė trilluara) por nuk i kuptoj himnet mortore pėr njerėzit me famė pas vdekjes, ku veset ju minimizohen apo shenjtėrohen gjerė nė romantizėm.

Pėrndryshe ata qė pėrziejnė aktrimin e Bekimit me patriotizėm janė tė goditur nga emocionet individuale, ku arsyeja pėr ndjenjėn kolektive humb logjiken. Apo nė raste tė krizave tė identitetit ku individėt pėr shkaqe tė komplekseve tė tyre kėrkojnė identitet tė ri.

Bekim Fehmiu si shqiptar, ishte aktor i madh serb, si i tillė e pėrkrahu kombin e vetė herė me anė identifikimi herė me anė tė heshtjes. Bekimi me amanetin e fundit qė hirin e trupit tė tij t’ia gjuajnė nė lumin e Prizrenit shpirtin ia dhuroi popullit tė vetė, ndėrsa veprėn Serbisė. I qoftė i lehtė shpirti.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:31.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.