Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Gruaja dhe Familja
Emri
Fjalėkalimi
Gruaja dhe Familja Inkuadrimi i gruas nė jeten shoqerore, jeta bashkeshortore, femijet



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 14-03-12, 22:28   #1
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri


Procesi ėshtė i thjeshtė, zgjat rreth 20 minuta dhe kushton diku tek 200 euro



Ēdo ditė tre vajza kryejnė ndėrhyrje kirurgjikale pėr rifitimin e virgjėrisė. Ato janė mes moshės 18 dhe 30 vjeē. Procesi ėshtė i thjeshtė, zgjat rreth 20 minuta dhe kushton diku tek 200 euro nė klinikat publike ndėrsa nė klinikat private ēmimi arrin edhe mė tepėr.

Arsye ėshtė, pėr ta paraqitur veten si tė virgjėr tek mashkulli, qė nesėr do jetė burri i tyre. Nė kėtė mėnyrė hidhen pas marrėdhėniet e kaluara seksuale pasi meshkujt pėrgjithėsisht kėrkojnė njė “test virgjėrie” para vendimit pėr martesė. Operacionet janė sekrete, pasi ato janė tė ndaluar nga rregullat gjinekologjike tė klinikave, pasi pėr kėtė disiplinė nuk flitet nė asnjė pjesė tė legjislacionit shqiptar. Sekreti kėrkohet edhe nga vajzat qė realizojnė ndėrhyrjen.

Fenomeni ndeshet qė prej 20 vitesh, gjinekologėt dhe sociologėt shprehen se kjo ndodh kryesisht pėr shkak tė emigrimit masiv tė meshkujve nė vendet perėndimore. Pasi ata e gjejnė gruan e tyre nė Shqipėri dhe pėr shumė kohė mbajnė lidhje nė distancė. Por jo vetėm kjo, pasi kėtu ndikon edhe shovinizmi i rrėnjosur nė shoqėrinė shqiptare. Liria seksuale e meshkujve pranohet gjėrėsisht por kur vjen puna tek femrat, ato kanė njė disavantazh.

Arsye qė vazhdon tė mbizotėrojė ky fenomen ndoshta ka tė bėjė edhe tek mungesa e revolucionit seksual. Por paradoksalisht statistikat e Institutit tė Shėndetit Publik tregojnė se shqiptaret e humbin virgjėrinė nė moshėn 13-vjeēare, niveli mė i ulėt sa i takon vendeve tė Ballkanit. (Shekulli)


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 14-03-12, 22:50   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Studim Shokues,Ēdo Ditė 3 Vajza Shqiptare Rifitojnė Virgjėrinė Me Operacion,Shkak Kryesor Emigrimi!


Mentaliteti i prapambetur pėr tė marrė njė vajzė tė virgjėr,por edhe dėshira e vajzave qė ti tregojnė burrit se janė tė virgjėra ,ka bėrė qė shumė femra ti drejtohen gjinekologut pėr tė rifituar virgjėrinė.Kjo ndodh kryesisht si shkak i emigrimit tė meshkujve shqiptarė,tė cilėt fejohen nė Shqipėri dhe vazhdojnė tė emigrojnė,mirėpo vajzat nuk mund tė presin dhe kryejnė marrdhėnie seksuale me burra tė tjerė dhe mė pas i nėnshtrohen operacionit pėr tė rifituar virgjėrinė.
Tė dhėnat tregojnė se vajzat e moshės 18, 20 dhe 30 vjeē paguajnė 200 euro pėr ndėrhyrjen qė zgjat rreth 20 minuta nė klinikat publike ndėrsa nė klinikat private ēmimi ėshtė mė i lartė.
Operacionet janė sekrete, pasi sipas studimit, ato janė tė ndaluar nga rregullat gjinekologjike tė klinikave. Pėr kėtė disiplinė nuk flitet nė asnjė pjesė tė legjislacionit shqiptar ndėrkohė qė mbajtja sekret kėrkohet edhe nga vajzat qė realizojnė ndėrhyrjen.
Kėrkesat e vajzave pėr qepje ndeshen qė prej 20 vitesh dhe sipas studimit,tė paktėn tri femra rifitojnė virgjėrinė me operacion. Gjinekologėt dhe sociologėt shprehen se kjo ndodh kryesisht pėr shkak tė emigrimit masiv tė meshkujve nė vendet perėndimore. Pasi ata e gjejnė gruan e tyre nė Shqipėri dhe pėr shumė kohė mbajnė lidhje nė distancė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-12, 23:18   #3
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

shih logjikėn e njė femrės shih , ajo po lufton pėr njė bashkshortim tė rrejshme pėr tė mbuluar flliqėsirat e sajė, Eh logjika e sajė mundohet tė mbulon flliqsirėn me para , paraja asgjė nuk ishte nė kėtė Botėn e rrejshme , por herdo nė disfat luan roli i fytyrės sė saj se e mbulon njė pllumb grushti .

Shumė gjynah pėr mashkullin ( kuptohemi se edhe pėr atė mashkullin vlen nėse nuk ka luajtur rolin e mashtrimit nga njė femre ) .
Nėse ka mashtruar njė femėr ,, kuptohet se dikujt ajo bijė ka qenė , andaj mos tė ankohet pėr bashkshortim se ajo femra nuk ishte e pastėrt ,
ate qė e mbjell , njė vakt e korr.
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-12, 23:30   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Po, per nderhyrje kirurgjikale ne tru, a kane nevoje?
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-12, 23:36   #5
Oqeani
 
Avatari i Oqeani
 
Anėtarėsuar: 03-02-08
Vendndodhja: Nėn hijen qiellore
Postime: 24,632
Oqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėmOqeani i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb Shiko postimin
Po, per nderhyrje kirurgjikale ne tru, a kane nevoje?

Jo jo se mire jan ka e vazhdojne !
__________________
Shpresa ėshtė e vetmja gėnjeshtėr qė i besohet !!!
Oqeani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-03-12, 23:39   #6
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

O inshAllah , qysh meritonė ashtu edhe e gjejnė .

vepro hallall ashtu edhe Zoti ta jep!
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-03-12, 19:43   #7
Qika^Me^Kule
Prap e fshehur pase Teje.
 
Avatari i Qika^Me^Kule
 
Anėtarėsuar: 26-02-09
Vendndodhja: Aty me gjene , nen hijen Tende qe me le amanet !!
Postime: 13,735
Qika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėmQika^Me^Kule i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Aaghaghaghaghaaaa haaa haaa Off haire inshall-llah cka mu qite me keshe...

Shkova n'vrap me i tregu Nanushit tem se n'hall u ra po lyp me Passwort nje operacion

P/s. Athu a baine edhe tjera operacione apo.....???

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Qika^Me^Kule : 17-03-12 nė 19:44
Qika^Me^Kule Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-03-12, 19:46   #8
tipi engjellor
tipi engjellor
 
Avatari i tipi engjellor
 
Anėtarėsuar: 30-03-10
Vendndodhja: aty ku jeton dashuria
Postime: 14,540
tipi engjellor e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

hahahhahaha kurgja kjo pune hiq kur duhet me thy apet pas ....bile pa hargjime me mire hiq mos me ba operacione hahahah
tipi engjellor Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-04-12, 16:00   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Keto po mujkan me fitu gogja shume pare ne kete menyre si kjofare Belgja.



Belgjikė, NOA


Nė kategorinė e studentėve punonjės, 21-vjeēarja belge Noelle me siguri pėrbėn njė pėrjashtim. Vajza duke dashur tė bėjė njė jetė studentore mė tė “pasur”, ka vėnė nė shitje nė ankand, virgjėrinė e saj.
Dhe nė rast se dikush do tė dyshonte mbi vėrtetėsinė e kėtij fakti pėr kėtė Noelle jep sigurinė e saj: virgjėria e 21-vjeēares tregohet nė njė certifikatė mjekėsore. Ankandi ka nisur dhe duhet thėnė se Noelle ka shumė admirues tė saj. Oferta me sa duket ka kapur shifrėn e 1 milionė sterlinave, pak mė pak se 1 milionė e 100 mijė euro.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-04-12, 16:40   #10
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Gjate gjithe ekzistences se njerezimit, trupi i femres ka qene dhe mbetet beteje e perjetshme,
e meshkujve qe s'u lodhen kurre. Te pangopurve.

Mos kujtoni qe femrat e bejne kete nga deshira ose pėr vetvete.
Jo, jo.
Ky ėshtė thjeshte rezultat i deshirave te semura te meshkujve, tybe.
Ketu, na vret zoti nėse paragjykojme ndryshe.

Bile bile, keto veprime te ketyre femrave qe e qesin vetin ne pozita te veshtira pėr ta rikthyer virgjerine, mund te quhen edhe ndergjegje qytetarie, civilizim i llojit ma te larte.
Quhet disipline dhe vetendeshkim i femrave.

5 qepje te virgjinitetit per te shpetuar 5 ego te semura
mashkullore???
A pak, a?!

Paramendoni ju ēka i ndodhe egos se semure te meshkujve me ba mos me i dale femra virgjine (e qepur)???!!! Smuhet keq, deshperohet, bjen ne depresion te thelle, zhburrerohet, deri ne vetvrasje e vetizolim... Po hajr bafshin keto femra qe po kane vullnet me ua shpetu jeten burrave te burrnise se burrnishtes

Kqyre ti tash dobine tjeter, egoja mashkullore e ka shty perpara
shoqerine, i ka zhvilluar zanatet e reja dhe i ka pushtuar
femrat, kryesore bota e re mos me mbete kurre pa pune, dmth ekziston njė kohė per ta qepur, ekziston nje kohe per te shqepur.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-12, 20:31   #11
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Ai iu hodh nė qafė dhe e pėrqafoi. “Mė fal e dashur, mė fal zemėr”, i tha, ndėrsa ajo nė sytė e doktoreshės, pas shpinės sė tij tregoi gjuhėn e shkeli syrin.
Gjithēka ndodhte disa vite mė parė, nė sallėn e vizitave tė mjekes gjinekologe Mimoza Keta, nė tė cilėn, njė burrė kishte ēuar nusen pak ditė pas natės sė parė tė martesės, sepse i kishte gjetur njė fije peri pas kontaktit tė parė seksual. Ajo qė duhej tė kishte qenė njė natė dashurie ishte kthyer nė njė natė ankthi. Ajo mohonte tė ishte “e qepur”. Ai dyshonte se s’kishte qenė e virgjėr. Dyshimi e brente aq shumė sa i kėrkoi njė tė afėrmeje, e cila njihte doktoreshėn, t’u mundėsonte njė vizitė.
Se ēfarė u shkonte nė mendje kėtyre personazheve nė atė moment nuk mund ta dimė, por mund tė hamendėsojmė se kanė qenė mendime dramatike. Ai mendonte ndarjen, ndoshta hakmarrjen. Ajo mendonte persekutimin apo pėrgojimin. Doktoreshė Keta thotė se pranoi tė vizitonte gruan. U fut vetėm me tė nė dhomėn e vizitės dhe aty bėnė njė pakt: “E hipa nė kaluē dhe e pashė qė ajo ishte e qepur. I kėrkova tė ishte e sinqertė me mua dhe i premtova se tė shoqit do i thosha atė qė donte ajo”. Gruaja ka pranuar. I ka thėnė doktoreshės sa kishte paguar pėr rivirgjėrinė dhe ajo ka thirrur burrin brenda nė dhomė: “Ishte goxha djalė, i pasur dhe me njė makinė shumė tė mirė pėr kohėn”, – kujton ajo ndėrsa shpjegon se i kishte thėnė qė e shoqja kishte qenė e virgjėr. “I tregova njė shenjė tė kuqe, i thashė qė ishte shenjė e virgjėrisė”, – tregon Keta ndėrsa vazhdon tė qeshė edhe sot disa vite pas asaj qė ka ndodhur, edhe pse ajo e di qė femrat vijojnė tė qepen dhe meshkujt vijojnė tė jenė po aq kėmbėngulės tė mashtrohen me virgjėri tė rreme… “Shumė mirė bėjnė qė qepen derisa burrat i duan tė qepura”, – i bie shkurt pedagogia e UET, Ermira Danaj, qė mendon se mashtrimi nė kėtė rast ėshtė mė shumė njė nevojė e patriarkalizmit pėr tė mos u tronditur nga e vėrteta.

Qepuni, po vijnė emigrantėt!
Numri i vajzave “tė qepura” rritet ndjeshėm me tė filluar vera dhe kthimi nga jashtė pėr dasmat e rregulluara me korrespondencė i beqarėve nga emigracioni. Drejtoresha e maternitetit “Kiēo Glozheni”, Rubena Moisiu e pranon se ka njė fluks nė muajt e korrikut dhe gushtit, i cili sidoqoftė mbetet nė nivele hamendėsimi pėr shkak se vizita tė kėsaj natyre nuk dokumentohen asnjėherė. “Nuk ėshtė e paligjshme dhe as e ligjshme”, shpjegon mjekja qė thotė se nė kohėn kur nuk kishte detyra administrative, ka pasur kėrkesa tė tilla, por qė kjo ėshtė nė listėn e ndėrhyrjeve qė nuk ka pranuar t’i kryejė. Moisiu pohon se edhe nga mjekėt e kolegėt e di qė kėrkesa rritet nė verė dhe kjo kryesisht vjen pėr shkak tė emigrantėve, por statistika zyrtare sidoqoftė nuk ka. “Edhe pse nė media shpeshherė janė raportuar numra, ato kanė qenė mė shumė hamendėsime, pasi gjithė kjo ndėrhyrje qė zgjat nga 5 deri nė 10 minuta nuk regjistrohet nė asnjė vend”, – pohon doktoresha.
Ajo thotė se ėshtė e pamundur edhe tė kontrollohet procesi, qė nuk ka nevojė pėr kushte apo pėr shpenzime tė mėdha. Ai mund tė ndodhė nė njė dhomė tė thjeshtė vizite dhe shėnohet si njė vizitė normale nė regjistra, ndėrsa mjekut qė e kryen i duhen vetėm pak minuta, njė gjilpėrė dhe njė pe. Megjithatė, sipas Moisiut nga diskutimet me kolegėt dhe nga informacionet e mbledhura nė biseda, mund tė hamendėsohet qė nė momentet e kthimit tė emigrantėve ka njė rritje tė numrit. “Emigrantėt kanė ikur prej kohėsh, atje ku janė kanė gjetur shoqėri liberale dhe ata vetė kanė marrėdhėnie me femra nga mė tė ndryshmet, por kur vjen puna pėr t’u martuar kėrkojnė qė ajo tė jetė e virgjėr dhe vijnė nė Shqipėri se e mendojnė njė vend ashtu si e kanė lėnė”, – shpjegon ajo mė tej. Edhe mjekja Mimoza Keta pohon njė rritje tė numrit tė atyre qė kėrkojnė tė rivirgjėrohen nė periudhėn e verės, para kthimit tė emigrantėve. Sipas saj, sidoqoftė, numrat janė nė rėnie edhe pse kėtė mund ta thotė edhe ajo vetėm mbi njė bazė hamendėsimi dhe eksperience personale e jo mbi tė dhėna tė faktuara. Moisiu nuk ėshtė kundėr faktit qė shqiptarėt vijnė tė lidhin martesa me shqiptarė. Pėr tė, fakti qė ata kthehen nga emigracioni dhe kėrkojnė njė vajzė shqiptare pėr tė lidhur jetėn ėshtė pozitiv, por pėrtej kėsaj kėrkesat e tyre pėr nusen e re janė diskriminuese. “Ata vetė me siguri kanė pasur marrėdhėnie me femra tė tjera, nuk kanė pse kėrkojnė qė vajzat me tė cilat lidhen tė mos kenė pasur njė jetė tė tyren”, – thotė mjekja.

“Ajo nuk ishte nervoze?!”*

Njė vit mė parė, njė shqiptar qė jetonte nė SHBA interesohej nė njė forum online mbi shėndetin (steadyhealth.com), nėse e vluara e tij me tė cilėn tashmė kishte njė fėmijė, kishte qenė apo jo e virgjėr. Djali pohon se ėshtė 28 vjeē, se ishte martuar me shkesė, se ajo i ishte betuar se ishte e virgjėr, mirėpo njėsoj si personazhit tonė nė fillim tė shkrimit natėn e parė, edhe atij gjėrat i ishin dukur tė ēuditshme. “Unė jam 28 vjeē dhe nė 2010-ėn shkova nė Shqipėri pėr t’u martuar; ishte njė martesė e rregulluar, unė nuk e kisha takuar asnjėherė mė parė vajzėn dhe ajo mė siguroi disa herė qė ishte e virgjėr, por natėn e parė qė ne patėm marrėdhėnie unė vura re qė ajo nuk ishte nervoze…”, – shkruan ai nė forum. Ka mė shumė se njė postim nė tė njėjtėn temė po prej tij nėn pseudonimin “albania”. Nė fund ai “pranon” se tashmė nuk qe e rėndėsishme qė gruaja e cila e kishte bėrė baba, tė kishte qenė apo jo e virgjėr, por historia e tij qė fillon me dyshimin e natės sė parė dhe mė tej me njė udhėtim sėrish nė Shqipėri, gjatė tė cilit ai vendos tė hetojė jetėn e sė shoqes, takimet e saj, kafetė qė kishte pirė me djem tė tjerė dhe njė tufė thashethemesh prej tė njohurve tė pėrbashkėt. Mė shumė se njėherė ajo ia mohon tė ketė pasur histori, po aq mė shumė kėmbėngul ai tė mėsojė njė “tė vėrtetė” qė nuk i sjell asgjė mė shumė sesa dyshime. Nė mes ėshtė gjithmonė njė kushėrirė qė ka mėsuar prej dikujt, se e shoqja kishte dalė njėherė me dikė dhe ndoshta…?! Po pse i intereson atij kjo? Deri nė fund, i sulmuar prej postuesve tė tjerė nė tė njėjtin forum, ai kėmbėngul se pėr tė nuk ėshtė e rėndėsishme virgjėria, e prapė shton: “Po ke tė drejtė, unė mund ta kapėrcej kėtė nėse arrij ta heq nga mendja, fundja tani jam thuajse i sigurt qė ajo ishte e virgjėr…, ose nėse nuk ka qenė mė vonė do tė ma thotė kur tė kuptojė se mua nuk mė intereson kjo…”. Mė shumė se njė djali qė nuk i intereson nėse e shoqja ka qenė apo jo e virgjėr, ai duket njė i fiksuar prej kėsaj. Dikush i mbetur mes dy botėsh. Atė tė njė Shqipėrie ku tė gjithė flasin pėr virgjėrinė si vlerė pa tė cilėn njė femėr ėshtė “kurvė”, dhe atė tė vendit ku jeton dhe ku qėndrime tė tilla tallen, pėrbuzen apo nuk merren nė konsideratė. Ai do nė tė njėjtėn kohė tė jetė amerikan i pėrparuar seksualisht dhe po nė tė njėjtėn kohė, burrė me mustaqe vesh mė vesh me njė grua qė nė jetėn e saj ka pasur vetėm atė dhe kurrė s’ka prekur, as ka lakmuar tjetėr. Dhe nė fund tė fundit, me shumė gjasa nuk ėshtė as njėri dhe as tjetri. E shoqja nėse nuk e ka mashtruar pėr virgjėrinė, ndoshta do vijė njė ditė qė do t’i vėrė brirė dhe ai kurrė s’ka pėr ta marrė vesh edhe nė qoftė se ajo do tė jetė nervoze nė shtrat…
Tė virgjėrat qė s’gjenden



“Nuk e kuptoj se ēfarė u duhet e virgjėr, kur nesėr apo pasnesėr ajo mund t’i tradhtojė dhe ata nuk do tė kenė asnjė mundėsi ta dallojnė kėtė”, – thotė mjekja Moisiu, ndėrsa flet me njėfarė nėnēmimi pėr meshkujt e fiksuar. “Presioni i meshkujve i detyron femrat tė qepen dhe meqė ata duan gjak nė natėn e parė, nė ēarēafė, ja ku e morėn, e ēfarė fituan prej kėsaj?”- thotė doktoresha qė beson se nisja e njė marrėdhėnieje nė kushte tė tilla mosbesimi dhe njėkohėsisht mashtrimi nuk ėshtė shenjė e mirė pėr familjen e re. Pėr mė shumė sipas saj, emigrantėt duhet tė ēmėsohen me idenė se Shqipėria ėshtė rezervat virgjėreshash. Nė bazė tė njė studimi qė kanė bėrė nė gjimnazet e Tiranės rezulton se numri i vajzave qė e humbin virgjėrinė para se tė mbarojnė shkollėn e mesme ėshtė nė rritje. 62 pėr qind e adoleshenteve, sipas studimit tė kryer prej tyre, kishin pasur marrėdhėnie seksuale para moshės 18-vjeēare. Studimi nė pesė gjimnaze tė Tiranės ka treguar edhe njė numėr “tė frikshėm” tė marrėdhėnieve edhe nė njė kohė mė tė hershme. “15-20 pėr qind e vajzave kanė pasur kontaktet e para seksuale nė moshėn 13-vjeēare”, – thotė Moisiu. Ajo qė kėrkojnė emigrantėt nga vajzat shqiptare, ndėrkohė qė kanė konsumuar marrėdhėnie seksuale tė panumėrta me tė huaja tė cilat i shohin si liberale, madje dhe i mburrin pėr kėtė, ėshtė krejtėsisht jashtė kohe edhe pėr Shqipėrinė tashmė. Pėr pedagogen e UET, qė studion marrėdhėniet gjinore, Ermira Danaj, kjo ėshtė thjesht shprehje e patriarkalizmit qė shfaqet nė dhjetėra forma tė tjera, por qė fillon me virgjėrinė. “Ekskluziviteti i pronėsisė ndėr vite ėshtė pėrkthyer me virgjėrinė, ruajtja e virgjėrisė ekskluzivisht pėr burrin. Ndėrkohė ky ekskluzivitet nuk kėrkohet pėr burrin, sepse nė njė kontekst dominimi mashkullor, qenia mashkull nuk ka nevojė tė demonstrojė asgjė, as qė ėshtė i ndershėm, as qė ėshtė i virgjėr, thjesht mjafton qė ėshtė qenie mashkull”, – thotė ajo. Ashtu si Moisiu edhe gjinekologia Mimoza Keta e sheh si absurde kėrkesėn qė u bėhet vajzave, qė sipas tyre nė mjaft raste ėshtė e pamundur tė plotėsohet edhe biologjikisht.

Mashtrimi i mirėpritur
Pėr Danajn kjo ėshtė zgjidhja e vetme qė u mbetet femrave para meshkujve qė e kėrkojnė me ngulm qė ato tė jenė tė virgjėra. Nė bisedė e sipėr ajo shpjegon se nė kėtė rast, edhe pse kemi tė bėjmė me njė mashtrim, ėshtė njė mashtrim i kėrkuar prej tė gėnjyerve. “Ajo qė fatkeqėsisht ndodh, ėshtė qė pėr sa kohė kėto probleme nuk e trondisin dominimin mashkullor, siē ėshtė dhuna, apo dhe mungesa e komunikimit, gjendja duket si normale dhe nuk pėrbėn shqetėsim tė madh. Ndėrkohė qė rivirgjėrimi duket si njė “mashtrim i madh”. Rivirgjėrimi ėshtė nė fakt njė “mashtrim” pėr t’i bėrė qejfin shoqėrisė qė mė mirė pranon njė “mashtrim” tė tillė sesa tronditjen e strukturės patriarkale ekzistuese”, – thotė ajo. Moisiu nga ana e saj nuk ėshtė e gatshme ta aprovojė as sjelljen e vajzave nė kėtė rast. Drejtoresha e “Kiēo Gliozhenit”, thotė se i kupton vajzat, por pėr tė ato duhet tė marrin mė shumė pėrsipėr dhe ndoshta tė heqin dorė nga njė mashkull qė u kėrkon gjėra qė nuk mund dhe as kanė pas ia ofrojnė. “Unė e di qė ato kanė njė hall tė madh, por mė duket shumė e padrejtė tė nisėsh jetėn me njė mashtrim dhe nuk mė duket se i ndihmoj duke bėrė kėtė”, – shpjegon ajo, ndėrsa thotė se herė pas here ka ngritur zėrin pėr fenomene tė ngjashme qė kryesisht diskriminojnė femrėn, duke filluar nga abortimi i fetuseve femra e deri te “qepja”. “I thashė vajzės, nėse ti do ta nisėsh jetėn me njė mashtrim, kjo nuk ėshtė gjė e mirė, por ėshtė zgjedhja jote”, – kujton mjekja Mimoza Keta. Ajo shpjegon se burrin nuk e mashtroi thjesht pėr solidaritet femėror, por gėnjeu sepse mjeku nuk mund tė tradhtojė pacientin dhe nuk mund tė nxjerrė asgjė qė mėson prej tij apo trupit tė tij nė vizitė. Ajo thotė se njė pjesė e mirė e vajzave e bėjnė kėtė tė shoqėruara me dikė tjetėr, qė nė mjaft raste ėshtė nėna, por shumė e bėjnė kėtė fshehurazi masivisht nė klinika private, ku mundėsitė pėr t’u njohur janė edhe mė tė vogla. Sipas Danajt, rastet tė tilla vijnė pasi sot kemi njė pėrplasje tė madhe vlerash. “Sepse kemi njė traditė patriarkale tė mbartur ndėr vite, po ndėrkohė kemi njė informacion tė pamasė nėpėrmjet tė cilit kjo traditė vihet nė pikėpyetje. Flitet nga njė anė pėr vlerėn e virgjėrisė, por nga ana tjetėr diskutohet dhe mbi tė drejtat e grave dhe vajzave pėr tė qenė tė lira pėr tė vendosur vetė se ēfarė duan tė bėjnė me jetėn e tyre duke mos dashur tė jenė mė pronė”, – thotė ajo. Sipas Danajt, rivirgjėrimi nuk ėshtė veēse njė formė tjetėr dhune ndaj gruas. “Ēėshtja e rivirgjėrimit tregon se sot ne kemi mė shumė nevojė se kurrė pėr t’i hedhur nė diskutim vlerat e shoqėrisė tonė, dhe jo pėr tė ruajtur njė “moral” fals. Fatkeqėsisht, pėr sa kohė ne do tė vazhdojmė ta konsiderojmė vajzėn si inferiore, tė brishtė, pronė tė burrit, qenie tė destinuar vetėm pėr t’u martuar e pėr tė lindur fėmijė, do tė hasim me raste tė tilla si rivirgjėrimi (qė nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm njė formė dhune simbolike ndaj vajzave dhe grave), apo dhunimi fizik i vazhdueshėm i tyre”, – thotė ajo.

Gjaku nė ēarēafė…
Mjekėt thonė se njė pjesė e mirė e femrave me njė pėrqindje qė varion mbi 50 pėr qind kanė njė himen (shenjė tė virgjėrisė) elastik dhe njė pjesė tjetėr pėsojnė ēarje tė himenit jo nė ato qė quhen vaza gjaku e pėr rrjedhojė kanė njė humbje virgjėrie pa gjak. Dhe ky ėshtė njė problem i madh. Mund tė jenė tė pafundme viktimat e heshtura tė paragjykimeve dhe pėrfoljes apo edhe martesave tė dėshtuara prej kėsaj virgjėrie qė shkon nė mėnyrė tė heshtur. Mjaft burrat shqiptarė duan sipas mjekes Rubena Moisiu tė tregojnė ende ēarēafin me njollėn e gjakut edhe pse ka kohė qė ky nuk shpaloset mė nė dritare. Ajo qė sipas mjekėve ėshtė njė gjendje normale fizike e femrės pėr mjaft njerėz mund tė jetė njė katastrofė morale, ndoshta pėr kėtė arsye ka njė numėr tjetėr meshkujsh apo vjehrrash qė shkojnė tė bėjnė njė verifikim pėr para se lidhja tė shkojė nė martesė. Mjekja Mimoza Keta pranon se ka pasur raste ku i ėshtė kėrkuar qė tė verifikohej nėse vajza ishte e virgjėr apo jo, por sipas saj kėto nuk janė aq tė shumta sa numri i atyre qė kėrkojnė tė rivirgjėrohen. Ajo thotė se mjaft herė ka tentuar t’ua prishė mendjen vajzave qė kėrkojnė diēka tė tillė, por dyshon shumė se edhe pse mund tė kenė pranuar para saj se nuk do ta kėrkonin rivirgjėrimin nuk kanė shkuar ta bėjnė kėtė nė njė klinikė tjetėr apo te njė mjek tjetėr. Arsyeja edhe sipas saj ėshtė shenja e gjakut mbi ēarēafė. Ndoshta njė vajzė e qepur nuk ėshtė e virgjėr natyrale, por ndryshe nga ajo qė mund tė jetė vėrtetė e virgjėr e qepura ta garanton (mjekėt e bėjnė) qė do ta kesh njė njollė gjaku nė ēarēafė. Ndėrkohė nė rastin e njė vajza natyralisht tė virgjėr, por me njė himen elastik, njolla e gjakut ėshtė e pamundur dhe sipas doktoreshės mjaft prej tyre duhet tė kenė vuajtur gjatė nėn presion apo dhunė duke ua mbyllur gojėn me faktin se nuk u gjetėn tė “virgjėra”. Burrave me namuz nė fakt ata qė kanė kėrkuar me ngulm apo ata qė do tė zbresin avionit nė Rinas kėto muaj vere nė kėrkim tė virgjėreshave duhet t’ua kishin mėsuar kėtė qė nė shkollė dhe pėr mė shumė ndoshta dikush duhet tu mėsojė qė njolla e gjakut nė ēarēafė ėshtė njė gjė pa vlerė dhe paguhet lirė.

.................
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-12, 20:32   #12
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Qepja nuk kushton

Ajo qė e bėn fenomenin krejtėsisht tė lehtė janė edhe ēmimet. Nėse nė Perėndim, ku duhet thėnė kėrkesa tė ngjashme nga vajza prej familjesh emigrante nga vende shumė konservatore nuk mungojnė, pagesat shkojnė nga 200 euro mė tė lirat kryesisht nė vende tė Europės Lindore deri nė 4500 euro nė Austri, pasi kjo ėshtė njė ndėrhyrje plastike e pėr rrjedhojė e kushtueshme. Ndėrkohė nė Shqipėri “virgjėria” kushton shumė mė pak. “Pėrgjithėsisht merren aq para sa kushton njė vizitė normale (nga 1 mijė deri 3 mijė lekė tė reja), por ndodh qė edhe nuk marrim para se nuk kanė”, – thotė Mimoza Keta. Ndėrkohė nė klinikat private kostoja mund tė jetė edhe mė e lartė, por me siguri qė tarifat nuk e kapin dyshemenė e 200 eurove qė aplikon njė mjek nė Pragė. Kjo duket se e bėn lehtėsisht tė aksesueshėm rivėrgjėrimin aq sa ka edhe barsoleta pėr gra qė detyrohen ta bėjnė atė mė shumė se njėherė. Doktoresha pohon se raste tė tilla mund tė ndodhin, por kjo vjen pėr shkak tė njė problemi teknik. Nė rast se “qepesh”, atėherė koha deri nė marrėdhėnien e parė seksuale nuk mund tė jetė mė e gjatė se njė javė. “Penj janė ata, nėse kalon njė farė kohe kėputen dhe qepja duhet ribėrė ose nuk do tė dukesh e virgjėr”, – pohon mjekja. Duket se njė burrė nuk e ka tė lehtė tė pranojė se gruaja e tij e re ėshtė e ndershme edhe pse ajo mund tė mos ketė rrjedhje gjaku, pėr shkak tė njė cipe virgjėrie elastike siē shpjegojnė mjekėt, ndėrsa sigurisht e marrin pėr tė ndershme pa asnjė lloj dyshimi atė qė e ka blerė kėtė cipė pėr maksimumi 5 mijė lekė tė reja. Sidoqoftė, familje tė tilla mund tė jenė tė lumtura pėr njė farė kohe. Doktoresha Keta na thotė se njė vit mė vonė, edhe pse nuk kishte dashur dhe i ishte dukur e sikletshme, e priti sėrish nė spital ēiftin e ri tė fillimit tė kėsaj historie. Kėtė herė ata shkuan atje pėr tė sjellė nė jetė fėmijėn e tyre. Fėmijėn e njė martese tė “qepur” me mashtrim, por qė duket se deri atėherė kishte funksionuar. “Nuk e di si vajtėn mė vonė, por mesa kam dėgjuar lindėn tė tjerė fėmijė dhe vazhdojnė tė jenė tė martuar”, – thotė doktoresha normalisht, duke ruajtur tė mos japė detaje pėr identitetin e tyre dhe duke kujtuar herė pas here skenėn e burrit qė i pėrgjėrohej sė shoqes ta falte qė e kishte vėnė para njė prove tė vėshtirė dhe shkeljen e syrit tė kėsaj tė fundit.
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-12, 21:45   #13
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Nė telashe ėshtė granimi !

Daktor , mė duhet tė qepem sepse javėn tjetėr vjen njė shac prej Cvicre e po tutna qė nuk po mė merr ."2oo euro ,s'ka problem "- i thot daktorri dhe puna kryhet .3 muaj mė vonė e njėjta procedurė ,veq se tash shaci prej Gjurmanisė sepse ai i Cvicrrės nuk i kish pėlqye tipes .Prap 200 euro .E njėjta ndodhė edhe disa herė deri sa daktori herėn e fundit i kėrkon 2500 euro .
Tipja e tronditur e pyet :"Daktor a tė dukatit m'i ngjite pejtė a"?
Jo tha mjeku nuk janė tė duaktit ,por ta kam qepė njė si patent tė xhinseve , kur tė duash e ēelė ,e kur tė duash e mshelė ,se mė ke lodhė !!!!!!
__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-12, 21:54   #14
e-uritura
 
Avatari i e-uritura
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Postime: 1,893
e-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėme-uritura i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga LOJETARI Shiko postimin
Nė telashe ėshtė granimi !

Daktor , mė duhet tė qepem sepse javėn tjetėr vjen njė shac prej Cvicre e po tutna qė nuk po mė merr ."2oo euro ,s'ka problem "- i thot daktorri dhe puna kryhet .3 muaj mė vonė e njėjta procedurė ,veq se tash shaci prej Gjurmanisė sepse ai i Cvicrrės nuk i kish pėlqye tipes .Prap 200 euro .E njėjta ndodhė edhe disa herė deri sa daktori herėn e fundit i kėrkon 2500 euro .
Tipja e tronditur e pyet :"Daktor a tė dukatit m'i ngjite pejtė a"?
Jo tha mjeku nuk janė tė duaktit ,por ta kam qepė njė si patent tė xhinseve , kur tė duash e ēelė ,e kur tė duash e mshelė ,se mė ke lodhė !!!!!!

Xemėl, e don ti nusen me pejė apo pa?
__________________
e-uritura Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 20-09-12, 21:58   #15
LOJETARI
Administratorėt
 
Anėtarėsuar: 12-10-05
Postime: 3,420
LOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėmLOJETARI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tre vajza ēdo ditė rifitojne virgjerine ne Shqipėri

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga e-uritura Shiko postimin
Xemėl, e don ti nusen me pejė apo pa?
Xemėl, Nusen nuk e du hiq , veq ty ! Tash mos me vet ma shume se nuk tė pėrgjigjem se po xhelozojnė njerzit .


__________________
Perfekte Frauen gibt es in jeder Ecke , so sprach der Gott und schuf die Erde , rund.

Femra perfekte ka nė ēdo qyshe ,kėshtu tha zoti dhe krijoi tokėn e rrumbullakėt .
LOJETARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:28.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.