Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare!
Emri
Fjalėkalimi
Toleranca fetare! A jemi ne Shqipetarėt popull tolerant nė fe?



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-05-12, 17:02   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Feja nė Ballkan

Njė ideologji etno-fetare me nuanca gjinore.


Mbi tė gjitha, Ballkani ėshtė njė vend kalimesh, takimesh dhe kontaktesh, i mahnitshėm nė aftėsinė e tij tė hibridizimit tė Ortodoksisė Lindore, Katolicizmit dhe Myslimanizmit. Megjithatė, nė njė kėndvėshtrim pėrgjithėsues tė kulturave dhe shoqėrive tė Europės juglindore, sidomos Shqipėrisė, bien menjėherė nė sy dallimet rajonale midis malėsisė dhe fushės, midis mėnyrave tė jetesės tė ndikuara nga kultura tė ndryshme fetare, midis situatave tė ndryshme sociale dhe ekonomike, sidomos pėr sa i pėrket ndikimit tė tyre ndaj raporteve gjinore.

Nė Ballkan, si kudo tjetėr, ndėrrimi i fesė dhe politika e saj normalisht kanė tė bėjnė me njė histori kolektive qė ka pėrfshirė komunitetet sociale dhe kulturore, ose mė saktė, pjesėtarėt e familjeve, fiseve, fshatrave apo tė grupimeve mė tė mėdha. Nė kohėt mė tė hershme, para dhe pas kulmit tė islamizimit nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, njerėzit konvertoheshin nė myslimanė apo tė krishterė me qėllim qė t’i pėrkisnin njė grupi tė caktuar shoqėror. Ndryshimi i fesė dhe pėrkatėsia fetare janė rrjedhimisht pjesė e procesit tė socializimit qė vjen nga pėrpjekja drejt njė identiteti kolektiv. Simbolet dhe besimet kolektive, risitė dhe ceremonitė konsiderohen si pjesė e fesė zyrtare—pėrkatėsisht fesė sė krishtere dhe myslimane—sė njė komuniteti apo njė rrjeti shoqėror vendas, pavarėsisht nėse tipare tė tyre kulturore i pėrkasin apo jo kėtyre feve nė pėrgjithėsi. Ato kategorizohen kolektivisht jo si veēori fetare tė njė sistemi besimesh nė nivel universal, por si ‘trashėgimia prej paraardhėsve nė tradita dhe zakone.’ T’i pėrkasėsh njė feje do tė thotė t’i pėrkasėsh njė grupi tė caktuar shoqėror.

Nė rastin e dallimeve fetare, gjithsesi, ka njė mospėrputhje midis organizimit social ekzistues dhe praktikės ligjėrimore tė pjesėtarėve tė tij rreth shoqėrisė dhe sjelljeve sociale. Ligjėrimet e kėtij lloji nė Shqipėri, pėr shembull, krijojnė pėrshtypjen se kjo mospėrputhjeje ėshtė tejet e madhe dhe duket si njė hendek i pakapėrcyeshėm midis tė krishterėve dhe myslimanėve. Nga ana tjetėr, vrojtimet empirike nė terrenin e cilitdo komuniteti vendas dėshmojnė jo vetėm ekzistencėn e njė komuniteti gjuhėsor me gjithėpėrfshirje tė plotė tė tė krishterėve dhe myslimanėve, por gjithashtu edhe tė njė komuniteti shumė tė hapur ndaj mėnyrave tė ndryshme tė jetesės dhe dokeve kulturore. Edhe pse njė individ mund tė mbartė tė njėjtat paragjykime si grupi i tij kundrejt grupeve tė tjera fetare, vlerat thelbėsore tė njė grupi pėrcaktohen nga sistemi farefisnor dhe i aleancave martesore, nga linjat e solidaritetit apo armiqėsisė, nga statusi dhe pozicioni shoqėror, tė cilat janė tė pėrbashkėta nė shumė komunitete pavarėsisht nga pėrkatėsia fetare. Tė qenėt mysliman apo i krishterė bazohet nė familjen, farefisin, grupin territorial apo shoqėror pėrkatės, qė sipas traditės ka tė bėjė me “pėrkatėsinė” ose praktikėn fetare. Nuk bazohet nė njė sistem tė caktuar besimi apo bindjeje fetare; nė realitet kjo i ka rrėnjėt nė kulturėn sociale.
Feja nė kėtė rast ėshtė njė konformizėm qė transmetohet pėrgjatė komunitetitt (Doja, 2000).

Si pasojė, ndėrsa shumėkush e sheh kundėrvėnien e grupeve fetare ndaj njėra tjetrės si njė shkak apo arsye tė disa zhvillimeve historike nė Ballkan, nė tė kundėrtėn, kjo duhet parė pikėrisht si njė rrjedhojė e kėtyre zhvillimeve. Konceptimi i kategorive ‘i krishterė’ apo ‘mysliman’ ėshtė natyrisht i lidhur me identifikime tė ndryshme sociale, politike, territoriale, etnike, gjinore dhe tė tjera si kėto. Njė tipar i rėndėsishėm i kėtij lloj konceptualizimi ėshtė logjika populiste dikotomike nė ligjėrimin politik dhe kulturor qė pėrshkon krejt Ballkanin dhe shpesh pėrmban njė arsyetim tė gabuar pėrfytyrimi metonimik. Konceptimi kundėrvėnės midis ‘tė krishterėve’ dhe ‘myslimanėve’ ėshtė pjesė e njė serie ēiftesh antitetike si malėsor/fusharak, malok/fushor, qytetar/fshatar, verior/jugor, pushtues/i pushtuar, shtypės/i shtypur, autokton/i ardhur, i ndershėm/i pandershėm, i pastėr/i ndotur, tė cilave shpesh u mbivendosen qartazi kategoritė mashkullore/femėrore apo mashkull/femėr (Sofos 1996; Zhivkovic, 1997). Kėto ēifte antitetike, pasojė e elementėve kulturorė seksistė dhe maskilistė, u vishen nė mėnyrė tė dukshme grupeve tė ndryshme njerėzish pavarėsisht tipareve tė tyre reale, qoftė pėr t’i ngritur ata nė qiell, qoftė pėr tė poshtėruar identitetin e tyre. Ky karakterizim i tė gjitha grupeve territoriale apo fetare si bartėsit e njė mentaliteti tė caktuar njihet edhe si “Ballkanizim” (Todorova, 1997) dhe merr pjesė nė logjikėn e njė serie orientalizmash tė vendosura mbi njėra tjetrėn (Bakic-Hayden, 1995).

Ēdo dikotomi, pėr mė tepėr, mund tė degėzohet rishtazi dhe pėrmbajtja e tyre tė shumėfishohet e tė pėrdoret nė konflikte sa vjen e mė tė pėrgjakura, siē shihet pėr shembull, nė perceptimin e konvertimeve nė myslimanizėm si tradhėti ndaj gjakut dhe qumėshtit tė krishterė, qė presupozohet tė vijė me transformimin nga gjaku dhe raca Sllave nė atė Turke. Konvertimi nė myslimanizėm ka qenė gjithmonė njė ēėshtje delikate, e shtjelluar gjerėsisht nė letėrsi, sidomos nė poezinė epike. Disa nga kryeveprat mė me zė tė letėrsisė ballkanase, qė nga shkrimet e hershme tė poetit dhe peshkopit malazez tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė Petar Njegos deri tek Jugosllavi i shekullit tė njėzetė, fitues i ēmimit Nobel Ivo Andric, kanė ndikuar jashtė mase nė kėtė drejtim. Siē ėshtė paraqitur nė kėto vepra, kjo ideologji etno-fetare pėrjashton tė gjithė sllavėt myslimanė nga “njerėzia” dhe tregon se ēfarė mund t’u bėhet atyre qė konsiderohen si jo-njerėzorė, dhe se ēfarė mund tė jetė, brenda konditave tė caktuara, njė detyrė fetare dhe njė akt spastrimi. Njė ligjėrim i tillė nacionalist fetar, drejtuar kundėr qumėshtit tė nėnės sė myslimanėve sllavė dhe kundėr aftėsive tė tyre riprodhuese, i mallkon ata tė zhduken, jo vetėm
si ‘burracakė dhe lakmitarė’ dhe si ‘elementet e pafe tė njė race tė re,’ por pėrfundimisht si ‘Orienti’ i korruptuar qė e ka shkėputur racėn sllave nga ‘rrymat civilizuese’ tė perėndimit (Sells, 1996).

Shumė studime kanė eksploruar sesi ėshtė pėrfytyruar dhe ligjėruar komuniteti etno-fetar ndėr shumė kultura nė bazė tė metaforave gjinore tė riprodhimit dhe farefisnisė, si dhe mėnyrat sesi politika nacionaliste dhe fetare strukturohet nėpėrmjet gjinisė (Mosse, 1985; Yuval-Davis, 1997; Goldstein, 200; Nagel, 2003). Nacionalizmi populist serb nė veēanti ka theksuar disa dikotomi me nuanca gjinore qė ndėrtojnė marrėdhėniet shoqėrore duke ua kundėrvėnė ‘serbėt e pastėr’ jo vetėm boshnjakėve ‘tradhtarė’ qė janė konvertuar nė myslimanė, por edhe fantazive tė shqiptarėve burrėrorė, por ‘kafshėrorė’ dhe ‘tė ligj,’ burokratėve dhe komunistėve serbė ‘tė shburrėruar’, aktivistėve serb ‘tė feminizuar,’ ose oponentėve tė linjės sė Miloshevicit ‘me probleme hormonale’ (Salecl, 1994). Duke u mbėshtetur nė njė pėrkufizim maskilist tė kombit, ėshtė aplikuar njė strategji e rėndėsishme ligjėrimore sipas sė cilės kategoritė ‘femėrore’ dhe ‘tė shburrėruar’ pėrfshijnė pothuajse cilindo qė nuk i pėrmbahet versioneve tė pranueshme ‘nacionaliste’ tė burrėrisė ose versioneve ‘gjinore’ tė identitetit kombėtar.

Ėshtė pikėrisht roli nė rritje i praktikave ligjėrimore tradicionaliste dhe nacionaliste qė bėn tė mundur si pasojė qė feja tė konvertohet nė ndėrgjegje nacionaliste, qė ndėrgjegjia nacionaliste tė organizohet dhe qė nacionalizmi i organizuar tė bėhet mė luftarak, mė maskilist, mė mizogjin, mė racist dhe mė i dhunshėm. Projektet nacionaliste mundet faktikisht tė mobilizojnė njė praktikė ligjėrimore tradicionaliste qė lidhet me formimin e imazhit social tė gjinisė dhe fesė, rezultati i sė cilės ėshtė qė tė gjenerojė luftė mbi bazėn e njė rendi moral tė ngurtėsuar dhe tė njė ideologjie etno-fetare me simbole gjinore.


Instrumentalizimi i kategorive gjinore dhe fetare

Njė fenomen i mėtejshėm ėshtė se valencat ligjėrimore dhe polet e kundėrta tė njė ēifti termash shpesh kthehen anasjelltas; faktikisht, njė gamė e gjerė ēiftesh termash tė kundėrt mund tė marrin njė spektėr vlerash me nuanca tė ndryshme. Nė varėsi tė kujt flet dhe me kė, kur, nė ē’kondita, dhe pėr ēfarė qėllimi, ndėrrimet e renditjes dhe kombinimet e dallimeve etnopsikologjike territoriale, fetare apo gjinore, shpesh nė dukje logjikisht inkonsistente, mund tė marrin kompleksitet marramendės. Fushorėt dhe qytetarėt mund tė perceptohen si racionalė, pragmatikė dhe tė kultivuar, ose nė tė kundėrt si tė degjeneruar, tė butė dhe tė nėnshtruar; malėsorėt dhe fshatarėt mund tė perceptohen si trima, krenarė, guximtarė, ose nė tė kundėrt si tė dhunshėm, primitivė dhe arrogantė. Nė kėtė proces tė ndėrtimit tė identitetit kufijtė hapėsinorė, fetarė dhe gjinorė vazhdimisht etnicizohen dhe politizohen pėr tė shprehur kufij kulturorė, njė proces i cili shumėfishohet sidomos nė periudha ndryshimesh sociale tė menjėhershme dhe pėrēarėse ashtu si luftėrat etnike nė ish-Jugosllavi ose trazirat postkomuniste nė Shqipėri.

Pėrgjithėsisht, nė Shqipėri shpesh ndeshen perceptime reciproke tė shprehura nė dikotomitė ‘primitiv’ kundėr ‘i civilizuar’, dhe ‘besnik’ apo ‘i ndershėm’ kundėr ‘i pabesė’ dhe ‘tradhtar’. Shqiptarėt jugorė i mendojnė ata veriorė dhe malėsorė si ‘primitivė’ dhe veten e tyre si ‘tė qytetėruar’. Nga ana tjetėr, Shqiptarėt veriorė, sidomos katolikė, i mendojnė Shqiptarėt myslimanė si ‘tė pabesė,’ gjė qė i referohet dukshėm konvertimeve fetare tė kėtyre tė fundit gjatė historisė. Ata kanė edhe tendenca t’i quajnė tė gjithė Shqiptarėt e fesė ortodokse si potencialisht ‘tė pabesė’ pėr arsye tė teorive tė pėrhapura konspiruese ku identifikimi me planet ekspansioniste greke i bėn kėta potencialisht tradhtarė (shiko Schwandner-Sievers, 2002).

Mė saktėsisht, pėrkundėr ‘delikatesės’ dhe ‘kulturės sė qytetėruar’ tė disa kategorive njerėzish, mėnyrat e tė sjellurit tė njerėzve tė kategorive tė kundėrta shpesh konsiderohen si ‘fanatike’ dhe si njė shenjė e prapambetjes sė tyre. Simbolet e fanatizmit shpesh janė tė lidhura me ēėshtje fetare, por pikėsėpari ato kanė tė bėjnė me kontekstin e marrėdhėnieve familjare, ku nėnshtrimi i spikatur i grave ndaj autoritetit mashkullor konsiderohet si njė tregues fanatizmi. Pa dyshim qė kėto pėrfytyrime mund tė mos kenė asnjė raport me praktikat reale dhe nė komunitetet lokale tė pėrziera krishterėt dhe myslimanėt mund tė krijojnė tė njėjtat imazhe mbi njėri-tjetrin, gjithmonė me njėfarė shtrembėrimi nė raport me realitetin. Komunitete tė ndryshme brenda tė njėjtės fe mundet gjithashtu ta pėrfytyrojnė njėra-tjetrėn si fanatike. Myslimanėt e Shqipėrisė jugore, pėr shembull, janė gjithmonė tė gatshėm tė kritikojnė fanatizmin e disa grupeve tė tjera myslimanėsh tė cilėt ata i perceptojnė si ‘tė kundėrt’ nė bazė tė njė kriteri tė caktuar. Ata shpesh perceptojnė bashkėjetesėn e tyre me tė krishterėt e Shqipėrisė sė jugut, pėr shembull, si njė
tregues dhe pikėsynim tė ‘finesės sė tyre kulturore’ krahasuar me myslimanėt e zonave rurale ose malore tė Shqipėrisė veriore (Rapper, 2002). Njė superioritet tė tillė ata e konsiderojnė detyrimisht tė nėnkuptohet edhe nė raportet e tyre gjinore.

Marrėdhėniet martesore ndėrmjet tė krishterėve dhe myslimanėve shpesh pėrcaktohen nga martesat brenda komunitetit fetar. Nė komunitete lokale me shumicė myslimane, tė krishterėt mund tė duan t’u pėrmbahen rregullave tė endogamisė fetare, por ata janė tė kufizuar gjithashtu edhe nga rregullat e ekzogamisė (martesės jashtė grupit fisnor) qė i ndalojnė martesat me kushėrinjtė e largėt, qoftė nga ana e atit, qoftė nga ajo e nėnės. Pėr kėtė arsye, shumė gra tė krishtera kanė njė shans shumė tė vogėl tė gjejnė njė bashkėshort tė pranueshėm nė fshatin e tyre, ato martohen nė qytet, qė pėrgjithėsisht mbahet si mė ‘i krishterė’. Gjithashtu, gratė e reja qė largohen pėr tė vazhduar studimet universitare nė qytet kanė tendencė tė qėndrojnė aty dhe tė mos kthehen nė fshat pėr tė gjetur bashkėshort. E gjithė kjo pėrforcon lidhjet qė tė krishterėt mbajnė me qytetet dhe imazhin e tyre tė ‘kulturės’ dhe ‘modernizmit’; cilėsi tė cilat i pėrkasin, si kudo, qendrave tė mėdha urbane.

Shprehur nė terma antropologjike endogamia fetare manifestohet kryesisht nė refuzimin e dhėnies sė grave sesa nė refuzimin e marrjes sė tyre. Nė kėtė kuptim, endogamia e krishtere nė Shqipėri ėshtė mė strikte se endogamia myslimane pėr sa kohė qė tė krishterėt janė akoma mė rezistentė sesa myslimanėt nė dhėnien e grave, ndėrkohė qė pranojnė tė jenė marrės, gjė kjo qė tregon superioritetin relativ tė tė krishterėve ndaj myslimanėve. Nė shumicėn e martesave tė pėrziera burri ėshtė i krishterė dhe gruaja myslimane. E kundėrta ndodh shumė mė rrallė, dhe gratė e krishtere tė martuara me myslimanė janė pėrgjithėsisht nga zona tė largėta malore dhe ndodhen kėshtu larg konflikteve lokale midis tė krishterėve dhe myslimanėve. Nė kėtė situatė, marrėsit e grave vlerėsohen mė tepėr sesa dhėnėsit. Burrat e krishterė janė krenarė pėr faktin qė ata mund tė marrin gra myslimane, kurse myslimanėt ankohen qė tė krishterėt marrin vajzat e tyre, por refuzojnė t’ua japin tė tyret atyre (Rapper, 2002).

vijon


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-05-12, 18:02   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Feja nė Ballkan

vijimi


Megjithatė, situata e tanishme ėshtė e kundėrta e situatės qė mbizotėronte para pavarėsisė, periudhė kjo e parėsisė institucionale tė myslimanėve brenda kornizave tė shoqėrisė osmane. Praktika e marrjes sė grave tė krishtera nga burra myslimanė ishte mė se e zakonshme. Sipas ligjit islamik i lejohet njė burri mysliman tė martohet me njė grua tė krishterė, por nuk i lejohet njė gruaje myslimane tė martohet me njė jo-mysliman. Sidoqoftė, tė tilla aspekte legalistike fetare nuk kanė qenė asnjėherė dhe nuk janė aktualisht shumė tė rėndėsishme nė botėkuptimin fetar shqiptar. Nė zonat gjysmė-autonome tė Shqipėrisė veriore, pėr shembull, raportohet se katolikė tė betuar gjatė shekullit tė nėntėmbėdhjetė martoheshin rregullisht me gra myslimane tė cilat presupozoheshin tė hiqnin dorė nga feja myslimane pas martesės (Whitaker, 1968).

Nė malėsinė para-moderne ballkanase, si burrat e pamartuar ashtu edhe femrat e pamartuara kanė rėnė po aq pre e politikave familjare sa edhe pjesėtarėt e pafat tė shtėpive mbretėrore perėndimore gjatė Mesjetės. Ēėshtja e pėrfitimit familjar—jo pėrkatėsia fetare per se—ishte njė nga diskutimet kryesore kur i vinte koha njė burri pėr t’u martuar dhe mė tė vjetrit e familjes e shqyrtonin kėtė situatė me synim qė tė kryej lidhja mė me pėrfitim pėr tė gjithė grupin familjar. Tė drejtat dhe interesat e grave nuk merreshin parasysh. Shumė gra ende i pėrshkruajnė martesat e tyre me mblesėri dhe i pranojnė ato si norma sociale (shiko Post, 1998). Ndėr aspektet e tjera qė negocioheshin, mė pak problematikja ishte fakti qė gruas nė pėrgjithėsi i kėrkohej tė ndėrronte fenė e saj pėr t’iu pėrshtatur asaj tė burrit qė po merrte.

Ėshtė e arsyeshme tė supozojmė qė orientimi i sotėm i strategjive martesore ėshtė zhvillim i kohėve tė fundit qė korrespondon me njė situatė tė re politike dhe bėn pjesė e konceptit tė ‘kulturės’ qė e mbėshtet atė. Nė fillim tė shekullit tė njėzetė, pak pas pavarėsisė, kėto tendenca ishin kthyer nė tė kundėrt. Edhe pse ende kishte njė numėr tė vogėl martesash ndėr-fetare, evidenca demografike nga analiza e njė kampioni marrė nga tė dhėnat e regjistrimit tė popullsisė tė kryer nė vitin 1918 nė zonat shqiptare tė pushtuara nga Perandoria Austriake tregon se, nė shumicėn e rasteve tė asaj kohe, burri ishte katolik dhe gruaja myslimane dhe vetėm nė rreth 10 pėrqind tė rasteve ishte burri mysliman dhe gruaja katolike (Gruber & Pichler, 2002).
Nė tė njėjtėn mėnyrė, konvertimet nė myslimanizėm ishin mė tė shpeshta sesa konvertimet nė fenė e krishtere deri nė vitet e para tė shekullit tė njėzetė, ndėrsa tendencat e mėvonshme kanė ndjekur drejtimin e kundėrt. Statusi relativ i myslimanėve dhe tė krishterėve ėshtė kthyer nė tė anasjellėn. Tė krishterėt konsiderohen si elita dhe doket martesore kanė ndjekur po kėtė
zhvillim. Me njė fjalė, identifikimi dhe pėrkatėsia fetare nuk mund tė jenė kritere objektive qė pėrcaktojnė veēoritė e grupeve shoqėrore, por kategori qė ndihmojnė analizėn e tyre. Ato janė nė thelb instrumente politike qė pėrdoren pėr tė vendosur marrėdhėniet hierarkike ndėrmjet grupeve sociale dhe individėve, ku gratė shpesh pėrdoren si monedhė shkėmbimi.

Roli aktiv i grave

Po ta marrim seriozisht Claude Lévi-Strauss-in, duhet tė pajtohemi se gratė presupozohet tė jenė jo vetėm mjete shkėmbimi nė njė strukturė formale pushteti, por edhe subjekte aktive nė
histori si edhe nė jetėn e pėrditshme shoqėrore. Sipas teorisė sė tij mbi marrėdhėniet farefisnore dhe lidhjet martesore gratė shkėmbehen ndėrmjet burrave nė bazė tė rregullave tė ekzogamisė (martesės jashtė grupit) dhe ndalimit tė incestit. Kjo formė aleance martesore presupozohet tė sigurojė komunikim ndėrmjet grupeve tė ndryshme sociale dhe integrimin e shoqėrisė njerėzore nė tėrėsi. Sipas kėsaj strukture elementare farefisnore gratė konsiderohen pjesė e njė mėnyre tė caktuar komunikimi, si njė ‘e folur’ qė shpėrdorohet kur nuk shkėmbehet dhe nuk ‘komunikohet.’ Edhe pse Lévi-Strauss-i nuk denoncon dėmet qė shkaktojnė sistemet farefisnore ndaj grave, kėtu mund tė dallojmė njė kontradiktė qė arrin deri nė pranimin e njė roli aktiv apo aftėsie tė grave pėr tė marrė vendime, pėrderisa gratė ‘flasin’ nė tė njėjtėn kohė qė ‘flitet’ pėr to, pėrderisa ato ‘komunikohen’ nė rolin e tyre si ‘shenja’ dhe ‘komunikojnė’ nė rolin e tyre si prodhuese shenjash. Duke cituar Lévi-Strauss-in,

…njė grua nuk mundet kurrė tė jetė njė shenjė dhe asgjė mė tepėr, pasi edhe nė botėn e burrave ajo prapėseprapė ėshtė ende njė person dhe pėrderisa ajo pėrkufizohet si njė shenjė ajo duhet tė njihet njėkohėsisht edhe si prodhuese shenjash. Nė dialogun martesor tė burrave, njė grua nuk ėshtė kurrė ajo pėr tė cilėn flitet; nėse gratė nė pėrgjithėsi paraqesin njė kategori tė caktuar shenjash, tė destinuara pėr njė lloj tė caktuar komunikimi, ēdo grua ruan njė vlerė tė veēantė qė buron nga talentet e saj, si para edhe mbas martese, pėr tė marrė pjesėn e saj nė duet. Pėrkundėr fjalės qė ėshtė shndėrruar tėrėsisht nė shenjė, gruaja ka mbetur njėkohėsisht edhe shenjė edhe vlerė. Kjo shpjegon arsyen pse raportet midis sekseve kanė ruajtur atė pasuri ndjenjash, atė afsh e atė mister qė pa dyshim pėrshkojnė prej fillimit tėrė universin e komunikimit njerėzor. (LéviStrauss, 1967, p. 569)

Nė Ballkan gjatė periudhės osmane, gratė e martuara me myslimanė shpesh ruanin fenė e tyre tė krishtere dhe ndikonin nė krijimin e ndjenjave tė ngrohta midis pjesėtarėve tė tė dyja feve. Nė Shqipėri nė veēanti, gratė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e krishtėrimit tė fshehtė (Skendi, 1967; Malcolm, 2001). Nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, kur popullata katolike filloi tė zvogėlohej shpejt si pasojė e konvertimeve masive nė myslimanizėm, kripto-krishterimi nė mes tė Shqiptarėve u rrit pėrpjesėtimisht. Shėnimet e misionarėve shpesh pėrshkruajnė raste kur komunitete tė tėra katolike ndėrmerrnin vetėm konvertimin e burrave. Shpesh shtytja pėr konvertim nuk ishte vetėm financiare, ekonomike apo sociale, por edhe thjesht mbijetesa. Nė disa raste tė konvertuarit e rinj raportohet tė kenė marrė gra tė krishtera dhe jo myslimane, me qėllim qė shtėpia e tyre tė mos humbiste fenė e krishtere.

Tė gjitha sistemet farefisnore i organizojnė marrėdhėniet e tė afėrmve nga tė dyja anėt e atit dhe ėmės, kurse anėtarėsimi nė grup, emrat dhe burimet simbolike tė identitetit, pėrfshirė kėtu edhe feja, shpesh i japin prioritet vetėm njėrės anė. Sidoqoftė, duke ndjekur njė farė parimi tė prejardhjes paralele pėr trashėgimin e anėtarėsisė nė grup dhe tė burimeve tė tjera nga prindėrit tek fėmijėt, gjatė asaj kohe njė mjet tjetėr i pėrhapur ndėr shqiptarėt ka qenė edhe edukimi i djemve si myslimanė, me kėrkesėn e tė atit, dhe tė vajzave si tė krishtere, me kėrkesėn e nėnės. Me sa duket ky sistem dallimesh fetare nė bazė tė gjinisė ka vazhduar nėpėr shekuj dhe duhet tė ketė qenė njė mekanizėm i rėndėsishėm nė ruajtjen e krishterimit tė fshehtė. Nėse gratė nė njė familje tė caktuar e shpallnin publikisht se ndiqnin fenė e krishtere, kjo mundėsonte qė prifti tė hynte lirshėm nė shtėpitė e tyre dhe aty prifti mundet t’u ketė shėrbyer edhe burrave. Nėse bashkėpunimi i priftėrinjve ka qenė njė mekanizėm kryesor nė zhvillimin e krishterimit tė fshehtė, atėherė mekanizmi tjetėr shumė i rėndėsishėm ishin dallimet gjinore.

Roli aktiv i grave nė mėnjanimin e martesave citohet gjithashtu si njė efekt anėsor i padashur i pėrkatėsisė etno-fetare. Fenomeni relativisht i pėrhapur i beqarisė sė grave nė malet veriore shqiptare konsiderohet tė jetė pėrhapur nė pjesėn e parė tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė nga misionarėt Franēeskanė (Zamputi, 1961; Dojaka, 1986; Gremaux, 1992). Raporti i vitit 1638 i njė nga themeluesve tė urdhrit Franēeskan nė Shqipėrinė veriore shpreh entuziazmin e misionarėve rreth ēka ishte arritur qė nga mbėrritja e tyre nė vitin 1635 pėr sa i pėrket martesave tė pastra ose tė pėrmbajtura dhe virgjėrisė si mėnyrė jetese pėr popullsinė vendase.

Nuk ėshtė e pamundur qė suksesi i misionarėve qė i bindėn femra t’i pėrkushtoheshin virgjėrisė sė krishtere dhe tė mbeteshin tė palidhura dhe tė pastra gjatė gjithė jetės sė tyre tė ketė qenė paraprirė nga njė sistem ekzistues i martesave tė vonuara, tė cilat i lejonin femrat tė jetonin vite tė tėra lirie jashtė kornizave tė familjes dhe martesave (Gremaux 1992, p. 363). Nė njė burim tjetėr tė hershėm tė vitit 1617 qė ka tė bėjė me klanet katolike nė Shqipėrinė veriore, raportohet se disa burra nuk martoheshin para moshės 30 vjeē, dhe gratė jo para 25 vjeē. Nė fakt, vajzat e reja nuk dalloheshin nga djemtė, ato mbanin flokėt e prera shkurt dhe merrnin pjesė aktive nė luftė dhe sulmime ashtu sikurse burrat (Zamputi, 1961, p. 119). Nė kėtė kontekst, virgjėria si njė gjendje e pėrhershme do ketė humbur karakterin e saj asketik dhe do ketė marrė njė karakter laik aktiv. ‘Virgjėresha e pėrbetuar’ qė hasim nė tė drejtėn zakonore, e cila pritej deri diku tė ishte e barabartė me burrat (Young, 2000), nuk haset aspak vetėm tek katolikėt shqiptarė dhe malazezė, por gjithashtu edhe ndėr myslimanėt shqiptarė dhe ortodoksėt serbė.

Thuhet se ligjet kanunore qė i japin trashėgiminė dhe tė drejtėn e pronėsisė burrave kanė qenė arsyet kryesore pėr shndėrrimin e grave nė ‘virgjėresha tė pėrbetuara’ nėpėr Ballkan. Pa hyrė kėsaj radhe nė kėtė diskutim, mund tė themi se kthimi nė ‘virgjėreshė tė pėrbetuar’ ishte e vetmja mundėsi e respektueshme pėr njė vajzė qė refuzonte tė martohej, si dhe mėnyra e vetme pėr tė evituar gjakmarrjen ndėrmjet familjeve nė fjalė. Ka shumė mundėsi qė nėpėr Ballkan, sidomos nė zonat malore, ka pasur gjithmonė njė pakicė femrash qė kanė refuzuar t’i nėnshtrohen martesave tė detyruara. Ato qė nuk mundėn tė mėnjanonin njė martesė tė imponuar shpesh kishin lidhje jashtė-martesore. Gjakderdhja qė rezultonte sidomos nga hasmėritė e shqiptarėve veriore dhe malazezėve, ku pėrfshiheshin burrat e familjeve dhe njėsive sociale mė tė mėdha, ishte shpesh efekt anėsor i padashur i praktikave mbizotėruese martesore qė nuk linin vend pėr rolin aktiv tė grave pėr tė vendosur vetė pėr fatin e tyre (Gremaux, 1992).
Shumica e kėsaj dhune tė brendshme provokohej nga femra qė refuzonin t’i nėnshtroheshin zakoneve tė ngurta mbi fejesėn dhe martesėn. Nė fakt, ishte pikėrisht nė ēėshtje martese qė gratė konsideroheshin, sipas burrave nė Shqipėrinė e Veriut, si shumė tė rrezikshme ndaj rendit social, dhe vlerėsimet negative ndaj grave janė detyrimisht edhe tregues tė frikės me tė cilėn burrat hynin nė marrėdhėnie krushqie (Shryock, 1988).

Beqaria femėrore ndėr shqiptarėt veriorė dhe malazezėve ka mundėsi tė ketė lindur si rrjedhim i ndėrhyrjes franēeskane nė praktikėn zakonore me qėllim qė t’i jepte njė farė pushteti gruas, ndėrkohė qė ajo ka marrė karakterin e saj tė veēantė duke iu adaptuar zakoneve tė vendit tė pėrbetimit tė virgjėrisė dhe mėnyrės sė veshjes nė imitim tė seksit tė kundėrt. Nė kontekstin tradicional, ēfarėdo ndryshimi veshjeje e vendoste individin nė fjalė nėn njė presion tė jashtėzakonshėm qė t’i pėrmbahej roleve gjinore konvencionale bazuar nė seksin e vet. Pėrcaktimi gjinor i detyrave tė caktuara apo i mėnyrave tė sjelljes dhe pamjes sė jashtme ishte kaq i ngurtė saqė kushdo qė lėvizte sadopak midis kėtyre dy sferave tė pėrcaktuara pėrkufizohej menjėherė si pjesėtar i gjinisė sė kundėrt. Gruaja, me njė fjalė, hidhte poshtė rolin e saj tė pėrcaktuar gjinor nėse ajo vendoste tė kryente punėt e burrave, tė mbante shtėpinė e saj, dhe tė lėvizte pa havale, domethėnė pa vellon sociale qė e mbyllte atė brenda shtėpisė dhe oborrit (Backer, 2003), njė izolim qė ende pritej deri vonė nga gratė e zakonshme shtėpiake pavarėsisht ndryshimit tė pozitave tė tyre.

Ndėr myslimanėt shqiptarė qė prej pavarėsisė nė 92-ėn perēja myslimane mbahej rrallėherė vetėm nga gratė e qytetit, edhe pse mbahet mė shumė nga gratė nė fshatrat e Kosovės krahasuar me ato tė Shqipėrisė, mbase ngaqė kosovarėt myslimanė ndjekin mė tepėr fenė islame sesa myslimanet nė Shqipėri. Megjithatė, qė nga 990-ta, transformimet e trazuara tė tranzicionit postkomunist kanė sjellė edhe njė rimėkėmbje tė fesė nė Shqipėri, pėrfshirė kėtu edhe praktikėn e fesė islame dhe kthimit tė perēes, sidomos ndėr vajza tė reja. Sidoqoftė, fjala havale, etimologjikisht e lidhur me fjalėn ‘vello,’ nuk perceptohet si e tillė nė shqip, por pėrdoret mė shumė me kuptimin ‘shqetėsim, telash’. Ky dallim ėshtė i rėndėsishėm nė shprehjen nuk kam havale, qė do tė thotė ‘nuk e ēaj kokėn’ nė kuptimin shoqėror dhe pėrdoret nė mėnyrė demonstrative nga femrat e reja, nga shqiptarėt e krishterė ashtu si edhe myslimanė, nė Kosovė si dhe nė Shqipėri, si deklarata jo-zyrtare e ēlirimit tė grave.

Bashkė me transformimet e shpejta shoqėrore nga mesi i shekullit tė njėzetė e kėtej, jeta e pėrditshme e shqiptarėve ka kaluar ndryshime drastike, sidomos nė ambiente urbane ku familje mė tendenca perėndimore i kanė ndryshuar shumė shpejt vlerat e tyre. Nė veēanti pozita e grave po ndryshon shumė shpejt, edhe pse pėr disa kategori grash zakonet e vjetra mund tė vazhdojnė tė praktikohen. Ndėrkohė qė shoqėria e sotme shqiptare ėshtė njė pėrzierje praktikash moderne dhe zakonesh tradicionale, ēmimi pėr dhėnien e tė drejtave grave ėshtė gjithsesi shumė mė i vogėl, dhe sot tė drejtat e grave sa vjen e njihen mė tepėr.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 05:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.