Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shqipetaret > PAVARESIA KOSOVĖS
Emri
Fjalėkalimi


Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 10-09-12, 07:49   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Sot Kosova feston edhe njė sukses drejtė shtetformimit tė sajė, asaj tė permbylljes sė mbikqyrjes sė pavarėsisė nga ana e ndrėkombėtarve, tė parapar mė planin e Ahtisarit e qė i solli Kosovės shtetėsin.
Sot kosova pas mė tepėr sė njė dekade pėrmbyllė mbikqyrjen e pavarėsisė sė sajė nga ana e 23 shteteve ndėrkombėtare qė e kanė njohur dhe ndihmuar vendin tonė nė ēdo hap e ēdo lėmi.
Sot poashtu pėrfundon edhe misioni civil ndėrkombėtar ICO.

Jo tė gjithė janė tė kėnaqur me tė arriturat deri mė sot,edhe unė nuk brof nga gėzimi kushedisa, por megjithat arsyeja e shėndosh mė thėrret tė festoj sot kėto tė arritura deri kėtu.

Urime.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 10-09-12, 13:37   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Sot seancė solemne e Kuvendit tė Kosovės


Nė orėt e pasdites mbahet seanca solemne e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, me rastin e pėrfundimit tė mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė Pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, transmeton Koha.

Nė seancė do tė marrin pjesė presidentja Jahjaga kryeministri Thaci, zėvendėskancelari gjerman Shpindeleger, zėvendėsi i ndihmės tė skeretarit tė Shtetit Riker , ish-Presidenti finlandez Ahtisari, ish-0ambasadorėt Uizner e Ishinger.


BE e ndarė nė politikėn ndaj Kosovės


Ndarja nė Bashkimin Evropian pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės dobėson politikėn e BE-sė nė rajon. Kryesuesja e radhės e BE-sė Qiproja , e cila ėshtė gjithashtu kundėrshtare e njohjes, po qėndron e tėrhequr.

Kur Kosova shpalli nė fillim tė vitit 2008 pavarėsinė Bashkimi Evropian u vu para njė dileme: A ta njihte ish-provincėn serbe si shtet tė pavarur apo jo? Shumica e vendeve tė BE-sė, pėrfshi edhe Gjermaninė, e njohu pak mė vonė Kosovėn. Por deri sot qeveritė e Greqisė, Rumanisė, Sllovakisė, Spanjės dhe Qipros janė tė njė mendimi tjetėr, pra nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės.

Ndarja nė Bashkimin Evropian pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės dobėson politikėn e BE-sė nė rajon. Ulrike Lunacek, eurodeputetja e tė Gjelbėrve austriakė nė Parlamentin Evropian dhe raportuese pėr Kosovėn, u bėn thirrje "pesė shteteve kokėforta qė ta njohin atė, sepse kjo do t'i bėjė pėrpjekjet e BE-sė edhe mė efektive." Megjithatė kjo njė herė pėr njė herė nuk pritet tė ndodhė. Kryesuesja e radhės e BE-sė Qiproja , e cila ėshtė gjithashtu kundėrshtare e njohjes, po qėndron e tėrhequr. Sipas zėvendėsministrit qipriot pėr Evropėn Andreas Mavroyiannis "BE-ja kėrkon njė qasje neutrale ndaj statusit".

Por nė qoftė se BE-ja nuk ėshtė e njė mendjeje nė kėtė ēėshtje, atėherė BE-ja nuk mund tė presė nga Serbia qė tė heqė dorė zyrtarisht nga Kosova si pjesė e territorit tė saj. Presidenti i ri serb Tomisllav Nikoliq tha pas bisedimeve nė qershor me Presidentin e Kėshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso, i kėnaqur: "Mua mė kanė siguruar se BE nuk do tė na kėrkojė tė njohim Kosovėn".

Por kjo nuk do tė thotė se Bashkimi Evropian nuk pret asgjė nė ēėshtjen e Kosovės dhe tė Serbisė, nėse vendi dėshiron t'i afrohet qėllimit tė tij pėr t'u anėtarėsuar nė BE - pėrkundrazi. Serbia mori kėtė vit statusin e kandidatit dhe pret pėr fillimin e negociatave pėr anėtarėsim. Edhe gjatė vizitės sė presidentit Nikoliq nė qershor Barroso i tha qartė "se normalizimi i marrėdhėnieve tė Serbisė me Kosovėn mbetet njė kėrkesė absolutishte kyēe pėr Komisionin, qė t'u rekomandojė shteteve tona anėtare hapjen e negociatave pėr anėtarėsim." Konkretisht, BE pret prej tė dyja palėve sidomos kthimin e vendkalimeve kufitare nė vendkalime normale, thuhte nė njė vėshrtim tė DW.

Kosova nuk e ka marrė deri tani statusin e kandidatit. Dhe nuk mund ta marrė pėr aq kohė sa tė gjithė anėtarėt e BE ta kenė njohur Kosovėn si shtet. Por nė thelb rruga e Kosovės pėr nė Evropė, ėshtė e hapur thotė Komisioni. Prandaj Komisioni kėrkon nga Kosova qė tė pėrmirėsojė marrėdhėniet e saj me Serbinė dhe tė respektojė pakicėn e saj serbe, pavarėsisht nga ēėshtja e pazgjidhur e statusit. Presidenti Van Rompuy u shpreh pėr "rrugėn evropiane tė kompromisit, dialogut dhe konsensusit", prej sė cilės tė dyja palėt vetėm se mund tė fitojnė. Por nė perspektivė afatgjatė duhet trajtuar edhe ēėshtja e statusit sugjeroi tė martėn Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian. "Nė fund tė njė rruge tė gjatė duhet tė jetė njohja e ndėrsjellė e Serbisė dhe Kosovės" tha Schulz nė prani tė kryeministrit serb Ivica Daēiq.

Ēfarė ndryshon me tė vėrtetė tani qė Zyra Civile Ndėrkombėtare nė Prishtinė mbyll dyert e saj? Jo shumė, beson Marko Prelec, ekspert pėr Ballkanin nė Grupin Ndėrkombėtar tė Krizave nė Bruksel. "Kosova ėshtė ende e paqėndrueshme, veēanėrisht pėr sa i pėrket sundimit tė ligjit dhe marrėdhėnieve me serbėt nė veri tė vendit dhe nė Serbi." Po ashtu pėr momentin nuk pritet ndonjė ndryshim as sa i pėrket mosnjohjes sė Kosovės nga pesė vendet e BE-sė dhe as anėtarėsimit tė saj nė OKB. Prelec mendon se ēdo tėrheqje e pranisė ndėrkombėtare do tė thotė mė shumė rrezik pėr serbėt nė Kosovė. "Kjo ėshtė ende njė zonė e rrezikshme, ku prania ndėrkombėtare do tė jetė e nevojshme edhe pėr shumė vjet." BE dhe NATO mendojnė nė tė njėjtėn mėnyrė. Sie KFOR-i edhe misioni i policisė dhe i drejtėsisė EULEX do tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė Kosovė.


SHBA mbėshtesin pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur

Qeveria amerikane nė disa deklarime tė saj pėrmes zyrtarėve tė lartė ka mbėshtetur vendimin pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Ky hap ėshtė konsideruar si njė maturim i Kosovės pėr tė vazhduar rrugėn e saj tė mėvetėsishme dhe njėkohėsisht njė votėbesim i komunitetit ndėrkombėtarė pėr Kosovėn dhe institucionet e saj shtetėrore e demokratike, raporton RTK.

“SHBA mendojnė se Kosova ėshtė e gatshme pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur. Kosova ka bėrė shumė pėrparime nė katėr vjetėt e pavarėsisė sė saj. Tani ne duam tė vazhdojmė tė punojmė me ta dhe kjo nėnkupton mbrojtjen absolute tė tė drejtave tė gjithė qytetarėve,” deklaroi nė korrik tė kėtij viti, ndihmėsekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon.

SHBA gjithashtu kanė nėnvizuar se ‘mbėshtesin aspiratat evropiane tė Kosovės,’ ndėrkaq nė kėtė rrugėtim integrues Washingtoni vė theksin edhe nė integrimet e brendshme nė Kosovė, nė gjithė hapėsirėn e territorit tė saj. Shtetet e Bashkuara kanė mbėshtetur ‘shtrirjen e dorės nga ana e autoriteteve nė Prishtinė qytetarėve tė Kosovės nė veri’ qė ėshtė quajtur ‘njė veprim thelbėsorė pėr siguruar tė gjithė qytetarėt e vendit se ata janė tė sigurt nė shtetin e Kosovės.’

Mbėshtetja e fundit nga zyrtarėt amerikanė pėr pėrfundimin e pavarėsisė sė mbikėqyrur erdhi nė seancėn e 21 gushtit mbi Kosovėn nė Kėshillin e Sigurimit, me ē’rast Rosemary DiCarlo, njėra nga ambasaoret amerikane nė Kombet e Bashkuara nė fjalėn e saj tha se Washingtoni mbėshteste plotėsisht Grupin Drejtues Ndėrkombėtar qė ka njohur pėrparimet e arritura nė Kosovė.

Duke pėrcjellė urimet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nga selia e organizatės botėrore, ambasadorja DiCarlo tha se ‘vendimi pėr t''i dhėnė fund pavarėsisė sė mbikqyrur ėshtė njė votėbesim ndaj pėrkushtimit tė Kosovės dhe aftėsisė pėr tė ndėrtuar njė shtet shumetnik dhe demokratik.’

Japonia mbėshtet Kosovėn nė rrugėn drejt krijimit tė njė shteti demokratik


Shefi i diplomacisė kosovare, Enver Hoxhaj, ka pritur sot zėvendėsministrin Parlamentar tė Punėve tė Jashtme tė Japonisė, Kazuyuki Hamada. Me kėtė rast ministri e falėnderoi, Japoninė pėr ndihmėn e dhėnė Kosovės, transmeton Koha.

Ministri i Punėve tė Jashtme Enver Hoxhaj falėnderoi, Japoninė pėr ndihmėn e saj, dhėnė Kosovės.

“Japonia e ka ndihmuar fuqishėm implementimin e pakos sė Ahtisarit, pako kjo e cila ka transformuar Kosovėn nė njė shtet shumetnik e demokratik”, ėshtė shprehur Hoxhaj.

“Sot nė kėtė ditė historike e bėmė shkėmbimin e notave verbale pėr hyrjen nė fuqi tė njė marrėveshje e cila ka pikė synim qė ta mbėshtes Filarmoninė e Kosovės me instrumente muzikore. Ėshtė pjesė e politikės sė jashtme qė kulturat, vlerat dhe identiteti i Kosovės tė jetė i mbėshtetur nga partnerėt dhe miqtė tanė sikurse ėshtė Japonia”, theksoi ai.

Zėvendėsministri Parlamentar tė Punėve tė Jashtme tė Japonisė, Kazuyuki Hamada, tha se ndjehet i nderur qė po mbėshtet Kosovėn nė kėtė ngjarje historike, nė rrugėn e saj drejt krijimit tė njė shteti demokratik e paqėsor.

“Secili shtet ka agjendėn dhe misionin e vet, Kosova dhe Japonia gjeografikisht janė larg por, nė shumė mėnyra dy popujt tanė ndajnė gjėra tė pėrbashkėta, dedikimin e promovimit tė vlerave paqėsore”, theksoi ai.

Japonia do tė vazhdojė tė mbėshtes kosovarėt nė fushėn e kulturės meqė muzika dhe arti kanė njė rol universal pėr tė ardhmen, tha Hamada.


Reecker: Kapitull i ri pėr Kosovėn


Zėvendės ndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, ka deklaruar se me pėrmbylljen e mbikėqyrjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė, nuk i jepet fund interesimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr Kosovėn, por pėrkundrazi, me tė shtohet pėrqendrimi ndaj Kosovės. Pas takimit me kryeministrin, Hashim Thaēi ai ka theksuar se pėr Kosovėn po nis njė kapitull i ri me mundėsi tė rėndėsishme, raporton KTV-ja.

Reeker ka theksuar se e ardhmja e Kosovės dhe e Serbisė ėshtė nė Bashkimin Evropian, por theksoi se dialogu ndėrmjet tė dyja vendeve ėshtė esencial. “Mezi po pres qė tė raportoj, ngase nga kėtu do tė udhėtoj nė Bruksel dhe do tė vazhdojė tė angazhohem pėr dialogun qė na pret atje” ka thėnė Reeker.

Ndėrsa kryeministri Thaēi deklaroi se pėrfundimi i mbikėqyrjes sė pavarėsisė ėshtė njė ngjarje e madhe pėr popullin e Kosovės. Thaēi foli pėr sfidat e ardhshme tė shtetit tė Kosovės, duke i quajtur ato jo tė lehta, ndonėse u zotua pėr angazhimin institucional nė pėrballjen me kėto sfida. “Ne diskutuam me ambasadorin Reeker pėr progresin e arritur nė Kosovė, pėr ngjarjen madhore pėr qytetarėt e vendit, pėr kėtė rrugėtimin tė pėrbashkėt pėr implementimin e plotė tė pakos sė Marti Atisarit, pėr pėrkushtimin tonė pėr shtirjen e autoritetit nė ēdo pjesė tė Kosovės”, tha kryeministri Thaēi.


Ministri turk thotė: Suksesi Kosovės, ėshtė edhe i Turqisė


Presidentja e Republikės sė Kosovės, zonja Atifete Jahjaga, priti sot njė delegacion nga Turqia, i kryesuar nga ministri i financave, z. Mehmet Şimşek, transmeton Koha.

Takimi i sotėm, tha Presidentja, ka simbolikėn e vet, pasi qė po zhvillohet nė njė ditė shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, nė ditėn e pėrmbylljes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka dėshmuar se ėshtė kontribuues i paqes dhe stabilitetit nė rajon dhe mė gjerė. Ajo theksoi se edhe pas pėrmbylljes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė mbesin sfida, pėr tejkalimin e tė cilave Republika e Kosovės ka nevojė pėr mbėshtetjen e mėtutjeshme tė miqve tė saj, e sidomos tė Turqisė, e cila me dekada ka pėrkrahur Kosovėn nė tė gjitha momentet kyēe, duke ofruar ndihmė, jo vetėm politike, por edhe ekonomike e ushtarake.

Ministri i Financave tė Turqisė, z. Mehmet Şimşek, duke pėrgėzuar presidenten Jahjaga pėr tė arriturat nė Kosovė, nėnvizoi se suksesi i Kosovės ėshtė edhe sukses i Turqisė, duke pasur parasysh marrėdhėniet shumė tė mira dhe bashkėpunimin midis dy vendeve.

Ministri i Financave tė Turqisė, z. Mehmet Şimşek, konfirmoi se Turqia do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen mbėshtetjen e fuqishme pėr Kosovėn, nė veēanti nė sferėn e lobimit tek shtetet e Lindjes sė Mesme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-12, 13:50   #3
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

thenkjuu Shimiii love yaaa
gjitha ngjarjeve historike po iu prin ti, suksese dhe urime gjithe atyre qe e ndijne veten shqiptar
__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-12, 14:02   #4
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Gjumashja Shiko postimin
thenkjuu Shimiii love yaaa
gjitha ngjarjeve historike po iu prin ti, suksese dhe urime gjithe atyre qe e ndijne veten shqiptar
Prost ! vetshkatrrimit , izolimit , injorances ....
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-12, 17:22   #5
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Permbyllja e Pavarsise se mbikqyrur do hap sfida tjera ne rrafshin politik vendor dhe atij etnik (veriu). Sindromi meritokrat, ai i ndikimit politik ne vendim-marje te gjyqesorit, atij Kushtetues si dhe ne nje mori sektoresh tjere te ndieshem ku ka plage te hapura, gjegjesisht konflikte interesash, ka mundesi te shndrohet ne gjakderdhje te mbrendshme "organike", fatkeqesisht; ...
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-12, 20:07   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Kapitulluan Osmanlinjėt, pjesa mė e madhe e Shqiptarėve mbetėn jasht atdheut, ndėr ta edhe Kosova, erdhėn okupues tjerė.

Pėrfunduan dy luftėrat botėrore Kosova mbeti nėn thundrrėn e shkaut me tė drejta minimale ose ma mirė tė thuhet pa tė drejta, pas luftės sė dytė nėn qeverisjen ushtarake tė SFRJ-s. Vite dhe dekada me rradhė u nevojiten tė fitohet njė autonomi e vogėl, viti 1974 dhe kushtetuta e re me tė cilėn Shqiptarėt e Kosovės fituan shumė tė drejta por prap shumė larg tė drejtave tė cilat i gėzonin popujt tjerė.
Vite dhe dekada tė tjera dhe gjakderdhje, dhunime, burgosje, nėnqmime, izolome, diferencime e ēmos u bė dhe definitivisht Kosova dhe Shqiptarėt humbėn tė gjitha tė drejtat qė gėzonin deri atėherė.

Dėbime nga shkolla, dėbime nga puna, dėbime nga jeta publike, gjak, burgosje e ēfarė nuk pėrjetuan Shqiptarėt?!

Erdhi koha e luftės dhe me ndihmėn e aleatėve definitivisht u ēlirua Kosova, u ēliruan Shqiptaėt e kėtij territori Shqiptar. Njėkohėsisht vendoset rezoluta 1244 nga OKB.

Sharje dhe mallkime pėr kėtė rezolutė e cila nuk po ipte tė drejtat sikur qė kishin popujt tjerė.

Pasoi pavarėsia e mbikėqyrur me pakon e Ahtisarit.

Mallkime dhe sharje pėr kėtė shtetėsi tė kontrolluar nga ndėrkombtarėt.

Sot definitivisht hiqet faza e mbikėqyrjes dhe korniza e vetme juridike nė Kosovė ėshtė kushtetuta e saj, pavarėsi e plotė.

Reagon presidenti i SHBA (botės), reagojnė shtetet mė tė fuqishme europjane dhe Turqia, aleate tė Kosovės, me deklerata tė tipit: "...kjo ėshtė arritja mė e madhe e Kosovės".

Reagon okupuesi i deridjeshėm, shkau "... pavarėsinė e Kosovės nuk e pranojmė as tė mbikėqyrur e as tė pa mbikėqyrur"!

Edhe njė kapitull mbaroi por sfidat mbetėn: veriu, integrimi i tij apo shkėmbimi me luginėn? Njohjet ndėrkombtare dhe karriga nė OKB. Pranimi i sportit nė organizatat ndėrkombėtare, papunėsia, ekonomia, drejtėsia e shumė, shumė qėshtje tjera... dhe nė fund bashkimi etnik kombėtar.


Nė ndėrkohė kukuvajkat vazhdojnė "kėngėn" e tyre!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-09-12, 21:45   #7
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Nuk do te paragjykoj pėr motivet ose arsyet, por ajo qe u pa shumė kjarte sot, populli e ka "bojkotu" 100% kete festen e hashimit. (e hashimit, sepse u pa pėr ēka ishte bere ky organizim).

Asnje shenje festimi ose diēka jo e perditshme neper rruge e sheshe.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 11-09-12, 15:15   #8
Gjumashja
 
Avatari i Gjumashja
 
Anėtarėsuar: 15-10-04
Vendndodhja: n'krevet
Postime: 24,044
Gjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėmGjumashja i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Titulli: Re: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga jadore Shiko postimin
Prost ! vetshkatrrimit , izolimit , injorances ....

edhe a po lodhe ti hiq
__________________
the rest is silence
Gjumashja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 12-09-12, 00:17   #9
Sulltan-Alim
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Re: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

"Permbyllja" e mbikqyrjes ishte mashtrim i sofistikuar ne koordinim te plote reciprok ne mes faktorit nderkombetar (pro) dhe atij vendor (lidershipit aktual).

Pompoziteti medial kushtuar kesaj ngjarjeje te casur edhe nga Bureshtetasit me me ndikim ne rrafshin nderkombetar le te kuptojme se ne fakt Mbikqyrja e Pavarsise nuk u permbyll por me kete rast iu tregua Serbise gjegjesisht Rusise se ndikimi i faktorit nderkombetar pro-perendimor do jete akoma me prezent ne vendim-marje kur Kosova eshte ne pyetje.

Mesazhet qe lane sot ne Prishtine diplomat te akredituar per ceshtje te Ballkanit ishin signal shqetesues per ata qe lexojne dhe kuptojne ndrysh nga ata qe besojne verber (propaganda qeveritare permes mediave).

Une besoj se ky test nderkombetar i lansuar qellimisht eshte ogur i keq per ata (makutet qeveritar) qe mendojne se tash do i kene "duart e lira". Pikerisht hallka e Veriut do jete sfida ku lidershipi aktual nuk do e kaloj provimin ngaqe deri me tash ata nuk dhane asnje prove se e kane per njemend shkaterrimin e bandave atje.

Terheqja nga 25. Korriku i vitit 2011 ishte shteg-hapja e vershimit gjegjesisht ndikimit rus dhe, per kete pesim pasojat e atij leshimi do ndjehen ne vijim.

Per mendimin tim, ata pjesemares nderkombetar qe ishin dje prezent pergjate ceremonive formale do duhej t`i kishin quar zyrtaret vendor neper vende rurale e vendbanime neper qytete ku jeta e nje individi me Pakon e Atisarit ka vleren e nje euroje ne dite. Tash? Paramendoni se cfare "suksesi" mund t`ua kene trumpetuar makutet per te arriturat ne Kosove kur dihet mirefilli se 30% e popullit jeton ne varferi ekstreme.

Cili nga keta lorder nderkombetar dhe vendor do pranonte te jetonte vetem nje dite me nje Euro? Nese mesatarja eshte norme atehere po del se ne Kosove nuk ka mesatare sipas recetave nderkombetare, por ka hajni fatale ne emer te Meritokracise, ne emer te shantazhit, patriotizmit ditor,...!

Me kete Lidership te qullet dhe te pakurrizor Kosoven e presin dite te liga.
  Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-09-12, 01:38   #10
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Re: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Gjumashja
Citim:
thenkjuu Shimiii love yaaa
<<<<<<<<<<Gjumashe,me se shumti u bera kurreshtare per fjalet anglisht,menyra se si i ke shkrua...(per ate dhe i veqova),,ishalla jo krejt shimat e praktikoin Anglishten si ti,,me fal'a per vetem keto 2 fjalet e fundit,thenkjuu(love)yaaate siguroi se (nuk praktikohen) ne asni menyr/shkrimi te gjuhes- Angleze.
Sepse,per me dasht me fole/shkrua paster gjuhen Angleze/anglisht?me se paku duhen 10 vite praktik.Per neve qe s'eshte gjuha jon.
Dhe,nganihere vet populli Anglez s'ua din kuptimin disa fjalve ne gjuhen e tyre,(kete dhe vet e thon),,por ne si shqiptar tanahere bejm (hop) ne shumen e rasteve, para se praktikoim!
>>>>>>>

Sikur dhe per "Titullin larte!qe po duartrokasim,ashtu..por une,dhe kesaj here nuk po gjej doni arsye (per duartrokitje)!Natyrisht[/B]

Natyra.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 14-09-12 nė 01:48
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 14-09-12, 17:49   #11
vjeshta
Thjeshtė ,njė zė!
 
Avatari i vjeshta
 
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
vjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Permbyllja e mbikqyrjes sė pavarėsisė 10 shtator 2012

Dje u permbyll mbikqyrja ,sot Mitrovica Veriore komune ,neser ...?


__________________
Faleminderit qe ekziston !
vjeshta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 13:34.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.