PDA

View Full Version : Jeta ne diaspor!!!

Cool_Boy
07-02-04, 14:45
Pershdnetje te gjithve

Jeta ne Diaspor ..Ju lutem shkruni se si kaloni ne diaspor qka beni etj??A ju pelqen jeta ne diaspor qka ju pelqen dhe qka sju pelqen me se shumti??? Mundeni te shkruani edhe gjera tjera ok.

Kalofshi bukur

jehona
07-02-04, 15:43
COOL BOY te pershendes, une jetoj qe 16 vite ne zvicerr dhe ketu e studjoj ekonomin. keshtu qe gjat dites jam ne shkoll (gjith diten me zvicrran) dhe kohen e lir me familie dhe shoqeri. te kallxoj te verteten 95% te shoqeris time jan shqiptar, sepse me duket qe zvicrranet nuk me kuptojn, apo nuk e kem mendimin e njejt. qka esht per mua personalisht veshtir esht, qe kur te dal ne mengjes nga shpija, me duhet ta kthej mendjen (gjuhen, fjalet....) nga shqip ne gjermanisht!!!!

ne zvicerr vertet ka shum organizime shqip per te rinjet ketu, dhe kjo esht e vetmja qe na mban te bashkohem, te njoftohem sa do pak....

qka ketu ne zvicerr me pengon shum nga shqiptaret esht, qe po qohen shum fjal, veq po i hapin syt qka boni qika filanit e far kerri blej djali fistekit... qysh kam ndegju une, ma se shumti keto fjal po qohen ne zvicrren, nga shqipatret qe jetojn ne shtete tjera....

lazdrani
08-02-04, 18:44
Hi Cool_Boy gjindem ne Gjermany qe 11vite,Punoje si Teknik Medicinal.Jeta me pelqen kety per arsye se kam te gjithe gjeneraten time kety qe si femije jam rriture me ta.Por prape se prape me vendin tone Kosoven nuk ka.Kohen time pos internetit,lexoje me deshire ndonjehere edhe shkruaj poezi,musika eshte jeta ime,vizitoje me qef koncertet shqiptare qe organizohen kam argetim te kendeshem ne keto mbremje,per nje qast jemi te bashkuar per kunder dhimbjeve ndaj vendelindjes....Shkoj me qef ne kino,disko dhe luaj me deshire Bowlling...
Cka nuk me pelqen jeta e vdekshme e popullit gjerman nuk ju marre lakmi jeten e tyre...Edhe diq tjeter nuk me pelqen kur ndegjoi qe nje perqindje e vogel te bashkombesit tone mirren me pune jo ligjore kjo me mbrene pse mirren me keto pune te keqija(droga,postucioni,kumorja etj)
Kaq qdo te mire nga lazdrani :P

Murgesha
08-02-04, 23:37
Cool_Boy pershendetje.
Jetoj qe pese vite ne Danimarke. Pasi qe ketu nuk jetojne edhe shume shqiptare disi me teper jemi te lidhur familjarisht me shoqerin tone. Kam kryer shkollen e gjuhes daneze dhe momentalisht jam e pa pune. Danezet ne rradhe te pare jane njerez te ftohte per shoqeri mirepo nese e kuptojne se kane te bejne me njerez te sinqerte jan ne gjendje te te ndihmojne shume. Sa i perket rinise shqiptare qe jetojne ketu mendoj se kane sjellje te aresyeshme. Ka edhe individe qe nuk sillen mire por ne pergjithesi jane te mire. Vet sistemi eshte i tille qe nese don te shkollohesh eshte shteti ai qe perkujdeset per shkollimin tend. Mirepo si gjithmone shqiptaret mendjen me teper e kan nga fitimi dhe mundem lirisht te them se ka ngecje ne shkollimin e brezit te ri.
Per mua personalisht nuk eshte qe te jetoj ne mergim por rrethanat e caktuara nuk me lejojne kthim ne vendlindje.
Por nuk ka asgje ne bote si vendlindja yte.

Zero Cool
09-02-04, 01:05
Pa marrė prasysh qė ka edhe mendime tjera , nė diasporė jeta ėshtė e vėshtirė, vdesėsh nga pėrmallimi...

Cool_Boy
12-02-04, 16:03
Pershndtje per te gjith juve qe ju keni pergjigj pyetjes sime...

Jehona me te vrtet mir e ke kur thue se Shqiptaret i bajn gajlet e hallkut, kete problem edhe un e kam vrejt ketu ku une jetoj pra ne Uk, por per mendimin tim ata njerz qe e keqyrin tjeter kende besoj se ata njerz nuk jan per shtpin e vet e marrin tjetr kend neper goj etj etj..

Tung kalofshi mir jeni te ghith te pershndetur nga une Cool_Boy

jehona
12-02-04, 18:18
pershendetje COOL_BOY, e di per bes se kam edhe shum shok dhe shoqe qe e kan ket problem, po qka esht keq, kur pershembull familia ju beson atyne fjaleve dhe keshtu te shtohen problemet. ma se mirti valla mos me jau ndu veshin atyne, po qka me bo se nuk po ban gjith bre....

nje fjal po ta dho, une ty kurr fjal te kqija nuk kam me te qu, po gjith veq mir per ty kam me fol.... :wink: :wink: :wink: :lol:

Cool_Boy
16-02-04, 15:07
Pershndetje Jehona

Vetem nje deshta te them.Nuk dua te shoqeromi me kesi njerz qe i bajn gajlet e huaja e qe flasin qemos per tjeter kend dhe shum i urrej keta njerz nuk besoj se ata jan njerz te mir por besoj se ata jan si i quajm ne Shqiptaret belaxhi dhe njerz pa edukat.

Tung

Naki
22-04-05, 15:28
Pershdnetje te gjithve

Jeta ne Diaspor ..Ju lutem shkruni se si kaloni ne diaspor qka beni etj??A ju pelqen jeta ne diaspor qka ju pelqen dhe qka sju pelqen me se shumti??? Mundeni te shkruani edhe gjera tjera ok.

Kalofshi bukur

THD
23-04-05, 20:07
Hello Cool_Boy,

Valla paska qellu ni Cool Tema. Ka shum pergjegjet pre njerzet kush jan rrittur ne Kosova. Une muj me pergjegj pak ndryshe, une jam rritur ne Amerik. Ketu ne USA, nuk mujn me ndallu jam lind ne tjeter vend, pse skam theksin hiq edhe teshat maj si amerikant po pak ma thjesht nashta. Vetem kur tregoj une emrin, ata kuptojn jam shqiptar.
Problemi jam eshte, meta une midis dy kulturat. Ketu jam shqiptar, ne Kosova, krejt thojn jam amerikan. Mora gruen pre Kosova, po edhe ajo menon jam amerikan, edhe lyp shoqni pre tjeteret. Amerikant ken ni cfar xenofobia pse as nuk mujn me gjet Kosov ne harte e botes.
Jeta ne USA shum mir. Baba im ka fitu pasuri tu puno me durt edhe me truni. Tu rrit ne USA, Baba ka rre mue sikur jam kosovar valla, haha, kur jam halit. Kur nuk kam pas nevoj welfari o se food stamps edhe per ata une falemenderoj Baben edhe Zoti. USA esht vendi per oportun me plotsu deshirat e jetes. Ka krejt senet mir, edhe keq. Jam ilir.
Ne Kosova, kam shum shtir me komuniku me njerzet pse nuk di bashke mir gjuhen. Atje shum pengon mue kur pyt njeri "Qush muj me ardh une atje ne Amerik?" NUK DI! Atje kam shum kusherit, hallat, xhaxhit, tezat, dajt,... edhe me vjen keq kur nuk muj me majt mend emrit krejtve. Keq mos me dit emrit familjes :oops: . Nuk di traditet muslimanve/shqiptarve edhe kur vjen ni event edhe gaboj dicka, menon njerz jam budal. Prap se prap, gjith her kur shkoj ne Kosov o se Shqiperi, I have a good timeeee! (ma shum Kosov, shh)
Besoj vi si vjet per ni vizit shkurt, tung.

Krokodilli
24-04-05, 07:24
Se pari ta pershendes Cool Boy Per temen qe ka hap krejt kool....

Jeta ne Diaspor..

edhe une si shum vllezer dhe motra qe jan ne mergim kam kujtimet e mia, shpernguljen nga Kosova,, mallin per kosoven, te afermit,, por edhe pse jetoj ne nje qytet ku nuk gjenden me shum se 100 familje shqiptare,, gjithmon jam afer shokeve miqeve ne kosove,, per qdo vit vizitoj Kosoven, atje rri se paku nga 2 muaj ne vit,, keshtu qe edhe pse gjendem shum shum ma larg se shumica e mergimtareve,, gjithmon jam ne Kosove,, si fizikisht ashtu edhe me zemer,,
Tash jam ne Studime, studioj ne Fakultetin e Farmacis ne Perth WA..
Kohen e lire e kaloj ne Plazh, po ashtu nje here ne jav bashkohemi diku rreth 20 shqiptar nga te gjitha trojet shqiptare,, dalim ne ndonje restoran apo dikun bashkohum te gjith,, i qajm hallet e njanitjetrit, 99% te fjaleve qe flasim kan te bejn me Kosoven,, TE GJITHE ME SHPRESA SE NJE DIT DO TE KTHEHEMI DHE TE JETOJM NE GJIRIN E NENES KOSOVE

Naki
24-04-05, 10:02

Pershendetje,me vjene mire Qe mergimtaret tane shkollohen dhe nuk jane punetore te krahut.

Te deshiroje Suksese ne studimet e tuja Farmakologjike.

mjellma
09-05-05, 13:47
Pershndetje edhe une si shum te tjem jam mergimtare edhe pse ndoshta si dikush nuk e ndij at mungesen e familjes se ngusht se jetoj me prinder,amo prap se prap e ndij mungesen e te afermve te mij te gjith shqiptarve tash po momentin une studioj amo ndoshta ne te ardhem do kthem ne Kosov e te punoj dhe te jetoj atje.Te jetosh ne token tende eshte diqka shum shum e mir e ndin gjyhen tende nga do qe te shkosh e thith ajrin e vendit tend gjdo gje eshte e bukur dhe e vlefshme ne vendin tim Kosove ne Prishtinen time ndoshta pak teper shkrujta amo e shpreha mendimin tim
me nderime MJELLMA

Naki
09-05-05, 18:03

Respekt per Mendimin e shprehur.

Naki

Daja POLIC
11-05-05, 00:30
Pershdnetje te gjithve

Jeta ne Diaspor ..Ju lutem shkruni se si kaloni ne diaspor qka beni etj??A ju pelqen jeta ne diaspor qka ju pelqen dhe qka sju pelqen me se shumti??? Mundeni te shkruani edhe gjera tjera ok.

Kalofshi bukur

cool boy tung haver

deri me tani jeten ne diaspor e kam kalure bukur mir punoj ne firmen time jeta eshte e mir kurr nuk ka me mir duhet mu pajtu me kete qe eshte, me pelqen shum liria e njerzve ketu ne diaspor njerz te ndryshme kultura te ndryshme kjo eshte dicka e mir nuk me pelqen shum DEMOKRACIA ketu eshte e tepert kjo nuk me pelqen mua.

zemermiri
11-05-05, 15:13
KOSOVA ESHTE VENDI ME I BUKUR NE BOTE, PARAJSE , VENDI NE TE CILIN NE QE JETOJME NE DIASPORE DUAM TE KTHEHEMI VETEM KUR TE VDESIM . KOSOVA SOT MAHNITE TERE BOTEN, DIKU RRETH 95% E POPUJVE TE BOTES DESHIROJNE TE JETOJNE NE KOSOVEN TONE TE DASHUR . JETA NE DIASPORE ESHTE E PADURUESHME , ME SHUME RREGULLA , LIGJE , PASTERTI , KOMFOR, SIGURI, QE NEVE KOSOVAREVE NA E PLASIN ZEMREN NA BEJNE TE MALLENGJEHEMI TE VUAJME .
VELLEZER E MOTRA KOSOVARE TE NJE NENE, BASHKOHUNI TE KTHEHEMI,
KJO JETE NE DIASPORE ME NUK DUROHET ,NE NUK MUND TE PRESIM DERI SA TE NA KTHEJNE SIQ KEMI PRITUR DERI SA NA KANE DEBUAR.
PRA EDHE NJE HERE TE KTHEHEMI NE GJIRIN E NENES SONE , TE SHIJOJME FRESKINE E KAOSIT , PLUHURIN E SHTREJTE , NGROHTESINE
E TE AFERMVE TANE ,ZHURMEN E AUTOMJETEVE ME MODERNE TE VOZITUR NGA VOZITES QE NE DIASPORE NUK DO TJU LEJOHEJ AS KEMBET E VETA TI VOZISIN
MOS HUMBENI KOHE DIKUR DO TE BEHET VONE

turisti
11-05-05, 23:20
:( E merzitshme! :(

Daja POLIC
12-05-05, 05:44
:( E merzitshme! :(

:evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

ok turist je i lire mundesh te kthehesh perseri ne KOSOV apo nuk don :wink:

Kaltrushi
12-05-05, 10:21
jeta ne diaspor pa kosov esht sikur femij pa nene....

turisti
12-05-05, 11:45
:( E merzitshme! :(

:evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

ok turist je i lire mundesh te kthehesh perseri ne KOSOV apo nuk don :wink:

Po,mu kon qe nuk te lidh puna e femijve mos ta zgjas se dalim nga tema....

Kaltrushi
12-05-05, 12:00
:( E merzitshme! :(

:evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil: :evil:

ok turist je i lire mundesh te kthehesh perseri ne KOSOV apo nuk don :wink:

vetem pakez te dal nga shina e temes....

turist per nje moment me keto fjale me ra ndermend babai im...keshtu esht kjo jete ne diaspor....

pershendetje..........

Po,mu kon qe nuk te lidh puna e femijve mos ta zgjas se dalim nga tema....

turisti
12-05-05, 22:41

Ne Kosove eshte tjeter atmosfere shpirterore.... :P :P

Daja POLIC
13-05-05, 01:18
turisti e di more turist e di por edhe atje tashe nuk po na fusin iq spo na fermatin a jemi mir a jemi keq sdi cka u bo edhe atje bre njeri u prish njerzimi cdo njeri eshte ka i shikon punet e veta :roll:

Bronx
13-05-05, 18:06

jo valla daja polic, nuk jan ti kshyr edhe punt e veta po menohet edhe punt e huja me kshyr. perndryshe pajtohem me postimin tend

Dreni30
15-05-05, 09:35
Cka te them per kete jete, kur dihet se gjithecka te mungon.
edhe kjo jete eshte, ska fjale, por si eshte.
Nuk po dua te ju marr shume kohe e te lexoni shume per kete.
Mundi, dhimbje, i paknaqur, larg familjes, larg vendlindjes, larg te qenurit ai qe duhet te jesh etj, por edhe kjo eshte jete.................

turisti
15-05-05, 11:06
turisti e di more turist e di por edhe atje tashe nuk po na fusin iq spo na fermatin a jemi mir a jemi keq sdi cka u bo edhe atje bre njeri u prish njerzimi cdo njeri eshte ka i shikon punet e veta :roll:

Ashtu kam ndegjue por nuk kam qene qe 6 vite,e nese eshte ashtu,mos vet,ajo do te me demoralizoje shume... :? :cry:

e_martumja
21-05-05, 12:39
e veshtire dhe e stresuar, pamjen e kemi me veti kurse shiprtin ne vendlindjen

dr1ta
09-06-05, 00:17
Jeta ne diaspor na shkon duke lakmu dhe mendu per vendlindje (mua)..kurse ketu fd e kam verjet qe ata te vendit me shum na gjykojn neve se sa na japin pak shpres per tu kthy ne vendlindje po get qe sdo te kemi vend askun...nje her shkijet dhe varferia na shkatroj ...tash vet shqiptari :twisted: :twisted:

Shame on YOU

THD
21-06-05, 06:50
peter e madhe ka pas rusia shum mbrapt edhe ka shkep studentat neper bote per me msu edhe me kthu me ndihmu rusia me hec perpara. kjo programi quhet "dritari e botes". na diasporis (dritarit) kena obligem per me ndhimu kur mujna edhe vendaset shqiptar ken obligem mos me gju gurat. mos xheloso pse jam rritur ne shteti ma mir ne bote, mos thuj kena shitur drogat per pasuni, mos thuj grueje o martu per amerik, mos thuj nuk kuptojn na situaten atje, edhe kur mos thuj na s'jena shqiptar.

Flaka_1
08-07-05, 19:42
ahhh diaspora
Si te tjeret edhe mua me moren valet e gurbetit...!
ne mrgim jeta eshte e veshtire
gjitheqka ka te bej me nostalgji
mergimi plag qe nuk ka sherim
guri i rende eshon ne vend te vet...!
pershendetje per gjithe shqiptaret
veqanarisht per mergimtaret
larg nga mergimi dhe me respekt Flaka_1

Naki
12-07-05, 14:28
Se pari pershendetje per autorin e Temes

Jeta ne Diaspor,

Si Shumė Bashkėatdhetar qė muaren rrugėn e Mergimit gjatė viteve te 90" edhe unė i takoje keti brezi, atė kohė isha i padeshiruar per Okupatorin sebo sllav,per shkaqe tė aktiviteteve te mija Humanitare ne sektorin e shendetesis Kujdesin dhe sherimin e Bashkeqytetarve te mi pas plagosjeve te shumta ne demostratat e asaje kohe, u detyrova te nderprej Studimet te largohem nga vendlindja dhe te jetoje ne Evropen Perindimore ne nje Vend ku nuk dija gjuhen,kulturen,Traditat E shtetit Gjerman.
Kame pas ne kete Tragjedi nje fate te vogel,qe profesionin e teknikut Medicinal kame ushtruar pase 2 Muajsh ne nje shtepi te pleqeve ku komunikimin e zhvillojsha duke lexuar lexikonin dhe pastaj ju pergjigjja momenteve,nga nje here duike perdorur shprehjet e levizjeve trupore sikur Memec.
Pas nje viti, njohurit e Gjuhes Gjermane perparun,dhe kalova ne universitstin e klinikave ne Mainz te Gjermanis ku qe 13 vite punoje
dhe Jetoje ne kete Qytet afer Lumit Rajna.
Ky ishte nje leternjoftim i shkurter i integrimit time me shume Turbolenca,
ne jeten e diaspores,perveq punes qe kryej pas shkollimit dhe Kualifikimit
ne shkollen e Larte per Menagjimin e Reparteve ne kliniken e Neurologjisė- Stroke Unit nje repart Specializues per Infarktet e Trurit.
Jame Bashkeshorte dhe Prind i Dy Femijve,i rrethuar nga shume te aferm
pjestar te familjes se gjere qe jetojne ne gjermani,ndihem jo i Vetmur kohen e lire e kalojme ne shume raste se bashku. ndersa muajte e Veres pushimet vjetor i kalojė ne Vedlindje aty ku shpirti dhe trupi Flene i qete dhe ska parajse apo shtete qe mund te zevendesoje.
Me nderime Naki

Naki
13-07-05, 20:18
Flaka_1

Anėtarėsuar: 08 Jul 2005
Mesazhe: 18

Postuar: Fri Jul 08, 2005 8:14 pm Titulli i mesazhit: Mergimi...! pse?

--------------------------------------------------------------------------------

Se Jeta ne Mergim eshte e veshtire kam degjuar shume here,
por kete mund ta ndjesh vetem ateher kur te rrembejn valet e mergimit !
Mergimi plage e pasheruar...!
Si ja dalin mergimtaret qe sa do pak ta zbusin kete plage??
Pershendes gjithe Shqiptaret e ne veqanti Mergimtaret
me respekt Flaka_1

Naki shkruajti:
Flaka 1,sė pari ju pėrshendes njė temė e ngjajshėme egzistonė nė kėtė nėn forumė,me pelqimin tuajė do ta lėvizi nė temen jeta nė disporė.

Me nderime Naki

flm per pershendetje
gjitheashtu te pershendes
Flaka_1

Flaka_1
31-07-05, 03:02
Jeta eshte si valet e detit!
Sot ketu neser atje!
Edhe mua per qudi me moren valet e mergimit.
Jetoj dhe veproj, ne mergim.
Kam kryer shkollen me sukses,ku tani punoj ne ate drejtim.
Kohen e lire e kaloj me familje,shetis,lexoj,shkruaj,dhe nje kohe te posaqme ja kushtoi,sportit.
Te jetosh larg vendlindjes eshte diqka e rende,eshte aq e rende se nuk ka peshore qe te mbatet,nuk ka dot fjale qe ta pershkruaj.
Per kete me se miri flet vete koha.
Mungesa e vendlindjes
Mungesa e shoqeris
Mungesa perditshmerise
Ne mergim eshte thuaj se gjitheqka e mire,por qe te gjitha kane nga nje te mete.
Ketu ajri eshte ndryshe
Ketu natyra eshte ndryshe
Ketu njerzit jane ndryshe
Ketu dielli rrezon ndryshe
Ketu asgje nuk ka shije
Ketu gjitheqka eshte ndryshe
*****************************************
Ne mergim jam me trup
Ne vendlindje jam me mendje
******************************************
Ketu ne mergim bej gjumin
Gjithehere endrrat me dergojn
Ne vendlindje
A nuk eshte kjo qudi?
*******************************************
kam disa vargje dhe dua ti radhis ketu qe ia kam
kushtuar shtepis sime ne vendlindje:
*******************************************
*******************************************
Shtepia enderron ne qetesi,
Kopshti ,stinet,kujtimet e pathyera,
E shoqerojne,
Mjafton ti mbylli syte e perlotur,
Te shoh vertet ty shtepia ime,
Dyert dritaret,pullazin,
Ogjakun here-here tym,
Kopshti perplot lule,gjelbrim,
Flutura, gezim,
Une nuk jam aty,
Aty ku linda,
Aty ku bera hapin,lojen e pare,
Aty ku mesova,fjalen e qmuar nane,
Aty ku kishte hare e gezim,
Aty ku babai me dha dituri,
Aty ku gjyshi me tregoi perralla,
Aty ku gjithe here printe e mbara,
Po e mbylli doren se bashku me kete kujtim,
Te pa thyer ne shpirte,
Shtepia ime e dashur enderron ne qetesi,
********************************************
********************************************
Me dashuri flaka :idea:

Naki
31-07-05, 09:07

Postimi i juajė ėshtė njė shkrimė emoconal ,qė pa dyshim i referohet tė vertetės.
Gjumi dhe trupi nė dhe tė huajė mendja dhe shpirti nė vendlindje,kjo na mbanė nė shpresė qė njė ditė edhe trupi tė bėjė gjumin nė kasollat e ndertuara nga Gjyshėrit tanė.

Respektė pėr shkrimin e juajė.

Naki

Flaka_1
31-07-05, 16:09
Ju faleminderit I nderuari Naki
Te shprehurit eshte emocional,per arsye se qfare e ndjej dhe e shprehi thell nga thellesia e shpirtit.
Nuk jane fjale te cilat i mbaj kopje te dikuj tjeter, vertet jane fjalet e mia qe burojne,dhe vershojne thelle nga shpirti porsi nje ujvare qe derdhet ne lume!
E shpeshte eshte nje fjale qe me rrotulliset ne mendje, ashtu siq rrotulliset dielli rreth tokes!
Nuk jam aty
Aty ku natyra me fali bukurin!
Por ja qe duhet te pajtohemi me gjithe te mirat qe na sjell jeta!
Si me te mirat po ashtu me te kqijat!
Si me te lehtat ashtu me te rendat!
Uroj jete te begatshme, dhe te gjate ty Naki!
Me dashuri flaka :idea:

B-U-L-I
18-08-05, 22:13
kudo ne Bote qe me shku nuk barazohet me vendlindje nje po ju them ktu jete ska veq pare ka kurgjo tjeter

Guri i madh
07-09-05, 18:00
Ashtu kam ndegjue por nuk kam qene qe 6 vite,e nese eshte ashtu,mos vet,ajo do te me demoralizoje shume... :? :cry:[/quote]

po turist ashtu esht gjith kush e ka rok punen e vet .
nuk esht ajo shoqria si ka qen ma par
nji fjal popullore larg syve larg zemre
edhe ktu ne kosov jena ba si ju ne perendim
ju pershendet guri i madh qe po peshon ne vendin e vet . :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

rahim memeti
09-11-05, 13:27
ok jeta ne diaspor e sidomos ne belgjik per mu eshte shum katastrof sepse jam njeri pa pun edhe vetem shetis ne vetmi shoqerohem nga nje her me marokan e her me afrikan por nuk ma knaqin shpyrtin sepse flitet frengjishtja e jo gjuha jon e embel shqipja.Un kisha pas deshir te kthehem ne vendelindje se guri peshon me se mirti ne vendin e vet ,ishalla rregullohet pak gjendja ekonomike dhe un i pari jam ne vendelindje flm

Murgesha
09-11-05, 16:51

I nderuar nuk tė kuptoj kur thua se shoqėrohesh me marokan e me afrikan, kur dihet se ka shumė shqiptarė qė jetojnė dhe punojnė nė Belgjikė.

Vetima
10-11-05, 15:57
Jeta ne diaspor?

Per prinder shume e vshtir per neve te rinjve , qe jemi rrit ketu ,edhe per neve e vshtir ,deri sa po pjekemi me i kuptu ashtu siq duhet gjanat, perndryshe per neve asht me e lehte po mos tju kishim juve prinderit te cilet na mbani ligjerata me ore te tera se si duhet nje femije shqiptar me kane.

Nje dite ketu qe kaloj ,punoj ,studioj , besa studioj edhe me babin ne shtepi , e spo di qka me ba me par.
U knaqa studime e pune , punoj dhe studijo jasht, punoj e studijo mbrenda ne shtpei me pinder.
Jasht punoj pune shteti kur te vi ne shtepi me duhet me punu duke me than mami "duhesh mu mesu se je femi shqiptari e jo suedezi"
Jasht ,pra ne shkoll studioj e kur te vi ne shtepi edhe ketu studioj me babin duke me than "duhesh ta mesosh shqipen se perndyshe sje qike e ime e as te konsideroj te tille".
Por qka me ba jeta e tille e mire po shkojme disi here keq e here mire e here leht e here vshtir.

une
12-02-06, 16:15
ju pershendes te gjithve :D

jadore
08-04-06, 20:30
....me besoni diq.....! lexova me vemendje ,shenimet e te gjitheve ketu ,dhe se pse u emocinova kaq shume ..-kaq e veshtire qenka jeta ne diaspore...!!! -megjithate, prap pyes veten ,pse nuk kthehemi ne vendin ame ( atje ku kemi peshen - kushtet elementare jane te stabilizura tash me !!!) --intersant , mendime dhe veprime paksa kontraverze apo ???

Arb
09-04-06, 01:16

Jane te shumte ata qe qajne cdo dite jeten ne Diaspore. Jane te shumte at qe flasin per kthimin e tyre te shpejte ne atdhe. Edhe keta te paret edhe te dytet nuk e kane aq seriozisht.

Aga Syl
09-04-06, 15:06
Kjo teme me shtyri edhe mua te shkruaj,pasi me perkujtoje Arb, i faleminderohem
se nuk e kisha veshtruar,me pare se qfare permbatje kishte.
Jane te gjithe ndoshta vetem fjale qe fliten por te pa verteta.
ketu ne gjermani,jetoj qe 15vite ndoshta thoni se nuk jane shume,
por per mua sikur te ishin njemije vjet,e ndoshta munde te flitet se nuk
dihet se ne kete forum kush po shkruan nga diaspora,po sa i perket shkrimeve
ne kompjuter po dihet,se ne ne diaspore nuk kemi "E" pa ze.
Ne te gjithe me trup jemi ne mergime, me mendjen ne shtepi,vendlindje.
ketu nuk po theme se namungojne kushtet,e jeteses.
por ketu mungojne kushtet tjera:si malli per vendlinje,shkollat shqipe,komunikimi
me familje tona ne diaspor,kultura shqiptare,rinija,studentet,martesa,e shume
e shume te tjera qe nuk i kemi si ne familje.
Por kohet e veshtira i kane bere qe te vuajme ne ket mergim te zi.
Per kthimin ne vendlinde:mendoj te kthehem,por nuk e di kure.

Prej gurbet;Aga ju bene te fala.
buka kripa,atedhe uji, eshte si mjalta ne vend te huaj.

ju falemenderoj qe shprehet vullnetin te lexoni ket qe shkrova.
pra edhe po shihet qe nuk di mire te shkruaj.

Respekt te madhe Aga Syl.
:smile: Te jetojme sa malet.