PDA

View Full Version : Testi i rrezikshėm i tolerancės


Anonymous
16-02-04, 17:33
Shkruan: Andej NIKOLAIDIS*

Kohė pas kohe, nė formėn e flakareshės qė na sjell nga fantazia nė realitetin jetėsor, ndodhin gjėra tė cilat na pėrkujtojnė se pėrralla pėr “pėrputhjet ndėretnike” dhe “arritjen e njė shkalle tė lartė tė tė drejtave tė popujve pakicė nė Mal tė Zi”, thjeshtė nuk ėshtė e mjaftueshme... Frazat e zbrazėta politike mė sė keqi i dėrrmon praktika politike... Ngjarjet e kohėve mė parė, si dhe nė sistemin e dominove, kur rrėzimi i elementit tė parė rrėzon me radhė krejt katrorėt, thyen mitin medial tė kultivuar me pėrkujdesje pėr Malin e Zi „tė ri e multietnik“. Ato ngjarje treguan se nė kėtė vend, edhe pėrkundėr tė gjitha leksioneve qė kemi besuar se i kemi mėsuar, mund tė pėrseriten tensionet etnike tė fillimviteve nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar. Mali i Zi dhe njėherė zbuloi pėrmasat e plagueshmėrisė sė vet: mjafton qė dikush tė blejė njė faqe interneti pėr njė ose dyqind dollarė dhe tė rrezikojė besimin ndėrnacional nė tė. Pėr dhjetė ose njėzet mijė dollarė ėshtė e mundshme qė para ēdo vendimi pėr statusin shtetėror, ta llahtarisėsh Malin e Zi nga vetėvetja!
http://www.pasqyra.com/image/fotografi/10022004/testiirrezikshemitolerances.jpg
Ta pėrkujtojmė kėrkesėn politike nga e cila lindi e tėrė epizoda, nė tė cilėn, fundi i fundit, qytetarėt e Malit tė Zi, qė veē tė tjerash janė shqiptarė, nė bazė tė njė faqeje interneti tė rrejshme e tė kurdisur, pėrmes manipulimit tė mediave drejtpėrdrejt jo vetėm u bėnė tė dyshimtė pėrkizati me lojalitetin ndaj Malit tė Zi, por edhe pėr synime terroriste me qėllim qė disa pjesė tė Malit tė Zi t’ia bashkangjesin Shqipėrisė... Si dhe nė ēdo fermė kafshėsh, edhe nė Mal tė Zi tė gjitha kafshėt janė tė njėjta- por se disa janė pak a shumė mė tė njėjta se tė tjerat. Historia fillon me kėrkesėn qė Tuzi tė fitojė statusin e komunės. Pushteti i Malit tė Zi nuk ėshtė i gatshėm ta plotėsojė kėtė kėrkesė. Pastaj shoqata joqeveritare, gati krejt e panjohur (Unitas), fillon mbledhjen e nėnshkrimeve pėr formimin e regjioneve shqiptare nė Mal tė Zi. Si nė lojėn e pokerit, rritet atuja: kėrkojnė regjione, nė mėnyrė qė ta fitojnė komunėn. Por nė poker mund tė fitojė ai qė ka mė shumė mundėsi tė rris atutė.

Si pėrgjigje nė topprovėn pėr regjionet, nė tavolinė del teza pėr organizatėn terroriste shqiptare. Shfaqet faqja nė internet pėr organizatėn e paqenė terroriste shqiptare, e cila vė nė pikėpyetje integritetin territorial tė Malit tė Zi. Ishte ky poker i asėve. Loja ka mbaruar, tavolina ėshtė pastruar. Tė nesėrmen faqja zhduket nga interneti, ndėrsa organizata joqeveritare, tė cilės i pėrgjigjen me pėrrallėn pėr terrorizmin, ndėrpren mbledhjen e nėnshkrimeve pėr regjionalizimin e Malit tė Zi.

Lajmin pėr sajtin e famshėm tė „ushtrisė kombėtare tė Malit tė Zi”, i pari e ka bėrė publik gazeta e Podgoricės “Dan”. Para sė gjithash mendojeni organizatėn nacionaliste shqiptare me kėtė emėr! Ajo nuk ka emėr kombėtar, por emrin e shtetit tė cilin gjoja ajo organizatė dashka ta copėtojė? Kjo ėshtė e njėjta gjė sikur Armata Republikane Irlandeze tė quhej Armata republikane e Britanisė, ose ta zėmė Ushtria ēlirimitare e Kosovės tė quhej Ushtria ēlirimtare e Shumadisė. Por nė kėtė poterė nuk i ėshtė pėrmbajtur logjikės sė shėndoshė. Qėllimi ėshtė tė krijohet panik- e atje ku sundon paniku, arsyeja e pėson e para.

Nėse duam tė mbajmė mend, gazeta “Dan”, gati nė intervale tė njėjta kohe shpėrndan informacione sipas tė cilave shqiptarėt nė Mal tė Zi po pėrgatitin kryengritje kundėr shtetit. Dy tri herė nė vit paralajmėrohet lufta civile nė Mal tė Zi. Asnjėherė qoftė organet shtetėrore, qoftė partitė politike, pėrveē atyre shqiptare, nuk e kanė vlerėsuar si problem tė veēantė pse njė gazetė e pėrditshme me plan dhe prapavijė implikon shqiptarėt nė mungesė lojaliteti dhe qėllime terroriste. Mediat shtetėrore qė janė nėn ndikimin e DPS-t (partia e socialistėve demokratė, shėnim yni) nuk janė marrė asnjėherė me kėto informata. Pėrpos me rastin e nismės pėr regjionalizim (lexo: komuna e Tuzit). Papritur ekzistenca e “faqes terroriste nė internet“, u bė lajm i ditės, qė niste emisionet kryesore informative. Faqja e internetit lajmėronte qenien e organizatės terroriste (me argumente tė ndėrmjemė, si nė kohėt e arta tė terrorit komunist!) dhe parashihte se prapa synimeve tė shqiptarėve qė pėrmes ligjit tė definojnė statusin e tyre nė Mal tė Zi fshehen qėllime antishtetėrore.

Cdo manipulues me media e di shumė mirė se asnjė pėrgenjeshtrim nuk e ka efektin e rrenės qė e ka nxitė.

Megjithatė dėmi u bė nė mėnyrė tė pakthyeshme. Besimi ėshtė luhatur, sė pari besimi i shqiptarėve nė pushtetin malazez. Sepse ata qė kanė hapur kėtė faqe interneti, s’di a ka nevojė ta them, nuk do tė zbulohen. Mediat tė nesėrmen kishin lajme tė tjera rėndėsore. Kanė mbetur vetėm bashkėqytetarėt tanė shqiptarė, tė cilėt pėrmes manipulimeve mediale, pa asnjė faj vetanak, janė bėrė tė dyshimtė pėr terrorizėm. Le t’i bindė ata tash pushteti malazez se janė qytetarė tė barabartė tė Malit tė Zi.

Mua nuk mund tė mė bindė. Ndėrkaq argumenti pėr skepsė qė kultivoj ėshtė i rėndomtė e i vogėl, ēėshtje pėrditshmėrie. Automobili im deri kohėt e fundit kishte targa tė Tivarit. Tash i ka tė Ulqinit. Dhe a dini ēka: pėr tre muaj sa ka qė i kam ndėrruar tabelat, policia mė ka ndalur shumė herė mė tepėr se brenda njė viti derisa i kisha targat e Tivarit! Pėrderisa ndodhin gjėra tė tilla, mundėsia pėr manipulim me ndjenjat kombėtare mbetet shumė e madhe.

Hapin e parė, natyrisht, duhet ta bėjė elita politike e popullit shumicė. Reagimet e matura tė partive politike ndaj fantomwebcite-it ėshtė njė bazė e mirė. Opozita proserbe kėsaj radhe nuk deshi ta rritė tė zgjedhėsit urrejtjen ndaj pakicave.

Por me kėtė nuk u zgjidh problemi. Pėrkundrazi: vetėm na u dėshmua, sikur tė na thoshte: ekzistoj.

Jeta nė njė bashkėsi shumėkombėshe, vetėvetiu lind edhe grupe apo kėrkesa radikale - edhe te shumica edhe te pakica. Porse njė shoqėri e ndėrtuar nė themele tė demokracisė nuk lejon qė tė krijohen kushte nė tė cilat radikalėt do tė jenė dominues.. Eshtė e vėrtetė se nė Mal tė Zi ka ndryshuar retorika publike nė raport me fillimvitet nėntėdhjetė tė shekullit tė kaluar. Por ėshtė gjtihastu e vėrtetė se ēėshtja e pakicave nuk ėshtė zgjidhur as ligjėsisht e as institucionalisht.. Njė surrogat siē ėshtė Kėshilli i Kryetarit tė Republikės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pjesėtarėve tė pakicave dhe grupeve etnike, nė tė cilin ka dhe personalitete qė kanė mbėshtetur pastrimet etnike, siē ėshtėr Amfilohije Radoviē (peshkopi i Kishės Ortodokse Serbe, shėnim i redaksisė), dėshmon pėr mungesė gatishmėria tė pushtetit pėr tė bėrė hapa tė vendosur nė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.

Janė tė nevojshme zgjidhje tė themelshme sistemore pėr rregullimin e statusit tė popujve pakicė. Deri te ato zgjidhje duhet tė arrihet pėrmes dialogut me pėrfaqėsuesit e kėtyre popujve, me njė vullnet tė dyanshėm. Praktika e deritashme, pėrmes sė cilės shumica me „vullnetin e saj tė mirė” u ka “dhėnė” diēka pakicave, sot thjeshtė ėshtė e paqėndrueshme. Askush askujt kėtu nuk i jep, por sidomos nuk duhet t’i marrė.

Si qėndron sot puna, popujt pakicė pėr njėrėn palė janė “tradhtarė” dhe “problem”; pėr palėn tjetėr njė mori zgjedhėsish me tė cilėt fitohen votimet, apo njė masė amorfe e cila duhet tė heshtė dhe t’i harrojė tė drejtat e saj themelore, pėrderisa populli shumicė nuk e di se ēka do tė bėjė me vetėvetėn dhe me Malin e Zi. Praktika qė nė ēdo kėrkesė tė shqiptarėve, boshnjakėve ose kroatėve nga ana malazeze tė jipet pėrgjigjja: “pse mu tash, pritni edhe pak, tė kalojė referendumi”, thjeshtė ėshtė e paqėndrueshme.
Gjėrat duhet tė zgjidhen me kohė, drejt dhe nė mėnyre cilėsore. Ose, njė ditė, sėrisht do tė shfaqet njė faqe interneti. Herėn tjetėr ndoshta nuk do tė kemi kėsi fati.

Marrė nga revista malazez “Monitor”