PDA

View Full Version : Tolerimi nė dashuri!


Lena
17-03-04, 12:37
Ju pershendes. Do te doja te die mendimin e juj pr nje qeshtje.

Un e dua nje djal, dhe kur them e dua them me krejt kuptimin,po disi koheve te fundit nuk na hec ashtu siq kemi deshir!
Me duhet te toleroj dhe te duroj shum gjera,sepse esht dhe prap them se e dua. Po siq po e shof un, ksaj dashuris vetem se po i vjen fundi. Se un duroj shum por jo te gjitha. nese shkruj qka jan ato gjera se i duroj ndoshta as qe do ta kuptonit. Nuk esht pyetja tradhti apo qka di gja un,po gjera te vogla,po qe per dit po behen edhe me te mdhaja.
dhe ne gjdo hap mundohet me me msuar,se qka te bej qka mos te bej,qka te them dhe qka mos te them, po un jam e vetedieshme se deri ku mundem te shkoj,se nuk jam femi.
Nga ju desha te die se ku esht kufiri i dashuri's,po mendoj qka tolerohet,qka duhet njeriu te duron dhe deri ku??

Murgesha
19-03-04, 18:26
Lena e lexova me vemendje shkrimin tend.
E kuptoj se keni nje hall qe per mua nuk eshte edhe i vogel.
Sic ju e keni pershkruar rastin mund te jap vetem nje keshille.
Jane disa gjera qe mund dhe duhet te tolerohen ne dashuri, por kur qellimi i partnerit eshte qe te ndryshoje edhe personalitetin tend ateher aty duhet te kerkohet ndarja. e kuptoj se ka disa meshkuj t cileve vetja i duket me i zgjuar e me i ditur se e dashura dhe nuk lene moment pa terhek verejtje. Keshtu duhet te flasesh, keshtu duhet te qeshesh, keshtu duhet te ecish, menyre kjo qe ata e shprehin pasigurine e vet ne jet dhe mundohen qe ti ngulisin ne mendjen e partneres mendimin se ata jane te afte per gjithcka. Une mendoj se pikerisht ketu eshte edhe pika e humbjes se durimit per tolerim. Ti duhet tja bejsh me dije (me fal nese ju jeni ne kete situat) se edhe ti e personalitet tendin qe per askend dhe asgje ne bote nuk don ta nderrojsh. Nese ai ende ngul kembe ne te veten ateher ndarja me te eshte fatbardhesi. Me vone do te jet ende me keq. Paramendoje veten te martuar me te. Ku ai ne cdo rast e cdo kund te kritikon.
Me nderime Murgesha!

Cool_Boy
20-03-04, 13:33
Pershdnetje Lena

E kam lexuar shkrimin e juaj me vemendja dhe me te vertet po ndina keq se si mund tja bene aje njeri juve keshtu nese ju jeni e vetdishime, pa kuptim...Per mendimin tim keto jan shenjat qe dashurija mes jushe dhe ati po i vjen fundi ndoshta jam gabim ama keshtu po ma merr menjda...Por nese aje njeri jav ka bere keto gjera prej fillimit te dashuris pra kjo do te thot se aje eshte synos dhe aje qka te thot duhet ju te beheni nese ju pranoni dihet!!!

Ju deshiroj suksese Lena ishalla keto problem te vogla ju qe i keni marrin fund dhe vazhdoni dashurin se si ju doni, Pershndetje nga Cool_Boy

Gentiana
22-03-04, 13:30
Lena edhe un e lexova kte me vemendje dhe mundem te them se nuk ka nevoj as nje femer sot ta nshon vehten posht,sidomos femrat se jan te zgjuta. Sot nuk ka sundues, dhe te gjitha drejtet duhen te jen te barabarta,si per per meshkuj ashtu per femra. Ndoshta dashurija te ben te durosh,po mos harro se tani jemi ne vitin 2004,dhe nuk ben te durohen te gjitha. Nese e don dhe nese je e vetedieshme,ateher me siguri e din se qka duhet ber,dhe do te gjejsh zgjidhje.
Uroj te kesh fat.

Genta

lazdrani
22-03-04, 20:57
Lena pershendetje e mija te sinqerta per ju zonjushe!!!

Edhe une lexova me kujdes problemin tend qe te mundone ne dashuri!
Une te kisha sygjeruar qe te bisedoshe me partnerin tend,ti tregoshe se ai duhet ty te akcepton dhe respekton ashtu si te ka njofur qe nga dita e pare dhe te beni kompremise ne te dy anet te tolerohen disa gjera qe ndoshta edhe ty diq te pengon nga ana e tij si dhe anasjelltas.
Une e kuptoje qe ju jeni shume shume tolerante por edhe kufir e ka vendin e vet,prandaj mundohu ne nje atmosfere te qet ta bisedoshe kete problem,tregoje qe ju e doni ate dhe se mos te lejon lidhjen e juaj te perbashket ta shkatrroje per disa cikrrime te vogela"si thua ti.....
Besoje qe nese ai me te vertete te dashuron patjeter do te gjeni kompromise ne dashurin e juaj.
Te uroje fate lazdrani :wink:

Lena
24-03-04, 11:17
Ju pershendes dhe ju flm per pergjigjet e juaja.
Kjo pun esht zgjidh veht,po mendoj para disa diteve jemi nda, dhe ja qe kemi ra ne dakord se koheve te fundit asgje nuk na ka hec ashtu siq ne e kemi dashur! Dhe ne fund kishin qen edhe do mosmarrveshje,dhe tek e fundit un jam kjo qe jam,dhe nuk dua te ndryshoj,ok i kam edhe un do te Pika te dobėta,(askush nuk esht Perfekt) dhe ato u mundova ti heki,po nuk dua te ndryshoj plotesisht,se jam e knaqur me kte karakter qe kam.
Po edhe pse jemi nda, un e dua dhe pikerisht se e dua esht me mir keshtu se jemi nda tash,se sa dikur me e urrejt njeri tjetrin. Po esht nje (si thojn) grop ne zemer,dhe se asgje tash nuk me duket mir,besoj ne thenjen koha sheron plaget, dhasht Zoti edhe tek un te sherohet kjo qe kam ne Zemer.
Nuk e di sa me kuptoni,po un nuk besoj se do ta dua nje njeri siq e kam dashur dhe siq e dua ate.

lazdrani
24-03-04, 14:47
Lena te uroje fat ne dashuri,ndoshta eshte edhe hapi i mire qe nje kohe te mos keni kontakt dhe te mendoni edhe njehere te dy anet per njeri-tjetrin.....Ishte kjo zgjedhje e mire qe keni vendosure apo ndoshta edhe nje here ta provoni....Si do qofte te uroje nga zemra fat ne jete ....lazdrani

Vera
01-05-04, 18:57
Pershendetje Lena

Une i lexova me vemendje te gjitha mesagjet ne ket tem dhe kjo qe me beri disi jo te qet problemi yt por mendoj qe ke ber nje hap teper te guximshem dhe qenke vajz shum e fort se po te kish qen ndoshta ndonje ne vend tendin do kish perfunduar kjo ngjarje me tragjikisht mendoj, kurse cka ti bejm valet e jetes keto jan qe ato te hedhin ku hiq mendja nuk ta merr.

Une personalisht te uroj shum fat ne te ardhemen nga zemra

Vera

Barbaroza
19-11-04, 12:21
Pajtohem me shkrimet e paradiskutuesve te mi dhe s'kam cfare te shtoj me teper,por kureshtja ime eshte te di cfare u be me Lena,si ia ka bere kesaj pune?

Mafiozi
19-11-04, 14:28
Pajtohem me shkrimet e paradiskutuesve te mi dhe s'kam cfare te shtoj me teper,por kureshtja ime eshte te di cfare u be me Lena,si ia ka bere kesaj pune?

:roll: :roll: :roll: :roll: :roll:

Giovanni
30-11-04, 15:29
E nderuara LENA !

Fillimishte te deshiroj jete te lumtur, sa i perket problemit tende e mendoj edhe une si ti probelemet e vogla mund te behen edhe te mdhaja por edhe mund te zhduken.

Me lejo qe ta theme nje proverb italiane:

Meglio una fine con dolore che dolori sensa fine.
Me mire nje fund i dhimshem se sa dhimbje pa fund.

Por ti me mire pyet shume vete e me ne fund bej siq te dish vet, e mos e ndegjo mendjen por ndegjoje ZEMREN

JooP
30-11-04, 16:26
:( :( LENA,se pari pershendetje...me kujdes e lexova shkrimin tend..pergjigjja ime personale,eshe kjo::...Ne Dashuri nuk tolerohet: Tradhtija..ndersa gjerat tjera te gjithat duhet,te tolerohen dhe te perbihen(me nje fjal)..Nese me te verrtet e dashuron ashtu siq asht..atehere mundohu ta kuptosh,por edhe njeherit ti ndihmosh,sepse ka raste qe njeriu gabon,apo mashtrohet pa dashje..dhe per at duhet ndihma personale e partnerit gjegj....ky ishte mendimi im...ndersa ty LENA te uroj shum fat ne jet...dhe nje Tip per FUND...Ruaje dhe ujite me kujdes LULEN qe e ke ne dor...... :wink: :wink:

oki71
22-11-07, 15:01
lena te pershendes shum deshta te nderlidhem ne kete pytje qe e ke bere nuk e ke citu ne lidhje em cka ai ty te sugjeron a e kontrollon vehten deri sa ti bisedon a mos e tepron me ndon je sen se neve vetem dijm qe ti themi te metat e dikujt e jo tonat pra duhet me qene dhe vetkritik ne keto gjera e nese e don mos e humb se do te pendohesh ,prap te them nese ai e teperon em shum sende ateher ti e di me mire se ne te gjith ketu pershendetje nga un....

gjurma
22-11-07, 17:13
Ju pershendes. Do te doja te die mendimin e juj pr nje qeshtje.

Un e dua nje djal, dhe kur them e dua them me krejt kuptimin,po disi koheve te fundit nuk na hec ashtu siq kemi deshir!
Me duhet te toleroj dhe te duroj shum gjera,sepse esht dhe prap them se e dua. Po siq po e shof un, ksaj dashuris vetem se po i vjen fundi. Se un duroj shum por jo te gjitha. nese shkruj qka jan ato gjera se i duroj ndoshta as qe do ta kuptonit. Nuk esht pyetja tradhti apo qka di gja un,po gjera te vogla,po qe per dit po behen edhe me te mdhaja.
dhe ne gjdo hap mundohet me me msuar,se qka te bej qka mos te bej,qka te them dhe qka mos te them, po un jam e vetedieshme se deri ku mundem te shkoj,se nuk jam femi.
Nga ju desha te die se ku esht kufiri i dashuri's,po mendoj qka tolerohet,qka duhet njeriu te duron dhe deri ku??

Ju respektoj shum lena per guximin...une mendoj qe kjo lidhje duhet te diskutohet detajisht...nese jo ather mendoj qe me mir ta perfundosh lidhjen sesa te vuash gjdo dit... :S

Sy_kaltra
30-11-07, 17:08
Gjdo gje ka kufij,po ashtu edhe toleranca ne dashuri .

lulja e malsis
12-01-08, 22:19
Pershendetje LENA
edhe femra ne ditet e sodit duhet ti ket dhe besoj qe i ka te drejtat si meshkulli,une them se tkish qen ai ne vend tendin nuk besoj qe kish toleru as pak,qfardo synimi qe ti kishe ber,por edhe ti je shum e fort se si e ke ber at hap te madh dhe je nda prej ti,se te kish dashuru metvertet ai vetem te kish mbrojt,e nuk te kish be sene te ndryshme per toleruar ti.Por kurr mos e ndysho veten per dike tjeter,nese te don dikush ashtu si e ke karakterin tend eshte dashuri e vertet,nese nuk e don dikush karakterin tend ateher mos ta nin hiq per te,se sen nuk te duhet se veq,dhimbje te shkakton.
Ku do me dit,ndoshta ne nje vend tjeter te pret dikush qe metvertet te kish dashuru ashtu si ti ket e ke dashuru,ndoshta edhe te kish be me te lumtur,e jo me te shkaktu dhimbje si ky.
TE DESHIROJ EDHE UNE SUKSESE NE JET:D

LABI
13-01-08, 11:39
Pershendetje LENA
edhe femra ne ditet e sodit duhet ti ket dhe besoj qe i ka te drejtat si meshkulli,une them se tkish qen ai ne vend tendin nuk besoj qe kish toleru as pak,qfardo synimi qe ti kishe ber,por edhe ti je shum e fort se si e ke ber at hap te madh dhe je nda prej ti,se te kish dashuru metvertet ai vetem te kish mbrojt,e nuk te kish be sene te ndryshme per toleruar ti.Por kurr mos e ndysho veten per dike tjeter,nese te don dikush ashtu si e ke karakterin tend eshte dashuri e vertet,nese nuk e don dikush karakterin tend ateher mos ta nin hiq per te,se sen nuk te duhet se veq,dhimbje te shkakton.
Ku do me dit,ndoshta ne nje vend tjeter te pret dikush qe metvertet te kish dashuru ashtu si ti ket e ke dashuru,ndoshta edhe te kish be me te lumtur,e jo me te shkaktu dhimbje si ky.
TE DESHIROJ EDHE UNE SUKSESE NE JET:D



Lule ! Opinioni juaj eshte paksa kunderthenes !!

Perderisa flet per individualitetin integritetin dhe dinjitetin personal ; ne t'njejten kohe flet dhe per domosdoshmerine (kerkesen) e te nenshtruarit te tjetrit ne harmoni , konform me kerkesat , nevojat , ndjenjat tua !!

Te njejten kohe bene fjale (kerkon) per mos-tjetersim nga vetevetja (uni-personal) ... dhe njeherit kerkon nga TJETRI qe te tjeteresohet nga vetevetja ne menyre qe t'ju pershtatet , kerkesave nevojave emotive ...

Kerkon nga nje TJETER qe ka poashtu si TI - nje integritet personal ( nje shije , nje mendim krejtesisht ndryshe nga ti) qe ta ndryshoje mendimin (idene) , vlerat apo menyren e te menduarit dhe komunikuarit , mbi ate qe nje mardhine romatike nje qifte e identifikon , emerton si dashuri.

Eshte e padrejte, eshte jashta cdo konsiderate dhe respekti ne raport me tjeterin (ate qe deklaron qe e done) qe te kerkosh qe ai t'ju nenshtrohet kornizave te idealeve , shijeve tua ...
Te kerkosh nga tjetri qe te komunikoj, te jep buzeqeshjen , te jep shikimin , apo TA SHPREH DASHURINE NE ATE FORME SE SI TI E BENE ... bjen ndesh ( eshte kontradiktore) me ate qe thua me larte ... lidhur me te QENDRUARIT-VAZHDUARIT te JESH VETJA, perderisa kerkon nga TJETRI qe t'mos jete vejta , po te jet ai/ajo qe TI DESHIRON !!