PDA

View Full Version : Kosova nė prag tė ndarjes


Dilaver
22-03-04, 16:03
Zemėrimi dhe revolta qytetare kėtyre ditėve nė mbarė Kosovėn si duket e kanė destabilizuar dhe zbehur imazhin politik tė saj deri nė kufijtė kritik, sepse ky eskalim i situatės, Kosovės pretendon t’ia mbyll derėn drejt Europės dhe i hap derėn e disfatės politike dhe labirintin e humnerės.

Ishim deshmitarė kur bota i kritikonte spastrimet etnike qė kryen serbėt nė Kosovė, tani pllaka ėshtė ndėrruar, shqiptarėt tani perfaqėsojnė ketė dukuri, sepse per njė akuzė tė tillė mbajmė pergjegjėsi ne vet, duke ju dhėnė argumente tė pakontestueshme botės dhe serbisė.

Per ditė e mė zėshėm degjohen analizat propozimet dhe strategjitė tė cilat duhet tė pasojnė pas kėsaj situate qė kaloi Kosova dhe fatkeqėsisht ndėr mė tė zėshmet ėshtė edhe propozimi pėr ndarjen e Kosovės.

Murgesha
22-03-04, 16:20
Rugova: Kufijtė tanė janė tė paprekshėm dhe ashtu do tė mbesin
Lajmi i ores 1:30 PM
PRISHTINE (22 Mars) - "Situata ka filluar tė qetėsohet, dhe nuk mendoj se ėshtė vėnė nė rrezik pavarėsia e Kosovės, ajo ėshtė e domosdoshme", tha presidenti Ibrahim Rugova nė njė konferencė pėr shtyp tė mbajtur sot nė rezidencėn e tij nė Prishtinė. Ai shtoi se do tė fillojnė sė shpejti shqyrtimi i shkaqeve dhe pasojave tė kėtyre trazirave. Rugova theksoi se qė nga hyrja e forcave tė NATO-s mund tė them se ėshtė bėrė njė progres prej 50 pėrqind nė tė gjitha fushat e jetės, si nė ekonomi ashtu edhe nė sferat e tjera. I pyetur pėr ndarjen e Kosovės, presidenti Rugova tha se kufijtė e Kosovės janė tė pa prekshėm e ashtu do tė mbesin. Ēdo lėvizje e kufijve tė Kosovės do tė sillte trazira tė reja, tha Rugova. Edhe UNMIK-u, por edhe ne jemi tė interesuar qė t'i shqyrtojmė raportet tona edhe njėherė qė tė kemi raporte mė efikase dhe tė kemi efikasitet mė tė madh te tė dyja palėt, pėrfundoi presidenti Rugova. ro/ro(Balkanweb)

LUMI_007
10-12-04, 22:46
PO INTENSIFOKOHEN KONFRONTIMET RRETH KOSOVĖS DHE EVROPĖS JUGLINDORE

Pėr hegjemonizėm e dominim, tani janė duke u intensifikuar konfrontimet dhe aksionet e shteteve tė mėdha rreth Kosovės e nė Evropėn Juglindore. Me siguri konfrontimet rreth Kosovės e territoreve shqiptare nė Maqedoni e gjetiu, aktualisht po marrin pėrmasa qė mund tė shkaktojnė rreziqe tė mėdha. Nuk duhet tė ketė dyshim se aksionet e konfrontimet rreth Kosovės kanė pėr ta destabilizuar gjendjen nė Kosovė, nė Maqedoni dhe nė regjion, tė cilat mund tė marrin pėrmasa ndėrkombėtare.

Lidhur me kėto aspirata e konfrontime duhet tė kuptohet dhe me kohė tė dihet a kanė filluar aksionet ose pėrpjekjet pėr tė formuar njė bllok shtetesh nė Ballkan, sė pari me popullsi tė besimit ortodoks? Duhet tė kuptohet a kanė lidhje me pėrpjekjet pėr ndarjen e sėrishme tė Evropės nė blloqe vizitat e z.Llavrov, ministėr i Punėve tė Jashtėme, nė Shkup e nė Shqipėri, dhe tė zyrtarėve tė tjerė tė Rusisė nė Begorad dhe nė shtetet e tjera tė Ballkanit dhe tė kėtij regjioni ? Gjithashtu, duhet tė dihet a janė duke i ndihmuar drejtuesit e sotėm tė Francės e tė ndonjė shteti tjetėr nga Aleanca Perėndimore, kėto aspirata tė rrezikshme dhe aksionet pėr lindjen e njė grupi shtetesh me orientim
pro-Moskės me bashkėpunėtorė?

Nė qoftė se shqiptarėt, e sidomos kosovarėt, nuk e kuptojnė rrezikun e kėtyre tendencave tė rrezikshme, ėshtė mirė qė drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare t’i shqyrtojnė kėto me seriozitet tė duhur.

Dr.R.Xhema
Prishtinė, mė 10 dhjetor 2004