PDA

View Full Version : Anegdota nga odat tona!


Barbaroza
30-04-04, 13:02
Te nderuar diskutues,ne kete teme mund te postojme anegdota te ruajtura nga thesari i kultures sone popullore.

Kur po me kujtohet daja...
E kish pase njani dajen e keq.Kish pas thane:
-Kur po e kujtoj dajen,edhe nana po m'merzitet.


Tre vjet te kam livdue
E kish pas marre ni plak ni grue per djal t'vet.reja i kish pas ba hyzmet plakur rrum tre vjet.Plaku tre vjet e kish pas livdue rejen n'ka ish zatete kur kish pas shkue neper miq:"Ni re qe e kam marre une,kush se ka n'ket rrethine.
Mas tri vjete reja s'po i ban hiq hyzmet e as s'po e ngon.Plaku ni dite po i thote:
-Hej moj bi,shume n'zor jam ra une tash.Tri vjet t'kum livdue ,e tash tri vjet m'duhet me t'kesh per me jau mush menen hallkut qe s'asht ashtu qysh kam thane.

Me m'i dijte te zezat qe i kam...
E mueren nusen n'ni katun.Shkuen gra e qika me e pa.Nusja ish kane e zeze n'fytyre.Njana prej grave tha:
-Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke!
-He mori gra-tha nusja-me i dijte ju t'zezat qi i kam une mrapa,kurgja nuk jam e zeze n'fytyre.


Mretit ja qelte Zoti syte e zemres
Ke ni halle plake.E pat ni djale edhe rene e vet.Djali ish kane shkue ni dite n'pazar.Kur erdh prej pazarit,p'e vete e ama:
-Bir,a mun erdhe?
-Erdha nane.
-A kish naj haber,e njeve naj sen?
Djali deshti m'u mahite pak me nanen per dashtnim e i tha:
-He mori nane,ni urdhen qi e kish qit mreti,vejushk kun mos me lane,veq tana me e marr ka ni burre.T'reja e plaka,jashta m'e pase ni dham n'goje,s'ka qare pa u martue.
Halla e shtini gishtin ne goje e po e kqyr mos e ka naj dham.
-He,more bir-tha plaka-ja zgjat jeten Zoti mretit shume se po u deshka me sunue mire.
Reja ish kane n'magje tuj site miellin.Keshi ho-ho-ho,se p'e merr vesh qi djali po mahitet.Halla i tha:
-N'dash ban ho-ho-ho,e n'dash hi-hi-hi,shka a fole,ka mu ba.Mretit ja qelte Zoti syte e zemres.

florian
01-05-04, 12:35
PERSHENDETJEPRINCESH :wink:

DJALI E NANA ULEN ME HANGER E DJALI E PYT NANEN CKA KI BA STO PER DREK
;VALLAHI DO CORB E KAM BA QYRE DJAL E TE BAFT MIR
DJALI FUTLUGEN E PAR NE GOJ E PO FILLOJN ME I RA LOT
CA KIE BIR I THOT NANA
SEN BRE NAN ME RA NE MEN QAI VALLA QE ME KA DEK VJET
AH BA NANA E E FUT NI LUG CORB NE GOJ E EDHE KSAJ PO I BIN LOT E DJALI E PYT
HE NAN CA KIE TI TASH
VALLAHI PO MENOJSHA PER DJALIN QE ME DEKI VJET ; AI DEKI VJET E TI VDEKSH SIVJET PO QYSH SEM THE SE A CORBA E NXEHT :wink:

Murgesha
02-05-04, 17:43
Dhendrri dhe gruaja e menqur!

Isha kne nje djale koxha si mendjemadh edhe ish kane martue. Mbasi fjet me gruen naten e pare t“nesermen i mori qete dhe shkoi me livrue ne are e u tha njerezve te shtepija:
Buken me ma pru djali.
Shkon te ara e ja nis me livru e po pret se cka po bejne ata te shtepise, kush po ja qon buken.
K“ta te shpija sdine si me ja ba. a bahet pramet me u martu e sot me ja qu buken djali te ara?
Mirepo ajo nusja e tij ish kane e meqme e po ju thot:
Me tregoni ku eshte ara e me jepni nje drapen se buken po ja qoj vet.
Ja japin draperin e buken dhe i tregojne ku eshte ara. Kur mberrin te i shoqi i thot.
Puna e mbare.'
Mbare paq!- i pergjigjet ai.
Ku me ja nis me korre o njeri?
Qysh me korre i thot i shoqi?- Po une veq sa ja nisa me livru.
Po si qa djali yt o njeri.- i thot e shoqja. Prome u martove e sot po don me ta pru buken dja li ne are.

Murgesha
02-05-04, 17:58
Llukman Heqimi ne kohnat e vjetra e ka shpike doktorine ma s“pari.
Kur ashte smu me deke i kan shku populli me e pa.
- A po fol najsen?
- Po. Kater mije vjet rrnova ne ket dynja, edhe kater mije pejgamerve u bera hyzmet. Tete fjale i zgjodha se ishin me te mirat.
- A ban me na i kallexuar?
- Po. Ma e para "Ruaje mendjen", e dyta "Ruaji syte", e treta, "Ruaje gjuhen", e katerta "N“sofer te huaj, n“pune te huaj ruaje takatin".
Katra tjerat, dy duhet me i permende e dy s“duhet me i permende.
- Cilat me i permende?
- Me i permend zotin dhe vdekjen.
- Cilat mos me i permende?
- Nese dikujt i ban mire mos ja permend se haumb vleften te mires, po mazallah n“ta bafte ai te keqen, edhe ate mos e permend, se e keqja kur permendet vjen tuj u rrit.

progoni
09-05-04, 00:07
NDODHIT E HAXHISHABANIT
-----------------------------------



SYZAT


Veliu kthehet nga Italia dhe i bėn njė vizitė Haxhi Shabnit.
Pėr drekė kishin pas perpeq (pite me djathė):
Veliu i ngjet syzat dhe fillon tė haj.

-Veli edhe bukė han me gjysėllukė? -pyeti Haxhi Shabani
-po jan nga Italja e gjelbrojn pitėn e bėjn laknor.-pėrgjegjet piktori Veli

Haxhi Shabani nuk kishte njėrin sy nga sėmundja e kancerit nė sy.

-aha qenkan shumė tė mira,-shtoj Haxhi Shabani
-i doni njė palė?-thotė piktori.
-veq njė palė a nuk ke mė shum,-ja kthen Haxhi Shabani
-Haxhi kėto jan syza jo rrobe nuk ndrrohen njė pal jan boll-po i thot piktori.
-JO JO SE PATA PER VETI PO NE AHER I KAM DO LOP E NUK PO MA HAN KASHTEN THASH NASHTA JAU BEJ SAN ME GJYSLLUK.




SI E KA EMRIN KALI



Hyn partizanėt dhe e mledhshi otkupin(plaqkitja qė u bėnte Kosovės nga regjimi komunist i qujtur teprica):
Haxhi Shabanit caktojn tė ja marrin kalin.
Pasi i murrin kalin e pyesin

Haxhi si e ka emrin kali?
mazė - ja kthen Haxhiu
ēfar mazi kqyrė sa i vjetėr ėshtė kali !-ja kthen porezniku.
NA I THOMI MAZĖ E TI NĖ KOFSH NANA E KALIT KALLZOJA VJET



SHKURJA NĖ HANĖ



Haxhi Shabanin kishin ardhė ta vizitojn Veli piktori dhe Arif gazetari me veti kishin marrė edhe Shabanin vllaun e gruas tė Haxhi Shabanit pej Prugovci.

-Haxhi dėgjove qė shkuan nė Hanė?-pyeti Arif gazetari.
-jo kjo ėshtė punė e zotit .-ndėrhyn Shaban Prugovci
-po po jan shkue,-po mundohet ta bind Veli piktori
ME MENĖT E MIJA E TĖ SHABAN PRUGOVCIT KURRĖ VALLA NĖ HANĖ ATA JAN SHKU ME MENĖT E VETA-shtoj Haxhi Shabani



BORQĖ TE HAXHI SHABANI



Mulla Sylė, Haxhi Shabani ka pare pėr me ble truallin nė Prishtinė -

po i thonin Haxhi Hajrizi e Haxhi Ferizi mulla Sylė Rimanishtės; por Haxhi Shabani nuk ju gjen meq i kishte gjetė Ali Rimanishtės(familjės sė Nazmi Mustafės-kryetarit tė komunės tė Prishtinės,tashė i ndjerė).
Me tė dėgjuar mulla Syla drejtė e te Haxhi Shabani

-Qyshė pate fėtyrė mua mos me mė gjetė pare e Ali bothėqkyemit i gjete
-i drejtohet rrėmbyeshėm mulla Syla
PO MULLA SYLĖ TI IMAM I BARILEVĖS BURRĖ I MADHĖ BOLL TY TĖ GJAN EDHE HAXHI FERIZI EDHE HAXHI HAJRIZI E ALIS TĖ NGRAT FUKARA
KUSH NUK JA BEN QAREN-ja ktheu Haxhi Shabani





Ndodhit jan tė vėrteta, nė shenjė respekti pėr Haxhi Shabanin ēdo herė kam pėrmendur titullin fetar tė tij,pėrsenazhėt jan tė vėrtet edhe prefesionet e tyre edhe vendėbanimet e tyre si jan pėrshkru.

alipasha
13-05-04, 21:52
Dy trima sapo krisi pushka,lane betejen dhe ja mbadhen vrapit.Diku, te lodhur ng vrapi, qendruan ne nje perrua.
Dhe njeri tha :
Si thua,shpetuam?
Shpetuam me duket- pergigjet i dyti
Po mos jemi plagosur more ?
Ku ta di une i ziu!Sikur s'ndje gje ne trup.
Mire,mire po c'erė k agjkau, di gjė ti?
S'di per nder,se s'jam plagosur ndonjehere.
- Epo, dėgjo kėtu,: Neqoftese gjaku ka erė muti, thuaj ore,se unė qenkam plagosur rėndė .....


:lol:

alipasha
13-05-04, 21:58
Nje here Ali Pashait i rastisi te flinte ne nje fshat.
- Me coni te ffe me nje shfepi ku te mos kete me te madh
se une.
E shpune te nje plake e varfer, qe s'kishte tjefer vec dja/in, nusen e djal/t e nje fem/je:
Naten femija filloi te qaje. U ngrit All Pashai.
- Ku vete, Pasha? - i tha plaka.
- Ka me te medhenj nga mua ketu, - iu pergjegj Ali Pashai.

-------------
Nje i dehur takon ne rruge Ali Pashane, qe ecte kaluar. Pijaneci i kap serbes frerin e kalit dhe i thote:
- E, Pasha, sa ma shet kalin?
Ali Pashai vuri buzen ne gaz e i thote:
- Po te therres neser ne pallat e te them.
Dhe me te vertete, te nesermen e thirri ne pallat e i thote, gjoja seriozisht:
- Jam dakort te ta shes kalin dhe dua kaq para.
Por sarahoshi, qe tani ish esell, i thote qete-qete:
- Eh, Pashai Sikur te ma kishe dhene mbreme do ta kisha
marre, se kisha koken bosh e xhepin "plot", po tani e kam
koken plot e xhepin bosh.

Barbaroza
03-11-05, 17:27
Njoni niset me kali me shku me nda nji pleqni dikund, si pleqnar. Tu shku udhes e merr etja e ndalet te nji shpi me pi pak uje. Kur thirri n'dere oborri, u ndi nji zo femne dhe ia hapi deren dhe u pershndeten.
- A jane burrat ktu moj fisnike? - e dveti pleqnari.
- Jo valla burrat s'jane k'tu, po shka e mira t'qiti ksajde ty? - ia ktheu gruja.
- Jam etshem, e pak uje n'kofte e mujtne me 'dhone!
- Po, menjihere, - ia priti gruja dhe shkoi mbushi uje n'bunar e ia pruni me kofe bunari.
- Ky pleqnari, tu pi uje, e po e kqyre grune n'sy edhe tu pij. Gruja nuk boni zo, e mbasi ai piu uje, e dveti.
- Po ku je nise kshtu me shku o njeri?
- Jam pleqnar, e jam nise me shku m'i nda nji pleqni, po osht larg pej k'tuhit - ia ktheu burri.
- Ani, mbasi koke pleqnar ti, a mundesh me m'kallxu, se shka e korite burrin, ma s'forti? - e dveti gruja.
- Ky pleqnari mendoi e tha: me ia djege kush shpine, me ia marre armet pej krahut, e disa tjera fjale...
Gruja keshi, e i tha:
- Ti koke pleqnar, e nuk muj une me t'm'su ty, po nuk ia ki qellue.
- Ani fisnike, a bon ti me fole?
- Po, tha gruja - burrin e korite ma s'shumti kojtja!

Burri, mori kalin e doli perdera dhe u kthye n'shpi t'vet e iu qoj fjale Pleqnise, se une nuk kokna me nda pleqni hala!

Burrin e korite kojtja. Gruja e ndau pleqnine.

Barbaroza
10-11-05, 19:42
Mustafa Qemal Ataturku dhe Shqiperia



Mustafa Qemal Ataturkut, sekretari i solli pėr tė firmosur njė listė me emrat e disa shqiptarėve, qė do tė shpėrnguleshin nga Turqia.
Ataturku, pasi i lexoi emrat, mori stilografin dhe nė krye te listės vuri emrin e tij.

- Zotėri, nuk e kuptoj pėrse e vute emrin tuaj nė krye tė listes?! - pyeti sekretari i habitur.
- E vura, sepse i pari qė duhet te shpėrnguleme nga Turqia, duhet tė jem unė sepse edhe unė jam shqiptar, - ia ktheu Ataturku.




Elez Isufi dhe diplomati

Njė diplomat i huaj, i shtyrė nga politikanėt serbė i thotė patriotit dibran, Elez Isufi:

- Elez Aga, Bjeshkėt e Sharrit ėshtė mirė tia jepni Jugosllavisė kundrejt njė shpėrblimi tė mirė. Bjeshkėt e Sharrit edhe sikur te jenė cifligu im, kurrė nuk i shes, lėne ma qė ato janė pronė e kombit shqiptar, - ia ktheu Elezi.

Diplomati pėr tė ndėrruar bisedė tha:

- Zoti Elez, ku e ke qepur kaq bukur kete kostum shajaku?
- Ne Galican te Dibrės, - ia ktheu elezi.
- Interesant, - thotė me mėndje diplomati, - kurrė s'kam parė njeri me veshje Galicani dhe me mėndje europiani.

Barbaroza
05-12-05, 17:18
Ishte kan nje grue ne nahije te Prishtines. I kishte dek burri. Pasunia i kish met grues. Gruja martohet mas nje kohe dhe e merr burrin e bjen ne shpi t'vet. Me ket burrin e dyt i len tri ēika se me t'parin s'kish pas thmi. Dikur vdiēen baba e nana e mbeten tri ēikat vetun. Keto tri ēikat u rriten e po dojn me u martue por s'po dijn qysh me da pasunin, e as gjykatsit s'po i bien ne fije. Po menojn me thirr pleqnar te katuneve. E thirren Tahir Paliqin prej Qybreli, Ram Deēanin dhe nje plak prej Rrotllave te Prizrenit. I quen nė Prishtinė pleqnart dhe i mshelen ne dhoma veē e veē, pa e pa njani tjetrin.
Zyrja e gjykates te parin e thirri Tahir Paliqin ku ja kallxoi gjendjen e ktyne tri ēikave; pasunia eshte e nanes tyne. Duhet tua dajsh pasunin tri motrave !
- Mbasi ju zotni gjykates e keni ket detyre, ēka lypi une ktu ?
- Thuje ata ēka din, se kemi rane dert.

- Motra e pare e merr nji hise, e dyta dy, e treta i merr tri hise.
- A ban me na kallxue pse ?- i tha kadija...
- Malli u kan i nanės. I pari thmi eshte vetem i babes, i dyti eshte gjysė, si prej babe si prej nanės, e thmija i tretė eshte vetem i nanės e i merr tri hise.
- Shko pra ne dhom, te shofim a po del qashtu si thu ti, i tha kadija.
E thirren edhe te dytin pleqnare e ai ju tha qashtu, hiē pa ju shmang te parit.
E prun edhe te tretin po edhe ky ju thot njisoj pa kurrfar ndryshimi.
Mė ne fund gjykatsi e dajti pasunin qysh kishin than keta trepleqnar prej tri vendeva te ndryshme te Kosovės.

Barbaroza
07-12-05, 16:08
Njoni e kish pase nji qike shume te bukur e azgone, sokoleshe me flete edhe ia lypin per martese nja njizet vet rend, po asnjonit nuk ia jep. Nji nate i thirre te gjithe dhondurrtė pernjihere ne darke. Erdhen ne darke rend, te gjithe ata qe e kishin lype qiken e tij (dhandorėt, dhondrrat e ardhshem:) edhe u ulen ne ēergė rend ne ode burrash. Baba i qikes se bukur e sokoleshe me flete, e porositi t'bijen:
- Merre nji bakall me uje te nxehtė valė, e hin e qitju me i la durtė para darke! - Qika mori bakallin me uje t'valė edhe po iu qet me i la durtė dhandorve me rend... Secili nuk foli asgjo, as of as if, veē u salakuqen n'f'tyre, e deri ne te mbramin dhonderr (te ardhshem), po i lajne durtė me uje te nxehte valė edhe u pervluen durshė.

Kur qika shkoi tek djali i fundit edhe ia qiti ujin e valė duerve - ai djali i iku duert e i tha me rrembim rrebtė:
- Ik, moj t'plaēin syte e ballit, po nuk jam ardhe k'tu me u pervlue me uje t'vale - ik andej e thé qafen...!
Baba, i tha atij djalit te fundit:
- Baclok - ty te kjofte per hair, kjo qika jeme, edhe u trashigofshit per jete e mot - se ketyne tjereve, nuk ka ēka u vyen qika jeme - k'ta qe nuk guxuan t'ia kthejne fjalen - nuk jane per qike temen!

Edhe trimi mori qiken, e ata tjeret shkuan me bisht nder kombe,kah erdhen!

Barbaroza
08-12-05, 21:02
Kerkoj falje qe nuk kam cekur autorin origjinal te anegdotes se mesiperme.Ai eshte Odise!