PDA

View Full Version : Edhe mua me kishit mangut.


Dr. Leone
08-05-04, 16:01
Edhe mua me kishit mangut.

Prezantimi

Prezantohem para jush,
Me quajn Nexho e jo tush,
Kam pas shpin n Barbullush,
Car baj une se ban gjithkush.
Kam shoqni une me Xhorxh Bush.

Un jam Nexho taksirati,
mu me rrin 12 Sahati.
Asnjeher s'm ka lan Takati.
E kam Baben nga Berati.
Car them une e ban Vesh gjati,
Nder Shqiptar jam ma bark-thati.

Une jam Nexho teveqeli
Me del gjumi kur kendon gjeli
Nder punetor jam ma demeli
Me pelqen shume ciftateli
Nder 8 klase 6 here ngeli
N'trupin tem ma i thelle asht beli.

Une jam Nexho i parrum
du me u rru por nuk m'ban shkum
Me nje gru jam i martum
Kam nje fmi e m'duket shume
Edhe nje e kam t'fillum.
Edhe ne kamb mu m'vjen gjume
dukem krejt si zog i trum.

Mu te tan me therrsin AR
Un kam hapin nje hektar
E kam vjehrrin katundar
Prej tij kam une gjithmone zar
Se me jep me hanger bar
Te tan thojn se jam qyqar
Gjuetar jam pa zagare
I marr klubet mar e mar
Katundare e qytetare
Nga kelmendi deri n'Pentare

Edhe kryt e kam me thinja
Qa them une e ban partija
Se ne shkolle m'ka rrah zotnija
Ku jam une ndodhet trimnija
mbi detyrat asht bujqesia
Ne kat t'pest asht njit hardhija
E ma shum m'pelqen rakija.

Un pra jam Nexho hareja
Vesh e njesh me tesha t'reja
Jam i lindur per beteja
Per mua asht vec kabareja
E kam kryt tan neja-neja
E byftekut i them eja
Vetem mu nuk m'bjen rrufeja
Se jam rrit tek P.T.T-ja
Kam punu n' N.SH.N-ja

Nexho Ar me thone dynjaja
e kam shpin te namaz gjaja
Gjithmone kpucet m prishen te maja
Kush m'shef mu i hin hataja
Sepse kam gjyslykt e mdhaja
Ne pilaf m'ka xan sevdaja

Zakonisht Nexho m'thojne
Kam i femi por s'm bahet vone
Kam nje gru por nuk kam prone
Kam ne shpi une nje kukone
Kallabllek jena n shpi tone


Kam kushri ne amerike
Qe i thosha mos me ik
E kam mar nusen pa prike
I kam mbathjet pa llastik
Si kam pas shokt fanatik


Kam humor une me mimik
Ne ushqim un ty t'kam fik
Se un t'ha nja 30 pjata
Sa ne shpi t'gerset shamata
Kur filloj une me val t'gjata
Ty me goj nuk t'flet kunata

Po e mbyll une kete rralle
E ma bani ju hallall
ME kujshi e mahall
E kur t'keni per mu mall
Me ndigjoni tjeter rall
Ju pershendet Nexho humori
Tash po vi kur t'mbaroj ZBORI


Dr. Leone

Barbaroza
09-05-04, 16:28
Dr.Leone,pasi qenke prezentuar,hallall te qofte prej meje :)

Dr. Leone
10-05-04, 14:35
Faliminderit Barbaroza kalofsh mir tung

Dr. Leone

Vera
11-05-04, 06:43
Dr.Leone te pershendes dhe je prezentuar shum mir bravooooooo

VErtet i kishe kurdisur vargjet shum mir, suksese

Albanam
15-05-04, 22:14
Pershendetje Dr. Leone per prezentimin e mrekullueshem.

Krejt mire mire, vec ajo fare rakija cfare t'u desht? Po nejse, ndoshta "ia ke fut kot", si thone ata te Shqiperise.

Me respekt,
Albanam

Dr. Leone
16-05-04, 17:08
Albanam
Krejt mire mire, vec ajo fare rakija cfare t'u desht? Po nejse, ndoshta "ia ke fut kot", si thone ata te Shqiperise.


Selam vellai si po kalon te falenderoj shum per pershendetjen eshte e vertet se aty ne poezi eshte permendur rakija por drejten ta them un sekam kam ber poezin pastaj as qe jam un nexho por thjesht e kam ber per hajgare dhe per argetim se nuk shkon vetem shkrime serioze .
por sido qe te jet ajo qe eshte permend ne poezi eshte gabim por duke mos dasht tja prisht perpiluesit e per ate e lash ashtu..
me respekt per ju
Dr. Leone

florian
16-05-04, 21:50
pershendetje dr.leone urime e suksese ne jet :wink:

Honesty^uk.
26-05-04, 19:01
Persehndetje Dr Leone, ose Nexho :lol: :lol: :lol: :lol:


Mos kujto se po ta meshoj
por nje keng desha ta kendoj
te shkoft jeta si ne voj
per askend mos pac nevoj
nuk po hi me kendue gjat
se fillojn me na sha grat
heren tjeter kur te kap merzia
mos prito hajde nga shtepia
mos mi merr keto fjal per te madhe
se kujtova jam n'kafe t'madhe..........

Respekt dhe suksese

Dr. Leone
27-05-04, 11:08
Honesty^uk. te falenderoj per pershendetjen dhe vargjet me pelqyen shum .
Ja kalofsh interesant
me respekt
Dr. Leone

vushtrria
08-06-04, 19:59
DR.LEONE ju pershendes dhe ju uroi suksese ne jet

shendet dhe nderime nga vushtrria

turisti
06-09-04, 14:29
Dr LEONE,te pershendet Dr TURISTI. :wink: