PDA

View Full Version : (Gyrbetqaret)Dot te na ndryshoj gyrbeti ne vitet e ARDHSHEM


Peja
09-05-04, 16:18
Mendoj se ne shum i kemi mendimet e ndryshem . mendoni se kemi ndryshuar ne gyrbet apo jemi qata qe jemi kon ne kosov :!: :!: :!:

Cool_Boy
09-05-04, 16:21
Perhsndteje Peja

Nje pyetje shume e interesante,me pelqen shume...Une kisha me thene se nvaret qfare tipi jeni e nese jeni nje tip qe nuk ndryshoni athere nuk do te ndryshoni as ne gurbet e as ne Kosov por nese jeni nje tip qe ndryshoni athere te arushat e bardha me ju que do te ndryshoni...

tung,Cool_Boy

Vera
09-05-04, 16:26
Peja pershendetje

Valla nuk mendoj qe jemi ata qe jemi kon ne kosov por cka me bo kete nuk e kemi ber me qef a. Une mendoj qe veq na shkatron gurbeti duke e mbajt shpresen qe nje dit te kthehemi ne Kosov e te jetojm te qet por kot.

fisniku
09-05-04, 17:51
Vera,nuk eshte mire me u deshpru!
Nuk mjafton vetem me mendu me u kthy ne Kosove,por duket edhe me punu ne ate drejtim.Nese mendon,dhe punon per me u kthy atehere e ke shume ma lehet. :)

Peja
09-05-04, 18:37
Vera mir po thua po ky mendim me shku ne kosov e me jetua osht i bukur po per ne qe jetojm koh te gjat ne perendim osht veshtir me jetu ne kosov . na as ne perendim e as ne kosov gjys atje e gjys ketu po nese e ruan njeriu kulturen ton toni gyrbeti osht ma i let .ti shiqoj ne gjermani shumica e vajzave tona po martohen me te huj po edhe ne kosov qashtu po edhe ne mashkujt po martohem me te hujat qata thash kultura osht me rendesi traditat tona nuk bon mi haru. [/u]

Blondina
09-05-04, 20:41
Un mendoj se ne gurbet vetem qka kemi marr kultur me shum se skemi ndryshuar un per vete flas...Mipro ka shum qe si kan ardh ne gurbet nuk njohin as nenen e vet mendoj qe ku me dit kush jan a ne fakt bahs ata sjan askushi mirpo tash tipi njerit....Un vetem kaq kisha per ket tem ju pershendes..

Vera
11-05-04, 17:29
fisnik te pershendes po tregom ne qfar drejtimi duhet me punu qe te jemi atje nuk po gjej kurrfar menyre!!! Ehhhhhhhhh qeshtu :(

fisniku
11-05-04, 22:53
Vera,gjithmon njeriu duhet me hulumtu zgjedhjen e problemeve.Sigurisht qe zgjedhja me e mire per me i ik humbjes se identitetit kombetar dhe fetar eshte kthimi ne Vendin prej kah jemi ardhe-Kosove.Mendoj qe secili ne profesionin e vet mundet me shku dhe me investu ne Kosove p.sh.mjeshtri i keramikave,muratori,frizerja,inxhinjeri,mjeku,zdru kthtari..
Ne bised me nje mjeshter te keramikave me tregoj qe para dy vjeteve ne kohen sa ka qene me pushime ne Kosove, prej zanatit te tij per dy jave ka fitu sa ne Gjermani per nje muaj.Sigurisht qe ne te gjitha profesionet nuk mundet me fitu njeriu sa fiton ne perendim po besoj qe shumica jan te knaqur me nje fitim me te vogel ne vendin e vet.Per me pas sukses njeriu sigurisht qe duhet me qene profesionist i mire pa marr parasysh se per cfar zanati eshte fjala.
Une qe po i jap keto ide ndoshta neser ka me pas problem me maretializu profesionin tem ne Kosove sepse eshte i shtrejt po besoj qe gjinden njerez qe kan mjete financiare te cilet duhet me i bind qe investimi qe e bojn eshte ma fitimprures se pompat e benzines.
Keshtu kan vepru edhe popujt tjerep.sh.mergata Kroate,Turke,Greke,Italiane...
U zgjata pak,po mendoj qe eshte teme qe na intereson shumices!

anna
12-05-04, 13:15
besoj se ne jete gjithqka eshte relative edhe njeriu ndryshon sidomos kur eshte jasht vendlindjes jan faktore te ndryshem qe ndikojne ne kete ndryshim vete fakti qe jetojm jasht na jep me shume mundesi per te ecur perpara pasi jasht ti ke te besh me tjeter kulture me tjeter mentalitet dhe e vetmja gje e mire eshte qe sa do pak ti pershtatesh kesaj jete te re por duke mos harrurar ate me te rendesishmen vendlindjen tende ....

anna

valentinaa
14-05-04, 08:54
po valla mendoj qe ndryshojm edhe shum

Peja
14-05-04, 14:47
valentina ti deri tash u pergjigje skurt e trup normal qe ndryshojm ne gyrbet edhe shum bile po duhet mu mudua sa ma shum prej traditave tona qe ti ruajm e mos te harojm se nga se ku kemi ardh :wink:

Barbaroza
16-05-04, 09:41
Me vjen keq qe duhet te pergjigjen ne ate menyre qe ndoshta dikujt jo qe nuk i pelqen apo nuk e pranon,por ndoshta preket pak,por,e verteta eshte se njerezit ndryshojne dhe i pershtaten rrethit ku jetojne.Kjo vlen edhe per shqiptaret qe jetojne ne vende te ndryshme.Une pajtohem ne njefare menyre se nese ke karakter te formuar dhe nese je i vetedijshem se kush je,nga je etj.,atehere patjeter se do mundohesh t'i ruash traditat dhe kulteren tende nga asimilimi por nje dite,fatkeqesisht kjo nuk do te ndodhe me femijte tuaj.Kjo eshte e dhimbshme,por shume e vertete!

Murgesha
16-05-04, 09:56
Ke te drejte Barbaroza.
Edhe pse ju nuk jetoni ne mergim e keni kuptuar shume mire realitetin.
Me duhet ta pranoj edhe pse me dhimbje se ndoshta ne gjeneratat e vjetra nuk ndryshojme aq shume se jemi shqiptar dhe edukata e marre ne trojet tona nuk mundet edhe shum lehte te harrohet.
Ne shumicen e shteteve perindimore te Evropes zhvillohet nje politike e rrezikshme asimiluese ndaj te huajve.
Per deri sa prinderit mbahen nen presion femijeve tane ju jipen liri te shumta, shume te kunderta me edukaten qe ne ju ofrojme femijeve tane. Nje nder ato me te keqiat eshte se ata ne shkolle mesojne se femiu duhet te vetvendos per vetveten, kjo eshte ne kundershtim me traditen shqiptare. Siq dihet ne prinderit shqiptare jemi me te dashur e me te dhembsur me femijet tane, evropianet jane me te lire me femijet e tyre e me te ashper ne kerkesat e tyre. Ne shqiptaret themi JO njeher por mjaftojne dy tre lote mashtrues te femijes qe Jo te bahet PO.
Ne nuk ishim me pare te tille. Per mua personalisht JO e prindit tim ka mbetur Jo, as qe kam tentuar ta bej Po.
Por pse ne brezi i ri nuk po shkojme ne traditat e prinderve tane?
Mos ndoshta ne si femije kemi vendosur qe kur te bahemi prinder te jemi te lire me femijet tane?
Kjo don nje analize me te thelle qe une nuk jam ne gjendje ta bej, por qe po liberaliteti i neve gjenaratave te reja si prind ka me na kushtuar shume kete e di shume mire.
Atehere do te jet vone per gjithcka, se ne gyrbetqaret do te gjendemi ne nje situate shum te pa lakmuar.
Me nderime Murgesha.

lazdrani
16-05-04, 19:47
Ke te drejte Barbaroza.
Edhe pse ju nuk jetoni ne mergim e keni kuptuar shume mire realitetin.
Me duhet ta pranoj edhe pse me dhimbje se ndoshta ne gjeneratat e vjetra nuk ndryshojme aq shume se jemi shqiptar dhe edukata e marre ne trojet tona nuk mundet edhe shum lehte te harrohet.
Ne shumicen e shteteve perindimore te Evropes zhvillohet nje politike e rrezikshme asimiluese ndaj te huajve.
Per deri sa prinderit mbahen nen presion femijeve tane ju jipen liri te shumta, shume te kunderta me edukaten qe ne ju ofrojme femijeve tane. Nje nder ato me te keqiat eshte se ata ne shkolle mesojne se femiu duhet te vetvendos per vetveten, kjo eshte ne kundershtim me traditen shqiptare. Siq dihet ne prinderit shqiptare jemi me te dashur e me te dhembsur me femijet tane, evropianet jane me te lire me femijet e tyre e me te ashper ne kerkesat e tyre. Ne shqiptaret themi JO njeher por mjaftojne dy tre lote mashtrues te femijes qe Jo te bahet PO.
Ne nuk ishim me pare te tille. Per mua personalisht JO e prindit tim ka mbetur Jo, as qe kam tentuar ta bej Po.
Por pse ne brezi i ri nuk po shkojme ne traditat e prinderve tane?
Mos ndoshta ne si femije kemi vendosur qe kur te bahemi prinder te jemi te lire me femijet tane?
Kjo don nje analize me te thelle qe une nuk jam ne gjendje ta bej, por qe po liberaliteti i neve gjenaratave te reja si prind ka me na kushtuar shume kete e di shume mire.
Atehere do te jet vone per gjithcka, se ne gyrbetqaret do te gjendemi ne nje situate shum te pa lakmuar.
Me nderime Murgesha.
Eshte shume e vertet kjo qe thoni Murgesha,edhe pse ne mergimtaret mundohemi te ju pershtatemi vendit ku jetojem pra te intergrohemi prape se prape mendoje qe qdo prinder shqiptare tregon apo i mesone femijet se ne kosove kemi te dashurit tone vendin tone dhe pushimet gjithmone i bejme atje,edhe diqka kam vrejture ne keto 13 vite qe po thuaj qdo familje qe kane femije kane kontakte po ashtu me te afermit apo shoket shqiptare ku edhe ata kane femije dhe kjo me pelqen per arsye qe edhe femijet kerkojne kontakte te tilla.Ne po ecim me kohe por duhet qe intensivisht te punojme me femije dhe besoje qe nuk munden te asmilohen kurre se gjake shqiptari kemi..... :wink:

vushtrria
16-05-04, 21:09
pershendetje te gjithve tema qe eshte hapur me te vertet eshte shum nje tem e mir qe na intereson te gjithve e sidomos neve gurbetgjinjeve une ne lidhje me ket tem kisha me than pa u mendue shum se ne te rriturit qka kemi ardhe ketu apo ma mir me than ne prinderit eshte e vertet se ne kurr nuk do te ndryshojme as nuk do ta harrojme vendin ton por ju lutemi juve te gjithve kur flasim te femija jon qe i kemi me vete ne gurbet une mund te them se ata komplet jan integrue ne shoqrit evropiane e jam shum takord me barbarozen se pak gjasa per te shpetuar nga kjo fatkeqesi sa do qe prindi te punoi me femijet eshte e kot sepse shkollat e tyre jan me te forta se ne jemijet tan duhet ta pranojme se edhe endrra shohin ne gjuhen e huaj lazdrani thot se ne duhet te punojme shum qe te mos i lejme femijet te asimilohen ne dot te punojme por eshte e kot nje pytje femija jon flet diqysh me veshtersi shqip si tan femija e dispores po femijet tan me femijet e tyre si do te flasin


me nderime vushtrria

qika_pr
17-05-04, 08:59
Me then te drejten jo edhe shum
Gurbeti nuk ka ndryshu aspak personalitetin time
Kam shtu nje titull ne gurbet edhe kur jam kthy ka qen njesoj pothuajse per cdo gje
Ajo qe e kam verejt ose ajo qe kam humbe ne gurbet ka qen orientimi per kulturen shqipetare sepse ne vendin ku kam qen une ne gurbet kuklturen shqiptare e kan perfaqesuar disa njeres qe prodhojne shund edhe kiq
Gurbeti ka qen shkaktar edhe i disa pengesave ne gjuhen e shkruar jo te folur sepse gjithnje kemi fol shqip ne shtepi por shkrimin ne ne gubet kemi praktiku vetem 4 vite ne shqip ne gurbet mandej kemi studiu ne gjuhen e huaj edhe kjo ka qen penges

Ne fillim pas kthimit time ne Kosove e kam pas edhe nje problem qe besoj qe te gjithe ju keni me pas nje dite pershtatja me nje kultur tjeter qe edhe pse eshte e popullit tende ti nuk e mban mend ate edhe te duket si vetem nje tregim qe e ke degju por ne realitet kjo ka qen veshtersia me e madhe qe e kam pas ne periudhen kur jam kthyer
Tash po behet 8 muaj qe jam ne KOSOVE edhe shkoj ne shkoll private per gjuhen shqipe sepse e kam te veshtire gjuhen shqipe
Mbeteni te pershendetur nga une

turisti
07-08-04, 23:46
Tung.Gurbeti? :x :( :( :( :( :( :cry: :cry: :cry: :cry: :cry:

livoreka bicio
08-08-04, 10:21
pershendetje; mendimi im èshtè.. ky gyrbrti mendoj se ndryshon edhe ka ndryshua vetem gjendjen ekonomike kurse si nuk mundet ta ndryshon kulturen, edukaten apo moralin per njè qè i din qèllimet e veta pse gjindet ne gyrbet... 8)