PDA

View Full Version : Plani grek pėr celularin e Kosovės


Anonymous
01-06-04, 13:52
Plani grek pėr celularin e Kosovės

Shumė pak nė Shqipėri janė nė dijeni tė faktit se nė procesin e licensimit tė operatorit tė dytė celular nė Kosovė janė pėrfshirė edhe dy kompani tė ashtuquajtura shqiptare. Themi tė ashtuquajtura sepse tė gjithė nė Shqipėri, i madh dhe i vogėl, e dinė se AMC dhe Vodafon janė tė regjistruara si subjekte shqiptare, por nė fakt kanė lidhje tė pastra varėsie aksionere nga mėmat e tyre greke. Nėse do tė ishte ndryshe, pa dyshim qė mediat tona do tė buēisnin me tė drejtė nga pjesėmarrja e biznesit shqiptar nė marrjen e njė tė drejte tė rėndėsishme tregtare siē ėshtė celulari. Por, si pėr tė treguar se gjithė kjo histori nuk vjen erė tė mirė, vetėm heshtet nga kėto kompani qė nuk lėnė rast pa humbur pėr tė reklamuar deri nė marrje kredie pėr qejfin e tyre. Mbase njė plan i pėrgatitur mirė nga aleanca e vjetėr dhe e re greko-serbe nuk ėshtė i interesuar pėr tė bėrė me dije opinionin e ndjeshėm publik kosovar nga pjesėmarrja e kapitalit grek nė mėnyrė tė tėrthortė nė privatizimet strategjike. Sa pėr planin qė do tė pėrdoret, nuk asnjė problem. Ai ėshtė i pėrpunuar me kohė. Rasti i kapjes sė ekonomisė shqiptare dhe sidomos tė telefonisė celulare nga oligarkia greke ėshtė i gatshėm dhe i testuar pėr suksesin e tij tė jashtėzakonshėm. Kuptohet nė favor tė grekėve dhe nė dėm tė shqiptarėve. Plani grek pėr kapjen e celularit tė Kosovės ka mbi tė gjitha ngarkesė tė fuqishme politike dhe gjeostrategjike.
Beteja moderne pėr Kosovėn ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve do tė vendoset praktikisht nė fushėn ekonomike. Dhe kjo do tė thotė se epėrsitė politike aktuale tė shqiptarėve janė kusht i nevojshėm, por jo i mjaftueshėm pėr tė fituar betejėn shekullore. Serbia nga ana e saj e ka tė qartė se nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kapitali serb e ka tė pamundur tė futet nė Kosovė, duke parė ngarkesėn e jashtėzakonshme negative psikologjike tė popullsisė shqiptare kundėr tyre. Pėr kėtė qėllim ka filluar tė aktivizohet futja nė Kosovė nėpėrmjet tė tretėve, ku njė rol tė rėndėsishėm ka rrjeti greko-shqiptar. Skema e suksesshme e kapjes sė ekonomisė shqiptare nga kapitali grek nė fillim tė viteve 90 dhe nė vazhdim ka treguar se mund tė pėrdoret me tė njėjtin efikasitet edhe nė Kosovė. Greqia nga ana e saj ėshtė absolutisht e interesuar tė fusė nėn hegjemoninė e saj ekonomike dhe politike gjithė Ballkanin pa pėrjashtim.
Nė rastin e Shqipėrisė ishin fillimisht pėrfaqėsuesit e minoritetit grek qė u stimuluan me kapital financiar dhe ekskluzivitete tregtare nga Greqia dhe duke shfrytėzuar anarkinė, varfėrinė dhe mungesėn e eksperiencės shqiptare kapėn hap pas hapi tė gjithė sektorėt jetikė ekonomikė tė Shqipėrise. Rritja e fuqisė ekonomike tė tyre natyrshėm bėri qė ata tė krijonin rrjetin e bashkėpunėtorėve dhe ortakėve tė tyre shqiptarė, duke kontrolluar aktualisht pėrveē monopoleve nė degė strategjike tė ekonomisė edhe pjesė tė mėdha tė politikės dhe medias vendase. Pa diskutim tė tilla do tė jenė pasojat edhe pėr Kosovėn nėse pėrsėritet ēka ka ndodhur nė Shqipėri. Skema, njerėzit dhe lidhjet e mėsipėrme kanė filluar tė aktivizohen nė Kosovė, duke shėrbyer si kanale tė mirėfillta pėr pompimin e kapitalit serbo-grek. Emisarė greko-shqiptarė, qė nė fillimet e ēlirimit tė Kosovės nga trupat serbe dhe sidomos kohėt e fundit, janė aktive nė biznesin kosovar. Me skemė standarde pushtimi tė pastėr, duke filluar nga degė jo tė rėndėsishme kryesisht tė sektorit tregtar, interesi i tyre ka filluar tė pėrqendrohet nė sektorėt strategjikė tė ekonomisė kosovare.
Rasti i fundit i pjesėmarrjes sė AMC/Cosmotea dhe Vodafon -Albania/Panafon nė tenderin ndėrkombėtar pėr licensėn e dytė celulare flet qartė pėr sa mė sipėr. Kapitali financiar serbo -grek, qė ėshtė paracaktuar tė pėrdoret pėr kapjen e ekonomisė kosovare, nė njė masė tė madhe u pėrket njerėzve tė Milosheviēit, depozituar nė bankat qipriote ose greke dhe ėshtė akumuluar gjatė periudhės sė pushtetit tė tij. Pėr sa u pėrket kompanive greko-shqiptare tė celularit vihen nė dispozicion tė planit kapitale jashtėzakonisht tė mėdha nga fitimet prej pothuaj 1 miliard eurosh qė janė akumuluar nga grabitja e pamėshirshme qė u ėshtė bėrė dhe u bėhet ēdo ditė qytetarėve shqiptarė. Nė planin e tyre do tė shfrytėzohet nė njė masė tė madhe edhe korrupsioni dhe interesat politike tė pėrfaqėsuesve tė vendeve tė caktuara nė administratėn e UNMIK-ut. Tashmė ata janė plotėsisht tė pėrgatitur pėr tė marrė pjesė nė privatizimet strategjike kosovare. Ngjarja mė e freskėt, megjithėse e dėshtuar, ishte pėrpjekja pėr tė marrė me anė tė tė tretėve licensėn ekskluzive tė organizimit tė transportit ajror kosovar.
Pra, me njė goditje tė mirorganizuar nėse pėr kapjen e ekonomisė tė Shqipėrisė u pėrdorėn kryesisht elementė tė minoritetit grek, nė Kosovė po pėrdoren subjekte tregtare greke tė regjistruara nė Shqipėri si subjekte shqiptare. Kolona e pestė greke kėsaj radhe nė Kosovė mundohet tė shfrytėzojė maskimin me simbolet kuqezi tė fasadės sė saj pėr tė anashkaluar kundėrshtimin e pakompromis qė kosovarėt kanė ndaj grekėve. Kundėrshtim qė i ka rrėnjėt nė aleancat me rrėnjė historike greko-serbe, qė nė masė tė madhe janė shkarkuar ndaj shqiptarėve nė shekuj. Opinioni publik ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm nė marrjen e vendimeve politike. Sepse dihet qė nė thelb leja e hyrjes nė tregjet strategjike ekonomike ėshtė vetėm vendim politik. Me pėrjashtim tė Shqipėrisė, kėtė rregull e di dhe e zbaton gjithė bota. Ne po vuajmė pasojat e dritėshkurtėsisė sonė. Urojmė dhe shpresojmė qė Kosova tė ketė mėsuar nga gabimi ynė!