PDA

View Full Version : Isa Boletini (1864-1916)


Honesty^uk.
12-11-04, 16:58
Isa Boletini renditet dhe vlerėsohet si njė ndėr figurat mė tė njohura tė lėvizjes pėr liri e pavarėsi kombėtare dhe si njė personalitet i lartė i tė gjitha kohėrave.

Isa Boletini lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė vitin 1864. Duke u lindur dhe rritur nė njė familje me tradita tė larta patriotike e atdhetare, qė gėzonte autoritet nė tė gjithė rrethinat e Kosovės, qė nė moshė tė re merr pjesė si luftėtar i Lidhjes sė Prizrenit nė betejėn e Slivovės. Isa Boletini mė 28 Nėntor 1912 sė bashku me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin ngritėn nė Vlorė flamurin Shqiptar tė pavaresisė. Nė kryengritjen e Carrlevės dhe nė kryengritjet kundra turqve ka udhėhequr forcat duke qenė komandat i tyre, nė vitin 1913 ka qenė anėtar i delegacionit shqiptar nė Londėr, ku dhe ka protestuar me forcė kundra grabitjes sė tokave etnike tė Shqipėrisė. Nė janar te vitit 1916 vritet pabesisht vetė i tetė nga forcat terroriste serbo-malazeze nė Podgoricė.
Pėr familjen e Boletinėve nuk do tė mjaftonin vetėm mizoritė e masakrat serbe por ato do tė pasoheshin edhe nga persekutimi komunist nė Shqipėri. Dhe ishte pikėrisht ne vitin 1943 grupi gueril komunist i Shkodrės i bėn atentat tė birit te Isės, Adem Boletinit. Ademi kishte kryer akademinė ushtarake dhe kishte qenė Komandant i Njėsive qė mbrojtėn Kongresin e Lushnjes dhe ishte fanolist. Vrasja u bė me urdhėr nga jashte nė bashkėpunim me komunistėt shqiptar.
Nė vitin 1946 sigurimi i shtetit arreston tė shoqen e Ademit, Adile Boletini (Bekteshi) me akuzėn pėr veprimtari armiqėsore kundra pushtetit popullor. Mbas tre muaj nė hetuesi ku u torturua ēnjerėzisht nga Nesti Kopali e Zoi Themeli, dėnohet me 5 vjet heqje lirie, vite kėto qė i kreu plotėsisht. Nė vitin 1947 Ismet Boletini, nip i Isės, mbasi ngre flamurin shqiptar nė trenin Mitrovicė-Beograd, arratiset pėr Shqipėri, por kėtu dėnohet me 8 vjet burgim dhe vuan dėnimin nė burgun e Spaēit. Tafil Boletini, i nipi, bashkėluftėtar i Isės, megjithėse i moshuar, lidhet me tela dhe u dorėzohet jugosllavėve.
Nė Kosovė, i biri i Isės, Asllani var veten nė burgjet titiste, ndėrsa djemtė e tjerė duke luftuar me armė nė dorė kundėr serbo-malazezėve, vriten dhe ekspozohen pėr terror nė mes tė Mitrovicės, kurse Skėnderi pushkatohet nė Tivar. Nė vitin 1943 pushkatohet pa gjyq nė Prizren i riu Rasim Dajēi, nip i Isės, nga forcat sllavo-komuniste me nė krye Shefqet Peēin. edhe ky ushtarak i lartė, akademist. Njė tjeter nip i Isa Boletinit, qė dėnohet nga diktatura komuniste nė Shqipėri, ėshtė edhe shkollari akademist Enver Dajēi, zotėrues i gjashtė gjuhėve tė huaja dhe si njė ndėr firmėtaret e parė qė nėnshkruan Rezolucionin pėr Pavarėsinė e Kosovės nė dhjetor tė vitit 1943.
Dhe tragjedia vazhdon, Ismeti njė nip tjetėr i Isės, dėnohet me vdekje, Muja dhe Kapllani arrestohen dhe dėnohen me nga 20 vjet nė burgjet serbe. Nje nip tjetėr vritet gjoja aksidentalisht tek Ura e Ibrit nė Mitrovicė. Ali Boletini, nip i Isės, dėnohet me 20 vjet burgim dhe mė pas arratiset pėr Shqiperi.
Kėto vrasje e persekutime ndėr breza me rradhe mbi familjen e Heroit Isa Boletini dhe tė qindra e mijra shqiptarėve nga dora makabėr e sllavo-komunizmit shqiptar dhe atij jugosllav deri nė ditėt e sotme janė fakte e dokumenta rrėnqethėse tė popullit tonė, qė pėrveē vuajtjes dhe dhimbjes qė kanė brenda, kanė lėnė gjurmė tė thella nė historinė e saj. Nė ēdo pėrvjetor tė shpalljes sė pavarėsisė krahas patriotėve tė tjerė pėrkujtohet edhe figura burrėrore e luftėtarit tė madh kombėtar Isa Boletini.

SI U VRA TRADHETISHT ISA BOLETINI NĖ PODGORICĖ


Mbreti i Malit tė Zi Nikolla shumė herė para diplomatėve tė akredituar nė Cetinė shprehej se “Mali i Zi pa Shkodėr nuk mynd tė jetojė!“ Ai nė fillim tė Luftės sė Parė Botėrore kishte pushtuar Shqipėrinė e Veriut (Malėsinė e Shkodrės). Nė mbarim tė qershorit tė vitit 1916 ushtria e tij hyri nė Shkodėr, tash dhe herėn e parė me 1913. Konsulli franēez me anėn e Prenkė Bibė Dodės e ftoi Isėn dhe i thotė: “Tė fton ambasadori francez nė Cetinė, sipas urdhėrit tė ministrisė sė Punėvė tė Jashtme dhe na porositi t`ju pėrcjellim me anije lufte nė ēdo vend neutral qė Ju dėshironi“. Ushtria malazeze e komanduar nga gjenerali shqiptarėve Radomir Veshoviq, i cili bėnte krime ndaj patriotėve shqiptarė. Njė numėr i madh patriotėsh i interrnoi si: Mehmet Pashė Drallėn, Hil Mosin, Aqif Pashėn, Luigj Gurakuqin e shumė tė tjerė nė Podgoricė e vende tjera tė Malit tė Zi. Me kujtimet e veta i nipi i Isa Boletinit, sipas autorit

S. Luarasi, Tafil Boletini nė mes tjerash thotė: “Na tue qenė nė Konsullatėn franceze shihnim konsullin e Malit tė Zi, A. Martinoviqin, tė takohej me konsullin francez...”. Konsulli francez, mbas njė jave, thotė Tafili, i thotė axhės: “Tashti si Shkodra si Cetina njėsoj asht. Ju duhet me shkue nė Cetinė. Ambasadori ynė atje ka me me i rregullue pėr ndonjė shtet neutral”.

Isa Boletini edhe pse e njihte mirė politikėn e Malit tė Zi, pėr fat tė keq u tradhtua nga konsulli francez Bikok dhe pranoi tė shkoj nė Cetinė. Atje e pat ftuar gjenerali Filips, nė atė kohė atashe ushtarak i Anglisė nė Cetinė, kurse mė vonė ish komandant i ushtrive ndėrkombėtare nė Shkodėr. Ai i tha: “Tė vijė mysafir nė Ambasadėn e tyre, dhe ta nxjerrė nga Mali i Zi me aeroplan jashtė Malit tė Zi“. Isa Boletini iu pėrgjegj se kishte qenė nė konsullatėn e tyre nė Shkodėr, por e kishte gjetur tė mbyllur. Ai i tregoi, pėr fat tė keq se e kanė ftuar francezėt mė parė, dhe pėr kėtė arsye nuk mund tė shkelte bukėn e bujarit! Por, ky i fundit nuk ishte bujar, por tradhėtar. Ai ia dorėzoi Isa Boletinin me shokė Qeverisė sė Malit tė Zi e cila menjėherė e internoi. Mali i Zi pak gjėra bėnte pa dijeninė e Rusisė e me siguri edhe kėtu do tė jenė gishtat e saj, si hakmarrje pėr ngjarjet e vitit 1903 nė Mitrovicė, ku u vra Konsulli rus i cili ishte vu nė krye tė ushtrisė osmane nė luftė kundėr shqiptarėve kryengritės! Po ashtu Isa Boletini nuk ishte pajtuar me shumė dėshira tė Cetinės dhe Beogradit. Isa me shokė pėrsėri u dėrgua nė Nikshiq ku ishte strehuar herėn e parė me 1911, por tani me qėllime tjera tė errėta. Njė natė sa ishin nė Nikshiq, filloi njė shamatė nė mes tė ushtrisė nė njėrėn anė dhe xhandarmėrisė nė anėn tjetėr. Ēėshtja e konfliktit ishin kosovarėt. Aty u ndanė dysh, kush ėshtė kundra dhe kush pro. Rolin kryesor e luajti pronari i shtėpisė sė banimit,

z.V. Zllatari, i cili kishte pėrkrahje nga opozita e mbretit Nikolla ose simpati ndaj Boletinit dhe trimėrisė sė tij, ose pėr interesat e veta. Por, mė nė fund e mbrojti Isa Boletinin me shokė nga ekzekutimi i ushtrisė. Tė nesėrmen ushtria mori me vete kosovarėt dhe mbėrrini nė Danillovgrad. Pas pak ditėsh, sipas kujtimeve tė Tafil Boletinit erdhėm nė Podgoricė. Kėtu u vendosėm nė shtėpinė e Lumo-viqit. Kapterri qė ishim nė kompetencėn e tij thoshte se aty nuk ka vetėm njė vend fjetjeje, edhepse ishin dy tri dhoma! Kėta kanė protestuar qė tė jenė tė gjithė sė bashku pėr arsye se ishte Isa i sėmurė. Nė fund kėtu bashkė me Isėn ishin strehuar edhe Tafili dhe Abdulla Maxhuni. Natėn e dytė organet ekzekutuese donin ta vritnin Isėn me shokė, por kėtij krimi iu kundėrvua kapterri i cili e ktheu mbrapa kapitenin e grupit tė ekzekutimit. Isėn e kishte lajmėruar Abaz Selaci se ēka e pret. Tafili nė kujtimet e cituara thotė: M`u dhimbke axha kur thoshte: “Ah, mos t`u kisha ju me vete sa me qef do t`u linja shpirtin nė dorė. Unė i kam edhe gjashtė djem tė tjerė e s`kam gajle, po mė dhimbeni ju tre nipat qė nuk leni mashkull nė shtėpi dhe ajo nanė e shkretė qė jet pa djem !“ I thashė aty pėr aty: “Axhė, pėr kėtė punė aspak mos u mėrzit. Nė qoftė se thanė qė ne tė tre vllaznit tė vdesim pėrnjėherė, ani pra le tė bahet ! Kudo tė ishim larg njani-tjetrit, vdekja do tė na gjente, pra ma mirė me vdekė gjithė bashkė, kėtu ndaj teje me nerė”. Kėshtu ishte zhvilluar dialogu nė mes tė nipit dhe axhės, heronjve tė Kosovės, qė ėshtė edhe shembulli mė i madh i rinisė kosovare pėr gjakun qė po derdhė edhe sot pėr liri. Nė atė kohė nė Podgoricė propaganda e ndytė e qarqeve qeveritare kishte hap parullėn: “Kaēakėt duan ta djegin Podgoricėn...!”, Prandaj pronari Lumoviq i kishte thėnė Isasė: “Fati iu pruni nė konakun tim pėr me shpėtue shtėpinė dhe pasurinė qė duen me plaēkitė e me djeg Podgoricėn!“ Herė pas here i ftonin tė paraqiten nė zyra ushtarake. Ēdo herė zyrtarėt na thonin tė vinim mbas dreke. Ditėn e tretė, me 23 janar 1916, tė dielėn pėrsėri na ftuan nė Ministri tė Luftės, rrėfen Tafili, te gjenerali Veshoviq, i cili gjithashtu pėrsėriti fjalėt: “Tė vini mbas dreke“. Ushtria austriake kishte hyrė nė qytet. Detyra e mbajtjes sė qetėsisė i ishte besuar kriminelit tė njohur Savo Llazareviqit me dy batalionė xhandarė. Sipas fjalėve tė Tafilit, rreth 80 xhandarė kishin rrethuar nė tė dy anėt urėn mbi lumin Ribnicė, karshi Prefekturės, afėr kishės katolike.

Qyteti ishte i mbyllur, pushtet mė s`ka. Dy vėllezėrit e mi, Jonuzi dhe Haliti me Hajdar Radishevėn, po ktheheshin pėr nė shtėpi te axha, thotė dėshmitari i tragjedisė Tafili. Patrulla nė krye tė urės, qė po priste ardhjen e axhės, i ndali me urdhėr tė oficerit. Xhandarėt gati me pushkė pėr tė shti pyetėn: “Kush ėshtė Isa Boletini? Mos shtini se nuk ėshtė me kėta“. Kur dėgjoi Jonuzi shpjegimet qė iu dha oficeri xhandarėve, kishte vrapuar tė kalonte urėn pėr ta lajmėruar Isėn se ēka kishin pėrgatitur pėr tė. Po pasi e kishin nxanė urėn kėta tė tre i futėn nė njė shtėpi me roje.

Tue qenė se ura u mbyll, ata nuk u dukėn deri sa hypėn nė urė. Me t`u dukun, u dha shenjė: “Qe Isa Boletini!” Dhe mbrapa tij e nxunė edhe hyrjen, rrėfen Tafili: Axha me Jonuzin e shokėt u rrethuan nė tė gjitha anėt. Oficeri komandues me zė tė lartė i thirri: “Dorėzoni armėt!” Dhe axha: “Jo besa s`ja kam dorėzuar as kralit as mbretit”. Dhe nxorri shpejt naganten. Pėr rrėfimin autentik pėrsėri po japim fjalėt e Tafilit: “E para shtėnė qe e Niko Buriqit. Nė flakė tė kėsaj pėrpjekje shtinte axha dhe shokėt e tij pėrreth me nga dy revole nė dorė sa i zbrazėn tė gjithė fishekėt. Djali i axhės Halili qė erdhi nė atė ēast tok me Idrizin u vra me njė bombė qė ia pat marrė Niko-xhandari. Kėtu u vra Isa Boletini vetė i teti: tė bijt dhe Zahidi, dy nipat-Jonuzi dhe Halili, pastaj Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isasė, djali i vėllait tė Hajdarit, Idriz Blini dhe Myslim Niman Bala nga Isniqi. Si do tė shohim nė vijim, burimet e kohės thonė se edhe pala sulmuese pati tetė tė vrarė dhe disa tė plagosur, por numri i tyre nuk ėshtė gjetur nė dokumenta tė cilat i shfrytėzova pėr jetėshkrim tė Boletinit me shokė, qė ėshtė vetėm njė shėnim i shkurtėr, sepse pėr tė ėshtė shkruar shumė dhe nė tė ardhmen do tė shkruhet edhe mė shumė.

Njė kronikė malazeze e asaj kohe nė mes tjerash thotė:

“Fillimi i Luftė sė Parė Botėrore dhe okupimi i Malit tė Zi nga Austria e gjeti Isėn nė Podgoricė. Ka banuar nė anė tė majtė tė lumit Ribnicė, nė qytetin e vjetėr-sot bulevardi B. Jovanoviq, nė shtėpi tė Lumoviqit. Ministri i ushtrisė malazeze Radomir Veshoviq ka mbetur nė Podgoricė nė zyrėn e Drejtorisė sė Qarkut deri sa tė nėnshkruaj kapitullimin e ushtrisė. Ai ka menduar qė tė organizojė luftėn guerile, dhe pėr kėtė qėllim ka menduar qė Isa mund ta ndihmojė, por vetėm nė qoftė se do ta vejė nėn komandėn e vet. Pėr kėtė arsye ai kishte urdhėruar qė tė ftohet Boletini me gardėn e tij pėr t`i ēarmatosur. Kronisti mė vonė shkruan se pėr kėtė ēėshtje erdhi mė vonė deri nė mosmarrėveshje. Nė qoftė se ka ndodhur kėshtu pse ata do ta vrisnin qė mė pėrpara gjatė internimit nė Nikshiq dhe Danilovgrad? Pobjeda e pėrditshme nga Titogradi, mė 26. maj1980 e botoi kronikėn e atėhershme ku thuhet se ngjarja ishte mė 19 janar. Kurse Tafil Boletini sipas Luarasit dėshmon se ka qenė me 23 janar, si u shėnua nga historianėt shqiptar. Kronika e vjetėr thotė se Boletini kishte dėrguar katėr veta si pararojė. Ata kur e panė se kanė ra nė rrethim hynė nė zyrėn e parė nė tokė dhe u mbyllėn. Kanė shti nė njerėz nė rrugė! Nga ana tjetėr erdhi Ilija Spasojev Popoviq dhe hodhi njė bombė dhe ata u vranė?! Banesėn e Isės nga Drejtoria e Qarkut e ndante lumi Ribnicė. Ai ka dalė nga banesa dhe ka mėsy ta kalojė urėn. Pas tij kanė shkuar njerėzit e tij. Njėri nga garda e tij sygjeroi: “Nuk shkoj, po prit!” Gjashtėdhjetė metra nga Drejtoria e pa se ėshtė i rrethuar. Ka nxjerrė “mauzerin“ nga brezi dhe ka filluar tė shtijė nė rrugė... Ka vra disa zyrtarė dhe disa “viganė“ – ekstrem-nacionalistė?! Tė rinjtė qė kanė sulmuar nga dogana–godina e vjetėr e “Pobjedės“ e qėlluan dhe ai ra vdekur. Po ashtu u vranė edhe garda e tij nė urė. Kronisti i kėtyre ngjarjeve ka harruar se nė vend tė rinisė ishte xhandarmėria ushtarake e mbretit Nikolla, mė i keqi lloj njerėzish nė shėrbimin shtėtėror. Ata bėnin dhunė edhe ndaj popullit tė vet, jo vetėm tė huajve.

Nė skicėn pėr biografinė e vet kėtė ditė zie tė popullit shqiptar e cek edhe Millovan Gjillas, njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Titos nė ish-Jugosllavi, pastaj disidenti numėr njė nga “Bota komuniste“ nė Perėndim. Nė librin e tij “Land Without Justice“, New York ( Toka pa zakon ) f. 51 etj. shkruan: Sipas kujtimeve tė babait tė tij Nikolla Gjillas, kapiten i policisė famkeqe tė lartėpėrmendur “Lufta me vullnetarė tė Isasė nuk zgjati shumė edhe pse ai u mbrojt heroikisht. Nė sulm u vra udhėheqėsi e me tė edhe tė afėrmit e tij. I plagosur rėndė ėshtė ēuar nė gjunjė, edhe pse i pafuqishėm tė mbajė pushkėn, ka shti me revolver, me dėshirė qė sa mė shtrenjtė tė paguaj jėtėn e vet...” Millovan Gjillas, nė vijim i pėrsėrit fjalėt e atit Nikollė: Kam vrapuar nga ai, por shqiptari trim i pafrenuar e mbėshteti revolverin nė dorėn e majtė tė tij, por nuk pati kohė qė ta zbrazė. Njė ushtar ia shpejtoi dhe ai ra. Pėrsėri babai ka shpejtuar te Isa. Ai e ka shikuar me sy tė pėrgjakshėm. Ka fol diēka nė gjuhėn e vet por babai nuk e ka marrė vesh”.

Gjillas shton: “Babai e mori“ mauzerin “si kujtimin mė tė madh!“ Ai nė tjetėr vend flet se Nikolla Gjillas e pagoi kėtė kujtim me kokė nė vitin 1941 pėr hakmarrje! Autori i kėtij libri me hollėsi njofton pėr veprat kriminele dhe gjenocidin e babait tė vet me kolegėt e tij xhandarėt e mbretit Nikolla ndaj popullit shqiptar dhe atij mysliman.

Nė afėrsi tė kufirit shqiptaro-malazez, nė mes tė Tuzit dhe Podgoricės, nė Cem, nė varrezat kolektive myslimane tė qytetit pushojnė eshtrat e kryetrimit, personalitetit dhe protagonistit tė shquar tė Lėvizjes Nacional-ēlirimtare. Sė pari u varros nė jug tė qytetit tė Podgoricės, mė 25 janar 1916, ku morėn pjesė tė gjithė shqiptarėt dhe bashkėluftėtarėt e tij. Fjalėn e pėrmotshme e mbajti Nasuf Dizdari nga Shkodra. Vdekja tragjike nuk e shkėputi shpirtin, shpresėn dhe mesazhin e tij nga populli ynė. Ai duhet tė jetė inspiracioni mė i madh i brezave tė ardhshėm. Ai shfaqet nė skenėn e luftės shqiptare me moton: “Mė mirė vdekjen se robėrinė“!

King_Gentius
17-04-05, 23:25
http://i4.photobucket.com/albums/y141/albo2/isa.jpg

King_Gentius
23-07-05, 04:59
http://i13.photobucket.com/albums/a264/albos/isaboletini-NuaGjelaj.jpg

Piktori: Nua GJelaj

King_Gentius
09-09-05, 18:00
http://www.zeriyt.com/galeria/albums/userpics/28nentor1912_isa_boletini.jpg

Isa Boletini ne Vlore
(Ai qe ec i pari).

bambos
24-09-05, 20:03
Nuk dua tė polimizoj mbi personalitetin e tij , por un mendoj se roli i tij nė tė mirėn e atdheut ishte baraz me "O"

Njė koktrash si ky nuk ėsht dashur tė pėrfaqsoj popullin shqiptar!

Murgesha
24-09-05, 21:21
Nuk dua tė polimizoj mbi personalitetin e tij , por un mendoj se roli i tij nė tė mirėn e atdheut ishte baraz me "O"

Njė koktrash si ky nuk ėsht dashur tė pėrfaqsoj popullin shqiptar!

A ke edhe arėsyetime tjera pėr kėtė qė shkruan apo vetėm se simbas teje paska kokėtrashė?? :roll: :roll: :roll:

King_Gentius
25-09-05, 19:08
Bambos, ka filluar te flasi birra e :wink:

bambos
27-09-05, 23:14
Jo historija

ARVANITI
28-09-05, 11:22
Jo historija


:shock:

Per shembull?

Dilaver
28-09-05, 18:02
Krimbat janė ata qė sulmojnė frytet mė tė mira, ndėrsa njerezit e vegjėl janė ata qė sulmojnė personalitetet e mėdha kombėtare.

Tomori
30-09-05, 01:05
Krimbat janė ata qė sulmojnė frytet mė tė mira, ndėrsa njerezit e vegjėl janė ata qė sulmojnė personalitetet e mėdha kombėtare.
"Dilaver" jam dakorte me ju...biles me vjen habi si Administratoret e nderuar tolerojne....ket shkrim, te habitesh :shock:
me qene idiferente ndaj baces IS qe prej Kosoves kreshnike ariti ne Vlore
,,e tash i mteket kti bambusit me fol me mllef ndaj baces IS BOLETINIT
...gjdo gje ka kufirin e vete...

I nderuari "Dilaver" une spaktit keshtu mendoje.....
..ndoshta gabohem...si thuani ju i nderuari "Dilaver" mendimi juaj ....
...a kam te drejte a jo..?!!! :wink:

uliksi31
30-09-05, 03:05
Jo historija

Bambos, hala po presim faktet tua historike :!: :!:

King_Gentius
09-10-05, 00:45
Prit gomar te mbije bar :lol: :lol:

bambos
13-10-05, 21:51
Pėrgjegjėja ėsht e shėnuar mė lart nga Honesty
Pra
vitin 1913 ka qenė anėtar i delegacionit shqiptar nė Londėr, ku dhe ka protestuar me forcė kundra grabitjes sė tokave etnike tė Shqipėrisė. Nė janar.

Protestimi i tij nė londėr ka qen pra i llojit analfabet

Guri i madh
20-01-08, 19:54
Isa Boletini

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

• Have questions? Find out how to ask questions and get answers. (http://en.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Questions) •


Shko te: navigacion (http://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini#column-one), kėrko (http://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini#searchInput)
http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/6/6e/28nentor1912_isa_boletini.jpg/300px-28nentor1912_isa_boletini.jpg (http://sq.wikipedia.org/wiki/Figura:28nentor1912_isa_boletini.jpg) [/URL]
Isa Bloletini nė Vlorė


http://upload.wikimedia.org/wikipedia/sq/thumb/d/db/Isa_boletini.jpg/200px-Isa_boletini.jpg (http://sq.wikipedia.org/wiki/Figura:28nentor1912_isa_boletini.jpg)
Isa Boletini (1864 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1864)- 1916 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1916)), atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator e udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim e bashkim kombėtar, Hero i Popullit (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Hero_i_Popullit&action=edit). Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės (http://sq.wikipedia.org/wiki/Mitrovic%C3%AB), nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Beteja_e_Slivov%C3%ABs&action=edit) (22 prill (http://sq.wikipedia.org/wiki/22_prill) 1881 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1881)) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Lidhja_Shqiptare_e_Pej%C3%ABs&action=edit) (1899 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1899)-1900 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1900)) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesve osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė.
Mė 1901-1902 u vu nė krye tė qėndresės popullore nė Kosovė kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e Austro-Hungarisė nė Shqipėri. Pėr kėtė arėsye u thirr nė Stamboll, ku u mbajt i izoluar deri mė 1906. Isa Boletini pėrkrahu revolucionin xhonturk (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Revulucioni_Xhonterk&action=edit) tė vitit 1908, ishte njė nga organizatorėt e Kuvendit tė Ferizajt (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Kuvendi_i_Ferizajt_1908&action=edit) (1908 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1908)) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės e organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Beteja_Shimlje-Carralev%C3%AB&action=edit) mė 1910 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1910), mbėshteti kryengritjen antiosmane tė v. 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Drenic%C3%AB)-Mitrovicė dhe Podujevė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Podujev%C3%AB)-Prishtinė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Prishtin%C3%AB) mė 1912. Gjatė Luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesve serbė.
Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah Ismail Qemalit (http://sq.wikipedia.org/wiki/Ismail_Qemali) nė Vlorė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Vlor%C3%AB) dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Qeveria_e_P%C3%ABrkohshme_e_Vlor%C 3%ABs&action=edit). Mė 1913, si anėtar i delegacionit shqiptar, sė bashku me Ismail Qemali shkoi nė Londėr (http://sq.wikipedia.org/wiki/Lond%C3%ABr), ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Fuqit_e_M%C3%ABdha&action=edit) pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė, ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesve tė rinj serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė luftė e pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė familjes me fatin e atdheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me fjalėt "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia". Mė 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Podgoric%C3%AB), sė bashku me tė bijtė Halili dhe Zahidi, nipėrit Jonuzin dhe Haliti dhe tre luftėtarė tė tjerė. (F. M.)
Tabela e pėrmbajtjeve

[fshih (javascript:toggleToc())]
<LI class=toclevel-1>1 Tituj tė veprave (http://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini#Tituj_t.C3.AB_veprave)
1.1 Titulli popullor (http://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini#Titulli_popullor)<LI class=toclevel-1>2 Shiko dhe kėtė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini#Shiko_dhe_k.C3.ABt.C3.AB)
3 Lidhje tė jashtme (http://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini#Lidhje_t.C3.AB_jashtme)//
[redaktoni (http://www.dardania.de/vb/upload/)] Tituj tė veprave

Politik
Lidhja Shqiptare e Pejės (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Lidhja_Shqiptare_e_Pej%C3%ABs&action=edit) (1899 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1899)-1900 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1900))
Kuvendi i Ferizajt (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Kuvendi_i_Ferizajt&action=edit) (1908 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1908))
Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Qeveria_e_P%C3%ABrkohshme_e_Vlor%C 3%ABs&action=edit) (1912 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1912))
Konferenca e Londrės (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Konferenca_e_Londr%C3%ABs&action=edit)Organizator Ushtarak
Beteja e Slivovės (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Beteja_e_Slivov%C3%ABs&action=edit) (22 prill (http://sq.wikipedia.org/wiki/22_prill) 1881 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1881))
Beteja Shtimlje-Carralevė (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Beteja_Shtimlje-Carralev%C3%AB&action=edit) (1910 (http://sq.wikipedia.org/wiki/1910))
[redaktoni (http://www.dardania.de/vb/upload/)] Titulli popullor


Hero i Popullit (http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Hero_i_Popullit&action=edit)
Kėnga N“Kaēanik deri n“Buletin (http://sq.wikipedia.org/wiki/K%C3%ABnga_N%C2%B4Ka%C3%A7anik_deri_n%C2%B4Buletin )
[redaktoni (http://www.dardania.de/vb/upload/)] Shiko dhe kėtė


[[URL="http://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Isa_Boletini&action=edit&section=4"]redaktoni (http://www.dardania.de/vb/upload/)] Lidhje tė jashtme

Marrė nga "http://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini (http://sq.wikipedia.org/wiki/Isa_Boletini)"
Kategoritė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:Categories): Politikanė shqiptarė (http://sq.wikipedia.org/wiki/Category:Politikan%C3%AB_shqiptar%C3%AB) | Heronj (http://sq.wikipedia.org/wiki/Category:Heronj) | Lindje 1864 (http://sq.wikipedia.org/wiki/Category:Lindje_1864) | Vdekje 1916 (http://sq.wikipedia.org/wiki/Category:Vdekje_1916)

gjini
21-01-08, 11:10
Te nderuar diskutues ju pershendes.

tema te tilla duhet te shfletohen dhe te diskutohen. Edhe nese dikush nuk pajtohet me ate qe thuhet ketu mos e merrni per te keq por dokumentojani nese keni ate mundesi.
Nje sqarim sa i perkete varrit te Heroj dhe gardes se Ises.
Te gjithe jan te vorrosur tek Ura e ribnices ne Podgorice dhe deri von eshte dite edhe per varrin e Ises se ku eshte kurse tani sipas gjasave e kan rrenue krejt ate vend dhe kan hup nga faqja e dheut.

dardana78
21-02-08, 18:23
Nuk kane humbur eshtrat e Ises. Ato ndodhen ne vend te sigurte dhe pritet te rivarrosen ndoshta ne Boletin.

natyra
23-02-08, 03:20
Nuk kane humbur eshtrat e Ises. Ato ndodhen ne vend te sigurte dhe pritet te rivarrosen ndoshta ne Boletin.

Pershendetje dardana78 i/e nderuar,kerkoi falje qe se kam te kjart akoma,ciles gjini i perkisni? pervetem se desha te perkrahi mendimin e juaj ketu,po per Luftetarin dhe Atdhetarin e larte Isa Buletinin...LAVDI QOFTE ME SHOKET E TIJ.
Njiherit te pershendes pikerishte per emrin e bukur dardana,dhe si anetar i/e ri/e me sa vrejta shkrimi i par qenka po ketu.
Me lejoni qe t'ju shprehi mirseardhje,po ne kete Forum Dardania.de
....te uroi qaste te mira ne mesin e te gjithve,Flm,


Ndaj dhe ni URIM ma specifike per JU posa i ardhur ne mesin ton:smile:
*****URIME PAVARESIA******E GEZOFSHIM TE GJITHE SE BASHKU*******PA BRENGA.

Me respekt
Natyra

natyra
24-02-08, 21:57
Isa-Boletini
"Un nuk kam dal malit per te miren time,po per te miren e Atedheut tim dhe
per lirin e popullit tim.
"Na eshte Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt qeshtjen e kufijve te tokave shqiptare,Ballkani nuk do te ket qetsi kurre,dhe per kete faji do te bije mbi ju dhe jo mbi ne,qe do te luftoim perhere,deri sa te qlirohemi.
"Une jam mire kur te ashte mire Shqipnija".Isa Boletini

Isa Boletinit kjo figur markante,qe zen vend te pa diskutueshem ne historin e popullit shqiptar krahas atyre qe dhan aqe shum per lirin e atedheut ton, si Hasan Prishtina,Bajram Curri,Ismail Qemajli,Idriz Seferi e shum te tjere.isai u rrite me arme ne dore,jetoi me te dhe plot ni jete rrugetoi me te drejte shtigjeve te lirise.Isai,armet e lirise kurdohere i kishte gati kunder pustuesve tan.Lindur dhe rritur ne Boletinin e tij te lashte,ne nje familje me tradita atdhedashurie,trasheguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi,te cilet nuk kishin pushuar kurre se rreshturi per shlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare.Ne kushte te rrethanave te athershme politike,ekonomike,por edhe ne rrethana tjera te tradites u rrit burreria dhe u kalit Isa Buletini i cili tere jeten e vet ia kushtoi atdheut.

Fuqit e medha Evropiane me vendimet e tyre te mbrapshta,renduan edhe me shum poziten ton,duke mohuar te drejten ton per vetevendosje dhe duke ndare tokat tona ne favore te shteteve fqinje!mbjedhja e zez e Shen Stefanit e pasuar me von edhe me Kongresin e Berlinit(13 qeshor 1878),ku i vune thikat mbi tokat tona,megjithekete populli yne liridashes kurre nuk u pajtua (as sot) me fatin tragjik te ndarjes se tokave shqiptare.Keshtu nene trusnin e ketyre rrethanave diktuese e renduese,edhe isai megjithse i ri ne moshe,ju bashkangjit rruges se perpjekjeve per qlirimin e atdheut me plot sakrifica.Ai per here te pare me arm ne dore u ndesh kunder pushtuesve tane ne betejen e Slivoves ne vitin 1881,si te thuash ai per here te pare ndjeu eren e barotit,qe e percolli ate tere jeten.

isa Boletini ne mese te figurave te medha te kombit ton te cilet kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve,te diplomacive te medha ne sherbim te clirimit te vendit tone, me armet eliris i goditi ne shtat lubit e Hafez ,Mehmet,Qyrdi.Hilmi,Shemsi,Magjar e Turgut Pashave,Sulltanat e Krajlet e pangopur,nderkaqe me armen e diplomacise,goditen Porten e larte te Stambollit,Serbise,Malit te zi,Rusise...befasuan Vjenen, Selanikun,Bukureshtin,Parisin,Londren e deri ne uashington!
Isa Boletini, luftoi pa kompromise kunder serbeve dhe malazezve tinezar,te cilet per ta thyer Isan e sulmuan me dhjetra here,duke i djegur dhe Kullen e tij rrafsh me toke...Mirepo populli yn e ngriti kete kull,dhe e beri me te madhe se qe ishte,Isai me sherbimin e tij qe i beri Atedheut,kullen e tij e shendrroi ne kulle Legjende.Se bashku me kullen po rritej edhe emri edhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptare ne pergjithesi,qe po vritej e pritej per lirin e vet.perpjekjet e nje pas njeshme te armiqve tan te ndryshem,me dredhi e diplomaci per ta komprometuar Isain,duke i afruar atij ofiqe te larta,pasuri,flori,toke jet Pashai,sikur shkuan kote,pasi qe Isai kudohere ua priste shkurte dhe qarte,duke iu thene:

"Une nuk kam dale malit per te miren time,por per te miren e atdheut tim dhe per lirin e popullit tim".

vijim
Natyra

natyra
01-03-08, 05:41
Dhuna mbi drejtesin...
~~~~~~~~~~~~~~~~
Ti Kosov me shum trima
Ishte Isa e Hasan prishtina
Gjithmon Vatanit Zot mej dal
Baca Is ai sokol mali
Kurr me shkjaun(serbin) luften se ndali
Luftoi Trimi n'bore e n'shi",
Per Kosove-per Shqiperi
Keta trima te shqiptarise
S'ju perkulen jo Serbis
Ismail Be-Is Boletini
Keta dy trima luften prinin
Keta dy trima te pa ndare
Treguan Evropes qe jen shqiptar
Sollen driten e pavarsise...per ti dalur o Zot Shqiperise
Baca Be-leshoi zanin
Te gjithe shqiptaret t'gezoin vatanin
Kte dite t'madhe me Festua
Trojet tona mej lirua
Me flamur te kuq ne dor'
Sikur krushqit me dasmore...
Kendoin shqipet pavarsisn
Qe i sollen popullit lirin
Qytetit Vlores,gjithe shqiperise
Qyre Evropa qka maroi
U vuri thiken, dhe i tradhtoi
Nga atehere u nda Kosova
Kete tradheti e beri Evropa
Baca Be-ne kam eshte qua
Ma lejoni fjalen mua,
Kend ne Londer po dojm me qua?
Bacen Is kan propozua
Kan marre rrugen jen t'fillua
Se ne Londer kur kan shkua
Fjalen Trimat kan kerkuar
Por gjitheqka kishte mbaruar,
Aty ndodhi nje befasi!
Shtruar dhuna mbi drejtesin,
Per mej ndare Kosove -Shqiperin,
Nga atehere vellezerit shqiptare
Ndermes veti kurr s'jan ndare
Se kan pas ni gjak shqiptar
Ni simbol gjithmon Kombtar
Gjuha shqipe-qe i ka shkolluar
Veq nje nan-qe i ka mesuar
Per te qen, gjithmon t'bashkuar
Kete bota e ka dit
Se shqiptari e don lirin
Njezet milion jemi shqiptar
S'na ndan kush per te gjall
Jem mesuar neper luftra
Ne nuk dim qka eshte tuta(friga)

Shkroi-Natyra

dardana78
10-03-08, 18:00
Tafil Boletini, djali i vellait te madh te Ises, Ahmetit la kete amanet: "Sa u gezuem per njohjen e pavaresise, por kur muerem vesh se Kosova e ma se gjysma e Shqiperise u shkeput nga gjiri i nanes vet e ngeli nen thundren e armikut, te gjithe sa fort u helmuem, prandaj e lash amanet: Kurdohere qe te lirohet, kudo qe te kem vorrin me me lajmehue: "Sihariq, se Kosova t'u lirue". Vetem ateher kockat e mia nen token e zeze kane me gjet prehje e me u qetesue. Fale te qofshin, oj Kosove, gjithe sakrificat e mundi qe kemi ba per ty".
Amaneti i gjithe boletineve u kry.
E VRARE NGA SERBET

Halil Boletini 1833
Mujė Boletini 1892
Ahmet Boletini 1894
Isa Boletini 1916
Halil Boletini 1916
Seid Boletini 1916
Jonuz Boletini 1916
Halit Boletini 1916
Musa Boletini 1944
Skėnder Boletini 1944
Asllan Boletini 1945
Faik Boletini 1947
Isuf Boletini 1947
Rasim Dajēi (nip) 1945
Hysni Rudi (nip) 1945
TE BURGOSUR NE JUGOSLLAVI
Mujė Boletini 3 vjet
Kapllan Boletini 20 vjet
Ali Boletini burgosur nė Goli Otok
Tafil Boletini burgosur nė 1945
Ikbale Boletini burgosur nė 1945
Kumrie Boletini burgosur nė 1945
TE VRARE DHE TE BURGOSUR NE SHQIPERI
Adem Boletini vrarė nė 1943
Tafil Boletini burgosur nė 1945
Adile Boletini burgosur nė 1947
Ismet Boletini burgosur nė Spaē
Enver Dajēi (nip) burgosur nė Spaē