PDA

View Full Version : POLITIKA


Emėrllahu
01-12-04, 16:27
TEMA: PDK Abstenon"ORA"Paralajmeron votim kunder koalicionit!!!

PRISHTINE(Kosova Live)PDK ka lajmeruar sot se do te abstenoj gjate votimit per Qeverin e koalicionit,ndersa iniciativa "ORA"do te votoje kunder Qeverise se koalicionit.ne seancen inaguruese te Kuvendit Te Kosoves.
Si e komentoni ju kete.

Gentiani
01-12-04, 16:42
Ha,hahaaaa si ta komentojmė kėte ndryshe, pos asaj qė ky do tė jetė aktiviteti i parė dhe i fundit politik, qė do tė kenė mundėsinė tė veprojnė dhe tė tregojnė se ekzistojnė gjatė mandatit tė legjislaturės qeverisėse qė po krijohet nė Kosovė.

Pastaj, ska pėr ti pyetur kush as si janė me shėndet se lėre mė pėr tė vendosur diēka. Kėshtu ka kohė qė e kanė lypur dhe ju erdhi ashtu siē e dėshiruan.

Kercovari
01-12-04, 17:12
Bllefe Marksiste Leniniste,te njohura qe moti.

Kujtimi
01-12-04, 21:47
Pershendetje te gjithve.....
Valla per abstenime jemi mesua se ata jan ba krah i povratakut serb,e sa per Oren ata jan sa minoriteti rom,sna pengojn fare!!!




O sa mire me qene te bashkuar per nje kosove te pamvarun............

Urime Kosove urime se e zhduke Komunizmin!!!!!!!!!

GASHI75
01-12-04, 21:48
Ha,hahaaaa si ta komentojmė kėte ndryshe, pos asaj qė ky do tė jetė aktiviteti i parė dhe i fundit politik, qė do tė kenė mundėsinė tė veprojnė dhe tė tregojnė se ekzistojnė gjatė mandatit tė legjislaturės qeverisėse qė po krijohet nė Kosovė.

Pastaj, ska pėr ti pyetur kush as si janė me shėndet se lėre mė pėr tė vendosur diēka. Kėshtu ka kohė qė e kanė lypur dhe ju erdhi ashtu siē e dėshiruan.
KUR TĖ BĖHEN KOALICIONET VĖHET MATEMATIKA DOTĖ THOTĖ I KEMI VOTATĖ PĖR QEVERISJE.
OPOZITA MUNDĖ TĖ VOTOJ KUNDER MUNDĖ TĖ APSTENOJ KJO ĖSHTĖ E DREJTĖ E TYRE MSOVĖ ZOTRI NĖ SISTEMIN DEMOKRATIKĖ E JO NĖ ATĖ MONISTĖ.
PSE E THEM KĖT SEPSE POQĖSE VOTONĖ PĖR PDK DHE ORA ATHER SKA NEVOJĖ TĖ KEM NJIQIND PARTI SOTĖ.
POR DOTA KISHIM NJI PARTI SINĖ KOHEN E KOMUNIZMITĖ.

LUMI_007
02-12-04, 23:27
PISTAT E AKSIONEVE AKTUALE KUNDĖR KOSOVĖS

Duhet kuptuar thellėsisht qėllimet dhe drejtimet aktuale tė veprimeve tė armiqve kundėr Kosovės. Forcat antikosovare, qė janė tė verbuara kundėr tėrė popullit shqiptar, me korrupsion e me veprimtari tė tjera po pėrpiqen ta fitojnė pėrkrahjen e sa mė shumė ndėrkombėtarėve. Nė librin “Nuk mposhtet shqiptari”, qysh mė 2002 kam shkruar qė konfrontimet e shteteve tė mėdha rreth Kosovės, Ballkanit e Evropės Juglindore janė mjaft aktive. Pėr aksionet kundėr Kosovės, forcat antishqiptare po pėrpiqen t’i thellojnė konfrontimet ndėrmjet shteteve tė mėdha tė Aleancės Perėndimore, e sidomos t’i nxisin disa liderė tė shteteve perėndimore kundėr Amerikės.

Nuk ka dyshim se nė aktivitetet kundėr Kosovės, Beogradi e Moska e gėzojnė nė tėrėsi pėrkrahjen e Athinės. Nė kohė tė fundit duket qė forcat e lartpėrmendura e kanė fituar edhe pėrkrahjen e Sofjes! Ėshtė e qartė qė kėto forca tė rrezikshme pėr stabilitet nė Kosovė e nė regjion dhe pėr paqen botėrore, nė veprimtarinė antikosovare gjenden nė aksione pėr tė fituar edhe pėrkrahjen e Kinės, por shpresojnė tė fitojnė edhe pėrkrahjen e Gjermanisė. Unė nuk dua as nuk mund tė besoj qė liderėt e Gjermanisė, as tė Kinės, do t’i pėrkrahin forcat kaq tė rrezikshme, tė cilat nė realitet janė edhe kundėr paqes botėrore e interesave tė vet kėtyre shteteve. Nė kėtė veprimtari tė rrezikshme pėr aspirata hegjemoniste e pėr dominim, kėto forca po alarmojnė se gjoja kosovarėt e shqiptarėt janė “fundamentalistė islamikė”. Kurse, nė anėn tjetėr, me siguri janė duke i ndihmuar grupet e forcat e tjera kundėr Amerikės, gjė qė ėshtė edhe kundėr interesave tė Perėndimit dhe marrėdhėnieve tė mira ndėrkombėtare.

Washingtoni i presidentit George W. Bush, e Londra e liderit Tony Blair, por edhe Gjermania e Bashkimi Evropian i pranuan zgjedhjet e Kosovės tė mbajtura mė 23 tetor 2004, si tė qeta, tė rregullta dhe demokratike. Mbas shpalljes sė rezultateve tė zgjedhjeve nė Kosovė, kėta liderė e kėto qendra botėrore propozuan e kėrkuan qė sa mė parė tė konstituohen institucionet e Kosovės, gjė qė na gėzoi pa masė dhe unanimisht u pėrkrah nga populli i Kosovės. Me siguri, pranimi i zgjedhjeve si tė qeta e tė suksesshme dhe propozimi pėr formimin e institucioneve tė Kosovės do tė shpiej drejt stabilitetit e progresit nė Kosovė e pėrreth saj, por edhe nė tėrė regjionin, gjė qė ėshtė me interes tė madh pėr paqe ndėrkombėtare. Papritmas e pėr ēdo habi, nga Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės pėr krime lufte nė territoret e ish-Jugosllavisė me bujė tė madhe u hodh dyshimi ndaj z.Ramush Haradinajt, drejtues i partisė sė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe komandant i njohur i UĒK-sė gjatė luftės gjenocidiale tė forcave serbe pėr shfarosjen e popullit shqiptar tė Kosovės! Nuk mund tė mos pyesim se kush dhe pse e hodhi kėtė eksploziv kundėr stabilizimit tė gjendjes nė Kosovė, pikėrisht mbas shpalljes sė rezultateve tė zgjedhjeve?! Gjithashtu me habi tė madhe duhet tė pyesim kush po vepron pėr tė shkaktuar konfrontime ndėrmjet shqiptarėve tė Kosovės dhe a e ndihmojnė kėto veprime stabilitetin e paqen? S’ka dyshim se kjo qė e filloi Haga kundėr z.Haradinaj ėshtė edhe kundėr interesave tė popujve tė Ballkanit, por edhe kundėr marrėdhėnieve tė mira tė shteteve tė mėdha tė Evropės.
-vazhdon-

Prishtinė, mė 01 dhjetor 2004 Dr.R.XHEMA

GASHI75
05-12-04, 00:30
Bllefe Marksiste Leniniste,te njohura qe moti.
Tė them sa smė ke thėn apo ,por komunist dhe rrėja e komunizmit gjendet nė kreun e ldkės e sa pėr marksista e leninista tash jan bashkė nė koalicion qeveritarė ldk, aak.
sa pėr opoziten ata jan demokratė tė vertet qė si pėrkasin as komunizmit e as leninizmit e as marksizmit se pse sekan mėrri atė kualifikim tė kumrofcit nė ish jug..
mė dhem fati qė disa nuk shohinė para por veq mrapa,dhe puna ngec sepse jemi msue tė jem tė ndėgjuaritė eqdo kujtė e masė paku tė vetes sonė.

Kercovari
07-12-04, 11:37
Bllefe Marksiste Leniniste,te njohura qe moti.
Tė them sa smė ke thėn apo ,por komunist dhe rrėja e komunizmit gjendet nė kreun e ldkės e sa pėr marksista e leninista tash jan bashkė nė koalicion qeveritarė ldk, aak.
sa pėr opoziten ata jan demokratė tė vertet qė si pėrkasin as komunizmit e as leninizmit e as marksizmit se pse sekan mėrri atė kualifikim tė kumrofcit nė ish jug..
mė dhem fati qė disa nuk shohinė para por veq mrapa,dhe puna ngec sepse jemi msue tė jem tė ndėgjuaritė eqdo kujtė e masė paku tė vetes sonė.
Nuk ceka ne veqanti asnje parti duke i shikuar te gjitha partit shqiptare si demokrat te fshehur nen vellon e Marksizem Leninizmit.Shkurte:Perdhunues te Demokracis.Flm.Zoti Gashi.

LUMI_007
10-12-04, 22:03
LIDERĖT E SHTETEVE NUK DUHET T’I PĖRKRAHIN AGRESORĖT DHE OKUPIMET E TYRE

Gjatė vizitės zyrtare qė i bėri Shkupit mė 7 dhjetor 2004, z.Sergej Llavrov, ministėr i Punėve tė Jashtme tė Rusisė, e pėrkrahu okupimin e njė pjese tė territorit tė Kosovės nga Maqedonia! Dihet mirė qė okupimi i kėsaj pjese tė territorit tė Kosovės ėshtė bėrė me Marrėveshjen e Shkupit nė shkurt tė vitit 2001 ndėrmjet agresorėve serbė dhe okupatorėve sllavo-maqedonė.Gjithashtu dihet qė asokohe agresorėt e Beogradit nuk posedonin as mė tė voglėn tė drejtė mbi kėtė territor, mbasi Kosova ishte dhe gjendet nėn mbrojtjen ndėrkombėtare. Prandaj, askush e sidomos drejtuesit e shteteve tė mėdha, nuk duhet t’i pėrkrahin agresorėt dhe okupimet e tyre, qofshin ata vėllezėr ose kushėrinj nga lashtėsia, ndoshta tė imagjinuar. Pastaj, si mund tė ekzistojnė ose tė gėzojnė lirinė popujt e vegjėl dhe ata qė nuk kanė kushėrinj ndonjė nga shtetet e mėdha? Si tė drejtohet bashkėsia ndėrkombėtare dhe kah do tė shkojė njerėzimi kur pėrkrahen aspiratat e agresorėve dhe mbrohen okupimet e tyre ?! Duhet pyetur dhe do tė dihet a gjeti ose a pėrfitoi z.Llavrov gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri ndonjė prift, politkan ose lider kundėr pavarėsisė sė Kosovės?!

Nė librin “Nuk mposhtet shqiptari” , faqe 220 ėshtė shpjeguar se mbas okupimeve mė 1912/ 1913, agresorėt serbė pėr herė tė parė kanė vėnė vijėn kufitare nė territoret ndėrmjet Kosovės e Maqedonisė sė Vardarit. Pastaj, okupatorėt serbo-jugosllavė kanė vėnė tjetėr vijė kufitare nė kėto territore mbas okupimit tė pėrsėritur mė 1918/1919 dhe vijė tjetėr kufitare mbas okupimit serbo-sllavo komunist mė 1944 /1945. Por, ėshtė tejet befasuese dhe pėr ēdo dėnim, se si mund t’i shkėputet Kosovės ky territor me Marrėveshjen e Shkupit mė 2001 kur Serbia ishte larguar nga Maqedonia mė 1991 dhe ishte dėbuar nga Kosova mbas sulmeve tė forcave tė NATO-s dhe tė luftės heroike tė UĒK-sė mė 1999 ?! Pastaj, si mund tė diskutojė e lėre mė tė pranojė ndonjė lider i shteteve tė mėdha ose drejtues i bashkėsisė ndėrkombėtare kėtė okupim tė territorit autokton tė Kosovės? Ka rėndėsi tė madhe tė kuptohet qė Marrėveshja e Shkupit mes agresorėve serbė e okupatorėve sllavo-maqedonė dhe okupimi i kėsaj pjese tė territorit tė Kosovės, paralajmrojnė pėr aspirata tė rrezikshėme dhe pėr askionet e sotme kundėr Kosovės e kundėr popullit shqiptar.
Gjithashtu duhet tė dihet qė pranimi, por edhe diskutimet rreth kėtij okupimi janė kundėr stabilitetit nė Kosovė, nė Maqedoni, kundėr paqes botėrore e sidomos kundėr interesave madhore tė popullit shqiptar.

Vetėm pėr t’i ndihmuar aspiratat e rrezikshme dhe aksionet e agresorėve serbė, z.Llavrov nga Shkupi kėrkoi qė diskutimet pėr pavarėsinė e Kosovės tė zhvillohen nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara. Gjithashtu, pėr tė vepruar kundėr Kosovės e kundėr popullit shqiptar dhe pėr t’i ndihmuar aspiratat e rrezikshme tė shovinistėve serbė, gjatė diskutimeve pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės kėrkoi tė pyeten Serbia, sllavo-maqedonėt, Greqia dhe shtetet e grupet e tjera antishqiptare e pro-Moskės e Beogradit. Dihet qartė qė Beogradi ende ushqen aspirata pushtuese dhe ėshtė duke ndrmarrė aksione tė rrezikshme kundėr Kosovės e interesave jetike tė mbarė popullit shhqiptar. Por, dihet dhe duhet tė kuptohet qė askionet e Serbisė dhe tė bashkėpunėtorėve tė tyre kundėr Kosovės parqesin rrezik pėr pavarėsinė e Maqedonisė, pėr marrėdhėniet e Serbisė me Bullgarinė dhe pėr stabilitet nė regjion e pėr paqe botėrore. Prandaj, a mund tė mashtrohen sot drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe tė konfrontohen liderėt e shteteve te Aleancės Perėndimore!?

Dr.R.Xhema
Prishtinė, mė 09 dhjetor 2004

LUMI_007
17-12-04, 22:47
GJYKATA NDĖRKOMBĖTARE E HAGĖS

Pak kohė mbas formimit, ndaj prokurorėve, gjykatėsve e zyrtarėve tė tjerė tė Tribunalit tė Hagės janė ushtruar trysni tė mėdha dhe po intensifikohen aksione tė ndryshme. Nė kohė tė fundit, trysnitė dhe aksionet kundėr zyrtarėve tė Tribunalit kanė arritur pėrmasa shqetėsuese. Nė emėr tė drejtėsisė po akuzohen, arrestohen e dėnohen edhe njerėz tė pafajshėm! Ėshtė e dėmshme, por edhe kriminele dhe mund tė ofrojė rreziqe tė paparashikuara, nė qoftė se nė emėr tė drejtėsisė ndėrkombėtare Tribunali i Hagės akuzon, arreston ose dėnon njerėz tė pafajshėm. Por, ėshtė krim mbi krime kur nė emėr tė drejtėsisė ndėrkombėtare Tribunali i Hagės i liron kriminelėt, tė cilėt ua kanė marrė jetėn ose i kanė sakatosur me qindra e mijėra civilė tė pafajshėm.

S’ka dyshim se z.Jovica Stanishiq ishte bashkėpunėtor i ngushtė i kryekriminelit Millosheviq dhe udhėheqės i Shėrbimit Sekret Shtetėror tė Serbisė. Shumė kohė para se tė sulmonin forcat e NATO-s, gjatė sulmeve tė ushtrisė dhe krimeve tė egra tė policisė serbo-jugosllave mbi popullin shqiptar tė Kosovės, Stanishiqi jepte urdhėra dhe ishte i njohur me tė gjitha ose me shumicėn e krimeve dhe tė masakrave qė kryheshin nė Kosovė. Kurse, Frenki Simatoviq, komandant i paramilitarėve serbė “Beretat e kuqe”, jepte urdhėra dhe merrte pjesė nė masakra masive pėr shfarosjen e popullit shqiptar tė Kosovės. Pa as mė tė voglin dyshim, Simatoviqi ishte njėri ndėr kriminelėt mė tė mėdhenj dhe fund e krye ėshtė i pėrlyer me gjakun e qindra e mijėra shqiptarėve tė Kosovės, por edhe tė popujve tė tjerė tė ish-Jugosllavisė.

Dihet qė nuk mund tė ketė shtet tė mirėfilltė e stabil as shoqėri tė organizuar, nė qoftė se organet e drejtėsisė nuk veprojnė si duhet dhe korruptohen ose deformohen. Nuk duhet tė ketė shoqėri njerėzore e cila nuk ka ose nuk i pėrfillė normat ligjore dhe nuk vepron kundėr krimeve. Gjithashtu, drejtėsia duhet tė angazhohet dhe ta zbulojė tė vėrtetėn pėr vepra flagrante e pėr krime tė kryera tė tė gjitha llojeve pėr ēdo person tė akuzuar. Po ashtu, organet e drejtėsisė pėrafėrsisht duhet ta vlerėsojnė nivelin e veprės sė kryer penale dhe nė bazė tė peshės sė saj tė shqiptojnė dėnimet meritore.

Dihet qė Tribunali Ndėrkombėtar i Hagės ėshtė formuar pėr t’i akuzuar, gjykuar e dėnuar individėt qė kanė bėrė krime mbi njerėz dhe kanė ndėrmarrė aksione gjenocidale pėr shfarosjen e popujve nė territoret e ish-Jugosllavisė. Ky tribunal nuk ėshtė formuar pėr tė akuzuar ose dėnuar njerėz pėr vepra tė tjera, me tė cilat duhet tė merren e tė vendosin organet e drejtėsisė sė vendeve pėrkatėse. Pastaj, ėshtė e tmerrshme nė qoftė se organet e Tribunalit Ndėrkombėtar tė Hagės akuzojnė, burgosin dhe dėnojnė njerėz me kėrkesa politike tė shteteve ose tė blloqeve vetėm pėr t’i barazuar kriminelėt me viktima. Ėshtė e qartė qė shtete e grupe tė ndryshme gjendėn nė aksione qė sė bashku me kriminelėt serbė tė akuzojnė, tė sjellin e tė dėnojnė nė Hagė edhe shqiptarė nga Kosova, sidomos komandantė e pjesėtarė tė tjerė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Pėr habi e pėr ēdo dėnim, nga Tribunali i Hagės po akuzohen dhe po arrestohen shqiptarė tė pafajshėm dhe atdhetarė tė ndershėm! Dihet mirė qė agresorėt serbė me eufori e me piskamė tė pakontrolluar i kanė fajėsuar dhe po i fajėsojnė prijėsit shqiptarė qė janė pėrpjekur pėr ta shpėtuar popullin e Kosovės nga masakrat e egra dhe nga shpėrnguljet masive. Gjithashtu, Beogradi gjendet nė aksione pėr tė fajėsuar ēdo shqiptar qė ėshtė duke u pėrpjekur pėr ta stabilizuar gjendjen nė Kosovė ose qė ėshtė duke kėrkuar pavarėsinė e saj.

Pėr habi, akuzat e Beogradit kundėr z.Ramush Haradinajt, qysh kur ėshtė propozuar, e pastaj edhe pasi ėshtė zgjedhur kryeministėr i Kosovės, u pėrcollėn edhe me akuzat e Tribunalit tė Hagės, por edhe tė disa zyrtarėve tė Bashkimit Evropian! Mjerisht, tashmė ėshtė e qartė qė pėr aspirata hegjemoniste, disa drejtues perėndimorė po krijojnė xhelozi e konfrontime tė dėmshme brenda Aleancės Perėndimore. Kėto tendenca ose aksione tė disa perėndimorėve mund t’i keqpėrdorin ose edhe t’i deformojnė organet e drejtėsisė tė kėtij Tribunali Ndėrkombėtar. Kurse, organet e drejtėsisė nė Kosovė, nė tė shumtėn e rasteve deri mė tani nuk i kanė zbatuar ligjet e drejtėsisė. Nuk mund e tė mos e pėrmendim rastin e dėnimit me 17 vjet burgim tė z.Rrustem Mustafa, drejtues i shpėtimit tė popullit shqiptar nė territoret e Llapit e tė Gollakut nė kohėn kur masakrohej dhe shpėrngulej nga policia, ushtria dhe forcat paramilitare serbe, si nė masakrėn e Kaēandollit, tė Makocit e tė tjera! Atėherė, ēfarė dėnimi mund t’u shqiptohet kriminelėve qė gjenden para kėtij tribunali nė Hagė, pėr mbytjen e qindra e mijėra njerėzve tė pafajshėm nė Kosovė, nė Bosnjė e Hercegovinė dhe nė Kroaci?! Drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe pėrfaqėsuesit e drejtėsisė pranė Tribunalit tė Hagės duhet ta kuptojnė qė bashkėpunėtorėt e Millosheviqit gjatė luftės dhe pas saj, me tė gjitha mundėsitė e akuzuan rrejshėm z.Rrustem Mustafa. Ndėrkaq, z.Mustafa, pėr t’i lehtėsuar ose shpėtuar tė akuzuarit e tjerė tė Zonės sė Llapit nga vuajtjet gjatė hetuesisė dhe procesit gjyqėsor, deklaron para trupit gjykues se e merr mbi vehte tėrė pėrgjegjėsinė. Pėr kėtė arsye, z.Mustafa, i prekur thellė nga kėto padrejtėsi ndaj pjesėtarėve tė UĒK-sė, tė cilėt kishin bėrė orvatje mbinjerėzore pėr shpėtimin e mėse njėqindmijė civilėve nga masakrat shfarosėse, para trupit gjykues shprehet si vijon: “Ēlirim e liri popullit tė Kosovės, lavdi atdheut”!

Dr.Ramadan Xhema
Daluk Halit Tupalla, jurist i diplomuar
Hysen A.Kadriu, prof.
Prishtinė, mė 17 dhjetor 2004