PDA

View Full Version : AMERIKA E SHPĖTOI KOSOVĖN MĖ 1999 E TANI PO NA NDIHMOJNĖ RRE


LUMI_007
30-12-04, 22:34
AMERIKA E SHPĖTOI KOSOVĖN MĖ 1999 E TANI PO NA NDIHMOJNĖ RRETHANAT NDĖRKOMBĖTARE

Mė 1999 Amerika me Anglinė, Gjermaninė e me aleatė tė tjerė, e shpėtoi Kosovėn e popullin shqiptar. Kurse sot Kosovėn po e ndihmojnė rrethanat ndėrkombėtare. Por, disa drejtues e zyrtarė tė institucioneve dhe disa prijės tė partive politike shqiptare, me epshe jo tė shėndosha, me aktivitete nė rrugė tė gabuar dhe me mjerime tė tjera, janė duke e dėmtuar Kosovėn dhe duke e rrezikuar njohjen e pavarėsisė sė saj. Kėshtu, me ose pa qėllim, po ndihmohen forcat e antikosovare dhe po rrezikohet populli e ēėshtja kombėtare shqiptare. Kėto veprimtari janė duke i befasuar dhe mund t’i largojnė edhe miqtė tanė ndėrkombėtarė nga dėshira e orvatjet pėr ta realizuar pavarėsinė e Kosovės. Mjerisht, ata kosovarė qė janė duke gabuar, me kokėfortėsi e nėn petkun e atdhetarizmit, po vazhdojnė rrugėn qė ofron vetėm dėme dhe rreziqe. Kurse, disa individė tė biznesit dhe ndonjė politikan i mjerė, po pėrpiqen ta “ korruptojnė” edhe ndonjė ndėrkombėtarė! Pastaj, pa dashur tė kuptojnė realitetin, dėmet qė mund t’i shkaktojnė dhe rrezikun qė mund t’i ofrojnė Kosovės e popullit shqiptar, po i trashin buzėt e po i rrudhin vetullat kur po i takojnė njerėzit qė me qėllime fisnike dhe kombėtare po njoftojnė pėr aktivitete nė rrugė tė gabuar. Edhe bllokimi dhe mospublikimi i kėtyre shkrimeve analitike e tė dobishme nuk e ndihmon Kosovėn dhe ēėshtjen kombėtare shqiptare.

Aktualisht, Kosova ėshtė nėn protektorat ndėrkombėtar. Mbasi ende nuk ėshtė shtet sovran dhe i pavarur, gabohet nė qoftė se Kosovėn e imagjinojmė si mbretėri. Gjithashtu, ėshtė gabim i madh nė qoftė se para kohe krijojmė bindje qė Kosovėn nuk mund ta rrezikojn mė agresorėt. Mirėpo, duhet kuptuar se disa zyrtarė ndėrkombėtarė, pak a shumė pro-Beogradit, nė detyra me pėrgjegjėsi kanė pėrkrahur e avansuar individė “liberalė”. Pastaj, fakte tė shumta tregojnė qė zyrtarėt ndėrkombėtarė, duke shkelur normat ndėrkombėtare dhe ligjet e vendit, nė Kosovė kanė pėrkrahur e avansuar edhe persona qė nuk posedojnė aftėsi tė duhura politike. Pėrkrahjen dhe mbajtjen e personave tė tillė nė pushtet, nė Kosovė po e bėjnė ndėrkombėtarėt edhe pėr tė mos lejuar ndonjė person tė dyshuar pėr veprimtari tė dyshimta qė tė marrin ndonjė detyrė me pėrgjegjėsi, pa e dėshmuar fajėsinė ose pafajėsinė e tyre. Mjerisht, pėr tė mbetur nė funksion, po ndodh qė ndonjė zyrtar po i servon popullit fjalė me peshė shumė tė mėdha! Nė qoftė se kėto deklarime nuk pėrputhen me tė vėrtetėn, mund tė jenė pėrpjekje pėr ta mashtruar pėrsėri popullin e Kosovės, ose tė jenė problem medicinal nė sferėn e tė menduarit. Me siguri, njohja e pavarėsisė ėshtė kapitale dhe faktor kryesor pėr stabilitet e jetė nė liri dhe ka pėr tė ofruar rezultate pozitive nė Kosovė e nė regjion. (Luten lexuesit e nderuar ta kuptojnė mirė dhe tė mos e keqpėrdorin kėtė mendim tė shėnuar, me qėllim qė ta ndihmojnė Kosovėn nė kėto rrethana).

Nė kėtė shkrim detyrohem t’i njoftoj zyrtarėt ndėrkombėtarė nė Kosovė, nė Washington, nė New York, nė Bruksel e nė Hagė qė forca tė rrezikshme tani janė duke ndėrmarrė aksione tė shumta kundėr Kosovės pėr tė shkaktuar trazira dhe konfrontime ndėrmjet nacionaliteteve nė Kosovė. Gjthashtu, pėr qėllime tė rrezikshme, kėto forca gjenden nė aksione pėr t’i konfrontuar bartėsit shqiptarė tė funksioneve tė Kosovės dhe liderėt e partive politike. Nuk po kursehet asgjė pėr tė gjetur, nxitur e bindur njerėz qė tė japin deklarata tė rrejshme kundėr kėtij ose atij funksionari aktual, kėtij apo atij prijėsi tė partive politike. Mendoj qė lidhur me kėto rreziqe, drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare kurrsesi nuk duhet t’u bėjnė lėshime forcave agresive.

Dr.R.Xhema
Prishtinė, mė 28 dhjetor 2004

Tomori
15-01-05, 22:46
1 janar 2005, Ossining, Nju-Jork - Mė 17 dhjetor Cliff Kincaid dhe Sherrie Gossett nga grupi “Accuracy in Media” (AIM) botuan artikullin “Ju kujtohet Kosova?”, “Kryengritja antiserbe, antikrishtere nė Kosovė” si njė nga “historitė mė pak tė raportuara dhe tė varrosura” tė vitit 2004. Nė tė vėrtetė ky ishte njė nga shkrimet mė tė pasakta tė vitit tė kaluar. Megjithėse misioni i grupit tė tyre AIM ėshtė tė “mbajnė qendrime tė drejta nė ēėshtje tė rėndėsishme”, ėshtė e qartė se sikurse edhe shumė OJQ (NGO) tė tjera amerikane dhe zyrtarė qeveritarė, kanė rėnė pre e propagandės qė buron nga qeveria e Serbisė, e cila ka shpėrdorur religjionin pėr arritjen e pėrfitimeve politike nė Perėndim.

Shumica e amerikanėve nuk e di se konflikti religjioz asnjėherė nuk ka qenė faktor nė Kosovė dhe se shqiptarėt janė katolikė, ortodoksė dhe myslimanė sekularė, tė cilėt kanė jetuar krah pėr krah nė harmoni gjatė shekujve. Ata shpesh martohen dhe rregullisht marrin pjesė nė shėrbimet fetare tė njėri-tjetrit. Javėn e kaluar, shqiptarėt myslimanė nė Kosovė shkuan nė kishė pėr tė festuar krishtlindjet me vėllezėrit dhe motrat e tyre katolikė.

Nė Shqipėri ata festojnė me miqtė e tyre tė krishterė, qė nė shumicė janė ortodoks. Shqiptarėt krenohen pėr tolerancėn e tyre fetare. Ata janė shqiptarė, sė pari dhe njerėz tė fesė, sė dyti.

Shqiptarėt nuk janė burim i njė ideali islamik, por i njė ideali shqiptar, qė ėshtė multireligjioz dhe demokratik.

Shumica e Amerikanėve nuk e di se nė Serbi nuk ekziston ndarje midis kishės dhe shtetit

Ndėrkohė, shumica e amerikanėve nuk e kuptojnė se nuk ekziston njė ndarje ndėrmjet kishės dhe shtetit nė Serbi. Kisha ortodokse serbe punon intensivisht me Kongresin e Unitetit Serb, lobin e Beogradit nė Kapitoll Hill. Qė nga ardhja nė pushtet e diktatorit serb (tani i akuzuar pėr kriminel tė luftės) Slobodan Milosheviē mė 1989 dhe mė aktivisht qėkur NATO i dha fund marshit gjenocidial tė Milosheviēit pėrgjatė Ballkanit mė 1999, kisha ortodokse serbe ka punuar nė mėnyrė aktive me Beogradin pėr tė keqinterpretuar shqiptarėt si njė forcė kėrcėnuese myslimane potenciale nė zemėr tė Evropės.

Qėllimi i portretizimit tė tyre pėr shqiptarėt si “terroristė“ myslimanė ėshtė tė parandalohet lufta legjitime pėr tė drejta njerėzore tė shqiptarėve tė Kosovės, vetėvendosje dhe tė arrihet pėrvetėsimi i tokės, duke e kthyer Kosovėn nėn dominimin serb apo duke e aneksuar pjesėn e pasur me minerale tė veriut, qė tani ėshtė nėn proktetoratin e OKB-sė. Ky ishte qėllimi i Milosheviēit qė mė 1989, kur mori pushtetin me anė tė nxitjes sė racizmit antishqiptar dhe pushtimit ilegal tė Kosovės pėr njė dekadė. Ky ishte qėllimi i Milosheviēit dhe i paramilitarėve tė tij, kur dhunuan, plaēkitėn dhe vranė gjatė rrugės sė tyre nėpėr Kosovė mė 1998-1999, mė shumė se 10.000 njerėz, dėbuan nga shtėpitė e tyre afėr njė milion Shqiptarė tė Kosovės dhe dogjėn e rrėnuan qėllimisht pėr tokė qindra xhami dhe tempuj fetar islamikė qė ishin prona tė Shqiptarėve.

Dhe ky ėshtė edhe qėllimi i Beogradit sot, i cili ende nuk e ka ēmontuar sistemin e Milosheviēit nė periudhėn e pasluftės. Nė “Ju kujtohet Kosova?“ Kincaid dhe Gosset e cilėsojnė luftėn nė Kosovė si “njė luftė civile qė mori dymijė jetė“. Kur nė fakt, lufta e Kosovės ishte pjesė e pėrpjekjeve njėdekadėshe tė ushtrisė sė Milosheviēit dhe forcave paramilitare pėr shfarosjen dhe largimin e josllavėve nga Ballkani (pėrfshirė kėtu shqiptarėt e krishterė dhe myslimanė) nė misionin e tyre pėr njė „Serbi tė Madhe“.

Kincaid dhe Gossett nuk citojnė asnjė burim shqiptar

Pėr shkak tė lobimit aktiv nga Beogradi, shumė zyrtarė nė Uashnington dhe Bruksel, sė bashku me shtypin perėndimor qė marrin urdhrat e tyre nga burime zyrtare, kanė keqparaqitur konfliktin serbo-shqiptar si njė konflikt religjioz, qė nė tė vėrtetė ėshtė njė konflikt politik dhe ekonomik. Shumica e 535 anėtarėve tė Kongresit Amerikan janė tė krishterė, duke i bėrė ata posaēėrisht tė ndjeshėm ndaj paraqitjes sė Serbisė se religjioni ėshtė burim i problemeve tė Kosovės. Kur u shkatėrruan apo dėmtuan 30 kishat dhe manastiret gjatė trazirave qė shpėrthyen nė mars tė 2004-tės, lobi serb gjeti njė burim potent pėr tė avancuar agjendėn e vet politike.

Trazirat nuk kishin tė bėjnė asgjė me religjionin, por me politikat e vendosura tė OKB-sė qė kanė prodhuar varfėri tė shkallės sė pahijshme dhe tė pashpresė. Megjithėse nuk ekziston asnjė justifikim pėr dhunėn e marsit, qė la 11 shqiptarė dhe 8 serbė tė vdekur ( e jo “dhjetėra njerėz, siē kanė njoftuar Kinacid dhe Gossett dhe shumica e mediave perėndimore), njė kuptim mė i zgjeruar i situates qė ēoi nė atė ngjarje ėshtė esencial. Pėrkundėr qėndrimeve tė komunitetit ndėrkombėtar, shpėrthimi i dhunės nuk ishte i orkestruar (megjithėse u shfrytėzua nga njė grup i vogėl kriminelėsh dhe ekstremistėsh politikė si nga shqiptarėt ashtu edhe nga komuniteti serb). Ishte njė shpėrthim spontan i zemėrimit tė mbledhur tė shqiptarėve tė Kosovės, 63 pėr qind e tė cilėve janė tė papunė nga popullata me 60 pėr qind nėn moshėn 30-vjeēare. Ata kanė humbuar shpresėn nė tė ardhmen dhe besimin nė OKB-nė, qė ka ngadalėsuar progresin politik, ekonomik dhe social tė Kosovės, duke e mbajtur nė njė gjendje tė paqartė juridike.

Kincaid dhe Gossett nuk e dine se Shqiptarėt janė kombi mė pro-Amerikan nė Ballkan

Po tė kishin shfrytėzuar burime tė tjera Kincaid dhe Gossett (ata nuk citojnė asnjė burim shqiptar), ata do tė kishin mėsuar se shqiptarėt janė grupi etnik mė pro-amerikan, pro-perėndimor, pro-demokratik nė Ballkan. Shqiptarėt admirojnė amerikanėt, sepse presidenti Woodrow Wilson, pėrkundėr makinacioneve politike evroperėndimore, e njohu mė 1918 Shqipėrinė si shtet (megjithėse tė coptuar) dhe pėr shkak se qeveria e ShBA-ve i shpėtoi kosovarėt nga gjenocidi dhe duart e Milosheviēit mė 1999. Mė 11 shtator 2001, kur serbėt, grekėt, maqedonasit dhe rusėt vallėzonin tė gėzuar nė rrugė pėr tragjedinė tonė, shqiptarėt ndezėn qirinj para misionit tė ShBA-ve dhe vendosėn pllakate nėpėr tė gjithė Kosovėn me fjalėt “Ne ju duam“. Mbi tė gjitha, po tė kishin marrė Kincaid dhe Gossett burime tė tjera, do tė kishin mėsuar se kisha ortodokse serbe nė mėnyrė aktive ka pėrkrahur pėrpjekjet e regjimit tė Milosheviēit pėr shfarosjen e shqiptarėve dhe tempujve fetarė islamikė mė 1998-1999.

Barra e dėshtimit bie mbi Kincaid dhe Gossett pėr tė shpjeguar lidhjen e UĒK-sė dhe al-Kaidės

Nė fund, gjatė luftės nė Kosovė, kisha ortodokse serbe dhe qeveria u munduan ta paraqesin ushtrinė ēlirimtare tė Kosovės (UĒK-nė) si njė organizatė “terroriste“ tė lidhur me forcat fundamentaliste nė Lindje tė Mesme. Pasluftės, ata provuan ta lidhin UĒK-nė me al-Kaidėn.

Nė realitet qeveria e ShBA-ve asnjėherė nuk e ka cilėsuar UĒK-nė si njė organizatė terroriste, dėshmi qė ėshtė qartėsuar publikisht nė seancėn dėgjimore tė komitetit pėr ēėshtje ndėrkombėtare tė Kongresit mė 12 mars, 1998 dhe ėshtė konfirmuar nga CIA mė 1999. Pėrpjekja pėr tė lidhur kosovarėt me Osama bin Ladenin ka dėshtuar, sepse ėshtė shumė absurde. (Barra e dėshmimit bie mbi Kincaid dhe Gossett pėr tė shpjeguar lidhjen e UĒK-sė dhe al-Kaidės dhe si kanė shpikur njė kosovar me emrin Muhamed al-Zavahiri, pėr tė cilin thuhet se ka lidhje me Bin Ladenin!)

Duke luajtur nė kartėn religjioze i mundėsohet Beogradit tė nxisė harresėn historike tė pėrpjekjeve pėr zhdukjen e myslimanėve tė Bosnjes dhe kosovarėve nė vitet 1990-ta.

I mundėsohet Beogradit tė krijojė njė barazi tė rrejshme ndėrmjet kriminelėve dhe viktimave tė luftave tė Milosheviēit nė Bosnjė, Kroaci dhe Kosovė. Po ashtu, kjo i mundėson Beogradit tė largojė vėmendjen ndėrkombėtare nga realitetet e zymta tė Serbisė sė pasluftės, nė tė cilėn anėtarėt e elitės nė pushtet, kriminelėt e luftės dhe krimi i organizuar bashkėveprojnė.

Nė periudhėn e pasluftės, Beogradi ėshtė kapur duke i shitur armė Sadam Huseinit nė Irak, nė kundėrshtim me embargon. Po ashtu, dihet se Beogradi ka transportuar trupat e shqiptarėve me autofrigoriferė pėr nė Serbi nė fund tė luftės pėr tė fshehur pėrmasat e masakrave nė Kosovė.

Nė fund tė “Ju kujtohet Kosova?”, Kincaid dhe Gosset i kthehen temės sė kryeministrit tė ri tė zgjedhur tė Kosovės. Pa e pėrmendur emrin e tij, ata thonė se ai ėshtė akuzuar nga Serbia pėr “dhunim fėmijėsh, tortura, vrasje tė shumta, rrėmbime dhe terrorizėm” dhe se ballafaqohet me njė “aktakuzė tė mundshme nga vetė OKB-ja”. Nė realitet,Beogradi ka pasur njė fushatė tė denigrimit ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish-figurave tjera tė UĒK-sė.

Nė kėtė rast, hetuesit e Tribunali ndėrkombėtar pėr krime tė luftės kanė konkluduar se nuk ka bazė pėr akuzimin e Haradinajt me krime tė luftės. Mė e rėndėsishmja, arsyeja kryesore e sulmit tė Beogradit nė Haradinajn nuk ėshtė se ai ishte njė gjeneral i UĒK-sė, por sepse ai ėshtė ndoshta i vetmi politikan shqiptar i Kosovės, i cili gėzon respektin dhe besimin e serbėve tė Kosovės dhe faktorėve tė ndryshėm politikė kosovarė.

Prandaj, ai ėshtė njė kėrcėnim metodologjinė e vazhdueshme tė Beogradit pėr tė manipuluar serbėt e Kosovės me qėllim destabilizimin e rajonit pėr pėrfitime politike tė Serbisė. Andaj shkrimi pėr zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryeministėr i Kosovės ndoshta ėshtė shkrimi mė i pasaktė i vitit, njė storie qė shpresojmė se analistėt e AIM do tė jenė tė gatshėm ta rishikojnė. /(Pėrgatiti pėr botim Elida Buēpapaj)

BOX

CIA ka konfirmuar qė mė 1999 UĒK-ja nuk ka qenė organizatė terroriste
Nė realitet qeveria e ShBA-ve asnjėherė nuk e ka cilėsuar UĒK-nė si njė organizatė terroriste, dėshmi qė ėshtė qartėsuar publikisht nė seancėn dėgjimore tė komitetit pėr ēėshtje ndėrkombėtare tė Kongresit mė 12 mars, 1998 dhe ėshtė konfirmuar nga CIA mė 1999. Pėrpjekja pėr tė lidhur kosovarėt me Osama bin Ladenin ka dėshtuar, sepse ėshtė shumė absurde. (Barra e dėshmimit bie mbi Kincaid dhe Gossett pėr tė shpjeguar lidhjen e UĒK-sė dhe al-Kaidės dhe si kanė shpikur njė kosovar me emrin Muhamed al-Zavahiri, pėr tė cilin thuhet se ka lidhje me Bin Ladenin!)

TOMORI